HYRJE

Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

 

Ky ėshtė lajmi i fundit i Zotit pėr njerėzimin. Tė gjithė profetėt e Zotit kanė ardhur nė kėtė botė dhe tė gjitha shkrimet janė dorėzuar. Ka ardhur koha pėr tu pastruar dhe konsoliduar tė gjitha lajmet e dorėzuara nga profetėt e Zotit nė njė lajm, dhe pėr tė shpallur qė tash e tutje, ėshtė vetėm njė fe e pranueshme pėr Zotin, “Nėnshtrimi” (3:19, 85). “Nėnshtrimi” ėshtė feja me tė cilėn e njohim autoritetin absolut tė Zotit, dhe arrijmė bindje tė paluhatshme qė VETĖM Zoti posedon gjithė fuqinė; asnjė entitet tjetėr nuk ka fuqi qė ėshtė e pavarur prej Tij. Rrjedhoja e natyrshme e njė perceptimi tė tillė ėshtė pėrkushtimi i jetėve tona dhe adhurimit tonė absolutisht ndaj VETĖM Zotit. Ky ėshtė Urdhri i Parė nė tė gjitha shkrimet, duke pėrfshirė Besėlidhjen e Vjetėr, Besėlidhjen e Re, dhe Besėlidhjen e Fundit.

 Dėgjo, o Izrael! Zoti, Zotėruesi ynė ėshtė Njė Zot!                   
 Prandaj ta adhurosh Zotin, Zotėruesin tėnd                      
 me gjithė zemėr,                                             
 me gjithė shpirt,                                              
 me gjithė mendje,                                              
 dhe me gjithė forcėn tėnde.   

[Ligji i Pėrtėrirė 6:4-5, Luka 12:29-30, Kuran 3:18] 

 

 

Le tė meditojmė pėr Zotin, pėr vetitė e Tij madhėshtore, qė i shkon tė adhurohet si qenie e vetėdijshme vetė-ekzistuese i Gjithėpranishėm, i Gjithėfuqishėm, i Gjithėdijshėm, qė heqė gjithė paditurinė dhe papastėrtitė nga mendja dhe pastron dhe mprehė intelektin.

[Gajatri Mantra, Jajur Veda]

 

Pėrderisa ēdo fe ėshtė prishur me shpikje, tradita, dhe doktrina tė rreme idhujtareske, mund tė ketė tė “Nėnshtruar” brenda secilės fe. Mund tė ketė tė Nėnshtruar qė janė tė Krishterė, Jahudi, Mysliman, Hindu, Budist, ose ēfarėdo tjetėr. Kėta tė Nėnshtruar, bashkėrisht, pėrbėjnė tė vetmen fe tė pranueshme pėr Zotin. Siē theksohet nga tema nė faqen e parė tė kėtij libri, tė gjithė tė Nėnshtruarit qė pėrkushtohen ndaj VETĖM Zotit, dhe nuk ngritin idhuj pėrkrah Zotit, shpengohen nė mbretėrinė e pėrjetshme tė Zotit (2:62). Kriter i tė nėnshtruarve tė vėrtetė ėshtė qė ata nuk do tė gjejnė asgjė tė kundėrshtueshme nė Kuran.

Me ardhjen e kėsaj Besėlidhje, lajmi i Zotit pėr botėn ėshtė tash i plotė. Tash i kemi marrė pėrgjigjet e pritura shumė gjatė pėr pyetjet tona mė urgjente – kush jemi ne, qėllimi i jetės tonė, si erdhėm nė kėtė botė, ku shkojmė prej kėtu, cila fe ėshtė e duhura, a ndodhi evolucioni apo krijimi, etj.

Disa mund tė pyesin veten: “Pse priti Zoti gjithė kėtė kohė pėr ta pėrkryer dhe konsoliduar lajmin e Tij? Ēka ėshtė puna e tė gjithė njerėzve qė nga Ademi qė nuk e pranuan shkrimin e plotė?” Kurani i pėrgjigjet kėsaj pyetje nė 20:52. Aq mė shumė, ėshtė ēėshtje e statistikore e thjeshtė qė popullata e botės nga fillimi deri tani nuk i kaloi 7,000,000,000. Nga tani deri te fundi i botės, 2280 Pas Krishtit. (Shtojca 25), vlerėsohet qė popullsia totale e botės do i kalojė 75,000,000,000. Pra, shumica e gjerė e njerėzve janė tė paracaktuar tė pranojnė lajmin e pastruar dhe tė konsoliduar tė Zotit (shih diagramin).

