[1:1] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit.*
[1:2] Lavdi Zotit, Zotëruesit të gjithësisë.
[1:3] Mirëbërësit, të Mëshirshmit.
[1:4] Sunduesit të Ditës së Gjykimit.
[1:5] Vetëm Ty të adhurojmë, vetëm Ty të kërkojmë ndihmë.
[1:6] Udhëzona në rrugën e drejtë;
[1:7] në rrugën e atyre që i bekove, e jo të atyre që
merituan zemërim, e as të humburve.
Surja 2: Mështjerra (El-Bekare)
[2:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[2:1] A.L.M.*
[2:2] Ky shkrim është i pagabueshëm; fener për të
drejtit;
[2:3] që besojnë në të paparën, zbatojnë Lutjet e
Kontaktit (Salat),* dhe prej asaj që ne** i furnizojmë, japin.
[2:4] Dhe ata besojnë në atë që t’u shpall ty, dhe në
atë që u shpall para teje,* dhe sa i përket Përjetësisë, janë plotësisht të
sigurt.
[2:5] Janë të udhëzuar nga Zotëruesi i tyre; janë
fituesit.
[2:6] E sa për ata që nuk besojnë, është njëjtë për ta;
i paralajmërove, apo nuk i paralajmërove, nuk mund të besojnë.*
[2:7] Zoti ua mbyll mendjet dhe dëgjimin, dhe sytë e
tyre janë të mbuluar. Ata kanë vetëshkaktuar një ndëshkim të rëndë.
[2:8] E ka prej atyre që thonë, "Ne besojmë në
Zotin dhe në Ditën e Fundit," përderisa nuk janë besimtarë.
[2:9] Përpiqen ta mashtrojnë Zotin dhe ata që besojnë,
por e mashtrojnë vetëm veten pa e kuptuar.
[2:10] Në mendje kanë sëmundje. Si pasojë, Zoti ua
shton sëmundjen. Ata i shkaktuan vetes ndëshkim që dhemb se gënjyen.
[2:11] E kur u thuhet, "Mos bëni të këqija,"
thonë, "Por ne jemi të drejtë!"
[2:12] Në të vërtetë, ata janë keqbërës, por nuk e
kuptojnë.
[2:13] E kur u thuhet, "Besoni si njerëzit që
besuan," thonë, "A të besojmë si budallenjtë që besuan?" Në të
vërtetë, ata janë budallenjtë, por nuk e dinë.
[2:14] Kur i takojnë besimtarët, thonë, "Ne
besojmë," por kur veçohen me djajtë e tyre, thonë, "Ne jemi me ju,
vetëm talleshim."
[2:15] Zoti i tallë ata, dhe i endë edhe më shumë drejt
shkeljeve të tyre.
[2:16] Janë ata që e blenë humbjen në këmbim të udhëzimit.
Tregtia e tillë nuk ka sukses, e as nuk marrin ndonjë udhëzim.
[2:17] Shembulli i tyre është si ata që ndezin një
zjarr, dhe posa të fillojë tu bëjë dritë, Zoti ua shuan dritën, duke i lënë në
errësirë, e nuk mund të shohin.
[2:18] Të shurdhër, memecë, dhe të verbër; nuk arrijnë
të kthehen.
[2:19] Shembull tjetër: Një shi me stuhi nga qielli me
errësirë, bubullimë, dhe vetëtimë. Ata vendosin gishtat e tyre në veshë, që t’i
shmangen vdekjes. Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për mosbesimtarët.
[2:20] Vetëtima gati ua shkëput të pamit. Kur i
ndriçon, ecin para, dhe kur errësohet, ndalen. Nëse do Zoti, Ai* mund t’ua merr
të dëgjuarit dhe të pamurit. Zoti është i Gjithëfuqishëm.
[2:21] O njerëz, adhuroni vetëm Zotëruesin tuaj - Atë
që ju krijoi juve dhe ata para jush – që të shpëtoheni.
[2:22] Atë që jua bëri tokën të banueshme, e qiellin
mbulojë. E prej qiellit ju lëshon ujë, për të prodhuar lloj lloj frutash për
jetesën tuaj. Mos i rivalizoni idhuj Zotit, pasi e dini.
[2:23] Nëse keni ndonjë dyshim rreth asaj që i shpallëm
shërbëtorit tonë,* atëherë nxirrni një sure si këto, dhe thirrni dëshmitarët
tuaj përkundrejt Zotit, nëse jeni të sinqertë.
[2:24] Nëse nuk mund ta bëni këtë – e as që mund ta
bëni ndonjëherë – atëherë ruajuni Zjarrit, që ushqehet me njerëz dhe gurë; i
pret mosbesimtarët.
[2:25] Jepu lajme të mira atyre që besojnë dhe çojnë
jetë të drejtë se do të kenë kopshte ku rrjedhin prroje. Kur u jepet ndonjë
furnizim frutash, do të thonë, "Kjo është me të cilën u furnizuam më
parë." Pra, u ipen përshkrime alegorike. Aty do të kenë bashkëshorte të
dëlira, dhe aty qëndrojnë përgjithmonë.
[2:26] Zoti nuk druan nga përmendja e çfarëdo
alegorie,* që nga mushkonja e imët. Sa për ata që besojnë, ata e dinë që kjo
është e vërteta prej Zotëruesit të tyre. E ata që nuk besojnë, ata thonë,
"çka deshi të thotë Zoti me një shembull të tillë?" Ai me të
çorienton shumë, dhe me të udhëzon shumë. Ai nuk çorienton me të, përveç
shpirtligjve,
[2:27] që shkelin besën ndaj Zotit pasi që e lidhin, e
ndajnë atë që Zoti ka urdhëruar të jetë e bashkuar, dhe bëjnë të këqija. Këta
janë dështakët.
[2:28] Si mund të mos besoni në Zotin kur ju ishit të
vdekur dhe Ai ju dha jetë, mandej ju vdes, pastaj ju kthen në jetë, e pastaj
tek Ai ktheheni përfundimisht?
[2:29] Ai është Ai që krijoi për ju çdo gjë në tokë,
dhe iu kthye qiellit dhe përsosi shtatë gjithësi aty,* dhe Ai është tërësisht i
vetëdijshëm për çdo gjë.
[2:30] Kujtohu kur Zotëruesi yt u tha engjëjve,
"Unë po e vë një përfaqësues (një zot të përkohshëm) në Tokë." Ata
thanë, "A do të vësh në te atë që do të përhapë të këqija dhe gjakderdhje,
ndërsa ne këndojmë lëvdatat Tua, të madhërojmë, dhe i përmbahemi autoritetit
Tënd absolut?" Ai tha, "Unë di çka nuk dini."
[2:31] Ai ia mësoi Ademit të gjitha emrat*, pastaj ua prezantoi
engjëjve, duke thënë, "Mi tregoni emrat e këtyre, nëse keni të
drejtë."
[2:32] Thanë, "Qofsh i madhëruar, ne nuk kemi dije
tjetër, përveç asaj që na e mësove. Ti je i Gjithëdijshmi, Më i Mençuri."
[2:33] Ai tha, "O Adem, tregojau emrat e
tyre." Kur ua tregoi emrat, Ai tha, "A nuk ju thash që Unë i di
fshehtësitë e qiejve dhe tokës? Di çka deklaroni dhe çka fshihni."
[2:34] Kur u thamë engjëjve, "Përuljuni
Ademit," ata u përulën, përveç Dreqit; ai refuzoi, u bë mendjemadh, dhe
mosbesimtar.
[2:35] Thamë, "O Adem, jetoni me bashkëshorten
tënde në Parajsë, dhe hani lirisht aty, kah të doni, por mos iu afroni kësaj
peme, se mëkatoni."
[2:36] Por djalli i mashtroi, dhe shkaktoi dëbimin e
tyre nga aty. Ne thamë, "Zbritni si armiq të njëri tjetrit. Në Tokë do të
jetë vendbanimi dhe furnizimi juaj për ca kohë."
[2:37] E Ademi prej Zotëruesit të tij pranoi fjalë, me
çka Ai e fali. Ai është Shpenguesi, i Mëshirshmi.
[2:38] Ju thamë, "Zbritni prej aty, që të gjithë.
Kur t’ju vijë udhëzimi prej Meje, ata që ndjekin udhëzimin Tim nuk do të kenë
frikë, as nuk do brengosen.
[2:39] "E sa për ata që nuk besojnë dhe refuzojnë
shpalljet tona, do të jenë banues të Ferrit, ku qëndrojnë përgjithmonë."
[2:40] O Fëmijët e Izraelit, përkujtoni të mirat e
Mija, që jua dhurova, dhe përmbushni pjesën tuaj të besës, që ta përmbush Unë
pjesën Time, dhe të më keni frikën Mua.
[2:41] Të besoni në këtë që kam shpallur këtu, që
vërteton atë që keni; mos u bëni të parit që e refuzoni. Mos i ndërroni
shpalljet e Mia për një çmim të vogël, dhe të ma keni dronë.
[2:42] Të mos
e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën, as ta fshihni të vërtetën me dashje.
[2:43] T’i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat) dhe të
jepni bamirësinë e obligueshme (Zeqat), dhe të përkuleni me ata që përkulen.
[2:44] A i shtyni njerëzit që të jenë të drejtë,
përderisa harroni veten, megjithëse e lexoni shkrimin. A nuk kuptoni?
[2:45] Të kërkoni ndihmë, përmes durimit dhe Lutjeve të
Kontaktit (Salat). Vërtetë, kjo është vështirë, por jo për të ndershmit,
[2:46] që besojnë se do të takojnë Zotëruesin e tyre;
se te Ai kthehen përfundimisht.
[2:47] O Fëmijët e Izraelit, përkujtoni të mirat që jua
dhurova, dhe që ju bekova më shumë se çdo popull tjetër.
[2:48] Ruajuni ditës kur asnjë shpirt nuk mund t’i
kryej punë tjetrit, asnjë ndërmjetësim nuk pranohet, as haraç nuk mund të
paguhet, e as që mund të ndihmohet ndokush.
[2:49] Kujtohuni që ju shpëtuam prej popullit të
Faraonit që ju shkaktoi persekutimin më të rëndë, duke jua therur djemtë, dhe
duke jua lënë vajzat gjallë. Ishte një test i vështirë prej Zotëruesit tuaj.
[2:50] Kujtohuni që ne e ndamë detin për ju; ju
shpëtuam dhe e mbytëm popullin e Faraonit para syve tuaj.
[2:51] Prapë-se-prapë, kur e thirrëm Moisiun për dyzet
net, në mungesë të tij e adhuruat viçin, dhe u bëtë shpirtligë.*
[2:52] Edhe pas kësaj, ju falëm që të jeni mirënjohës.
[2:53] Kujtohuni që ne i dhamë Moisiut shkrimin dhe
kodin ligjor, që të udhëzoheni.
[2:54] Kujtohuni që Moisiu i tha popullit të tij,
"O populli im, me adhurimin e viçit i keni bërë keq vetes. Duhet të
pendoheni para Krijuesit tuaj. T’i vritni egot tuaja. Kjo është më mirë për ju
para Krijuesit tuaj." Ai ju shpengoi. Ai është Shpenguesi, i Mëshirshmi.
[2:55] Kujtohuni që thatë, "O Moisi, nuk do të
besojmë pa e parë Zotin, fizikisht." Për këtë, ju goditi rrufeja,
përderisa shikonit.
[2:56] Pasi që kishit vdekur, ju kthyem në jetë, që të
jeni mirënjohës.
[2:57] Ne ju bëmë hije me re (në Sinai), dhe ju dhamë
rrëshirë, dhe shkurtëza: "Hani nga të mirat që ju furnizuam." Ata nuk
na dëmtuan (me rezistencë); dëmtuan veç veten.
[2:58] Kujtohuni që ju thamë: "Hyni në këtë
qytezë, ku do të gjeni furnizime sa të doni. Hyni te porta kokulur, dhe silluni
mirë ndaj njerëzve. Pastaj, do t’jua falim mëkatet, dhe besimtarëve t’ua
shtojmë shpërblimin."
[2:59] Por të ligët mes tyre zbatuan urdhra krejtësisht
ndryshe urdhrave të dhënë. E si pasojë e ligësisë së tyre, mbi shkelësit
lëshuam dënim nga qielli.
[2:60] Kujtohuni që Moisiu kërkoi ujë për popullin e
tij. E ne i thamë: "Bjeri shkëmbit me shkopin tënd." atëherë nga aty
shpërthyen dymbëdhjetë burime. Anëtarët e secilit fis e dinin vendin e tyre të
ujit. Hani dhe pini nga furnizimet e Zotit, dhe nëpër tokë mos silleni të
korruptuar.
[2:61] Kujtohuni që thatë, "O Moisi, nuk mund ta
durojmë më vetëm një lloj ushqimi.
Drejtoju Zotëruesit tënd të na prodhojë të mbjella si groshë, tranguj,
hudhra, thjerrëza, dhe qepë." Ai tha, "A dëshironi ta ndërroni atë që
është e mirë me atë që është më e dobët? Zbritni në Egjipt, ku mund të gjeni
çka kërkuat." Ata pësuan dënim, poshtërim, dhe turpërim, dhe i sollën
vetes zemërimin e Zotit. Kjo është për arsye se ata refuzuan shpalljet e Zotit,
dhe vranë profetët padrejtësisht. Kjo është për arsye të mosbindjes dhe
shkeljes së tyre.
[2:62] Padyshim, ata që besojnë, ata që janë Jahudi, të
Krishterët, dhe të konvertuarit; kushdo që (1) beson në Zotin, dhe (2) beson në
Ditën e Fundit, dhe (3) çon jetë të drejtë, do të marrin shpërblimin e vet prej
Zotëruesit të tyre. Nuk kanë pse të frikësohen, e as nuk do të brengosen.
[2:63] Ne lidhëm besën me ju, përderisa ngritëm mbi ju
Malin Sinai: "T’i përmbaheni me vendosmëri asaj që jua dhamë, dhe të
përkujtoni përmbajtjen e saj, që të shpëtoheni."
[2:64] Por më pas ia kthyet shpinën, dhe po të mos
ishte mirësi e Zotit ndaj jush, dhe mëshira e Tij, ju do të ishit të
përfunduar.
[2:65] Keni ditur për ata mes jush që nuk respektuan të
Shtunën. U thamë, "Qofshi të përbuzur aq sa majmunët."
[2:66] I ujdisëm si shembull për gjeneratën e tyre, si
dhe për gjeneratat pasuese, dhe ndriçim
për të drejtit.
[2:67] Moisiu i tha popullit të tij, "Zoti ju
urdhëron që ta flijoni një mështjerrë." Ata thanë, "A po na
tallë?" Ai tha, "Mos e bëftë Zoti që të sillem si injorantët."
[2:68] Ata thanë, "Drejtoju Zotëruesit tënd të na
tregojë cilën." Ai tha, "Ai thotë se ajo është një mështjerrë as
shumë e vjetër, as shumë e re; mesatare. Tash, zbatonie atë që u
urdhëruat."
[2:69] Ata thanë, "Drejtoju Zotëruesit tënd të na
tregojë çfarë ngjyre ka." Ai tha, "Ai thotë se ajo është një
mështjerrë e verdhë e çelët, kënaq shikuesit."
[2:70] Ata thanë, "Drejtoju Zotëruesit tënd të na
tregojë cilën, se na duken të ngjashme, dhe në dashtë Zoti, do të gjejmë të
vërtetën."
[2:71] Ai tha, "Ai thotë se ajo është një mështjerrë
që nuk ka vuajtur nga lërimi i tokës ose ujitja e bimëve; është pa asnjë njollë
apo të metë." Ata thanë, "Tash na e solle të vërtetën." Më në
fund e flijuan, pas gjithë këtij ngurrimi.
[2:72] Ju kishit vrarë një njeri, dhe u grindët mes
jush. Zoti kishte për ta nxjerr në shesh atë që u munduat ta fshihni.
[2:73] Thamë, "Bjerni (viktimës) me një pjesë (të
mështjerrës)." Atëherë Zoti e ktheu viktimën në jetë, dhe jua tregoi
shenjat paralajmëruese të Tij, që të kuptoni.
[2:74] Megjithatë, zemrat tuaja u ngurtësuan si gurë,
apo edhe më shumë. Pasi që ka gurë prej të cilëve burojnë lumenj. Ka të tjerë
që qahen dhe nxjerrin prroje të qeta, dhe të tjerë gurë përmblidhen teposhtë
nga respekti për Zotin. Zoti nuk është i pavetëdijshëm për çfarëdo që bëni.
[2:75] A prisni prej tyre të besojnë si ju, përderisa
disa prej tyre dëgjonin fjalën e Zotit, pastaj e shtrembëronin, me plot
vetëdije dhe paramendim?
[2:76] Dhe kur i takojnë besimtarët, thonë, "Ne
besojmë," por kur mblidhen së bashku,
thonë, "Mos i njoftoni (besimtarët) për informatat që ju dhanë juve
nga Zoti, sepse i furnizoni me mbështetje për argumentin e tyre lidhur me
Zotëruesin tuaj. A nuk kuptoni?"
[2:77] A nuk e dinë që Zoti din gjithçka që fshehin,
dhe gjithçka që deklarojnë?
[2:78] Mes tyre ka të pa shkrim që nuk e dinë shkrimin,
përveç nëpërmjet thashethemeve, e pretendojnë që e dinë.
[2:79] Prandaj, mjerë ata që e shtrembërojnë shkrimin
me duart e veta, e pastaj, për përfitime të vogla materiale, thonë, "Kjo
është çka shpalli Zoti." Mjerë ata për shtrembërimin e tillë, dhe mjerë
ata për përfitimet e tyre të paligjshme.
[2:80] Disa madje thanë, "Nuk do të na kapë Ferri,
përveç një numri të kufizuar ditësh." Thuaj, "A mos keni marrë zotim
të tillë nga Zoti – Zoti nuk e prish zotimin e Tij – apo po thoni për Zotin çka
nuk dini?"
[2:81] Me të vërtetë, ata që mbledhin mëkate dhe
përmbyten nga mëkatet e tyre do të jenë banues të Ferrit; në të qëndrojnë
gjithmonë.
[2:82] Sa për ata që besojnë, dhe çojnë jetë të drejtë,
do të jenë banues të Parajsës; aty qëndrojnë gjithmonë.
[2:83] Ne lidhëm besën me Fëmijët e Izraelit: "Mos
adhuroni askënd pos Zotit. Të nderoni prindërit dhe të keni kujdes ndaj të
afërmve, jetimëve, dhe të varfërve. Të silleni me miqësi ndaj njerëzve. Të
zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat) dhe të jepni bamirësinë e obligueshme
(Zeqat)." Por ju u kthyet prapa, përveç një pakice, dhe u bëtë
kundërshtarë.
[2:84] Lidhëm besën me ju, që mos ta derdhni gjakun
tuaj, as mos ta dëboni njëri tjetrin nga shtëpitë tuaja. Ju u pajtuat dhe ishit
dëshmitarë.
[2:85] Prapëseprapë, jeni duke vrarë njeri tjetrin, dhe
duke dëbuar disa prej jush nga shtëpitë e tyre, duke u bashkuar kundër tyre
mëkatnisht dhe djallëzisht. Edhe kur dorëzoheshin, kërkonit haraç prej tyre.
Dëbimi i tyre ishte i ndaluar për ju, pikë së pari. A besoni në një pjesë të
shkrimit dhe nuk besoni në tjetrën? Çfarë duhet të jetë ndëshkimi për ata mes
jush që e bëjnë këtë, përveç poshtërim në këtë jetë, dhe një ndëshkim shumë më
i rëndë në Ditën e Ringjalljes? Zoti nuk është i pavetëdijshëm për çfarëdo që
bëni.
[2:86] Janë ata që blenë këtë jetë të ulët, në këmbim
të Përjetësisë. Si pasojë, atyre as nuk iu zbutet ndëshkimi kurrë, as nuk mund
të ndihmohen.
[2:87] Ne i dhamë Moisiut shkrimin, dhe pas tij dërguam
të dërguarë tjerë, dhe i dhamë Jezusit (Isës), birit të Marisë (Merjemës),
mrekulli të mëdha dhe e mbështetëm me Frymën e Shenjtë. A nuk është e vërtetë
se sa herë ndonjë i dërguar shkoi tek ju me diçka që nuk ju pëlqeu, egoja juaj
ju bëri kryelartë? Disa prej tyre i refuzuat, dhe disa prej tyre i vratë.
[2:88] Disa thonë, "Mendjet tona janë të
kurdisura!" Jo, është një mallkim prej Zotit, si pasojë e mosbesimit të
tyre, që i mban larg nga besimi, me përjashtim të një pakice prej tyre.
[2:89] Kur ky shkrim u erdhi atyre nga Zoti, dhe edhe
pse konfirmon dhe është në pajtueshmëri me çka ata kanë, dhe edhe pse ata e
parathonin në profecitë e tyre ardhjen e tij gjatë bisedës me mosbesimtarët,
kur profecisë së tyre i erdhi koha, ata nuk i besuan. Në këtë mënyrë, dënimi i
Zotit i kapë mosbesimtarët.
[2:90] Vërtetë e trishtueshme është ajo për çka i
shitën shpirtrat e tyre – të refuzojnë këto shpallje të Zotit nga zilia që Zoti
dhuron mirësinë e Tij mbi këdo që Ai do nga shërbyesit e Tij. Si pasojë, ata
vetëshkaktuan zemërim mbi zemërim. Mosbesimtarët kanë vetëshkaktuar një
ndëshkim poshtërues.
[2:91] Kur u thuhet, "Besoni në këto shpallje të
Zotit," thonë, "Ne besojmë vetëm në atë që na u dërgua neve."
Pra, ata nuk besojnë në shpalljet e mëvonshme, edhe nëse është e vërteta nga
Zotëruesi i tyre, edhe pse konfirmon çka ata kanë! Thuaj, "Pse pra i vratë
profetët e Zotit, nëse ishit besimtarë?"
[2:92] Ju shkoi Moisiu me mrekulli të mëdha, por në
mungesë të tij adhuruat viçin, dhe u bëtë shpirtligë.
[2:93] Ne lidhëm besën me ju, derisa mbi ju ngritëm
Malin Sinai, duke thënë, "Të ju përmbaheni urdhrave që jua dhamë, me
vendosmëri, dhe dëgjoni." Ata thanë, "Dëgjojmë, por nuk ju
bindemi." Zemrat e tyre u mbushën me admirim ndaj viçit, për shkak të
mosbesimit të tyre. Thuaj, "Vërtetë e trishtueshme është ajo që ju
urdhëron besimi juaj, nëse keni ndonjë pikë besimi."
[2:94] Thuaj, "Nëse vendbanimi i Përjetësisë është
i rezervuar për ju tek Zoti, duke përjashtuar të gjithë njerëzit e tjerë,
atëherë ju duhet ta dëshironi vdekjen, nëse jeni të sinqertë."
[2:95] Ata nuk e dëshirojnë, për shkak të veprave të
tyre të kryera. Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për shpirtligjtë.
[2:96] Në fakt, më të mëdhenjtë lakmues për jetë do i
gjesh ata; edhe më lakmues se idhujtarët. Një i tyre dëshiron të jetojë një
mijë vjet. Por kjo nuk do e shpëtojë nga ndonjë ndëshkim, sado që të jetojë.
Zoti është pamës i çdo gjëje që bëjnë.
[2:97] Thuaj, "Kushdo që kundërshton Gabrielin
duhet ta di që ai ta ka zbritur këtë (Kuran) në zemër, sipas dëshirës së Zotit,
që konfirmon shkrimet paraprake, dhe jep udhëzime dhe lajme të mira për
besimtarët."
[2:98] Kushdo që kundërshton Zotin, dhe engjëjt e Tij,
dhe të dërguarit e Tij, dhe Gabrielin dhe Mikaelin, duhet ta di që Zoti
kundërshton mosbesimtarët.
[2:99] Ne të zbritëm ty të tilla shpallje të qarta, dhe
vetëm shpirtligjtë do i refuzojnë.
[2:100] A nuk është fakt që kur ata lidhin besën dhe
zotohen që do e mbajnë, disa prej tyre gjithmonë e shpërfillin? Në fakt,
shumica e tyre nuk besojnë.
[2:101] Tash që një i dërguar prej Zotit u ka ardhur
atyre,* edhe pse ai vërteton shkrimin e tyre, disa ndjekës të shkrimit
(Jahuditë, të Krishterët, dhe Myslimanët) hedhin pas shpine shkrimin e Zotit,
sikur të mos e kishin pasur kurrë.
[2:102] Ata ndoqën çka i mësuan djajtë rreth mbretërisë
së Salomonit (Sulejmanit). Mirëpo Salomoni nuk ishte mosbesimtar, por djajtë
ishin mosbesimtarë. Ata ua mësonin njerëzve magjinë, dhe atë që zbriti
nëpërmjet dy engjëjve në Babel, Harutit dhe Marutit. Këta dy nuk përhapnin
njohuri të tillë pa ju thënë: "Ky është një test. Të mos e keqpërdorni një
njohuri të tillë." Por njerëzit e përdorën në intriga të dëmshme siç është
ndarja e martesave. Ata nuk mund ta dëmtojnë askënd kundër dëshirës së Zotit.
Ata pra mësojnë çka i dëmton, e jo çka ju sjell dobi, dhe e dinë shumë mirë se
kushdo që ushtron magji nuk do të ketë hise në Përjetësi. Vërtetë e
trishtueshme është për çka i shesin shpirtrat e tyre, sikur veç ta dinin.
[2:103] Nëse besojnë dhe çojnë jetë të drejtë,
shpërblimi prej Zotit është shumë më i mirë, sikur veç ta dinin.
[2:104] O ju që besoni, nuk duhet të thoni,
"Raina"* (kujdestarona). Por të thoni, "Undhurna" (ruana),
dhe dëgjoni. Mosbesimtarët kanë vetëshkaktuar ndëshkim që dhemb.
[2:105] As mosbesimtarët mes ndjekësve të shkrimit, e
as idhujtarët, nuk duan të shohin ndonjë bekim të zbres mbi ju nga Zotëruesi
juaj. Megjithatë, Zoti derdh bekimet e Tij mbi këdo që Ai zgjedhë. Zoti posedon
mirësi pakufi.
[2:106] Kur e shfuqizojmë çfarëdo mrekullie, ose e
bëjmë të harrohet, e prodhojmë një edhe më të mirë, ose së paku të barabartë. A
nuk e dini faktin që Zoti është i Plotfuqishëm?
[2:107] A nuk e njihni faktin që Zoti posedon
mbretërimin e qiejve dhe tokës; që nuk keni askënd pos Zotit si Zotërues dhe
Sundues tuajin?
[2:108] A dëshironi të kërkoni nga i dërguari juaj çka
u kërkua nga Moisiu në të kaluarën? Kushdo që zgjedhë mosbesimin, në vend të
besimit, vërtetë ka humbur rrugën e drejtë.
[2:109] Shumë ndjekës të shkrimit më me dëshirë do t’ju
kishin parë duke ju rikthyer mosbesimit, tash që keni besuar. Kjo është për
shkak të xhelozisë së tyre, pasi për ta e vërteta është bërë evidente. T’i
falni, dhe t’i lini rehat, deri sa Zoti ta sjellë drejtësinë e Tij. Zoti është
i Gjithëfuqishëm.
[2:110] T’i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat) dhe
jepni bamirësinë e obligueshme (Zeqat). Çfarëdo të mire që e dërgoni për veten
tuaj, do e gjeni te Zoti. Zoti sheh çdo gjë që bëni.
[2:111] Disa thanë, "Askush nuk do të hyjë në
Parajsë përveç Jahudive ose të Krishterëve!" E tillë është ëndrra e tyre.
Thuaj, "Paraqitna provat, nëse keni të drejtë."
[2:112] Në të vërtetë, ata që ia nënshtrojnë veten
plotësisht vetëm Zotit, përderisa çojnë jetë të drejtë, do të marrin
shpërblimin nga Zotëruesi i tyre; nuk kanë pse të frikësohen, e as nuk do të
brengosen.*
[2:113] Jahuditë thanë, "Të Krishterët nuk bazohen
në asgjë," e të Krishterët thanë, "Jahuditë nuk bazohen në
asgjë." E që të dy e lexojnë shkrimin. Të tilla janë shprehjet e atyre që
nuk kanë aspak dije. Zoti do i gjykojë në Ditën e Ringjalljes, lidhur me
grindjet e tyre.
[2:114] Kush janë më të këqij se ata që bojkotojnë
vendlutjet e Zotit, ku përkujtohet emri i Tij, dhe kontribuojnë në braktisjen e
tyre? Ata nuk duhet të hynë në to përveç duke u frikësuar. Ata do të vuajnë
poshtërim në këtë jetë, dhe në Përjetësi do të vuajnë ndëshkim të tmerrshëm.
[2:115] E Zotit është lindja dhe perëndimi; kudo që
shkoni aty do të jetë prania e Zotit. Zoti është i Gjithëpranishëm, i
Gjithëdijshëm.
[2:116] Ata thanë, "Zoti ka lindur djalë!"
Qoftë i madhëruar! Kurrë. E tij është gjithçka në qiej dhe tokë; gjithçka i
është nënshtruar Atij.
[2:117] Nismëtari i qiejve dhe tokës: për të bërë
çfarëdo Ai vetëm i thotë, "Ji," dhe është.
[2:118] Ata që nuk kanë aspak dije thonë, "Veç
sikur Zoti të mund të na fliste, ose ndonjë mrekulli të mund të na vinte!"
Të tjerët para tyre kanë shprehur thënie të ngjashme; mendjet e tyre janë të
ngjashme. Ne i shfaqim mrekullitë për ata që janë të sigurt.
[2:119] Ne të kemi dërguar ty* me të vërtetën si bartës
të lajmeve të mira, si dhe paralajmërues. Ti nuk përgjigjesh për ata që
vetëshkaktojnë Ferrin.
[2:120] As jahuditë, as të krishterët, nuk do të
pranojnë ty, po të mos e ndjekësh fenë e tyre. Thuaj, "Udhëzimi i Zotit
është udhëzimi i vërtetë." Nëse përvetëson dëshirat e tyre, pavarësisht
nga dija që ke pranuar, nuk do të gjesh asnjë aleat ose përkrahës të të
ndihmojë kundër Zotit.
[2:121] Ata që pranuan shkrimin, dhe e njohin ashtu si
duhet të njihet, do të besojnë në këtë. E sa për ata që nuk besojnë, ata janë
dështakët.
[2:122] O Fëmijët e Izraelit, përkujtoni të mirat e Mia
që jua dhurova, dhe që ju bekova më shumë se çdo popull tjetër.
[2:123] Ruajuni ditës kur asnjë shpirt nuk do i
ndihmojë tjetrit, asnjë haraç nuk pranohet, asnjë ndërmjetësim nuk është i
dobishëm, dhe askush nuk ndihmohet.
[2:124] Kujtohuni që Ibrahimi u vu në test nga
Zotëruesi i tij, me disa urdhra dhe i përmbushi. (Zoti) tha, "Po të caktoj
imam për njerëzit." Ai tha, "Edhe pasardhësit e mijë?" Ai tha,
"Besëlidhja ime nuk i përfshinë shkelësit."
[2:125] Ne e kemi shndërruar faltoren (Qaben) në vatër
kthimi, dhe strehë të sigurt. Ju mund ta përdorni faltoren e Ibrahimit si
shtëpi lutjeje. Ne mandatuam Ibrahimin dhe Ismailin: "Pastronie shtëpinë
Time për ata që e vizitojnë, ata që jetojnë atje, dhe ata që përkulen dhe përulen."
[2:126] Ibrahimi u lut: "Zotëruesi im, bëje këtë
një tokë paqësore, dhe furnizo njerëzit e saj me fruta. Furnizoj ata që besojnë
në Zotin dhe Ditën e Fundit." (Zoti) tha, "Unë gjithashtu do i
furnizoj ata që nuk besojnë. Do i lë të kënaqen, përkohësisht, pastaj do i
mbyllë në ndëshkimin e Ferrit, dhe në fat të tmerrshëm."
[2:127] Kur Ibrahimi i ngrihte themelet e faltores,
bashkë me Ismailin (u lutën): "Zotëruesi ynë, pranoje këtë prej nesh. Ti
je Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi.
[2:128] "Zotëruesi ynë, na bë të nënshtruar ndaj
Teje, dhe prej pasardhësve tonë le të jetë një shoqëri e të nënshtruarve ndaj
Teje. Mësona ritet e fesë tonë, dhe shpengona. Ti je Shpenguesi, i Mëshirshmi.
[2:129] "Zotëruesi ynë, dhe rrite mes tyre një të
dërguar që t’ua recitojë atyre shpalljet Tua, t’ua mësojë shkrimin dhe
mençurinë, dhe t’i pastrojë. Ti je i Plotfuqishmi, Më i Mençuri."
[2:130] Kush do të braktiste fenë e Ibrahimit, përveç
dikujt që e mashtron veten? E zgjodhëm atë në këtë botë, dhe në Përjetësi ai
është me të drejtit.
[2:131] Kur Zotëruesi i tij i tha,
"Nënshtrohu," ai tha, "I nënshtrohem Zotëruesit të
gjithësisë."
[2:132] Dhe Ibrahimi i shtyu fëmijët e tij ta bëjnë të
njëjtën, si edhe Jakobi: "O fëmijët e mi, Zoti e ka vënë në pah fenë për
ju; mos vdisni ndryshe përveç si të nënshtruar."
[2:133] Sikur të ishit dëshmitarë të Jakobit në prag të
vdekjes; ai u tha fëmijëve të vet, "Çka do të adhuroni pasi të vdes?"
Thanë, "Do të adhurojmë zotin tënd; zotin e baballarëve tu Ibrahimit,
Ismailit, dhe Isakut; të vetmin zot. Atij i nënshtrohemi."
[2:134] Ajo është një shoqëri nga e kaluara. Ata janë
përgjegjës për çka ata mblodhën, dhe ju jeni përgjegjës për çka ju mblodhët. Ju
nuk përgjigjeni për asgjë që ata kanë bërë.
[2:135] Ata thanë, "Duhet të jeni Jahudi ose të
Krishterë, që të udhëzoheni." Thuaj, "Ne ndjekim fenë e Ibrahimit –
monoteizmin – ai nuk ishte idhujtar."
[2:136] Thoni, "Besojmë në Zotin, dhe në çka na u
shpall neve, dhe në çka iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Isakut, Jakobit, dhe
Patriarkëve; dhe në çka iu dha Moisiut dhe Jezusit, dhe të gjithë profetëve nga
Zotëruesi i tyre. Nuk bëjmë asnjë dallim ndërmjet asnjërit prej tyre. Vetëm
Atij i nënshtrohemi."
[2:137] Nëse ata besojnë si besoni ju, atëherë janë të
udhëzuar. Por nëse refuzojnë, atëherë janë kundërshtarë. Zoti do të shpëtojë ty
nga kundërshtimi i tyre; Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi.
[2:138] I tillë është sistemi i Zotit, e sistemi i kujt
është më i mirë se i Zotit? "Vetëm Atë e adhurojmë."
[2:139] Thuaj, "A grindeni me ne rreth Zotit, kur
Ai është Zotëruesi ynë dhe Zotëruesi juaj? Ne jemi përgjegjës për veprat tona,
dhe ju jeni përgjegjës për veprat tuaja. Vetëm Atij i kushtohemi."
[2:140] A thoni se Ibrahimi, Ismaili, Isaku, Jakobi,
dhe Patriarkët ishin Jahudi ose të Krishterë? Thuaj, "A e dini më mirë se
Zoti? Kush është më i keq se ai që e fsheh një dëshmi që e ka mësuar prej
Zotit? Zoti nuk është i pavetëdijshëm për çfarëdo që bëni."
[2:141] Ajo ishte një shoqëri nga e kaluara. Ata janë
përgjegjës për çka ata mblodhën, dhe ju jeni përgjegjës për çka ju mblodhët. Ju
nuk përgjigjeni për asgjë që ata bënë.
[2:142] Budallenjtë mes njerëzve do të thoshin,
"Pse e ndërruan drejtimin e Kiblës së tyre?"* Thuaj, "E Zotit
është lindja dhe perëndimi; Ai udhëzon kë do në rrugë të drejtë."
[2:143] Kështu ju bëmë shoqëri të paanshme, që të
shërbeni si dëshmitarë mes njerëzve, dhe i dërguari shërben si dëshmitar mes
jush. E ndërruam drejtimin e Kiblës tuaj të parë vetëm që t’i veçojmë ata që me
gatishmëri e ndjekin të dërguarin nga ata që kthehen prapa. Ishte test i
vështirë, por jo për ata që janë të udhëzuar nga Zoti. Zoti nuk ta humb
adhurimin. Zoti është i Dhembshëm ndaj njerëzve, i Mëshirshmi.
[2:144] Të kemi parë duke e kthyer fytyrën tënde nga
qielli (duke kërkuar drejtimin e duhur). Ne tash caktojmë një Kibël që të kënaq
ty. Tash e tutje, ta kthesh fytyrën nga Vendlutja e Shenjtë. Kudo që të jeni,
të gjithë t’i ktheni fytyrat tuaja nga ajo. Ata që pranuan shkrimin paraprak e
dinë që kjo është e vërteta nga Zotëruesi i tyre. Zoti nuk është i
pavetëdijshëm për çfarëdo që bëjnë.
[2:145] Edhe sikur t’iu shfaqësh ndjekësve të shkrimit
çdo lloj mrekullie, ata nuk do të ndjekin Kiblën tënde. As ti mos ta ndjekësh
Kiblën e tyre. Ata nuk e ndjekin as Kiblën e njëri tjetrit. Nëse përvetëson
dëshirat e tyre, pas dijes që të ka ardhur, do të jesh me shkelësit.
[2:146] Ata që pranuan shkrimin e njohin të vërtetën
këtu, siç i njohin fëmijët e vet. Prapëseprapë, disa prej tyre e fshehin të
vërtetën, me dashje.
[2:147] Kjo është e vërteta nga Zotëruesi yt; nuk duhet
të dyshosh.
[2:148] Secili nga ju e zgjedh drejtimin për ta
ndjekur; Të garoni drejt drejtësisë. Kudo që të jeni, Zoti do ju mbledhë të
gjithëve. Zoti është i Gjithëfuqishëm.
[2:149] Kudo që shkon, ta kthesh fytyrën (gjatë
Salatit) kah Vendlutja e Shenjtë.* Kjo është e vërteta nga Zotëruesi yt. Zoti
nuk është i pavetëdijshëm për çfarëdo që të gjithë ju bëni.
[2:150] Kudo që shkon, ta kthesh fytyrën (gjatë
Salatit) kah Vendlutja e Shenjtë; kudo që të jeni, t’i ktheni fytyrat tuaja
(gjatë Salatit) kah ajo. Kështu, njerëzit nuk do të kenë asnjë argument kundër
jush, përveç shkelësve mes tyre. Mos iu frikësoni atyre, por frikësomuni Mua.
Unë pastaj do i përkryej bekimet e Mia mbi ju, që të udhëzoheni.
[2:151] (Bekime) si dërgimin e një të dërguari nga mesi
juaj t’ju recitojë shpalljet tona, t’ju pastrojë, t’jua mësojë shkrimin dhe
mençurinë, dhe t’ju mësojë çka nuk dinit.
[2:152] Të më përkujtoni Mua, që t’ju përkujtoj juve,
dhe të jeni falënderues ndaj Meje; mos u bëni mosmirënjohës.
[2:153] O ju që besoni, kërkoni ndihmë përmes durimit
dhe Lutjeve të Kontaktit (Salat). Zoti është me ata që durojnë me këmbëngulje.
[2:154] Mos thoni për ata që vriten për Zotin,
"Janë të vdekur." Ata janë të gjallë te Zotëruesi i tyre, por nuk e
kuptoni.*
[2:155] Ne padyshim do t’ju testojmë me ca frikë, uri,
dhe humbje parash, jetësh dhe të korrash. Jepu lajme të mira durimtarëve.*
[2:156] Kur u bie ndonjë pikëllim, thonë, "Jemi të
Zotit, dhe te Ai kthehemi."
[2:157] Këta kanë merituar bekime nga Zotëruesi i tyre
dhe mëshirë. Këta janë të udhëzuarit.
[2:158] Brigjet e Safas dhe Merves janë ndër ritet e
shpallura nga Zoti. Kushdo që zbaton Haxhin ose Umren nuk bën gabim duke e
përshkuar distancën ndërmjet tyre. Nëse dikush vullnetarisht bën edhe më shumë
punë të drejta, atëherë Zoti është Mirënjohës, i Gjithëdijshëm.
[2:159] Ata që fshehin shpalljet dhe udhëzimin tonë,
pas shpalljes së tyre për njerëzit në shkrim, janë të mallkuar nga Zoti; janë
të mallkuar nga të gjithë mallkuesit.
[2:160] E sa për ata që pendohen, përmirësohen, dhe i
shpallin ato, Unë i shpengoj ata. Unë jam Shpenguesi, i Mëshirshmi.
[2:161] Ata që nuk besojnë dhe vdesin si mosbesimtarë,
kanë vetëshkaktuar mallkimin e Zotit, engjëjve, dhe të gjithë njerëzve (në
Ditën e Gjykimit).
[2:162] Përgjithmonë qëndrojnë aty. Nuk iu zbutet
ndëshkimi kurrë, e as nuk iu shtyhet afati.
[2:163] Zot i juaji është një zot; nuk ka asnjë zot pos
Tij, Mirëbërësit, Më të Mëshirshmit.
[2:164] Në krijimin e qiejve dhe tokës, në ndërrimin e
natës dhe ditës, në anijet që lëvizin nëpër oqean për dobi të njerëzve, në ujin
që Zoti e lëshon nga qielli për të rigjallëruar tokë të vdekur dhe për të
përhapur në të çfarëdo lloj krijese, në manipulimin e erërave, dhe reve të
vendosura ndërmjet qiellit dhe tokës, ka prova të mjaftueshme për njerëz që
kuptojnë.
[2:165] Prapëseprapë, disa njerëz i rivalizojnë idhuj
Zotit, dhe i duan sikur të ishin Zoti. Ata që besojnë e duan Zotin më së
shumti. Veç sikur shkelësit të mund ta shihnin veten kur e shohin ndëshkimin!
Do e kuptojnë pastaj, që e tërë fuqia është e vetëm Zotit, dhe që ndëshkimi i
Zotit është tmerrues.
[2:166] Ata që u ndoqën do i mohojnë ndjekësit e vet.*
Do të shohin ndëshkimin, dhe të gjitha lidhjet mes tyre do të shkëputen.
[2:167] Ndjekësit do të thonë, "Nëse mund ta kemi
një shans tjetër, do i mohojmë ata, ashtu si na kanë mohuar tash ata
neve." Zoti pra ua shfaqë pasojat e punëve të tyre si asgjë pos brejtje
ndërgjegjeje; ata nuk do të dalin nga Ferri kurrë.
[2:168] O njerëz, hani nga prodhimet e tokës të gjitha
që janë të lejuara dhe të mira, dhe mos ndiqni hapat e Dreqit; ai është armiku
juaj më i flaktë.
[2:169] Ai vetëm ju urdhëron që të bëni të këqija dhe
vese, dhe të thoni kundër Zotit çka nuk dini.
[2:170] Kur u thuhet, "Ndiqni çka Zoti ka shpallur
këtu," thonë, "Ne ndjekim vetëm çka i gjetëm prindërit tanë duke
bërë." E çka nëse prindërit e tyre nuk kuptonin, dhe nuk ishin të
udhëzuar?
[2:171] Shembulli i mosbesimtarëve të tillë është ai i
papagajve që përsërisin zërat dhe thirrjet që dëgjojnë, pa i kuptuar. Të
shurdhër, memecë, dhe të verbër; ata nuk mund të kuptojnë.
[2:172] O ju që besoni, hani nga gjërat e mira që ju
furnizuam, dhe jini falënderues ndaj Zotit, nëse e adhuroni vetëm Atë.
[2:173] Ai ndalon për ju vetëm ngrënien e kafshëve që
ngordhin vetë (pa ndërhyrje njerëzore), gjakun, mishin e derrit, dhe kafshët që
dedikohen për tjetër pos Zotit. Nëse dikush detyrohet (t’i hajë këto), pa
qëllim ose keqdashje, ai nuk shkakton asnjë mëkat. Zoti është Falës, i
Mëshirshmi.
[2:174] Ata që fshehin shpalljet e Zotit në shkrim, në
këmbim të një përfitimi të vogël material, nuk hanë tjetër pos zjarr në barqet
e tyre. Zoti nuk do tu flasë në Ditën e Ringjalljes, e as nuk do i pastrojë.
Ata kanë vetëshkaktuar ndëshkim që dhemb.
[2:175] Janë ata që zgjodhën humbjen në vend të
udhëzimit, dhe ndëshkimin në vend të faljes. Si pasojë, ata do të duhet ta
durojnë Ferrin.
[2:176] Kjo është për arsye se Zoti e ka shpallur këtë
shkrim, që bartë të vërtetën, dhe ata që nuk pajtohen me shkrimin janë
kundërshtarët më të flaktë.
[2:177] Drejtësi nuk është kthimi i fytyrave tuaja kah
lindja ose perëndimi. Të drejtë janë ata që besojnë në Zotin, Ditën e Fundit,
engjëjt, shkrimin, dhe profetët; dhe paratë ua japin, me gëzim, të afërmve,
bonjakëve, nevojtarëve, udhëtarëve të huaj, lypësve, dhe për lirimin e
skllevërve; dhe i zbatojnë Lutjet e Kontaktit (Salat) dhe japin bamirësinë e
obligueshme (Zeqat); dhe e mbajnë fjalën sa herë që premtojnë diçka; dhe këmbëngulin me durim përballë keqtrajtimit, varfërisë,
dhe luftës. Këta janë të vërtetit; këta janë të drejtit.
[2:178] O ju që besoni, barazia është ligji i shpallur
për ju kur keni të bëni me vrasje – i liri për të lirin, skllavi për skllavin,
femra për femrën. Nëse dikush falet nga familja e viktimës, një reagim
mirënjohës e ka radhën, dhe një kompensim me barazi të paguhet. Ky është një
lehtësim nga Zotëruesi juaj dhe mëshirë. Kushdo që shkelë përtej kësaj
vetëshkakton një ndëshkim që dhemb.
[2:179] Barazia është ligj që kursen jetë për ju, o ju
që keni inteligjencë, që të jeni të drejtë.
[2:180] Është shpallur që kur të afrohet vdekja, të
shkruani testament për të mirën e prindërve dhe të afërmve, me barazi. Ky është
obligim për të drejtit.
[2:181] Nëse dikush e ndryshon testamentin që ka
dëgjuar, mëkati i ndryshimit u bie atyre që janë përgjegjës për një ndryshim të
tillë. Zoti është Dëgjues, Njohës.
[2:182] Nëse dikush sheh padrejtësi të tepërt ose
njëanshmëri nga testamentlënësi, dhe ndërmerr masa korrigjuese që të kthejë
drejtësinë në testament, ai nuk bën mëkat. Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[2:183] O ju që besoni, agjërimi është shpallur për ju,
siç është shpallur për ata para jush, që të arrini shpëtim.
[2:184] Ditë të posaçme (janë të caktuara për agjërim);
nëse dikush është i sëmurë ose në udhëtim, një numër i barabartë i ditëve tjera
mund të zëvendësohet. Ata që mund të agjërojnë, por me vështirësi të mëdha,
mund ta zëvendësojnë atë me të ushqyerit e një personi të varfër për çdo ditë
që e prishin agjërimin. Nëse dikush vullnetarisht (bën edhe më shumë punë të
drejta), është edhe më mirë. Por agjërimi është më i mirë për ju, sikur veç ta
dinit.
[2:185] Ramazani është muaji gjatë të cilit u shpall
Kurani, që jep udhëzim për njerëzit, mësime të qarta, dhe kodin ligjor. Ata
prej jush që kalojnë nëpër këtë muaj, të agjërojnë në të. Ata që janë të sëmurë
ose duke udhëtuar mund ta zëvendësojnë me numër të njëjtë të ditëve tjera. Zoti
ju dëshiron lehtësim, e jo vështirësi, që të përmbushni obligimet tuaja, dhe ta
madhëroni Zotin për udhëzimin, dhe ta shprehni mirënjohjen tuaj.
[2:186] Kur shërbëtorët e Mi të pyesin për Mua, Unë jam
gjithmonë pranë. Unë ju përgjigjem lutjeve të tyre kur më luten. Njerëzit të më
përgjigjen dhe të besojnë në Mua, që të udhëzohen.
[2:187] Të lejuara për ju janë marrëdhëniet seksuale me
gratë tuaja gjatë netëve të agjërimit. Ato janë mbajtëset e fshehtësive tuaja,
dhe ju jeni mbajtësit e fshehtësive të tyre. Zoti e dinte që ju i tradhtonit
shpirtrat tuaj, dhe Ai ju ka shpenguar, dhe ju ka falur. Tash e tutje, ju mund
të keni marrëdhënie me to, duke kërkuar atë që Zoti ju ka lejuar. Mund të hani
dhe pini deri sa fija e bardhë e dritës të bëhet e dallueshme nga fija e errët
e natës në agim. Pastaj, të agjëroni derisa të perëndon dielli. Marrëdhëniet
seksuale janë të ndaluara nëse vendosni të strehoheni në vendlutje (gjatë
dhjetë netëve të fundit të Ramazanit). Këto janë ligjet e Zotit; të mos i
shkelni. Kështu Zoti sqaron shpalljet e Tij për njerëzit, që të mund të arrijnë
shpëtim.
[2:188] Të mos i merrni paratë e njëri tjetrit në
mënyrë të paligjshme, e as tu jepni ryshfet zyrtarëve për t’ua hequr të tjerëve
disa nga të drejtat në mënyrë të paligjshme, përderisa e dini.
[2:189] Të pyesin për fazat e hënës! Thuaj, "Ato
janë mjet për matjen e kohës, dhe përcaktojnë kohën e Haxhit." Nuk është e
drejtë të flisni rreth e rrotull;* drejtësia arrihet duke ju përmbajtur
urdhrave dhe duke qenë të drejtpërdrejtë. T’ia keni dronë Zotit, që të mund
t’ia dilni.
[2:190] Mund të luftoni për Zotin kundër atyre që ju
sulmojnë, por mos e teproni. Zoti nuk i do agresorët.
[2:191] Ju mund t’i vritni ata që zhvillojnë luftë
kundër jush, dhe mund t’i dëboni që kur ata ju dëbuan. Shtypja është më e keqe
se vrasja. Mos i luftoni pranë Vendlutjes së Shenjtë, po të mos ju sulmojnë
aty. Nëse ju sulmojnë, mund t’i vritni. Ky është ndëshkimi i drejtë për ata
mosbesimtarë.
[2:192] Nëse heqin dorë, atëherë Zoti është
Falës, i Mëshirshmi.
[2:193] Ju gjithashtu mund t’i luftoni për ta eliminuar
shtypjen, dhe për ta adhuruar Zotin lirisht. Nëse heqin dorë nga luftimi, të
mos i sulmoni; agresioni lejohet vetëm kundër agresorëve.
[2:194] Gjatë Muajve të Shenjtë, agresionit mund t’i
kundërviheni me një reagim të barabartë. Nëse ju sulmojnë, mund tu
kundërpërgjigjeni duke iu shkaktuar ndëshkim të njëjtë. T’i keni dronë Zotit
dhe ta dini që Zoti është me të drejtit.
[2:195] Të shpenzoni për Zotin; mos e hidhni veten me
duart tuaja në shkatërrim. Të jeni bamirës; Zoti i do bamirësit.
[2:196] T’i zbatoni të gjitha ritet e Haxhit dhe Umres
për Zotin. Nëse pengoheni, ta dërgoni një sakrificë, dhe mos rifilloni t’i
preni flokët tuaja deri sa sakrifica juaj ta ketë arritur cakun. Nëse jeni të
sëmurë, ose duke vuajtur nga ndonjë lëndim koke (dhe detyroheni t’i preni
flokët), ta shlyeni me agjërim, ose me bamirësi, ose me ndonjë formë tjetër të
adhurimit. Gjatë Haxhit të rregullt, nëse e prishni gjendjen e Ihramit
(shenjtërisë) ndërmjet Umres dhe Haxhit, ta shlyeni duke flijuar një sakrificë
shtazore. Nëse nuk keni mundësi, të agjëroni tre ditë gjatë Haxhit dhe shtatë
kur të ktheheni – komplet dhjetë – kjo vlen nëse nuk jetoni te Vendlutja e
Shenjtë. T’ia keni dronë Zotit, dhe ta dini se Zoti është i saktë në zbatimin e
ndëshkimit.
[2:197] Haxhi të zbatohet në muajt e caktuar.* Kushdo
që niset të zbatojë Haxhin t’iu shmanget marrëdhënieve seksuale, sjelljeve të
këqija, dhe grindjeve gjatë Haxhit. Çfarëdo të mire që bëni, Zoti është
plotësisht i vetëdijshëm për të. Përderisa i përgatitni furnizimet për rrugë,
furnizimi më i mirë është drejtësia. Të ma keni dronë Mua, o ju që posedoni
inteligjencë.
[2:198] Nuk bëni gabim duke kërkuar furnizime nga
Zotëruesi juaj (nëpërmjet tregtisë). Kur të hiqeni prej Arafatit, ta përkujtoni
Zotin te Vendi i Shenjtë (Muzdelife). Ta përkujtoni Atë se ju udhëzoi; para kësaj,
ishit të humbur.
[2:199] Të largoheni së bashku, me njerëzit e tjerë që
largohen, dhe ta lutni Zotin për falje. Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[2:200] Kur t’i kryeni ritet, të vazhdoni ta përkujtoni
Zotin si i përkujtoni prindërit tuaj, ose edhe më mirë. Disa njerëz do të
thoshin, "Zotëruesi ynë, na jep të mira në këtë botë," përderisa nuk
kanë hise në Përjetësi.
[2:201] Të tjerët do të thoshin, "Zotëruesi ynë,
na jep të mira në këtë botë, dhe të mira në Përjetësi, dhe ruana nga ndëshkimi
i Ferrit."
[2:202] Secili nga këta do të marrin hisen që e kanë
mbledhur. Zoti është më i shkathëti në llogaritje.
[2:203] Ta përkujtoni Zotin për një numër ditësh (në
Mine); kushdo që ngutet ta bëjë këtë për dy ditë nuk bën mëkat, dhe kushdo që
rri më gjatë nuk bën mëkat, përderisa mbahet drejtësia. T’ia keni dronë Zotit,
dhe ta dini se para Tij do të mblidheni.
[2:204] Mes njerëzish, dikush mund të të lë mbresa me
shprehjet e tij në lidhje me këtë jetë, dhe madje mund t’i drejtohet Zotit të
jetë dëshmitar i mendimeve të tij më të thella, përderisa ai është më i flakti
kundërshtar.
[2:205] Posa të largohet, endet i korruptuar nëpër
tokë, duke shkatërruar prona dhe jetë. Zoti nuk e do korrupsionin.
[2:206] Kur i thuhet, "Druaje Zotin," ai
bëhet i zemëruar me mburrje. Si pasojë, fat i tij i vetëm është Ferri; çfarë
vendbanimi i tmerrshëm.
[2:207] E ka nga njerëzit që dedikojnë jetën në shërbim
të Zotit; Zoti është i dhembshëm ndaj adhuruesve të tillë.
[2:208] O ju që besoni, ta përqafoni nënshtrimin e
tërësishëm; mos i ndiqni hapat e Dreqit, pasi ai është armiku juaj më i flaktë.
[2:209] Nëse tërhiqeni, pasi që ju kanë ardhur provat e
qarta, atëherë dijeni që Zoti është i Plotfuqishëm, Më i Mençuri.
[2:210] A po presin ata deri sa Vetë Zoti të vjen në re
të dendura, bashkë me engjëjt? Kur të ndodhë kjo, e tërë çështja do të mbarojë,
dhe te Zoti çdo gjë do të kthehet.*
[2:211] Pyeti Fëmijët e Izraelit sa mrekulli të thella
ua kemi shfaqur! Për ata që shpërfillin bekimet e dhuruara mbi ta prej Zotit,
Zoti është më i rrepti në ndëshkim.
[2:212] Jeta e kësaj bote është e zbukuruar në sytë e
mosbesimtarëve, dhe ata i përqeshin ata që besojnë. Megjithatë, të drejtit do
të jenë shumë më lart tyre në Ditën e Ringjalljes. Zoti e bekon këdo që Ai do,
pa kufi.
[2:213] Njerëzit dikur ishin një shoqëri kur Zoti
dërgoi profetët si bartës lajmi të mirë, si dhe paralajmërues. Ai lëshoi me ta
shkrimin, që bart të vërtetën, për të gjykuar në mes të njerëzve në grindjet e
tyre. Për ironi, ata që pranuan shkrimin ishin ata që refuzuan cilindo shkrim
të ri, përkundër provave të qarta që iu dhanë. Kjo është për shkak të xhelozisë
nga ana e tyre. Zoti i udhëzon ata që besojnë në të vërtetën që polemizohet nga
të gjithë tjerët, sipas vullnetit të Tij. Zoti udhëzon këdo që do në rrugë të
drejtë.*
[2:214] A prisni të hyni në Parajsë pa u testuar si ata
para jush? Ata u testuan me vështirësi dhe fatkeqësi, dhe u tronditën, deri sa
i dërguari dhe ata që besuan me të thanë, "Ku është fitorja e Zotit?"
Fitorja e Zotit është afër.
[2:215] Të pyesin për të dhënit: thuaj, "Bamirësia
që jep duhet t’i shkojë prindërve, të afërmve, bonjakëve, të varfërve, dhe
udhëtarit të huaj." Çfarëdo të mire që bën, Zoti është plotësisht i
vetëdijshëm për të.
[2:216] Luftimi mund t’ju imponohet, edhe pse nuk ju
pëlqen. Por mund të mos ju pëlqejë diçka që është e mirë për ju, dhe mund t’ju
pëlqejë diçka që është e keqe për ju. Zoti e di përderisa ju nuk e dini.
[2:217] Të pyesin për Muajt e Shenjtë dhe luftimin në
ta: thuaj, "Luftimi në ta është përdhosje. Megjithatë, zmbrapsja nga rruga
e Zotit dhe mosbesimi në Të dhe në shenjtërinë e Vendlutjes së Shenjtë, dhe
dëbimi i njerëzve të saj, janë përdhosje më të mëdha para Zotit. Shtypja është
më e keqe se vrasja." Ata gjithmonë do t’ju luftojnë juve për t’ju mbrapsur
nga feja juaj, nëse munden. Ata prej jush që zmbrapsen nga feja e vet, dhe
vdesin si mosbesimtarë, i kanë asgjësuar punët e tyre në këtë jetë dhe në
Përjetësi. Këta janë banuesit e Ferrit, ku qëndrojnë përgjithmonë.
[2:218] Ata që besojnë, dhe ata që emigrojnë dhe
përpiqen për Zotin, kanë merituar mëshirën e Zotit. Zoti është Falës, i
Mëshirshmi.
[2:219] Të pyesin për dehësit dhe bixhozin: thuaj,
"Në to ka mëkat të tepërt, dhe ca dobi për njerëzit. Por mëkatnia e tyre
ia kalon dobisë shumë." Gjithashtu të pyesin çka duhet dhënë bamirësi:
thuaj, "Tepricën." Kështu Zoti sqaron shpalljet për ju që të mund të
pasqyroni,
[2:220] për këtë jetë dhe Përjetësinë. Dhe të pyesin ty
për bonjakët: thuaj, “Edukimi i drejtë është më e mira që mund të bëni për ta.
Nëse e përzieni pronën e tyre me tuajën, t’i trajtoni si anëtarë të
familjes." Zoti i njeh të drejtit dhe shpirtligjtë. Sikur të donte Zoti,
Ai ka mundur t’ju vë rregulla më të ashpra. Zoti është i Plotfuqishëm, Më i
Mençuri.
[2:221] Të mos martoheni me idhujtare në mos besofshin
ato; një besimtare është më e mirë se një idhujtare, edhe nëse të pëlqen. As të
mos i martoni vajzat me idhujtarë, në mos besofshin ata. Një besimtar është më
i mirë se një idhujtar, edhe nëse të pëlqen. Këta ftojnë në Ferr, derisa Zoti fton
në Parajsë dhe falje, si do Ai. Ai sqaron shpalljet e Tij për njerëzit, që të
mund të jenë të vëmendshëm.
[2:222] Të pyesin për menstruacionin: thuaj,
"Dëmton; t’ju shmangeni marrëdhënieve seksuale me gratë gjatë
menstruacionit; mos ju qasni atyre deri sa tu hiqet qafe. Kur tu hiqet qafe,
mund të keni marrëdhënie me to në mënyrën e dizajnuar nga Zoti. Zoti i do ata
që pendohen, dhe Ai i do ata që janë të pastër."
[2:223] Gratë tuaja janë bartëse të farës suaj. Pra,
mund ta gëzoni këtë privilegj si të doni, përderisa e mbani drejtësinë. T’ia
keni dronë Zotit, dhe dinie se do e takoni. Jepu lajme të mira besimtarëve.
[2:224] Të mos e përdorni emrin e Zotit në betë e
rastësishme, për tu dukur të drejtë, fetar, ose për të arritur besueshmëri tek
njerëzit. Zoti është Dëgjues, Njohës.
[2:225] Zoti nuk ju mban përgjegjës për të shprehurit e
jashtëm të betimeve; Ai ju mban përgjegjës për qëllimet tuaja më të thella.
Zoti është Falës, i Butë.
[2:226] Ata që kanë ndërmend të shkurorëzohen nga gratë
e tyre duhet të presin katër muaj (të ftohen); nëse e ndryshojnë mendjen dhe
pajtohen, atëherë Zoti është Falës, i Mëshirshëm.
[2:227] Nëse shkojnë deri në fund me shkurorëzimin,
atëherë Zoti është Dëgjues, Njohës.
[2:228] Gratë e shkurorëzuara duhet të presin tre
menstruacione (para martesës me tjetërkënd). Nuk është e ligjshme për to të
fshehin çka Zoti krijon në mitrat e tyre, nëse besojnë në Zotin dhe në Ditën e
Fundit. (Në rast shtatzënie,) dëshirat e burrit duhet të hynë në përdorim mbi
ato të gruas, nëse ai dëshiron të rimartohet me të. Gratë kanë të drejta, si
dhe obligime, barabartë. Kështu, dëshirat e burrit mbizotërojnë (në rast
shtatzënie). Zoti është i Plotfuqishëm, Më i Mençuri.
[2:229] Shkurorëzimi mund të tërhiqet mbrapa dy herë.
Gruaja e shkurorëzuar të lejohet të jetojë në shtëpinë e njëjtë miqësisht, ose
të dal prej saj miqësisht. Nuk është e ligjshme për burrin që të marrë prapa
çfarëdo që i ka dhënë asaj. Mirëpo, çifti mund të ketë frikë se mos e shkel
ligjin e Zotit. Nëse ekziston frika se mund ta shkelin ligjin e Zotit, nuk
bëjnë gabim nëse gruaja me dëshirë kthen çfarëdo që zgjedh ajo. Këto janë
ligjet e Zotit; të mos i shkelni. Ata që shkelin ligjet e Zotit janë të
padrejtit.
[2:230] Nëse shkurorëzohet nga ajo (për herë të tretë),
është e paligjshme për atë që të rimartohet me të, në mos u martoftë ajo me një
tjetër, e pastaj ai të shkurorëzohet nga ajo. Burri i parë pastaj mund të
rimartohet me të, përderisa i zbatojnë ligjet e Zotit. Këto janë ligjet e
Zotit; Ai i shpjegon ato për njerëzit që dinë.
[2:231] Nëse shkurorëzoheni nga gratë, kur ta
përmbushin afatin (tre menstruacione), t’i lejoni të jetojnë në shtëpinë e
njëjtë miqësisht, ose t’i leni të dalin miqësisht. Mos i detyroni të rrinë
kundër dëshirës së tyre, si hakmarrje. Kushdo që e bën këtë i bën keq vetes.
Mos i merrni shpalljet e Zotit si të kota. Përkujtoni bekimet e Zotit mbi ju,
dhe që Ai ju lëshoi shkrimin dhe mençuri që të ju shkollojë. T’ia keni dronë
Zotit, dhe ta dini që Zoti është i vetëdijshëm për të gjitha gjërat.
[2:232] Nëse shkurorëzoheni nga gratë, kur ta
përmbushin afatin, mos i pengoni që të rimartohen me burrat e tyre, nëse
pajtohen miqësisht. Këtë duhet ta kenë parasysh ata mes jush që besojnë në
Zotin dhe në Ditën e Fundit. Kjo është më e pastër për ju, dhe më e drejtë. Zoti
din, përderisa ju nuk dini.
[2:233] Nënat e shkurorëzuara duhet t’i ushqejnë
foshnjat e tyre dy vjet të plota, nëse babai dëshiron ashtu. Babai duhet ta
furnizojë ushqimin e nënës dhe veshmbathjen me barazi. Askush nuk duhet të
ngarkohet përtej aftësisë së tij. Asnjë nënë nuk duhet të dëmtohet në llogari
të foshnjës së saj, e as babai të dëmtohet për shkak të foshnjës së tij. (Nëse
babai vdes), trashëguesi i tij duhet t’i marrë këto përgjegjësi. Nëse prindërit
e foshnjës pajtohen në mënyrë të përbashkët të ndahen pas konsultimit të duhur,
nuk bëjnë gabim nëse bëjnë ashtu. Nuk bëni gabim nëse punësoni gjidhënëse
tjera, përderisa i paguani me barazi. T’ia keni dronë Zotit, dhe ta dini që
Zoti është Pamës i çdo gjëje që bëni.
[2:234] Ata që vdesin dhe lënë gra, të vejat e tyre
duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (para se të rimartohen). Kur ta
përmbushin afatin, nuk bëni gabim t’i lini të bëjnë çfarëdo pune të drejtë që
dëshirojnë të bëjnë. Zoti është Njohës i tërësishëm i çdo gjëje që bëni.
[2:235] Nuk mëkatoni duke njoftuar tërheqjen tuaj ndaj
grave, apo duke e mbajtur fshehtë. Zoti e di se do të mendoni për to. Mos i
takoni fshehurazi, në mos paçi diçka të drejtë për të diskutuar. Mos e
përmbushni martesën deri sa të përmbushet afati i tyre. Duhet ta dini se Zoti i
di mendimet tuaja më të thella, dhe t’ia keni dronë Atij. Duhet ta dini se Zoti
është Falës, i Butë.
[2:236] Nuk bëni gabim duke u ndarë nga gratë para se
t’i prekni, ose para se ta caktoni pajën për to. Në këtë rast, t’i kompensoni
ato – i pasuri sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij –
kompensim me barazi. Kjo është detyrë për të drejtit.
[2:237] Nëse ndaheni nga to para se t’i prekni, por
pasi ta keni caktuar pajën, kompensimi duhet të jetë gjysma e pajës, po të mos e
falin ato vullnetarisht të drejtën e tyre, ose pala përgjegjëse për shkaktimin
e ndarjes zgjedhë që ta falë pajën. Të falni është më afër drejtësisë. Të
vazhdoni t’i mbani marrëdhëniet miqësore mes jush. Zoti është Pamës i çdo gjëje
që bëni.
[2:238] T’i zbatoni rregullisht Lutjet e Kontaktit,
posaçërisht lutjen e mesme, dhe t’ia kushtoni veten plotësisht Zotit.
[2:239] Në rrethana të jashtëzakonshme, mund të luteni
duke ecur ose ngarë. Kur të jeni të sigurt, ta përkujtoni Zotin ashtu si ju
mësoi çka ju nuk dinit.
[2:240] Ata që vdesin dhe lënë gra, një testament duhet
t’i furnizojë gratë e tyre me mbështetje për një vjet, po që se ato rrinë në
shtëpinë e njëjtë. Nëse dalin, nuk bëni mëkat t’i leni të bëjnë çfarëdo që
dëshirojnë, përderisa mbahet drejtësia. Zoti është i Plotfuqishëm, Më i
Mençuri.
[2:241] Të shkurorëzuarat gjithashtu duhet furnizuar,
me barazi. Kjo është detyrë për të drejtit.
[2:242] Zoti kështu ju shpjegon shpalljet e Tij, që të
mund të kuptoni.
[2:243] A i ke vërejtur ata që ikën nga shtëpitë e tyre
– edhe pse ishin me mijëra – nga frika prej vdekjes? Zoti u tha,
"Vdisni," pastaj i ringjalli. Zoti lëshon mirësinë e Tij mbi
njerëzit, por shumica e njerëzve janë jo-mirënjohës.
[2:244] Të luftoni për Zotin, dhe ta dini se Zoti është
Dëgjues, Njohës.
[2:245] Kush do i jepte Zotit hua të drejtësisë, për
t’iu kthyer e shumëfishuar? Zoti është Ai që furnizon dhe mban, dhe te Ai do të
ktheheni.
[2:246] A i keni vërejtur prijësit e Izraelit pas
Moisiut? Ata i thanë profetit të tyre. "Nëse cakton një mbret për të na
udhëhequr, do të luftojmë për Zotin." Ai tha, "A e keni ndërmend që,
nëse luftimi shpallet për ju, nuk do të luftoni?" Ata thanë, "Pse të
mos luftojmë për Zotin, kur na kanë hequr nga shtëpitë tona, dhe fëmijët tonë?"
Prapëseprapë, kur luftimi u shpall për ta, ata refuzuan, përveç një pakice.
Zoti është i vetëdijshëm për shkelësit.
[2:247] Profeti i tyre u tha, "Zoti ka caktuar
Talutin (Saulin) të jetë mbret i juaji." Ata thanë "Si mund të ketë
ai mbretërim mbi ne kur ne jemi më meritor për mbretërim se ai; madje ai as nuk
është i pasur?" Ai tha, "Zoti e ka zgjedhur atë mbi ju, dhe e ka
bekuar me begati në dije dhe në trup." Zoti i dhuron mbretërimin e Tij
kujtdo që Ai do. Zoti është Bujar, i Gjithëdijshëm.
[2:248] Profeti i tyre u tha, "Shenja e
mbretërimit të tij është që Arka e Besëlidhjes do të ju kthehet juve, duke ju
sjellë bindje nga Zotëruesi juaj, dhe relikte të lëna nga njerëzit e Moisiut
dhe njerëzit e Aronit (Harunit). Do të bartet nga engjëjt. Kjo duhet të jetë
shenjë që ju bind, nëse me të vërtetë jeni besimtarë."
[2:249] Kur Sauli mori nën komandë trupat, ai tha,
"Zoti po ju vë në test me anën e një përroi. Kushdo që pi prej tij nuk
është me mua – vetëm ata që nuk e provojnë janë me mua – po të mos jetë veç një
fyt." Ata pinë prej tij, përveç një pakice. Kur e kaloi me ata që besuan,
ata thanë, "Tash na mungon fuqia të përballemi me Goliathin dhe trupat e
tij." Ata që ishin të vetëdijshëm se do të takohen me Zotin thanë,
"Sa e sa ushtri të vogla mposhtën ushtri të mëdha me lejen e Zotit. Zoti
është me ata që durojnë me këmbëngulësi."
[2:250] Kur i dolën përballë Goliathit dhe trupave të
tij, u lutën, "Zotëruesi ynë, dhurona durim, përforcona këmbët, dhe
përkrahna kundër njerëzve mosbesimtarë."
[2:251] I mposhtën me lejen e Zotit, dhe Davidi
(Davudi) vrau Goliathin. Zoti i dha mbretërim dhe mençuri, dhe e mësoi si Ai
deshi. Po të mos ishte përkrahja e Zotit ndaj disa njerëzve kundër të tjerëve,
do të ishte kaos në tokë. Por Zoti lëshon mirësinë e Tij mbi njerëzit.
[2:252] Këto janë shpalljet e Zotit. I recitojmë
nëpërmjet teje,* vërtetë, se je një nga të dërguarit.
[2:253] Këta të dërguarë; i bekuam disa prej tyre më
shumë se tjerët. Për shembull, Zoti i foli njërit, dhe ngritëm disa prej tyre
në rang më të lart. Dhe i dhamë Jezusit, birit të Marisë, mrekulli të mëdha dhe
e mbështetëm me Frymën e Shenjtë. Po të kishte dashur Zoti, ithtarët e tyre nuk
do të kishin luftuar me njëri tjetrin, pasi u kishin ardhur provat e qarta.
Përkundrazi, ata u grindën në mes vete; disa prej tyre besuan, dhe disa nuk
besuan. Po të kishte dashur Zoti, ata nuk do të kishin luftuar. Çdo gjë është
në përputhje me vullnetin e Zotit.
[2:254] O ju që besoni, të jepni bamirësi nga
furnizimet që jua dhamë, para se të vijë një ditë ku nuk ka shitblerje, as familjarizëm,
as ndërmjetësim. Pabesimtarët janë të padrejtit.
[2:255] Zoti: nuk ka zot tjetër pos Tij, të Gjallit, të
Përjetshmit. Atë nuk e zë as kotje as gjumë. E tij është çdo gjë në qiej dhe
çdo gjë në tokë. Kush do të mund të ndërmjetësonte me Të, përveç në përputhje
me vullnetin e Tij? Ai e di të kaluarën e tyre, dhe të ardhmen e tyre. Askush
nuk fiton ndonjë dije, përveç si dëshiron Ai. Pushteti i Tij përfshinë qiejt
dhe tokën, dhe nuk i vjen rëndë të kujdeset për to. Ai është Më i Larti, i
Madhi.
[2:256] Nuk shkon feja me zor: e drejta tash është e
dallueshme nga e gabuara. Kushdo që denoncon djallin dhe beson në Zotin ka
kapur lidhjen më të fortë; një që nuk këputet. Zoti është Dëgjues, i
Gjithëdijshëm.
[2:257] Zoti është Zotërues i atyre që besojnë; i
nxjerr nga errësira në dritë. Sa për ata që nuk besojnë, zotërues të tyre janë
idhujt e tyre; i fusin nga drita në errësirë – këta do të jenë banuesit e
Ferrit; ata qëndrojnë në të përgjithmonë.
[2:258] A e ke vërejtur atë që polemizoi me Ibrahimin
rreth Zotëruesit të tij, edhe pse Zoti i kishte dhënë mbretërim? Ibrahimi tha,
"Zotëruesi im dhuron jetë dhe vdekje." Ai tha, "Unë jap jetë dhe
vdekje." Ibrahimi tha, "Zoti e sjell diellin nga lindja, a mund ta
sjellësh ti nga perëndimi?" Mosbesimtari mbeti. Zoti nuk i udhëzon
shpirtligjtë.
[2:259] Merre parasysh atë që kaloi pranë një qyteti të
vdekur dhe pyeti veten, "Si mund Zoti ta ringjall këtë pasi që ka
vdekur?" Zoti pastaj e vuri në vdekje për njëqind vjet, pastaj e
ringjalli, dhe i tha, "Sa ke qëndruar këtu?" Ai tha, "Kam qenë
këtu një ditë, ose një pjesë të ditës." Ai tha, "Jo! Ti ke qenë këtu
njëqind vjet. E shiko ushqimin dhe pijen tënde; nuk janë prishur. E shiko
gomarin tënd – kështu ne të shndërrojmë ty në mësim për njerëzit. Tani, shiko
si i ndërtojmë eshtrat, pastaj i mbështjellim me mish." Kur ai e kuptoi çka kishte ndodhur, ai tha,
"Tani e di se Zoti është i Gjithëfuqishëm."
[2:260] Ibrahimi tha, "Zotëruesi im, tregomë si i
ringjall të vdekurit." Ai tha, "A nuk beson?" Ai tha, "Po,
por dua ta bindë edhe një herë zemrën time." Ai tha "Merri katër
zogj, ua mbaj mend shenjat, vendose nga një pjesë të secilit zog në maje të një
kodre, pastaj thirri te ti. Do të vijnë te ti fluturimthi. Ta dish se Zoti
është i Plotfuqishëm, Më i Mençuri."
[2:261] Shembulli i atyre që shpenzojnë paratë për
Zotin është si i një kokrre që prodhon shtat kallinj, me nga njëqind kokrra në
secilin kalli. Zoti e shumëfishon këtë për këdo që Ai do. Zoti është Bujar, i
Dijshëm.
[2:262] Ata që shpenzojnë paratë e tyre për Zotin, pastaj
nuk e shoqërojnë bamirësinë me ofendim ose lëndim, do të marrin shpërblimin e
tyre nga Zotëruesi i tyre; ata nuk kanë pse të frikësohen, e as nuk do të
brengosen.
[2:263] Fjalët e mira dhe keqardhja janë më të mira se
një bamirësi e shoqëruar me ofendim. Zoti është i Pasur, i Butë.
[2:264] O ju që besoni, mos i anuloni bamirësitë tuaja
me qortim dhe ofendim, sikur njëri që i shpenzon paratë e tij për tu treguar,
përderisa nuk beson në Zotin dhe në Ditën e Fundit. Shembulli i tij është si
një shkëmb i mbuluar me një shtresë të hollë dheu; posa të bie një shi i madh,
e lanë dheun, duke e lënë atë shkëmb të papërdorshëm. Ata nuk fitojnë asgjë nga
përpjekjet e tyre. Zoti nuk udhëzon njerëz mosbesimtarë.
[2:265] Shembulli i atyre që japin paratë e tyre duke
kërkuar kënaqësinë e Zotit, nga bindja e sinqertë, është si i një kopshti në
tokë të lartë pjellore; kur bie shi i madh, ajo jep dy herë më shumë të korra.
Nëse nuk bie shi i madh, mjafton një rigë. Zoti është Pamës i çdo gjëje që
bëni.
[2:266] A dëshiron ndokush prej jush të ketë një kopsht
me palma dhe hardhi, me prroje që rrjedhin dhe fruta me bollëk, pastaj, posa të
plaket, dhe përderisa fëmijët e tij janë ende të varur nga ai, një kërdi ia
godet dhe shkrumbon kopshtin? Zoti kështu jua sqaron shpalljet, që të mund të
paramendoni.
[2:267] O ju që besoni, të jepni bamirësi nga gjërat e
mira që i fitoni, dhe nga ajo që kemi prodhuar për ju nga toka. Mos e zgjidhni
të keqen nga aty për ta falur, kur as vet nuk e pranoni atë pa i pasur sytë e
mbyllur. Ta dini se Zoti është i Pasur, i Falënderuar.
[2:268] Djalli ju premton varfëri dhe ju urdhëron të
bëni të këqija, përderisa Zoti ju premton falje nga Ai dhe mirësi. Zoti është
Bujar, i Gjithëdijshëm.
[2:269] Ai dhuron mençuri mbi këdo që Ai zgjedh, dhe
kushdo që arrin të jetë i mençur, ka arritur një dhuratë të madhe. Vetëm ata që
kanë inteligjencë do të jenë të vëmendshëm.
[2:270] Çfarëdo bamirësi që jep, ose premtim bamirësie
që përmbush, Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për të. Sa për shpirtligjtë,
ata nuk do të kenë ndihmues.
[2:271] Nëse i deklaroni bamirësitë, ato janë ende të
mira. Por nëse i mbani anonime, dhe ua jepni të varfërve, është më mirë për ju,
dhe jua largon më shumë nga mëkatet tuaja. Zoti është Njohës i tërësishëm i çdo
gjëje që bëni.
[2:272] Ti nuk je përgjegjës për të udhëzuar ndokënd.
Zoti është i vetmi që udhëzon atë që zgjedhë (të udhëzohet). Çfarëdo bamirësie
që jepni është për të mirën tuaj. Çfarëdo bamirësie që jepni duhet të jetë për
hatër të Zotit. Çfarëdo bamirësie që jepni do të ju kthehet, pa as më të voglën
padrejtësi.
[2:273] Bamirësia duhet t’u shkojë të varfërve që janë
duke vuajtur për Zotin, dhe nuk mund të emigrojnë. Të pavetëdijshmit mund të
mendojnë që ata janë të pasur, për shkak të dinjitetit të tyre. Por ju mund t’i
njihni ata nga shenja të caktuara; ata nuk lypin prej njerëzve vazhdimisht.
Çfarëdo bamirësie që jepni, Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për të.
[2:274] Ata që japin bamirësi natën dhe ditën, fshehtë
dhe haptas, marrin shpërblimin e tyre nga Zotëruesi i tyre; ata nuk do të kenë
pse të frikësohen, e as nuk do të brengosen.
[2:275] Ata që marrin fajde janë në pozitë të njëjtë si
ata me dyzgina nga ndikimi i djallit. Kjo është për shkak se ata pretendojnë që
fajdeja është njëjtë si tregtia. Megjithatë, Zoti lejon tregtinë, dhe ndalon
fajdenë. Pra, kushdo që i vë veshin këtij urdhri nga Zotëruesi i tij, dhe heq
dorë nga fajdeja, ai mund t’i mbaj fitimet e kaluara, dhe gjykimi i tij mbetet
me Zotin. Sa për ata që vazhdojnë me fajde, ata vetëshkaktojnë Ferrin, ku
qëndrojnë përgjithmonë.
[2:276] Zoti dënon fajdenë, dhe bekon bamirësinë. Zotit
nuk i pëlqen asnjë mosbesimtar, fajtor.
[2:277] Ata që besojnë dhe çojnë jetë të drejtë, dhe
zbatojnë Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe japin bamirësinë e obligueshme
(Zeqat), ata marrin shpërblimin e tyre nga Zotëruesi i tyre; ata nuk do të kenë
pse të frikësohen, as nuk do të brengosen.
[2:278] O ju që besoni, t’ia keni dronë Zotit dhe të
hiqni dorë nga të gjitha llojet e fajdesë, nëse jeni besimtarë.
[2:279] Nëse jo, atëherë prisni luftë nga Zoti dhe i
dërguari i Tij. Por nëse pendoheni, mund ta mbani kapitalin, pa shkaktuar
padrejtësi, ose pësuar padrejtësi.
[2:280] Nëse borxhliu nuk është në gjendje të paguaj,
prisni për një kohë më të mirë. Nëse ia leni huan si bamirësi, do të ishte më
mirë për ju, sikur veç ta dinit.
[2:281] Ruajuni ditës kur ktheheni te Zoti, dhe çdo
shpirt paguhet për gjithçka që ka bërë, pa më të voglën padrejtësi.
[2:282] O ju që besoni, kur merrni hua për çfarëdo
afati, ta shënoni. Një shkrues i paanshëm duhet ta shkruaj. Asnjë shkrues nuk
duhet të refuzojë ta bëjë këtë shërbim, në përputhje me mësimet e Zotit. Ai
duhet të shkruaj, përderisa borxhliu i dikton kushtet. Ai duhet t’ia ketë dronë
Zotit Zotëruesit të tij dhe të mos bëjë hile. Nëse borxhliu është i paaftë
mentalisht, ose i pazoti, ose nuk mund të diktojë, kujdestari i tij duhet të
diktojë me barazi. Dy burra duhet të jenë dëshmitarë; nëse jo dy burra, atëherë
një burrë dhe dy gra dëshmia e të cilëve pranohet nga të gjithë.* Kështu, nëse
njëra grua bëhet e njëanshme, tjetra do të ia kujtojë. Është obligim i
dëshmitarëve që të dëshmojnë kur të thirren për të bërë ashtu. Të mos përtoni
t’i shkruani detajet, pa marrë parasysh sa të gjata janë, përfshirë edhe kohën
e kthimit të huasë. Kjo është e barabartë para syve të Zotit, siguron dëshmim
më të mirë, dhe eliminon ndonjë dyshim që mund ta keni. Shitblerjet që i kryeni
aty për aty nuk ka nevojë të shënohen, por le të jenë të dëshmuara. Asnjë shkrues
ose dëshmitar nuk duhet të dëmtohet në llogari të shërbimit të tij. Nëse i
dëmtoni, do të ishte ligësi nga ana juaj. T’ia keni dronë Zotit, dhe Zoti do
t’ju mësojë. Zoti është i Gjithëdijshëm.
[2:283] Nëse jeni duke udhëtuar, dhe asnjë shkrues nuk
është në dispozicion, të lëshohet një hipotekë për të garantuar kthimin e
huasë. Nëse dikujt i zihet besë në këtë mënyrë, ai duhet ta kthejë hipotekën në
kohën e duhur, dhe t’ia ketë dronë Zotit Zotëruesit të tij. Mos dëshmoni duke
fshehur atë për të cilën keni qenë dëshmitarë. Kushdo që fsheh një dëshmi është
mëkatar në zemër. Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për çdo gjë që bëni.
[2:284] E Zotit është çdo gjë në qiej dhe tokë. Pa
marrë parasysh a i deklaroni mendimet tuaja më të thella, apo i mbani të
fshehta, Zoti ju mban përgjegjës për to. Ai fal këdo që Ai do, dhe ndëshkon
këdo që Ai do. Zoti është i Gjithëfuqishëm.
[2:285] I dërguari ka besuar në atë që iu zbrit nga
Zotëruesi i tij, si edhe besimtarët. Ata besojnë në Zotin, engjëjt e Tij,
shkrimin e Tij, dhe të dërguarit e Tij; "Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes
asnjërit prej të dërguarve të Tij." Ata thonë, "Dëgjojmë, dhe të
bindemi.* Falna, Zotëruesi ynë. Te Ti është fati ynë përfundimtar. "
[2:286] Zoti nuk e ngarkon asnjë shpirt përtej
mundësive të tij; për të mirë të tij është çka fiton ai, dhe kundër tij është
në çka ai bie. "Zotëruesi ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë.
Zotëruesi ynë, dhe mbrona që të mos blasfemojmë kundër Teje, siç kanë bërë ata
para nesh. Zotëruesi ynë, mbrona nga mëkatimi para se të na bëhet shumë vonë
për tu penduar. Falna, dhe shlyena mëkatet. Ti je Zotëruesi dhe Mbizotëruesi
ynë. Dhurona fitore kundër njerëzve mosbesimtarë."
[3:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[3:1] A.L.M.*
[3:2] Zoti: nuk ka asnjë zot pos Tij; të Gjallit, të
Përjetshmit.
[3:3] Ai e zbriti këtë shkrim tek ju, vërtetë, që
vërteton të gjitha shkrimet paraprake, dhe Ai e zbriti Torahn dhe Ungjillin
[3:4] para kësaj, që t’i udhëzojë njerëzit, dhe Ai zbriti
kodin ligjor. Kush nuk beson në shpalljet e Zotit vetëshkakton ndëshkim të
rëndë. Zoti është i Plotfuqishëm, Shpagues.
[3:5] Asgjë nuk është e fshehur prej Zotit, as në tokë,
e as në qiell.
[3:6] Ai është Ai që ju formon në mitra si do Ai. Nuk
ka tjetër zot pos Tij; të Plotfuqishmit, Më të Mençurit.
[3:7] Ai jua zbriti këtë shkrim, që përmban strofa të
drejtpërdrejta – që përbëjnë esencën e shkrimit – si dhe strofa me shumë
kuptime ose alegorike. Ata që ushqejnë dyshime në zemrat e tyre do t’u qepen strofave
shumë-kuptimshe për të ngjall huti, dhe për të shkëputur një kuptim të caktuar.
Askush nuk e di kuptimin e vërtetë të tyre përveç Zotit dhe atyre fort të
bazuar në dijeni. Ata thonë, "Ne besojmë në këtë – e gjitha vjen prej
Zotëruesit tonë." Vetëm ata që kanë inteligjencë do të marrin vesh.
[3:8] "Zotëruesi ynë, mos na i lë zemrat të na
luhaten, tash që na ke udhëzuar. Lëshona mëshirën Tënde; Ti je Dhuruesi.
[3:9] "Zotëruesi ynë, Ti padyshim se do i
mbledhësh njerëzit në një ditë që është e pashmangshme. Zoti nuk e shkelë
premtimin."
[3:10] Ata që nuk besojnë nuk do të ndihmohen nga
paratë e tyre, e as nga fëmijët e tyre, kundër Zotit. Ata do të jenë lëndë
djegëse e Ferrit.
[3:11] Si populli i Faraonit dhe ata para tyre,
refuzuan shpalljet tona dhe, si pasojë, Zoti i ndëshkoi për mëkatet e tyre.
Zoti është i rreptë në zbatimin e ndëshkimit.
[3:12] Thuaju atyre që nuk besojnë, "Ju do të
mposhteni, pastaj do të mblidheni në Ferr; çfarë vendbanimi i tmerrshëm!"
[3:13] Është vënë për ju një shembull nga dy ushtritë
që u ndeshën – njëra ishte duke luftuar për Zotin, përderisa tjetra ishte duke
mos besuar. Ata e panë me sytë e vet se ishin dy herë më shumë. Zoti mbështetë
me fitoren e Tij këdo që Ai do. Kjo duhet të japë siguri për ata që kanë
vizion.
[3:14] Të zbukuruara për njerëzit janë kënaqësitë e
botës, siç janë gratë, lindja e fëmijëve, grumbujt e arit dhe argjendit, kuajt
e stërvitur, bagëtia, e bujqësia. Këto janë kënaqësitë materiale të kësaj bote.
Një vendbanim shumë më i mirë është i rezervuar te Zoti.
[3:15] Thuaj, "A t’ju kallëzoj për diçka më të
mirë: për ata që çojnë jetë të drejtë, të rezervuara te Zotëruesi i tyre, janë
kopshte me prroje që rrjedhin, dhe bashkëshorte të çiltra, dhe gëzim në bekimet
e Zotit." Zoti është Pamës i adhuruesve të Tij.
[3:16] Thonë, "Zotëruesi ynë, ne kemi besuar,
prandaj falna mëkatet, dhe ruana nga agonia e zjarrit."
[3:17] Ata janë të palëkundshëm, të sinqertë, të
nënshtruar, bamirës, dhe meditues në agim.
[3:18] Zoti dëshmon se nuk ka zot përveç Tij, e ashtu
dëshmojnë edhe engjëjt dhe ata që kanë dije. Sinqerisht dhe me të drejtë, Ai
është zoti absolut; nuk ka tjetër zot pos Tij, të Plotfuqishmit, Më të
Mençurit.
[3:19] E vetmja fe e aprovuar nga Zoti është
"Nënshtrimi." Ironikisht, ata që kanë pranuar shkrimin janë ata që e
polemizojnë këtë fakt, përkundër diturisë që e kanë pranuar, për shkak të
xhelozisë. Për refuzuesit e tillë të shpalljeve të Zotit, Zoti është më i
rrepti në llogaritje.
[3:20] Nëse ata polemizojnë me ty, atëherë thuaj,
"Unë thjeshtë ia kam nënshtruar veten Zotit; Unë dhe ata që më ndjekin
mua." Të deklaroni para atyre që e pranuan shkrimin, si dhe atyre që nuk e
pranuan, "A nënshtroheni?" Nëse nënshtrohen, atëherë janë udhëzuar,
por nëse refuzojnë, misioni yt i vetëm është ta dorëzosh këtë mesazh. Zoti
është Pamës i gjithë njerëzve.
[3:21] Ata që kanë refuzuar shpalljet e Zotit, dhe
vranë profetët padrejtësisht, dhe vranë ata që përkrahën drejtësinë mes
njerëzve, premtoju atyre një ndëshkim që dhemb.
[3:22] Punët e tyre janë asgjësuar, edhe në këtë jetë
edhe në Përjetësi, dhe ata nuk do të kenë ndihmues.
[3:23] A i ke vërejtur ata që u është dhënë një pjesë e
shkrimit dhe si ata ftohen që t’i përmbahen këtij shkrimi të Zotit, dhe ta
zbatojnë në jetët e tyre, pastaj disa prej tyre refuzojnë me neveri?
[3:24] Kjo është për shkak se ata thanë, "Nuk do
të na kapë zjarri, përveç disa ditësh." Ata pra janë mashtruar në fenë e
tyre nga trillimet e veta.
[3:25] Si do të jetë për ta, kur t’i mbledhim në atë të
pashmangshmen ditë? Secili shpirt do të paguhet për çfarëdo që mblodhi, pa as
më të voglën padrejtësi.
[3:26] Thuaj, "I yni zot: posedues i gjithë
sovranitetit. Ti i dhuron sovranitet kujtdo që Ti zgjedhë, Ti i heq
sovranitetin kujtdo që Ti zgjedhë. Ti i dhuron dinjitet kujtdo që Ti zgjedhë,
dhe e poshtëron këdo që Ti zgjedhë. Në dorën Tënde janë të gjitha furnizimet.
Ti je i Gjithëfuqishëm.
[3:27] "Ti e shkrinë natën në ditë, dhe e shkrinë
ditën në natë. Ti e prodhon të gjallin nga i vdekuri, dhe e prodhon të vdekurin
nga i gjalli, dhe Ti furnizon për këdo që Ti zgjedhë, pa kufi."
[3:28] Besimtarët nuk iu bashkohen mosbesimtarëve, në
vend të besimtarëve. Kushdo që bën këtë është i dëbuar prej Zotit, me
përjashtim të atyre që detyrohen ta bëjnë këtë për t’iu shmangur persekutimit.
Zoti ju alarmon që ju duhet t’ia keni dronë vetëm Atij. Te Zoti është fati
përfundimtar.
[3:29] Thuaj, "E fshehët mendimin tuaj më të
thellë, apo e deklaruat, Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për të." Ai
është tërësisht i vetëdijshëm për çdo gjë në qiej dhe tokë. Zoti është i
Gjithëfuqishëm.
[3:30] Do të vijë dita kur çdo shpirt do i gjejë të
gjitha veprat e mira që i ka bërë të sjella përpara. Sa për veprat e këqija, do
të dëshirojë që ato të ishin larg e më larg. Zoti ju porosit t’ia keni dronë
vetëm Atij. Zoti është i Dhembshëm ndaj njerëzve.
[3:31] Deklaro: "Nëse e doni Zotin, duhet të vini
pas meje." Zoti atëherë do të ju dojë juve, dhe t’ua falë mëkatet. Zoti
është Falës, i Mëshirshmi.
[3:32] Deklaro: "T’i bindeni Zotit dhe të
dërguarit." Nëse refuzojnë, Zoti nuk i do mosbesimtarët.
[3:33] Zoti ka zgjedhur Ademin, Nuhun, familjen e
Ibrahimit, dhe familjen e Amramit (si të dërguarë) për njerëzit.
[3:34] Ata janë pasardhës njëri pas tjetrit. Zoti është
Dëgjues, i Gjithëdijshëm.
[3:35] Gruaja e Amramit tha, "Zotëruesi im, unë ta
kam dedikuar (beben) në bark vetëm Ty, kështu që pranoje prej meje. Ti je
Dëgjues, i Gjithëdijshëm."
[3:36] Kur ajo e lindi, tha, "Zotëruesi im, unë
kam lindur vajzë" – Zoti ishte tërësisht i vetëdijshëm për atë që ajo lindi.
– "Mashkulli nuk është i njëjtë si femra. Ia dhashë emrin Mari, dhe kërkoj
mbrojtjen Tënde për të dhe pasardhësit e saj nga djalli i mallkuar."
[3:37] Zotëruesi i saj ia pranoi një pranim të hirshëm,
dhe ia rriti me edukatë të mirë, nën kujdestarinë e Zekerias. Kurdo që Zekeria
hynte në faltoren e saj ai gjente furnizime me të. E pyeste, "Mari, prej
ku e ke marrë këtë?" Ajo thoshte, "Është prej Zotit. Zoti furnizon
për këdo që Ai zgjedhë, pa kufi."
[3:38] Atëherë Zekeria iu përgjërua Zotëruesit të tij:
"Zotëruesi im, më dhuro mua një fëmijë të mirë të tillë; Ti je Dëgjuesi i
lutjeve."
[3:39] Engjëjt e thirrën kur ishte duke u lutur në
faltore: "Zoti të jep lajme të mira për Gjonin; besimtar në fjalën e
Zotit, i ndershëm, i moralshëm, dhe profet i drejtë."
[3:40] Ai tha, "Si mund të kem djalë, kur unë jam
aq i vjetër, dhe gruaja ime është sterile?" Ai tha, "Zoti bën çfarëdo
që Ai do."
[3:41] Ai tha, "Zotëruesi im, më jep një
shenjë." Ai tha, "Shenja jote është që nuk do të flasësh me njerëzit
për tre ditë, përveç me shenja. Përkujto shpesh Zotëruesin tënd; dhe medito
natë e ditë."
[3:42] Engjëjt thanë, "O Mari, Zoti të ka zgjedhur
dhe të ka pastruar. Ai të ka zgjedhur ty nga të gjitha femrat.
[3:43] "O Mari, t’i nënshtrohesh Zotëruesit tënd,
të përulesh dhe të përkulesh me ata që përkulen."
[3:44] Këto janë lajme nga e kaluara që t’i shpallim
ty. Ti nuk ishe aty kur ata hoqën short për ta zgjedhur kujdestarin e Marisë.
Ti nuk ishe i pranishëm kur ata u grindën me njëri tjetrin.
[3:45] Engjëjt thanë, "O Mari, Zoti të jep myzhde:
Fjalë prej Tij emri i të cilit është ‘Mesia, Jezu bir i Marisë. Ai do të jetë i
famshëm në këtë jetë dhe Përjetësi, dhe një prej më të afërmve të Mi.’
[3:46] "Ai do tu flasë njerëzve që nga djepi, si
dhe si i rritur; ai do të jetë njëri prej të drejtëve."
[3:47] Ajo tha, "Zotëruesi im, si mund të kem
djalë, kur asnjë burrë nuk më ka prekur?" Ai tha, "Zoti kështu krijon
çfarëdo që Ai do. Për të bërë diçka, Ai thjeshtë i thotë, ‘Ji,’ dhe është.
[3:48] "Ai do i mësojë atij shkrimin, mençuri,
Torahn, dhe Ungjillin."
[3:49] Si i dërguar tek Fëmijët e Izraelit: "Unë
vi te ju me një shenjë prej Zotëruesit tuaj – unë bëj për ju një formë zogu nga
balta, pastaj fryj në të, dhe bëhet zog i gjallë me lejen e Zotit. Ua kthej të
pamit të verbërve, shëroj të lebrosurit, dhe ngjall të vdekurit me lejen e
Zotit. Unë mund t’ju tregoj çka hani, dhe çka depononi në shtëpitë tuaja. Kjo
duhet të jetë provë për ju, nëse jeni besimtarë.
[3:50] "Unë konfirmoj shkrimin e mëparshëm –
Torahn – dhe anuloj ndalesa të caktuara të vëna mbi ju. Unë vi tek ju me provë
të mjaftueshme nga Zotëruesi juaj. Prandaj, t’ia keni dronë Zotit, dhe të më
bindeni.
[3:51] "Zoti është Zotëruesi im dhe Zotëruesi
juaj;* ta adhuroni vetëm Atë. Kjo është rruga e drejtë."
[3:52] Kur Jezusi nuhati mosbesimin e tyre, tha,
"Kush janë përkrahësit e mi për te Zoti?" Dishepujt thanë, "Ne
jemi përkrahësit e Zotit; ne besojmë në Zotin, dhe ji dëshmitar se jemi të
nënshtruar."
[3:53] "Zotëruesi ynë, ne kemi besuar në çka na
zbrite, dhe e kemi ndjekur të dërguarin; llogaritna mes dëshmitarëve."
[3:54] Ata thurën kurthe dhe planifikuan, por edhe
Zoti, e Zoti është planifikuesi më i mirë.
[3:55] E Zoti tha, "O Jezu, Unë po ta ndërpres
jetën në tokë, po të ngris te Unë, dhe po të heqë qafe prej mosbesimtarëve. Unë
do i lartësoj ata që të ndjekin mbi ata që nuk besojnë, deri në Ditën e
Ringjalljes. Pastaj te Unë është fati përfundimtar i të gjithë juve, pastaj do
të gjykoj mes jush në lidhje me grindjet tuaja.
[3:56] "Sa për ata që nuk besojnë, do i parashtroj
në ndëshkim që dhemb në këtë botë, edhe në Përjetësi. Ata nuk do të kenë
ndihmues."
[3:57] Sa për ata që besojnë dhe çojnë jetë të drejtë,
Ai do i shpërblejë tërësisht. Zoti nuk i do të padrejtit.
[3:58] Këto janë shpalljet që po t’i recitojmë, që japin
lajm plot mençuri.
[3:59] Shembulli i Jezusit, për Zotin, është i njëjtë
si i Ademit; Ai e krijoi atë nga dheu, pastaj i tha, "Ji," dhe ai
ishte.
[3:60] Kjo është e vërteta nga Zotëruesi yt; mos ushqe
asnjë dyshim.
[3:61] Nëse ndokush grindet me ty, përkundër dijes që
ke pranuar, atëherë thuaj, "Le t’i mbledhim fëmijët tonë dhe fëmijët tuaj,
gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, dhe le ta kërkojmë mallkimin e
Zotit mbi gënjeshtarët."
[3:62] Absolutisht, ky është tregimi i të vërtetës.
Absolutisht, nuk ka zot përveç Zotit. Absolutisht, Zoti është i Plotfuqishmi,
Më i Mençuri.
[3:63] Nëse ata refuzojnë, atëherë Zoti është tërësisht
i vetëdijshëm për keqbërësit.
[3:64] Thuaj, "O ndjekës të shkrimit, ejani të vijmë
në pajtim logjik mes nesh dhe jush; që të mos adhurojmë përveç Zotit; që të mos
kemi asnjë objekt adhurimi pos Tij, e as të mos ngremë asnjë prej qenieve
njerëzore si zotëruesë përkrah Zotit." Nëse nuk pranojnë, thuaj,
"Jini dëshmitarë se jemi të nënshtruar."
[3:65] O ndjekës të shkrimit, pse shtyheni me fjalë
rreth Ibrahimit, kur Torah dhe Ungjilli nuk u shfaqën deri pas tij? A nuk
kuptoni?
[3:66] Jeni shtyrë rreth gjërave që i dinit; pse
shtyheni rreth gjërave që nuk i dini? Zoti di, përderisa ju nuk dini.
[3:67] Ibrahimi nuk ishte as Jahudi, as i Krishterë; ai
ishte i nënshtruar monoteist. Nuk ishte idhujtar.
[3:68] Njerëzit më të merituar për Ibrahimin janë ata
që ndoqën atë, dhe ky profet, dhe ata që besojnë. Zoti është Zotëruesi dhe
Sunduesi i besimtarëve.
[3:69] Disa ndjekës të shkrimit dëshirojnë të ju
largojnë nga rruga e drejtë, por e largojnë veç veten, pa e kuptuar.
[3:70] O ndjekës të shkrimit, pse i refuzoni këto
shpallje të Zotit kur jeni dëshmitarë (që kjo është e vërteta)?
[3:71] O ndjekës të shkrimit, pse e ngatërroni të
vërtetën me të pavërtetën, dhe e fshihni të vërtetën, me vetëdije?
[3:72] Disa ndjekës të shkrimit thonë, "Besoni në
çka u është zbritur besimtarëve në mëngjes, dhe refuzonie në mbrëmje; ndoshta
një ditë do të kthehen prapa.
[3:73] "Dhe mos besoni ndryshe përveç si ata që
ndjekin fenë tuaj." Thuaj, "Udhëzimi i vërtetë është udhëzimi i
Zotit." Nëse pretendojnë se edhe ata e kanë udhëzimin e njëjtë, ose
polemizojnë me ju rreth Zotëruesit tuaj, thuaj, "E tërë e mira është në
dorë të Zotit; Ai ia dhuron atë kujtdo
që Ai do." Zoti është Bujar, i Gjithëdijshëm.
[3:74] Ai veçon mëshirën e Tij për këdo që Ai do; Zoti
posedon pakufi mirësi.
[3:75] Ca ndjekësve të shkrimit mund tu besohet sasi e
madhe, dhe do e kthejnë. Të tjerëve mes tyre nuk mund tu besohet as një dinar;
nuk do t’jua kthejnë pa ju vënë pas. Kjo është për shkak se ata thonë,
"Nuk duhet të jemi të sinqertë kur kemi të bëjmë me ata të pa
shkrim!"* Kështu, ata i mveshin gënjeshtra Zotit, me vetëdije.
[3:76] Vërtetë, ata që i përmbushin obligimet dhe çojnë
jetë të drejtë, Zoti i do të drejtit.
[3:77] Sa për ata që shkëmbejnë besëlidhjen e Zotit,
dhe obligimet e tyre, për një çmim të vogël, ata nuk marrin hise në Përjetësi.
Zoti nuk do tu flasë, e as t’i shikojë, në Ditën e Ringjalljes, e as nuk do i
pastrojë. Ata kanë vetëshkaktuar ndëshkim që dhemb.
[3:78] Mes tyre janë ata që e përdredhin gjuhën për ta
imituar shkrimin, që të mendoni se është prej shkrimit, kur nuk është prej
shkrimit, dhe pohojnë se është prej Zotit, kur nuk është prej Zotit. Kështu,
ata shprehin gënjeshtra dhe ia veshin Zotit, me vetëdije.
[3:79] Asnjë qenie njerëzore që e bekoi Zoti me shkrim
dhe profetësi nuk do tu thoshte njerëzve, "Adhuromëni mua përkrah
Zotit." Por, (do tu thoshte),
“Kushtojani veten absolutisht vetëm Zotëruesit tuaj." sipas
shkrimit që predikoni dhe mësimeve që mësoni.
[3:80] E as nuk do t’ju urdhëronte t’i adhuroni engjëjt
dhe profetët si zotëruesë. A do t’ju shtynte ai të mos besoni pasi u bëtë të
nënshtruar?
[3:81] Zoti lidhi besën me profetët, duke thënë,
"Unë do t’ju jap shkrimin dhe mençuri. Pastaj, një i dërguar do të vijë
t’i konfirmojë të gjitha shkrimet ekzistuese. Të besoni në atë dhe ta
përkrahni." Tha, "A pajtoheni me këtë, dhe betoheni ta përmbushni
këtë besëlidhje?" Ata thanë, "Pajtohemi." Tha, "Keni qenë
pra dëshmitarë, dhe jam dëshmitar bashkë me ju."
[3:82] Ata që e refuzojnë këtë (profeci Kuranore) janë
të këqijtë.
[3:83] A po kërkojnë ata tjetër pos fesë së Zotit, kur
çdo gjë në qiej dhe tokë i është nënshtruar Atij, me dëshirë dhe pa dëshirë,
dhe te Ai do të kthehen?
[3:84] Thuaj, "Ne besojmë në Zotin, dhe në çka na
u zbrit, dhe në çka iu zbrit Ibrahimit, Ismailit, Isakut, Jakobit, dhe
Patriarkëve, dhe në çka iu dha Moisiut, Jezusit, dhe profetëve nga Zotëruesi i
tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes asnjërit prej tyre. Vetëm te Ai jemi të
nënshtruar."
[3:85] Kushdo që pranon tjetër pos Nënshtrimit si fe të
tij, nuk do i pranohet, dhe në Përjetësi, do të jetë me dështakët.
[3:86] Pse duhet Zoti t’i udhëzojë njerëzit që nuk
besuan pas besimit, dhe pas të qenit dëshmitarë se i dërguari është i vërtetë,
dhe pasi u janë dhënë prova* të qëndrueshme? Zoti nuk i udhëzon shpirtligjtë.
[3:87] Këta kanë vetëshkaktuar mallkim nga Zoti, dhe
engjëjt, dhe të gjithë njerëzit.
[3:88] Përgjithmonë qëndrojnë aty; nuk u zbutet
ndëshkimi kurrë, e as nuk do tu shtyhet afati.
[3:89] Me përjashtim të atyre që pendohen pas asaj, dhe
reformohen. Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[3:90] Ata që nuk besojnë pas besimit, pastaj zhyten
edhe më thellë në mosbesim, atyre pendimi nuk do tu pranohet; ata janë të
humburit e vërtetë.
[3:91] Ata që nuk besojnë dhe vdesin si mosbesimtarë,
një tokë plot me ar nuk do të pranohet nga asnjëri prej tyre, edhe sikur një
haraç i tillë të ishte i mundur. Ata kanë vetëshkaktuar ndëshkim që dhemb; nuk
do të kenë asnjë ndihmues.
[3:92] Nuk mund të arrini drejtësinë pa dhënë bamirësi
nga gjërat që i doni. Çfarëdo që jep bamirësi, Zoti është tërësisht i
vetëdijshëm për të.
[3:93] I gjithë ushqimi ishte dikur i lejueshëm për
Fëmijët e Izraelit, deri sa Izraeli i vuri ndalesa të caktuara vetvetes para se
të zbriste Torah. Thuaj, "Silleni Torahn dhe lexonie, nëse jeni të
sinqertë."
[3:94] Ata që trillojnë ndalesa të rreme pas kësaj, dhe
ia mveshin Zotit, janë vërtetë shpirtligë.
[3:95] Thuaj, "Zoti e ka deklaruar të vërtetën: Ta
ndiqni fenë e Ibrahimit – monoteizmin. Ai nuk ishte idhujtar."
[3:96] Faltorja më e rëndësishme e ngritur për njerëzit
është ajo në Bekë;* fener i bekuar për të gjithë njerëzit.
[3:97] Në të ka shenja të qarta: stacioni i Ibrahimit.
Kushdo që hyn në të duhet t’i jepet leje kalimi të sigurt. Njerëzit ia kanë
borxh Zotit që të zbatojnë Haxhin te kjo faltore, kur të kenë mundësi. Sa për
ata që nuk besojnë, Zotit nuk i nevojitet askush.
[3:98] Thuaj, "O ndjekës të shkrimit, pse i
refuzoni këto shpallje të Zotit, kur Zoti është dëshmitar i çdo gjëje që
bëni?"
[3:99] Thuaj, "O ndjekës të shkrimit, pse i
pengoni nga rruga e Zotit ata që dëshirojnë të besojnë, dhe kërkoni ta
shtrembëroni, edhe pse jeni dëshmitarë?" Zoti nuk është i pavetëdijshëm
për çfarëdo që bëni.
[3:100] O ju që besoni, nëse iu bindeni disave që iu
dha shkrimi, ata do t’ju kthejnë mbrapa, pas besimit, në mosbesimtarë.
[3:101] Si mund të mos besoni, kur këto shpallje të
Zotit ju janë recituar, dhe i dërguari i Tij ju ka ardhur? Kushdo që lidhet te
Zoti do të udhëzohet në rrugën e drejtë.
[3:102] O ju që besoni, t’ia keni dronë Zotit si duhet
t’i kihet, dhe mos vdisni ndryshe përveç si të Nënshtruar.
[3:103] Të lidheni në litarin e Zotit, të gjithë ju,
dhe mos u përçani. Kujtoni bekimet e Zotit mbi ju – ju ishit të armiqësuar dhe
Ai jua pajtoi zemrat. Me mirësinë e Tij, u bëtë vëllezër. Ju ishit në buzë të
greminës së zjarrtë, dhe Ai ju shpëtoi prej saj. Zoti kështu jua shpjegon
shpalljet e Tij, që të mund të udhëzoheni.
[3:104] Le të jetë një shoqëri nga ju që ftoni në çka
është e dobishme, përkrahni drejtësinë, dhe ndaloni të këqijat. Këta janë
fituesit.
[3:105] Mos u bëni si ata që u bënë të përçarë dhe
grindavecë, pavarësisht provave të qarta që iu dhanë atyre. Se ata kanë
vetëshkaktuar ndëshkim të tmerrshëm.
[3:106] Do të vij dita kur disa fytyra do të zdriten
(me gëzim), derisa të tjera fytyra do të ngrysen (me trishtim). Sa për ata që
fytyrat iu ngrysen, do të pyeten, "A nuk u bëtë mosbesimtarë pas besimit?
Prandaj, vuanie ndëshkimin për mosbesimin tuaj."
[3:107] Sa për ata që fytyrat iu zdriten, ata do të
kënaqen në mëshirën e Zotit; ata qëndrojnë aty përgjithmonë.
[3:108] Këto janë shpalljet e Zotit; po t’i recitojmë,
sinqerisht. Zoti nuk dëshiron vështirësi për njerëzit.
[3:109] E Zotit është çdo gjë në qiej dhe çdo gjë në
tokë, dhe të gjitha çështjet drejtohen nga Zoti.
[3:110] Ju jeni shoqëria më e mirë që ndonjëherë është
ngritur mes njerëzish: ju përkrahni të drejtën dhe ndaloni të këqijat, dhe
besoni në Zotin. Sikur ndjekësit e shkrimit të besonin, do të ishte më mirë për
ta. Disa prej tyre besojnë, por shumica e tyre janë shpirtligë.
[3:111] Ata nuk mund t’ju dëmtojnë, përtej fyerjes.
Nëse ju luftojnë, ata do të kthehen dhe të ikin. Ata nuk mund të fitojnë.
[3:112] Ata duhet poshtëruar kudo që i ndeshni, në mos
e mbajtshin të lidhur besën e Zotit, si dhe besëlidhjet e tyre për paqe me ju.
Ata kanë vetëshkaktuar zemërim prej Zotit, dhe, si pasojë, ata i parashtrohen
turpërimit. Kjo është për shkak se ata refuzuan shpalljet e Zotit, dhe vranë
profetët padrejtësisht. Kjo është për shkak të mosbindjes dhe shkeljes së tyre.
[3:113] Ata nuk janë të gjithë të njëjtë; mes ndjekësve
të shkrimit, ka që janë të drejtë. Ata i recitojnë shpalljet e Zotit gjatë
natës, dhe përulen.
[3:114] Ata besojnë në Zotin dhe Ditën e Fundit,
përkrahin të drejtën dhe ndalojnë të keqen, dhe nxitojnë të bëjnë punë të
drejta. Këta janë të drejtit.
[3:115] Çfarëdo të mire që bëjnë nuk do të mbetet pa shpërblyer.
Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për të drejtit.
[3:116] Ata që nuk besuan nuk mund të ndihmohen nga
paratë e tyre ose fëmijët e tyre kundër Zotit. Kanë vetëshkaktuar Ferr, ku
qëndrojnë përgjithmonë.
[3:117] Shembulli i arritjeve të tyre në këtë jetë
është si një erë e fortë që godet të
mbjellat e njerëzve që i kanë bërë keq vetes, dhe i fshinë. Zoti nuk u bëri
keq; janë ata që i bënë keq vetvetes.
[3:118] O ju që besoni, mos i zini shokë të jashtmit që
nuk pushojnë duke jua dashur të keqen. Madje dëshirojnë t’ju shohin duke
vuajtur. Urrejtje rrjedh nga gojët e tyre dhe çka fshehin në gjokset e tyre
është edhe më e keqe. Ne kështu sqarojmë shpalljet për ju, nëse kuptoni.
[3:119] Ja, ju po i doni, përderisa ata nuk ju duan,
dhe ju besoni në të gjithë shkrimin. Kur ju takojnë juve ata thonë, "Ne
besojmë," por sapo të largohen, i kafshojnë gishtat nga mllefi ndaj jush.
Thuaj, "Vdisni në mllefin tuaj." Zoti është tërësisht i vetëdijshëm
për mendimet më të thella.
[3:120] Kur diçka e mirë ju vjen juve ata dëshpërohen,
dhe kur diçka e keqe ju ndodh juve ata gëzohen. Nëse duroni me këmbëngulësi,
dhe vazhdoni të drejtën, kurthet e tyre nuk do t’ju dëmtojnë. Zoti është
tërësisht i vetëdijshëm për çdo gjë që bëjnë.
[3:121] Kujtohu që ti (Muhamed) ishe mes njerëzve tuaj
kur dole t’ua caktosh besimtarëve pozitat e tyre për betejë. Zoti është
Dëgjues, i Gjithëdijshëm.
[3:122] Dy grupe mes jush gati dështuan, por Zoti ishte
Zotëruesi i tyre. Në Zotin besimtarët duhet të kenë besim.
[3:123] Zoti ju dhuroi fitore në Bedr, pavarësisht nga
dobësia juaj. Prandaj, t’ia keni dronë Zotit, si mirënjohje.
[3:124] Ti ju the besimtarëve, "A nuk mjafton që
Zotëruesi juaj ju përkrahë me tre mijë engjëj, të zbritur?"
[3:125] Me të vërtetë, nëse duroni me këmbëngulësi dhe
vazhdoni të jeni të drejtë, pastaj ata ju sulmojnë papritmas, Zotëruesi juaj do
t’ju përkrahë me pesë mijë* engjëj, të ushtruar mirë.
[3:126] Zoti kështu ju njofton, për t’ju dhënë lajme të
mira, dhe t’jua bindë zemrën. Fitorja vjen veç prej Zotit, të Plotfuqishmit, Më
të Mençurit.
[3:127] Ai kështu qëron disa mosbesimtarë, ose i
neutralizon; ata gjithmonë përfundojnë humbës.
[3:128] Nuk varet prej teje; Ai mund t’i shpengojë, ose
Ai mund t’i ndëshkojë për shkeljet e tyre.
[3:129] E Zotit është çdo gjë në qiej dhe tokë. Ai fal
këdo që Ai do, dhe ndëshkon këdo që Ai do. Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[3:130] O ju që besoni, të mos jepni me fajde, të
shtuar mbi e për mbi. Kini dronë Zotit, që të mund t’ia dilni.