 

 

Popullata e botės nga tani (1990) deri nė fund tė botės (2280).


[Pjesa e zezė paraqet popullatėn e botės qė nga Ademi deri nė 1990]

 

Para zanafillės

E tėra filloi disa bilion vjet mė parė kur njė prej krijesave tė Zotit me rang tė lartė, Dreqi, zhvilloi njė ide kryelartė qė ai do tė mund tė drejtonte (udhėhiqte) njė pushtet si zot i pavarur pėrveē Zotit. Kjo sfidė ndaj autoritetit absolut tė Zotit jo vetėm qė ishte blasfemuese, por ishte edhe e pasaktė. Dreqi ishte i padijshėm pėr faktin qė vetėm Zoti posedon aftėsinė tė jetė zot, dhe qė ėshtė punė mė e madhe tė jesh zot se sa qė ia morri mendja atij. Ishte uni (egoja) – mendjemadhėsi e pėrkrahur me padije – qė ēoi Dreqin tė besojė qė ai do tė mund tė kujdesej pėr njė pushtet (fushėveprim) si zot, dhe ta drejtojė atė pa sėmundje, vuajtje, luftėra, aksidente, dhe kaos. Shumica e gjerė e krijesave tė Zotit nuk u pajtuan me Dreqin. Por, njė pakicė shumė e vogėl egoiste qė u pajtua me tė nė shkallė tė ndryshme ishin me biliona. Prandaj, njė grindje e thellė shpėrtheu brenda Shoqėrisė Qiellore (38:69). Sfida e padrejtė e kryengritėsve ndaj autoritetit absolut tė Zotit u adresua dhe u zgjidh nė mėnyrėn mė efikase. Pas qė iu dhanė kryengritėsve raste tė mjaftueshme pėr tė dėnuar krimin e tyre dhe pėr t’iu nėnshtruar Atij, Zoti vendosi qė t’i dėbojė kryengritėsit mė tė rreptė nė njė anije kozmike tė quajtur Tokė, dhe t’iu japė atyre edhe njė rast tjetėr qė ta shpengojnė veten.

Nėse pretendon qė mund tė pilotosh njė aeroplan, mėnyra mė e mirė pėr tė testuar pretendimin tėnd ėshtė tė tė jepet njė aeroplan dhe tė kėrkohet nga ti qė ta pilotosh atė. Kjo ėshtė saktėsisht ēka Zoti vendosi tė bėjė si reagim ndaj pretendimit tė Dreqit qė ai do tė mund tė ishte zot; Zoti e caktoi atė zot tė pėrkohshėm nė kėtė pikėl shumė tė vogėl tė quajtur Tokė (2:30, 36:60). Sa pėr ata qė u pajtuan me Dreqin, atyre iu dha rasti qė tė vrasin unin e tyre dhe t’i nėnshtrohen autoritetit absolut tė Zotit. Pėrderisa shumica e gjerė e krijesave fajtore shfrytėzoi rastin, njė pakicė shumė e vogėl qė pėrbėhet nga rreth 150 bilion krijesa nuk arriti tė shfrytėzojė rastin nga kjo ofertė (33:72).

 

Hapėsira e bardhė paraqet shumicėn e gjerė qė nuk u pajtuan me Dreqin. 

 

 

Hapėsira e hirtė paraqet shumicėn e gjerė qė u penduan dhe u nėnshtruan.

 

 

 

Grindja nė Shoqėrinė Qiellore ēoi deri te klasifikimi i krijesave tė Zotit nė kategori tė ndryshme:

 

(1) Engjėjt

Krijesat tė cilat kurrė nuk e vunė nė dyshim autoritetin absolut tė Zotit u klasifikuan si engjėj; ata e dinin qė vetėm Zoti posedon aftėsinė dhe kualifikimet qė tė jetė zot. Shumica e gjerė e krijesave tė Zotit – numra tė panumėrueshėm – pėrkasin nė kėtė kategori. Numri i engjėjve ėshtė aq i madh, madje edhe engjėjt nuk e dinė sa prej tyre ekzistojnė; vetėm Zoti e di numrin e tyre (74:31).

 

(2) Kafshėt

Edhe pse engjėjt propozuan qė kryengritėsit dhe udhėheqėsi i tyre duhet tė dėbohen nga mbretėria e Zotit (2:30), i Mėshirshmi dėshiroi t’iu japė kryengritėsve njė rast pėr tė dėnuar krimin e tyre, tė pendohen, dhe t’i nėnshtrohen autoritetit absolut tė Tij (33:72). Siē paraqitet nė diagramin mė lartė, shumica e gjerė e kryengritėsve shfrytėzoi rastin nga oferta hirplotė e Zotit pėr tė hyrė pėrsėri nė mbretėrinė e Tij. Ata u pajtuan t’i vrasin egot e tyre, tė vijnė nė kėtė botė pėr tė luajtur rol tė nėnshtruar, si shlyerje pėr blasfeminė e tyre. Si shpėrblim pėr rolin e tyre tė nėnshtruar nė kėtė botė, kėto krijesa shpengohen prapa nė mbretėrinė e pėrjetshme tė Zotit (6:38). Kali, qeni, lisi, dielli, hėna, yjet, si edhe fėmijėt e deformuar dhe ata tė vonuarit nė mendje janė mes krijesave inteligjente qė dėnuan krimin e tyre dhe u penduan:

 

A nuk e kupton qė Zotit i bie nė pėrulje ēdokush nė qiej dhe tokė, dhe dielli, dhe hėna, dhe yjet, dhe malet, dhe lisat, dhe kafshėt, dhe shumė njerėz? Shumė tė tjerė mes njerėzve parashtrohen nė dėnim.  (22:18)

 

Yjet dhe lisat pėrulen.    (55:6) 

Kali nuk ka ego (un). Pronari i kalit mund tė jetė i pasur ose i varfėr, i gjatė ose i shkurtėr, i trashė ose i hollė, i ri ose i vjetėr, dhe kali do iu shėrbejė tė gjithėve. Qeni nuk ka ego; do tė lėvizė bishtin pėr pronarin e tij, pa marrė parasysh sa i pasur ose i varfėr pronari mund tė jetė. Dielli lind dhe perėndon ēdo ditė saktėsisht nė kohėn e caktuar nga Zoti. Hėna ndjek orbitėn e saj tė sinkronizuar rreth tokės, pa as edhe devijimin mė tė vogėl. Trupi i njeriut – veshje e pėrkohshme – i pėrket Tokės; si i tillė ėshtė i nėnshtruar. Zemra, mushkėritė, veshkat, dhe organe tė tjera, i kryejnė funksionet e tyre pa komandimin tonė.

 

(3) Njerėzit

Kryengritėsit e rreptė – njerėzit dhe xhinėt – refuzuan ta dėnojnė krimin e tyre, dhe zgjodhėn qė tė jenė dėshmitarė tė demonstrimit tė pretendimit tė Dreqit. Kėto krijesa egoiste qė nuk arritėn t’i nėnshtrohen autoritetit absolut tė Zotit, edhe kur iu dha rasti qė tė bėjnė ashtu, u ndanė nė gjysmė. Gjysma qė ishin mė pak tė bindur me pikėvėshtrimin e Dreqit u bėnė tė kategorizuar si njerėz. Edhe pse ata ushqyen dyshime pėr pretendimin e Dreqit, ata nuk arritėn tė marrin vendim tė palėkundur sa i pėrket autoritetit absolut tė Zotit. Ėshtė egoja qė i parandaloi kėto krijesa nga vlerėsimi i gjithėfuqishmėrisė sė Zotit, ėshtė egoja qė i parandaloi ato nga nėnshtrimi kur njė rast i tillė iu ofrua atyre (33:72), dhe ėshtė egoja qė qėndron ndėrmjet shumicės prej nesh dhe shpengimit nė mbretėrinė e Zotit (25:43). Kjo ėshtė pse “Vrisnie egon tuaj” ėshtė njė prej urdhrave tė parė nė Kuran (2:54).