[3:131] Ruajuni zjarrit që pret mosbesimtarët.
[3:132] T’i bindeni Zotit dhe të dërguarit, që të
arrini mëshirë.
[3:133] Duhet të garoni me nxitim drejt faljes nga
Zotëruesi juaj dhe një Parajse gjerësia e të cilës rrethon qiejt dhe tokën; i
pret të drejtit,
[3:134] që japin bamirësi në kohë të mira, si dhe në
kohë të vështira. Ata janë që e frenojnë mllefin, dhe i falin njerëzit. Zoti i
do bamirësit.
[3:135] Nëse bëjnë mëkat ose i bëjnë keq vetes, ata
përkujtojnë Zotin dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i falë mëkatet
përveç Zotit – dhe ata nuk vazhdojnë në mëkate, me vetëdije.
[3:136] Shpërblimi i tyre është falje prej Zotëruesit
të tyre, dhe kopshte me prroje që rrjedhin; ata qëndrojnë aty përgjithmonë. Sa
shpërblim i bekuar për punëtorët!
[3:137] Janë vënë precedentë për ju në të kaluarën; Enduni
nëpër tokë dhe vëreni pasojat për pabesimtarët.
[3:138] Kjo është deklaratë për njerëzit, dhe udhëzim
dhe ndriçim për të drejtit.
[3:139] Të mos luhateni, e as të brengoseni, se jeni
fituesit përfundimtar, nëse jeni besimtarë.
[3:140] Nëse përjetoni vështirësi, armiku gjithashtu
vuan vështirësi të njëjtë. Ne i ndërrojmë ditët e fitores dhe disfatës mes
njerëzve. Zoti kështu i shquan besimtarët e vërtetë, dhe bekon disa prej jush
dëshmorë. Zotit nuk i pëlqen padrejtësia.
[3:141] Zoti kështu kalit ata që besojnë dhe poshtëron
mosbesimtarët.
[3:142] A prisni të hyni në Parajsë pa i klasifikuar
Zoti ata mes jush që përpiqen, dhe pa i klasifikuar ata që janë të durueshëm?
[3:143] Ju dikur e dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit
me të. Tani i jeni përballë, mu para syve tuaj.
[3:144] Muhamedi nuk ishte asgjë më shumë se i dërguar
si të dërguarit para tij. Po të vdesë ose të vritet, a do të ktheheshit prapa?
Kushdo që kthehet prapa, nuk e dëmton Zotin aspak. Zoti shpërblen ata që janë
mirënjohës.
[3:145] Askush nuk vdes përveç me lejen e Zotit, në një
kohë të paracaktuar. Kushdo që kërkon kotësitë e kësaj bote, ne ia japim, dhe
kushdo që kërkon shpërblimet e Përjetësisë, ne e bekojmë me to. Ne shpërblejmë
ata që janë mirënjohës.
[3:146] Sa profetë patën njerëz të devotshëm bashkë me
ta të luftonin, pa u tundur kurrë nën presion në rrugën e Zotit, e as nuk
ngurruan ose të dekurajohen. Zoti i do durimtarët.
[3:147] Shprehja e vetme e tyre ishte, "Zotëruesi
ynë, falna mëkatet, dhe shkeljet tona, përforcona këmbët, dhe dhurona fitore
mbi mosbesimtarët."
[3:148] Rrjedhimisht, Zoti ua dhuroi shpërblimet e
kësaj bote, dhe shpërblimet më të mira të Përjetësisë. Zoti i do punëmirët.
[3:149] O ju që besoni, nëse ju bindeni atyre që nuk
besojnë, do të ju kthejnë prapa, pastaj përfundoni të dështuar.
[3:150] Vetëm Zoti është Zotërues dhe Sundues i juaji,
dhe Ai është përkrahësi më i mirë.
[3:151] Ne do të hedhim tmerr në zemrat e atyre që nuk
besuan, pasi që ata ngrenë pos Zotit idhuj të pafuqi. Fati i tyre është në
Ferr; Sa vendbanim i tmerrshëm për shkelësit!
[3:152] Zoti e ka përmbushur premtimin e Tij ndaj jush,
dhe ju i mundët ata me lejen e Tij. Por pastaj u luhatët, u përçatë mes vete,
dhe nuk iu bindët pasi Ai jua kishte shfaqur (fitoren) që e dëshironit. Por
pastaj, disave prej jush ju tërhoq vëmendja nga plaçkat e kësaj bote, përderisa
të tjerëve me të drejtë ju interesoi Përjetësia. Ai pastaj ju largoi nga ata që
të ju testojë. Ai ju ka falur. Zoti derdh në besimtarët hirësinë e Tij.
[3:153] Kujtohuni që u turrët (pas plaçkave), duke mos
ia vënë veshin askujt, madje edhe kur i dërguari ju thërriste nga përmbas. Si
pasojë, Ai zëvendësoi një mjerim me tjetrin, që të mos brengoseni për çfarëdo
që ju shpëtoi, ose të jeni në agoni për vështirësitë që i kishit përjetuar.
Zoti është Njohës i çdo gjëje që bëni.
[3:154] Pas tërheqjes, Ai lëshoi mbi ju kotje të qetë
që qetësoi disa prej jush. Të tjerët mes jush merakoseshin veç për veten. Ata
ushqyen mendime për Zotin që nuk ishin të drejta – të njëjtat mendime që i
kishin ushqyer gjatë ditëve të injorancës. Kështu, ata thanë, "A varet
diçka prej nesh?" Thuaj, "Çdo gjë varet prej Zotit." Fshehën në
vetvete atë që nuk ta shfaqën. Thanë, "Sikur të varej prej nesh, asnjë
prej nesh nuk do të vritej në këtë betejë." Thuaj, "Sikur të rrinit
në shtëpitë tuaja, ata që kishin fatin të vriten do të zvarriteshin në shtratin
e tyre për vdekje." Zoti kështu ju futë në test që t’i nxjerrë jashtë
bindjet tuaja të vërteta, dhe të testojë çka keni në zemrat tuaja. Zoti është
tërësisht i vetëdijshëm për mendimet më të thella.
[3:155] Padyshim, ata mes jush që u zmbrapsën ditën që
dy ushtritë u ndeshën qenë mashtruar prej djallit. Kjo pasqyron disa nga punët
(e këqija) që kishin bërë. Zoti i ka falur. Zoti është Falës, i Butë.
[3:156] O ju që besoni, mos u bëni si ata që nuk besuan
dhe thanë për të afërmit e tyre që shkuan ose u mobilizuan për luftë,
"Sikur të kishin qëndruar me ne, ata nuk do të kishin vdekur ose të ishin
vrarë." Zoti e shndërron këtë në burim pikëllimi në zemrat e tyre. Zoti
drejton jetë dhe vdekje. Zoti është Pamës i çdo gjëje që bëni.
[3:157] U vratë ose vdiqët për Zotin, falja prej Zotit,
dhe mëshira janë shumë më të mira se çfarëdo që ata grumbullojnë.
[3:158] Vdiqët ose u vratë, do të mblidheni para Zotit.
[3:159] Ishte mëshirë prej Zotit që ti u bëre i
dhembshëm ndaj tyre. Po të ishe i ashpër dhe zemërngushtë, do të kishin
braktisur. Prandaj, t’i falësh dhe të kërkosh ndjesë për ta, dhe konsultohu me
ta. Kur të vendosësh, zbatoje planin dhe kij besim te Zoti. Zoti i do ata që
kanë besim në Atë.*
[3:160] Nëse ju përkrahë Zoti, askush nuk mund t’ju
mund. E nëse ju braktis, kush tjetër mund t’ju përkrahë? Në Zotin besimtarët
duhet të kenë besim.
[3:161] As profeti nuk mund të marrë më shumë nga
plaçkat e luftës sesa që i takon. Kushdo që merr më shumë sesa hisja që i takon
me të drejtë do të japë llogari për të në Ditën e Ringjalljes. Atëherë çdo
shpirt paguhet për çfarëdo që ka fituar, pa as më të voglën padrejtësi.
[3:162] A është ai që është në kërkim të kënaqësisë së
Zotit i njëjtë si ai që vetëshkakton zemërim nga Zoti dhe fat e ka Ferrin,
vendbanimin më të tmerrshëm?
[3:163] Ata padyshim zënë rangje të ndryshme te Zoti.
Zoti është Pamës i çdo gjëje që bëjnë.
[3:164] Zoti i ka bekuar besimtarët duke çuar ndër ta
një të dërguar nga mesi i tyre, që të recitojë për ta shpalljet e Tij, dhe t’i
pastrojë, dhe tu mësojë shkrimin dhe mençuri. Para kësaj, ata kishin humbur
krejtësisht.
[3:165] Tani që keni vuajtur zmbrapsje, dhe edhe pse ju
iu sollët dy herë më shumë vuajtje (armiqve), ju thatë, "Pse na ndodhi
kjo?" Thuaj, "Kjo është pasojë e vet veprave tuaja." Zoti është
i Gjithëfuqishëm.
[3:166] Ajo që ju goditi juve ditën që dy ushtritë u
ndeshën ishte në pajtim me vullnetin e Zotit, dhe që të dallohen besimtarët.
[3:167] Dhe të ekspozohen hipokritët që u ishte thënë,
"Ejani luftoni për Zotin, ose kontribuoni." Ata thanë, "Sikur të
kishim ditur si të luftojmë, do të ju kishim bashkangjitur." Ata ishin më
afër mosbesimit se besimit. Ata shprehën me gojët e tyre çka nuk ishte në
zemrat e tyre. Zoti e di çka ata fshehin.
[3:168] Ata thanë për të afërmit e tyre, përderisa
ndejën pas, "Po të na u kishin bindur, nuk do të ishin vrarë." Thuaj,
"Atëherë, parandaloni vdekjen tuaj, nëse jeni të sinqertë."
[3:169] Mos mendoni se ata që janë vrarë për Zotin janë
të vdekur; ata janë të gjallë te Zotëruesi i tyre, duke u kënaqur me furnizimet
e Tij.
[3:170] Ata kënaqen në mirësinë e Zotit, dhe kanë lajme
të mira për bashkëluftëtarët që nuk vdiqën me ta, se ata nuk kanë pse të
frikësohen, as nuk do të brengosen.
[3:171] Ata kanë lajme të mira për bekimet dhe hirësinë
e Zotit, dhe se Zoti nuk ngec së shpërblyeri besimtarët.
[3:172] Për ata që i përgjigjen Zotit dhe të dërguarit,
pavarësisht nga keqtrajtimet që i vuajnë, dhe vazhdojnë punët e tyre të mira,
dhe çojnë jetë të drejtë, shpërblim i madh.
[3:173] Kur njerëzit ju thonë, "Njerëzit janë
mobilizuar kundër jush; duhet t’ua keni frikën," kjo vetëm sa ua shton
besimin, dhe thonë, "Zoti na mjafton; Ai është Mbrojtësi më i mirë."
[3:174] Ata i kanë merituar bekimet dhe mirësinë e
Zotit. Kurrë asnjë dëm nuk i prekë, se e kanë arritur miratimin e Zotit. Zoti
posedon mirësi pa kufi.
[3:175] Është metodë e djallit të rrënjosë frikë në
subjektet e tij. Mos iu frikësoni atyre e frikësomuni Mua, nëse jeni besimtarë.
[3:176] Mos u dëshpëro nga ata që nxitojnë të mos
besojnë. Ata nuk e dëmtojnë Zotin aspak. Por, Zoti ka dashur që ata të mos kenë
hise në Përjetësi. Ata kanë vetëshkaktuar një ndëshkim të tmerrshëm.
[3:177] Ata që zgjedhin mosbesim, në vend të besimit,
nuk e dëmtojnë Zotin aspak; ata kanë vetëshkaktuar ndëshkim që dhemb.
[3:178] Le të mos mendojnë mosbesimtarët se i çojmë në
të mirë të tyre. Ne vetëm i çojmë në konfirmimin e mëkatit të tyre. Ata kanë
vetëshkaktuar ndëshkim poshtërues.
[3:179] Zoti nuk është për t’i lënë besimtarët ashtu
siç jeni, pa e dalluar të keqin prej të mirit. As nuk ju informon Zoti për të
ardhmen, por Zoti dhuron dituri të tillë mbi këdo që Ai zgjedhë nga mesi i të
dërguarve të Tij.* Prandaj, të besoni në Zotin dhe të dërguarit e Tij. Nëse
besoni dhe çoni jetë të drejtë, pranoni shpërblim të madh.
[3:180] Le të mos mendojnë ata dorështrënguarit që
mbledhin furnizimet e Zotit se kjo është mirë për ta; është keq për ta. Se do i
bartin ato që mbledhin në Ditën e Ringjalljes rreth qafës. Zoti është
trashëguesi përfundimtar i qiejve dhe tokës. Zoti është Njohës i tërësishëm i
çdo gjëje që bëni.
[3:181] Zoti i ka dëgjuar shprehjet e atyre që thanë,
"Zoti është i varfër, e ne jemi të pasur." Ne do të incizojmë çdo gjë
që thanë, ashtu siç i incizuam kur vrisnin profetët padrejtësisht, dhe do tu
themi, "Vuanie ndëshkimin e Ferrit.
[3:182] "Kjo është pasoja e vet punëve
tuaja." Zoti nuk është i padrejtë ndaj njerëzve.
[3:183] Janë ata që thanë, "Zoti ka lidhur besën
me ne që të mos besojmë në asnjë të dërguar, në mos na sjelltë një flijim që
gëlltitet nga zjarri." Thuaj, "Të dërguarë para meje kanë ardhur me
prova të qarta, duke përfshirë edhe atë që sapo kërkuat. Pse atëherë i vratë,
nëse jeni të sinqertë?"
[3:184] Nëse të refuzojnë, të dërguarë para teje janë
refuzuar, edhe pse sollën prova, Psalmet, dhe shkrimin ndriçues.
[3:185] Çdo njeri e shijon vdekjen, pastaj e pranoni
çmimin tuaj në Ditën e Ringjalljes. Kushdo që i shmanget Ferrit, për një fije
floku, dhe ia del në Parajsë, ka arritur triumf të vërtetë. Jeta e kësaj bote
nuk është asgjë më shumë se një iluzion.
[3:186] Ju patjetër do të testoheni, me paratë tuaja
dhe jetët tuaja, dhe do të dëgjoni prej atyre që pranuan shkrimin, dhe prej
idhujtarëve, shumë ofendime. Nëse duroni me këmbëngulësi dhe çoni jetë të
drejtë, kjo do të vërtetojë shkallën e besimit tuaj.
[3:187] Zoti mori besën prej atyre që pranuan shkrimin:
"T’ua tregoni njerëzve, dhe kurrë mos ta fshihni." Por ata e hodhën
pas shpine, dhe e shkëmbyen me një çmim të vogël. Çfarë tregtie e tmerrshme.
[3:188] Ata që lavdërohen për punët e tyre, dhe
dëshirojnë të jenë të lavdëruar për diçka që në të vërtetë nuk e kanë bërë, nuk
duhet të mendojnë se mund t’i shmangen ndëshkimit. Ata kanë vetëshkaktuar
ndëshkim që dhemb.
[3:189] I Zotit është sundimi i qiejve dhe tokës. Zoti
është i Gjithëfuqishëm.
[3:190] Në krijimin e qiejve dhe tokës, dhe ndërrimin e
natës dhe ditës, ka shenja për ata që kanë inteligjencë.
[3:191] Ata përkujtojnë Zotin përderisa qëndrojnë në
këmbë, ulur, dhe mbështetur anash, dhe mendojnë për krijimin e qiejve dhe
tokës: "Zotëruesi ynë, Ti nuk e krijove tërë këtë kot. Qofsh i madhëruar.
Shpëtona prej ndëshkimit të Ferrit.
[3:192] "Zotëruesi ynë, këdo që Ti e fut në Ferr e
ke braktisur. Shkelësit e tillë janë pa ndihmës.
[3:193] "Zotëruesi ynë, kemi dëgjuar një thirrës
duke thirrur në besim duke deklaruar: ‘Të besoni në Zotëruesin tuaj,’ dhe kemi
besuar. Zotëruesi ynë, falna shkeljet tona, largona mëkatet tona, dhe lërna të
vdesim si besimtarë të drejtë.
[3:194] "Zotëruesi ynë, derdhna bekimet që na
premtove nëpërmjet të dërguarve Tu, dhe mos na braktis në Ditën e Ringjalljes.
Ti nuk e thyen premtimin."
[3:195] Zotëruesi i tyre iu përgjigj: "Unë kurrë
nuk ngec së shpërblyeri cilindo punëtor për cilëndo punë që bëni, qofshi
mashkull apo femër - ju jeni të barabartë për njëri tjetrin. Pra, ata që
shpërngulen, dhe dëbohen prej shtëpive të tyre, dhe keqtrajtohen për shkak
Meje, dhe luftojnë dhe vriten, Unë padyshim do t’ua largoj mëkatet e tyre dhe
t’i pranoj në kopshte me prroje që rrjedhin." I tillë është shpërblimi
prej Zotit. Zoti posedon shpërblimin përfundimtar.
[3:196] Mos u magjeps nga çka duket si sukses i
mosbesimtarëve.
[3:197] Ata vetëm kënaqen përkohësisht, pastaj mbarojnë
në Ferr; çfarë fati i tmerrshëm!
[3:198] Sa për ata që ia kushtojnë vëmendjen Zotëruesit
të tyre, kanë merituar kopshte me prroje që rrjedhin; ata banojnë aty
përgjithmonë. I tillë është vendbanimi që u ipet nga Zoti. Çka Zoti ka është
shumë më e mirë për të drejtit.
[3:199] Po; disa ndjekës të shkrimeve paraprake besojnë
në Zotin, dhe në çka të është shpallur ty, dhe në çka u është shpallur atyre. Ata
ia kanë frikën Zotit, dhe nuk i shkëmbejnë shpalljet e Zotit për një çmim të
vogël. Këta do të marrin shpërblimin e tyre nga Zotëruesi i tyre. Zoti është më
i shkathëti në llogaritje.
[3:200] O ju që besoni, të jeni durimtarë, të
këmbëngulni, të jeni të bashkuar, t’ia keni dronë Zotit, që t’ia dilni.
[4:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[4:1] O njerëz, kini dronë Zotëruesit tuaj; Atij që ju
krijoi nga një qenie, dhe krijoi prej tij shoqen e tij, pastaj prej çiftit
përhapi shumë burra dhe gra. Të keni kujdes ndaj Zotit, në të cilin bëni be,
dhe të keni kujdes ndaj prindërve. Zoti është duke ju ruajtur.*
[4:2] T’ua dorëzoni jetimëve pronat që iu takojnë. Mos
e zëvendësoni të mirën me të keqën, dhe mos i konsumoni pronat e tyre duke i
bashkuar me tuajat. Kjo do të ishte padrejtësi e tepërt.
[4:3] Nëse jeni të mendimit se është më së miri për
jetimët, mund të martoheni me nënat e tyre – mund të martoheni me dy, tri, ose
katër. Nëse keni frikë se mos bëheni të padrejtë, atëherë duhet të jeni të
kënaqur me vetëm një, ose me ato që tashmë i keni. Veç kësaj, kështu me siguri
do tu shmangeni vështirësive financiare.
[4:4] Tua jepni grave pajën* e tyre të duhur, me
barazi. Nëse me dëshirë falin diç, atëherë mund ta pranoni; është me të drejtë
e juaja.
[4:5] Mos ua jepni jetimëve të papjekur pronat që Zoti
jua ka besuar juve si kujdestarë. T’i furnizoni prej tyre, t’i vishni, dhe t’i
trajtoni mirë.
[4:6] T’i testoni jetimët kur të arrijnë pubertetin.
Sapo të vëreni mjaft pjekuri te ta, ua jepni pronën e tyre. Mos e konsumoni në
mënyrë të tepruar dhe me ngut, para se të rriten. Kujdestari i pasur të mos
kërkojë pagë, por kujdestari i varfër mund të kërkojë me barazi. Kur t’ua jepni
pronën, të keni dëshmitarë. Zoti mjafton si Llogaritës.
[4:7] Burrat marrin hise prej asaj që prindërit dhe të
afërmit lënë pas. Gratë gjithashtu të marrin hise prej asaj që prindërit dhe të
afërmit lënë pas. Qoftë trashëgimi e vogël apo e madhe, (gratë duhet të marrin)
hise të caktuar.
[4:8] Gjatë shpërndarjes së pasurisë, nëse të afërmit,
jetimët, dhe nevojtarët janë të pranishëm, tu jepni prej saj, dhe t’i trajtoni
mirë.
[4:9] Ata që merakosen për fëmijët e vet, në rast se i
lënë pas, t’i kenë dronë Zotit dhe të flasin me barazi.
[4:10] Ata që konsumojnë pronat e jetimëve
padrejtësisht, hanë zjarr në barqet e tyre, dhe do të vuajnë në Ferr.
[4:11] Zoti shpallë testament për të mirën e fëmijëve
tuaj; mashkulli merr dy herë hise sa femra.* Nëse trashëgimtarët janë vetëm
gra, më shumë se dy, ato marrin dy të tretat e asaj që trashëgohet. Nëse lihet
vetëm një vajzë, ajo merr gjysmën. Prindërit e të vdekurit marrin një të
gjashtën e trashëgimisë secili, nëse i vdekuri ka lënë ndonjë fëmijë. Nëse nuk
ka lënë asnjë fëmijë, dhe prindërit e tij janë trashëgimtarët e vetëm, nëna
merr një të tretën. Nëse ka vëllezër a motra, atëherë nëna merr një të
gjashtën. E gjithë kjo, pas përmbushjes së ndonjë testamenti* që ka lënë i
vdekuri, dhe pasi të lahen të gjitha borxhet. Sa për prindërit dhe fëmijët
tuaj, nuk e dini cili prej tyre është më i miri për ju dhe më i dobishmi. Ky
është ligji i Zotit. Zoti është i Gjithëdijshëm, Më i Mençuri.
[4:12] Ju merrni gjysmën e asaj që lënë pas gratë
tuaja, nëse nuk kishin fëmijë. Nëse kishin fëmijë, ju merrni një të katërtën e
asaj që lënë. E gjithë kjo, pas përmbushjes së ndonjë testamenti që kanë lënë,
dhe pas larjes së të gjitha borxheve. Ato marrin një të katërtën e asaj që leni
pas, nëse nuk kishit fëmijë. Nëse kishit fëmijë, ato marrin një të tetën e asaj
që leni trashëgim. E gjithë kjo, pas përmbushjes së ndonjë testamenti që keni
lënë, dhe pas larjes së të gjitha borxheve. Nëse i vdekuri apo e vdekura kishte
vetëm vëllezër dhe/ose motra, atëherë ata pa dallim gjinie ndajnë në mënyrë të
barabartë një të tretën e trashëgimisë. Po të ketë vetëm një prej tyre, ai ose
ajo merr një të gjashtën. E gjithë kjo, pas përmbushjes së ndonjë testamenti,
dhe pas larjes së të gjitha borxheve, kështu që askush të mos dëmtohet. Ky
është testament i shpallur nga Zoti. Zoti është i Gjithëdijshëm, i Butë.
[4:13] Këto janë ligjet e Zotit. Ata që i binden Zotit
dhe të dërguarit të Tij, Ai do i pranojë në kopshte me prroje që rrjedhin, ku
qëndrojnë përgjithmonë. Ky është triumfi më i madh.
[4:14] Sa për atë që nuk i bindet Zotit dhe të
dërguarit të Tij, dhe shkelë ligjet e Tij, Ai do e shpie në Ferr, ku qëndron
përgjithmonë. Ka vetëshkaktuar ndëshkim të turpshëm.
[4:15] Ato prej grave tuaja që bëjnë marrëdhënie
jashtëmartesore, duhet të keni katër dëshmitarë kundër tyre, nga mesi juaj.
Nëse ata dëshmojnë, atëherë t’i mbani gratë e tilla në shtëpitë e tyre deri sa
të vdesin, ose deri sa Zoti të krijojë një rrugëdalje për to.*
[4:16] Çifti që bënë marrëdhënie jashtëmartesore të
ndëshkohet.* Nëse pendohen dhe përmirësohen, t’i lëni rehat. Zoti është Shpengues,
i Mëshirshmi.
[4:17] Pendimi është i pranueshëm nga Zoti prej atyre
që bien në mëkat nga padituria, pastaj pendohen menjëherë pas kësaj. Zoti i
shpengon ata. Zoti është i Gjithëdijshëm, Më i Mençuri.
[4:18] Nuk është i pranueshëm pendimi i atyre që bëjnë
mëkate deri sa tu vijë vdekja, pastaj thonë, “Tash pendohem.” As nuk është i
pranueshëm prej atyre që vdesin si mosbesimtarë. Për këta kemi përgatitur
ndëshkim që dhemb.
[4:19] O ju që besoni, nuk është e ligjshme për ju të trashëgoni
çka lënë gratë pas, kundër vullnetit të tyre. Mos i detyroni të heqin dorë nga
çfarëdo që ju keni dhënë, në mos bëfshin marrëdhënie jashtëmartesore të
vërtetuar. T’i trajtoni mirë. Nëse nuk ju pëlqejnë, mund të mos ju pëlqejë
diçka ku Zoti ka vënë shumë të mira.
[4:20] Nëse dëshironi të martoheni me një grua tjetër,
në vend të gruas së tanishme, dhe i keni dhënë cilësdo prej tyre një shumë të
madhe, të mos merrni prapa asgjë që i keni dhënë asaj. A do e merrnit me hile,
keqdashje, dhe mëkat?
[4:21] Si mund ta merrni prapa, pas intimitetit me
njëri tjetrin, dhe pasi kanë marrë prej jush zotim solemn?
[4:22] Mos u martoni me gratë që më parë ishin të
martuara me baballarët tuaj – martesat ekzistuese përjashtohen dhe të mos
prishen – se është fyerje e tepërt, dhe vepër e urryer.
[4:23] Të ndaluara për ju (për martesë) janë nënat
tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, motrat e baballarëve tuaj, motrat e nënave
tuaja, bijat e vëllait tuaj, bijat e motrës tuaj, Nënat gjidhënëse tuaja,
vajzat që morën gji nga e njëjta grua si ju, nënat e grave tuaja, bijat e grave
tuaja me të cilat keni përmbushur martesën – nëse martesa nuk është përmbushur,
mund të martoheni me të bijën e saj. Gjithashtu të ndaluara për ju janë gratë
që ishin të martuara me bijtë tuaj gjenetik. Gjithashtu, të mos jeni të martuar
me dy motra në të njëjtën kohë – por mos i prishni martesat ekzistuese. Zoti
është Falës, i Mëshirshmi.
[4:24] Gjithashtu janë të ndaluara gratë që janë tashmë
të martuara, përveç nëse shpëtojnë nga burrat e tyre mosbesimtarë që janë në
luftë me ju.* Këto janë urdhrat e Zotit për ju. Të gjitha kategoritë e tjera
janë të lejuara për ju për martesë, përderisa ua paguani pajën e duhur. Mbani
moralin, duke mos bërë marrëdhënie jashtëmartesore. Pra, cilado që ju pëlqen
prej tyre, tu paguani pajën e shpallur për to. Nuk bëni gabim me pajtim të
dyanshëm për çfarëdo ndreqje të pajës. Zoti është i Gjithëdijshëm, Më i
Mençuri.
[4:25] Ata mes jush që nuk kanë mundësi të martohen me
gra besimtare të lira, mund të martohen me gra besimtare skllave. Zoti din më
së miri për besimin tuaj, dhe ju jeni të barabartë për njëri tjetrin sa i
përket besimit. Të merrni leje nga kujdestarët e tyre para se të martoheni me
to, dhe t’ua paguani pajën e duhur me barazi. Ato duhet të mbajnë sjellje të
moralshme, duke mos bërë marrëdhënie jashtëmartesore, ose pasur dashnorë
sekret. Kur ato të lirohen nëpërmjet martesës, nëse bëjnë marrëdhënie
jashtëmartesore, ndëshkimi për to të jetë sa gjysma e atij për gratë e lira.*
Martesa me skllave duhet të jetë alternativa e fundit për ata që nuk mund të
presin. Të jeni të durueshëm është më mirë për ju. Zoti është Falës, i
Mëshirshmi.
[4:26] Zoti do që t’ju shpjegojë gjërat, dhe t’ju
udhëzojë nëpërmjet precedentëve të kaluar, dhe t’ju shpengojë. Zoti është i Gjithëdijshëm,
Më i Mençuri.
[4:27] Zoti dëshiron t’ju shpengojë, përderisa ata që
ndjekin epshet dëshirojnë që ju të devijoni në devijim të madh.
[4:28] Zoti dëshiron t’jua lehtësojë barrën, se qenia
njerëzore është krijuar e dobët.
[4:29] O ju që besoni, mos e konsumoni pronën e njëri
tjetrit në mënyrë të paligjshme – vetëm shitblerjet me pajtim të dyanshëm
lejohen. Mos u vrisni. Zoti është i Mëshirshëm ndaj jush.
[4:30] Kushdo që kryen këto shkelje, me keqdashje dhe
paramendim, do e flakim në Ferr. Kjo është lehtë për Zotin.
[4:31] Nëse shmangeni nga bërja e mëkateve të tepërta
që janë të ndaluara për ju, do t’ua heqim mëkatet, dhe t’ju pranojmë pranim të
ndershëm.
[4:32] Të mos i lakmoni cilësitë e dhuruara mbi njëri
tjetrin nga Zoti; burrat gëzojnë cilësi të caktuara, dhe gratë gëzojnë cilësi
të caktuara. Mund t’i luteni Zotit t’ju lëshojë mirësinë e Tij. Zoti është
tërësisht i vetëdijshëm për të gjitha gjërat.
[4:33] Për secilin nga ju, ne kemi përcaktuar hise nga
trashëgimia e lënë nga prindërit dhe të afërmit. Gjithashtu të afërmve nga
martesa, t’ua jepni hisen e duhur. Zoti është dëshmitar i të gjitha gjërave.
[4:34] Burrat janë përgjegjës për gratë,** dhe Zoti i
ka pajis me cilësi të caktuara, dhe i ka bërë furnizues. Gratë e drejta do të
pranojnë me gëzim këtë rregullim, pasi që është urdhri i Zotit, dhe t’i
nderojnë burrat e tyre gjatë mospranisë së tyre. Nëse përjetoni kryengritje nga
gratë, së pari të flisni me to, pastaj (mund të përdorni nxitje negative si)
braktisja në shtrat, pastaj mund (si mundësi e fundit) t’i rrihni. Nëse ju
binden, nuk lejoheni të bëni shkelje kundër tyre. Zoti është Më i Larti,
Madhështor.
[4:35] Nëse një çift i frikësohet ndarjes, të caktoni
një arbitër nga familja e tij dhe një arbitër nga familja e saj; nëse vendosin
të pajtohen, Zoti do tu ndihmojë të bashkohen. Zoti është i Gjithëdijshëm,
Njohës.
[4:36] Të adhuroni vetëm Zotin – mos shoqëroni asgjë me
Të. Të keni kujdes ndaj prindërve, të afërmve, jetimëve, të varfërve, fqinjit
farefisnor, fqinjit jo-farefisnor, kolegut të ngushtë, udhëtarit të huaj, dhe
shërbëtorëve tuaj. Zotit nuk i pëlqejnë mburravecët e mendjemëdhenjtë.
[4:37] Ata që janë dorështrënguar, i nxisin njerëzit të
jenë dorështrënguar, dhe fshehin çka Zoti u ka dhuruar nga dhuratat e Tij. Për
mosbesimtarët kemi përgatitur ndëshkim të turpshëm.
[4:38] Ata japin para për bamirësi sa për tu parë,
përderisa nuk besojnë në Zotin dhe Ditën e Fundit. Nëse shoqërues i dikujt
është djalli, ai është shoqëruesi më i keq.
[4:39] Pse të mos besojnë në Zotin dhe Ditën e Fundit,
dhe të japin prej furnizimeve të Zotit te ta? Zoti është tërësisht i
vetëdijshëm për ta.
[4:40] Zoti nuk shkakton padrejtësi as sa pesha e
atomit. Në të kundërtën, Ai e shumëfishon shpërblimin për veprën e drejtë, dhe
nga Vetja jep shpërblim shumë të madh.
[4:41] Pra, kur vjen dita (e gjykimit), do të thërrasim
një dëshmitar nga secila shoqëri, dhe ti do të shërbesh si dëshmitar mes tyre.
[4:42] Në atë ditë, ata që nuk besuan dhe nuk iu bindën
të dërguarit do të dëshirojnë të jenë rrafsh me tokë; asnjë shprehje të vetme
nuk do mund ta fshehin prej Zotit.
[4:43] O ju që besoni, të mos i zbatoni Lutjet e
Kontaktit (Salat) duke qenë të dehur, që ta dini çka jeni duke thënë. As pas
orgazmës seksuale pa u larë, pos nëse jeni në rrugëtim; nëse jeni të sëmurë ose
duke udhëtuar, ose patët jashtëqitje urinore apo fekale (p.sh. gaz), ose patët
kontakt (seksual) me gratë, dhe nuk mund të gjeni ujë, të zbatoni Tejemum
(avdes të thatë) duke prekur dhe të pastër të thatë, dhe duke fshirë fytyrat
dhe duart me të. Zoti është Shlyes Mëkatesh, Falës.
[4:44] A i ke vërejtur ata që morën një pjesë të
shkrimit, dhe si zgjedhin të humben, dhe dëshirojnë që ju të humbeni nga rruga?
[4:45] Zoti e di më së miri kush janë armiqtë tuaj.
Zoti është Zotëruesi dhe Sunduesi i vetëm. Zoti është i vetmi Përkrahës.
[4:46] Mes atyre që janë Jahudi, disa i shtrembërojnë
fjalët përtej të vërtetës, dhe thonë, “Dëgjojmë, por nuk bindemi,” dhe “Fjalët
tua po bien në veshë të shurdhër,” dhe “Raina* (kujdestarona),” përderisa përdredhin
gjuhët e tyre për ta përqeshur fenë. Sikur të thoshin, “Dëgjojmë, dhe bindemi,”
dhe “Të dëgjojmë,” dhe “Undhurna (ruana),” do të ishte më mirë për ta, dhe më e
drejtë. Por, ata kanë vetëshkaktuar mallkim prej Zotit për shkak të mosbesimit
të tyre. Si pasojë, shumica e tyre nuk mund të besojnë.
[4:47] O ju që morët shkrimin, të besoni në çka
shpallëm këtu, që vërteton atë që e keni, para se të dëbojmë fytyra të caktuara
në dëbim, ose t’i mallkojmë siç mallkuam ata që nuk respektuan të Shtunën. Urdhri
i Zotit kryhet.
[4:48] Zoti nuk falë idhujtarinë,* por Ai ia falë
krimet më të vogla kujtdo që Ai do. Kushdo që ngrit idhuj përkrah Zotit, ka
sajuar një krim të madh.
[4:49] A i ke vërejtur ata që lartësojnë veten? Jo,
Zoti është Ai që lartëson kë do Ai, pa as më të voglën padrejtësi.
[4:50] Vëreni si trillojnë gënjeshtra për Zotin; sa
krim i tepruar është ky!
[4:51] A i ke vërejtur ata që pranuan një pjesë të
shkrimit, dhe si ata besojnë në idhujtari dhe doktrinë të rreme, e thonë,
“Mosbesimtarët janë më mirë të udhëzuar se besimtarët?!”
[4:52] Janë ata që vetëshkaktuan mallkimin e Zotit, e
këdo që Zoti mallkon, nuk do të gjeni ndonjë ndihmues për të.
[4:53] A zotërojnë ata hise të sovranitetit? Sikur të
zotëronin, nuk do tu jepnin njerëzve as sa një kokërr.
[4:54] A ua kanë zili njerëzve për shkak se Zoti u ka
derdhur atyre bekimet e Tij? I kemi dhënë familjes së Ibrahimit shkrimin, dhe
mençuri; u dhamë autoritet të madh.
[4:55] Disa prej tyre besuan në të, dhe disa prej tyre
e refuzuan; Ferri është i vetmi ndëshkim i drejtë për këta.
[4:56] Padyshim, ata që nuk besojnë në shpalljet tona,
do i flakim në zjarr. Kurdo që u digjen lëkurat, do tu japim lëkura të reja.
Kështu, ata do të vuajnë vazhdimisht. Zoti është i Plotfuqishëm, Më i Mençuri.
[4:57] Sa për ata që besojnë dhe çojnë jetë të drejtë,
do i pranojmë në kopshte me prroje që rrjedhin, ku qëndrojnë përgjithmonë. Aty
do të kenë bashkëshorte të çiltra. Do i pranojmë në hije të hareshme.
[4:58] Zoti ju urdhëron të ktheni çfarëdo që njerëzit
jua kanë besuar. Nëse gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me barazi. Këshilla më e
mirë është vërtetë ajo e Zotit. Zoti është Dëgjues, Pamës.
[4:59] O ju që besoni, t’i bindeni Zotit, dhe t’i
bindeni të dërguarit, dhe të autorizuarve mes jush. Nëse grindeni për ndonjë çështje,
t’ia drejtoni Zotit dhe të dërguarit, nëse besoni në Zotin dhe Ditën e Fundit.
Kjo është më mirë për ju, dhe ju furnizon me zgjidhjen më të mirë.
[4:60] A i ke vërejtur ata që pretendojnë që besojnë në
çka tu shpall ty, dhe në çka u shpall para teje, dhe pastaj mbështeten në
ligjet e padrejta të idhujve të tyre? Ata u urdhëruan t’i refuzojnë ligjet e
tilla. Është vet dëshira e djallit për t’i çuar larg në humbje.
[4:61] Kur u thuhet, “Ejani te çka Zoti ka shpallur,
dhe te i dërguari,” i sheh hipokritët duke tu shmangur plotësisht.
[4:62] Si do të jetë atëherë kur një katastrofë i godet
ata, si pasojë e vet veprave të tyre? Atëherë do të vinë te ti dhe të bëjnë be
në Zot: “E patëm me qëllim të mirë dhe të drejtë!”
[4:63] Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për qëllimet
e tyre më të thella. Të mos i përfillësh, t’i këshillosh, dhe tu japësh sqarim
të mirë që mund t’ua shpëtojë shpirtrat.
[4:64] Ne nuk dërguam asnjë të dërguar përveç që t’i
binden në pajtim me vullnetin e Zotit. Kur ata i bënë keq vetes, po të vinin te
ti dhe t’i luteshin Zotit për falje, dhe i dërguari të lutej për faljen e tyre,
do e gjenin Zotin Shpengues, Më të Mëshirshmin.
[4:65] Jo, për Zotëruesin tënd; ata nuk janë besimtarë
po të mos vijnë te ti për të gjykuar në grindjet e tyre, dhe të mos gjejnë
asnjë hezitim në zemrat e tyre çfarëdo qoftë ai në pranimin e gjykimit tënd.
Duhet të nënshtrohen nënshtrim total.
[4:66] Sikur tu shpallnim atyre: “Duhet ta sakrifikoni
jetën,” ose “T’i dorëzoni shtëpitë,” nuk do e kishin bërë, përveç një pakice
nga ta. (Edhe sikur një urdhër i tillë të lëshohej,) sikur ta bënin atë që u
urdhëruan ta bënin, do ishte më mirë për ta, dhe do e vërtetonte forcën e
besimit të tyre.
[4:67] Dhe do u dhuronim shpërblim të madh.
[4:68] Dhe do i udhëzonim në rrugën e drejtë.
[4:69] Ata që i binden Zotit dhe të dërguarit përkasin
me ata të bekuarit nga Zoti – profetët, të shenjtët, dëshmorët, dhe të drejtit.
Janë shoqëria më e mirë.
[4:70] I tillë është bekimi prej Zotit; Zoti është më i
miri Njohës.
[4:71] O ju që besoni, të rrini në gatishmëri, dhe të
mobilizoheni veç e veç, ose të mobilizoheni të gjithë së bashku.
[4:72] Padyshim, ka prej tyre mes jush që ngadalësohen,
pastaj, nëse ju godet ndonjë pengesë, do të thoshin, “Zoti më ka bekuar që nuk
rashë dëshmorë me ta.”
[4:73] Por nëse arrini bekim nga Zoti, do të thoshin,
sikur të mos ketë pasur miqësi në mes juve dhe atyre, “Ah sikur të isha me ta,
që të fitoja edhe unë një fitore të tillë të madhe.”
[4:74] Ata që luftojnë me gatishmëri për Zotin janë ata
që heqin dorë nga kjo botë për Përjetësinë. Kushdo që lufton për Zotin, pastaj
e vrasin, ose ai arrin fitore, padyshim do i dhurojmë një shpërblim shumë të
madh.
[4:75] Pse të mos luftoni për Zotin kur fëmijët, gratë,
dhe burrat e dobët janë duke u lutur: “Zotëruesi ynë, çlirona nga kjo shoqëri
njerëzit e të cilës janë shtypës, dhe qofsh Ti Zotëruesi dhe Sunduesi ynë.”
[4:76] Ata që besojnë po luftojnë për Zotin, kurse ata
që nuk besojnë po luftojnë për tirani. Prandaj, të luftoni kundër aleatëve të
djallit; fuqia e djallit është zero.
[4:77] A i ke vërejtur ata që u është thënë, “Nuk keni
nevojë të luftoni; e tëra që duhet të bëni është të zbatoni Lutjet e Kontaktit
(Salat) dhe të jepni bamirësinë e obligueshme (Zeqat),” pastaj, kur luftimi u
shpall për ta, ata iu frikësuan njerëzve po aq sa iu frikësuan Zotit, ose edhe
më shumë? Thanë, “Zotëruesi ynë, pse na detyrove këtë luftë neve? Sikur vetëm
të na shtyje këtë për pak më vonë!” Thuaj, “Pajisjet e kësaj bote janë zero,
ndërsa Përjetësia është shumë më e mirë për të drejtit, dhe nuk vuani as
padrejtësinë më të vockël.”
[4:78] Kudo që jeni, vdekja do t’ju zë, edhe nëse
jetoni në kështjella të fortifikuara. Kur diçka e mirë u ndodhë atyre, thonë,
“Kjo është prej Zotit,” dhe kur diçka e keqe i godet, të fajësojnë ty. Thuaj,
“Çdo gjë vjen prej Zotit.” Pse këta njerëz e keqkuptojnë pothuajse çdo gjë?
[4:79] Çfarëdo e mire që të ndodhë është prej Zotit,
dhe çfarëdo e keqe që të ndodhë është prej teje. Të kemi dërguar si të dërguar
te njerëzit,* dhe Zoti mjafton si dëshmitar.
[4:80] Kushdo që i bindet të dërguarit i bindet Zotit.
Sa për ata që refuzojnë, ne nuk të dërguam si roje të tyre.
[4:81] Ata thonë se binden, por sapo të largohen, disa
prej tyre ushqejnë mendime në kundërshtim me atë që thonë. Zoti i incizon mendimet
e tyre më të thella. Shpërfilli ata, dhe kij besim në Zotin. Zoti mjafton si
mbrojtës.
[4:82] Pse nuk e studiojnë Kuranin me vëmendje? Sikur
të ishte prej tjetër pos Zotit, do të gjenin në të kundërthënie të shumta.*
[4:83] Kur ndonjë thashetheme që prekë sigurinë kalon
pranë tyre, ata e përhapin. Sikur t’i drejtoheshin për këtë të dërguarit, dhe
të autorizuarve mes tyre, ata që i kuptojnë këto çështje do i informonin. Sikur
të mos ishte mirësi e Zotit ndaj jush, dhe mëshira e Tij, do të ndiqnit djallin,
përveç një pakice.
[4:84] Të luftosh për Zotin; je përgjegjës vetëm për
shpirtin tënd, dhe nxiti besimtarët të bëjnë të njëjtën. Zoti do të
neutralizojë fuqinë e atyre që nuk besojnë. Zoti është shumë më i fuqishëm, dhe
shumë më i efektshëm.
[4:85] Kushdo që ndërmjetëson një vepër të mirë është
pjesëmarrës i saj, dhe kushdo që ndërmjetëson një punë të keqe, i shkakton
vetes një pjesë të saj. Zoti drejton të gjitha gjërat.
[4:86] Kur ju përshëndesin me përshëndetje, reagoni me
një përshëndetje më të mirë ose së paku një të barabartë. Zoti i llogarit të
gjitha gjërat.
[4:87] Zoti: nuk ka zot përveç Tij. Ai padyshim do t’ju
mbledhë në Ditën e Ringjalljes – ditën e pashmangshme. Tregimi i kujt është më
i vërtetë se i Zotit?
[4:88] Pse duhet të ndaheni në dy grupe sa i përket
hipokritëve (mes jush)? Zoti është ai që i mallkoi se e merituan. A dëshironi
t’i udhëzoni ata që janë dërguar në humbje nga Zoti? Këdo që Zoti e dërgon në
humbje, nuk mund të gjeni mënyrë për ta udhëzuar.
[4:89] Ata dëshirojnë që ju të mos besoni ashtu si nuk
kanë besuar ata, dhe të bëheni të barabartë. Mos i konsideroni shokë, në mos u
mobilizofshin me ju për Zotin. Nëse kthehen kundër jush, t’i luftoni, dhe mund
t’i vrisni kur hasni në ta në luftë. Të mos i pranoni si shokë, ose aleat.*
[4:90] Me përjashtim të atyre që ju bashkëngjiten
njerëzve me të cilët keni nënshkruar traktat paqeje, dhe të atyre që vijnë te
ju duke dashur të mos ju luftojnë, as t’i luftojnë të afërmit e tyre. Sikur të
donte Zoti, Ai do i kishte lejuar të luftojnë kundër jush. Prandaj, nëse ju
lënë rehat, ndalojnë të ju luftojnë, dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Zoti nuk ju
jep asnjë justifikim për t’i luftuar.
[4:91] Do të gjeni të tjerë që dëshirojnë të bëjnë paqe
me ju, dhe gjithashtu me njerëzit e tyre. Mirëpo, posa të shpërthejë lufta,
luftojnë kundër jush. Nëse këta njerëz nuk ju lënë rehat, nuk ju ofrojnë paqe,
dhe nuk ndalen së ju luftuari, mund t’i luftoni kur ndesheni me ta. Kundër
këtyre, ju japim autorizim të qartë.
[4:92] Asnjë besimtar të mos vrasë besimtarin tjetër,
pos nëse është aksident. Nëse dikush vret një besimtar aksidentalisht, të laj
fajin duke liruar një skllav besimtar, dhe duke i paguar kompensim familjes së
viktimës, nëse ata nuk e falin kompensimin e tillë si bamirësi. Nëse viktima i
takonte njerëzve që janë në luftë me ju, ndonëse ishte besimtar, të lani fajin
duke liruar një skllav besimtar. Nëse i takonte njerëzve me të cilët keni
nënshkruar traktat paqeje ta paguani kompensimin plus të lironi një skllav
besimtar. Nëse nuk gjeni* skllav për të liruar, të lani fajin duke agjëruar dy
muaj rresht, për t’ju shpenguar Zoti. Zoti është Njohës, Më i Mençuri.
[4:93] Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkim
i tij është Ferri, ku qëndron përgjithmonë, Zoti është i zemëruar me të, dhe e
mallkon, dhe ka përgatitur për të ndëshkim të tmerrshëm.
[4:94] O ju që besoni, nëse sulmoni për Zotin, të jeni
absolutisht të sigurt. Mos i thoni atij që ju ofron paqe, “Ti nuk je besimtar,”
duke kërkuar plaçkat e kësaj bote. Se Zoti posedon pakufi plaçka. Mbani mend që
edhe ju ishit si ata, dhe Zoti ju bekoi. Prandaj, të jeni absolutisht të sigurt
(para se të sulmoni). Zoti është Njohës i tërësishëm i çdo gjëje që bëni.
[4:95] Nuk janë të barabartë ata që rrinë mes
besimtarëve e nuk janë invalid, dhe ata që përpiqen për Zotin me paratë dhe
jetën e tyre. Zoti i lartëson ata që përpiqen me paratë dhe jetën e tyre mbi
ata që rrinë. Për të dyja, Zoti premton shpëtim, por Zoti i lartëson ata që
përpiqen mbi ata që rrinë me një shpërblim shumë të madh.
[4:96] Rangjet e larta, si dhe falja dhe mëshira vijnë
nga Ai. Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[4:97] Ata jetët e të cilëve përfundohen nga engjëjt,
përderisa janë në rrugë të gabuar, engjëjt do i pyesin, “Çka ishte problemi me
ju?” Do të thonë, “Ne ishim të shtypur në tokë.” Ata do të thonë, “A nuk ishte
toka e Zotit mjaft e gjerë për ju që të emigroni aty?” Për këta, vendbanimi i
fundit është Ferri, dhe një fat i trishtueshëm.
[4:98] Me përjashtim të fëmijëve, grave, dhe burrave të
dobët që nuk posedojnë forcën, as mjetet për të gjetur një rrugëdalje.
[4:99] Këta mund të falen nga Zoti. Zoti është Shlyes
Mëkatesh, Falës.
[4:100] Kushdo që emigron për Zotin do të gjejë në tokë
dhurata dhe pasuri të shumta. Kushdo që lë shtëpinë e tij, duke emigruar te
Zoti dhe i dërguari i Tij, dhe pastaj e zë vdekja, shpërblimi i tij është me
Zotin. Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[4:101] Kur udhëtoni, gjatë luftës, nuk bëni gabim me
shkurtimin e Lutjeve tuaja të Kontaktit (Salat), nëse keni frikë se
mosbesimtarët mund t’ju sulmojnë. Padyshim mosbesimtarët janë armiqtë tuaj të
flaktë.
[4:102] Kur të jesh me ta, dhe të udhëheqësh Lutjen e
Kontaktit (Salat) për ta, le të qëndrojnë disa prej jush roje; le t’i mbajnë
armët e tyre, dhe le të qëndrojnë pas jush përderisa përuleni. Pastaj, grupi tjetër
që nuk është lutur le ta marrë radhën të luten me ty, përderisa të tjerët
qëndrojnë roje dhe i mbajnë armët e tyre. Ata që nuk besojnë dëshirojnë të ju
shohin duke lënë armët dhe pajisjet pas dore, për t’ju sulmuar një herë e
përgjithmonë. Nuk bëni gabim, nëse pengoheni nga shiu ose ndonjë lëndim, dhe i
lëshoni armët tuaja, përderisa vazhdoni të jeni në gatishmëri. Zoti ka
përgatitur për mosbesimtarët ndëshkim të turpshëm.
[4:103] Kur ta kryeni Lutjen e Kontaktit (Salat), ta
kujtoni Zotin ndërsa jeni në këmbë, të ulur, ose të shtrirë.* Kur të përfundojë
lufta, t’i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat); Lutjet e Kontaktit (Salat) janë
shpallur për besimtarët në kohë të posaçme.
[4:104] Mos u luhatni për të ndjekur armikun. Nëse ju
vuani, ata gjithashtu vuajnë. Megjithatë, ju prisni nga Zoti çka ata nuk
presin. Zoti është i Gjithëdijshëm, Më i Mençuri.
[4:105] E kemi zbritur shkrimin te ti, me të vërtetë,
për të gjykuar mes njerëzve sipas asaj që Zoti ta tregoi. Të mos anosh nga
tradhtarët.
[4:106] T’i lutesh Zotit për falje. Zoti është Falës, i
Mëshirshmi.
[4:107] Mos polemizoni në emër të atyre që mashtrojnë
veten; Zoti nuk do tradhtarë, fajtorë.
[4:108] Ata fshihen prej njerëzve, dhe nuk mërziten të
fshihen prej Zotit, edhe pse Ai është me ta përderisa ushqejnë ide që nuk i
pëlqejnë Atij. Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për çdo gjë që bëjnë.
[4:109] Ja ku jeni duke polemizuar në emër të tyre në
këtë botë; kush do të polemizojë me Zotin në emër të tyre në Ditën e
Ringjalljes? Kush do të jetë mbrojtësi i tyre?
[4:110] Kushdo që bën të këqija, ose mashtron veten,
pastaj i lutet Zotit për falje, do e gjejë Zotin Falës, Më të Mëshirshmin.
[4:111] Kushdo që mbledhë një mëkat, e mbledhë në dëm
të shpirtit të vet. Zoti është i Gjithëdijshmi, Më i Mençuri.
[4:112] Kushdo që mbledhë një mëkat, pastaj e akuzon
një person të pafajshëm për të, ka kryer blasfemi dhe krim të tepërt.
[4:113] Po të mos ishte mirësi e Zotit ndaj teje, dhe
mëshira e Tij, disa prej tyre do të kishin çorientuar. Ata vetëm e çorientojnë
veten, dhe nuk mund të të dëmtojnë aspak. Zoti të ka zbritur shkrimin dhe
mençuri, dhe Ai të ka mësuar çka nuk e ke ditur kurrë. Vërtetë, bekimet e Zotit
mbi ty kanë qenë shumë të mëdha.
[4:114] Asgjë nuk i bën të mira konferencat e tyre
private, përveç atyre që përkrahin bamirësinë, ose veprat e drejta, ose paqen
në mes të njerëzve. Kushdo që bën këtë, si reagim ndaj mësimeve të Zotit, do i
dhurojmë një shpërblim shumë të madh.
[4:115] Sa për atë që e kundërshton të dërguarin, pasi
që udhëzimi është bërë i qartë për të, dhe ndjekë rrugë përveç asaj të
besimtarit, do e lëmë kah drejtimi që e ka zgjedhur, dhe e fusim në Ferr; çfarë
fati i tmerrshëm!
[4:116] Zoti nuk falë adhurimin e idhujve (nëse mbahet
deri në vdekje),* dhe Ai falë krime më të vogla për këdo që Ai do. Kushdo që
idhujtarizon ndonjë idhull përkrah Zotit ka humbur larg në humbje.
[4:117] Ata madje adhurojnë perëndesha përveç Tij; në
realitet po adhurojnë vetëm djallin kryengritës.
[4:118] Që e ka mallkuar Zoti, dhe që tha, “Patjetër do
e rekrutoj një pjesë të caktuar të adhuruesve Tënd.*
[4:119] "Unë do i çorientoj, do i joshë, do i
urdhëroj të (ndalojnë ngrënien e mishrave të caktuar duke) shënuar veshët e
bagëtisë, dhe do i urdhëroj të shtrembërojnë krijesat e Zotit.” Kushdo që e
pranon djallin si zotërues, në vend të Zotit, ka vetëshkaktuar humbje
marramendëse.
[4:120] Ai u premton dhe i joshë ata; çka premton
djalli nuk është asgjë më shumë se një iluzion.
[4:121] Të tillët kanë vetëshkaktuar Ferr si vendbanim
përfundimtar, dhe nuk mund t’i shmangen kurrë.
[4:122] Sa për ata që besojnë dhe çojnë jetë të drejtë,
do i pranojmë në kopshte me prroje që rrjedhin, ku jetojnë përgjithmonë. I
tillë është premtimi i sinqertë i Zotit. Shprehjet e kujt janë më të vërteta se
të Zotit?
[4:123] Nuk bëhet sipas dëshirave tuaja, apo dëshirave
të njerëzve të shkrimit: kushdo që bën keq paguan për të, dhe nuk do të ketë
asnjë ndihmues ose përkrahës kundër Zotit.
[4:124] Sa për ata që çojnë jetë të drejtë, qoftë
mashkull apo femër, përderisa besojnë, ata hyjnë në Parajsë; pa as më të voglën
padrejtësi.
[4:125] Kush është më mirë i udhëzuar në fenë e tij se
ai që i nënshtrohet plotësisht Zotit, çon jetë të drejtë, sipas kredos së
Ibrahimit: monoteizmit? Zoti e ka zgjedhur Ibrahimin si shok të dashur.
[4:126] Zotit i takon çdo gjë në qiej dhe tokë. Zoti i
ka krejt gjërat në dorë.
[4:127] Konsultohen me ty rreth grave: thuaj, “Zoti ju
këshillon në lidhje me to, siç ju recitohet në shkrim. T’i riparoni të drejtat
e jetimeve të cilave ju bëni hile në pajën e duhur kur dëshironi të martoheni
me to: Të mos e keqpërdorni rastin. Edhe të drejtat e jetimave duhet gjithashtu
të mbrohen. T’i trajtoni jetimët me barazi. Çfarëdo të mire që bëni, Zoti është
tërësisht i vetëdijshëm për të.”
[4:128] Nëse një grua ndjenë shtypje ose braktisje nga
bashkëshorti, çifti të provojë t’i pajtojë dallimet, se pajtimi është më së
miri për ta. Të qenit vetjak është tipar i njeriut, dhe nëse e çoni mirë dhe
çoni jetë të drejtë, Zoti është Njohës i tërësishëm i çdo gjëje që bëni.
[4:129] Nuk mundeni kurrë të silleni me barazi me më
shumë se një bashkëshorte, pavarësisht sa përpiqeni. Prandaj, mos u bëni aq të
njëanshëm sa që ta lëni njërën pezull (as ta gëzojë martesën, as të lihet të
martohet me dikë tjetër). Nëse e përmirësoni këtë situatë dhe mbani drejtësinë,
Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[4:130] Nëse çifti duhet të vendosë të ndahet, Zoti do
të furnizojë secilin prej tyre nga dhuratat e Tij. Zoti është Bujar, Më i
Mençuri.
[4:131] E Zotit është çdo gjë në qiej dhe tokë, dhe i kemi
porositur ata që pranuan shkrimin para juve, dhe ju porositëm juve, që t’ia
keni dronë Zotit. Nëse nuk besoni, atëherë e Zotit është çdo gjë në qiej dhe në
tokë. Zoti nuk ka nevojë për asgjë, i Falënderuar.
[4:132] E Zotit është gjithçka në qiej dhe tokë, dhe
Zoti është i vetmi Mbrojtës.
[4:133] Nëse Ai do, mundet t’ju asgjësojë, o njerëz,
dhe t’ju zëvendësojë me tjerë. Zoti është padyshim i zoti ta bëjë këtë.
[4:134] Kushdo që kërkon shpërblimet e kësaj bote le ta
di se Zoti i posedon edhe shpërblimet e kësaj bote edhe të Përjetësisë. Zoti
është Dëgjues, Pamës.
[4:135] O ju që besoni, të jeni absolutisht të drejtë,
dhe t’ia keni dronë Zotit, kur shërbeni si dëshmitarë, madje edhe kundër vetes,
ose prindërve, ose të afërmve. Pa marrë parasysh nëse i akuzuari është i pasur
apo i varfër, Zoti i trajton që të dy. Prandaj, mos jini të njëanshëm nga
dëshirat tuaja personale. Nëse devijoni ose shpërfillni (këtë urdhër), atëherë
Zoti është Njohës i tërësishëm i çdo gjëje që bëni.