 

(4) Xhinėt

Gjysma tjetėr e krijesave fajtore, ato qė anuan mė afėr pikėvėshtrimit tė Dreqit dhe shfaqėn egot mė tė mėdha, u klasifikuan si xhin. Ishte plani i Zotit qė tė caktojė njė xhin pėr secilėn qenie njerėzore nga lindja deri nė vdekje. Shoqėruesi xhin pėrfaqėson Dreqin dhe vazhdimisht promovon pikėvėshtrimin e tij (50:23, 27). Edhe xhinit edhe njeriut iu jepet njė rast i ēmueshėm nė kėtė botė pėr tė ri-arsimuar veten, dėnuar egoizmin e tyre, dhe shpenguar veten duke iu nėnshtruar autoritetit absolut tė Zotit. Sa herė qė njė qenie njerėzore lindė, njė xhin lindė dhe caktohet te njeriu i ri. Mėsojmė nga Kurani qė xhinėt janė pasardhėsit e Dreqit (7:27, 18:50). Kur njė qenie xhin lindė dhe ai i caktohet njė qenieje njerėzore, xhini mbetet shoqėrues i vazhdueshėm i njeriut deri sa tė vdesė njeriu. Xhini pastaj lirohet, dhe jeton pėr ca shekuj. Edhe nga njerėzit edhe nga xhinėt kėrkohet qė tė adhurojnė vetėm Zotin (51:56).

 

Zoti nuk do robotė

Grindja nė Shoqėrinė Qiellore siē thuhet nė 38:69 dhe pėrshkruhet mė lartė vėrteton qė krijesat e Zotit posedojnė lirinė e zgjedhjes; ata kanė mendje tė veta. Kryengritja e njė pakice shumė tė vogėl mes krijesave tė Zotit ka shėrbyer pėr tė theksuar faktin e mrekullueshėm qė krijesat e Zotit i shėrbejnė Atij sepse e ēmojnė madhėshtinė e pakufi tė Tij. Pa atė kryengritje, ne nuk do tė kishim ditur qė liria ėshtė dhurata e Zotit pėr krijesat e Tij.

 

Mirėbėrėsi, i Mėshirshmi

Madje edhe nė dimensionin e botės tonė, cilado ndėrmarrje pret nga punėtorėt e saj qė tė jenė besnik dhe tė pėrkushtuar ndaj mbarėvajtjes sė ndėrmarrjes. Nėse njė punėtor nuk ėshtė krejtėsisht i pėrkushtuar ndaj ndėrmarrjes, ose tregohet qė ka besnikėri tė ndara, ai menjėherė largohet. Pasi qė njerėzit dhe xhinėt anuan kah Dreqi, pastaj refuzuan ofertėn e Zotit pėr tė rishikuar veprėn e tyre kryengritėse, engjėjt pritėn qė Dreqi dhe aleatėt e tij tė dėboheshin nga mbretėria e Zotit (2:30). Ishte mėshirė e paanė nga Zoti qė Ai na dha neve kėtė rast shtesė qė tė dėnojmė krimin tonė dhe qė tė shpengojmė veten.

Pėr tė zbatuar kėtė plan tė shpengimit jashtėzakonisht tė mėshirshėm, Zoti “krijoi vdekjen” (67:1-2). Plani hyjnor kishte nevojė pėr sjelljen e kryengritėsve nė njė ekzistencė tė re, ku ata nuk do tė mbanin mend asgjė nga grindja qiellore. Nėn rrethanat e kėsaj jete, njerėzit dhe xhinėt pranojnė edhe lajmet e Zotit edhe lajmet e Dreqit, pastaj zgjedhin lirisht cilėndo anė. Nė bazė tė vendimit tė tyre me vetė vullnetin e lirė tė tyre, ata ose shpengohen nė mbretėrinė e Zotit, ose bėhen pėrjetėsisht tė dėbuar me Dreqin.

 

Pushteti i pėrkohshėm i Dreqit

Pėr tė theksuar sa shumė i parėndėsishėm ėshtė pushteti i projektuar i Dreqit, Zoti krijoi njė bilion galaktika, njė bilion trilion yje, brenda njė gjithėsie tė gjerė qė shtrihet me biliona vjet dritė. Nėse udhėtojmė kah Dielli (rreth 150,000,000 km) me shpejtėsinė e dritės, do tė arrijmė te ai pėr 8 minuta. Nėse vazhdojmė, do tė arrijmė nė kufi tė Galaktikės Rruga e Qumėshtit pas 50-70,000 vitesh me shpejtėsi e drite. Pėr tė arritur te galaktika mė e afėrt, do tė na duhen 2,000,000 vite udhėtim me shpejtėsinė e dritės, dhe ekzistojnė sė paku 2,000,000,000 galaktika nė “gjithėsinė tonė.” Me teleskopin mė tė fuqishėm, toka ėshtė krejtėsisht e padukshme nga fundi i galaktikės tonė, e le mė nga fundi i gjithėsisė tonė. Lėre mė qė Zoti krijoi gjithėsinė tonė shumė tė gjerė, por Ai krijoi edhe gjashtė tė tjera, edhe mė tė mėdha qė e mbėshtjellin gjithėsinė tonė (2:29, 67:3). Zoti pastaj e njoftoi Dreqin qė njė pikėl shumė e vogėl pėrbrenda gjithėsisė mė tė vogėl dhe mė tė brendshme, e quajtur Tokė, do tė jetė fushėveprimi (pushteti) i tij. Planit tė Zotit i duheshin njerėzit dhe xhinėt nė njė gjithėsi qė nuk mund tė durojė praninė fizike tė Tij (7:1430. Pra, Dreqi e sundon mbretėrinė e imėt tė tij larg nga prania fizike e Zotit, edhe pse me njohurinė dhe drejtimin e plotė tė Zotit. Gjithashtu duhet tė pėrmendet qė numri i kryengritėsve qė u penduan ishte aq i madh, sa qė planeti tokė nuk do tė kishte mundur t’i strehojė tė gjithė ata. Siē ndodhė, kafshėt janė shumė mė tė shumta nė numėr se njerėzit nė kėtė planet. Do tė duhej njė tokė e pamenaxhueshme pėr tė strehuar tė gjithė kryengritėsit e penduar. Pėr kėtė arsye janė vendosur krijesa tė panumėrta nė hapėsirėn kozmike.

 

Ademi dhe Eva

Trupi i qenies njerėzore tė parė u formua nė tokė nga engjėjt e Zotit, nė pėrputhje me instruksionet e Zotit (7:11). Zoti pastaj ia caktoi personin e parė, Ademin, atij trupi. Kur Zoti i njoftoi engjėjt qė ata do tė iu shėrbejnė njerėzve pėrgjatė periudhės sė testimit – duke i ruajtur ata, duke lėvizur erėrat, duke shpėrndarė shiun dhe furnizimet, etj. – Dreqi ishte i vetmi qė refuzoi “tė bie nė pėrulje” (2:34, 15:31, 38:74). E shoqja e Ademit u klonua, me veti femėrore, nga Ademi, dhe Zoti caktoi qenien njerėzore tė dytė nė trupin e saj. Pėrderisa trupat e zbrazėt (pa shpirt) tė Ademit dhe Evės mbetėn kėtu nė tokė, shpirtrat e tyre, personat e vėrtetė, banonin nė Parajsė. Ademi dhe Eva mbetėn nė Parajsė pėr aq gjatė deri sa iu pėrmbajtėn urdhrave tė Zotit. Kur ata e dėgjuan Dreqin, ata pasqyruan natyrė njerėzor me tė meta nė tė gjithė ne, dhe menjėherė i takuan pushtetit tė Dreqit poshtė nė Tokė – “trupat e tyre iu bėnė tė dukshėm atyre” (7:20, 20:121). Pjesa tjetėr ėshtė histori.

 

Dreqi: Babai i tė gjithė xhinėve

Qė tė vihen xhinėt dhe njerėzit nė test u desh qė Dreqi tė riprodhonte sa herė qė njė qenie njerėzore ishte e lindur. Siē pėrmendet mė lartė, sa herė qė njė qenie njerėzore lindė, njė qenie xhin lindė pėr tė shėrbyer si shoqėrues i vazhdueshėm i personit njeri Secila qenie njerėzore ėshtė subjekt i pėrpjekjeve tė pareshtura tė pėrfaqėsuesit tė Dreqit qė jeton nė trupin e njėjtė nga lindja deri nė vdekje. Pėrfaqėsuesi i Dreqit mundohet ta bindė shoqėruesin njeri me pikėvėshtrimin e Dreqit: qė vetėm Zoti nuk ėshtė mjaft. Nė Ditėn e Gjykimit, shoqėruesi xhin shėrben si dėshmitar kundėr homologut njeri (43:38, 50:23, 27). Shumė shoqėrues xhin konvertohen nė pikėvėshtrimin e Dreqit nga shoqėruesit njerėz.