[4:136] O ju që besoni, të besoni në Zotin dhe të
dërguarin e Tij, dhe në shkrimin që ka shpallur nëpërmjet të dërguarit të Tij,
dhe në shkrimin që ka shpallur para atij. Kushdo që refuzon të besojë në Zotin,
dhe engjëjt e Tij, dhe shkrimin e Tij, dhe të dërguarit e Tij, dhe Ditën e Fundit,
ka humbur vërtetë larg në humbje.
[4:137] Padyshim, ata që besojnë, pastaj nuk besojnë,
pastaj besojnë, pastaj nuk besojnë, pastaj futen më thellë në mosbesim, Zoti
nuk do i falë, as nuk do i udhëzoj në asnjë mënyrë.
[4:138] Njoftoj hipokritët se kanë vetëshkaktuar
ndëshkim që dhemb.
[4:139] Ata janë ata që iu bashkohen mosbesimtarëve në
vend të besimtarëve. A po kërkojnë dinjitet me ta? I gjithë dinjiteti është me
Zotin.
[4:140] Ai ju ka dërguar fjalë në shkrim që: nëse
dëgjoni përqeshje dhe tallje të shpalljeve të Zotit, të mos uleni me ta, në mos
u futshin në bisedë tjetër. Përndryshe, do jeni po aq fajtorë sa ata. Zoti do i
mbledhë hipokritët dhe mosbesimtarët së bashku në Ferr.
[4:141] Ata ju vëzhgojnë dhe presin; nëse arrini fitore
nga Zoti, ju thonë, “A nuk ishim me ju?” Por nëse mosbesimtarët kanë rastin, u
thonë, “A nuk anuam kah ju, dhe ju mbrojtëm nga besimtarët?” Zoti do të gjykojë
mes jush në Ditën e Ringjalljes. Zoti nuk do i lejojë mosbesimtarët të
triumfojnë mbi besimtarët.
[4:142] Hipokritët mendojnë se po e mashtrojnë Zotin,
por Ai është Ai që i sillë. Kur ata ngriten për Lutjet e Kontaktit (Salat),
ngriten me përtaci. Kjo është për shkak se ata vetëm po dëftohen para njerëzve,
dhe rrallë ju bie në mend Zoti.
[4:143] Luhaten në mes, duke mos i takuar as këtij
grupi, as atij grupi. Këdo që Zoti e dërgon në humbje, nuk do të gjeni mënyrë
për ta udhëzuar.
[4:144] O ju që besoni, të mos u bashkoheni
mosbesimtarëve, në vend të besimtarëve. A dëshironi ta furnizoni Zotin me provë
të qartë kundër jush?
[4:145] Hipokritët do të mbyllen në nivelin më të ulët
të Ferrit, dhe nuk do të gjeni askënd t’iu ndihmojë atyre.
[4:146] Vetëm ata që pendohen, përmirësohen, mbështeten
te Zoti, dhe ia kushtojnë fenë e tyre absolutisht vetëm Zotit, do të numërohen
me besimtarët. Zoti do i bekojë besimtarët me shpërblim shumë të madh.
[4:147] Çfarë do të fitonte Zoti me ndëshkimin tuaj, po
të bëheshit mirënjohës dhe të besonit? Zoti është Mirënjohës, i Gjithëdijshëm.
[4:148] Zotit nuk i pëlqen shprehja e sharjeve, përveç
atij që trajtohet me padrejtësi të tepërt. Zoti është Dëgjues, Njohës.
[4:149] Nëse punoni drejt – qoftë haptas apo fshehtë –
ose falni një shkelje, Zoti është Falës, i Gjithëfuqishëm.
[4:150] Ata që nuk besojnë në Zotin dhe të dërguarit e
Tij, dhe kërkojnë të bëjnë dallim mes Zotit dhe të dërguarve të Tij, dhe thonë,
“Ne besojmë në disa e i refuzojmë disa,” dhe dëshirojnë të ndjekin një rrugë të
ndërmjetme;
[4:151] këta janë mosbesimtarët e vërtetë. Kemi
përgatitur për mosbesimtarët ndëshkim të tmerrshëm.
[4:152] Sa për ata që besojnë në Zotin dhe të dërguarit
e Tij, dhe nuk bëjnë asnjë dallim mes tyre, Ai do t’ua dhurojë shpërblimin e
tyre. Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[4:153] Njerëzit e shkrimit të sfidojnë ty t’iu
zbresësh atyre një libër nga qielli! Ata kanë kërkuar nga Moisiu edhe më shumë,
duke thënë, “Na trego Zotin, fizikisht.” Rrjedhimisht, i goditi rrufeja, si
pasojë e kokë-krisjes së tyre. Veç kësaj, ata e adhuruan viçin, pas të gjitha
mrekullive që i kishin parë. Prapëseprapë, ua falëm. E përkrahëm Moisiun me
mrekulli të mëdha.
[4:154] Dhe e ngritëm Malin Sinai mbi ta, përderisa na
dhanë besën e tyre. Dhe u thamë, “Hyni te porta kokulur.” Dhe u thamë, “Mos e
thyeni të Shtunën.” Prej tyre morëm besë solemne.
[4:155] (Vetëshkaktuan mallkim se) e shkelën besën e
tyre, i refuzuan shpalljet e Zotit, i vranë profetët padrejtësisht, dhe thanë,
“Mendjet tona janë të kurdisura!” Në të vërtetë, Zoti është Ai që ua mbylli
mendjet, për shkak të mosbesimit të tyre, dhe kjo është arsyeja pse ata nuk arrijnë
të besojnë, përveç rrallë.
[4:156] (Ata janë të mallkuar) se nuk besuan dhe
shprehën një rrenë të tepërt rreth Marisë.
[4:157] Se pretenduan se e vranë Mesinë, Jezusin, të
birin e Marisë, të dërguarin e Zotit. Në të vërtetë, nuk e vranë, nuk e kryqëzuan
– u bënë të mendojnë se po. Të gjitha grupet që debatojnë për këtë çështje janë
plot me dyshim sa i përket kësaj çështje. Nuk kanë njohuri; vetëm supozojnë.
Një gjë është e sigurt: nuk e vranë.*
[4:158] Po, Zoti e ngriti atë te Vetja; Zoti është i Plotfuqishëm,
Më i Mençuri.
[4:159] Nga të gjithë mes njerëzve të shkrimit lypsej
të besojnë në të para vdekjes së tij. Në Ditën e Ringjalljes, ai do të dëshmojë
kundër tyre.
[4:160] Për shkak të shkeljeve të tyre, ndaluam për
Jahuditë ushqime të mira që dikur ishin të ligjshme për ta; gjithashtu për
shkak të zmbrapsjeve të vazhdueshme nga rruga e Zotit.
[4:161] Dhe ushtrimit të fajdesë, e cila ishte e
ndaluar, dhe konsumimit të parave të njerëzve në mënyrë të paligjshme. Ne kemi
përgatitur për mosbesimtarët mes tyre ndëshkim që dhemb.
[4:162] Sa për ata mes tyre që janë të bazuar mirë në
dituri, dhe besimtarët, ata besojnë në çka t’u shpall ty, dhe në çka u shpall
para teje. Janë zbatues të Lutjeve të Kontaktit (Salat), dhe dhënës të
bamirësisë së obligueshme (Zeqat); janë besimtarë në Zotin dhe në Ditën e
Fundit. Këtyre u dhurojmë shpërblim shumë të madh.
[4:163] Të frymëzuam ty, si e frymëzuam Nuhun dhe
profetët pas tij. Dhe e frymëzuam Ibrahimin, Ismailin, Isakun, Jakobin,
Patriarkët, Jezusin, Jobin, Jonan, Aronin, dhe Salomonin. Dhe i dhamë Davidit
Psalmet.
[4:164] Të dërguarë për të cilët të kemi treguar, dhe
të dërguarë për të cilët nuk të kemi treguar. Dhe Zoti i foli Moisiut
drejtpërdrejt.
[4:165] Të dërguarë për të dhënë lajme të mira, si dhe
paralajmërime. Kështu njerëzit nuk do të kenë asnjë arsyetim kur të dalin para
Zotit, pasi që të gjithë këta të dërguarë kanë ardhur te ta. Zoti është i
Plotfuqishëm, Më i Mençuri.
[4:166] Por Zoti dëshmon në lidhje me çka të ka
shpallur ty; E ka shpallur me dijen e Tij. Dhe engjëjt dëshmojnë po ashtu, por
Zoti mjafton si dëshmitar.
[4:167] Padyshim, ata që nuk besojnë dhe kthejnë mbrapa
nga rruga e Zotit kanë humbur larg në humbje.
[4:168] Ata që nuk besojnë dhe bëjnë shkelje, Zoti nuk
do i falë, as nuk do i udhëzojë në asnjë mënyrë.
[4:169] përveç për në Ferr, ku qëndrojnë përgjithmonë.
Kjo është lehtë për Zotin.
[4:170] O njerëz, i dërguari ju ka ardhur me të
vërtetën prej Zotëruesit tuaj. Prandaj, të besoni për të mirën tuaj. Nëse nuk
besoni, atëherë e Zotit është gjithçka në qiej dhe tokë. Zoti është i
Gjithëdijshëm, Më i Urti.
[4:171] O njerëz të shkrimit, mos i tejkaloni kufijtë e
fesë suaj, dhe mos thoni për Zotin përveç të vërtetës. Mesia, Jezusi, i biri i
Marisë, ishte i dërguar i Zotit, dhe fjala e Tij që Ai i kishte dërguar Marisë,
dhe shpallje prej Tij. Prandaj, të besoni në Zotin dhe të dërguarit e Tij. Të
mos thoni, “Trini.” Të ndaloni së bëri këtë për të mirën tuaj. Zoti është vetëm
një zot. Qoftë i madhëruar; Është tepër shumë i madhëruar për të pasur djalë. E
tij është gjithçka në qiej dhe gjithçka në tokë. Zoti mjafton si Zotërues dhe
Sundues.
[4:172] Mesia kurrë nuk do të neveritej nga të qenit
shërbëtor i Zotit, e as engjëjt më të afërt. Ata që neveriten nga adhurimi i
Tij, dhe janë tepër mendjemëdhenj për tu nënshtruar, Ai do i mbledhë të gjithë
para Tij.
[4:173] Sa për ata që besojnë dhe çojnë jetë të drejtë,
Ai do i shpërblejë tërësisht dhe do tu derdhë përsipër mirësinë e Tij. E sa për
ata që neveriten dhe bëhen mendjemëdhenj, Ai do i mbyllë në ndëshkim që dhemb.
Ata nuk do të gjejnë asnjë zotërues përkrah Zotit, as shpëtimtarë.
[4:174] O njerëz, një provë ju ka ardhur prej
Zotëruesit tuaj; e kemi zbritur te ju një fener të dukshëm.
[4:175] Ata që besojnë në Zotin, dhe mbështeten në Të,
Ai do i pranojë në mëshirë prej Tij, dhe mirësi, dhe do i udhëzojë për te Ai në
rrugë të drejtë.
[4:176] Konsultohen me ty; thuaj, “Zoti ju këshillon në
lidhje me personin beqar. Nëse dikush vdes dhe nuk lë fëmijë, dhe ka motër, ajo
e merr gjysmën e trashëgimisë. Nëse ajo vdes e para, ai trashëgon prej saj,
nëse ajo nuk ka lënë fëmijë. Nëse janë dy motra, ato marrin dy të tretat e
trashëgimisë. Nëse janë vëllezër e motra, mashkulli merr dy herë hise sa
femra.” Zoti kështu ju këshillon, që të mos humbni. Zoti është tërësisht i
vetëdijshëm për të gjitha gjërat.
[5:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[5:1] O ju që besoni, t’i përmbushni besëlidhjet tuaja.
Të lejuara për ju për ngrënie janë bagëtitë, përveç atyre që saktësisht
ndalohen këtu. Të mos lejoni gjuetinë gjatë shtegtimit Haxh. Zoti shpallë
çfarëdo që Ai do.
[5:2] O ju që besoni, mos i shkelni ritet e themeluara
nga Zoti, as Muajt e Shenjtë, as kafshët që do flijohen, as qaforet e tyre
shënjuese, as njerëzit që shkojnë kah Faltorja e Shenjtë (Qabja) duke kërkuar
bekime nga Zotëruesi i tyre dhe pëlqimin e Tij. Kur ta përfundoni shtegtimin,
mund të gjuani.* Mos u provokoni në dhunë nga urrejtja e njerëzve që dikur ju
pengonin të shkoni te Vendlutja e Shenjtë. Të bashkëpunoni në çështje të drejta
dhe të mbara; mos bashkëpunoni në çështjet që janë mëkat dhe të këqija. T’ia
keni dronë Zotit. Zoti është i rreptë në ndëshkim.
[5:3] Të ndaluara për ju janë kafshët që ngordhin vetë,
gjaku, mishi i derrave,* dhe kafshët e kushtuara për tjetër pos Zotit. (Kafshët
që ngordhin vetë përfshijnë) të fururat, të goditurat me një objekt, të rënat
nga lart, të shpuarat nga një bri, të ngrënat nga një kafshë e egër – në mos e
shpëtofshi kafshën tuaj para se të ngordhë – dhe kafshët e flijuara në altarë.
Gjithashtu është e ndaluar ndarja e mishit nëpërmjet ndonjë loje fati; kjo
është e neveritshme. Sot, mosbesimtarët humbën shpresën sa i përket
(çrrënjosjes së) fesë tuaj. Mos ju frikësoni atyre por frikësomuni Mua. Sot,
Unë e kam përkryer fenë tuaj, i kam përkryer bekimet e Mija mbi ju, dhe e kam
shpallur Nënshtrimin fe tuajën. Nëse dikush detyrohet nga uria (të hajë ushqim
të ndaluar), pa qenë qëllimisht mëkatues, atëherë Zoti është Falës, i
Mëshirshëm.
[5:4] Konsultohen me ty për çka është e ligjshme për
ta; thuaj, “Të ligjshme për ju janë të gjitha gjërat e mira, duke përfshirë çka
qentë dhe skifterët e stërvitur zënë për ju.” I stërvitni sipas mësimeve të
Zotit. Mund të hani çka zënë për ju, dhe përmendnie emrin e Zotit mbi to. T’ia
keni dronë Zotit. Zoti është më i shkathëti në llogaritje.
[5:5] Sot, i gjithë ushqimi i mirë është bërë i
ligjshëm për ju. Ushqimi i njerëzve të shkrimit është i ligjshëm për ju, dhe
ushqimi juaj është i ligjshëm për ta. Gjithashtu, mund të martoheni me gratë e dëlira
mes besimtareve, si dhe gratë e dëlira mes ndjekësve të shkrimit paraprak, me
kusht që t’ua paguani pajën e duhur. Të mbani dëlirësinë, e jo marrëdhënie
jashtëmartesore, as dashnore sekrete. Kushdo që refuzon besimin, e gjithë puna
e tij do të jetë e kotë, dhe në Përjetësi ai do të jetë me dështakët.
[5:6] O ju që besoni, kur t’i zbatoni Lutjet e
Kontaktit (Salat), t’i: (1) lani fytyrat tuaja, (2) lani duart tuaja deri në
bërryla, (3) fërkoni kokat tuaja, dhe (4) lani këmbët tuaja deri në zogj. Nëse ishit
të papastër nga orgazma seksuale, të laheni. Nëse jeni të sëmurë, ose duke
udhëtuar, ose patët jashtëqitje (urinore, fekale, ose gaz), ose patët kontakt
(seksual) me gratë, dhe nuk mund të gjeni ujë, të zbatoni avdesin e thatë
(Tejemum) duke prekur dhe të pastër të thatë, dhe pastaj duke fërkuar fytyrat
dhe duart. Zoti nuk dëshiron ta bëjë fenë të vështirë për ju. Ai dëshiron t’ju
pastrojë dhe të përkryej bekimet e Tij mbi ju, që të mund të jeni mirënjohës.
[5:7] Përkujtoni bekimet e Zotit mbi ju, dhe
besëlidhjen e Tij që e lidhi me ju: ju thatë, “Dëgjojmë dhe bindemi.” T’ia keni
dronë Zotit; Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për mendimet më të thella.
[5:8] O ju që besoni, të jeni absolutisht të drejtë,
dhe t’ia keni dronë Zotit, kur shërbeni si dëshmitarë. Mos u nxitni nga
konfliktet tuaja me disa njerëz e të kryeni padrejtësi. Të jeni absolutisht të
paanshëm, se është më e drejtë. T’ia keni dronë Zotit. Zoti është Njohës i
tërësishëm i çdo gjëje që bëni.
[5:9] Zoti iu premton atyre që besojnë dhe çojnë jetë
të drejtë falje dhe shpërblim shumë të madh.
[5:10] Sa për ata që nuk besojnë dhe refuzojnë
shpalljet tona, ata janë banuesit e Ferrit.
[5:11] O ju që besoni, përkujtoni bekimet e Zotit mbi
ju; kur disa njerëz i zgjatën duart e tyre për t’ju sulmuar, Ai ju mbrojti dhe
ua mbajti duart atyre. T’ia keni dronë Zotit; në Zotin besimtarët të kenë
besim.
[5:12] Zoti mori besën nga Fëmijët e Izraelit, dhe ne
ngritëm mes tyre dymbëdhjetë patriarkë. Dhe Zoti tha, “Unë jam me ju, përderisa
i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat), jepni bamirësinë e obligueshme (Zeqat),
dhe besoni në të dërguarit e Mi dhe i respektoni, dhe vazhdoni t’i jepni Zotit
hua të drejtësisë. Kushdo që nuk beson pas kësaj, ka humbur nga rruga e drejtë
vërtetë.”
[5:13] Ishte si pasojë e shkeljes së tyre të
besëlidhjes që i mallkuam ata, dhe ne i bëmë zemrat e tyre të bëhen të
ngurtësuara. Si pasojë, ata i morën fjalët jashtë kontekstit dhe shpërfillën
disa prej urdhrave që u ishin dhënë. Ti do të vazhdosh të jesh dëshmitar i
tradhtisë nga ta, përveç një pakice të tyre. T’i falësh, dhe të mos i
përfillësh. Zoti i do ata që janë mirëdashës.
[5:14] Gjithashtu, prej atyre që thanë, “Ne jemi të
Krishterë,” ne morëm besën. Por ata i shpërfillën disa nga urdhrat që u ishin
dhënë. Si pasojë, i mallkuam në armiqësi dhe urrejtje në mes vete, deri në
Ditën e Ringjalljes. Zoti pastaj do i njoftojë për të gjitha që kishin bërë.
[5:15] O njerëz të shkrimit, i dërguari ynë ka ardhur
te ju që të shpallë për ju shumë gjëra që i keni fshehur në shkrim, dhe t’ju falë
shumë shkelje të tjera që i keni kryer. Ka ardhur një fener te ju prej Zotit,
dhe një shkrim i qartë.
[5:16] Me të, Zoti udhëzon ata që kërkojnë pëlqimin e
Tij. I udhëzon në rrugët e paqes, i çon nga errësira në dritë me lejen e Tij,
dhe i udhëzon në rrugë të drejtë.
[5:17] Pagan janë ata që thonë se Zoti është Mesia, i
biri i Marisë. Thuaj, “Kush do të mund ta kundërshtonte Zotin sikur Ai të
dëshironte ta asgjësonte Mesinë, të birin e Marisë, dhe nënën e tij, dhe të
gjithë në tokë?” I Zotit është sovraniteti i qiejve dhe tokës, dhe çdo gjë në
mes tyre. Ai krijon çfarëdo që do Ai. Zoti është i Gjithëfuqishëm.
[5:18] Jahuditë dhe të Krishterët thanë, “Ne jemi
fëmijët e Zotit dhe të dashurit e Tij.” Thuaj, “Pse atëherë Ai ju ndëshkon për
mëkatet tuaja? Ju jeni vetëm njerëz si njerëzit e tjerë që i krijoi Ai.” Ai e
falë kë do Ai dhe e ndëshkon kë vendos Ai. I Zotit është sovraniteti i qiejve
dhe tokës, dhe çdo gjë në mes tyre, dhe te Ai është fati përfundimtar.
[5:19] O njerëz të shkrimit, i dërguari ynë ka ardhur
te ju, për të shpjeguar gjërat për ju, pas një periudhe kohore pa të dërguarë,
që të mos thoni, “Nuk na erdhi ndonjë predikues ose paralajmërues.” Një
predikues dhe paralajmërues tash ka ardhur te ju. Zoti është i Gjithëfuqishëm.*
[5:20] Kujtohu që Moisiu u tha njerëzve të tij, “O
njerëzit e mi, përkujtoni bekimet e Zotit mbi ju: Ai caktoi profetë nga mesi
juaj, ju bëri mbretër, dhe ju dhuroi çka nuk i ka dhuruar asnjë populli tjetër.
[5:21] "O njerëzit e mi, hyni në tokën e shenjtë
që Zoti e ka shpallur për ju, dhe mos kundërshtoni, se bëheni humbës.”
[5:22] Ata thanë, “O Moisi, në të ka njerëz të
fuqishëm, dhe nuk do të hymë në të, në mos dalshin. Nëse ata dalin, ne hyjmë.”
[5:23] Dy burra që ishin të urtë dhe të bekuar nga Zoti
thanë, “Thjeshtë hyni te porta. Nëse hyni në të, padyshim do të jeni fitimtarë.
Duhet të keni besim në Zotin, nëse jeni besimtarë.”
[5:24] Thanë, “O Moisi, nuk do të hymë në të, sa të
jenë ata aty. Prandaj, shko – ti dhe Zotëruesi yt – dhe luftoni. Ne po rrimë
këtu.”
[5:25] Ai tha, “Zotëruesi im, unë mund ta komandoj
vetëm veten dhe vëllanë tim. Pra, na lejo të ndahemi prej njerëzve shpirtligj.”
[5:26] Ai tha, “Tash e tutje, është e ndaluar për ta
për dyzet vjet, gjatë të cilave ata do të enden nëpër tokë. Mos u pikëllo për njerëz
të tillë shpirtligj.”
[5:27] Recitoju atyre historinë e vërtetë të dy bijve
të Ademit. Secili prej tyre bëri flijim, dhe u pranua nga njëri prej tyre, por
jo nga tjetri. Ai tha, “Unë do të vras ty.” Ai tha, “Zoti pranon vetëm prej të
drejtëve.
[5:28] "Nëse ti e zgjatë dorën tënde për të më
vrarë mua, unë nuk po e zgjas dorën time për të të vrarë ty. Se ia kam dronë
Zotit, Zotëruesit të gjithësisë.
[5:29] "Unë dua që ti, e jo unë, të bartësh
mëkatin tim dhe mëkatin tënd, pastaj ti do të përfundosh me banuesit e Ferrit.
E tillë është paga për shkelësit.”
[5:30] Egoja e tij e shtyu në vrasjen e vëllait të vet.
E vrau, dhe përfundoi me dështakët.
[5:31] Zoti pastaj dërgoi një korb që ta gërricë dheun,
për ta mësuar atë si ta varrosë kufomën e vëllait. Ai tha, “Mjerë unë; nuk
arrita të jem aq inteligjent sa ky korb, dhe ta mbuloj kufomën e vëllait tim.”
E brejti ndërgjegjja.
[5:32] Për këtë arsye, ne shpallëm për Fëmijët e
Izraelit që kushdo që vret ndonjë njeri që nuk ka kryer vrasje ose krime të
tmerrshme, të jetë sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe kushdo që kursen
një jetë, të jetë sikur të ketë kursyer jetët e të gjithë njerëzve. Të
dërguarit tanë shkuan te ta me prova të qarta dhe shpallje, por shumica e tyre,
pas gjithë kësaj, prapëseprapë janë duke shkelur.
[5:33] Ndëshkimi i drejtë për ata që luftojnë Zotin dhe
të dërguarin e Tij, dhe kryejnë krime të tmerrshme, është të vriten, ose të
kryqëzohen, ose tu priten duart dhe këmbët në anë të kundërta, ose të dëbohen
nga vendi. Kjo është për t’i poshtëruar në këtë jetë, e pastaj vuajnë ndëshkim
shumë më të rëndë në Përjetësi.
[5:34] Me përjashtim të atyre që pendohen para se t’i
zaptoni. Duhet ta dini se Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[5:35] O ju që besoni, t’ia keni dronë Zotit dhe të kërkoni
rrugë për te Ai, dhe të përpiqeni për Atë, që t’ia dilni.
[5:36] Padyshim, ata që nuk besojnë, po të kishin
gjithçka në tokë, madje dy herë më shumë, dhe ta ofronin si haraç për t’i
kursyer nga ndëshkimi në Ditën e Ringjalljes, nuk do të pranohej prej tyre;
kanë vetëshkaktuar ndëshkim që dhemb.
[5:37] Do të duan të dalin nga Ferri, por jo, nuk mund
të dalin kurrë nga aty; ndëshkohen përgjithmonë.
[5:38] Vjedhësit dhe vjedhëses, t’ua shënoni duart* si
ndëshkim për krimin e tyre, dhe për të shërbyer si shembull nga Zoti. Zoti
është i Plotfuqishëm, Më i Mençuri.
[5:39] Nëse dikush pendohet pas kryerjes së këtij
krimi, dhe përmirësohet, Zoti e shpengon atë. Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[5:40] A nuk e dini se Zoti posedon sovranitetin e
qiejve dhe tokës? Ai ndëshkon këdo që vendos Ai, dhe falë kë do Ai. Zoti është
i Gjithëfuqishëm.
[5:41] O ti i dërguar, mos u dëshpëro nga ata që
nxitojnë të mos besojnë mes atyre që thonë, “Ne besojmë,” me gojët e tyre,
përderisa zemrat e tyre nuk besojnë. Mes Jahudive, disa i dëgjojnë rrenat. Ata
i dëgjojnë njerëzit që nuk u takuan me ty, dhe që i shtrembëruan fjalët jashtë
kontekstit, pastaj thanë, “Nëse ju jepet kjo, pranonie, por nëse ju jepet
ndonjë gjë ndryshe, ruheni.” Këdo që Zoti do që ta devijojë, nuk mund të bësh
asgjë për ta ndihmuar kundër Zotit. Zoti nuk dëshiron t’i pastrojë zemrat e
tyre. Ata kanë vetëshkaktuar poshtërim në këtë botë, dhe në Përjetësi do të
vuajnë një ndëshkim të tmerrshëm.
[5:42] Ata janë përkrahës të rrenave, dhe ngrënës të
përfitimeve të paligjshme. Nëse vinë te ti për të gjykuar mes tyre, mund të
gjykosh mes tyre, ose mund të mos i përfillësh. Nëse zgjedh të mos i
përfillësh, nuk mund të të dëmtojnë aspak. Por nëse gjykon mes tyre, të gjykosh
me barazi. Zoti i do ata që janë të drejtë.
[5:43] Pse të pyesin ata të gjykosh mes tyre, kur ata e
kanë Torahn, që përmban ligjin e Zotit, dhe ata zgjedhin ta shpërfillin? Nuk
janë besimtarë.
[5:44] Ne e kemi zbritur Torahn,* që përmban udhëzim
dhe dritë. Sundues në përputhje me të ishin profetët Jahudi, si dhe rabinët dhe
priftërinjtë, siç u është diktuar në shkrimin e Zotit, dhe siç ishin dëshmitarë
të saj. Prandaj, mos iu frikësoni qenieve njerëzore, por të më frikësoheni Mua.
Dhe mos i shkëmbeni shpalljet e Mia për një çmim të vogël. Ata që sundojnë jo
në përputhje me shpalljet e Zotit janë mosbesimtarët.
[5:45] Dhe shpallëm për ta në të që: jeta
për jetën, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për
dhëmbin, dhe një lëndim i barabartë për lëndimin. Nëse dikush falë çka ia kanë
hak, si bamirësi, do të jetë larëse e mëkateve të tij. Ata që nuk sundojnë në
përputhje me shpalljet e Zotit janë të padrejtit.
[5:46] Në vazhdim pas tyre, dërguam Jezusin, të birin e
Marisë, duke konfirmuar shkrimin paraprak, Torahn. I dhamë Ungjillin, që
përmban udhëzim dhe dritë, dhe konfirmon shkrimet paraprake, Torahn, dhe shton
udhëzimin dhe dritën e saj, dhe që të ndriçojë të drejtit.
[5:47] Njerëzit e Ungjillit le të sundojnë në përputhje
me shpalljet e Zotit në të. Ata që nuk sundojnë në përputhje me shpalljet e
Zotit janë shpirtligjtë.
[5:48] Pastaj ta shpallëm ty këtë shkrim, me të
vërtetën, që konfirmon shkrimet paraprake, duke i mbizotëruar ato. Të sundosh
mes tyre në përputhje me shpalljet e Zotit, dhe mos shko sipas dëshirave të
tyre nëse dallojnë nga e vërteta që të erdh ty. Për secilin prej jush, ne kemi
shpallur ligje dhe rite të ndryshme. Po të donte Zoti, Ai do t’ju bënte të
ishit një asamble. Por Ai kështu ju vë në test nëpërmjet shpalljeve që Ai i ka
dhënë secilit prej jush. Të garoni në drejtësi. Te Zoti është fati përfundimtar
i të gjithë juve. Pastaj Ai do t’ju informojë për të gjitha gjërat që ishit
grindur.
[5:49] Të sundosh mes tyre në përputhje me shpalljet e
Zotit te ti. Mos shko pas dëshirave të tyre, dhe ruaju që të mos shmangin ty
prej disa prej shpalljeve të Zotit te ti. Nëse ata refuzojnë, atëherë dije se
Zoti dëshiron t’i ndëshkojë për disa prej mëkateve të tyre. Vërtetë, shumë
njerëz janë shpirtligj.
[5:50] A janë ligjet e ditëve të paditurisë që ata
kërkojnë për t’iu përmbajtur? Ligji i kujt është më i mirë se i Zotit për ata
që kanë arritur të jenë të sigurt?
[5:51] O ju që besoni, mos i bëni aleat Jahuditë dhe të
Krishterët e caktuar; këta janë aleat të njëri tjetrit. Ata mes jush që iu
bashkohen këtyre përkasin me ta. Zoti nuk i udhëzon shkelësit.
[5:52] Do i shihni ata që ushqejnë dyshime në zemrat e
tyre duke nxituar t’iu bashkohen atyre, duke thënë, “Kemi frikë se mos po
mundemi.” Zoti mund të sjellë fitore, ose urdhër prej Tij, që i bën ata pishman
për mendimet e tyre të fshehta.
[5:53] Besimtarët pastaj do të thonë, “A janë këta të
njëjtit njerëz që solemnisht u betuan në Zotin se ishin me ju?” Punët e tyre
janë asgjësuar, ata janë humbësit.
[5:54] O ju që besoni, nëse ia ktheni shpinën fesë
suaj, atëherë Zoti do t’ju zëvendësoj me njerëz që Ai i do dhe që e duan. Ata
do të jenë të dashur me besimtarët, të ashpër me mosbesimtarët, dhe do të
përpiqen për Zotin pa frikë nga ndonjë fajësim. I tillë është bekimi i Zotit.
Ai dhuron mbi këdo që Ai do. Zoti është Bujar, i Gjithëdijshëm.
[5:55] Aleatët tuaj të vërtetë janë Zoti dhe i dërguari
i Tij, dhe besimtarët që i zbatojnë Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe japin
bamirësinë e obligueshme (Zeqat), dhe përkulen.
[5:56] Ata që i bashkohen Zotit dhe të dërguarit të
Tij, dhe atyre që besojnë, i përkasin palës së Zotit; patjetër, ata janë
fituesit.
[5:57] O ju që besoni, mos i zini shokë ata mes
pranuesve të shkrimit paraprak që përqeshin dhe tallin fenë tuaj, as të mos i
zini shokë mosbesimtarët. T’ia keni dronë Zotit, nëse jeni vërtetë besimtarë.
[5:58] Kur bëni thirrjen për Lutje të Kontaktit
(Salat), ata e përqeshin dhe e tallin. Kjo është për shkak se ata janë njerëz
që nuk kuptojnë.
[5:59] Thuaj, “O njerëz të shkrimit, a nuk na urreni
sepse besojmë në Zotin, dhe në çka na është shpallur, dhe në çka është shpallur
para nesh, dhe sepse shumica e juve nuk jeni të drejtë?”
[5:60] Thuaj, “Më lejoni t’ju tregoj kush janë më të
këqij para Zotit: ata që mallkohen nga Zoti pas vetëshkaktimit të zemërimit të
Tij derisa Ai i bëri (të përbuzur aq sa) majmunët dhe derrat, dhe adhuruesit e
idhujve. Këta janë shumë më të këqij, dhe shumë më larg nga rruga e drejtë.”
[5:61] Kur ata vijnë te ti, thonë, “Ne besojmë,” edhe pse
ata ishin plot me mosbesim kur hynë, dhe janë plot me mosbesim kur dalin. Zoti
është tërësisht i vetëdijshëm për të gjitha gjërat që i fshehin.
[5:62] I sheh shumë prej tyre duke kryer të këqija dhe
shkelje me gatishmëri, dhe duke ngrënë nga përfitimet e paligjshme. E
trishtueshme vërtetë është çka ata bëjnë.
[5:63] Vetëm sikur rabinët dhe priftërinjtë t’i ndalnin
prej shprehjeve të tyre mëkatuese dhe përfitimeve të paligjshme! E trishtueshme
vërtetë është çka ata kryejnë.
[5:64] Jahuditë madje thanë, “Zoti është
dorështrënguar!” Janë duart e tyre që janë të shtrënguara. Ata janë të mallkuar
për shprehjen e një blasfemie të tillë. Jo, duart e Tij janë të hapura, duke
furnizuar si do Ai. Padyshim, shpalljet e Zotëruesit tënd te ti do i bëjnë
shumë prej tyre të futen më thellë në shkelje dhe mosbesim. Si pasojë, i kemi
parashtruar në armiqësi dhe urrejtje mes tyre deri në Ditën e Ringjalljes. Sa
herë që i ndezin flakët e luftës, Zoti i shuan ato. Ata enden nëpër tokë keq,
dhe Zotit nuk i pëlqejnë keqbërësit.
[5:65] Vetëm sikur njerëzit e shkrimit të besonin dhe
të çonin jetë të drejtë, atëherë ne do t’ua largojmë mëkatet e tyre, dhe t’i
pranojmë në kopshte me hare.
[5:66] Vetëm sikur t’i përmbaheshin Torahs dhe
Ungjillit, dhe çka u është zbritur këtu prej Zotëruesit të tyre, do tu
derdheshin bekime nga sipër dhe nga poshtë këmbëve të tyre. Disa prej tyre janë
të drejtë, por shumë prej tyre janë keqbërës.
[5:67] O ti i dërguar, komunikoje çka të është shpallur
ty nga Zotëruesi yt – deri sa ta bësh, nuk e ke komunikuar lajmin e Tij – dhe
Zoti do të mbrojë prej njerëzve. Zoti nuk i udhëzon njerëzit mosbesimtarë.
[5:68] Thuaj, "O njerëz të shkrimit, nuk jeni të
bazuar në asgjë pa iu përmbajtur Torahs, dhe Ungjillit, dhe çka u është zbritur
juve këtu prej Zotëruesit tuaj.” Padyshim, këto shpallje prej Zotëruesit tënd
do i bëjnë shumë prej tyre të futen më thellë në shkelje dhe mosbesim. Prandaj,
mos të të vijë keq për njerëzit mosbesimtarë.
[5:69] Padyshim, ata që besojnë, ata që janë Jahudi, të
konvertuarit, dhe të Krishterët; cilido prej tyre që (1) beson në Zotin dhe (2)
beson në Ditën e Fundit, dhe (3) çon jetë të drejtë, nuk ka pse të frikësohet,
as nuk do brengoset.
[5:70] Kemi marrë besën prej Fëmijëve të Izraelit, dhe
u kemi dërguar të dërguarë. Sa herë që ndonjë i dërguar u shkonte atyre me
ndonjë gjë që nuk u pëlqente, disa prej tyre i refuzonin, dhe disa prej tyre i
vritnin.
[5:71] Ata menduan se nuk do të testoheshin, kështu që
u bënë të verbër dhe të shurdhër, pastaj Zoti i shpengoi, por pastaj shumë prej
tyre u bënë të verbër dhe të shurdhër përsëri. Zoti është Pamës i çdo gjëje që
bëjnë.
[5:72] Pagan vërtetë janë ata që thonë se Zot është
Mesia, i biri i Marisë. Mesia vetë tha, “O Fëmijë të Izraelit, ta adhuroni
Zotin; Zotëruesin tim* dhe Zotëruesin tuaj.” Kushdo që ngritë ndonjë idhull
përkrah Zotit, Zoti ia ka ndaluar Parajsën, dhe fat i tij është Ferri.
Shpirtligjtë nuk kanë asnjë ndihmues.
[5:73] Paganë vërtet janë ata që thonë se Zoti është i
treti i trinisë. Nuk ka zot përveç një zoti. Në mos u ndalshin së thëni këtë,
ata që nuk besojnë mes tyre do të pësojnë ndëshkim që dhemb.
[5:74] A nuk do të pendohen dhe të kërkojnë faljen e
Zotit? Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[5:75] Mesia, i biri i Marisë, nuk është asgjë më shumë
se i dërguar si të dërguarit para tij, dhe nëna e tij ishte shenjtëreshë. Të dy
ata dikur hanin ushqim. Vëreni se si i shpjegojmë shpalljet për ta, dhe vëreni
se si ata prapëseprapë devijojnë!
[5:76] Thuaj, “A do të adhuronit përkrah Zotit idhuj të
pafuqi që as nuk mund t‘ju dëmtojnë, as t‘ju sjellin dobi? Zoti është Dëgjues,
i Gjithëdijshëm.”
[5:77] Thuaj, “O njerëz të shkrimit, mos i tejkaloni
kufijtë e fesë suaj përtej së vërtetës, dhe mos i ndiqni mendimet e njerëzve që
janë të humbur, dhe kanë çorientuar mori njerëzish; ata janë të humbur larg nga
rruga e drejtë.”
[5:78] Të mallkuar janë ata që nuk besuan mes Fëmijëve
të Izraelit, nga gjuha e Davidit dhe e Jezusit, të birit të Marisë. Kjo është
për shkak se ata nuk dëgjuan, dhe shkelën.
[5:79] Ata nuk e ndalnin njëri tjetrin nga kryerja e të
këqijave. Vërtetë e trishtueshme është çka ata bënë.
[5:80] Do i shihnit shumë prej tyre duke e bashkuar
veten me ata që nuk besojnë. Vërtetë të trishtueshme janë veprat e tyre të
kryera nga vetë ata. Zoti është i zemëruar me ta dhe, si pasojë, ata do të
qëndrojnë përgjithmonë në ndëshkim.
[5:81] Po të besonin në Zotin, dhe profetin, dhe në çka
i është shpallur atij këtu, nuk do të ishin shoqëruar me ta. Por shumë prej
tyre janë të këqij.
[5:82] Do të gjesh se armiqtë më të këqij të besimtarëve
janë Jahuditë dhe adhuruesit e idhujve. Dhe do të gjesh se njerëzit më të afërt
në shoqëri me besimtarët janë ata që thonë, “Ne jemi të Krishterë.” Kjo është
për shkak se ata kanë priftërinj dhe murgj mes tyre, dhe nuk janë
mendjemëdhenj.
[5:83] Kur dëgjojnë çka i është shpallur të dërguarit,
i sheh sytë e tyre të vërshuar me lot përderisa e njohin të vërtetën aty, dhe
thonë, “Zotëruesi ynë, kemi besuar, pra llogaritna mes dëshmitarëve.
[5:84] “Pse të mos besojmë në Zotin, dhe në të vërtetën
që na ka ardhur, dhe të shpresojmë që Zotëruesi ynë të na pranojë me njerëzit e
drejtë?”
[5:85] Zoti i ka shpërblyer se e thanë këtë; Ai do i
pranojë në kopshte me prroje që rrjedhin. Qëndrojnë aty përgjithmonë. I tillë
është shpërblimi për të drejtit.
[5:86] Sa për ata që nuk besojnë dhe i refuzojnë
shpalljet tona, ata janë banuesit e Ferrit.
[5:87] O ju që besoni, mos i ndaloni gjërat e mira që
janë bërë të lejuara nga Zoti, dhe mos jini agresiv; Zotit nuk i pëlqejnë
agresorët.
[5:88] Dhe hani prej gjërave të mira dhe të lejuara që
Zoti ka furnizuar për ju. T’ia keni dronë Zotit, në të cilin besoni.
[5:89] Zoti nuk ju mbanë përgjegjës për të shprehurit e
jashtëm të betimeve; Ai ju mbanë përgjegjës për qëllimet tuaja të vërteta. Nëse
e shkelni një betim, ta lani fajin duke ushqyer dhjetë njerëz të varfër nga
ushqimi i njëjtë që i ofroni familjes tuaj, ose duke i veshur, ose duke liruar
një skllav. Nëse nuk keni mundësi, atëherë të agjëroni tre ditë. Kjo është
larja e fajit për shkeljen e betimeve që jeni betuar t’i mbani. T’i përmbushni
betimet tuaja. Zoti kështu u shpjegon juve shpalljet e tij, që të mund të jeni
mirënjohës.
[5:90] O ju që besoni, dehësit, dhe bixhozi, dhe
altarët e idhujve, dhe lojërat e fatit janë fyerje të prodhuara nga djalli;
t’ju shmangeni atyre, që t’ia dilni.
[5:91] Djalli dëshiron të nxisë armiqësi dhe urrejtje
mes jush nëpërmjet dehësve dhe bixhozit, dhe t’ju heqë mendjen larg prej
përkujtimit të Zotit, dhe prej zbatimit të Lutjeve të Kontaktit (Salat). A do e
ndërprisni?
[5:92] T’i bindeni Zotit, dhe t’i bindeni të dërguarit,
dhe ruajuni. Nëse refuzoni, atëherë dijeni se detyra e vetme e të dërguarit
tonë është të japë lajmin me efikasitet.
[5:93] Ata që besojnë dhe çojnë jetë të drejtë nuk kanë
faj për ngrënien e ushqimit, përderisa i zbatojnë urdhrat, besojnë dhe çojnë
jetë të drejtë, pastaj mbajnë devotshmërinë dhe besimin, dhe vazhdojnë të jenë
të devotshëm dhe të drejtë. Zoti i do të drejtit.
[5:94] O ju që besoni, Zoti do t’ju testojë me ca gjah
të arritshëm për duart dhe shigjetat tuaja (gjatë shtegtimit tuaj). Zoti kështu
i dallon ata mes jush që ia kanë dronë Atij kur janë vetë. Ata që shkelin pas
kësaj kanë vetëshkaktuar një ndëshkim që dhemb.
[5:95] O ju që besoni, mos vrisni gjah gjatë shtegtimit
tuaj. Kushdo që vret gjah me qëllim, gjoba e tij të jetë një numër i kafshëve
shtëpiake i barabartë me kafshët e gjahut që vrau. Gjykimi të vendoset nga dy
njerëz të drejtë mes jush. Ata duhet të sigurohen që flijimet arrijnë Qaben.
Përndryshe, ai mund të shpaguhet duke ushqyer njerëz të varfër, ose me agjërim
me barazi që të lajë fajin e kundërvajtjes. Zoti i ka falur kundërvajtjet e
mëparshme. Por nëse dikush i kthehet një kundërvajtjeje të tillë, Zoti do të
hakmerret për të. Zoti është i Plotfuqishëm, Hakmarrës.
[5:96] Të gjithë peshqit e detit u janë bërë juve të
lejueshëm për ngrënie. Gjatë shtegtimit, mund t‘ju furnizojnë gjatë udhëtimit.
Të mos gjuani gjah gjatë shtegtimit. T’ia keni dronë Zotit, para të cilit do të
mblidheni.
[5:97] Zoti e ka caktuar Qaben, Vendlutjen e Shenjtë,*
që të jetë strehimore për njerëzit, dhe gjithashtu Muajt e Shenjtë, flijimet
(te Vendlutja e Shenjtë), dhe qaforet shënjuese të tyre. Duhet ta dini se Zoti
e din çdo gjë në qiej dhe tokë, dhe se Zoti është i Gjithëdijshëm.
[5:98] Ta dini se Zoti është i rreptë në zbatimin e
ndëshkimit, dhe se Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[5:99] Detyra e vetme e të dërguarit është të japë
lajmin, dhe Zoti e di çdo gjë që deklaroni dhe çdo gjë që fshihni.
[5:100] Shpall: “E keqja dhe e mira nuk janë të njëjta,
edhe nëse bollëku i të keqes të lë mbresa. T’ia keni dronë Zotit, (edhe nëse
jeni pakicë) o ju që posedoni inteligjencë, që t’ia dilni.”
[5:101] O ju që besoni, mos pyesni për çështje të
cilat, nëse ju shpallen para kohe, do t‘ju dëmtonin. Nëse pyesni për to në
dritë të Kuranit, do t‘ju bëhen të dukshme. Zoti me qëllim i ka tejkaluar. Zoti
është Falës, i Butë.
[5:102] Të tjerë para jush kanë bërë të njëjtat pyetje,
pastaj u bënë mosbesimtarë në të.
[5:103] Zoti nuk ndaloi bagëtinë që lindë kombinim të
caktuar të meshkujve dhe femrave, as bagëtinë të liruar me be, as atë që lindë
dy meshkuj rresht, as demin që ndërzen dhjetë herë. Janë mosbesimtarët ata që
trilluan rrena të tilla në lidhje me Zotin. Shumica e tyre nuk kuptojnë.
[5:104] Kur u thuhet atyre, “Ejani te çka Zoti ka
shpallur, dhe te i dërguari,” ata thonë, “Atë që i gjetëm prindërit tanë duke
bërë na mjafton.” Çka nëse prindërit e tyre nuk dinin asgjë, dhe nuk ishin të
udhëzuar?
[5:105] O ju që besoni, ju duhet të kujdeseni vetëm për
shpirtin tuaj. Nëse të tjerët humbin, ata nuk mund t‘ju dëmtojnë, përderisa ju
jeni të udhëzuar. Te Zoti është fati përfundimtar i të gjithë juve, pastaj Ai
do t‘ju informojë për çdo gjë që keni bërë.
[5:106] O ju që besoni, dëshmimi i testamentit kur ndonjë
prej jush është duke vdekur të bëhet nga dy njerëz të drejtë mes jush. Nëse
jeni duke udhëtuar, atëherë dy të tjerë mund ta bëjnë dëshmimin. Pas zbatimit
të Lutjes së Kontaktit (Salat), le të betohen dëshmuesit në Zotin, që të
lehtësojnë dyshimet tuaja: “Ne nuk do të përdorim këtë për përfitime personale,
edhe nëse testamentlënësi është i afërmi ynë. As nuk do të fshehim dëshminë e
Zotit. Përndryshe, ne do të ishim mëkatarë.”
[5:107] Nëse dëshmuesit gjenden të jenë fajtor për
njëanshmëri, atëherë të kërkohet nga dy të tjerë që të zënë vendin e tyre.
Zgjidhni dy persona që ishin viktima të dëshmitarëve të parë, dhe le të betohen
në Zotin: “Dëshmia jonë është më e vërtetë se e tyre; ne nuk do të jemi të
njëanshëm. Përndryshe, ne do të jemi shkelës.”
[5:108] Kjo është më premtuese për të inkurajuar dëshmi
të sinqertë nga ana e tyre, nga frika se betimi i tyre mund të shpërfillet si
ai i dëshmitarëve paraprak. T’ia keni dronë Zotit dhe të dëgjoni. Zoti nuk i
udhëzon shpirtligjtë.
[5:109] Do të vij dita kur Zoti do të mbledhë të
dërguarit dhe t’i pyes, “Si ishte reagimi ndaj jush?” Ata do të thonë, “Ne nuk
kemi njohuri. Ti je Njohësi i të gjitha të fshehtave.”
[5:110] Zoti do të thotë, “O Jezu, i biri i Marisë,
përkujto bekimet e mia mbi ty dhe nënën tënde. Të përkraha me Frymën e Shenjtë,
për të të mundësuar t’iu flasësh njerëzve që nga djepi, si dhe si i rritur. Të
mësova shkrimin, mençuri, Torahn, dhe Ungjillin. Kujto që krijove nga balta një
formë zogu me lejen Time, pastaj fryve në të, dhe u bë zog i gjallë me lejen
Time. I shërove të verbrit dhe të lebrosurit me lejen Time, dhe ngjalle të
vdekurit me lejen Time. Kujto që të mbrojta nga Fëmijët e Izraelit që donin të
të lëndonin, përkundër mrekullive të qarta që iu kishe shfaqur. Mosbesimtarët
mes tyre thanë, ‘Kjo është qartazi magji.’
[5:111] “Kujto që i frymëzova dishepujt: ‘Të besoni në
Mua dhe të dërguarin Tim.’ Ata thanë, ‘Kemi besuar, dhe dëshmojmë se jemi të
nënshtruar.’”
[5:112] Kujto që dishepujt thanë, “O Jezu, i biri i
Marisë, a mundet Zotëruesi yt të na zbresë një banket nga qielli?” Ai tha,
“Duhet t’ia keni dronë Zotit, nëse jeni besimtarë.”
[5:113] Ata thanë, “Dëshirojmë që të hamë prej tij, dhe
të bindim zemrat tona, dhe të dimë sigurt se na ke thënë të vërtetën. Do të
shërbejmë si dëshmitarë të tij.”
[5:114] Tha Jezusi, i biri i Marisë, “zoti ynë,
Zotëruesi ynë, zbritna një banket nga qielli. Le të sjellë me bollëk për
secilin, prej të parit deri të fundit, dhe një shenjë prej Teje. Furnizona; Ti
je Furnizuesi më i mirë.”
[5:115] Zoti tha, “Po e zbres. Cilido prej jush që nuk
beson pas kësaj, do e ndëshkoj si nuk e kam ndëshkuar askënd tjetër.”*
[5:116] Zoti do të thotë, “O Jezu, i biri i Marisë,* a
iu the njerëzve, ‘Më bëni mua dhe nënën time idhuj përkrah Zotit?’” Ai do të
thotë, “Qofsh i madhëruar. Nuk do të mundja të shprehë çka nuk është e drejtë.
Po të kisha thënë atë, atëherë Ti do e kishe ditur. Ti i di mendimet e mija,
dhe unë nuk i di mendimet Tua. Ti i di të gjitha fshehtësitë.
[5:117] "Unë u thashë atyre vetëm çka më ke urdhëruar
të them, që: ‘Ta adhuroni Zotin, Zotëruesin tim dhe Zotëruesin tuaj.’ Isha
dëshmitar mes tyre deri sa jetova me ta. Kur ma përfundove jetën në tokë, Ti u
bëre Ruajtës i tyre. Ti je dëshmitar i të gjitha gjërave.
[5:118] “Nëse i ndëshkon, ata të takojnë Ty. Nëse i
falë, Ti je i Plotfuqishmi, Më i Mençuri.”
[5:119] Zoti do të shpallë, “Kjo është një ditë kur të
çiltrit do të shpëtohen nga çiltërsia e tyre.” Ata kanë merituar kopshte me
prroje që rrjedhin. Qëndrojnë aty përgjithmonë. Zoti është i kënaqur me ta, dhe
ata janë të kënaqur me Të. Ky është më i madhi triumf.
[5:120] I Zotit është sovraniteti i qiejve dhe tokës,
dhe gjithçka në to, dhe Ai është i Gjithëfuqishëm.
[6:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[6:1] I lartmadhëruar qoftë Zoti, i cili krijoi qiejt
dhe tokën, dhe bëri errësirën dhe dritën. Prapëseprapë, ata që nuk besojnë në
Zotëruesin e tyre vazhdojnë të devijojnë.
[6:2] Ai është Ai që ju krijoi juve prej balte, pastaj
paracaktoi jetëgjatësinë tuaj, jetëgjatësi e cila është e ditur vetëm te Ai.
Prapëseprapë, vazhdoni të dyshoni.
[6:3] Ai është ai Zoti në qiej dhe tokë. Ai i di të
fshehtat tuaja dhe deklarimet tuaja, dhe Ai di çdo gjë që mblidhni.
[6:4] Pa marrë parasysh çfarë lloji i provës u vjen
atyre nga Zotëruesi i tyre, ata ia kthejnë shpinën asaj, me neveri.
[6:5] Pasi që e refuzuan të vërtetën kur u erdhi atyre,
kanë vetëshkaktuar pasojat e moskujdesit të tyre.
[6:6] A nuk e kanë parë se si shumë gjenerata para tyre
i kemi asgjësuar? I vumë ata në tokë më fort se ju, dhe u derdhëm atyre bekime
me bollëk, dhe i furnizuam me prroje që rrjedhin. Pastaj i asgjësuam për shkak
të mëkateve të tyre, dhe në vend të tyre sollëm gjeneratë tjetër.
[6:7] Edhe sikur të zbritnim te ta libër material, të shkruar
në letër, dhe ata ta preknin me duart e tyre, ata që nuk besuan do të kishin
thënë, “Kjo është qartazi magji e shkathët.”
[6:8] Ata gjithashtu thanë, “Vetëm sikur një engjëll të
mund të zbriste me të!” Sikur ta dërgonim një engjëll, e tërë çështja do të
ishte përfunduar, dhe atyre nuk do tu shtyhej afati më.
[6:9] Sikur ta dërgonim një engjëll, do e kishim
dërguar në formë njeriu, dhe do i kishim mbajtur po aq të hutuar sa janë të
hutuar tani.
[6:10] Të dërguarë para teje janë përqeshur. Ata që
talleshin me ta vuajtën pasojat e përqeshjes.
[6:11] Thuaj, “Enduni nëpër tokë dhe vëreni pasojat për
refuzuesit.”
[6:12] Thuaj, “E kujt është çdo gjë në qiej dhe tokë?”
Thuaj, “E Zotit.” Ai ka shpallur që mëshira është vetia e Tij. Ai padyshim do
ju mbledhë të gjithëve në Ditën e Ringjalljes, që është e pashmangshme. Ata që
humbin shpirtrat e tyre janë ata që nuk besojnë.
[6:13] E Tij është çdo gjë që rron natën dhe ditën. Ai
është Dëgjuesi, Njohësi.
[6:14] Thuaj, “A të pranoj pos Zotit si Zotërues dhe
Sundues, kur Ai është Nismëtari i qiejve dhe tokës, dhe Ai ushqen por nuk
ushqehet?” Thuaj, “Jam urdhëruar të jem i nënshtruari më i devotshëm, dhe të
mos jem adhurues idhujsh.”
[6:15] Thuaj, “I frikësohem ndëshkimit të një dite
tmerruese, nëse nuk i bindem Zotëruesit tim.
[6:16] "Kushdo që kursehet (nga ndëshkimi), atë
ditë, ka arritur mëshirën e Tij. Dhe ky është triumfi më i madh.”
[6:17] Nëse Zoti ju prekë me fatkeqësi, askush nuk mund
t’ju lirojë prej saj përveç Tij. Dhe nëse Ai ju prekë me bekime, Ai është i Gjithëfuqishëm.
[6:18] Ai është Suprem mbi krijesat e Tij. Ai është Më
i Mençuri, Njohësi.
[6:19] Thuaj, “Dëshmia e kujt është më e madhja?”
Thuaj, “E Zotit. Ai është dëshmitar mes meje e teje se ky Kuran* më është
frymëzuar mua, që t’jua predikoj juve dhe kujtdo që i arrin. Vërtetë, ju
dëshmoni se ka zota tjerë përkrah Zotit.” Thuaj, “Unë nuk dëshmoj si ju; është
vetëm një zot, dhe unë mohoj idhujtarinë tuaj.”
[6:20] Atyre të cilëve u kemi dhënë shkrimin e njohin
këtë siç i njohin fëmijët e vet. Ata që humbin shpirtrat e tyre janë ata që nuk
besojnë.
[6:21] Kush është më i keq se dikush që gënjen në
lidhje me Zotin, ose i refuzon shpalljet e tij? Shkelësit nuk kanë sukses.
[6:22] Në ditën kur t’i mbledhim të gjithë ata, do i pyesim
adhuruesit e idhujve, “Ku janë idhujt që i ngritnit?”
[6:23] Përgjigjja e tyre shkatërruese do jetë, “Pasha
Zotin Zotëruesin tonë, ne nuk ishim adhurues idhujsh.”*
[6:24] Vëreni se si e mashtruan vetveten, dhe si idhujt
që i kishin trilluar i kanë braktisur.
[6:25] Disa prej tyre të vënë veshin ty, por ne
vendosim mbulesa mbi zemrat e tyre për t’i parandaluar të kuptojnë, dhe
shurdhim në veshët e tyre. Pra, pa marrë parasysh çfarë lloj prove shohin, nuk
mund të besojnë. Pra, kur vinë të grinden me ju, mosbesimtarët thonë, “Këto
janë përralla të moçme.”
[6:26] I kthejnë prapa tjerët nga ky (Kuran), ashtu si
rrinë vetë larg prej tij, dhe kështu vetëm e shkatërrojnë vetveten pa e
kuptuar.
[6:27] Vetëm sikur t’i shihje kur ballafaqohen me
zjarrin! Atëherë do të thonë, “Mallkuar qofshim. Ah, sikur të mund të
ktheheshim prapa, dhe të mos i refuzojmë shpalljet e Zotëruesit tonë, dhe t’iu
bashkohemi besimtarëve.”
[6:28] Në fakt, (ata vetëm e thonë këtë sepse)
fshehtësitë e tyre u nxorën në shesh. Nëse kthehen, do të kryejnë saktësisht të
njëjtat krime* se janë gënjeshtarë.
[6:29] Thoshin, “Jetojmë vetëm këtë jetë; nuk do
ringjallemi.”
[6:30] Vetëm sikur t’i shihje ata kur qëndrojnë para
Zotëruesit të tyre! Ai u thotë, “A nuk është kjo e vërteta?” Ata do të thonë,
“Po, për Zotëruesin tonë.” Ai u thotë, “Me mosbesimin tuaj keni vetëshkaktuar
ndëshkim.”
[6:31] Humbës vërtetë janë ata që nuk besojnë se do e
takojnë Zotin, derisa Ora u vjen atyre papritmas, pastaj thonë, “I biem shumë
pishman që e shpërfillëm.” Ata do të bartin barra të mëkateve të tyre në
shpinat e tyre; çfarë barre e keqe!
[6:32] Jeta e kësaj bote nuk është asgjë më shumë se
një iluzion dhe kotësi, përderisa vendbanimi i Përjetësisë është shumë më i
mirë për të drejtit. A nuk kuptoni?!