Zoti nuk e la qenien njerėzore tė papėrgatitur. Pėr tė ndihmuar njeriun nė rastin e tyre tė fundit pėr tė rishikuar blasfeminė e tyre, secili person lindė me njohuri instiktive qė VETĖM Zoti, dhe askush tjetėr, ėshtė Zotėruesi dhe Sunduesi ynė (7:172-173). Xhinėve nuk iu dha kjo njohuri instiktive, por atyre iu jepet njė jetėgjatėsi mė e gjatė dhe mundėsi mė tė mėdha pėr tė studiuar shenjat e Zotit pėrgjatė gjithėsisė mė tė brendshme. Pasi qė ata pėrfaqėsojnė pikėvėshtrimin e Dreqit, natyra e tyre instinktive anon fuqimisht nė favor tė politeizmit. Pėrveē instinktit tė futur brenda nesh qė tė adhurojmė vetėm Zotin, Zoti dėrgoi tė dėrguarė pėr tė na ndihmuar neve qė ta shpengojmė veten. Me tė gjithė kėta faktor parasysh, tash mund ta vlerėsojmė faktin qė krimi i vetėm i pafalshėm (nėse mbahet deri nė vdekje) ėshtė adhurimi i idhujve: tė besuarit qė ndokush pėrveē Zotit ka ndonjė fuqi.

 

Dyzet vite periudhė hirėsie

Qenies njerėzore i jepen dyzet vite pėr tė studiuar, pėr tė shikuar pėrreth, pasqyruar, dhe shqyrtuar tė gjitha pikėvėshtrimet para se tė marrė kėtė mė tė rėndėsishmin vendim – qė t’i pėrmbahet pikėvėshtrimit tė Dreqit, ose t’i pėrmbahet autoritetit absolut tė Zotit. Kushdo qė vdes para moshės dyzetvjeēare zgjidhet nga Zoti pėr shpengim pėr shkak tė rrethanave qė janė tė njohura vetėm pėr Zotin. Kushdo qė vdes para moshės 40 vjeēare shkon nė Parajsė (46:15, Shtojca 32). Mėshira e paanė e Zotit ėshtė evidente nga fakti qė madje edhe atyre qė besojnė nė Kuran iu vjen vėshtirė tė pranojnė njė ligj hyjnor aq tė mėshirshėm.

Tė dėrguarit e Zotit dorėzuan lajmet e mira pėr rastin tonė tė dhėnė nga Zoti qė ta shpengojmė veten, dhe ata u pėrkrahėn me shenja tė mėdha. Kur Moisiu shkoi te Faraoni, ai u pėrkrah me mrekulli tė tilla si shndėrrimi i shkopit tė tij nė gjarpėr. Jezusi krijoi zogj tė gjallė nga balta me lejen e Zotit, i shėroi tė lebrosurit dhe tė verbrit me lejen e Zotit, dhe ngjalli tė vdekurin me lejen e Zotit. Profeti Muhamed, i dėrguari i Zotit qė dorėzoi kėtė Besėlidhje tė Fundit, nuk shfaqi mrekulli tė tilla (10:20). Vetė Kurani ishte mrekullia qė pėrkrahte misionin e Muhamedit (29:50-51). Ishte menēuria hyjnore qė ndau Mrekullinė e Kuranit nga Muhamedi pėr 14 shekuj. Tash qė i kuptojmė dimensionet e rėndėsishme tė mrekullisė matematikore tė Kuranit (Shtojca 1), e kuptojmė qė miliona njerėz do tė kishin adhuruar Muhamedin si zot i mishėruar nėse kjo Mrekulli do tė zbulohej nėpėrmjet tij.

 

Provė e autorėsisė: Materiale, e prekshme, e pakundėrshtueshme.