[6:33] E dimë se mund të dëshpërohesh nga çka ata
thonë. Ta dish se nuk je ti ai që e refuzojnë; janë shpalljet e Zotit që
shpirtligjtë i shpërfillin.
[6:34] Të dërguarë para teje janë refuzuar, dhe duruan
me këmbëngulje përballë refuzimit. U keqtrajtuan derisa fitorja jonë u erdhi
atyre. I tillë është sistemi i Zotit që nuk do të ndryshojë. Kështu historia e
të dërguarve të Mi vë precedentë për ty.
[6:35] Nëse refuzimi i tyre fillon të jetë shumë për
ty, ta dish se edhe nëse mih një tunel në tokë, ose ngjitesh me shkallë në
qiell, dhe prodhon një mrekulli për ta (ata prapëseprapë nuk do të besonin).
Sikur të donte Zoti, do të kishte mundur t’i udhëzojë, unanimisht. Prandaj, mos
u sill si të padijshmit.
[6:36] Të vetmit që i përgjigjen thirrjes janë ata që
dëgjojnë. Zoti i ringjall të vdekurit; përfundimisht kthehen te Ai.
[6:37] Ata thanë, “Vetëm sikur një shenjë e caktuar të
mund t’i zbriste atij nga Zotëruesi i tij!” Thuaj, “Zoti është i aftë të zbresë
një shenjë, por shumica e tyre nuk dinë.”
[6:38] Të gjitha krijesat në tokë, dhe të gjithë zogjtë
që fluturojnë me krahë, janë shoqëri si ju. Nuk lam asgjë jashtë këtij libri.**
Te Zotëruesi i tyre, të gjitha këto krijesa do të mblidhen.
[6:39] Ata që refuzojnë provat tona janë të shurdhër
dhe memecë, në errësirë të plotë. Këdo që Zoti vendos, e dërgon në humbje, dhe
këdo që do, e çon në rrugë të drejtë.
[6:40] Thuaj, “Po sikur ndëshkimi i Zotit t’ju vinte,
ose Ora t’ju vinte: a do i luteshit dikujt pos Zotit, nëse jeni të sinqertë?”
[6:41] Jo. Vetëm Atij do i luteshit, dhe Ai i
përgjigjet lutjes suaj, nëse Ai do, dhe i harroni idhujt tuaj.
[6:42] Kemi dërguar (të dërguarë) te shoqëritë para
teje, dhe i vumë në test nëpërmjet fatkeqësive dhe vështirësive, që të mund të
përgjërohen.
[6:43] Vetëm sikur të përgjëroheshin kur testi ynë u
erdh atyre! Në vend të kësaj, zemrat e tyre u ngurtësuan, dhe djalli ua
zbukuroi punët e tyre para syve të tyre.
[6:44] Kur ata pra e shpërfillin lajmin që u është
dhënë, hapim për ta portat e çdo gjëje. Pastaj, tamam kur dëfrehen me çka u
është dhënë, i ndëshkojmë papritmas; bëhen kryekëput të shtangur.
[6:45] Shpirtligjtë kështu asgjësohen. I lartmadhëruar
qoftë Zoti, Zotëruesi i gjithësisë.
[6:46] Thuaj, “Çka nëse Zoti jua merr të dëgjuarit dhe
të pamit, dhe jua mbyll mendjet; cili zot, përveç Zotit, mund t’jua kthejë
këto?” Vëreni se si i shpjegojmë shpalljet, dhe vëreni se si prapëseprapë
devijojnë!
[6:47] Thuaj, “Çka nëse ndëshkimi i Zotit ju vjen
papritmas, ose pas një lajmërimi, a nuk janë shpirtligjtë vetëshkaktues të
asgjësimit?”
[6:48] Nuk i dërgojmë të dërguarit përveç si dërgues të
lajmeve të mira, si dhe si paralajmërues. Ata që besojnë dhe përmirësohen nuk
kanë pse të frikësohen, as nuk do të brengosen.
[6:49] Sa për ata që i refuzojnë shpalljet tona, e vetëshkaktojnë
ndëshkimin me shpirtligësinë e tyre.
[6:50] Thuaj, “Unë nuk po ju them se i posedoj thesaret
e Zotit. As nuk e di të ardhmen. As nuk ju them se jam engjëll. Unë thjeshtë e
ndjekë atë që më është shpallur.” Thuaj, “A është i verbëri i njëjtë si parësi?
A nuk pasqyroni?”
[6:51] Dhe u prediko me këtë (Kuran) atyre që ia kanë
dronë mbledhjes para Zotëruesit të tyre – ata nuk kanë asnjë përveç Tij si
Zotërues dhe Sundues, as ndërmjetësues – që të mund të arrijnë shpëtim.
[6:52] Dhe mos i përzë ata që i luten Zotëruesit të
tyre ditë e natë, duke ia kushtuar veten vetëm Atij. Ti nuk je përgjegjës për
llogaridhënien e tyre, as ata nuk janë përgjegjës për llogaridhënien tënde.
Nëse i përzë, do të jesh shkelës.
[6:53] Kështu pra i testojmë njerëzit me njëri tjetrin,
që t’i lëmë të thonë (me tallje), “A janë këta njerëzit mes nesh që janë të
bekuar nga Zoti?” A nuk është Zoti i vetëdijshëm për mirënjohësit?
[6:54] Kur ata që besojnë në shpalljet tona vijnë te
ti, të thuash, “Selamun Alejkum (Paqja qoftë me ju). Zotëruesi juaj ka shpallur
se mëshira është veti e Tij. Pra, kushdo mes jush që kryen një shkelje nga
padituria, dhe pastaj pendohet dhe përmirësohet, pastaj Ai është Falës, i
Mëshirshmi.”
[6:55] Kështu i shpjegojmë shpalljet, dhe i nxjerrim në
pah rrugët e shpirtligjve.
[6:56] Thuaj, “Më është ndaluar adhurimi i asaj që
adhuroni përveç Zotit.” Thuaj, “Unë nuk do i ndjekë mendimet tuaja. Përndryshe,
do të humbë, dhe nuk do udhëzohem.”
[6:57] Thuaj, “Kam provë të sigurt nga Zotëruesi im,
dhe ju e keni refuzuar. Unë nuk e kam në dorë ndëshkimin që më sfidoni ta
sjell. Gjykimi i takon vetëm Zotit. Ai tregon të vërtetën, dhe Ai është
gjykatësi më i mirë.”
[6:58] Thuaj, “Sikur ta kisha në dorë ndëshkimin që më
sfidoni ta sjell, e tërë çështja do të kishte përfunduar qysh moti. Zoti di më
së miri kush janë shpirtligjtë.”
[6:59] Me të janë çelësat e të gjitha fshehtësive;
askush nuk i din përveç Tij. Ai di çdo gjë në tokë dhe në det. Asnjë gjeth nuk
bie pa dijeninë e Tij. As nuk gjendet ndonjë kokërr gruri në thellësi të dheut.
As nuk gjendet ndonjë gjë e lagët apo e thatë, që nuk është e regjistruar në
një regjistër të qartë.
[6:60] Ai është Ai që ju vë në vdekje gjatë natës, dhe
e di madje edhe veprën tuaj më të vogël gjatë ditës. Ai ju ringjallë çdo
mëngjes, derisa të përmbushet afati i jetës suaj, pastaj te Ai është kthimi
juaj përfundimtar. Ai pastaj do ju njoftojë për çdo gjë që kishit bërë.
[6:61] Ai është Suprem mbi krijesat e Tij, dhe cakton
roje për t’ju mbrojtur. Kur koha e paracaktuar e vdekjes vjen te cilido prej
jush, të dërguarit tonë e vënë në vdekje pa vonesë.
[6:62] Pastaj të gjithë kthehen te Zoti, Zotëruesi dhe
Sunduesi i tyre i drejtë. Ai është gjyqtari absolut; Ai është llogaritësi më i
saktë.
[6:63] Thuaj, “Kush mund t’ju shpëtojë nga errësira e
tokës ose detit?” I luteni Atij me zë dhe në të fshehtë: “Nëse na shpëton këtë
herë, ne do të jemi mirënjohës përgjithmonë.”
[6:64] Thuaj, “Zoti ju shpëton këtë herë, si dhe tjera
herë, pastaj prapëseprapë ju ngritni idhuj përveç Tij.”
[6:65] Thuaj, “Ai mund të derdhë mbi ju ndëshkim nga
lart, ose nga poshtë këmbëve tuaja. Ose Ai mund t’ju ndajë në fraksione dhe
t’ju bëjë të shijoni tiraninë e njëri tjetrit. Vëreni se si i shpjegojmë
shpalljet, që të mund të kuptojnë.”
[6:66] Njerëzit e tu e kanë refuzuar këtë, edhe pse
është e vërteta. Thuaj, “Unë nuk jam kujdestar mbi ju.”
[6:67] Çdo profecie këtu i vjen koha, dhe padyshim do e
merrni vesh.
[6:68] Nëse i sheh ata që përqeshin shpalljet tona,
t’iu shmangesh atyre derisa të futen në një temë tjetër. Nëse djalli të bën të
harrosh, pastaj, sapo të kujtohesh, mos u ul me njerëz të tillë të këqij.
[6:69] Të drejtit nuk janë përgjegjës për shprehjet e
atyre njerëzve, por mund të ndihmojë t’ua kujtosh; ndoshta shpëtohen.
[6:70] Të mos i përfillësh ata që e marrin fenë e tyre
si të kotë, sikur të ishte punë shoqërimi, dhe janë plotësisht të zhytur në
jetën e kësaj bote. Ua përkujto me këtë (Kuran), se mos ndonjë shpirt vuan
pasojat e veprave të veta të këqija. Ai nuk ka përkrah Zotit si Zotërues dhe
Sundues, as ndërmjetësues. Sikur të mund të ofronte çfarëdo lloj haraçi, nuk do
të pranohej. Ata vuajnë pasojat e punëve të këqija që mblodhën; kanë
vetëshkaktuar pije ferri, dhe një ndëshkim që dhemb sepse nuk besuan.
[6:71] Thuaj, “A t’i lutemi, përkrah Zotit, çka nuk
posedon aspak fuqi të na sjellë dobi as të na dëmtojë, dhe të kthehemi prapa
pasi Zoti na ka udhëzuar? Në atë rast, ne do iu bashkëngjiteshim atyre të
pushtuarve nga djajtë, dhe të shndërruarve në të çoroditur tërësisht, përderisa
shokët e tyre mundohen t’i shpëtojnë: ‘Rrini me ne në rrugën e drejtë.’” Thuaj,
“Udhëzimi i Zotit është udhëzimi i drejtë. Ne jemi të urdhëruar t’i
nënshtrohemi Zotëruesit të gjithësisë.
[6:72] “Dhe të zbatojmë Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe
t’ia kemi dronë Atij – Ai është Ai para të cilit do të mblidheni (për
llogaridhënie).”
[6:73] Ai është që krijoi qiejt dhe tokën, me qëllim.
Kurdo që Ai thotë, “Ji,” është. Fjala e tij është e vërteta absolute. I gjithë
sovraniteti është i Tij ditën kur i bihet bririt. Njohësi i të gjitha të
fshehtave dhe të hapëtave, Ai është Më i Mençuri, Njohësi.
[6:74] Kujtohu që Ibrahimi i tha babait të vet Azerit,
“Si mundesh të adhurosh statuja si zota? E shoh se ti dhe njerëzit e tu kanë
shkuar larg në humbje.”
[6:75] Ne i treguam Ibrahimit çuditë e qiejve dhe
tokës, dhe e bekuam me bindje të plotë:
[6:76] Kur ra nata, ai pa një planet të ndritshëm.
“Ndoshta ky është Zotëruesi im,” tha ai. Kur u zhduk, tha, “Mua nuk më pëlqejnë
(zotat) që zhduken.”
[6:77] Kur e pa hënën duke lindur, tha, “Ndoshta kjo
është Zotëruesi im!” Kur u zhduk, tha, “Në mos më udhëzoftë Zotëruesi im, do të
jem me të humburit.”
[6:78] Kur e pa diellin duke lindur, tha, “Ky duhet të
jetë Zotëruesi im. Ky është më i madhi.” Por kur perëndoi, tha, “O njerëzit e
mi, unë e refuzoj idhujtarinë tuaj.
[6:79] "Unë ia kam kushtuar veten absolutisht Atij
që e filloi qiellin dhe tokën; Unë nuk
do të jem adhurues idhujsh.”
[6:80] Njerëzit e tij u grindën me të. Ai tha, “A
grindeni me mua në lidhje me Zotin, pasi që Ai më ka udhëzuar? Unë nuk kam
frikë nga idhujt që i ngritni. Asgjë nuk mund të më ndodhë, në mos dashtë
Zotëruesi im. Dituria e Zotëruesit tim përfshinë të gjitha gjërat. A nuk jeni
të vëmendshëm?
[6:81] “Pse të kem frikë nga idhujt tuaj? Ju jeni ata
që duhet të keni frikë, pasi që ju adhuroni në vend të Zotit idhuj që janë
krejtësisht të pafuqi t’ju ndihmojnë. Cila palë është më meritore e sigurisë,
nëse dini?”
[6:82] Ata që besojnë, dhe nuk e ndotin besimin e tyre
me adhurim idhujsh, kanë merituar sigurinë e përsosur, dhe janë vërtetë të
udhëzuar.
[6:83] I tillë ishte argumenti ynë, me të cilin e
përkrahëm Ibrahimin kundër njerëzve të tij. Ne lartësojmë këdo që dëshirojmë në
rangje më të larta. Zotëruesi yt është Më i Mençuri, i Gjithëdijshmi.
[6:84] Dhe ne i dhuruam atij Isakun dhe Jakobin, dhe i
udhëzuam të dy. Ngjashëm, ne e udhëzuam Nuhun para tyre, dhe prej pasardhësve
të tij (udhëzuam) Davidin, Salomonin, Jobin, Jozefin, Moisiun, dhe Aronin.
Kështu i shpërblejmë të drejtit.
[6:85] Gjithashtu, Zekerian, Gjonin, Jezusin, dhe
Iljazin; të gjithë ishin të drejtë.
[6:86] Dhe Ismailin, Eliseun, Jonan, dhe Lutin; secilin
prej tyre e dalluam mbi të gjithë njerëzit.
[6:87] Nga paraardhësit e tyre, pasardhësit e tyre, dhe
vëllezërit e tyre, ne zgjodhëm shumë, dhe i udhëzuam në rrugë të drejtë.
[6:88] I tillë është udhëzimi i Zotit, me të cilin Ai
udhëzon këdo që Ai zgjedh prej shërbëtorëve të Tij. Po të kishin rënë cilido
prej tyre në idhujtari punët e tyre do të ishin asgjësuar.
[6:89] Ata ishin ata që u dhamë shkrimin, mençuri, dhe
profetllëk. Nëse këta njerëz nuk besojnë, do i zëvendësojmë me të tjerë, dhe
njerëzit e ri nuk do të jenë mosbesimtarë.
[6:90] Këta janë ata që u udhëzuan nga Zoti; të
udhëzohesh pas tyre. Thuaj, “Unë nuk po ju kërkoj pagë. Ky nuk është tjetër pos
një lajm për të gjithë njerëzit.”
[6:91] Ata nuk e vlerësuan Zotin siç duhet vlerësuar.
Kështu, ata thanë, “Zoti nuk i shpallë asgjë asnjë njeriu.” Thuaj, “Kush pra e
shpalli shkrimin që solli Moisiu, me dritë dhe udhëzim për njerëzit?” Ju e
shënuat në letër për ta deklaruar, përderisa e fshehët një pjesë të madhe të
tij. Jeni mësuar çfarë nuk ditët kurrë më parë – ju dhe prindërit tuaj. Thuaj
“Zoti (është Ai që e shpalli),” dhe lëri të luajnë në moskujdesin e tyre.
[6:92] Ky gjithashtu është shkrim i bekuar, që
konfirmon shkrimet paraprake, që të mund të paralajmëroni shoqërinë më të
rëndësishme* dhe të gjitha ato rreth saj. Ata që besojnë në Përjetësinë do të
besojnë në këtë (shkrim), dhe do i zbatojnë Lutjet e Kontaktit (Salat).
[6:93] Kush është më i keq se ai që trillon rrena dhe
ia mveshë Zotit, ose thotë, “Kam pranuar frymëzim hyjnor,” kur asnjë frymëzim i
tillë nuk i është dhënë, ose thotë, “Unë mund të shkruaj njëjtë si shpalljet e
Zotit?” Vetëm sikur t’i shihnit shkelësit në kohën e vdekjes! Engjëjt i zgjasin
duart drejt tyre, duke thënë, “Lëshojini shpirtrat tuaj. Sot, keni
vetëshkaktuar ndëshkim të turpshëm se thatë në lidhje me Zotin tjetër pos të
vërtetës, dhe se ishit shumë mendjemëdhenj që t’i pranoni shpalljet e Tij.
[6:94] “Jeni kthyer te ne si individë, ashtu si ju
krijuam së pari, dhe keni lënë prapa çfarë ju furnizuam. Nuk i shohim me ju
ndërmjetësuesit që idhujtarizonit dhe pretendonit se do ju ndihmojnë. Të gjitha
lidhjet mes jush janë këputur; idhujt që i ngritët ju kanë braktisur.”
[6:95] Zoti është Ai që i bën drithërat dhe farat të
plasin dhe mbijnë. Ai e prodhon të gjallin nga i vdekuri, dhe të vdekurin nga i
gjalli. I tillë është Zoti; si mund të devijoni!
[6:96] Në shpërthim të agimit, Ai e bën mëngjesin të
dalë. Ai e bëri natën të qetë, dhe Ai e bëri diellin dhe hënën për të shërbyer
si mjete për llogaritje. I tillë është dizajni i të Plotfuqishmit, të
Gjithëdijshmit.
[6:97] Dhe Ai është që i bëri yjet të ju udhëzojnë
gjatë errësirës, në tokë dhe det. Kështu pra i sqarojmë shpalljet për njerëzit
që dinë.
[6:98] Ai ju nisi nga një vetë, dhe e vendosi rrugën
tuaj, si dhe fatin tuaj përfundimtar. Kështu pra i sqarojmë shpalljet për
njerëzit që kuptojnë.
[6:99] Ai është Ai që zbret ujë nga qielli, me të cilin
prodhojmë lloj lloj bimësh. Ne prodhojmë nga lënda e blertë mori drithërash
komplekse, palma me kalaveshë të varur, dhe kopshte me hardhi, ullinj dhe
shegë; fruta që janë të ngjashëm, por jo edhe të ngjashëm. Vëreni frutat e tyre
se si rriten dhe piqen. Këto janë shenja për njerëzit që besojnë.
[6:100] Prapëseprapë, ata ngritin nga xhinët idhuj
përkrah Zotit, edhe pse Ai është Ai që i krijoi ata. Ata madje i mveshin Atij
djem dhe vajza, pa aspak dijeni. Qoftë i madhëruar. Ai është Më i Larti, shumë
larg pretendimeve të tyre.
[6:101] Nismëtari i qiejve dhe tokës. Si mund të ketë
Ai djalë, kur Ai kurrë nuk pati bashkëshorte? Ai i krijoi të gjitha gjërat, dhe
Ai është tërësisht i vetëdijshëm për të gjitha gjërat.
[6:102] I tillë është Zoti, Zotëruesi juaj, nuk ka zot
përveç Tij, Krijuesit të të gjitha gjërave. Ta adhuroni vetëm Atë. Ai e ka në
dorë çdo gjë.
[6:103] Asnjë përfytyrim nuk mund ta përfshijë Atë, por
Ai i përfshinë të gjitha përfytyrimet. Ai është i Dhembshuri, Njohësi.
[6:104] Ndriçime ju kanë ardhur nga Zotëruesi juaj. Sa
për ata që mund të shohin, ata shohin për të mirën e tyre, e ata që bëhen
qorra, bëhen në dëm të vetes. Unë nuk jam kujdestari juaj.
[6:105] Kështu i shpjegojmë shpalljet, për të vërtetuar
se ke pranuar dituri, dhe për t’i sqaruar për njerëzit që dinë.
[6:106] Ndiq çka tu shpall nga Zotëruesi yt, nuk ka zot
përveç Tij, dhe shpërfilli adhuruesit e idhujve.
[6:107] Sikur të donte Zoti, ata nuk do të kishin
adhuruar idhuj. Ne nuk të caktuam si kujdestar të tyre, as nuk je mbrojtësi i
tyre.
[6:108] Mos i shani idhujt që ata i ngritin përkrah
Zotit, se mos blasfemojnë dhe e shajnë Zotin, nga padituria. Ne i kemi
zbukuruar punët e secilit grup para syve të tyre. Përfundimisht, ata kthehen te
Zotëruesi i tyre, pastaj Ai i informon për çdo gjë që kishin bërë.
[6:109] Ata bënë be në Zotin, solemnisht, që po tu
vinte një mrekulli atyre, patjetër do të besonin. Thuaj, “Mrekullitë vijnë
vetëm nga Zoti.” Në doni ta dini, nëse një mrekulli iu vjen atyre, do vazhdonin
të mos besonin.
[6:110] Ne ua sillim mentë dhe zemrat e tyre. Kështu,
pasi që vendimi i tyre është të mos besojnë, ne i lëmë të enden në shkeljet e
tyre.
[6:111] Edhe sikur t’i zbritnim engjëjt te ta; edhe
sikur të vdekurit t’iu flisnin atyre; edhe sikur të mblidhnim çdo mrekulli para
tyre; ata nuk mund të besojnë në mos dashtë Zoti. Vërtetë, shumica e tyre janë
të padijshëm.
[6:112] I kemi lejuar armiqtë e secilit profet – djajtë
njerëz dhe xhin – që të inspirojnë në njëri tjetrin fjalë të lustruara, në
mënyrë që të mashtrojnë. Sikur të donte Zotëruesi yt, ata nuk do e bënin atë.
T’i shpërfillësh ata dhe trillimet e tyre.
[6:113] Kjo është për t’i lënë mendjet e atyre që nuk
besojnë në Përjetësinë t’i dëgjojnë trillimet e tilla, dhe t’i pranojnë, dhe
kështu t’i nxjerrin në shesh bindjet e tyre të vërteta.*
[6:114] A të kërkoj pos Zotit si burim ligji, kur Ai ju
ka shpallur këtë libër krejtësisht të hollësishëm?* Ata që e pranuan shkrimin e
dinë që është shpallur prej Zotëruesit tënd me të vërtetë. Të mos ushqesh asnjë
dyshim.
[6:115] Fjala e Zotëruesit tënd është e plotë,* në të
vërtetë dhe drejtësi. Asgjë të mos i shfuqizojë fjalët e Tij. Ai është
Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi.
[6:116] Nëse iu bindesh shumicës së njerëzve në tokë,
do të të largojnë nga rruga e Zotit. Ata ndjekin vetëm supozime; vetëm
hamenden.
[6:117] Zotëruesi yt është tërësisht i vetëdijshëm për
ata që humbin nga rruga e Tij, dhe Ai është tërësisht i vetëdijshëm për ata që
janë të udhëzuar.
[6:118] Të hani nga ajo mbi të cilën emri i Zotit është
përmendur, nëse vërtetë besoni në shpalljet e Tij.
[6:119] Pse mos të hash nga ajo mbi të cilën emri i
Zotit është përmendur? Ai jua ka shpjeguar hollësisht çka është e ndaluar për
ju, në mos qofshi të detyruar. Vërtetë, shumë njerëz i çorientojnë të tjerët me
mendimet e veta personale, pa dije. Zotëruesi yt është plotësisht i vetëdijshëm
për shkelësit.
[6:120] T’iu shmangeni mëkateve të dukshme, si dhe
atyre të fshehtave. Ata që kanë mbledhur mëkate do të paguajnë për shkeljet e
tyre.
[6:121] Mos hani prej asaj mbi të cilën emri i Zotit
nuk është përmendur, se është e neveritshme. Djajtë i inspirojnë aleatët e tyre
që të grinden me ju; nëse iu bindeni, do të jeni adhurues idhujsh.*
[6:122] A është ai që ishte i vdekur dhe i dhuruam
jetë, dhe e furnizuam me dritë e cila i mundëson të lëvizë mes njerëzve, i
barabartë me atë në errësirë të plotë nga e cila nuk mund të dalë? Punët e
mosbesimtarëve kështu janë të zbukuruara në sytë e tyre.
[6:123] I lejojmë kriminelët kryesor të secilës shoqëri
që të thurin kurthe dhe planifikojnë. Por ata vetëm thurin kurthe dhe
planifikojnë kundër shpirtrave të vet, pa e kuptuar.
[6:124] Kur ndonjë provë e fuqishme u vjen atyre,
thonë, “Nuk do të besojmë, në mos na u dhëntë çka u është dhënë të dërguarve të
Zotit!” Zoti e di saktësisht kush është më së miri i kualifikuar për ta dhënë
lajmin e Tij.* Kriminelët e tillë do të vuajnë poshtërim te Zoti, dhe ndëshkim
të tmerrshëm si pasojë e planifikimit të tyre djallëzor.
[6:125] Këdo Zoti do që ta udhëzojë, Ai ia bën kraharorin
të hapur ndaj Nënshtrimit. Dhe këdo Ai do që ta dërgojnë në humbje, ia bën
kraharorin të padurueshëm dhe të kufizuar, sikur dikujt që ngjitet drejt
qiellit.* Zoti kështu vë mallkim mbi ata që refuzojnë të besojnë.
[6:126] Kjo është rruga e drejtë për te Zotëruesi yt.
Ne i kemi shpjeguar shpalljet për njerëzit e vëmendshëm.
[6:127] Ata e kanë merituar vendbanimin e paqes te
Zotëruesi i tyre; Ai është Zotëruesi dhe Sunduesi i tyre, si shpërblim për
punët e tyre.
[6:128] Do të vijë dita kur Ai i mbledhë të gjithë ata
(e thotë): “O ju xhinë, keni bërë për vete mori njerëzish.” Shoqëruesit e tyre
njerëzor do të thonë, “Zotëruesi ynë, ne u kënaqëm me shoqërinë e njëri tjetrit
deri sa na kaloi jetëgjatësia që na kishe caktuar.” Ai do të thotë, “Ferri është
destinacioni juaj.” Ata qëndrojnë në të përgjithmonë, në përputhje me vullnetin
e Zotit. Zotëruesi yt është i Mençur, i Gjithëdijshëm.
[6:129] Ne kështu i përshtatim shpirtligjtë të jenë
shoqërues të njëri tjetrit, si ndëshkim për shkeljet e tyre.
[6:130] O ju xhinë dhe njerëz, a nuk pranuat të
dërguarë nga mesi juaj, që ju kallëzuan juve shpalljet e Mia, dhe ju
paralajmëruan për takimin e kësaj dite? Ata do të thonë, “Ne jemi dëshmitarë
kundër vetes.” Ata ishin plotësisht të preokupuar me jetën e kësaj bote, dhe do
të dëshmojnë kundër vetes që ishin mosbesimtarë.
[6:131] Kjo është për të treguar se Zotëruesi yt nuk
asgjëson ndonjë shoqëri padrejtësisht, derisa njerëzit e saj janë të
pavetëdijshëm.
[6:132] Çdonjëri do të arrijë një shkallë sipas veprave
të tij. Zotëruesi yt nuk është i pavetëdijshëm për çfarëdo që bëjnë.
[6:133] Zotëruesi yt është i Pasuri; poseduesi i të
gjithë mëshirës. Nëse ai do, Ai mund t’ju heqë, dhe t’ju zëvendësojë me këdo që
Ai do, ashtu si ju prodhoi juve nga soji i njerëzve tjerë.
[6:134] Çka ju është premtuar do të vijë, dhe nuk mund
t’i shmangeni.
[6:135] Thuaj, “O njerëzit e mi, bëni sa mundeni, edhe
unë do bëj. Padyshim se do e merrni vesh kush janë fituesit përfundimtarë.”
Patjetër, shpirtligjtë nuk do ia dalin.
[6:136] Ata madje e lënë mënjanë një pjesë të
furnizimeve nga të korrat dhe bagëtitë e Zotit, duke thënë “Kjo pjesë i takon
Zotit,” sipas pretendimeve të tyre, “dhe kjo pjesë i takon idhujve tanë.”
Megjithatë, ajo që u la mënjanë për idhujt e tyre nuk arrin te Zoti, ndërsa
pjesa që e lan mënjanë për Zotin shkon te idhujt e tyre. Vërtetë i tmerrshëm
është gjykimi i tyre.
[6:137] Kështu adhuruesit e idhujve u mashtruan nga
idhujt e tyre, aq sa i vrasin fëmijët e vet.* Në fakt, idhujt e tyre iu
shkaktojnë dhimbje të mëdha atyre, dhe ua turbullojnë fenë. Sikur të donte
Zoti, nuk do e kishin bërë këtë. T’i shpërfillësh ata dhe trillimet e tyre.
[6:138] Ata thanë, “Këto janë bagëti dhe të korra që
janë të ndaluara; askush të mos i hajë përveç atyre që i lejojmë,” kështu
pretenduan. Ata gjithashtu ndaluan ngasjen e bagëtive të caktuara. Madje edhe
bagëtitë që i hanin, ata nuk e përmendnin emrin e Zotit kur i thernin. Të tilla
janë shpikjet e mveshura Atij. Ai padyshim do i dënojë për shpikjet e tyre.
[6:139] Ata gjithashtu thanë, “Çka është në barqet e
këtyre bagëtive është e rezervuar vetëm për meshkujt mes nesh, dhe e ndaluar
për gratë tona.” Por nëse dilte ngordhësirë, ata i lejonin gratë e tyre të
marrin pjesë. Ai padyshim do i dënojë për shpikjet e tyre. Ai është Më i Mençuri,
i Gjithëdijshëm.
[6:140] Humbës vërtetë janë ata që i vranë fëmijët e
vet marrëzisht, nga padituria e tyre, dhe ndaluan çka Zoti ka furnizuar për ta,
dhe ndoqën shpikje të mveshura Zotit. Ata kanë humbur; nuk janë të udhëzuar.
[6:141] Ai është që rrënjosi kopshte, të kacavjerruna
dhe jo-kacavjerruna, dhe palma, dhe drithëra me shije të ndryshme, dhe ullinj,
dhe shegë – fruta të ngjashme, por jo edhe të ngjashme. Hani prej frutave të
tyre, dhe jepni lëmoshën e caktuar në ditën e korrjes,* dhe mos e shkoni kot
asgjë. Ai nuk i do shpërdoruesit.
[6:142] Ca bagëti ju pajisin me transportim, si dhe
shtrojsa. Hani prej furnizimeve të Zotit për ju, dhe mos i ndiqni hapat e
Dreqit; ai është armiku juaj më i flaktë.
[6:143] Tetë lloje bagëtish: sa i përket dy llojeve të
deleve, dhe dy llojeve të dhive, thuaj, “A ndaloi dy meshkujt, apo dy femrat,
apo ngarkesat e mitrave të dy femrave? Më tregoni çka dini, nëse jeni të
sinqertë.”
[6:144] Sa i përket dy llojeve të deveve, dhe dy
llojeve të lopëve, thuaj, “A ndaloi dy meshkujt, apo dy femrat, apo ngarkesat e
mitrave të dy femrave? A ishit dëshmitarë kur Zoti shpalli ndalesa të tilla për
ju? Kush është më i keq se ata që shpikin gënjeshtra të tilla dhe ia mveshin
Zotit? Ata kështu i çorientojnë njerëzit pa dijeni. Zoti nuk udhëzon njerëzit e
tillë të këqij.”
[6:145] Thuaj, “Unë nuk gjejë në shpalljet që më janë
dhënë asnjë ushqim të ndaluar për ndonjë ngrënës përveç: (1) cofëtinës, (2)
gjakut që rrjedh, (3) mishit* të derrit, se është i ndyrë, dhe (4) mishit të
kafshëve që i janë kushtuar tjetër pos Zotit.” Nëse dikush detyrohet (t’i
hajë), pa qenë me qëllim apo keqdashje, atëherë Zotëruesi yt është Falës, i
Mëshirshmi.
[6:146] Për ata që janë Jahudi ndaluam kafshët me
thundra jo të ndara; dhe nga lopët dhe delet ndaluam dhjamin, përveç atij që
gjendet në kurrizet e tyre, ose në rropulli, ose i përzier me eshtra. Ishte
ndëshkim për shkeljet e tyre, dhe ne jemi të sinqertë.
[6:147] Nëse nuk të besojnë, thuaj, “Zotëruesi juaj
posedon mëshirë pakufi, por ndëshkimi i Tij është i pashmangshëm për njerëzit
fajtorë.”
[6:148] Adhuruesit e idhujve thonë, “Sikur të donte
Zoti, nuk do të ushtronim idhujtari, as ne as prindërit tanë, as nuk do të
ndalonim ndonjë gjë.” Kështu edhe ata para tyre nuk besuan, derisa
vetëshkaktuan ndëshkimin tonë. Thuaj, “A keni ndonjë njohuri të vërtetuar që
mund të na tregoni? Ju nuk ndiqni asgjë pos supozime; vetëm hamendeni.”
[6:149] Thuaj, “Zoti posedon argumentin më të fuqishëm;
po të donte Ai mund t’ju udhëzonte të gjithëve.”
[6:150] Thuaj, “Sillni dëshmitarët tuaj që do të
dëshmonin që Zoti ka ndaluar këtë apo atë.” Nëse dëshmojnë, mos dëshmo me ta.
As të mos i ndjekësh mendimet e atyre që refuzojnë shpalljet tona, as të atyre
që nuk besojnë në Përjetësi, as të atyre që humbin larg nga Zotëruesi i tyre.
[6:151] Thuaj, “Ejani le t’ju tregoj çka Zotëruesi juaj
ka urdhëruar me të vërtetë për ju: Të mos ngritni idhuj përveç Tij. T’i nderoni
prindërit tuaj. Të mos i vritni fëmijët tuaj nga frika prej varfërisë – ne
furnizojmë për ju dhe për ta. Të mos kryeni mëkate të tepërta, as të dukshme as
të fshehta. Të mos vritni – Zoti e ka bërë jetën të shenjtë – përveç për
drejtësi. Këto janë urdhrat e Tij për ju, që të mund të kuptoni.”
[6:152] Të mos i prekni paratë e jetimëve përveç në
mënyrën më të drejtë, derisa të arrijnë pjekurinë. Të jepni sasi të plotë dhe
masë të plotë gjatë shitblerjes, me barazi. Nuk e ngarkojmë asnjë shpirt përtej
mundësive të tij. Të jeni krejtësisht të drejtë kur dëshmoni, madje edhe kundër
të afërmve tuaj. Ta përmbushni besëlidhjen tuaj me Zotin. Këto janë urdhrat e
Tij për ju, që të jeni të vëmendshëm.
[6:153] Kjo është rruga Ime – e drejtë. Ta ndiqni atë,
dhe të mos ndiqni ndonjë rrugë tjetër, se mos ju shmangin nga rruga e Tij. Këto
janë urdhrat e Tij për ju, që të mund të shpëtoheni.
[6:154] Dhe ne i dhamë Moisiut shkrimin, komplet me
urdhrat më të mira, dhe sqarimet e çdo gjëje, dhe fener dhe mëshirë, që të mund
të besojnë në takimin me Zotëruesin e tyre.
[6:155] Edhe ky është shkrim i bekuar që e kemi
shpallur; ta ndiqni atë dhe të çoni jetë të drejtë, që të mund të arrini
mëshirë.
[6:156] Tash nuk mund të thoni më, “shkrimi iu zbrit dy
grupeve para nesh, dhe nuk ishim të vetëdijshëm për mësimet e tyre.”
[6:157] As nuk mund të thoni, “Vetëm sikur një shkrim
të mund të na zbriste, do të udhëzoheshim më mirë se ata.” Një shkrim i
vërtetuar ka ardhur tash te ju nga Zotëruesi juaj, dhe fener, dhe mëshirë.
Tash, kush është më i keq se ai që i refuzon këto prova nga Zoti, dhe i
shpërfillë? Ne do i parashtrojmë ata që i shpërfillin provat tona në ndëshkimin
më të keq për shkak të moskujdesit të tyre.
[6:158] A po presin t’iu vijnë engjëjt, ose Zotëruesi
yt, ose ndonjë manifestim material i Zotëruesit tënd? Dita kur kjo ndodhë,
asnjë shpirt nuk do të ketë dobi nga besimi nëse nuk ka besuar para saj, dhe
nëse nuk i ka korrë dobitë e besimit duke çuar jetë të drejtë.* Thuaj,
“Vazhdoni të prisni; edhe ne po presim.”
[6:159] Ata që ndajnë veten në sekte nuk besojnë me ju.
Gjykimi i tyre është me Zotin, pastaj Ai do i njoftojë për çdo gjë që kishin bërë.
[6:160] Kushdo që bën një punë të mirë pranon
shpërblimin për dhjetë të tilla, dhe ai që bën një mëkat dënohet për vetëm një.
Askush nuk vuan as më të vocklën padrejtësi.
[6:161] Thuaj, “Zotëruesi im më ka udhëzuar në rrugë të
drejtë – fenë e përsosur të Ibrahimit, monoteizmin. Ai nuk ishte adhurues
idhujsh.”
[6:162] Thuaj, “Lutjet e mia të Kontaktit (Salat),
zbatimet e mia të adhurimit, jeta ime dhe vdekja ime, të gjitha i janë kushtuar
absolutisht vetëm Zotit, Zotëruesit të gjithësisë.
[6:163] "Ai nuk ka partner. Kjo është çka jam
urdhëruar të besoj, dhe jam i pari të nënshtrohem.”
[6:164] Thuaj, “A të kërkoj tjetër pos Zotit si
zotërues, kur Ai është Zotëruesi i të gjitha gjërave? Asnjë shpirt nuk ka dobi
përveç nga punët e veta, dhe askush nuk e bartë barrën e tjetrit.
Përfundimisht, ktheheni te Zotëruesi juaj, pastaj Ai ju njofton për grindjet
tuaja.”
[6:165] Është Ai që ju bëri trashëgues të
tokës, dhe Ai ngriti disa prej jush në një shkallë më të lartë se të tjerët,
për t’ju testuar në përputhje me çka ju ka dhënë. Padyshim, Zotëruesi yt është
i shkathët në zbatimin e ndëshkimit, dhe Ai është Falës, i Mëshirshmi.
[7:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[7:1] A. L. M. S.*
[7:2] Ky shkrim të është shpallur ty – të mos ushqesh
dyshim për të në zemrën tënde – që të mund të paralajmërosh me të, dhe t’ua
kujtosh besimtarëve.
[7:3] Të gjithë ju të ndiqni çka ju është shpallur prej
Zotëruesit tuaj; mos ndiqni asnjë idhull përveç Tij. Rrallë merrni vesh.
[7:4] Sa e sa shoqëri i kemi asgjësuar; ata
vetëshkaktuan ndëshkimin tonë derisa ishin në gjumë, ose të zgjuar.
[7:5] Shprehja e tyre kur ndëshkimi ynë u erdhi atyre
ishte: “Vërtetë, kemi qenë shkelës.”
[7:6] Padyshim do i marrim në pyetje ata që pranuan
lajmin, dhe do i marrim në pyetje të dërguarit.
[7:7] Do i njoftojmë me dijen se nuk mungonim.
[7:8] Peshoret do të fiksohen atë ditë, me barazi. Ata
peshat e të cilëve janë të rënda do të jenë fituesit.
[7:9] Sa për ata peshat e të cilëve janë të lehta, do
të jenë ata që i humbën shpirtrat e tyre* si pasojë e shpërfilljes së
shpalljeve tona, padrejtësisht.
[7:10] Ju themeluam në tokë, dhe ju kemi furnizuar me
mjete të jetesës në të. Rrallë jeni mirënjohës.
[7:11] Ju krijuam, pastaj ju formësuam, pastaj iu thamë
engjëjve, “Përuljuni Ademit.” Ata u përulën, përveç Iblisit (Dreqit); ai nuk
ishte me ata që u përulën.
[7:12] Ai tha, “Çka të pengoi të përulesh kur të
porosita?” Ai tha, “Unë jam më i mirë se ai; Mua më krijove prej zjarri, e atë
e krijove prej balte.”
[7:13] Tha, “Prandaj, duhet të zbresësh, se nuk ke për
të qenë mendjemadh këtu. Dil; je poshtëruar.”
[7:14] Tha, “Shtyma afatin, deri në Ditën e
Ringjalljes.”
[7:15] Tha, “Të është shtyrë afati.”
[7:16] Tha, “Pasi që Ti ke dashur që unë të humbë,* unë
do iu dal atyre tinëz në rrugën Tënde të drejtë.
[7:17] “Do iu mësyhem nga para tyre, dhe nga mbrapa
tyre, dhe nga e djathta e tyre, dhe nga e majta e tyre, dhe do e gjesh se
shumica e tyre janë mosmirënjohës.”
[7:18] Tha, “Dil nga aty, i përbuzur dhe i mposhtur.
Ata prej tyre që të ndjekin, do e mbushë Ferrin me ju të gjithë.
[7:19] “Sa për ty, Adem, bano me gruan tënde në
Parajsë, dhe hani aty kah të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se bini në
mëkat.”
[7:20] Djalli iu pëshpëriti atyre, për t’ua zbuluar
trupat e tyre, që ishin të padukshëm për ta. Tha, “Zotëruesi juaj nuk ju ndaloi
nga ky lis, përveç që t’ju pengojë të bëheni engjëj, dhe të arrini ekzistencë
të përjetshme.”
[7:21] Ai iu bëri be, “Unë po ju jap këshillë të mirë.”
[7:22] Kështu i mashtroi me gënjeshtra. Sapo e shijuan
pemën, trupat e tyre u bënë të dukshëm për ta, dhe ata u munduan ta mbulojnë
veten me gjethet e Parajsës. Zotëruesi i tyre u thirri: “A nuk ju ndalova nga
ajo pemë, dhe ju paralajmërova që djalli është armiku juaj më i flaktë?”
[7:23] Thanë, “Zotëruesi ynë, i kemi bërë keq
shpirtrave tonë, dhe po të mos na falësh dhe të kesh mëshirë ndaj nesh, do të
jemi humbës.”
[7:24] Tha, “Zbritni si armiq të njëri tjetrit. Në tokë
të jetë vendbanimi dhe furnizimi juaj për ca kohë.”
[7:25] Tha, “Në të do të jetoni, në të do të vdisni,
dhe prej saj do të nxirreni.”
[7:26] O fëmijët e Ademit, ju kemi furnizuar me veshje
për ta mbuluar trupin tuaj, si dhe për salltanet. Por veshja më e mirë është
veshja e drejtësisë. Këto janë disa nga shenjat e Zotit, që të mund të marrin
vesh.
[7:27] O fëmijët e Ademit, mos e lejoni djallin t’ju
mashtrojë si ju mashtroi kur shkaktoi dëbimin e prindërve tuaj nga Parajsa, dhe
heqjen e veshjeve të tyre për t’ua ekspozuar trupat e tyre. Ai dhe fisi i tij
ju shohin, përderisa ju nuk i shihni. Ne i caktojmë djajtë si shoqërues të
atyre që nuk besojnë.
[7:28] Ata kryejnë një mëkat të tepërt, thonë, “Ne i
gjetëm prindërit tanë duke bërë kështu, dhe Zoti na ka urdhëruar që ta bëjmë.”
Thuaj, “Zoti nuk përkrahë mëkat. A po thoni për Zotin çka nuk dini?”
[7:29] Thuaj, “Zotëruesi im përkrahë drejtësinë, dhe
devotshmërinë ndaj vetëm Atij në secilin vend të adhurimit. T’ia kushtoni
adhurimin tuaj plotësisht vetëm Atij. Ashtu si ju nisi juve, ju përfundimisht
do të ktheheni te Ai.”
[7:30] Disa i udhëzoi, përderisa të tjerët janë të
parashtruar në humbje. Ata i kanë marrë djajtë si sundues të tyre, në vend të
Zotit, e prapëseprapë besojnë se janë të udhëzuar.
[7:31] O fëmijët e Ademit, të jeni të pastër dhe të
visheni mirë kur shkoni në vendlutje. Dhe hani e pini pa e tepruar; Me të
vërtetë, Ai nuk i do grykësit.
[7:32] Thuaj, “Kush i ndaloi gjërat e mira që Zoti i ka
krijuar për krijesat e Tij, dhe furnizimet e mira?” Thuaj, “Furnizimet e tilla
janë për t’i kënaqur ata që besojnë. Plus, furnizimet e mira do të jenë
veçanërisht për ta në Ditën e Ringjalljes.” Kështu i shpjegojmë shpalljet për
njerëzit që dinë.
[7:33] Thuaj, “Zotëruesi im ndalon vetëm veprat e
këqija, qofshin haptas apo fshehtas, dhe mëkatet, dhe agresionin e padrejtë,
dhe ngritjen e idhujve të pafuqi përkrah Zotit, dhe thëniet për Zotin që nuk
janë të bazuara në dije.”
[7:34] Për secilën shoqëri është afati i paracaktuar.
Kur kohës së tyre i vjen fundi, ata nuk mund ta shtyjnë as për një orë, e as ta
ngusin.
[7:35] O fëmijët e Ademit, kur të dërguarë vijnë te ju
nga mesi juaj, dhe jua recitojnë shpalljet e Mia, ata që marrin vesh dhe çojnë
jetë të drejtë, nuk kanë pse të frikësohen, as nuk do të brengosen.
[7:36] Sa për ata që refuzojnë shpalljet tona, dhe janë
shumë mendjemëdhenj për t’iu përmbajtur atyre, kanë vetëshkaktuar Ferr, ku
qëndrojnë përgjithmonë.
[7:37] Kush është më i keq se ata që
shpikin gënjeshtra për Zotin, ose refuzojnë shpalljet e Tij? Këta do të marrin
hisen e tyre, në përputhje me shkrimin, pastaj, kur të dërguarit tanë vijnë t’i
përfundojnë jetët e tyre, do të thonë, “Ku janë idhujt që dikur iu luteshit
përkrah Zotit?” Ata do të thonë, “Na kanë braktisur.” Do të dëshmojnë kundër
vetes se ishin mosbesimtarë.
[7:38] Ai do të thotë, “Hyni me shoqëritë paraprake të
xhinëve dhe njerëzve në Ferr.” Sa herë që ndonjë grup hyn, do e mallkojnë
grupin paraardhës. Kur të jenë të gjithë brenda, më i vonshmi grup do të thotë
për paraprakun, “Zotëruesi ynë, këta janë ata që na çorientuan. Jepu dyfish
ndëshkim të Ferrit.” Ai do të thotë, “Secili pranon dyfish, por nuk e dini.”
[7:39] Grupi paraardhës do i thotë grupit të mëvonshëm,
“Pasi që kishit përparësi ndaj nesh, shijojeni ndëshkimin për vetë mëkatet
tuaja.”
[7:40] Padyshim, ata që refuzojnë shpalljet tona dhe
janë shumë mendjemëdhenj për t’iu përmbajtur atyre, portat e qiellit nuk do të
hapen për ta, as nuk do të hyjnë në Parajsë në mos kaloftë deveja përmes vrimës
së gjilpërës. Kështu i paguajmë fajtorët.
[7:41] Ata kanë vetëshkaktuar Ferr si vendbanim; do të
kenë barriera mbi ta. Kështu i paguajmë shkelësit.
[7:42] Sa për ata që besojnë dhe çojnë jetë të drejtë –
nuk e ngarkojmë asnjë shpirt përtej mundësive të tij – këta do të jenë banuesit
e Parajsës. Ata rrojnë aty përgjithmonë.
[7:43] Ne do të heqim krejt xhelozinë nga zemrat e
tyre. Lumenj do të rrjedhin nën ta, dhe ata do të thonë, “Qoftë i lartmadhëruar
Zoti se na udhëzoi. Kurrsesi nuk do të udhëzoheshim, po të mos na kishte
udhëzuar Zoti. Të dërguarit e Zotëruesit tonë të vërtetën na sollën.” Atyre do
tu thirret: “Kjo është Parajsa juaj. E keni trashëguar, si shpërblim për punët
tuaja.”
[7:44] Banuesit e Parajsës do tu thërrasin banuesve të
Ferrit: “Ne e kemi gjetur premtimin e Zotëruesit tonë të jetë e vërteta; a e
keni gjetur ju premtimin e Zotëruesit tuaj të jetë e vërteta?” Ata do të thonë,
“Po.” Një shpallës mes tyre do të shpallë: “Dënimi i Zotit iu ka rënë
shkelësve;
[7:45] "që zmbrapsin nga rruga e Zotit, dhe
përpiqen ta bëjnë të shtrembët, dhe, sa i përket Përjetësisë, ata janë
mosbesimtarë.”
[7:46] Një barrierë i ndanë ata, përderisa Purgatori*
është i zënë nga njerëz që e njohin secilën anë nga pamja e tyre. Ata do tu thërrasin
banuesve të Parajsës: “Paqja qoftë mbi ju.” Ata nuk hynë (në Parajsë) me anë të
shpresave të kota.
[7:47] Kur ata i kthejnë sytë e tyre drejt banuesve të
Ferrit, do të thonë, “Zotëruesi ynë, mos na vendos me këta njerëz të këqij.”
[7:48] Banuesit e Purgatorit do tu thërrasin njerëzve
që i njohin nga pamja e tyre, duke thënë, “Numri juaj i madh nuk ju bëri dobi
në asnjë mënyrë, e as mendjemadhësia juaj.
[7:49] "A janë ata njerëzit që bënit be që Zoti
nuk do i prekë me mëshirë?” (Njerëzve në Purgator pastaj do tu thuhet,) “Hyni
në Parajsë; nuk keni pse të frikësoheni, as nuk do të brengoseni.”
[7:50] Banuesit e Ferrit do tu thërrasin banuesve të
Parajsës: “Lëreni të rrjedhë drejt nesh pak nga uji juaj ose nga furnizimet e
Zotit për ju.” Ata do të thonë, “Zoti i ka ndaluar ato për mosbesimtarët.”
[7:51] Ata që nuk e marrin fenë e tyre seriozisht, dhe
janë plotësisht të preokupuar me jetën e kësaj bote, ne i harrojmë atë ditë,
sepse ata e harruan atë ditë, dhe sepse ata mohuan shpalljet tona.
[7:52] Ne u kemi dhënë atyre një shkrim që është
krejtësisht i hollësishëm, me dituri, udhëzim, dhe mëshirë për njerëzit që
besojnë.
[7:53] A po presin derisa të gjitha (profecitë) të
përmbushen? Ditën kur përmbushja e tillë vjen, ata që e shpërfillën në të
kaluarën do të thonë, “Të dërguarit e Zotëruesit tonë e kanë sjellë të
vërtetën. A ka ndonjë ndërmjetësues për të ndërmjetësuar për ne? A do të na
dërgonit prapa, që ta ndryshojmë sjelljen tonë, dhe të bëjmë punë më të mira se
ato që i bëmë?” Ata i kanë humbur shpirtrat e tyre, dhe vetë shpikjet e tyre e
kanë shkaktuar mallkimin e tyre.
[7:54] Zotëruesi juaj është ai Zoti, që krijoi qiejt
dhe tokën për gjashtë ditë,* dhe mori çdo gjë në dorë. Nata e kaplon ditën,
përderisa e ndjekë vazhdimisht, dhe dielli, hëna dhe yjet janë bërë të
shërbejnë me urdhrin e Tij. Absolutisht, Ai i ka nën kontroll të gjitha
krijesat dhe të gjitha urdhrat. Më i Lartësuari është Zoti, Zotëruesi i
gjithësisë.
[7:55] Ta adhuroni Zotëruesin tuaj publikisht dhe
privatisht; Ai nuk i do shkelësit.
[7:56] Mos e korruptoni tokën pasi që është rregulluar,
dhe adhuronie Atë nga druajtja dhe shpresa. Padyshim, mëshira e Zotit është e
arritshme për të drejtit.
[7:57] Është Ai që dërgon erërat me myzhde, si mëshirë
prej duarve të Tij. Kur ato mbledhin re të rënduara, i dërgojmë ato në tokë të
vdekur, dhe lëshojmë ujë nga to, për të prodhuar me të të gjitha llojet e
frutave. Kështu i ringjallim të vdekurit, që të mund të jeni të vëmendshëm.
[7:58] Toka e mirë me të mirë prodhon bimët e saj me
lejen e Zotëruesit të saj, kurse toka e keqe vështirë se prodhon ndonjë gjë të
përdorshme. Kështu i shpjegojmë shpalljet për njerëzit që janë mirënjohës.
[7:59] Ne dërguam Nuhun te njerëzit e tij, duke thënë,
“O njerëzit e mi, adhuronie Zotin; nuk keni asnjë zot tjetër përkrah Tij. Kam
frikë se do të ndëshkoheni në ditën e hatashme.”
[7:60] Udhëheqësit mes njerëzve të tij thanë, “Po e
shohim se je larg në humbje.”
[7:61] Ai tha, “O njerëzit e mi, nuk jam i humbur; jam
i dërguar nga Zotëruesi i gjithësisë.
[7:62] "Unë ju sjell juve lajmin e Zotëruesit tim,
dhe ju këshilloj, dhe unë di prej Zotit çka ju nuk dini.
[7:63] "A shumë çudi po ju duket që një
paralajmërim të vijë te ju nga Zotëruesi juaj, nëpërmjet një njeriu si ju, për
t’ju paralajmëruar, dhe për t’ju çuar në drejtësi, që të mund të arrini
mëshirë?”
[7:64] Ata e refuzuan atë. Si pasojë, ne e shpëtuam atë
dhe ata që ishin me të në arkë, dhe i përmbytëm ata që refuzuan shpalljet tona;
ata ishin të verbër.
[7:65] Te Adi dërguam vëllanë e tyre Hudin. Tha, “O
njerëzit e mi, adhuronie Zotin; nuk keni asnjë zot tjetër përkrah Tij. Pra, a
do të zbatoni drejtësinë?”
[7:66] Udhëheqësit që nuk besuan mes njerëzve të tij
thanë, “Po e shohim që sillesh si i marrë, dhe ne mendojmë se je gënjeshtar.”
[7:67] Tha, “O njerëzit e mi, nuk ka aspak marrëzi në
mua; jam i dërguar nga Zotëruesi i gjithësisë.
[7:68] "unë sjell te ju lajmin e Zotëruesit tim,
dhe sinqerisht po ju këshilloj.
[7:69] "A shumë çudi po ju duket që një lajm të
vijë te ju nga Zotëruesi juaj, nëpërmjet të një njeriu si ju, për t’ju
paralajmëruar? Kujtohuni se si Ai ju bëri trashëgimtarë pas njerëzve të Nuhut,
dhe e shumëfishoi numrin tuaj. Përkujtoni bekimet e Zotit, që të mund t’ia
dilni.”
[7:70] Ata thanë, “A ke ardhur të na bësh të adhurojmë
vetëm Zotin, dhe të braktisim çka prindërit tanë dikur adhuronin? Ne të
sfidojmë ty të sjellësh dënimin me të cilin na kërcënon, nëse je i sinqertë.”
[7:71] Ai tha, “Keni vetëshkaktuar mallkim dhe zemërim
nga Zotëruesi juaj. A grindeni me mua në mbrojtje të shpikjeve që i keni
trilluar – ju dhe prindërit tuaj – të cilat kurrë nuk u autorizuan nga Zoti?
Prandaj, prisni edhe unë bashkë me ju po pres.”
[7:72] Ne pastaj e shpëtuam atë dhe ata me të, me
mëshirë prej nesh, dhe i asgjësuam ata që refuzuan shpalljet tona dhe refuzuan
të jenë besimtarë.
[7:73] Te Themudi dërguam vëllanë e tyre Salihun. Tha,
“O njerëzit e mi, adhuronie Zotin; nuk keni asnjë zot tjetër përkrah Tij. Provë
u është dhënë juve nga Zotëruesi juaj: ja ku është deveja e Zotit, për të
shërbyer si një shenjë për ju. Lëreni të hajë prej tokës së Zotit, dhe mos i
shkaktoni ndonjë lëndim, se mos vetëshkaktoni ndëshkim që dhemb.
[7:74] "Kujtohuni që ju bëri trashëgimtarë pas
Adit, dhe ju themeloi në tokë, duke ndërtuar pallate në fushat e saj, dhe duke gdhendur
shtëpi prej maleve të saj. T’i përkujtoni bekimet e Zotit, dhe mos endeni të
korruptuar nëpër tokë.”
[7:75] Udhëheqësit mendjemëdhenj mes njerëzve të tij u
thanë njerëzve të rëndomtë që besuan, “Si e dini që Salihu është dërguar nga
Zotëruesi i tij?” Ata thanë, “Lajmi që solli na bëri besimtarë.”
[7:76] Mendjemëdhenjtë thanë, “Ne nuk besojmë në atë që
ju besoni.”
[7:77] Më pas, ata e therën devenë, bënë kryengritje
kundër urdhrit të Zotëruesit të tyre, dhe thanë, “O Salih, sille dënimin me të
cilin na kërcënon, nëse vërtetë je i dërguar.”
[7:78] Si pasojë, tërmeti i asgjësoi, duke i lënë të
vdekur në shtëpitë e tyre.
[7:79] Ai ua ktheu shpinën atyre, duke thënë, “O
njerëzit e mi, unë e kam sjellë lajmin e Zotëruesit tim te ju, dhe ju
këshillova, por juve nuk ju pëlqen asnjë këshillues.”
[7:80] Luti i tha njerëzve të tij “Ju kryeni neveri të
tillë; askush në botë nuk e ka bërë më parë!
[7:81] "Ju praktikoni seks me burra, në vend të
grave. Vërtetë ju jeni popull shkelës.”
[7:82] Njerëzit e tij reaguan duke thënë, “Dëboni nga
qyteza juaj. Ata janë njerëz që dëshirojnë të jenë të pastër.”
[7:83] Si pasojë, e shpëtuam atë dhe familjen e tij,
por jo gruan e tij; ajo ishte me të dënuarit.
[7:84] U lëshuam atyre një breshëri të caktuar; vëreni
pasojat për fajtorët.
[7:85] Në Medjen dërguam vëllanë e tyre Shuajbin. Ai
tha, “O njerëzit e mi, adhuronie Zotin; nuk keni asnjë zot tjetër përkrah Tij.
Ju ka ardhur provë nga Zotëruesi juaj. Të jepni peshë të plotë dhe sasi të
plotë gjatë shitblerjes. Mos ua merrni njerëzve të drejtën e tyre. Mos e
korruptoni tokën pasi që është rregulluar. Kjo është më mirë për ju, nëse jeni
besimtarë.
[7:86] "Ndaloni së bllokuari secilën rrugë, duke
kërkuar t’i ktheni prapa prej rrugës së Zotit ata që besojnë, dhe mos e bëni
atë të shtrembëruar. Përkujtoni që dikur ishit pak dhe ju shtoi në numër.
Kujtoni pasojat për shpirtligjtë.
[7:87] "Tash që disa prej jush kanë besuar në atë
me të cilën isha dërguar, dhe disa nuk kanë besuar, prisni derisa Zoti nxjerr
vendimin e Tij mes nesh; Ai është gjykatësi më i mirë.”
[7:88] Udhëheqësit mendjemëdhenj mes njerëzve të tij
thanë, “Do të dëbojmë ty, o Shuajb, së bashku me ata që besojnë me ty, nga
qyteza jonë, në mos u kthefsh prapa në fenë tonë.” Ai tha, “A do të na
detyroni?
[7:89] "Do të blasfemonim kundër Zotit po të
ktheheshim në fenë tuaj pasi që Zoti na ka shpëtuar prej saj. Si mund të
kthehemi prapa te ajo kundër vullnetit të Zotit Zotëruesit tonë? Dituria e
Zotëruesit tonë përfshinë të gjitha gjërat. Ne kemi besim te Zoti. Zotëruesi ynë,
dhurona një fitore vendimtare mbi njerëzit tanë. Ti je përkrahësi më i mirë.”
[7:90] Udhëheqësit mosbesimtarë mes njerëzve të tij
thanë, “Nëse e ndiqni Shuajbin, do të jeni humbës.”
[7:91] Tërmeti i asgjësoi ata, duke i lënë të vdekur në
shtëpitë e tyre.
[7:92] Ata që refuzuan Shuajbin u zhdukën, sikur të mos
kishin ekzistuar kurrë. Ata që refuzuan Shuajbin ishin humbësit.
[7:93] Ai ua ktheu shpinën atyre, duke thënë, “O
njerëzit e mi, unë u kam sjellë juve lajmin e Zotëruesit tim, dhe ju kam
këshilluar. Si mund të brengosem për njerëzit mosbesimtarë.”
[7:94] Kurdo që dërguam profet te ndonjë shoqëri, ne i
prekëm njerëzit e saj me fatkeqësi dhe vështirësi, që të përgjërohen.
[7:95] Pastaj e zëvendësuam atë vështirësi me paqe dhe
përparim. E, ata u bënë të pavëmendshëm dhe thanë, “Ishin prindërit tanë ata që
përjetuan atë vështirësi para përparimit.” Si pasojë, i ndëshkuam papritmas kur
më së paku e pritnin.
[7:96] Sikur njerëzit e atyre shoqërive të kishin
besuar dhe të ishin bërë të drejtë, do tu derdhnim atyre bekime nga qielli dhe
toka. Pasi që ata vendosën të mos besojnë, i ndëshkuam për atë që mblodhën.
[7:97] A kanë garantuar njerëzit e shoqërive të sotshme
që ndëshkimi ynë nuk do u vijë natën përderisa flejnë?
[7:98] A kanë garantuar njerëzit e shoqërive të sotshme
që ndëshkimi ynë nuk do tu vijë ditën përderisa luajnë?
[7:99] A e kanë marrë ata planin e Zotit si të kotë?
Askush nuk i çvlerëson planet e Zotit përveç humbësve.
[7:100] A u shkon ndonjëherë ndërmend atyre që
trashëgojnë tokën pas gjeneratave paraprake se, nëse dëshirojmë, mund t’i
ndëshkojmë për mëkatet e tyre, dhe t’ua mbyllim zemrat, e t’i bëjmë të bëhen të
shurdhët?
[7:101] Ty të kallëzojmë historinë e atyre shoqërive:
të dërguarit e tyre u shkuan atyre me prova të qarta, por ata nuk kishin për të
besuar në çka e kishin refuzuar më parë. Zoti kështu i mbyll zemrat e
mosbesimtarëve.
[7:102] Gjetëm se shumica e tyre shpërfillin
besëlidhjen e tyre; i gjetëm shumicën e tyre shpirtligj.*
[7:103] Pas (atyre të dërguarve,) dërguam Moisiun me shenjat
tona për Faraonin dhe njerëzit e tij, por ata u bënë shkelës. Vini re pasojat
për shpirtligjtë.
[7:104] Moisiu tha, “O Faraon, unë jam i dërguar nga
Zotëruesi i gjithësisë.
[7:105] "Jam caktuar që të mos them për Zotin
përveç të vërtetës. Unë vij te ju me një shenjë nga Zotëruesi juaj; lërini
Fëmijët e Izraelit të shkojnë.”
[7:106] Ai tha, “Nëse ke një shenjë, atëherë prodhoje,
nëse je i sinqertë.”
[7:107] Ai e hodhi shkopin e tij, dhe u shndërrua në
gjarpër të llahtarshëm.
[7:108] E nxori dorën e tij, dhe ishte e bardhë për
spektatorët.
[7:109] Udhëheqësit mes njerëzve të Faraonit thanë, “Ky
nuk është asgjë më shumë se magjistar i shkathët.
[7:110] "Ai dëshiron t’ju nxjerrë nga toka juaj;
çka rekomandoni?”
[7:111] Thanë, “Jepi afat atij dhe vëllait të tij, dhe
dërgoni mbledhës në çdo qytet.
[7:112] "Le të mbledhin çdo magjistar me përvojë.”
[7:113] Magjistarët erdhën te Faraoni dhe thanë, “A
paguhemi nëse jemi fitues?”
[7:114] Tha, “Po; madje do të bëheni të afërmit e mi.”
[7:115] Thanë, “O Moisi, ose hidh ti, ose ne po
hedhim.”
[7:116] Tha, “Hidhni ju.” Kur ata hodhën, i futën në
dredhi sytë e njerëzve, i trembën, dhe prodhuan një magji të madhe.
[7:117] Ne pastaj e frymëzuam Moisiun: “Hidhe shkopin
tënd,” ku gëlltiti çfarëdo që trilluan ata.
[7:118] Kështu, e vërteta triumfoi, dhe çka ata bënë u
asgjësua.
[7:119] Ata u mposhtën aty dhe atëherë; u poshtëruan.
[7:120] Magjistarët ranë në përulje.
[7:121] Thanë, “Ne besojmë në Zotëruesin e gjithësisë.
[7:122] "Zotëruesin e Moisiut dhe të Aronit.”
[7:123] Faraoni tha, “A besuat në të pa lejen time? Ky
duhet të jetë një komplot që e thurët në qytet, në mënyrë që t’i nxirrni
njerëzit e tij. Do e shihni çka ju gjen.
[7:124] "Do t’jua pres duart dhe këmbët në anët e
kundërta, pastaj do t’ju kryqëzoj të gjithëve.”
[7:125] Thanë, “Atëherë ne do të kthehemi te Zotëruesi
ynë.
[7:126] "Ti na persekuton vetëm sepse ne besuam në
provat e Zotëruesit tonë kur ato na erdhën.” “Zotëruesi ynë, na dhuro durim,
dhe le të vdesim si të nënshtruar.”
[7:127] Udhëheqësit mes njerëzve të Faraonit thanë, “A
do e lejosh Moisiun dhe njerëzit e tij ta korruptojnë tokën, dhe të heqin dorë
nga ti dhe zotat e tu?” Ai tha, “Do i vrasim bijtë e tyre, dhe t’i kursejmë
bijat e tyre. Ne jemi shumë më të fuqishëm se ata.”
[7:128] Moisiu i tha njerëzve të tij, “Kërkoni ndihmën
e Zotit, dhe këmbëngulni me durim. Toka është e Zotit, dhe Ai ia dhuron kujtdo
që Ai zgjedhë mes shërbyesve të Tij. Fitorja përfundimtare i takon të
drejtëve.”
[7:129] Ata thanë, “Ne u persekutuam para se të vije te
ne, dhe pasi që erdhe te ne.” Ai tha, “Zotëruesi juaj do të asgjësojë armikun
tuaj dhe t’ju themelojë juve në tokë, pastaj do të shohë si silleni ju.”
[7:130] Pastaj i leqendisëm njerëzit e Faraonit me
thatësi, mungesë të të korrave, që të mund të marrin vesh.
[7:131] Kur shenja të mira kalonin kah ta, thoshin, “E
kemi merituar këtë,” por kur ndonjë vështirësi i leqendiste, e fajësonin
Moisiun dhe ata me të. Në fakt, të mirat e tyre caktohen vetëm nga Zoti, por
shumica e tyre nuk e dinë.
[7:132] Ata thanë, “Çfarëdo shenje që na tregon për të
na mashtruar me magjinë tënde, ne nuk do të besojmë.”
[7:133] Si pasojë, ne dërguam mbi ta vërshimin,
karkalecat, morrat, bretkosat, dhe gjakun – shenja të qarta. Por ata vazhduan
mendjemadhësinë e tyre. Ata ishin njerëz të këqij.
[7:134] Sa herë që një bela i zinte, thoshin, “O Moisi,
lutju Zotëruesit tënd – ti je i afërt me Të. Nëse na heqë këtë bela, ne do të
besojmë me ty, dhe do i dërgojmë Fëmijët e Izraelit me ty.”
[7:135] Prapëseprapë, kur ua hoqëm belanë për ndonjë
gjatësi kohe, ata e shkelën zotimin e tyre.
[7:136] Si pasojë, u hakmorëm për veprat e tyre, dhe i
mbytëm në det. Kjo është për shkak se ata refuzuan shenjat tona, dhe nuk ua
vunë veshin aspak.
[7:137] E njerëzit e shtypur i lejuam ta trashëgojnë
tokën, lindje e perëndim, dhe e bekuam. Kështu u përmbushën urdhrat e bekuara
të Zotëruesit tënd për Fëmijët e Izraelit, për t’i shpërblyer për durimin e
tyre, dhe i asgjësuam punët e Faraonit dhe njerëzve të tij dhe çdo gjë që
vjelën.
[7:138] I çuam Fëmijët e Izraelit matanë detit. Kur
kaluan kah njerëz që po adhuronin statuja, thanë, “O Moisi, bëje një zot për
ne, sikur zotat që kanë ata.” Ai tha, “Vërtetë jeni njerëz të padijshëm.
[7:139] "Këta njerëz janë duke bërë blasfemi, se
ajo çka po bëjnë është shkatërrimtare për ta.
[7:140] "A të kërkoj për ju tjetër pos Zotit të
jetë zoti juaj, kur Ai ju ka bekuar juve më shumë se cilindo tjetër në botë?”
[7:141] Kujtohuni që ju çliruam nga njerëzit e
Faraonit, që shkaktuan persekutimin më të keq mbi ju, duke jua vrarë djemtë dhe
kursyer vajzat. Ishte një provë e vështirë për ju prej Zotëruesit tuaj.
[7:142] E thirrëm Moisiun për tridhjetë* net, dhe i
plotësuam ato duke shtuar dhjetë.* Pra, dëgjimi me Zotëruesin e tij zgjati
dyzet* net. Moisiu i tha vëllait të tij Aronit, “Rri këtu me njerëzit e mi,
mbaje drejtësinë, dhe mos i ndiq rrugët e korruptuesve.”
[7:143] Kur Moisiu erdhi në kohën tonë të caktuar, dhe
Zotëruesi i tij foli me të, ai tha, “Zotëruesi im, më le të shikoj dhe të të
shoh Ty.” Ai tha, “Nuk mund të më shohësh Mua. Shikoje malin; nëse rri në
vendin e vet, atëherë mund të më shohësh Mua.” Pastaj, Zotëruesi i tij ia
shfaqi Veten malit, dhe kjo e bëri të thërrmohet. Moisiut i ra të fikët. Kur
erdhi në vete, tha, “Qofsh i madhëruar. Pendohem para teje, dhe jam besimtari
më i bindur.”
[7:144] Ai tha, “O Moisi, të kam zgjedhur, nga të
gjithë njerëzit, me lajmet e Mia dhe duke të folur ty. Prandaj, merr çka të kam
dhënë dhe ji mirënjohës.”
[7:145] Ne shkruam për të në pllaka të gjitha llojet e
këshillave dhe hollësirat e çdo gjëje: “T’i përmbahesh fort këtyre mësimeve,
dhe nxiti njerëzit e tu t’iu përmbahen atyre – këto janë mësimet më të mira. Do
të nxjerr në pah për ju fatin e shpirtligjve.”
[7:146] Do i largoj nga shpalljet e Mia ata që janë
padrejtësisht mendjemëdhenj në tokë. Si pasojë, kur të shohin çdo lloj prove
nuk do të besojnë. Dhe kur ta shohin rrugën e udhëzimit nuk do e përvetësojnë
si rrugë të tyre, por kur e shohin rrugën e humbjes do e përvetësojnë si rrugë
të tyre. Kjo është pasoja e refuzimit të tyre të provave tona, dhe të qenit e
tyre plotësisht të pavëmendshëm për to.
[7:147] Ata që refuzojnë shpalljet tona dhe takimin e
Përjetësisë, punët e tyre janë asgjësuar. A paguhen veç për çka bënë?
[7:148] Gjatë mungesës së Moisiut, njerëzit e tij bënë
prej stolive të tyre statujën e një viçi, komplet me zë viçi.* A nuk e panë se
nuk mund tu fliste, ose t’i udhëzonte në ndonjë rrugë? E adhuruan, dhe kështu u
bënë shpirtligj.
[7:149] Kur më në fund i ranë pishman për veprën e
tyre, dhe e kuptuan se kishin humbur rrugën, thanë, “Po të mos na shpengojë
Zotëruesi ynë me mëshirën e Tij, dhe të na falë, do të jemi humbës.”
[7:150] Kur Moisiu u kthye te njerëzit e tij, i
zemëruar dhe i zhgënjyer, tha, “Çfarë gjëje të tmerrshme keni bërë në mungesë
timen! A nuk mund të prisnit për urdhrat e Zotëruesit tuaj?” Pastaj i hodhi
pllakat, dhe e kapi vëllanë e vet për koke, duke e tërhequr kah vetja. (Aroni)
tha, “Bir i nënës sime, njerëzit e keqpërdorën dobësinë time, dhe pothuajse më
vranë. Le të mos gëzohen armiqtë e mi, dhe mos më llogarit me njerëzit
shkelës.”
[7:151] (Moisiu) tha, “Zotëruesi im, na fal mua dhe
vëllanë tim, dhe pranona në mëshirën Tënde. Nga gjithë të mëshirshmit, Ti je më
i Mëshirshmi.”
[7:152] Patjetër, ata që idolizuan viçin kanë
vetëshkaktuar zemërim prej Zotëruesit të tyre, dhe poshtërim në këtë jetë.
Kështu i paguajmë shpikësit.
[7:153] Sa për ata që kryen mëkate, pastaj u penduan më
pas dhe besuan, Zotëruesi yt – pas kësaj – është Falës, i Mëshirshmi.
[7:154] Kur zemërimi i Moisiut ra, ai mblodhi pllakat,
që përmbanin udhëzim dhe mëshirë për ata që ia kanë dronë Zotëruesit të tyre.
[7:155] Moisiu pastaj zgjodhi shtatëdhjetë burra mes
njerëzve të tij, për të ardhur te audienca që caktuam. Kur i dridhi tërmeti, ai
tha, “Zotëruesi im, Ti ke mundur t’i asgjësosh ata në të kaluarën, së bashku me
mua, po të doje. A do të na asgjësosh për veprat e atyre mes nesh që janë të
pamend? Ky duhet të jetë testi që ke përgatitur për ne. Me të, e dënon këdo që
vendos, dhe e udhëzon këdo që do. Ti je Zotëruesi dhe Sunduesi ynë, prandaj
falna, derdhna mëshirën Tënde; Ti je Falësi më i mirë.
[7:156] "Dhe vendos për ne drejtësinë në këtë
botë, dhe në Përjetësi. Jemi penduar te Ti.” Ai tha, “Ndëshkimi Im i bie kujtdo
që Unë vendos. Por mëshira Ime i përfshinë të gjitha gjërat. Megjithatë, Unë do
e përcaktoj për ata që (1) çojnë jetë të drejtë, (2) japin bamirësinë e
obligueshme (Zeqat),* (3) besojnë në shpalljet tona, dhe
[7:157] "(4) ndjekin të dërguarin, profetin e pa
shkrim (Muhamedin), që e gjejnë të shkruar në Torahn dhe Ungjillin e tyre.* Ai
i nxit ata të jenë të drejtë, ua ndalon keqbërjen, ua lejon të gjitha ushqimet
e mira, dhe ndalon atë që është e keqe, dhe ua shkarkon barrët dhe prangat e
vëna mbi ta. Ata që besojnë në të, e respektojnë, e përkrahin, dhe ndjekin dritën
që erdhi me të janë të suksesshmit.”
[7:158] Thuaj, “O njerëz, jam i dërguar i Zotit për të
gjithë ju. I Tij është sovraniteti i qiejve dhe tokës. Nuk ka asnjë zot përveç
Atij. Ai e ka në dorë jetën dhe vdekjen.” Prandaj, të besoni në Zotin dhe të dërguarin
e Tij, profetin e pa shkrim, që beson në Zotin dhe fjalët e Tij. Ta ndiqni atë,
që të jeni të udhëzuar.
[7:159] Mes ndjekësve të Moisiut ka që udhëzojnë në
përputhje me të vërtetën, dhe e vërteta i bën të drejtë.
[7:160] I ndamë në dymbëdhjetë shoqëri fisnore, dhe
Moisiun e frymëzuam kur njerëzit e tij i kërkuan ujë: “Bjeri shkëmbit me
shkopin tënd,” prej ku shpërthyen dymbëdhjetë burime. Pra, secila shoqëri e
dinte ujin e saj. Dhe iu bëmë hije me re, dhe iu lëshuam rrëshirë dhe
shkurtëza: “Hani nga gjërat e mira që ju furnizuam.” Nuk na bënë keq neve; janë
ata që i bënë keq vetvetes.
[7:161] Kujtohuni që u ishte thënë, “Hyni në këtë
qytezë për të jetuar, dhe hani aty si të keni qejf, trajtoni njerëzit mirë, dhe
hyni te porta kokulur. Pastaj do t’jua falim shkeljet. Do e shumëfishojmë
shpërblimin për të drejtit.”
[7:162] Por të këqijtë mes tyre i zëvendësuan urdhrat
që u ishin dhënë me urdhra të tjera. Si pasojë, dërguam mbi ta dënim nga
qielli, për shkak të shpirtligësisë së tyre.
[7:163] Ua kujto atyre shoqërinë pranë detit, që nuk
respektuan të Shtunën. Kur e zbatonin të Shtunën, peshqit iu vinin me bollëk.
Dhe kur e prishnin të Shtunën, peshqit nuk iu vinin. Kështu pra i molisëm, si
pasojë e shkeljes së tyre.
[7:164] Kujtohuni që një grup prej tyre tha, “Pse duhet
t’iu predikoni njerëzve që Zoti do i asgjësojë ose do i ndëshkojë rreptë?” Ata
u përgjigjën, “Kërkoni falje Zotëruesit tuaj,” që të mund të shpëtohen.
[7:165] Kur e shpërfillën atë me të cilën ishin
kujtuar, i shpëtuam ata që ndaluan të keqen, dhe i molisëm keqbërësit me
ndëshkim të tmerrshëm se ishin shpirtligj.
[7:166] Kur vazhduan t’i hedhin sfidë haptazi urdhrave,
iu thamë atyre, “Qofshi majmunë të përbuzur.”
[7:167] Plus, Zotëruesi yt ka shpallur që do të ngritë
kundër tyre njerëz që do të shkaktojnë keqtrajtime të rrepta mbi ta, deri në
Ditën e Ringjalljes. Zotëruesi yt është më i shkathëti në zbatimin e
ndëshkimit, dhe Ai është padyshim Falësi, i Mëshirshmi.
[7:168] I shpërndamë mes shumë shoqërive nëpër tokë.
Disa prej tyre ishin të drejtë, dhe disa ishin më pak se të drejtë. I testuam
me përparim dhe vështirësi, që të mund të kthehen.
[7:169] Pas tyre, zëvendësuam gjenerata të reja që e
trashëguan shkrimin. Por në vend të kësaj ata u kapën pas jetës së kësaj bote,
duke thënë, “Do të falemi.” Por pastaj vazhduan të kapen pas kënaqësive
materiale të kësaj bote. A nuk e dhanë besën se do i përmbahen shkrimit, dhe të
mos thonë për Zotin përveç të vërtetës? A nuk e studiuan shkrimin? Padyshim,
vendbanimi i Përjetësisë është shumë më i mirë për ata që i përmbahen
drejtësisë. A nuk kuptoni?
[7:170] Ata që i përmbahen shkrimit, dhe zbatojnë
Lutjet e Kontaktit (Salat), nuk ngecim së shpërblyeri besimtarët.
[7:171] E ngritëm malin mbi ta si një çadër, dhe
menduan se do tu binte përmbi: “T’i përmbaheni asaj që ju dhamë, me vendosmëri,
dhe përkujtoni përmbajtjen e saj, që të mund të shpëtoheni.”
[7:172] Kujtohu kur Zotëruesi yt i mblodhi të gjithë
pasardhësit e Ademit, dhe i bëri të dëshmojnë për vete: “A nuk jam Zotëruesi
juaj?” Ata të gjithë thanë, “Po. Dëshmojmë.” Pra, nuk mund të thoni në Ditën e
Ringjalljes, “Nuk ishim të vetëdijshëm për këtë.”
[7:173] As nuk mund të thoni, “Ishin prindërit tanë që
praktikonin idhujtari, dhe ne thjeshtë ndoqëm hapat e tyre. A do të na
ndëshkosh për shkak të asaj që të tjerët e shpikën?”
[7:174] Kështu pra i shpjegojmë shpalljet, që t’iu
mundësojmë njerëzve ta shpengojnë veten.*
[7:175] Ua recito lajmin e atij që iu dhanë provat
tona, por zgjodhi t’i shpërfillë. Si pasojë, djalli e ndoqi, deri sa u bë
humbës.
[7:176] Sikur të donim, ne do e kishim lartësuar me të,
por ai ngulte këmbë, dhe ndiqte mendimet e veta. Pra, ai është si qeni; e
përkëdhele apo e përzure, ai e nxjerr gjuhën. I tillë është shembulli i
njerëzve që refuzojnë provat tona. Kallëzo këto kallëzime, që të mund ta marrin
me mend.
[7:177] I keq vërtetë është shembulli i njerëzve që
refuzojnë provat tona; vetëm vetes i bëjnë keq.
[7:178] Këdo që Zoti e udhëzon është vërtetë i
udhëzuari, dhe këdo që Ai e parashtron në humbje, këta janë humbësit.
[7:179] Kemi parashtruar në Ferr mori xhinësh dhe
njerëzish. Ata kanë mendje me të cilat nuk kuptojnë, sy me të cilit nuk shohin,
dhe veshë me të cilit nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët; jo, janë shumë më të
këqij – janë plotësisht të pavetëdijshëm.
[7:180] Të Zotit janë emrat më të bukur; thirreni Atë
me to, dhe shpërfillni ata që shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të paguhen për
mëkatet e tyre.
[7:181] Mes krijesave tona, ka prej tyre që udhëzojnë
me të vërtetën, dhe e vërteta i bën të drejtë.
[7:182] Sa për ata që refuzojnë shpalljet tona, i çojmë
në rrugën e tyre pa e kuptuar ata.
[7:183] Madje do i inkurajoj; Planifikimi Im është i
fortë.
[7:184] Pse nuk reflektojnë mbi shokun e tyre (të
dërguarin)? Ai nuk është i çmendur. Ai është thjeshtë një paralajmërues sqarues.
[7:185] A nuk e kanë shikuar pushtetin e qiejve dhe
tokës, dhe të gjitha gjërave që ka krijuar Zoti? A u shkon ndërmend atyre se
fundi i jetës së tyre mund të jetë afër? Në cilin Hadith, përkrah këtij,
besojnë ata?
[7:186] Këdo që Zoti e parashtron në humbje, nuk ka
asnjë mënyrë për ta udhëzuar ndokush. Ai i lë ata të enden në mëkatet e tyre.
[7:187] Të pyesin për orën (fundin e botës*), dhe kur
do i vij koha. Thuaj, “Njohuria për të është me Zotëruesin tim. Vetëm Ai e
zbulon kohën e saj.* Rëndë është në qiej dhe tokë. Nuk do t’ju vijë juve përveç
papritmas.”** Të pyesin nëse e ke atë në dorë. Thuaj, “Njohuria për të është me
Zotin,” por shumica e njerëzve nuk e dinë.
[7:188] Thuaj, “Unë nuk kam fuqi t’i bëj dobi ose dëm
vetes. Mua më ndodhë vetëm çka Zoti do. Sikur të dija të ardhmen, do të shtoja
pasurinë time, dhe asnjë e keqe nuk do të më ndodhte. Unë nuk jam asgjë më
shumë se një paralajmërues, dhe bartës i lajmeve të mira për ata që besojnë.”
[7:189] Ai ju krijoi juve prej një vete (Ademit). Më
pas, Ai i jep burrit të shoqen që të gjejë qetësi me të. Ajo pastaj bartë një
barrë të lehtë që mezi e vëren. Përderisa barra bëhet më e rëndë, ata i luten
Zotit, Zotëruesit të tyre: “Nëse na jep një bebe të mirë, do të jemi
mirënjohës.”
[7:190] Por kur Ai ua jep një bebe të mirë, e
shndërrojnë dhuratën e Tij në idhull që e rivalizon Atë. I lartësuar qoftë
Zoti, shumë larg nga ndonjë ortakëri.
[7:191] A nuk është e vërtetë se ata po idhujtarizojnë
idhuj që nuk krijojnë asgjë, dhe janë vetë të krijuar?
[7:192] Idhuj që as nuk mund t’iu ndihmojnë, madje as
t’i ndihmojnë vetes?
[7:193] Kur i ftoni në udhëzim, nuk ju ndjekin. Pra,
është njëjtë për ta, i ftuat apo heshtët.
[7:194] Idhujt që kërkoni përveç Zotit janë krijesa si
ju. Lirisht thirrni; le t’ju përgjigjen, nëse keni të drejtë.
[7:195] A kanë këmbë me të cilat ecin? A kanë duar me
të cilat mbrohen? A kanë sy me të cilët shohin? A kanë veshë me të cilët
dëgjojnë? Thuaj, “Thirrni idhujt tuaj, dhe u thoni të më asgjësojnë pa vonesë.
[7:196] "Zoti është Zotëruesi dhe Sunduesi im i
vetëm; Ai që e shpalli këtë shkrim. Ai i mbron të drejtit.
[7:197] "Sa për idhujt që i ngritni përkrah Tij,
ata nuk mund t’ju ndihmojnë, as nuk mund t’i ndihmojnë vetes.”
[7:198] Kur i ftoni në udhëzim, nuk dëgjojnë. Dhe i
shihni duke ju shikuar, por nuk shohin.
[7:199] Ji i ndjeshëm, përkrahe tolerancën, dhe
shpërfilli të padijshmit.
[7:200] Kur djalli të pëshpëritë ndonjë pëshpëritje,
kërko strehim te Zoti; Ai është Dëgjues, i Gjithëdijshëm.
[7:201] Ata që janë të drejtë, sa herë që djalli iu
qaset me ndonjë ide, ata përkujtojnë, ku edhe bëhen pamës.
[7:202] Vëllazëria e tyre pandarë i joshin për të
shkuar në humbje.
[7:203] Nëse ti nuk e prodhon ndonjë mrekulli që e
kërkojnë, ata thonë, “Pse nuk po e kërkon atë?” Thuaj, “Unë thjeshtë e ndjek
atë që më është shpallur nga Zotëruesi im.” Këto janë ndriçime nga Zotëruesi
juaj, dhe udhëzim, dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.
[7:204] Kur Kurani recitohet, ta dëgjoni dhe jini të
vëmendshëm, që të mund të arrini mëshirë.
[7:205] Ta përkujtosh Zotëruesin tënd përbrenda vetes,
publikisht, privatisht, në heshtje, ditë e natë; mos u bë i pavetëdijshëm.*
[7:206] Ata te Zotëruesi yt kurrë nuk janë tepër
krenarë për ta adhuruar Atë; ata e madhërojnë Atë dhe bien në përulje para Tij.
[8:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[8:1] Këshillohen me ty rreth plaçkës së luftës. Thuaj,
“Plaçka e luftës i takon Zotit dhe të dërguarit.” T’ia keni dronë Zotit, ta
nxitni njëri tjetrin për të qenë të drejtë, dhe t’i bindeni Zotit dhe të
dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë.
[8:2] Besimtarët e vërtetë janë ata zemrat e të cilëve
dridhen kur Zoti përmendet, dhe kur shpalljet e Tij iu recitohen, besimi i tyre
forcohet, dhe ata kanë besim në Zotëruesin e tyre.
[8:3] Ata i zbatojnë Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe
nga furnizimet tona te ta, ata japin bamirësi.
[8:4] Të tillë janë besimtarët e vërtetë. Ata arrijnë
rangje të larta te Zotëruesi i tyre, si dhe falje dhe furnizim me bollëk.
[8:5] Kur Zotëruesi yt dëshiroi që ta lësh shtëpinë
tënde, për të përmbushur një plan të posaçëm, disa besimtarë dolën në shesh si
besimtarë ngurrues.
[8:6] Ata u grindën me ty kundër të vërtetës, edhe pasi
që çdo gjë u ishte shpjeguar atyre. Ata u sillën sikur po çoheshin në vdekje të
sigurt.
[8:7] Kujtohuni që Zoti ju premtoi fitore mbi një grup
të caktuar, por ju prapëseprapë deshët të përballeni me grupin e dobët. Plani i
Zotit ishte që ta themelojë të vërtetën me fjalët e Tij, dhe t’i mposhtë
mosbesimtarët.
[8:8] Se Ai ka shpallur që e vërteta do të triumfojë,
dhe e pavërteta do të zhduket, përkundër keqbërësve.
[8:9] Pra, kur iu lutët Zotëruesit tuaj t’ju shpëtojë,
Ai ju përgjigj juve: “Unë po ju përkrahë me njëmijë engjëj varg.”
[8:10] Zoti jua dha këtë lajm të mirë për t’jua forcuar
zemrat. Fitorja vjen vetëm prej Zotit. Zoti është i Plotfuqishëm, Më i Mençuri.
[8:11] Ai bëri që një kotje e qetë t’ju kaplojë dhe
t’ju qetësojë, dhe Ai lëshoi ujë nga qielli për t’ju larë me të. Ai ju mbrojti
nga mallkimi i djallit, jua bindi prapë zemrat dhe jua përforcoi këmbët.
[8:12] Kujtohu që Zotëruesi yt i frymëzoi engjëjt: “Unë
jam me ju; prandaj përkrahni ata që besuan. Unë do të hedhë tmerr në zemrat e atyre që nuk besuan. Ju mund t’iu bini atyre mbi qafë,
dhe mund t’i bini madje edhe çdo gishti të tyre.”
[8:13] Kjo është çka ata kanë vetëshkaktuar duke e
luftuar Zotin dhe të dërguarin e Tij. Për ata që luftojnë kundër Zotit dhe të
dërguarit të Tij, ndëshkimi i Zotit është i rëndë.
[8:14] Kjo është për t’i dënuar mosbesimtarët; ata kanë
vetëshkaktuar ndëshkimin e Ferrit.
[8:15] O ju që besoni, nëse ndesheni me mosbesimtarët
që janë mobilizuar kundër jush, mos u ktheni prapa e të ikni.
[8:16] Kushdo që kthehet prapa në atë ditë, përveç për
të bartur plan beteje, ose për t’iu bashkangjitur grupit të tij, ka
vetëshkaktuar zemërim nga Zoti, dhe vendbanimi i tij është Ferri; çfarë fati i
tmerrshëm!
[8:17] Nuk ishit ju ata që i vratë; Zoti është Ai që i
vrau. Nuk ishe ti ai që gjuajte kur gjuajte; Zoti është Ai që gjuajti. Por Ai
kështu ua jep besimtarëve rastin për të merituar shumë të mira. Zoti është
Dëgjues, i Gjithëdijshëm.
[8:18] Aq më shumë, Zoti i asgjëson kurthet e
mosbesimtarëve.
[8:19] Kërkuat fitore (o mosbesimtarë), dhe fitorja
erdhi; iu takoi besimtarëve. Nëse hiqni dorë (nga agresioni) do të ishte më
mirë për ju, por nëse ktheheni, edhe ne kthehemi. Ushtritë tuaja nuk do t’ju
ndihmojnë, pa marrë parasysh sa të mëdha. Se Zoti është në anën e besimtarëve.
[8:20] O ju që besoni, t’i bindeni Zotit dhe të dërguarit
të Tij, dhe mos e shpërfillni atë përderisa dëgjoni.
[8:21] Mos u bëni si ata që thonë, “Dëgjojmë,” kur nuk
dëgjojnë.
[8:22] Krijesat më të këqija para Zotit janë të
shurdhrit dhe memecët, që nuk kuptojnë.
[8:23] Sikur Zoti të njihte ndonjë të mirë në ta, Ai do
i bënte dëgjues. Edhe sikur t’i bënte dëgjues, ata ende do refuzonin me neveri.
[8:24] O ju që besoni, t’i përgjigjeni Zotit dhe të
dërguarit kur ai ju fton në çka ju jep jetë.* Duhet ta dini se Zoti është më
afër jush se zemra juaj, dhe se para Tij do të mblidheni.
[8:25] Ruajuni nga një ndëshkim që mund të mos jetë i
kufizuar vetëm te keqbërësit mes jush.* Duhet ta dini se ndëshkimi i Zotit
është i rreptë.
[8:26] Përkujtoni që dikur ishit pak dhe të shtypur,
dhe frikësoheshit mos njerëzit po ju rrëmbejnë, dhe Ai u dhuroi juve strehë të
sigurt, ju përkrahu me fitoren e Tij, dhe ju furnizoi me furnizime të mira, që
të mund të jeni mirënjohës.
[8:27] O ju që besoni, mos e tradhtoni Zotin dhe të
dërguarin, dhe mos i tradhtoni ata që kanë besim në ju, tash që e dini.
[8:28] Duhet ta dini se paratë tuaja dhe fëmijët tuaj
janë test, dhe se Zoti posedon shpërblim shumë të madh.
[8:29] O ju që besoni, nëse ia keni dronë Zotit, Ai do
t’ju ndriçojë, do i heqë mëkatet tuaja, dhe t’ju falë. Zoti posedon hirësi pakufi.
[8:30] Mosbesimtarët thurin kurthe dhe planifikojnë
t’ju neutralizojnë, ose t’ju vrasin, ose t’ju dëbojnë. Megjithatë, ata thurin
kurthe dhe planifikojnë, por edhe Zoti planifikon. Zoti është planifikuesi më i
mirë.
[8:31] Kur shpalljet tona iu recitohen atyre, thonë,
“Kemi dëgjuar. Sikur të donim, do të kishim mundur t’i thoshim të njëjtat
gjëra. Këto nuk janë asgjë më shumë se përralla të moçme!”
[8:32] Ata gjithashtu thanë, “zoti ynë, nëse kjo është vërtetë
e vërteta nga Ti, atëherë lëshona një rrebesh gurësh nga qielli, ose derdh mbi
ne një ndëshkim që dhemb.”
[8:33] Megjithatë, Zoti nuk ka për t’i ndëshkuar ata
përderisa ti je në mesin e tyre; Zoti nuk ka për t’i ndëshkuar përderisa janë
duke kërkuar falje.
[8:34] A nuk e kanë merituar ndëshkimin e Zotit, duke i
kthyer prapa të tjerët nga Vendlutja e Shenjtë, edhe pse ata nuk janë kujdestar
të saj? Kujdestarët e vërtetë të saj janë të drejtit, por shumica e tyre nuk e
dinë.
[8:35] Lutjet e tyre të Kontaktit (Salat) te faltorja
(Qabja) nuk ishin asgjë më shumë se tallje dhe mënyrë për t’i kthyer njerëzit
prapa (duke ua zënë turma rrugën). Prandaj, vuani ndëshkimin për mosbesimin
tuaj.
[8:36] Ata që nuk besojnë i shpenzojnë paratë e tyre
për t’i kthyer prapa të tjerët nga rruga e Zotit. Ata do i shpenzojnë, dhe do
tu shndërrohen në dhimbje dhe brejtje ndërgjegjeje. Përfundimisht, do të
mposhten, dhe të gjithë mosbesimtarët do të mblidhen në Ferr.
[8:37] Zoti do të ndajë të keqen nga e mira, pastaj të
këqijtë do i grumbulloj njërin mbi tjetrin, të gjithë në një turrë, pastaj do i
hedhë në Ferr. Të tillë janë humbësit.
[8:38] Thuaju atyre që nuk besuan: nëse ndalen, e
gjithë e kaluara e tyre do të falet. Por nëse kthehen prapa, do të
vetëshkaktojnë fatin e njëjtë si homologët e tyre paraprak.
[8:39] T’i luftoni ata për ta hequr shtypjen, dhe për
ta praktikuar fenë tuaj të kushtuar vetëm Zotit. Nëse ata përmbahen nga
agresioni, atëherë Zoti është Pamës i çdo gjëje që bëjnë.
[8:40] Nëse kthehen, atëherë duhet ta dini se Zoti
është Zotëruesi dhe Sunduesi juaj, Zotëruesi dhe Sunduesi më i mirë, përkrahësi
më i mirë.
[8:41] Duhet ta dini se nëse fitoni ndonjë plaçkë në
luftë, një e pesta t’i shkojë Zotit dhe të dërguarit, për t’iu dhënë të
afërmve, jetimëve, të varfërve, dhe udhëtarit të huaj. Do e bëni këtë nëse
besoni në Zotin dhe në çka i shpallëm shërbëtorit tonë në ditën e vendimit,
ditën kur dy ushtritë u ndeshën. Zoti është i Gjithëfuqishëm.
[8:42] Kujtohuni që ju ishit në këtë anë të luginës,
përderisa ata ishin në anën tjetër. Pastaj karvanit të tyre iu desh të lëvizte
në terren më të ulët. Sikur ta planifikonit kështu, nuk do të mund ta kishit
bërë. Por Zoti kishte për të kryer një çështje të paracaktuar, me të cilën ata
që ishin paracaktuar të asgjësohen u asgjësuan për arsye të qartë, dhe ata që
ishin paracaktuar të shpëtoheshin u shpëtuan për arsye të qartë. Zoti është
Dëgjues, i Gjithëdijshëm.
[8:43] Zoti i bëri ata të duken në ëndrrën tënde (o
Muhamed) më pak në numër. Sikur t’i bënte të dukeshin më të shumtë, do të
dështonit, dhe do të grindeshit mes vete. Por Zoti ju nxorri nga një situatë e
tillë. Ai është Njohësi i mendimeve më të thella.
[8:44] Dhe kur koha erdhi dhe ju u përballët me ta, Ai
i bëri ata të duken më të paktë në sytë tuaj, dhe ju bëri juve të dukeni më të
paktë në sytë e tyre po ashtu. Se Zoti deshi që ta kryej një plan të caktuar.
Të gjitha vendimet merren nga Zoti.
[8:45] O ju që besoni, kur ndesheni me ndonjë ushtri,
të keni durim dhe ta përkujtoni Zotin shpesh, që të mund t’ia dilni.
[8:46] T’i bindeni Zotit dhe të dërguarit të Tij, dhe
mos u grindni mes vete, se mos dështoni dhe e shpërndani forcën tuaj. Të duroni
me këmbëngulje. Zoti është me ata që durojnë me këmbëngulje.
[8:47] Mos u bëni si ata që i lan shtëpitë e tyre me
hezitim, vetëm për tu treguar, dhe në fakt i dekurajuan të tjerët nga ndjekja e
rrugës së Zotit. Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për çdo gjë që bëjnë.
[8:48] Djalli i kishte zbukuruar punët e tyre në sytë e
tyre, dhe tha, “Nuk mund të mposhteni nga asnjë popull sot,” dhe “Unë do të
luftoj së bashku me ju.” Por sapo të dy ushtritë u përballën me njëra tjetrën,
ai ua ktheu shpinën dhe iku, duke thënë, “Unë nuk ju njoh. Unë shoh çka ju nuk
shihni. Unë i frikësohem Zotit. Ndëshkimi i Zotit është tmerrues.”
[8:49] Hipokritët dhe ata që ushqyen dyshim në zemrat e
tyre thanë, “Këta njerëz janë mashtruar nga feja e tyre.” Megjithatë, nëse
dikush ka besim te Zoti, atëherë Zoti është i Plotfuqishëm, Më i Mençuri.
[8:50] Vetëm sikur t’i shihje ata që nuk besuan kur
engjëjt i vënë në vdekje! Do i rrahin në fytyrat e tyre dhe në prapanicat e
tyre; “Shijojeni ndëshkimin e Ferrit.
[8:51] "Kjo është pasojë e asaj që vepruat ju.
Zoti nuk është i padrejtë ndaj krijesave.”
[8:52] Ky është fat i njëjtë si ai i njerëzve të
Faraonit dhe atyre që nuk besuan para tyre. Ata refuzuan shpalljet e Zotit, dhe
Zoti i ndëshkoi për mëkatet e tyre. Zoti është i fuqishëm, dhe ndëshkimi i Tij
është i rreptë.
[8:53] Zoti nuk e ndryshon bekimin që e ka dhuruar mbi
njerëz në mos vendosshin ata vetë të ndryshojnë. Zoti është Dëgjues, i
Gjithëdijshëm.
[8:54] I tillë ishte rasti me njerëzit e Faraonit dhe
të tjerët para tij. Ata së pari i refuzuan shenjat e Zotëruesit të tyre. Si
pasojë, i asgjësuam për mëkatet e tyre. I mbytëm njerëzit e Faraonit; krejt
shpirtligjtë u ndëshkuan.
[8:55] Krijesat më të këqija para Zotit janë ato që nuk
besojnë; nuk mund të besojnë.
[8:56] Ti arrin marrëveshje me ta, por ata i shkelin
marrëveshjet e tyre secilën herë; nuk janë të drejtë.
[8:57] Prandaj, nëse i ndeshni në luftë, t’i bëni si
shembull tmerrues për ata që vijnë pas tyre, që të mund të marrin vesh.
[8:58] Kur tradhtoheni nga një grup njerëzish, të
mobilizoheni kundër tyre në mënyrën e njëjtë. Zoti nuk i do tradhtarët.
[8:59] Le të mos mendojnë ata që nuk besojnë se mund të
shpëtojnë; nuk mund të shpëtojnë.
[8:60] Të përgatitni për ta krejt fuqinë që mund të
grumbulloni, dhe të gjitha pajisjet që mund t’i mobilizoni, që të mund t’i
frikësoni armiqtë e Zotit, armiqtë tuaj, si dhe të tjerët që nuk i njihni; Zoti
i njeh ata. Çfarëdo që të shpenzoni për Zotin do t’ju paguhet juve me bujari,
pa as më të voglën padrejtësi.
[8:61] Nëse strehohen në paqe, edhe ju të bëni ashtu,
dhe të keni besim te Zoti. Ai është Dëgjuesi, Më i Dijshmi.
[8:62] Nëse dëshirojnë të të mashtrojnë, atëherë Zoti
do të të mjaftojë. Ai do të të ndihmojë me përkrahjen e Tij, dhe me besimtarët.
[8:63] Ai i ka pajtuar zemrat (e besimtarëve). Sikur
t’i shpenzoje të gjitha paratë në tokë, nuk do të mund t’i pajtoje zemrat e
tyre. Por Zoti i pajtoi ato. Ai është i Plotfuqishëm, Më i Mençuri.
[8:64] O ti profet, i mjaftueshëm për ty është Zoti dhe
besimtarët që të kanë ndjekur.
[8:65] O ti profet, t’i nxisësh besimtarët për të
luftuar. Nëse janë njëzet prej jush që janë të durueshëm, ata mund t’i mundin
dyqind, dhe njëqind prej jush mund t’i mundin njëmijë prej atyre që nuk
besojnë. Kjo është për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.
[8:66] Tash (që shumë njerëz të ri ju bashkëngjitën
juve) Zoti e ka bërë më të lehtë për ju, se Ai e di se nuk jeni aq të fortë sa
dikur. Tash e tutje, njëqind besimtarë të durueshëm mund të mundin dyqind, dhe
njëmijë prej jush mund të mundni dy mijë me lejen e Zotit. Zoti është me ata që
durojnë me këmbëngulje.
[8:67] Nuk i takoi asnjë profeti të marrë rob të
luftës, nëse nuk morri pjesë në luftë. Ju njerëz po kërkoni gjërat materiale të
kësaj bote, përderisa Zoti përkrahë Përjetësinë. Zoti është i Plotfuqishëm, Më
i Mençuri.
[8:68] Po të mos ishte për paracaktimin prej Zotit, ju
do të vuanit, në llogari të asaj që morët, një ndëshkim të tmerrshëm.
[8:69] Prandaj, hani nga plaçkat që i keni fituar, ato
që janë të ligjshme dhe të mira, dhe ia keni dronë Zotit. Zoti është Falës, i
Mëshirshmi.
[8:70] O ti profet, tregoju të burgosurve të luftës që
janë në duart tuaja, “Sikur Zoti të dinte ndonjë të mirë në zemrat tuaja, Ai do
t’ju jepte më mirë se çfarëdo që keni humbur, dhe do t’ju falte. Zoti është
Falës, i Mëshirshmi.”
[8:71] Dhe nëse ata dëshirojnë të të tradhtojnë, ata veç e kanë tradhtuar
Zotin. Për këtë Ai i bëri ata humbësit. Zoti është i Gjithëdijshëm, Më i
Mençuri.
[8:72] Padyshim, ata që besuan, dhe emigruan, dhe u
përpoqën me paratë e tyre dhe jetët e tyre për Zotin, si dhe ata mikpritësit
dhe strehuesit e tyre, dhe përkrahësit e tyre, ata janë aleat të njëri tjetrit.
Sa për ata që besojnë, por nuk emigrojnë me ju, nuk iu detyroheni me ndonjë
përkrahje, derisa ata të emigrojnë. Megjithatë, nëse kanë nevojë për ndihmën
tuaj, si vëllezër në besim, t’iu ndihmoni, përveç kundër njerëzve me të cilit
keni nënshkruar traktat paqeje. Zoti është Pamës i çdo gjëje që bëni.
[8:73] Ata që nuk besuan janë aleat të njëri tjetrit.
Po të mos iu përmbaheni këtyre urdhrave, do të ketë kaos në tokë, dhe
korrupsion të tmerrshëm.
[8:74] Ata që besuan dhe emigruan, dhe u përpoqën për
Zotin, si dhe mikpritësit dhe strehuesit e tyre, dhe përkrahësit e tyre, këta
janë besimtarët e vërtetë. Kanë merituar falje dhe shpërblim bujarë.
[8:75] Ata që besuan më pas, dhe emigruan,
dhe u përpoqën me ju, ata përkasin me ju. Ata që janë të afërm me njëri tjetrin
të jenë të parët që përkrahin njëri tjetrin, në përputhje me urdhrat e Zotit.
Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për të gjitha gjërat.
[9:1] Një ultimatum është lëshuar këtu nga Zoti dhe i
dërguari i Tij për adhuruesit e idhujve
që futen në traktat me ju.
[9:2] Prandaj, enduni nëpër tokë lirshëm për katër
muaj, dhe ta dini se nuk mund të ikni prej Zotit, dhe se Zoti i poshtëron
mosbesimtarët.
[9:3] Një shpallje është lëshuar këtu nga Zoti dhe i
dërguari i Tij për të gjithë njerëzit në ditën e madhe të shtegtimit, se Zoti i
ka bërë hasha adhuruesit e idhujve, dhe ashtu bëri edhe i dërguari i Tij.
Prandaj, nëse pendoheni, do të jetë më mirë për ju. Por nëse prapësoheni,
atëherë ta dini se nuk mund të ikni prej Zotit. Premtoju atyre që nuk besojnë
ndëshkim që dhemb.
[9:4] Nëse adhuruesit e idhujve nënshkruajnë traktat
paqeje me ju, dhe nuk e shkelin, e as nuk bashkohen me të tjerët kundër jush,
ta përmbushni traktatin tuaj me ta deri në datën e skadimit. Zoti i do të drejtit.
[9:5] Kur të kalojnë Muajt e Shenjtë, (dhe ata
refuzojnë të bëjnë paqe) mund t’i vrisni adhuruesit e idhujve kur të ndesheni
me ta, t’i ndëshkoni, dhe të rezistoni çdo lëvizje që bëjnë. Nëse pendohen dhe
zbatojnë Lutjet e Kontaktit (Salat) dhe japin bamirësinë e obligueshme (Zeqat),
t’i lëni të shkojnë. Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[9:6] Nëse një nga adhuruesit e idhujve kërkon kalim të
sigurt me ty, t’i japësh atij kalim të sigurt, kështu që ai ta dëgjojë fjalën e
Zotit, pastaj ta dërgoni prapa te vendi i tij i sigurisë. Kjo është për shkak
se ata janë njerëz që nuk dinë.
[9:7] Si mund adhuruesit e idhujve të kërkojnë ndonjë
zotim nga Zoti dhe i dërguari i Tij? Përjashtim bëjnë ata që kanë nënshkruar
traktat paqeje me ju te Vendlutja e Shenjtë. Nëse e respektojnë dhe i përmbahen
një traktati të tillë, t’i përmbaheni gjithashtu. Zoti i do të drejtit.
[9:8] Si mund (të kërkojnë zotim) kur ata nuk
respektuan ndonjë të drejtë të lidhjeve familjare mes jush dhe tyre, as ndonjë
besëlidhje, nëse ju jepej rasti të mbizotëronin. Ata bënë paqe me ju me fjalë
goje, përderisa zemrat e tyre janë në opozitë, dhe shumica e tyre janë
shpirtligj.
[9:9] Ata i ndërruan shpalljet e Zotit për një çmim të vogël.
Si pasojë, ata i zmbrapsën njerëzit nga rruga e Tij. E trishtueshme vërtetë
është çka ata bënë!
[9:10] Ata nuk respektojnë ndonjë të drejtë të lidhjeve
familjare ndaj ndonjë besimtari, e as nuk iu përmbahen besëlidhjeve të tyre;
janë shkelësit e vërtetë.
[9:11] Nëse pendohen dhe zbatojnë Lutjet e Kontaktit
(Salat) dhe japin bamirësinë e obligueshme (Zeqat), atëherë ata janë vëllezërit
tuaj në fe. Kështu i shpjegojmë shpalljet për njerëz që dinë.
[9:12] Nëse i shkelin betimet e tyre pasi që të jenë zotuar
se do i mbajnë besët e tyre, dhe e sulmojnë fenë tuaj, atëherë mund t’i luftoni
udhëheqësit e paganizmit – nuk jeni më të kufizuar nga besëlidhja juaj me ta –
që të mund të përmbahen.
[9:13] A nuk do i luftonit njerëzit që i shkelën
traktatet e tyre, u munduan ta dëbojnë të dërguarin, dhe ata janë që e filluan
luftën pikë së pari? A po frikësoheni prej tyre? Zoti është Ai të cilit duhet
t’i frikësoheni, nëse jeni besimtarë.
[9:14] T’i luftoni ata, se Zoti do i ndëshkojë në duart
tuaja, t’i poshtërojë, t’ju dhurojë juve fitore mbi ta, dhe t’i qetësojë
gjokset e besimtarëve.
[9:15] Ai gjithashtu do të heqë mllefin nga zemrat e
besimtarëve. Zoti shpengon këdo që Ai do. Zoti është i Gjithëdijshëm, Më i
Mençuri.
[9:16] A menduat se do të liheni rehat pa i dalluar
Zoti ata mes jush që përpiqen, dhe nuk e bashkojnë veten me armiqtë e Zotit,
ose me armiqtë e të dërguarit të Tij, ose me armiqtë e besimtarëve? Zoti është
Njohës i tërësishëm i çdo gjëje që bëni.
[9:17] Adhuruesit e idhujve nuk kanë për t’i frekuentuar
vendlutjet e Zotit, përderisa e pranojnë mosbesimin e tyre. Ata i kanë
asgjësuar punët e tyre, dhe do të qëndrojnë përgjithmonë në Ferr.
[9:18] Të vetmit njerëz për t’i frekuentuar vendlutjet
e Zotit janë ata që besojnë në Zotin dhe Ditën e Fundit, dhe zbatojnë Lutjet e
Kontaktit (Salat), dhe japin bamirësinë e obligueshme (Zeqat), dhe nuk i
frikësohen përveç Zotit. Këta padyshim do të jenë mes të udhëzuarve.
[9:19] A e keni konsideruar dhënien e ujit shtegtarëve
dhe kujdesin për Vendlutjen e Shenjtë zëvendësim për besimin në Zotin dhe Ditën
e Fundit, dhe përpjekjen për Zotin? Ata nuk janë të barabartë përpara Zotit.
Zoti nuk i udhëzon njerëzit shpirtligj.
[9:20] Ata që besojnë, dhe emigrojnë, dhe përpiqen për
Zotin me paratë e tyre dhe jetët e tyre, janë shumë më të mëdhenj në gradë për
Zotin. Janë fituesit.
[9:21] Zotëruesi i tyre iu jep atyre myzhde: mëshirë
dhe miratim prej Tij, dhe kopshte ku ata kënaqen në hare të përhershme.
[9:22] Përjetësisht qëndrojnë aty. Zoti posedon
shpërblim shumë të madh.
[9:23] O ju që besoni, mos e shoqëroni veten madje as
me prindërit tuaj dhe vëllezërit tuaj, nëse parapëlqejnë mosbesimin mbi
besimin. Ata mes jush që e shoqërojnë veten me ta janë duke bërë shkelje.
[9:24] Deklaroni: “Nëse prindërit tuaj, fëmijët tuaj,
vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, familja juaj, paratë që i keni fituar,
ndonjë punë për të cilën brengoseni, dhe shtëpitë që i gëzoni janë më të
dashura për ju se Zoti dhe i dërguari i Tij,** dhe përpjekja për Të, atëherë
pritni derisa Zoti ta sjellë gjykimin e Tij.” Zoti nuk i udhëzon njerëzit
shpirtligj.
[9:25] Zoti ju ka dhuruar fitore në shumë situata. Por
në ditën e Hunejnit, u bëtë tepër krenarë me numrin tuaj të madh. Si pasojë,
kjo nuk ju ndihmoi aspak, dhe toka e gjerë u bë aq e ngushtuar rreth jush, sa
që u kthyet dhe ikët.
[9:26] Pastaj Zoti lëshoi qetësim mbi të dërguarin e
Tij dhe mbi besimtarët. Dhe Ai lëshoi ushtarë të padukshëm; Ai kështu i
ndëshkoi ata që nuk besuan. Kjo është pagesa për mosbesimtarët.
[9:27] Përfundimisht, Zoti e shpengon këdo që Ai do.
Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[9:28] O ju që besoni, adhuruesit e idhujve
janë të ndotur; ata të mos lejohen t’i afrohen Vendlutjes së Shenjtë pas këtij
viti. Nëse keni frikë se humbni të ardhura, Zoti do të derdhë mbi ju furnizimet
e Tij, në përputhje me vullnetin e Tij. Zoti është i Gjithëfuqishëm, Më i
Mençuri.
[9:29] T’i luftoni prapa ata që nuk besojnë në Zotin,
as në Ditën e Fundit, as nuk ndalojnë çka Zoti dhe i dërguari i Tij kanë
ndaluar, as nuk pajtohen me fenë e të vërtetës – mes atyre që e pranuan
shkrimin – derisa ta paguajnë tatimin e duhur, me dëshirë apo pa dëshirë.
[9:30] Jahuditë thanë, “Esdra është i biri i Zotit,”
përderisa të Krishterët thanë, “Jezusi është i biri i Zotit!” Këto janë
blasfemi të shprehura me gojët e tyre. Ato kështu përputhen me blasfemitë e
atyre që nuk kanë besuar në të kaluarën. Zoti i mallkon ata. Ata patjetër kanë
devijuar.
[9:31] Ata i kanë ngritur udhëheqësit e tyre fetarë dhe
shkollarët si zotërues,* në vend të Zotit. Të tjerët e hyjnizuan Mesinë, të
birin e Marisë. Ata të gjithë u urdhëruan ta adhurojnë vetëm një zot. Nuk ka
zot tjetër përveç Tij. Qoftë i madhëruar, larg nga çka i shoqërojnë.
[9:32] Ata dëshirojnë ta shuajnë dritën e Zotit me
gojët e tyre, por Zoti insiston që ta përkryej dritën e Tij, përkundër
mosbesimtarëve.
[9:33] Ai është Ai që e dërgoi të dërguarin e Tij* me
udhëzimin dhe fenë e të vërtetës, dhe do e bëjë atë të dominojë mbi të gjitha
fetë, përkundër adhuruesve të idhujve.
[9:34] O ju që besoni, shumë udhëheqës fetar dhe predikues
i marrin paratë e njerëzve në mënyrë të paligjshme, dhe i zmbrapsin nga rruga e
Zotit. Ata që e mbledhin arin dhe argjendin, dhe nuk i shpenzojnë për Zotin,
premtoju atyre ndëshkim që dhemb.
[9:35] Do të vij dita kur ari dhe argjendi i tyre do të
nxehet në zjarrin e Ferrit, pastaj të përdoret për të ua djegur ballin e tyre,
anët e tyre, dhe shpinat e tyre: “Kjo është çka mblodhët për vete, prandaj
shijoni çka keni mbledhur.”
[9:36] Numërimi i muajve, sa i përket Zotit, është dymbëdhjetë.*
Ky ka qenë ligji i Zotit që nga dita kur Ai krijoi qiejt dhe tokën. Katër prej
tyre janë të shenjtë. Kjo është feja e përkryer. Të mos i bëni keq vetes (duke
luftuar) gjatë Muajve të Shenjtë. Megjithatë, ju mund të shpallni luftë të
përgjithshme kundër adhuruesve të idhujve (edhe gjatë Muajve të Shenjtë), kur
ata shpallin luftë të përgjithshme kundër jush, dhe ta dini se Zoti është në
anën e të drejtëve.
[9:37] Ndryshimi i Muajve të Shenjtë është shenjë
mosbesimi të tepërt; ai e shton humbjen e atyre që nuk kanë besuar. Ata i
ndërrojnë Muajt e Shenjtë dhe muajt e zakonshëm, përderisa ruajnë numrin e
muajve të shenjtëruar nga Zoti. Kështu ata shkelin çka Zoti ka shenjtëruar.
Punët e tyre u janë zbukuruar në sytë e tyre. Zoti nuk i udhëzon njerëzit
mosbesimtarë.