Me ardhjen e epokės sė kompjuterėve, zbulojmė qė kodi matematikor i Kuranit ėshtė “Njė prej mrekullive mė tė mėdha” siē thuhet nė 74:30-35. Pėrderisa mrekullitė qė u janė dhėnė tė dėrguarve paraprak ishin tė kufizuara nė kohė dhe hapėsirė, mrekullia e Kuranit ėshtė e pėrhershme. Vetėm disa njerėz ishin dėshmitarė tė mrekullive tė Moisiut dhe Jezusit, por mrekullia e Kuranit mund tė shihet nga kushdo kurdo. Aq mė shumė, mrekullia e Kuranit dokumenton dhe vėrteton tė gjitha mrekullitė paraprake (5:48).

Siē jepet hollėsisht nė Shtojcėn 1, mrekullia matematikore e Kuranit ėshtė e bazuar nė numrin “19.” Pėr t’ia treguar kėtė mrekulli mbresėlėnėse edhe lexuesit, fjala “Zot” pėrgjatė tekstit [Anglisht tė Rashad Khalifės] ėshtė me shkronja tė mėdha.. Ndodhja totale e kėsaj fjale mė tė rėndėsishme tregohet nė fund tė Kuranit qė ėshtė 2698. Ky total ėshtė shumėfish i numrit 19. Plus, kur i mbledhin numrat qė i janė caktuar secilės strofė ku ndodhet fjala “Zot”, totali del tė jetė 118123, gjithashtu shumėfish i numrit 19 (19x6217).

 

Prova tė autorėsisė dhe vėrtetėsisė qė tė verifikohen nga lexuesi

Pėrveē hartimit tė jashtėzakonshėm matematikor tė Kuranit, gjejmė njė numėr tė madh tė fakteve Kuranore tė cilat janė vėrtetuar ose teorizuar nga shkenca moderne. Ja ku janė disa shembuj tė informatave shkencore tė pėrparuara:

1.      Toka ka formėn e vezės (39:5, 79:30).

2.      Toka nuk ėshtė e palėvizshme; lėviz vazhdimisht (27:88).

3.      Dielli ėshtė burim i dritės, pėrderisa hėna e reflekton atė (10:5, 25:61, 71:16).

4.      Proporcioni i oksigjenit zvogėlohet pėrderisa ngjitemi drejt qiellit (6:125).

5.      “Teoria e Bing Bangut (Eksplodimit tė Madh) konfirmohet (21:30).

6.      “Teoria e Zgjerimit tė Gjithėsisė” konfirmohet (51:47).

7.      Gjithėsia filloi si masė e gaztė (41:11).

8.      Evolucioni ėshtė fakt; pėrbrenda llojeve tė caktuara, evolucioni ėshtė proces i udhėhequr hyjnisht (21:30, 24:45, 32:7-9, 18:37, 15:28-29, 7:11, 71:13-14, Shtojca 31).

9.      Fara e burrit e pėrcakton gjininė e bebes (53:45-46).

 

Asnjė gjepur

Gjithaq e mrekullueshme ėshtė mungesa e gjepurave nė Kuran. Kjo ėshtė posaēėrisht e rėndėsishme kur marrim parasysh dominimin e paditurisė dhe besėtytnive nė kohėn e shpalljes sė Kuranit. Pėr shembull, interpretimi mė i respektuar mes Myslimanėve tradicional ėshtė ai i Ibn Kathir-it. Nė kėtė referencė tė famshme, tė shkruar me shekuj pas Profetit, lexojmė qė toka bartet mbi 40,000 brirė tė njė demi gjigant, qė qėndron mbi njė balenė gjigante (shih interpretimin e Ibn Kathir-it tė Strofės 68:1).

Madje edhe aq vonė sa nė vitin 1975, dhe nė tė njėjtin vend ku u shpall Kurani, rektori i Universitetit Islamik tė Medinės, nė Arabinė Saudite, Sheikh Abdul Aziz Ben Baz, deklaroi qė toka ėshtė e rrafshėt dhe nuk lėvizė (shih shtesėn)!!

 

 

Pėrkthim nga libri i Ben Baz-it, Faqe 23: “Sikur toka tė ishte duke u rrotulluar siē pretendojnė ata, vendet, malet, lisat, lumenjtė, dhe oqeanet nuk do tė kishin themel dhe njerėzit do tė shihnin vendet e lindjes duke lėvizur kah perėndimi dhe vendet e perėndimit duke lėvizur kah lindja.”

 

 

Lumturi tė pėrkryer: Tash dhe pėrgjithmonė

Njėri prej synimeve mė tė pakapshme tė secilės qenie njerėzore ėshtė “Lumturia.” Kurani e zbulon sekretin e arritjes sė lumturisė sė pėrkryer nė kėtė jetė dhe pėrgjithmonė. Mėsojmė nga Kurani qė lumturia ėshtė veti e veēantė e shpirtit. Pra, njė trup qė arrin tė gjitha sukseset materiale pėr tė cilat digjet – para, fuqi, famė, etj. – shpesh i pėrket njė personi tė palumtur. Lumturia varet plotėsisht nga shkalla e rritjes dhe zhvillimit tė arritur nga shpirti, personi i vėrtetė. Kurani furnizon hartė tė hollėsishme drejt lumturisė sė pėrkryer edhe pėr trupin edhe pėr shpirtin, edhe nė kėtė botė edhe nė Pėrjetėsinė e pėrhershme (Shtojca 5).

Nė shumė strofa pėrgjatė kėsaj Besėlidhjeje tė vėrtetuar, Zoti personalisht iu garanton besimtarėve lumturi, tash dhe pėrgjithmonė:

Absolutisht, aleatėt e Zotit nuk kanė pse tė frikėsohen, as nuk do tė brengosen. Ata janė ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė. Pėr ta lumturi nė kėtė botė, dhe nė Pėrjetėsi. I tillė ėshtė ligji i pathyeshėm i Zotit. Ky ėshtė triumfi i vėrtetė.      [10:62-64]

 

Tė gjithė besimtarėt pėrbėjnė njė fe tė pranueshme

Siē pritet nga lajmi i fundit i Krijuesit, njėra prej temave tė dukshme nė Kuran ėshtė thirrja pėr bashkim mes tė gjithė besimtarėve, dhe ndalimi i pėrsėritur i bėrjes sė dallimeve mes tė dėrguarve tė Zotit. Nėse objekti i adhurimit ėshtė njė dhe i njėjti, do tė ketė unitet absolut mes tė gjithė besimtarėve. Ėshtė faktori njeri, d.m.th. paragjykimet dhe pėrkushtimi ndaj njerėzve tė tillė tė pafuqi si Jezusit, Muhamedit, dhe tė shenjtėve qė shkaktojnė kėto ndarje, urrejtje, dhe lufta tė hidhura mes besimtarėve tė keq-udhėzuar. Besimtari i udhėzuar ėshtė i pėrkushtuar ndaj VETĖM Zotit, dhe kėnaqet kur sheh ndonjė besimtar tjetėr qė ėshtė i pėrkushtuar ndaj VETĖM Zotit, pa marrė parasysh se me ēfarė emri e thėrret besimtari i tillė fenė e vet.

Padyshim, kush beson, ata qė janė Jahudi, tė Krishterėt, dhe tė konvertuarit; kushdo qė (1) beson nė Zotin, (2)beson nė Ditėn e Fundit, dhe (3) ēon jetė tė drejtė, do tė pranojnė shpėrblimin e tyre nga Zotėruesi i tyre; nuk kanė pse tė frikėsohen, as nuk do tė brengosen. [2:62, 5:69]     

 

I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes

Siē paraqitet mė hollėsisht nė Shtojcėn 2, botimi i kėtij libri shėnon ardhjen e njė epoke tė re – epokės ku lajmet e Zotit, tė dorėzuara nga tė gjithė profetėt e Tij, konsolidohen nė njė. Feja e vetme e Zotit, “Nėnshtrimi,” do i dominojė tė gjitha fetė e tjera (9:33, 48:28, dhe 61:9). Fetė e korruptuara tė sotshme, duke pėrfshirė Jahudizmin, Krishterimin, Hinduizmin, Budizmin, dhe Islamin, thjeshtė do tė shuhen, dhe “Nėnshtrimi” do tė mbizotėrojė. Kjo nuk ėshtė shpresė e kotė e njė qenieje njerėzore ose njė grupi njerėzish; ky ėshtė ligji i pathyeshėm i Zotit (3:19, 9:33, 41:53, 48:28, 61:9, 110:1).

 

Rashad Khalifa
Tucson
Ramazan 26, 1409