[9:38] O ju që besoni, kur ju thuhet, “Mobilizohuni për
Zotin,” pse bëheni të lidhur rëndë për toke? A e keni zgjedhur jetën e kësaj
bote në vend të Përjetësisë? Gjërat materiale të kësaj bote, në krahasim me
Përjetësinë, janë zero.
[9:39] Po të mos mobilizoheni, Ai do t’ju parashtrojë
në ndëshkim që dhemb dhe t’ju zëvendësojë me njerëz tjerë; ju nuk mund ta
dëmtoni Atë aspak. Zoti është i Gjithëfuqishëm.
[9:40] Nëse dështoni së përkrahuri atë (të dërguarin),
Zoti veç e ka përkrahur atë. Kështu kur mosbesimtarët e ndoqën atë, dhe ai
ishte njëri prej dyve në shpellë, i tha shokut të tij, “Mos u bë merak; Zoti
është me ne.” Zoti pastaj lëshoi qetësim dhe siguri mbi të, dhe e përkrahu me
ushtarë të padukshëm. Ai e bëri fjalën e mosbesimtarëve të ulët. Fjala e Zotit
mbretëron. Zoti është i Plotfuqishëm. Më i Mençuri.
[9:41] Të mobilizoheni me gatishmëri, lehtë apo rëndë,
dhe përpiqeni me paratë tuaja dhe jetët tuaja për Zotin. Kjo është më mirë për
ju, veç sikur ta dinit.
[9:42] Sikur të kishte ndonjë fitim material të
shpejtë, dhe ndonjë udhëtim të shkurtër, ata do të ndiqnin ty. Por përpjekja
është thjeshtë e tepërt për ta. Ata bëjnë be në Zotin: “Po të mundnim, do të
mobilizoheshim me ju.” Kështu ata e dëmtojnë vetveten, dhe Zoti e din se ata janë
gënjeshtarë.
[9:43] Zoti të ka falur ty; pse iu dhe leje atyre (për
të qëndruar mbrapa), para se t’i dalloje ata që janë të sinqertë prej
gënjeshtarëve?
[9:44] Ata që sinqerisht besojnë në Zotin dhe Ditën e
Fundit nuk kërkojnë leje për t’iu shmangur shansit që të përpiqen me paratë dhe
jetët e tyre. Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për të drejtit.
[9:45] Të vetmit njerëz që kërkojnë leje janë ata që
nuk besojnë vërtetë në Zotin dhe Ditën e Fundit. Zemrat e tyre janë plot
dyshim, dhe dyshimi i tyre i bën të luhaten.
[9:46] Po të donin ata vërtetë të mobilizoheshin, do të
përgatiteshin mirë për të. Por Zotit nuk i pëlqen pjesëmarrja e tyre, kështu që
Ai i dekurajon ata; atyre iu tha, “Rrini mbrapa me ata që po rrinë mbrapa.”
[9:47] Sikur të mobilizoheshin me ju, do të krijonin
huti, dhe do të shkaktonin grindje dhe përçarje mes jush. Disa prej jush kishit
prirje për t’i dëgjuar ata. Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për shkelësit.
[9:48] Ata kërkuan të përhapin huti mes jush në të
kaluarën, dhe i ngatërronin çështjet për ju. Megjithatë, e vërteta
përfundimisht mbizotëron, dhe plani i Zotit zbatohet, përkundër tyre.
[9:49] Disa prej tyre do të thoshin, “Më jep leje (të
rri mbrapa); mos ma impono një vështirësi të tillë.” Por pikërisht kështu kanë
vetëshkaktuar një vështirësi të tmerrshme; Ferri po i rrethon mosbesimtarët.
[9:50] Nëse diçka e mirë të ndodhë, dëshpërohen, dhe
nëse ndonjë fatkeqësi të ndodhë, thonë, “A të thamë?” përderisa largohen të
gëzuar.
[9:51] Thuaj, “Asgjë nuk na ndodhë, përveç çka Zoti ka
vendosur për ne. Ai është Zotëruesi dhe Sunduesi ynë. Në Zotin besimtarët të
kenë besim.”
[9:52] Thuaj, “Ju mund të prisni për ne njërën prej dy
gjërave të mira (fitore ose rënie dëshmorë), përderisa ne presim për ju mallkim
prej Zotit dhe ndëshkim prej Tij, ose në duart tona. Prandaj, prisni, dhe ne do
të presim së bashku me ju.”
[9:53] Thuaj, “Shpenzoni, me dashje apo pa dashje.
Asgjë nuk do të pranohet prej jush, se jeni njerëz të këqij.”
[9:54] Çka e parandaloi pranimin e shpenzimit të tyre
është se ata nuk besuan në Zotin dhe të dërguarin e Tij, dhe kur i zbatuan
Lutjet e Kontaktit (Salat),* i zbatuan me përtaci, dhe kur dhanë bamirësi, e
bënë atë me mosdashje.
[9:55] Mos u impresiono me paratë e tyre, dhe fëmijët e
tyre. Zoti i bën këto të jenë burime ndëshkimi për ta në këtë jetë, dhe (kur
ata të vdesin) shpirtrat e tyre i lënë përderisa janë mosbesimtarë.
[9:56] Bëjnë be në Zotin se përkasin me ju, përderisa
nuk përkasin me ju; ata janë njerëz përçarës.
[9:57] Sikur të mund të gjenin strehim, ose shpella,
ose ndonjë vend për tu fshehur, do të shkonin te ai, me nxitim.
[9:58] Disa prej tyre e kritikojnë shpërndarjen tënde
të bamirësisë; nëse iu jepet atyre nga ajo, janë të kënaqur, por nëse nuk iu
jepet nga ajo, bëhen kundërshtarë.
[9:59] Ata duhet të jenë të kënaqur me çka Zoti dhe i
dërguari i Tij iu kanë dhënë. Është dashur të thonë, “Zoti na mjafton. Zoti do
të na furnizojë nga dhuratat e Tij, dhe gjithashtu i dërguari i Tij. E kërkojmë
vetëm Zotin.”
[9:60] Bamirësitë të shkojnë te të varfrit, nevojtarët,
punëtorët që i mbledhin, të konvertuarit e rinj, për lirimin e skllevërve, te
ata që ngarkohen me shpenzime të papritura, në rrugën e Zotit, dhe te udhëtari
i huaj. I tillë është urdhri i Zotit. Zoti është i Gjithëdijshëm, Më i Mençuri.
[9:61] Disa prej tyre e lëndojnë profetin duke thënë,
“Ai i hapë veshtë shumë!” Thuaj, “Është më mirë për ju që ai të dëgjojë. Ai
beson në Zotin, dhe ka besim te besimtarët. Ai është një mëshirë për ata mes
jush që besojnë.” Ata që e lëndojnë të dërguarin e Zotit kanë vetëshkaktuar
ndëshkim që dhemb.
[9:62] Ata ju bëjnë be në Zotin, për t’ju kënaqur juve,
kur Zoti dhe i dërguari i Tij ia vlejnë më shumë për tu kënaqur, nëse ata janë
vërtetë besimtarë.
[9:63] A nuk e dinë ata se kushdo që i kundërshton
Zotit dhe të dërguarit të Tij ka vetëshkaktuar zjarrin e Ferrit përgjithmonë?
Ky është poshtërimi më i keq.
[9:64] Hipokritët bëhen merak se mos ndonjë sure mund
të shpallet e të ua nxjerrë në shesh çka është brenda në zemrat e tyre. Thuaj,
“Lirisht talluni. Zoti do të nxjerrë në shesh atë që i frikësoheni.”
[9:65] Nëse i pyet, do të thoshin, “Vetëm talleshim dhe
luanim.” Thuaj, “A e kuptoni se po tallni Zotin, dhe shpalljet e Tij, dhe të
dërguarin e Tij?”
[9:66] Mos kërkoni falje. Keni kaluar në mosbesim pasi
që keni besuar. Nëse i falim disa prej jush, do i ndëshkojmë të tjerët, si
pasojë e shpirtligësisë së tyre.
[9:67] Burrat hipokritë dhe gratë hipokrite përkasin me
njëri tjetrin – ata përkrahin të këqijat dhe ndalojnë të drejtën, dhe janë
dorështrënguar. Ata e harruan Zotin, prandaj Ai i harroi ata. Hipokritët janë
vërtetë shpirtligj.
[9:68] Zoti iu premton hipokritëve dhe hipokriteve, si
dhe mosbesimtarëve, zjarrin e Ferrit, ku qëndrojnë përgjithmonë. Iu mjafton
atyre. Zoti i ka mallkuar; ata kanë vetëshkaktuar ndëshkim të përhershëm.
[9:69] Disa prej tyre para jush ishin më të fortë se
ju, dhe poseduan më shumë para dhe fëmijë. Ata u preokupuan me posedimet e tyre
materiale. Ngjashëm, po preokupoheni me posedimet tuaja materiale, sikur ata
para jush që ishin preokupuar. Jeni bërë plotësisht të pavëmendshëm, sikur ata
që ishin të pavëmendshëm. Të tillë janë njerëzit që i asgjësojnë punët e tyre,
edhe në këtë botë edhe në Përjetësi; ata janë humbësit.
[9:70] A nuk kanë mësuar asgjë prej gjeneratave paraprake;
njerëzve të Nuhut, Adit, Themudit, njerëzve të Ibrahimit, banuesve të Medjenit,
dhe keqbërësve (të Sodomës dhe Gomorës)? Të dërguarit e tyre iu shkuan atyre me
prova të qarta. Zoti nuk iu bëri keq atyre; janë ata që i bënë keq shpirtrave
të vet.
[9:71] Burrat dhe gratë besimtarë janë aleat të njëri
tjetrit. Ata përkrahin drejtësi dhe ndalojnë keqbërje, i zbatojnë Lutjet e
Kontaktit (Salat) dhe e japin bamirësinë e obligueshme (Zeqat), dhe i binden
Zotit dhe të dërguarit të Tij. Mbi këta do të derdhet mëshira e Zotit. Zoti
është i Plotfuqishëm, Më i Mençuri.
[9:72] Zoti iu premton burrave besimtarë dhe grave
besimtare kopshte me prroje që rrjedhin, ku qëndrojnë përgjithmonë, dhe pallate
të mrekullueshme në kopshtet e Edenit. Dhe bekimet dhe miratimet e Zotit janë
edhe më të mëdha. Ky është triumfi më i madh.
[9:73] O ti profet, përpiqu kundër mosbesimtarëve dhe
hipokritëve, dhe ji i rreptë kur merresh me ta. Fat i tyre është Ferri; çfarë
vendbanimi i tmerrshëm!
[9:74] Ata bëjnë be në Zotin që nuk e kanë thënë, edhe
pse e kanë shprehur fjalën e mosbesimit; ata kanë kundërshtuar pas nënshtrimit.
Në fakt, ata hoqën dorë nga ajo që nuk e kishin. Ata janë rebeluar edhe pse
Zoti dhe i dërguari i Tij iu lëshuan atyre hirësinë dhe furnizimet e Tij. Nëse
pendohen, do të ishte më së miri për ta. Por nëse refuzojnë, Zoti do i
parashtrojë në ndëshkim që dhemb në këtë jetë dhe në Përjetësi. Ata nuk do të
gjejnë askënd në tokë që të jetë zotërues dhe sundues i tyre.
[9:75] Disa prej tyre madje edhe u betuan: “Nëse Zoti
derdhë mbi ne hirësinë e Tij, do të ishim bamirës, dhe do të çonim jetë të
drejtë.”
[9:76] Por kur ai derdhi mbi ta furnizimet e Tij, ata u
bënë dorështrënguar, dhe refuzuan me neveri.
[9:77] Si pasojë, Ai i pllakosi me hipokrizi në zemrat
e tyre, deri në ditën që ata e takojnë Atë. Kjo është për shkak se ata thyen
premtimin e tyre ndaj Zotit, dhe për shkak të gënjeshtrave të tyre.
[9:78] A nuk e kuptojnë se Zoti i di të fshehtat e
tyre, dhe komplotet e tyre, dhe se Zoti është Njohësi i të gjitha të fshehtave?
[9:79] Ata që i kritikojnë besimtarët bujarë se po
japin tepër, dhe i përqeshin besimtarët e varfër se po japin pak, Zoti i
përbuzë. Ata kanë vetëshkaktuar ndëshkim që dhemb.
[9:80] Kërkove apo nuk kërkove falje për ta – edhe nëse
kërkon falje për ta shtatëdhjetë herë – Zoti nuk do i falë. Kjo është për shkak
se ata nuk besuan në Zotin dhe të dërguarin e Tij. Zoti nuk i udhëzon njerëzit
shpirtligj.
[9:81] Ata që ndejën u gëzuan që qëndruan mbrapa të
dërguarit të Zotit, dhe nuk dëshironin që të përpiqeshin me paratë e tyre dhe
jetët e tyre për Zotin. Thanë, “Le të mos mobilizohemi në këtë nxehtësi!”
Thuaj, “Zjarri i Ferrit është shumë më i nxehtë,” vetëm sikur të mund ta
paramendonin.
[9:82] Le të qeshin pak, dhe të qajnë shumë. Kjo është
pagesa për mëkatet që i kanë mbledhur.
[9:83] Nëse Zoti të kthen në situatë ku ata kërkojnë
lejen tënde për tu mobilizuar me ju, të thuash, “Kurrë më nuk do të
mobilizoheni me mua, e as kurrë më nuk do të luftoni me mua kundër ndonjë
armiku. Se keni zgjedhur të jeni me ndenjësit pikë së pari. Prandaj, duhet të
rrini me ndenjësit.”
[9:84] Të mos e zbatosh lutjen e varrimit për asnjë
prej tyre kur ai të vdesë, as të mos qëndrosh te varri i tij. Ata nuk kanë
besuar në Zotin dhe të dërguarin e Tij, dhe vdiqën përderisa ishin shpirtligj.
[9:85] Mos u magjeps nga paratë e tyre ose fëmijët e
tyre; Zoti i bën këto të jenë burime vuajtjesh për ta në këtë botë, dhe
shpirtrat e tyre i lënë si mosbesimtarë.
[9:86] Kur një sure shpallet, duke shpallur: “Besoni në
Zotin, dhe përpiquni me të dërguarin e Tij,” edhe të fortit mes tyre thonë, “Le
të rrimë mbrapa!”
[9:87] Ata zgjodhën të jenë me ndenjësit. Si pasojë,
zemrat e tyre u mbyllën, dhe kështu, ata nuk mund të kuptojnë.
[9:88] Sa për të dërguarin dhe ata që besuan me të, ata
përpiqen me nxitim me paratë e tyre dhe jetët e tyre. Këta kanë merituar të
gjitha gjërat e mira; ata janë fituesit.
[9:89] Zoti ka përgatitur për ta kopshte me prroje që
rrjedhin, ku qëndrojnë përgjithmonë. Ky është triumfi më i madh.
[9:90] Arabët shpikën arsyetime, dhe erdhën për të
kërkuar leje për të qëndruar mbrapa. Ky është tregues i refuzimit të tyre të
Zotit dhe të dërguarit të Tij – ata qëndrojnë mbrapa. Vërtetë, ata që nuk
besojnë mes tyre kanë vetëshkaktuar ndëshkim që dhemb.
[9:91] Nuk janë për tu fajësuar ata që janë të dobët,
të sëmurë, ose nuk gjejnë asgjë për të ofruar, përderisa mbeten të devotshëm
ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij. Të drejtit mes tyre të mos fajësohen. Zoti
është Falës, i Mëshirshmi.
[9:92] Gjithashtu të falur janë ata që vijnë te ti duke
dashur të përfshihen me ty, por iu thua, “Nuk kam në çka t‘ju bartë.” Ata
pastaj kthehen me lot në sy, sinqerisht të pikëlluar që nuk kishin mundësi të
kontribuojnë.
[9:93] Me faj janë ata që kërkojnë leje nga ti për të
qëndruar mbrapa, edhe pse nuk kanë asnjë arsye. Ata kanë zgjedhur të jenë me
ndenjësit. Si pasojë, Zoti i ka mbyllur zemrat e tyre, dhe kështu, ata nuk
arrijnë asnjë njohuri.
[9:94] Ata ju kërkojnë falje kur ktheheni te ta (nga
beteja). Thuaj, “Mos na kërkoni falje; nuk ju zëmë besë më. Zoti na ka njoftuar
për ju.” Zoti do i shohë punët tuaja, dhe gjithashtu edhe i dërguari, pastaj do
të ktheheni te Njohësi i të gjitha të fshehtave dhe deklarimeve, pastaj Ai do
t’ju njoftojë për të gjitha gjërat që kishit bërë.
[9:95] Ata do t’ju bëjnë be në Zot, kur ktheheni te ta,
që t’i shpërfillni. Shpërfillni. Ata janë të ndotur, dhe fat i tyre është
Ferri, si pagesë për mëkatet që kanë mbledhur.
[9:96] Ju bëjnë be, që t’i falni. Edhe nëse i falni, Zoti
nuk falë njerëz të tillë shpirtligj.
[9:97] Arabët janë më të këqijtë në mosbesim dhe
hipokrizi, dhe më të prirët për të injoruar ligjet që Zoti ka shpallur te i
dërguari i Tij. Zoti është i Gjithëdijshëm, Më i Mençuri.
[9:98] Disa arabë e konsiderojnë shpenzimin e tyre (për
Zotin) humbje, dhe madje presin pa durim që ndonjë fatkeqësi të ju godasë juve.
Janë ata që do të vetëshkaktojnë fatkeqësinë më të keqe. Zoti është Dëgjues, i
Gjithëdijshëm.
[9:99] Arab të tjerë besojnë në Zotin dhe Ditën e
Fundit, dhe e konsiderojnë shpenzimin e tyre mjet drejt Zotit, dhe mjet për ta
përkrahur të dërguarin. Vërtetë, do i sjellë më afër; Zoti do i pranojë në
mëshirën e Tij. Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[9:100] Sa për pionierët e hershëm që emigruan
(Muhaxhirët), dhe përkrahësit që iu dhanë strehë atyre (Ensarët) dhe ata që i
ndoqën në drejtësi, Zoti është i kënaqur me ta, dhe ata janë të kënaqur me Të.
Ai ka përgatitur për ta kopshte me prroje që rrjedhin, ku qëndrojnë
përgjithmonë. Ky është triumfi më i madh.
[9:101] Mes arabëve mes jush, ka hipokritë. Gjithashtu,
mes banuesve të qytetit ka që janë të mësuar me hipokrizi. Ju nuk i njihni ata,
por ne i njohim. Do të dyfishojmë ndëshkimin për ta, pastaj ata përfundojnë të
parashtruar në ndëshkim të tmerrshëm.
[9:102] Ka të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e tyre;
ata i kanë përzier veprat e mira me vepra të këqija. Zoti do i shpengojë ata,
se Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[9:103] Merr prej parave të tyre bamirësi për t’i
pastruar ata dhe për t’i shenjtëruar. Dhe inkurajoi ata, se inkurajimi yt i
qetëson ata. Zoti është Dëgjues, i Gjithëdijshëm.
[9:104] A nuk e kuptojnë se Zoti pranon pendimin e
adhuruesve të Tij, dhe merr bamirësitë, dhe se Zoti është Shpengues, i
Mëshirshmi?
[9:105] Thuaj, “Punoni drejtësi; Zoti do të shohë punën
tuaj, dhe gjithashtu i dërguari i Tij dhe besimtarët. Përfundimisht, do të
ktheheni te Njohësi i të gjitha të fshehtave dhe deklarimeve, pastaj Ai do t’ju
njoftojë për të gjitha gjërat që kishit bërë.”
[9:106] Të tjerë po presin për vendimin e Zotit; Ai
mund t’i ndëshkojë ata, ose mund t’i shpengojë ata. Zoti është i Gjithëdijshëm,
Më i Mençuri.
[9:107] Ka që e shpërdorojnë vendlutjen duke praktikuar
adhurim idhujsh, duke i ndarë besimtarët, dhe duke furnizuar rehati për ata që
kundërshtojnë Zotin dhe të dërguarin e Tij. Ata bëjnë be solemnisht; “Qëllimet
tona janë të ndershme!” Zoti është dëshmitar që ata janë gënjeshtarë.
[9:108] Të mos luteni kurrë në vendlutje të tillë. Një
vendlutje që është e themeluar në baza të drejtësisë që nga dita e parë ia vlen
më shumë që të luteni në të. Në të ka njerëz që duan të pastrohen. Zoti i do
ata që e pastrojnë veten.
[9:109] A është ai që e themelon ndërtesën e tij në
bazament të nderimit të Zotit dhe për të fituar miratimin e Tij më i mirë, apo
ai që themelon ndërtesën e tij buzë një shkëmbi të thërrmuar, që bie poshtë me
të në zjarrin e Ferrit? Zoti nuk i udhëzon njerëzit shpirtligj.
[9:110] Një ndërtesë e tillë që e kanë themeluar mbetet
burim dyshimi në zemrat e tyre, derisa t’iu ndalen zemrat. Zoti është i
Gjithëdijshëm, Më i Mençuri.
[9:111] Zoti ka blerë nga besimtarët jetët e tyre dhe
paratë e tyre në këmbim të Parajsës. Kështu, ata luftojnë për Zotin, të gatshëm
për të vrarë dhe për tu vrarë. I tillë është zotimi i sinqertë i Tij në Torah,
Ungjill, dhe Kuran – dhe kush e përmbush zotimin e Tij më mirë se Zoti? Të
gëzoheni për një këmbim të tillë. Ky është triumfi më i madh.
[9:112] Ata janë që pendohen, adhuruesit,
lartmadhëruesit, medituesit, përkulësit dhe përulësit, përkrahësit e drejtësisë
dhe ndaluesit e të këqijave, dhe mbajtësit e ligjeve të Zotit. Jepuni lajme të
mira besimtarëve të tillë.
[9:113] As profeti, as ata që besojnë të mos kërkojnë
falje për adhuruesit e idhujve, edhe sikur ata të ishin më të afërmit e tyre,
pasi që ta kuptojnë se ata janë të paracaktuar për Ferr.
[9:114] E vetmja arsye pse Ibrahimi kërkoi falje për
babanë e tij ishte se ai i kishte premtuar se do të bënte ashtu. Por sapo e
kuptoi që ai ishte armik i Zotit, ai e bëri hasha atë. Ibrahimi ishte
jashtëzakonisht i dashur, i butë.
[9:115] Zoti nuk e dërgon në humbje asnjë popull, pasi
që ta ketë udhëzuar, pa u treguar atyre çka i pret. Zoti është tërësisht i
vetëdijshëm për të gjitha gjërat.
[9:116] I Zotit është sovraniteti i qiejve dhe tokës.
Ai e ka në dorë jetën dhe vdekjen. Nuk keni asnjë përkrah Zotit si Zotërues dhe
Sundues.
[9:117] Zoti e ka shpenguar profetin, dhe emigruesit
(Muhaxhirët) dhe përkrahësit që i mikpritën dhe iu dhanë strehë (Ensarët), që e
ndoqën atë gjatë kohëve të vështira. Atëherë zemrat e disa prej tyre gati u
luhatën. Por Ai i ka shpenguar ata, se Ai është i Dhembshëm ndaj tyre, i
Mëshirshmi.
[9:118] Gjithashtu (u shpenguan) të tre që qëndruan
mbrapa. Toka e gjerë u bë aq e ngushtuar për ta, sa që gati i humbën të gjitha
shpresat për vete. Më në fund, e kuptuan se nuk kishte ikje nga Zoti, përveç te
Ai. Ai pastaj i shpengoi ata që të mund të pendohen. Zoti është Shpenguesi, i
Mëshirshmi.
[9:119] O ju që besoni, t’ia keni dronë Zotit, dhe jini
mes të sinqertëve.
[9:120] As banuesit e qytetit, as arabët rreth tyre, të
mos kërkojnë të rrinë mbrapa të dërguarit të Zotit (kur ai mobilizohet për
luftë). As nuk duhet t’i japin përparësi çështjeve të tyre mbi përkrahjen e
tij. Kjo është për shkak se ata nuk vuajnë ndonjë etje, ose ndonjë mundim, ose
uri për Zotin, ose bëjnë një hap të vetëm që i tërbon mosbesimtarët, ose nuk
shkaktojnë ndonjë vështirësi mbi armikun, pa e pasur të shkruar për ta si të
mirë. Zoti nuk ngelë së shpërblyeri ata që punojnë drejtësi.
[9:121] As nuk pësojnë ndonjë shpenzim, të vogël apo të
madh, as nuk e kalojnë ndonjë luginë, pa iu shkruar atyre e mira. Zoti padyshim
do i shpërblejë me bollëk për punët e tyre.
[9:122] Kur besimtarët të mobilizohen, jo të gjithë të
bëjnë ashtu. Një pakicë nga secili grup të mobilizohet duke ia kushtuar kohën e
tyre studimit të fesë. Kështu, ata mund ta përcjellin njohurinë te njerëzit e
tyre kur ata të kthehen, që të mund të mbeten të informuar për nga feja.
[9:123] O ju që besoni, t’i luftoni mosbesimtarët që ju
sulmojnë juve – le të ju gjejnë të rreptë – dhe ta dini se Zoti është me të
drejtit.
[9:124] Kur një sure u shpall, disa prej tyre do të
thoshin, “A e forcoi kjo sure besimin e ndonjërit mes jush?” Në të vërtetë, ajo
e forcoi besimin e atyre që besuan, dhe ata gëzohen me cilëndo shpallje.
[9:125] Sa për ata që ushqyen dyshime në zemrat e tyre,
ajo faktikisht shtoi papastërti mbi papastërtinë e tyre, dhe ata vdiqën si
mosbesimtarë.
[9:126] A nuk e shohin se vuajnë nga prova të vështira
çdo vit një herë apo dy herë? Prapëseprapë, ata vazhdimisht nuk arrijnë të
pendohen, dhe nuk arrijnë të marrin vesh?
[9:127] Sa herë që një sure u shpall, disa prej tyre do
të shikonin njëri tjetrin sikur donin të thoshin: “A po ju sheh ndokush?”
Pastaj ata u larguan. Kështu, Zoti i ka ndryshuar zemrat e tyre, se ata janë
njerëz që nuk kuptojnë.
[10:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[10:1] A.L.R.* Këto (shkronja) janë provat e këtij
libri të mençurisë.
[10:2] A është shumë çudi për njerëzit që e frymëzuam
një njeri si ta? Ai (u frymëzua të thotë), “T’i paralajmërosh njerëzit, dhe
jepu myzhde atyre që besojnë se ata kanë arritur pozita të ngritura te
Zotëruesi i tyre.” Mosbesimtarët thanë, “Ky është magjistar i shkathët!”
[10:3] Zotëruesi juaj i
vetëm është Zoti; Ai që krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë, dhe mori
gjithçka në dorë. Ai komandon të gjitha çështjet. Nuk ka asnjë ndërmjetësues,
përveç në përputhje me vullnetin e Tij. I tillë është Zoti Zotëruesi juaj. Ta
adhuroni Atë. A nuk doni të merrni vesh?
[10:4] Te Ai është kthimi juaj përfundimtar, i të
gjithë juve. Ky është premtimi i vërtetë i Zotit. Ai e nisë krijimin, pastaj e
përsëritë, në mënyrë që t’i shpërblejë ata që besojnë dhe çojnë jetë të drejtë,
me barazi. Sa për ata që nuk besojnë, ata vetëshkaktojnë pije ferri, dhe
ndëshkim që dhemb se nuk besuan.
[10:5] Ai është Ai që e bëri diellin rrezatues, dhe
hënën dritë, dhe Ai dizajnoi fazat e saj që të mund të mësoni t’i numëroni
vitet dhe të llogaritni. Zoti nuk e krijoi gjithë këtë, përveç për një qëllim
të posaçëm. Ai shpjegon shpalljet për njerëzit që dinë.
[10:6] Natyrisht, në ndryshimin e natës dhe ditës, dhe
çka Zoti krijoi në qiej dhe tokë, ka prova për njerëzit që janë të drejtë.
[10:7] Ata që nuk presin të na takojnë neve, dhe janë
të preokupuar me jetën e kësaj bote, dhe të kënaqur me të, dhe refuzojnë të
jenë të vëmendshëm ndaj provave tona,
[10:8] kanë vetëshkaktuar Ferr si vendbanim të tyre
përfundimtar, si pasojë e vet punëve të tyre.
[10:9] Sa për ata që besojnë dhe çojnë jetë të drejtë,
Zotëruesi i tyre i udhëzon ata, për arsye të besimit të tyre. Lumenj do të
rrjedhin poshtë tyre në kopshtet e haresë.
[10:10] Lutja e tyre aty është: “Qofsh i madhëruar,
zoti ynë,” përshëndetja e tyre aty është, “Paqe,” dhe lutja e tyre
përfundimtare është: “I lartmadhëruar qoftë Zoti, Zotëruesi i gjithësisë.”
[10:11] Sikur Zoti ta nguste ndëshkimin e vetëshkaktuar
nga njerëzit, ashtu si i kërkojnë furnizimet, ata do të kishin qenë të
asgjësuar shumë kohë më parë. Megjithatë, ne i lëmë ata që nuk presin të
takohen me ne në shkeljet e tyre, duke u endur.
[10:12] Kur e keqja prekë njeriun, ai na lutet
përderisa është shtrirë, ose ulur, ose duke qëndruar në këmbë. Por sapo t’ia
lehtësojmë të keqen, ai vazhdon sikur të mos na ketë lutur për t’ia hequr
ndonjë të keqe! Punët e shkelësve kështu zbukurohen para syve të tyre.
[10:13] Mori gjeneratash i kemi asgjësuar para jush kur
ata shkelën. Të dërguarit e tyre shkuan te ta me prova të qarta, por ata
refuzuan të besojnë. Kështu i paguajmë njerëzit fajtorë.
[10:14] Pastaj ju bëmë trashëgimtarë të tokës pas tyre,
për të parë se si do të veproni ju.
[10:15] Kur shpalljet tona iu recitohen atyre, ata që
nuk presin të takohen me ne thonë, “Sille një Kuran* tjetër pos këtij, ose ndryshoje
atë!” Thuaj, “Unë as që mund ta ndryshoj vetë. Unë thjeshtë ndjek çka më është
shpallur. I frikësohem, nëse nuk i bindem Zotëruesit tim, ndëshkimit të një
dite të hatashme.”
[10:16] Thuaj, “Sikur të donte Zoti, unë nuk do t’ua
recitoja juve, as nuk do të dinit ndonjë gjë për të. Unë kam jetuar mes jush
një jetë të tërë para kësaj (dhe më keni njohur si person i sinqertë dhe i
arsyeshëm). A nuk kuptoni?”
[10:17] Kush është më i keq se ai që trillon gënjeshtra
për Zotin, ose i refuzon shpalljet e Tij. Padyshim, shkelësit nuk ia dalin.
[10:18] Ata adhurojnë përkrah Zotit idhuj që nuk
posedojnë aspak fuqi për t’i dëmtuar ose për t’iu bërë dobi, dhe ata thonë,
“Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Zoti!” Thuaj, “A mos po e informoni Zotin
për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe tokë?” Qoftë i madhëruar Ai. Ai është Më i
Larti; larg nga nevoja për partnerë.
[10:19] Njerëzit dikur ishin një asamble, pastaj ata u
grindën. Po të mos ishte për një fjalë të paracaktuar nga Zotëruesi yt, ata do
të ishin gjykuar menjëherë në lidhje me grindjet e tyre.
[10:20] Ata thonë, “E si nuk i zbriti atij asnjë
mrekulli nga Zotëruesi i tij?” Thuaj, “E ardhmja i takon Zotit; pra pritni,
edhe unë jam duke pritur së bashku me ju.”
[10:21] Kur dhurojmë mëshirë mbi njerëzit, pasi që t’i
ketë pllakosur fatkeqësia, ata menjëherë planifikojnë kundër shpalljeve tona!
Thuaj, “Planifikimi i Zotit është shumë më i efektshëm. Se të dërguarit tanë
janë duke regjistruar çdo gjë që planifikoni.”
[10:22] Ai është Ai që ju lëvizë nëpër tokë dhe det. Ju
hipni në anije, dhe lundrojnë qetë në një fllad të këndshëm. Pastaj, përderisa
kënaqen aty, frynë erë e fortë, dhe valët i rrethojnë nga çdo anë. Kjo është
kur ata i luten Zotit, sinqerisht duke ia kushtuar lutjet e tyre vetëm Atij:
“Nëse vetëm na shpëton këtë herë, do të jemi mirënjohës përgjithmonë.”
[10:23] Por sapo Ai i shpëton, ata shkelin në tokë, dhe
e kundërshtojnë të vërtetën. O njerëz, shkelja juaj është vetëm për të keqen e
shpirtrave tuaj. Ju vazhdoni të jeni të preokupuar me jetën e kësaj bote,
pastaj te ne është kthimi juaj përfundimtar, pastaj ne ju njoftojmë për çdo gjë
që kishit bërë.
[10:24] Shembulli i jetës së kësaj bote është kështu:
ne zbresim shi nga qielli për të prodhuar me të të gjitha llojet e bimëve nga
toka, dhe për të furnizuar ushqim për njerëzit dhe kafshët. Pastaj, pikërisht
ndërsa toka është krejt e stolisur, dhe njerëzit e saj mendojnë se ata i kanë
gjërat në dorë, gjykimi ynë vjen natën ose ditën,* duke e lënë atë krejtësisht
shterpë, sikur të mos ketë ekzistuar asgjë ditën paraprake. Ne kështu
shpjegojmë shpalljet për njerëzit që pasqyrojnë.
[10:25] Zoti fton për te vendbanimi i paqes, dhe
udhëzon këdo që dëshiron (të udhëzohet) në rrugë të drejtë.
[10:26] Për të drejtit, shpërblimi do shumëfishohet
shumëfish. Fytyrat e tyre nuk do të përjetojnë ndonjë humbje apo turp. Këta
janë banuesit e Parajsës; ata qëndrojnë aty përgjithmonë.
[10:27] Sa për ata që mblodhën mëkate, pagesa e tyre
është e barabartë me mëkatet e tyre. Poshtërimi është ngastra e tyre, dhe
askush përkrah Zotit nuk mund t’i mbrojë ata. Fytyrat e tyre do të duken të
pushtuara nga togje nate të errët. Ata do të jenë banuesit e Ferrit; në të
qëndrojnë përgjithmonë.
[10:28] Në ditën kur t’i mbledhim të gjithë ata, do tu
themi atyre që adhuruan idhuj, “Ju kemi mbledhur, së bashku me idhujt tuaj.” Ne
do i bëjmë ata të ballafaqohen me njëri tjetrin, dhe idhujt e tyre do tu thonë
atyre, “Nuk e dinim fare që na adhuruat.
[10:29] "Zoti mjafton si dëshmitar mes nesh dhe
jush, që ne ishim plotësisht të pavetëdijshëm që na adhuruat.”
[10:30] Atë herë secili shpirt do të ekzaminojë çdo gjë
që kishte bërë. Ata do të kthehen te Zoti, Zotëruesi dhe Sunduesi i tyre me të
drejtë, dhe idhujt që i kishin trilluar do i mohojnë.
[10:31] Thuaj, “Kush ju furnizon prej qiellit dhe tokës?
Kush e ka në dorë krejt dëgjimin dhe shikimin? Kush e prodhon të gjallin nga i
vdekuri, dhe të vdekurin nga i gjalli? Kush i ka në dorë të gjitha gjërat?” Ata
do të thoshin, “Zoti.” Thuaj, “Pse atëherë nuk i zbatoni urdhrat?”
[10:32] I tillë është Zoti, me të drejtë Zotëruesi
juaj. Çka ka pas së vërtetës, përveç rrenës? Si mund ta shpërfillni gjithë
këtë?
[10:33] Kjo është çka vendimi i Zotëruesit tuaj iu bën
atyre që zgjedhin të jenë shpirtligj; ata nuk mund të besojnë.
[10:34] Thuaj, “A mund ndonjëri prej idhujve tuaj të
nisë krijim, dhe pastaj ta përsërisë?” Thuaj, “Zoti e nisë krijimin, pastaj e
përsëritë.”
[10:35] Thuaj, “A udhëzon ndonjëri prej idhujve tuaj
për te e vërteta?” Thuaj, “Zoti udhëzon për te e vërteta. A ia vlen më shumë të
ndiqet dikush që udhëzon për te e vërteta, apo dikush që nuk udhëzon, dhe vetë
ka nevojë për udhëzim? Çka nuk është në rregull me vlerësimin tuaj?”
[10:36] Shumica e tyre nuk ndjekin asgjë pos hamendje,
dhe hamendja nuk mund ta zëvendësojë të vërtetën. Zoti është tërësisht i
vetëdijshëm për çdo gjë që bëjnë.
[10:37] Nuk ka shans që tjetër pos Zotit të jetë autor
i këtij Kurani. I konfirmon të gjitha lajmet paraprake, dhe furnizon shkrim
tërësisht të hollësishëm. Është i pagabueshëm, se vjen prej Zotëruesit të
gjithësisë.
[10:38] Nëse thonë, “Ai e trilloi atë,” thuaj, “Atëherë
prodhonie një sure si këto, dhe ftoni këdo që dëshironi, pos Zotit, nëse jeni
të sinqertë.”
[10:39] Vërtetë, ata e kanë refuzuar këtë pa e studiuar
dhe ekzaminuar, dhe para se ta kuptojnë. Kështu edhe ata para tyre nuk besuan.
Prandaj, vëreni pasojat për shkelësit.
[10:40] Disa prej tyre i besojnë (këtij shkrimi),
përderisa të tjerët nuk i besojnë. Zotëruesi yt është tërësisht i vetëdijshëm
për keqbërësit.
[10:41] Nëse të refuzojnë, atëherë thuaj, “Unë kam
punët e mia, dhe ju i keni punët tuaja. Ju nuk jeni fajtorë për asgjë që bëj,
dhe unë nuk jam fajtor për asgjë që bëni.”
[10:42] Disa prej tyre të vënë veshin ty, por a mund
t’i bësh shurdhat të dëgjojnë, edhe pse nuk mund të kuptojnë?
[10:43] Disa prej tyre të shikojnë ty, por a mund t’i
udhëzosh të verbrit, edhe pse ata nuk shohin?
[10:44] Zoti nuk iu bën keq njerëzve; janë njerëzit ata
që i bëjnë keq shpirtrave të tyre.
[10:45] Në ditën kur Ai i mbledhë të gjithë ata, ata do
të ndihen sikur të kenë zgjatur në këtë botë një orë të ditës, gjatë të cilës
ata takohen. Humbës vërtetë janë ata që nuk besojnë në takimin me Zotin; dhe
zgjedhin të jenë të kequdhëzuar.
[10:46] Qoftë të treguam pak (nga ndëshkimi) që u
premtuam atyre, ose ta përfunduam jetën tënde para saj, te ne është kthimi i
tyre përfundimtar. Zoti është dëshmitar i çdo gjëje që bëjnë.
[10:47] Për secilën shoqëri, një të dërguar. Pasi që të
vij i dërguari i tyre, ata gjykohen me barazi, pa as më të voglën padrejtësi.
[10:48] Ata sfidojnë: “Kur do i vij koha kësaj
profecie, nëse jeni duke e treguar të vërtetën?”
[10:49] Thuaj, “Unë nuk posedoj fuqi për ta dëmtuar
veten, ose për t’i sjellë dobi vetes; vetëm çka Zoti do ngjanë.” Secila shoqëri
ka afat të paracaktuar. Kur afatit të tyre i vjen fundi, ata nuk mund ta
shtyjnë as për një orë, e as ta përshpejtojnë.
[10:50] Thuaj, “Qoftë erdh ndëshkimi i Tij te ju natën
ose ditën, pse po nguten shkelësit aq shumë?
[10:51] “Nëse ndodhë, a do të besoni atëherë? Pse duhet
të besoni atëherë? Ju dikur e sfidonit që të vijë?”
[10:52] Do tu thuhet shkelësve, “Shijojeni ndëshkimin e
përhershëm. A nuk po paguheni saktësisht për çka keni mbledhur?”
[10:53] Ata të sfidojnë ty që të profetizosh: “A
vërtetë kështu do të ndodhë?” Thuaj, “Po vërtetë, pasha Zotëruesin tim, kjo
është e vërteta, dhe nuk do të mund t’i ikni.”
[10:54] Sikur cilido shpirtligë të posedonte çdo gjë në
tokë, do e ofronte me gatishmëri. Ata do i brejë ndërgjegjja kur e shohin
ndëshkimin. Ata do të gjykohen me barazi, pa as më të voglën padrejtësi.
[10:55] Absolutisht, e Zotit është çdo gjë në qiej dhe
tokë. Absolutisht, premtimi i Zotit është e vërteta, por shumica e tyre nuk
dinë.
[10:56] Ai e ka në dorë jetën dhe vdekjen, dhe te Ai do
të ktheheni.
[10:57] O njerëz, ndriçim ka ardhur te ju këtu prej
Zotëruesit tuaj, dhe shërim për çfarëdo që ua shqetëson zemrën, dhe udhëzim,
dhe mëshirë për besimtarët.
[10:58] Thuaj, “Me hirësinë e Zotit dhe me mëshirën e
Tij do të gëzohen.” Kjo është shumë më e mirë se çfarëdo pasurie që mund ta mbledhin.
[10:59] Thuaj, “A e keni vërejtur se si Zoti zbret te
ju të gjitha llojet e furnizimeve, pastaj ju i bëni disa prej tyre jo të
ligjshme, dhe disa të ligjshme?” Thuaj, “A ju dha Zoti leje për ta bërë këtë?
Apo, po trilloni rrena dhe po ia mveshni Zotit?”
[10:60] A nuk iu shkon mendja atyre që trillojnë rrena
për Zotin që atyre do iu duhet të përballen me Të në Ditën e Ringjalljes?
Padyshim, Zoti derdhë mbi njerëzit hirësinë e Tij, por shumica e tyre janë
mosmirënjohës.
[10:61] Ti nuk hasë në ndonjë situatë, as nuk reciton
ndonjë Kuran, as nuk bëni asgjë, pa qenë ne dëshmitarë aty përderisa ju e bëni
atë. Madje as një peshë atomi nuk është jashtë kontrollit të Zotëruesit tuaj,
qoftë ajo në qiej apo tokë. As nuk ka ndonjë gjë më të vogël se një atom, as më
të madhe, që nuk është e regjistruar në një regjistër të qartë.
[10:62] Absolutisht, aleatët e Zotit nuk kanë pse të
frikësohen, as nuk do të brengosen.
[10:63] Ata janë ata që besojnë dhe çojnë jetë të
drejtë.
[10:64] Për ta, gëzim dhe lumturi në këtë botë, si dhe
në Përjetësi. Ky është ligji i pandryshueshëm i Zotit. I tillë është triumfi më
i madh.
[10:65] Mos u dëshpëro nga shprehjet e tyre. E gjithë
fuqia është e Zotit. Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi.
[10:66] Absolutisht, i Zotit është çdokush në qiej dhe
çdokush në tokë. Ata që ngritin idhuj përkrah Zotit janë në fakt duke mos
ndjekur asgjë. Ata vetëm mendojnë që janë duke ndjekur diçka. Ata vetëm
hamenden.
[10:67] Ai është Ai që e bëri natën për pushimin tuaj,
dhe e bëri ditën të ndriçuar. Këto janë prova për njerëzit që mund të dëgjojnë.
[10:68] Ata thanë, “Zoti ka lindur djalë!” Qoftë i
madhëruar Ai. Ai është Më i Pasuri. E Tij është çdo gjë në qiej dhe çdo gjë në
tokë. Ju nuk keni asnjë provë për të përkrahur një blasfemi të tillë. A po thoni
për Zotin çka nuk dini?
[10:69] Deklaro: “Ata që trillojnë rrena për Zotin nuk
do ia dalin.”
[10:70] Ata e marrin hisen e tyre të përkohshme në këtë
botë, pastaj te ne është kthimi i tyre përfundimtar, pastaj i parashtrojmë në
ndëshkim të rreptë për mosbesimin e tyre.
[10:71] Recito për ta historinë e Nuhut. Ai u tha
njerëzve të tij, “O njerëzit e mi, nëse e gjeni pozicionin tim dhe tërheqjen
time të vërejtjes ndaj jush në lidhje me shpalljet e Zotit të tepërta për ju, atëherë
unë mbështetem te Zoti. Ju duhet të mblidheni me udhëheqësit tuaj, të pajtoheni
në një vendim të fundit mes jush, dhe pastaj më lejoni ta di atë pa vonesë.
[10:72] Nëse refuzoni, atëherë unë nuk kam kërkuar nga
ju ndonjë pagë. Paga ime vjen prej Zotit. Unë jam urdhëruar që të jem i
nënshtruar.”
[10:73] Ata e refuzuan atë dhe, si pasojë, ne e
shpëtuam atë dhe ata që iu bashkangjitën atij te arka; i bëmë ata
trashëgimtarë. Dhe i mbytëm ata që refuzuan shpalljet tona. Vini re pasojat;
ata kanë qenë të paralajmëruar.
[10:74] Pastaj dërguam pas tij të dërguarë te njerëzit
e tyre, dhe ata u treguan atyre prova të qarta. Por ata nuk kishin për të
besuar në çka e kishin refuzuar më parë. Kështu i mbyllim zemrat e shkelësve.
[10:75] Pastaj ne dërguam pas tyre Moisiun dhe Aronin
te Faraoni dhe grupi i tij, me provat tona. Por ata u bënë mendjemëdhenj; dhe
ishin njerëz shkelës.
[10:76] Kur e vërteta u erdhi atyre nga ne, thanë, “Kjo
është qartazi magji!”
[10:77] Moisiu tha, “A kështu e përshkruani të vërtetën
kur ajo vjen te ju? A është kjo magji? Si mundet ndonjë magjistar të
mbizotërojë?”
[10:78] Ata thanë, “A erdhe të na largosh nga çka i
gjetëm prindërit tanë duke bërë, dhe për të arritur pozita dominimi për vete?
Ne kurrë nuk do të bashkangjitemi ty si besimtarë.”
[10:79] Faraoni tha, “Më sillni mua çdo magjistarë me
përvojë.”
[10:80] Kur erdhën magjistarët, Moisiu u tha atyre,
“Hidhni çfarë do të hidhni.”
[10:81] Kur ata hodhën, Moisiu tha, “Çka keni prodhuar
ju është magji, dhe Zoti do e bëjë të dështojë. Zoti nuk i përkrahë punët e
shkelësve.”
[10:82] Zoti e vendosë të vërtetën me fjalët e Tij,
përkundër kriminelëve.
[10:83] Askush nuk besoi me Moisiun përveç një pakice
nga njerëzit e tij, përderisa i frikësoheshin tiranisë së Faraonit dhe
këshilltarëve të tij. Padyshim, Faraoni ishte tepër mendjemadh në tokë, dhe një
tiran i vërtetë.
[10:84] Moisiu tha, “O njerëzit e mi, nëse vërtetë keni
besuar në Zotin, atëherë kini besim te Ai, nëse vërtetë jeni të nënshtruar.”
[10:85] Ata thanë, “Ne kemi besim te Zoti. Zotëruesi
ynë, shpëtona nga persekutimi i këtyre njerëzve shtypës.
[10:86] "Çlirona, me mëshirën Tënde, nga njerëzit
mosbesimtarë.”
[10:87] E frymëzuam Moisiun dhe vëllanë e tij. “Mbani
shtëpitë tuaja në Egjipt tash për tash, shndërroni shtëpitë tuaja në sinagoga,
dhe mbani Lutjet e Kontaktit (Salat). Jepu myzhde besimtarëve.”
[10:88] Moisiu tha, “Zotëruesi ynë, i ke dhënë Faraonit
dhe këshilltarëve të tij luks dhe pasuri në këtë botë. Zotëruesi ynë, ata vetëm
i përdorin ato për t’i zmbrapsur të tjerët prej rrugës Tënde. Zotëruesi ynë,
fshijau pasurinë e tyre, dhe ua ngurtëso zemrat për t’i parandaluar nga besimi,
derisa ta shohin ndëshkimin që dhemb.”
[10:89] Ai tha, “Lutja juaj ka marrë përgjigje (o Moisi
dhe Aron), pra jini të durueshëm, dhe mos i ndiqni rrugët e atyre që nuk dinë.”
[10:90] I dërguam Fëmijët e Izraelit matanë detit.
Faraoni dhe trupat e tij i ndoqën, mizorisht dhe mëkatnisht. Kur mbytja u bë
realitet për të, tha, “Besoj që nuk ka zot përveç Atij në të cilin kanë besuar
Fëmijët e Izraelit; Unë jam i nënshtruar.”
[10:91] “Tepër vonë!* Se tashmë je rebeluar, dhe
zgjodhe të jesh shkelës.
[10:92] "Sot, ne do të ruajmë trupin tënd, për të
të bërë mësim për gjeneratat e ardhshme.”* Fatkeqësisht, shumë njerëz nuk janë
të vëmendshëm për shenjat tona.
[10:93] I kemi pajisur Fëmijët e Izraelit me pozitë të
ndershme, dhe i bekuam ata me furnizime të mira. Prapëseprapë, ata u grindën
kur kjo njohuri erdhi te ta. Zotëruesi yt do i gjykojë ata në Ditën e
Ringjalljes sa i përket çdo gjëje për të cilën u grindën.
[10:94] Nëse ke ndonjë dyshim në lidhje me çka të është
zbuluar nga Zotëruesi yt, atëherë pyeti ata që lexojnë shkrimin paraprak.
Vërtetë, e vërteta ka ardhur te ti prej Zotëruesit tënd. Mos ji me dyshuesit.
[10:95] As mos iu bashkëngjit atyre që refuzojnë
shpalljet e Zotit, se mos bëhesh me humbësit.
[10:96] Padyshim, ata që janë të mallkuar me vendim nga
Zotëruesi yt nuk mund të besojnë.
[10:97] Pa marrë parasysh çfarë prove iu tregon atyre,
(ata nuk mund të besojnë), derisa ta shohin ndëshkimin që dhemb.
[10:98] Cilado shoqëri që beson padyshim do të
shpërblehet për besimin. Për shembull, njerëzit e Jonas: kur ata besuan, ne e
hoqëm ndëshkimin poshtërues që ata kishin qenë duke e vuajtur në këtë botë, dhe
i bëmë përparimtarë.
[10:99] Sikur të donte Zotëruesi yt, të gjithë njerëzit
në tokë do të kishin besuar.* A dëshiron t’i detyrosh njerëzit të bëhen
besimtarë?
[10:100] Asnjë shpirt nuk mund të besojë
përveç në përputhje me vullnetin e Zotit. Se Ai e vë një mallkim mbi ata që refuzojnë
të kuptojnë.
[10:101] Thuaj, “Shikoni të gjitha shenjat në qiej dhe
tokë.” Të gjitha provat dhe të gjitha paralajmërimet nuk mund t’i ndihmojnë
njerëzit që vendosën të mos besojnë.
[10:102] A mund të presin ata tjetër pos fatit të
homologëve të tyre në të kaluarën? Thuaj, “Pritni, dhe, së bashku me ju, po
pres edhe unë.”
[10:103] Përfundimisht i shpëtojmë të dërguarit tonë
dhe ata që besojnë. Është ligj i pandryshueshëm i yni që t’i shpëtojmë
besimtarët.
[10:104] Thuaj, “O njerëz, nëse keni ndonjë dyshim sa i
përket fesë sime, unë nuk adhuroj çka ju adhuroni përkrah Zotit. Unë e adhuroj
vetëm Zotin; Atë që do i përfundojë jetët tuaja. Unë jam urdhëruar të jem
besimtar.”
[10:105] Jam urdhëruar: “Mbaje veten të përkushtuar
ndaj fesë monoteiste; të mos praktikosh adhurim idhujsh.
[10:106] “Të mos adhurosh përkrah Zotit çka nuk posedon
aspak fuqi të të sjellë dobi apo të të dëmtojë. Nëse po, atëherë do të jesh
shkelës.”
[10:107] Nëse Zoti të prekë me vështirësi, askush nuk
mund ta lehtësojë përveç Atij. Dhe kur Ai të bekon ty, asnjë forcë nuk mund ta
pengojë hirësinë e Tij. Ai e dhuron atë mbi këdo që Ai zgjedhë nga mesi i
shërbëtorëve të Tij. Ai është Falësi, i Mëshirshmi.
[10:108] Deklaro: “O njerëz, e vërteta ka ardhur këtu
nga Zotëruesi juaj. Kushdo që udhëzohet është i udhëzuar për të mirën e vet.
Dhe kushdo që shkon në humbje, shkon në humbje në dëm të vetes. Unë nuk jam
kujdestar i juaji.”
[10:109] Ndiq çka të është shpallur ty, dhe ji i
durueshëm derisa Zoti të nxjerrë gjykimin e Tij; Ai është gjykatësi më i mirë.
[11:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[11:1] A.L.R. Ky është shkrim strofat e të cilit janë
të përsosura, dhe të sqaruara.* Vjen nga Më i Mençuri, Më Njohësi.
[11:2] Duke shpallur: “Të mos adhuroni përveç Zotit.
Unë vij te ju prej Tij si paralajmërues, si dhe si bartës i lajmeve të mira.
[11:3] "Të kërkoni faljen e Zotëruesit tuaj,
pastaj të pendoheni te Ai. Ai pastaj do t’ju bekojë bujarisht për një kohë të
paracaktuar, dhe të dhurojë hirësinë e Tij mbi ata që e meritojnë atë. Nëse
refuzoni, atëherë kinie frikë ndëshkimin e një dite të hatashme.”
[11:4] Te Zoti është kthimi juaj përfundimtar, dhe Ai
është i Gjithëfuqishëm.
[11:5] Vërtetë, ata i fshehin mendimet e tyre më të
thella, sikur ta mbanin Atë larg nga dija për to. Në fakt, përderisa e mbulojnë
veten me rrobat e tyre, Ai i din të gjitha të fshehtat e tyre dhe deklarimet.
Ai i din mendimet më të thella.
[11:6] Nuk ka asnjë krijesë në tokë furnizimi i të
cilës nuk është i garantuar nga Zoti. Dhe Ai e din rrugën e saj dhe fatin
përfundimtar. Të gjitha janë të regjistruara në një regjistër të qartë.
[11:7] Ai është Ai që krijoi qiejt dhe tokën për
gjashtë ditë - * dhe pushteti (tokësor) i Tij ishte krejtësisht i mbuluar me
ujë - ** për t’ju testuar juve, për t’i dalluar ata mes jush që punojnë
drejtësi. Prapëseprapë, kur thoni, “Ju do të ringjalleni pas vdekjes,” ata që
nuk besojnë do të thoshin, “Kjo është haptazi trillim.”
[11:8] Dhe nëse e vonojmë ndëshkimin që ata e kanë
vetëshkaktuar – se ne e rezervojmë për një shoqëri të posaçme – ata thonë, “Çka
po e mbanë Atë?” Në fakt, kur t’iu vijë atyre, askush nuk mund ta ndalë, dhe
tallja e tyre do iu kthehet për t’i kapluar.
[11:9] Sa herë që e bekojmë qenien njerëzore me mëshirë
nga ne, pastaj e heqim atë, ai bëhet i dëshpëruar, mosmirënjohës.
[11:10] Sa herë që e bekojmë atë, pasi që fatkeqësia e
ka pllakosur atë, thotë, “E gjithë fatkeqësia është larguar nga unë;” ai bëhet
i ngazëllyer, krenar.
[11:11] Sa për ata që durojnë me këmbëngulje, dhe çojnë
jetë të drejtë, ata meritojnë falje dhe pagesë bujare.
[11:12] Ti mund të dëshirosh të shpërfillësh diçka nga
ajo që të është shpallur ty, dhe mund të zemërohesh nga ajo. Gjithashtu, ata
mund të thonë, “E si asnjë thesar nuk po i zbret atij, ose ndonjë engjëll?” Ti
je vetëm paralajmërues; Zoti i ka në dorë të gjitha gjërat.
[11:13] Nëse thonë, “Ai e trilloi (Kuranin),” thuaju,
“Atëherë prodhoni dhjetë sure si këto, të trilluara, dhe ftoni këdo që mundeni,
tjetër pos Zotit, nëse jeni të sinqertë.”*
[11:14] Nëse nuk arrijnë ta përmbushin sfidën, atëherë
dijeni se ky është i shpallur me dijen e Zotit, dhe se nuk ka asnjë zot përveç
Tij. A do të nënshtroheni atëherë?
[11:15] Ata që e ndjekin jetën e kësaj bote dhe
kotësitë materiale të saj, ne do i paguajmë ata për punët e tyre në këtë jetë,
pa as më të voglin zvogëlim.
[11:16] Janë ata që hoqën dorë nga hisja e tyre në
Përjetësi, dhe, si pasojë, Ferri është ngastër e tyre. Të gjitha punët e tyre
janë të kota; çdo gjë që kanë bërë është asgjësuar.
[11:17] Sa për ata që iu jepet provë e qëndrueshme* nga
Zotëruesi i tyre, e raportuar nga një dëshmitar prej Tij, dhe para kësaj, libri
i Moisiut ka vënë precedent dhe mëshirë,** ata padyshim do të besojnë. Sa për
ata që nuk besojnë mes grupeve të ndryshme, Ferri po i pret. Mos ushqe asnjë
dyshim; kjo është e vërteta nga Zotëruesi yt, por shumica e njerëzve nuk
besojnë.
[11:18] Kush janë më të këqij se ata që trilluan rrena
për Zotin? Ata do të paraqiten para Zotëruesit të tyre, dhe dëshmitarët do të
thonë, “Këta janë ata që gënjyen për Zotëruesin e tyre. Dënimi i Zotit ka rënë
mbi shkelësit.”
[11:19] Ata zmbrapsen nga rruga e Zotit dhe kërkojnë ta
bëjnë të shtrembër, dhe nuk besojnë në Përjetësinë.
[11:20] Ata nuk do të shpëtojnë, as nuk do të gjejnë
asnjë zotërues apo sundues për t’iu ndihmuar atyre kundër Zotit. Ndëshkimi do
të dyfishohet për ta. Ata nuk kanë arritur të dëgjojnë, dhe nuk kanë arritur të
shohin.
[11:21] Këta janë ata që humbin shpirtrat e tyre, dhe
idhujt që i kanë trilluar do i bëjnë hasha.
[11:22] Nuk ka asnjë dyshim se, në Përjetësi, ata do të
jenë humbësit më të këqij.
[11:23] Sa për ata që besojnë dhe çojnë jetë të drejtë,
dhe ia kushtojnë veten Zotëruesit të tyre, ata janë banuesit e Parajsës; aty
qëndrojnë përgjithmonë.
[11:24] Shembulli i këtyre dy grupeve është si i
verbëri dhe shurdhi, krahasuar me pamësin dhe dëgjuesin. A janë të barabartë? A
nuk po merrni vesh?
[11:25] E dërguam Nuhun te njerëzit e tij, duke thënë,
“Unë vij te ju si paralajmërues i qartë.
[11:26] "Të mos adhuroni përveç Zotit. Kam frikë
për ju ndëshkimin e një dite që dhemb.”
[11:27] Udhëheqësit që nuk besuan mes njerëzve të tij
thanë, “E shohim se ti nuk je asgjë më shumë se një qenie njerëzore si ne, dhe
e shohim se njerëzit që të ndjekin ty janë më të këqijtë mes nesh. E shohim se
ju nuk keni ndonjë përparësi ndaj nesh. Vërtetë, mendojmë se jeni gënjeshtarë.”
[11:28] Ai tha, “O njerëzit e mi, çka nëse kam prova të
qëndrueshme nga Zotëruesi im? Çka nëse Ai më ka bekuar për shkak të mëshirës së
Tij, edhe pse ju nuk po mund ta shihni? A do t’ju detyrojmë juve që të besoni
në të?
[11:29] "O njerëzit e mi, unë nuk ju kërkoj para;
rroga ime vjen vetëm prej Zotit. Unë nuk po i largoj ata që besuan; ata do të
takojnë Zotëruesin e tyre (dhe vetëm Ai do i gjykojë ata). E shoh se jeni
njerëz të padijshëm.
[11:30] "O njerëzit e mi, kush mund të më përkrahë
mua kundër Zotit, nëse i largoj ata? A nuk po merrni vesh?
[11:31] "Unë nuk po pretendoj që i posedoj
thesaret e Zotit, as nuk e di të ardhmen, as nuk po pretendoj që jam engjëll.
As nuk iu them atyre që janë të përbuzur nga sytë e juaj që Zoti nuk do dhurojë
ndonjë bekim mbi ta. Zoti e di më së miri çka ka në mendimet e tyre më të
thella. (Sikur ta bëja këtë,) do të isha shkelës.”
[11:32] Ata thanë, “O Nuh, je grindur me ne, dhe vazhdove
të grindesh. Të sfidojmë ty të na sjellësh fundin me të cilin po na kërcënon,
nëse je i sinqertë.”
[11:33] Ai tha, “Zoti është Ai që e sjell atë te ju,
nëse Ai do, pastaj ju nuk mund të shpëtoni.
[11:34] "Edhe nëse ju këshilloj juve, këshilla ime
nuk mund të ju bëjë dobi juve nëse vullneti i Zotit është të ju dërgojë në
humbje. Ai është Zotëruesi juaj, dhe te Ai do të ktheheni.”
[11:35] Nëse thonë, “Ai e trilloi këtë tregim,” atëherë
thuaj, “Nëse e trillova, atëherë unë jam përgjegjës për krimin tim, dhe unë jam
i pafajshëm për cilindo krim që ju kryeni.”
[11:36] Nuhu u frymëzua; “Askush tjetër nga njerëzit e
tu nuk do të besojnë, përveç atyre që kanë besuar tashmë. Mos u pikëllo nga
veprimet e tyre.
[11:37] "Ndërtoje arkën nën sytë tonë vigjilues, dhe
me frymëzimin tonë, dhe mos m’u lut Mua në emër të atyre që kanë shkelur; ata
janë paracaktuar të mbyten.”
[11:38] Përderisa ai ishte duke e ndërtuar arkën, sa
herë që disa nga njerëzit e tij kaluan pranë tij ata qeshën me të. Ai tha, “Ju
mund të qeshni me ne, por ne po qeshim me ju, ashtu si po qeshni edhe ju.
[11:39] "Gjithsesi do e merrni vesh kush do të
vuaj ndëshkim të turpshëm, dhe të pësojë ndëshkim të përhershëm.”
[11:40] Kur gjykimi jonë erdhi, dhe atmosfera vloi,
thamë, “Mbart në të një qift të secilit lloj* së bashku me familjen tënde,
përveç atyre që janë të mallkuar. Mbart me vete ata që kanë besuar.” Dhe vetëm
një pakicë kanë besuar me të.
[11:41] Ai tha, “Hipni në të. Në emër të Zotit të jetë lundrimi
i saj, dhe ankorimi i saj. Zotëruesi im është Falës, i Mëshirshmi.”
[11:42] Përderisa lundroi me ta në valë si kodra, Nuhu
e thirri të birin e tij, që ishte izoluar: “O djali im, hip bashkë me ne; mos
ji me mosbesimtarët.”
[11:43] Ai tha, “Unë do të strehohem në maje të një
kodre, për të më mbrojtur nga uji.” Ai tha, “Asgjë nuk mund të mbrojë askënd
sot prej gjykimit të Zotit; vetëm ata që meritojnë mëshirën e Tij (do të
ruhen).” Valët i ndanë ata, dhe ai ishte mes atyre që u mbytën.
[11:44] U deklarua: “O tokë, përpije ujin tënd,” dhe “O
qiell, mjaft më.” Uji pastaj ra; gjykimi u përmbush. Arka më në fund u ndal mbi
kodrat e Judeas.* Pastaj u deklarua: “Shkelësit kanë mbaruar.”
[11:45] Nuhu iu përgjërua Zotëruesi të tij: “Zotëruesi
im, djali im është anëtar i familjes time, dhe premtimi Yt është i vërtetë. Ti
je më i mençuri i të mençurve.”
[11:46] Ai tha, “O Nuh, ai nuk është prej familjes
tënde. Është e padrejtë të më kërkosh diçka që nuk e din.* Unë të këshilloj ty,
që të mos jesh si të padijshmit.”
[11:47] Ai tha, “Zotëruesi im, kërkoj strehim te Ti, që
të mos të të përgjërohem përsëri për diçka që unë nuk di. Po të mos më falësh,
dhe të kesh mëshirë ndaj meje, do të jem me humbësit.”
[11:48] U deklarua: “O Nuh, zbarko, me paqe dhe bekime
mbi ju, dhe mbi kombet që do të rrjedhin nga bashkudhëtarët tu. Sa për kombet
tjera që rrjedhin prej teje, do i bekojmë për një kohë të shkurtër, pastaj do i
parashtrojmë në ndëshkim që dhemb.”
[11:49] Ky është lajm nga e kaluara që të shpallim ty.
Ti nuk ishe aspak në dijeni për ta – as ti, as njerëzit e tu – para kësaj.
Prandaj, ji i durueshëm. Fitorja përfundimtare i takon të drejtëve.
[11:50] Te Adi dërguam vëllanë e tyre Hudin. Ai tha, “O
njerëzit e mi, adhuronie Zotin; ju nuk keni asnjë zot tjetër përveç Tij. Jeni
duke shpikur.
[11:51] O njerëzit e mi, nuk po ju kërkoj ndonjë pagë.
Rroga ime vjen vetëm prej Atij që më nisi mua. A nuk kuptoni?
[11:52] "O njerëzit e mi, kërkoni falje prej
Zotëruesit tuaj, pastaj pendohuni te Ai. Ai pastaj do të derdhë mbi ju furnizimet
nga qielli, dhe t’jua shtojë forcën tuaj. Mos u shndërroni prapë në shkelës.”
[11:53] Thanë, “O Hud, ti nuk na tregove asnjë shenjë,
dhe ne nuk e kemi ndërmend t’i braktisim zotat tanë për arsye të asaj që po
thua. Kurrë nuk do të jemi besimtarë me ty.
[11:54] "Ne besojmë se disa nga zotat tanë të kanë
pllakosur me ndonjë mallkim.” Tha, “Jam dëshmitar para Zotit, dhe ju jeni
dëshmitarë po ashtu, që unë i bëj hasha idhujt që i keni ngritur -
[11:55] "përkrah Tij. Pra, më jepni vendimin tuaj
të përbashkët, pa vonesë.
[11:56] "Unë kam besim te Zoti, Zotëruesi im dhe
Zotëruesi juaj. Nuk ka asnjë krijesë që Ai nuk e ka në dorë. Zotëruesi im është
në rrugën e drejtë.
[11:57] "Nëse ktheheni, unë e kam sjellë te ju atë
me të cilën jam dërguar. Zotëruesi im do të zëvendësojë njerëz të tjerë në
vendin tuaj; nuk mund ta dëmtoni Atë as edhe pak. Zotëruesi im i ka në dorë të
gjitha gjërat.”
[11:58] Kur gjykimi ynë iu erdhi atyre, e shpëtuam
Hudin dhe ata që besuan me të, me mëshirë prej nesh. I shpëtuam nga një
ndëshkim i tmerrshëm.
[11:59] I tillë ishte Adi – i shpërfillën shpalljet e
Zotëruesit të tyre, nuk iu bindën të dërguarve të Tij, dhe ndoqën rrugët e çdo
tirani kokëfortë.
[11:60] Si pasojë, ata vetëshkaktuan mallkim në këtë
botë, dhe në Ditën e Ringjalljes. Vërtetë, Adi e refuzuan Zotëruesin e tyre.
Vërtetë, Adi, njerëzit e Hudit, kanë mbaruar.
[11:61] Te Themudi dërguam vëllanë e tyre Salihun. Ai
tha, “O njerëzit e mi, adhuronie Zotin; ju nuk keni asnjë zot tjetër përkrah
Tij. Ai ju nisi juve nga toka, pastaj ju vendosi në të. Ta kërkoni faljen e
Tij, pastaj pendoheni te Ai. Zotëruesi im është gjithmonë afër, reagon.”
[11:62] Ata thanë, “O Salih, ti dikur ishe i
popullarizuar mes nesh para kësaj. A po na ndalon neve nga adhurimi i asaj që
adhurojnë prindërit tanë? Jemi plot dyshim në lidhje me çdo gjë që na ke
treguar.”
[11:63] Ai tha, “O njerëzit e mi, çka nëse kam prova të
qëndrueshme prej Zotëruesit tim, dhe mëshirë prej Tij? Kush do të më përkrahte
mua kundër Zotit, nëse nuk i bindem Atij? Ju nuk mund të më sillni diçka tjetër
përveç humbjes time.
[11:64] "O njerëzit e mi, kjo është deveja e Zotit
që të shërbejë si provë për ju. Ta lini të hajë prej tokës së Zotit, dhe mos e
prekni me ndonjë dëm, se vetëshkaktoni ndëshkim të menjëhershëm.”
[11:65] Ata e therën atë. Ai pastaj tha, “Keni vetëm
tre ditë për të jetuar. Kjo është profeci që është e pashmangshme.”
[11:66] Kur erdh gjykimi ynë, e shpëtuam Salihun dhe
ata që besuan me të me mëshirë prej nesh, nga poshtërimi i asaj dite. Zotëruesi
juaj është Më i Fuqishmi, i Plotfuqishmi.
[11:67] Ata që shkelën u asgjësuan nga katastrofa, duke
i lënë ata në shtëpitë e tyre, të vdekur.
[11:68] Ishte sikur të mos kishin jetuar kurrë atje.
Vërtetë, Themudi e kanë refuzuar Zotëruesin e tyre. Absolutisht, Themudi e kanë
vetëshkaktuar asgjësimin e tyre.
[11:69] Kur të dërguarit tonë shkuan te Ibrahimi me
myzhde, thanë, “Paqe.” Tha, “Paqe,” dhe së shpejti solli një viç të pjekur.
[11:70] Kur ai e pa që duart e tyre nuk e prekën, ai u çudit
dhe u frikësua nga ta. Thanë, “Mos u frikëso, ne jemi duke u dërguar te
njerëzit e Lutit.”
[11:71] Gruaja e tij ishte në këmbë, dhe ajo qeshi kur
ata i dhanë asaj myzhdenë për Isakun, dhe pas Isakut, Jakobin.
[11:72] Ajo tha, “E mjera unë, si mund të kem fëmijë në
moshën time, dhe ja ku është burri im, plak? Kjo është vërtetë e çuditshme!”
[11:73] Ata thanë, “A po të duket e çuditshme për
Zotin? Zoti e ka dhuruar mëshirën dhe bekimet e Tij mbi ju, o banuesit e
faltores. Ai është i Falënderuar, i Madhëruar.”
[11:74] Kur frika e Ibrahimit u ul, dhe myzhdeja iu
dërgua atij, ai vazhdoi të grindet me ne në emër të njerëzve të Lutit.
[11:75] Vërtetë, Ibrahimi ishte i butë, jashtëzakonisht
i dashur, dhe i dëgjueshëm.
[11:76] "O Ibrahim, mjaft me këtë. Gjykimi i
Zotëruesit tënd është vendosur; ata kanë vetëshkaktuar ndëshkim të
pashmangshëm.”
[11:77] Kur të dërguarit tonë shkuan te Luti, u
keqtrajtuan, dhe ai u turpërua nga prania e tyre. Tha, “Kjo është ditë e
vështirë.”
[11:78] Njerëzit e tij erdhën me nxitim; ishin mësuar
me veprat e tyre mëkatare. Tha, “O njerëzit e mi, do të ishte më pastër për ju,
nëse i merrni të bijat e mia. T’ia keni dronë Zotit; mos më turpëroni me
mysafirët e mi. A nuk keni asnjë njeri të arsyeshëm mes jush?”
[11:79] Thanë, “Ti e din mirë që ne nuk kemi nevojë për
bijat tua; ti e din saktësisht çka duam.”
[11:80] Tha, “Ah sikur të isha mjaft i fortë, ose të
kisha një aleat të fortë!”
[11:81] (Engjëjt) thanë, “O Lut, ne jemi të dërguarit e
Zotëruesit tënd, dhe këta njerëz nuk mund të të prekin. Të largohesh me
familjen tënde gjatë natës, dhe le të mos shikojë askush prej jush mbrapa,
përveç gruas tënde; ajo është e mallkuar së bashku me ata që janë të mallkuar.
Koha e tyre e caktuar është mëngjesi. A nuk është mëngjesi mjaft shpejt?”
[11:82] Kur gjykimi ynë erdhi, e përmbysëm, dhe i
derdhëm rrebesh gurësh të fortë, shkatërrues.
[11:83] Gurë të tillë ishin dizajnuar nga Zotëruesi yt
për t’i goditur shkelësit.
[11:84] Te Medjeni dërguam vëllanë e tyre Shuajbin. Ai
tha, “O njerëzit e mi, adhuronie Zotin; nuk keni asnjë zot tjetër përkrah Tij.
Mos mashtroni kur matni ose peshoni. E shoh se keni përparuar, dhe kam frikë
për ju ndëshkimin e një dite të jashtëzakonshme.
[11:85] "O njerëzit e mi, të jepni masë të plotë
dhe peshë të plotë, me barazi. Mos i mashtroni njerëzit nga të drejtat e tyre,
dhe mos u endni nëpër tokë në mënyrë të korruptuar.
[11:86] "Çfarëdo që Zoti furnizon për ju, pa marrë
parasysh sa e vogël, është shumë më mirë për ju, nëse jeni vërtetë besimtarë.
Unë nuk jam mbikëqyrës i juaji.”
[11:87] Ata thanë, “O Shuajb, a të urdhëron feja jote
që ne duhet ta braktisim fenë e prindërve tanë, ose të kryejmë punët në cilëndo
mënyrë që zgjedhim? Padyshim, ti njihesh për të qenit i butë, i mençur.”
[11:88] Ai tha, “O njerëzit e mi, çka nëse kam provë të
qëndrueshme nga Zotëruesi im; çka nëse Ai më ka furnizuar me bekim të madh? Nuk
është dëshira ime që të kryej atë që ua ndaloj juve. Unë vetëm dëshiroj të
ndreqë sa më shumë gabime që mundem. Udhëzimi im varet plotësisht nga Zoti; Unë
kam besim në Të. Atij i jam nënshtruar plotësisht.
[11:89] "Dhe, o njerëzit e mi, mos u shtyni nga
kundërshtimi i juaj ndaj meje që të vetëshkaktoni fatkeqësitë e njëjta si të
njerëzve të Nuhut, ose të njerëzve të Hudit, ose të njerëzve të Salihut; dhe
njerëzit e Lutit nuk janë shumë larg jush.
[11:90] "T’i luteni Zotëruesit tuaj për falje,
pastaj të pendoheni te Ai. Zotëruesi im është i Mëshirshmi, i Dashur.”
[11:91] Ata thanë, “O Shuajb, ne nuk i kuptojmë shumë
nga gjërat që po na tregon, dhe po shohim se ti je i pafuqi mes nesh. Po të mos
ishte për fisin tënd, do të kishim gjuajtur me gurë për vdekje. Ti nuk ke aspak
vlerë për ne.”
[11:92] Ai tha, “O njerëzit e mi, a keni më shumë
respekt ndaj fisit tim sesa Zotit? A për këtë keni qenë të pavëmendshëm ndaj
Tij? Zotëruesi im është tërësisht i vetëdijshëm për çdo gjë që bëni.
[11:93] "O njerëzit e mi, vazhdoni të bëni çka të
dëshironi, edhe unë do të bëj ashtu. Ju padyshim do e shihni se cili prej nesh
do të pësojë ndëshkim që dhemb; do e shihni se kush është gënjeshtari. Thjeshtë
pritni, dhe unë do të pres së bashku me ju.”
[11:94] Kur gjykimi ynë erdhi, e shpëtuam Shuajbin dhe
ata që besuan me të, me mëshirë prej nesh. Sa për shpirtligjtë, ata u goditën
nga një katastrofë që i la ata të vdekur në shtëpitë e tyre.
[11:95] Ishte sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.
Kështu, Medjeni mbaroi, ashtu si Themudi ka mbaruar më parë.
[11:96] E dërguam Moisiun me shenjat tona dhe autoritet
të qartë.
[11:97] Te Faraoni dhe këshilltarët e tij. Por ata ndoqën
urdhrin e Faraonit, dhe urdhri i Faraonit nuk ishte i mençur.
[11:98] Do i çojmë njerëzit e tij në Ditën e
Ringjalljes, deri në fund në Ferr; çfarë vendbanimi i tmerrshëm për të jetuar!
[11:99] Ata kanë vetëshkaktuar dënim në këtë jetë, si
dhe në Ditën e Ringjalljes; çfarë rruge e tmerrshme për ta ndjekur!
[11:100] Këto janë lajme nga shoqëritë e kaluara që t’i
recitojmë ty. Disa ende janë duke qëndruar, dhe disa janë zhdukur.
[11:101] Ne nuk iu bëmë keq atyre; ata i bënë keq
shpirtrave të vetë. Zotat e tyre, që i kërkonin përkrah Zotit, nuk mund t’iu
ndihmonin atyre aspak kur erdhi vendimi i Zotëruesit tënd. Në fakt, ata vetëm e
siguruan dënimin e tyre.
[11:102] I tillë ishte ndëshkimi i zbatuar nga
Zotëruesi yt kur shoqëritë shkelën. Vërtetë, ndëshkimi i Tij dhemb, shkreton.
[11:103] Ky duhet të jetë mësim për ata që i frikësohen
ndëshkimit të Përjetësisë. Ajo është ditë kur të gjithë njerëzit do të mblidhen
– ditë për tu dëshmuar.
[11:104] Kemi paracaktuar kohë specifike për të që të
ndodhë.
[11:105] Ditën kur i vjen koha, asnjë
shpirt nuk do të shprehë asnjë fjalë, përveç në përputhje me vullnetin e Tij.
Disa prej tyre do të jenë në vuajtje, të tjerët do të jenë të lumtur.
[11:106] Sa për ata në vuajtje, ata do të jenë në Ferr,
ku rënkojnë dhe kuisin.
[11:107] Përgjithmonë qëndrojnë aty, sa të
ketë qiej dhe tokë, në përputhje me vullnetin e Zotëruesit tënd. Zotëruesi yt
është bërës i çdo gjëje që Ai do.
[11:108] Sa për ata me fat, ata do të jenë
në Parajsë. Përgjithmonë qëndrojnë aty, sa të ketë qiej dhe tokë, në përputhje
me vullnetin e Zotëruesit tënd – shpërblim i përhershëm.
[11:109] Mos ki asnjë dyshim sa i përket asaj që këta
njerëz adhurojnë; ata adhurojnë saktësisht ashtu siç i gjetën prindërit e tyre
duke adhuruar. Do i paguajmë ata me hisen e tyre plotësisht, pa asnjë zvogëlim.
[11:110] I kemi dhënë Moisiut shkrimin, por u
polemizua, dhe po të mos ishte për një fjalë të paracaktuar të vendosur nga
Zotëruesi yt, ata do të ishin gjykuar menjëherë. Ata janë plot dyshim për këtë.
[11:111] Zotëruesi yt padyshim do të paguaj secilin për
punët e tij. Ai është Njohës i tërësishëm i çdo gjëje që bëjnë.
[11:112] Prandaj, vazhdo në rrugën që je urdhëruar ta
ndjekësh, së bashku me ata që u penduan me ty, dhe mos shkel. Ai është Pamës i
çdo gjëje që bëni.
[11:113] Mos u anoni kah ata që kanë shkelur, se mos
vetëshkaktoni Ferr, dhe nuk gjeni asnjë shok për t’ju ndihmuar juve kundër
Zotit, pastaj përfundoni humbës.
[11:114] T’i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat) në të
dy skajet e ditës, dhe gjatë natës. Punët e drejta i fshijnë punët e këqija. Ky
është kujtim për ata që do të merrnin vesh.
[11:115] Të duroni me këmbëngulje, se Zoti nuk ngelë së
shpërblyeri të drejtit.
[11:116] Vetëm sikur disa prej atyre mes gjeneratave
paraprake të posedonin mjaft inteligjencë për të ndaluar të këqijat! Vetëm një
pakicë e tyre merituan të shpëtohen nga ne. Sa për shpirtligjtë, ata ishin të
preokupuar me lukset e tyre materiale; ata ishin fajtorë.
[11:117] Zotëruesi yt nuk asgjëson ndonjë shoqëri
padrejtësisht, përderisa njerëzit e saj janë të drejtë.
[11:118] Sikur të donte Zotëruesi yt, të gjithë
njerëzit do të kishin qenë një asamble (e besimtarëve). Por ata gjithmonë do të
polemizojnë (të vërtetën).
[11:119] Vetëm ata të bekuarit me mëshirë nga Zotëruesi
yt (nuk do e polemizojnë të vërtetën). Kjo është pse Ai i krijoi ata* Gjykimi i
Zotëruesit tënd tashmë është lëshuar: “Unë do e mbushë Ferrin me xhin dhe
njerëz, të gjithë së bashku.”**
[11:120] Të kallëzojmë ty mjaft histori të të dërguarve
për të ta përforcuar zemrën. E vërteta ka ardhur te ti këtu, si dhe ndriçime
dhe kujtime për besimtarët.
[11:121] Thuaju atyre që nuk besojnë, “Bëni çka të
mundeni, edhe unë do të bëj ashtu.
[11:122] "Dhe prisni; edhe ne do të presim.”
[11:123] E Zotit është e ardhmja e qiejve dhe tokës, dhe
të gjitha çështjet i ka në dorë Ai. Ta adhuroni Atë dhe të keni besim në Të.
Zotëruesi yt nuk është i pavetëdijshëm për çfarëdo që bëni.
[12:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[12:1] A.L.R. Këto (shkronja) janë prova të këtij
shkrimi të qartë.*
[12:2] E kemi shpallur Kuran arabisht, që të mund të
kuptoni.*
[12:3] Të kallëzojmë ty historinë më të saktë nëpërmjet
shpalljes së këtij Kurani. Para kësaj, nuk ishe aspak në dijeni.
[12:4] Kujtohu që Jozefi i tha babait të tij, “O babai
im, pashë njëmbëdhjetë planetë, dhe diellin, dhe hënën; I pashë duke u përulur
para meje.”
[12:5] Ai tha, “Djali im, mos iu trego vëllezërve tu
për ëndrrën tënde, se mos po thurin kurthe dhe planifikojnë kundër teje.
Padyshim, djalli është armiku më i keq i njeriut.
[12:6] "Zotëruesi yt kështu të ka bekuar, dhe të
ka dhënë myzhde nëpërmjet ëndrrës tënde. Ai i ka përsosur bekimet e Tij mbi ty
dhe mbi familjen e Jakobit, ashtu siç bëri për paraardhësit tu Ibrahimin dhe
Isakun më parë. Zotëruesi yt është i Gjithëdijshëm, Më i Mençuri.”
[12:7] Në Jozefin dhe vëllezërit e tij ka mësime për
ata që i kërkojnë.
[12:8] Ata thanë, “Jozefi dhe vëllai i tij po
parapëlqehen nga babai ynë, dhe ne jemi në shumicë. Vërtetë, babai ynë është i
humbur larg.
[12:9] "Le ta vrasim Jozefin, ose ta dëbojmë, që
t’jua kushtojë vëmendjen babai juaj. Pastaj, mund të bëheni njerëz të drejtë.”*
[12:10] Njëri prej tyre tha, “Mos e vrisni Jozefin; le
ta hedhim në fund të pusit. Ndoshta ndonjë karvan mund ta marrë, nëse kjo është
çka vendosni të bëni.”
[12:11] Thanë, “Babai ynë, pse nuk na e beson Jozefin?
Ne do të kujdesemi mirë për të.
[12:12] "Dërgoje me ne nesër për të vrapuar dhe
luajtur. Do e ruajmë.”
[12:13] Ai tha, “Brengosem se mos largoheni me të,
pastaj mund ta hajë ujku përderisa nuk jeni duke e këqyrur.”
[12:14] Ata thanë, “Vërtetë, nëse ujku e ha, me kaq
shumë prej nesh përreth, atëherë ne jemi vërtetë humbës.”
[12:15] Kur ata u larguan me të, dhe njëzëshëm vendosën
ta hedhim në fund të pusit, e frymëzuam; “Një ditë, do iu tregosh atyre për të
gjithë këtë, përderisa ata nuk e kanë idenë.”
[12:16] Ata u kthyen te babai i tyre në mbrëmje, duke
qarë.
[12:17] Thanë, “Babai ynë, ne shkuam të garojmë me
njëri tjetrin, duke e lënë Jozefin me pajisjet tona, dhe e hëngri ujku. Nuk do
të na besosh, edhe sikur të ishim duke treguar të vërtetën.”
[12:18] Ata erdhën me këmishën e tij me gjak të
rrejshëm. Ai tha, “Vërtetë, keni bërë komplot me njëri tjetrin për të kryer një
plan të caktuar. Krejt çka mund të bëj është të strehohem në durim të qetë. Le
të më ndihmojë Zoti përballë komplotit tuaj.”
[12:19] Një karvan kaloi andej pari, dhe së shpejti
dërguan ujëmbartësin e tyre. Ai e lëshoi kovën e tij, pastaj tha, “Çfarë fati!
Qenka një djalë këtu!” Ata e morën atë me vete si mall tregtie, dhe Zoti ishte
tërësisht i vetëdijshëm çka bënë ata.
[12:20] Ata e shitën atë për një çmim të lirë – disa
dirhemë – se nuk kishin nevojë për të.
[12:21] E ai që e bleu në Egjipt i tha të shoqes së
vet, “Kujdesu mirë për të. Ndoshta mund të na ndihmojë, ose ndoshta mund ta
adoptojmë.” Kështu e vendosëm Jozefin në tokë, dhe ia mësuam interpretimin e
ëndrrave. Urdhri i Zotit gjithmonë bëhet, por shumica e njerëzve nuk dinë.
[12:22] Kur ai arriti maturinë, e pajisëm me mençuri
dhe njohuri. Kështu i shpërblejmë të drejtit.
[12:23] Gruaja e shtëpisë ku ai jetoi tentoi ta joshë.
Ajo i mbylli dyert dhe tha, “Eja merrmë.” Ai tha, “Më ruajt Zoti. Ai është
Zotëruesi im, që më dha shtëpi të mirë.* Shkelësit nuk kanë sukses.”
[12:24] Dhe ajo gati u dha kah ai, dhe ai gati u dha
kah ajo, po të mos ishte që ai pa provë nga Zotëruesi i tij. Kështu e larguam
të keqen dhe mëkatin larg prej tij, se ai ishte njëri prej shërbëtorëve tonë të
devotshëm.
[12:25] Ata të dy u turrën kah dera, dhe, gjatë
procesit, ajo e grisi veshjen e tij nga mbrapa. Ata e gjetën burrin e saj te
dera. Ajo tha, “Cili duhet të jetë dënimi për dikë që deshi ta shpërdorojë
gruan tënde, përveç burgimit ose ndëshkimit që dhemb?”
[12:26] Ai tha, “Ajo është ajo që tentoi të më joshë.”
Një dëshmitar nga familja e saj sugjeroi: “Nëse veshja e tij është e grisur nga
para, atëherë ajo është duke e treguar të vërtetën dhe ai është gënjeshtar.
[12:27] "Dhe nëse veshja e tij është e grisur nga
prapa, atëherë ajo gënjeu, dhe ai po e tregon të vërtetën.”
[12:28] Kur burri i saj pa që veshja e tij ishte grisur
nga prapa, ai tha, “Ky është planifikim gruaje. Vërtetë, planifikimi juaj është
i fortë.
[12:29] "Jozef, shpërfille këtë incident. Sa për
ty (gruaja ime), ti duhet të kërkosh falje për mëkatin tënd. Ke bërë gabim.”
[12:30] Disa gra në qytet përgojuan: “Gruaja e
kryetarit po tenton ta joshë shërbëtorin e saj. Ajo ka rënë thellë në dashuri
me të. E shohim se ka humbur.”
[12:31] Kur ajo dëgjoi për përgojimin e tyre, ajo i ftoi
ato, përgatiti për to një vend të rehatshëm, dhe i dha secilës prej tyre një
thikë. Ajo pastaj i tha atij, “Hy në dhomën e tyre.” Kur ato e panë atë, aq
shumë e admiruan, sa që i prenë duart e tyre.* Ato thanë, “I madhëruar qoftë
Zoti, ky nuk është qenie njerëzore; ky është engjëll i nderuar.”
[12:32] Ajo tha, “Ky është ai për të cilin më fajësuat
se rashë në dashuri. Po, unë tentova ta josh, dhe ai refuzoi. Në mos bëftë çka
e urdhëroj të bëjë, ai patjetër do të shkojë në burg, dhe do të poshtërohet.”
[12:33] Ai tha, “Zotëruesi im, burgu është më mirë sesa
t’iu jepem atyre. Në mos e largofsh planifikimin e tyre nga unë, mund t’i
dëshiroj dhe të sillem si të padijshmit.”
[12:34] Zotëruesi i tij iu përgjigj lutjes së tij dhe e
largoi planifikimin e tyre nga ai. Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi.
[12:35] Më vonë, iu ra ndërmend, përkundër provave të
qarta, që duhet ta burgosin për një kohë.
[12:36] Dy burra të ri ishin në burg me të. Njëri prej
tyre tha, “Pashë (në ëndërr) që isha duke prodhuar verë,” dhe tjetri tha, “E
pashë veten duke bartur bukë mbi kokën time, prej të cilës zogjtë hanin.
Njoftona për interpretimin e këtyre ëndrrave. E shohim se je i drejtë.”
[12:37] Ai tha, “Nëse ndonjë ushqim ju furnizohet juve,
unë mund t’ju njoftoj për të para se ta pranoni. Kjo është pak nga njohuria me
të cilën më ka pajisur Zotëruesi im. E kam braktisur fenë e njerëzve që nuk
besojnë në Zotin, dhe sa i përket Përjetësisë, ata janë vërtetë mosbesimtarë.
[12:38] "Dhe unë ndjekë fenë e stërgjyshërve të
mi, Ibrahimit, Isakut, Jakobit. Ne nuk ngrisim asnjë idhull përkrah Zotit. I
tillë është bekimi nga Zoti mbi ne dhe mbi njerëzit, por shumica e njerëzve
janë mosmirënjohës.
[12:39] "O shokët e mi të burgut, a janë disa zota
më mirë, apo vetëm Zoti, i Vetmi, Supremi?
[12:40] "Ju nuk adhuroni përkrah Tij përveç
shpikjeve që i keni trilluar, ju dhe prindërit tuaj. Zoti kurrë nuk ka
autorizuar idhuj të tillë. I tërë sundimi i takon Zotit, dhe Ai ka vendosur që
të mos adhuroni përveç Tij. Kjo është feja e përkryer, por shumica e njerëzve
nuk dinë.
[12:41] "O shokët e mi të burgut, njëri prej jush
do të jetë shërbyesi i verës për zotëruesin e tij, përderisa tjetri do të
kryqëzohet – zogjtë do të hanë prej kokës së tij. Kjo e zgjidhë çështjen për të
cilën keni pyetur.”
[12:42] Ai pastaj i tha atij që do të shpëtohej “Më
përkujto te Zotëruesi yt.”* Kështu, djalli e bëri ta harrojë Zotëruesin e tij,
dhe, si pasojë, ai mbeti në burg edhe disa vite.
[12:43] Mbreti tha, “Pashë shtatë lopë të majme duke u
ngrënë nga shtatë lopë të dobëta, dhe shtatë kallinj të gjelbër (gruri), dhe të
tjerët të tharë. O këshilltarët e mi, më këshilloni në lidhje me ëndrrën time,
nëse dini si t’i interpretoni ëndrrat.”
[12:44] Ata thanë, “Ëndrra të ngatërruara. Kur vjen
puna te interpretimi i ëndrrave, ne nuk kemi njohuri.”
[12:45] Ai që ishte shpëtuar (nga burgu) tha, tash që
më në fund iu kujtua, “Unë mund t’jua tregoj interpretimin e saj, prandaj më
dërgoni (te Jozefi).”
[12:46] "Jozef shoku im, na njofto për shtatë lopë
të majme duke u ngrënë nga shtatë lopë të dobëta, dhe shtatë kallinj të
gjelbër, dhe të tjerët të tharë. Dëshiroj të kthehem me njoftim për njerëzit.”
[12:47] Ai tha, “Çka kultivoni gjatë shtatë viteve të
ardhshme, kur koha e korrjes të vij, lërini kokrrat në kallinjtë e tyre, përveç
çka hani.
[12:48] "Pas asaj, shtatë vjet thatësire do të
vijnë, që do të harxhojnë shumicën e asaj që e keni kursyer për ta.
[12:49] "Pas asaj, do të vijë një vit që sjell
lehtësim për njerëzit, dhe ata, përsëri do të shtrydhin lëng frutash.”
[12:50] Mbreti tha, “Silleni te unë.” Kur i dërguari
erdhi te ai, ai tha, “Kthehu te zotëruesi yt dhe pyete që t’i hetojë gratë që i
prenë duart e tyre. Zotëruesi im është tërësisht i vetëdijshëm për planifikimet
e tyre.”
[12:51] (Mbreti) iu tha (grave), Çka dini për incidentin
kur ju tentuat ta joshni Jozefin?” Ata thanë, “Zoti na ruajt; ne nuk ditëm për
asgjë të keqe të kryer nga ai.” E shoqja e kryetarit tha, “Tash e vërteta ka
mbizotëruar. Unë jam ajo që tentoi ta joshë atë, dhe ai ishte i sinqerti.
[12:52] "Shpresoj që ai do të kuptojë që unë nuk e
tradhtova në mungesë të tij, se Zoti nuk i bekon planet e tradhtarëve.
[12:53] "Nuk pretendoj të jem i pafajshëm unë.
Vetja është përkrahëse e veseve, përveç atyre që kanë arritur mëshirë nga
Zotëruesi im. Zotëruesi im është Falës, i Mëshirshmi.”
[12:54] Mbreti tha, “Silleni te unë, që të mund ta
punësoj të punojë për mua.” Kur ai bisedoi me të, tha, “Sot, ti ke një pozitë
pushtetmbajtëse me ne.”
[12:55] Ai tha, “Më bë thesarmbajtës, se kam përvojë
dhe njohuri në këtë fushë.”
[12:56] Kështu e vendosëm Jozefin në tokë, duke sunduar
si dëshironte. E derdhim mëshirën tonë mbi këdo që dëshirojmë, dhe nuk ngelim
së shpërblyeri të drejtit.
[12:57] Aq më shumë, shpërblimi në Përjetësi është edhe
më i mirë për ata që besojnë dhe çojnë jetë të drejtë.
[12:58] Vëllezërit e Jozefit erdhën; kur hynë, ai i
njohu, kurse ata nuk e njohën.
[12:59] Pasi që i furnizoi me furnizimet e tyre, ai
tha, “Herën e ardhshme, sillnie me vete vëllanë tuaj nga babai. A nuk e shihni
që jap masë të plotë, dhe ju trajtoj me bujari?
[12:60] "Nëse nuk arrini ta sillni te unë, nuk do
të merrni racion nga unë; madje as nuk do të afroheni.”
[12:61] Ata thanë, “Do të provojmë ta marrim nga babai
i tij. Gjithsesi do e bëjmë.”
[12:62] Ai pastaj i porositi ndihmësit e tij: “Vini
mallrat e tyre prapa në torbat e tyre. Kur t’i gjejnë kur të kthehen te familja
e tyre, mund të kthehen më shpejt.”
[12:63] Kur u kthyen te babai i tyre, thanë, “Babai
ynë, nuk mund të marrim më furnizime, në mos e dërgofsh vëllanë tonë me ne. Do
të kujdesemi mirë për të.”
[12:64] Ai tha, “A t’jua besoj atë, ashtu si jua besova
vëllanë e tij më parë? Zoti është Mbrojtësi më i mirë, dhe, nga të gjithë të
mëshirshmit, Ai është i Mëshirshmi.”
[12:65] Kur i hapën torbat e tyre, i gjetën mallrat e
tyre të kthyera te ta. Thanë, “Babai ynë, çka mund të kërkojmë më shumë? Ja ku
janë mallrat tona të kthyera te ne. Kështu mund ta furnizojmë familjen tonë, ta
mbrojmë vëllanë tonë, dhe të pranojmë edhe një ngarkesë deveje. Kjo është
padyshim masë e lehtë.”
[12:66] Ai tha, “Nuk do e dërgoj me ju, në mos më
dhënshi zotim solemn para Zotit që do e ktheni, përveç nëse jeni krejtësisht të
pushtuar.” Kur ata i dhanë atij zotimin e tyre solemn, ai tha, “Zoti është
dëshmitar i çdo gjëje që themi.”
[12:67] Dhe ai tha, “O djemtë e mi, mos hyni nga një
derë; hyni nëpërmjet dyerve të ndryshme. Megjithatë, unë nuk mund t’ju ruaj nga
asgjë që është e paracaktuar nga Zoti. Të Zotit janë të gjitha gjykimet. Kam
besim në Të, dhe te Ai duhet të gjithë besimtarët të kenë besim.”
[12:68] Kur ata shkuan (te Jozefi), hynë në
përputhje me porositë e babait të tyre. Edhe pse kjo nuk mund të ndryshonte
asgjë të vendosur nga Zoti, Jakobi kishte arsye të veten që kërkoi nga ta të
bëjnë kështu. Se ai kishte njohuri të caktuar që ia mësuam, por shumica e
njerëzve nuk e dinë.
[12:69] Kur ata hynë te Jozefi, ai e solli vëllanë e
vet afër vetes dhe tha, “Unë jam vëllai yt; mos u pikëllo nga veprat e tyre.”
[12:70] Kur ai i furnizoi me furnizimet e tyre, ai vuri
gotën në torbën e vëllait të vet, pastaj një folës foli: “Pronarët e këtij
karvani janë vjedhës.”
[12:71] Ata thanë, përderisa erdhën drejt tyre, “Çka
humbët?”
[12:72] Ata thanë, “E humbëm gotën e mbretit. Kushdo që
e kthen do të pranojë një ngarkesë deveje shtesë; E garantoj vetë këtë.”
[12:73] Ata thanë, “Pasha Zotin, ju e dini fare mirë që
nuk kemi ardhur këtu për të bërë të këqija, e as nuk jemi vjedhës.”
[12:74] Ata thanë, “Cili është ndëshkimi për vjedhësin,
nëse jeni gënjeshtarë?”
[12:75] Ata thanë, “Ndëshkimi, nëse gjendet në torbën e
tij, është që vjedhësi ju takon juve. Ne kështu i ndëshkojmë fajtorët.”
[12:76] Ai pastaj filloi t’ua kontrollojë thasët e
tyre, para se të arrinte te thesi i vëllait të tij, dhe ai e nxori atë nga
thesi i vëllait të tij. Kështu e përkryem planifikimin për Jozefin; ai nuk do
të kishte mundur të mbajë vëllanë e tij nëse do të zbatonte ligjin e mbretit.
Por ishte vullneti i Zotit. E lartësojmë këdo që zgjedhim në rangje më të
larta. Mbi secilin të dijshëm, është dikush që është edhe më i dijshëm.
[12:77] Ata thanë, “Nëse ai vodhi, ashtu bëri edhe një
vëlla i tij në të kaluarën.” Jozefi i mbajti brenda në vete ndjenjat e tij, dhe
nuk ua zbuloi atyre. Ai tha (më vete), “Ju jeni vërtetë të këqij. Zoti është
tërësisht i vetëdijshëm për akuzat tuaja.”
[12:78] Ata thanë, “O ti i nderuar, ai ka një baba të
moshuar; a e merr një prej nesh në vend të tij? E shohim që je njeri i dashur.”
[12:79] Ai tha, “Mos e bëftë Zoti që ne të marrim tjetër
pos atij nën posedim të të cilit i gjetëm mallrat tona. Përndryshe, do të ishim
të padrejtë.”
[12:80] Kur humbën shpresën se do ia ndërrojnë mendjen,
diskutuan së bashku. Më i vjetri i tyre tha, “A nuk e kuptoni që babai juaj ka
marrë zotim solemn prej jush para Zotit? Në të kaluarën e humbët Jozefin. Unë
nuk largohem nga ky vend derisa babai im të më japë leje, ose derisa Zoti të
gjykojë për mua; Ai është Gjykatësi më i mirë.
[12:81] "Kthehuni te babai juaj dhe i tregoni...
‘Babai ynë, djali yt ka kryer vjedhje. E dimë sigurt, sepse kemi qenë
dëshmitarë për këtë. Kjo ishte ndodhi e papritur.
[12:82] `Mund ta pyesësh shoqërinë ku ishim, dhe
karvanin që u kthye me ne. Po e themi të vërtetën.’”
[12:83] Ai tha, “Në të vërtetë, keni bërë komplot për
të zbatuar një plan të caktuar. Durimi i qetë është ngushëllimi im i vetëm. Le
t’i kthejë Zoti ata të gjithë te unë. Ai është i Gjithëdijshmi, Më i Mençuri.”
[12:84] Ai ua ktheu shpinën atyre, duke thënë, “Jam i
pikëlluar për Jozefin.” Sytë e tij u bënë të bardhë nga pikëllimi aq i madh; ai
ishte vërtetë i pikëlluar.
[12:85] Ata thanë, “Pasha Zotin, do të vazhdosh të
pikëllohesh për Jozefin deri sa të sëmuresh, ose derisa të vdesësh.”
[12:86] Ai tha, “Unë thjeshtë qahem te Zoti për dilemën
dhe pikëllimin tim, se unë di nga Zoti çka ju nuk dini.
[12:87] "O djemtë e mi, shkoni gjejeni Jozefin dhe
vëllanë e tij, dhe kurrë mos humbni shpresat nga hirësia e Zotit. Askush nuk i
humbë shpresat nga hirësia e Zotit përveç njerëzve mosbesimtarë.”
[12:88] Kur ata hynë te ai (Jozefi), thanë, “O ti i
nderuar, kemi vuajtur shumë vështirësi, së bashku me familjen tonë, dhe kemi
sjellë mallra inferiore. Por shpresojmë që do të na japësh masë të plotë dhe të
jesh bamirës ndaj nesh. Zoti i shpërblen bamirësit.”
[12:89] Ai tha, “A ju kujtohet çka i bëtë Jozefit dhe
vëllait të tij kur ishit të paditur?”
[12:90] Ata thanë, “A qenke ti Jozefi?” Ai tha, “Unë
jam Jozefi, dhe ja ku është vëllai im. Zoti na ka bekuar. Kjo është për shkak
se nëse dikush çon jetë të drejtë, dhe duron me këmbëngulje, Zoti nuk ngelë së
shpërblyeri të drejtit.”
[12:91] Ata thanë, “Pasha Zotin, Zoti vërtetë të ka
parapëlqyer ty mbi ne. Ishim vërtetë gabim.”
[12:92] Ai tha, “Nuk keni për tu fajësuar sot. Le të ju
falë Zoti. Nga gjithë të mëshirshmit, Ai është i Mëshirshmi.
[12:93] "Merreni këtë këmishën time; dhe kur ta
hidhni mbi fytyrën e babait tim, shikimi i tij do i kthehet. Silleni krejt
familjen tuaj dhe kthehuni te unë.”*
[12:94] Edhe para se të arrinte karvani, babai i tyre
tha, “Mund ta nuhas aromën e Jozefit. A do të më ndriçojë ndokush?”
[12:95] Ata thanë, “Pasha Zotin, ti je ende në humbjen
tënde të vjetërsisë.”
[12:96] Kur bartësi i lajmeve të mira arriti, ai e
hodhi (këmishën) mbi fytyrën e tij, ku shikimi i tij u kthye. Ai tha, “A nuk ju
thash që unë dija nga Zoti çka ju nuk dinit?”
[12:97] Ata thanë, “Babai ynë, lutu për faljen tonë;
ishim vërtetë gabim.”
[12:98] Ai tha, “Unë do i lutem Zotëruesit tim t’ju
falë; Ai është Falësi, i Mëshirshmi.”
[12:99] Kur ata hynë te Jozefi, ai përqafoi prindërit e
tij, duke thënë, “Mirëserdhët në Egjipt. Dashtë Zoti, do të jeni të sigurt
këtu.”
[12:100] Ai i ngriti prindërit e tij mbi fron. Ata ranë
në përulje para tij. Ai tha, “O babai im, kjo është përmbushja e ëndrrës time
të vjetër. Zotëruesi im e ka bërë të realizohet. Ai më ka bekuar, më ka çliruar
nga burgu, dhe ju ka sjellë nga shkretëtira, pasi që dreqi kishte futur
përçarje mes meje dhe vëllezërve të mi. Zotëruesi im është Më i Dashuri ndaj
kujtdo që Ai do. Ai është Njohësi, Më i Mençuri.”
[12:101] "Zotëruesi im, Ti më ke dhënë mbretërim
dhe më ke mësuar interpretimin e ëndrrave. Nismëtari i qiejve dhe tokës; Ti je
Zotëruesi dhe Sunduesi im në këtë jetë dhe në Përjetësi. Le të vdes si i
nënshtruar, dhe më llogarit me të drejtit.”
[12:102] Këto janë lajme nga e kaluara që t’i shpallëm
ty. Ti nuk ishe i pranishëm kur ata morën vendimin e tyre të përbashkët (për ta
hedhur Jozefin në pus), përderisa bënë komplot së bashku.
[12:103] Shumica e njerëzve, pa marrë parasysh çka bën,
nuk do të besojnë.
[12:104] Ti nuk po ju kërkon atyre para; ti thjeshtë e
çon këtë kujtesë për të gjithë njerëzit.
[12:105] Sa e sa prova në qiej dhe tokë iu jepen atyre,
por ata kalojnë pranë tyre, pa vëmendje!
[12:106] Shumica e atyre që besojnë në Zotin nuk bëjnë
ashtu pa rënë në adhurim idhujsh.
[12:107] A kanë garantuar ata që një ndëshkim tronditës
nga Zoti nuk do i godasë ata, ose Ora nuk do iu vijë atyre papritmas, kur ata
më së paku e presin?
[12:108] Thuaj, “Kjo është rruga ime: Ftoj te Zoti, me provë
të qartë, dhe ashtu bëjnë ata që më ndjekin mua. Qoftë i madhëruar Zoti. Unë
nuk jam adhurues idhujsh.”
[12:109] Nuk dërguam para teje përveç burra që i
frymëzuam, të zgjedhur nga njerëzit e shoqërive të ndryshme. A nuk janë endur
nëpër tokë dhe kanë parë pasojat e atyre para tyre? Vendbanimi i Përjetësisë
është shumë më i mirë për ata që çojnë jetë të drejtë. A do të kuptoni atëherë?
[12:110] Pikërisht kur të dërguarit humbin shpresën,
dhe mendojnë që janë refuzuar, fitorja jonë iu vjen atyre. Ne pastaj shpëtojmë
këdo që zgjedhim, përderisa ndëshkimi ynë për njerëzit fajtorë është i
pashmangshëm.
[12:111] Në historinë e tyre ka mësim për ata që
posedojnë inteligjencë. Ky nuk është Hadith i trilluar; ky (Kuran) konfirmon të
gjitha shkrimet paraprake, furnizon hollësirat e të gjitha gjërave, dhe është
fener dhe mëshirë për ata që besojnë.
[13:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[13:1] A. L. M. R.* Këto (shkronja) janë provat e këtij
shkrimi. Çka të është shpallur nga Zotëruesi yt është e vërteta, por shumica e
njerëzve nuk besojnë.
[13:2] Zoti është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që të
mund të shihni, dhe mori gjithçka në dorë. Ai e bëri diellin dhe hënën, secili
duke udhëtuar (në orbitën e vet) për një kohë të paracaktuar. Ai drejton të
gjitha gjërat, dhe shpjegon shpalljet, që të mund të arrini siguri për takimin
me Zotëruesin tuaj.
[13:3] Ai është Ai që ndërtoi tokën dhe vuri në të male
dhe lumenj. Dhe nga llojet e ndryshme të frutave, Ai i bëri ato në çifte –
meshkuj dhe femra. Nata e kaplon ditën. Këto janë prova të qëndrueshme për
njerëz që mendojnë.
[13:4] Në tokë, ka ngastra të afërta që prodhojnë
kopshte hardhish, të mbjella, palma – dioike dhe jo-dioike. Edhe pse ato ujiten
me ujin e njëjtë, disa prej tyre i parapëlqejmë në ngrënie. Këto janë prova të
qëndrueshme për njerëzit që kuptojnë.
[13:5] Nëse habitesh, habia e vërtetë është thënia e
tyre: “Pasi të shndërrohemi në pluhur, a krijohemi sërish?” Këta janë ata që
nuk kanë besuar në Zotëruesin e tyre. Këta janë ata që kanë vetëshkaktuar
pranga rreth qafave të tyre. Këta janë ata që kanë vetëshkaktuar Ferr, ku
qëndrojnë përgjithmonë.
[13:6] Ata të sfidojnë ty që t’ua sjellësh dënimin, në
vend që të bëhen të drejtë! Precedentë të mjaftueshëm janë ujdisur për ta në të
kaluarën. Vërtetë, Zotëruesi yt është plot falje ndaj njerëzve, përkundër
shkeljeve të tyre, dhe Zotëruesi yt është gjithashtu i rreptë në zbatimin e
ndëshkimit.
[13:7] Ata që nuk besuan thanë, “Vetëm sikur një
mrekulli të mund t’i zbriste atij nga Zotëruesi i tij (pastaj do të besonim).”
Ti je thjeshtë një paralajmërues – secila shoqëri pranon një mësues udhëzues.
[13:8] Zoti e di çka çdo femër bartë, dhe çka çdo mitër
lëshon, ose fiton. Çdo gjë që Ai bën është e matur krejtësisht.
[13:9] Njohësi i të gjitha të fshehtave dhe
deklarimeve; Supremi, Më i Larti.
[13:10] Është njëjtë qoftë i fshehët mendimet tuaja,
ose i deklaruat, ose fshiheni në errësirën e natës, ose veproni në dritë të
ditës.
[13:11] Ndërrime
(engjëjsh) ndërrohen, duke qëndruar me secilin prej jush – ata janë para jush
dhe prapa jush. Ata qëndrojnë me ju, dhe ju ruajnë në përputhje me urdhrat e
Zotit. Kështu, Zoti nuk e ndryshon gjendjen e asnjë populli në mos e marrshin
ata vendimin vet që të ndryshojnë. Nëse Zoti dëshiron ndonjë vështirësi për
ndonjë popull, asnjë forcë nuk mund ta ndalë. Se ata nuk kanë asnjë përkrah Tij
si Zotërues dhe Sundues.
[13:12] Ai është Ai që jua shfaqë vetëtimën si burim
frike, si dhe shprese, dhe Ai i nisë retë e ngarkuara.
[13:13] Rrufeja lavdëron madhërinë
e Tij, dhe po ashtu bëjnë edhe engjëjt, nga respekti për Të. Ai dërgon rrufetë,
që godasin në përputhje me vullnetin e Tij. Prapëseprapë, ata grinden në lidhje
me Zotin, edhe pse fuqia e Tij është mbresëlënëse.
[13:14] Lutja ndaj Tij është lutja e vetme e ligjshme,
përderisa idhujt që ata i lusin përkrah Tij nuk mund të reagojnë kurrë. Kështu,
ata janë si ata që i zgjasin duart e tyre kah uji, por asgjë nuk arrin në gojët
e tyre. Lutjet e mosbesimtarëve janë të kota.
[13:15] Zotit i përulen të gjithë në qiej dhe tokë, me
dëshirë ose pa dëshirë, dhe ashtu bëjnë edhe hijet e tyre në mëngjese dhe
mbrëmje.*
[13:16] Thuaj, “Kush është Zotëruesi i qiejve dhe
tokës?” Thuaj, “Zoti.” Thuaj, “Pse atëherë ngritni përveç Tij sundues që nuk
kanë aspak fuqi për të sjellë dobi ose dëmtuar madje as veten?” Thuaj, “A është
i verbëri i njëjtë si pamësi? A është errësira e njëjtë si drita?” A kanë
gjetur ata idhuj përveç Zotit që krijuan krijesa të ngjashme me krijesat e Tij,
deri në pikën e mos dallimit të dy krijesave? Thuaj, “Zoti është Krijuesi i të
gjitha gjërave, dhe Ai është i Vetmi, Supremi.”
[13:17] Ai zbret ujë nga qielli, duke i bërë luginat të
rrjedhin vadë, pastaj pjerrësirat prodhojnë shkumë të bollshme. Ngjashëm, kur
ata përdorin zjarr për të rafinuar metalet për stolitë ose pajisjet e tyre,
prodhohet shkuma. Zoti kështu përmendë analogjitë për të vërtetën dhe të
pavërtetën. Sa për shkumën, ajo humbet, përderisa ajo që iu sjell dobi njerëzve
rri pranë tokës. Zoti kështu përmendë analogjitë.
[13:18] Ata që i përgjigjen Zotëruesit të tyre
meritojnë shpërblimet e mira. Sa për ata që nuk arritën t’i përgjigjen Atij,
sikur të kishin çdo gjë në tokë – madje edhe dy herë aq – ata me gatishmëri do
e jepnin si haraç. Ata kanë vetëshkaktuar llogaritjen më të keqe, dhe
vendbanimi i tyre përfundimtar është Ferr; çfarë vendbanimi i tmerrshëm.
[13:19] A është dikush që e kupton që shpalljet e
Zotëruesit tënd te ti janë e vërteta i barabartë me dikë që është i verbër?
Vetëm ata që posedojnë inteligjencë do të jenë të vëmendshëm.
[13:20] Ata janë ata që i përmbushin zotimet e tyre
ndaj Zotit, dhe nuk e shkelin besën.
[13:21] Ata bashkojnë çka Zoti ka urdhëruar të jetë e
bashkuar, ia kanë dronë Zotëruesit të tyre, dhe i frikësohen llogaridhënies së
llahtarshme.
[13:22] Ata durojnë me këmbëngulje në kërkimin e
Zotëruesit të tyre, zbatojnë Lutjet e Kontaktit (Salat), shpenzojnë nga
furnizimet tona te ta fshehtë dhe publikisht, dhe e kundërshtojnë të keqen me
të mirë. Këta kanë merituar vendbanimin më të mirë.
[13:23] Ata hynë te kopshtet e Edenit, së bashku me të
drejtit mes prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre, dhe fëmijëve të tyre.
Engjëjt do të hynë te ta nga çdo derë.
[13:24] "Paqe qoftë mbi ju, sepse duruat me
këmbëngulje. Çfarë përfundimi i gëzueshëm.”
[13:25] Sa për ata që shkelin besën e Zotit pasi që
zotohen se do e mbajnë, dhe ndajnë çka Zoti ka urdhëruar të jetë e bashkuar,
dhe bëjnë të këqija, ata kanë vetëshkaktuar dënim; ata kanë vetëshkaktuar
përfundimin më të keq.
[13:26] Zoti është Ai që shton furnizimet për këdo Ai
do, ose mbanë ato. Ata janë bërë të preokupuar me këtë jetë; dhe kjo jetë, në
krahasim me Përjetësinë, është zero.
[13:27] Ata që nuk besojnë do të thoshin, “Vetëm sikur
një mrekulli të mund t’i zbriste atij nga Zotëruesi i tij (atëherë do të
besonim).” Thuaj, “Zoti e çon në humbje këdo Ai vendosë, dhe udhëzon për te Ai
vetëm ata që binden.”
[13:28] Ata janë ata zemrat e të cilëve kënaqen me
përkujtimin e Zotit. Absolutisht me përkujtimin e Zotit, zemrat kënaqen.
[13:29] Ata që besojnë dhe çojnë jetë të drejtë kanë
merituar lumturi dhe përfundim të gëzueshëm.
[13:30] Të kemi dërguar ty* te kjo shoqëri, ashtu siç
bëmë me shoqëritë e tjera në të kaluarën. T’ua recitosh atyre çka të shpallim
ty, se ata nuk kanë besuar në Mirëbërësin. Thuaj, “Ai është Zotëruesi im. Nuk
ka asnjë zot përveç Tij. Kam besim vetëm te Ai; te Ai është fati im
përfundimtar.”
[13:31] Edhe sikur një Kuran t’i bënte malet të
lëvizin, ose tokën të grisej copë copë, ose të vdekurit të flasin (ata nuk do
të besojnë). Zoti drejton të gjitha gjërat. A nuk është koha për besimtarët të
dorëzohen dhe ta kuptojnë që po të donte Zoti, Ai do të kishte mundur t’i
udhëzojë të gjithë njerëzit? Mosbesimtarët do të vazhdojnë të vuajnë fatkeqësi,
si pasojë e vet punëve të tyre, ose të kenë fatkeqësi që godasin afër tyre,
derisa premtimi i Zotit të përmbushet. Zoti nuk do e ndryshojë fatin e
paracaktuar.
[13:32] Të dërguarë para teje janë përqeshur; i lejova
mosbesimtarët të vazhdojnë, pastaj i ndëshkova. Sa i tmerrshëm ishte ndëshkimi
Im!
[13:33] A ka ndonjë të barabartë me Atë që drejton
secilin shpirt? Prapëseprapë, ata ngritin idhuj për ta rivalizuar Zotin. Thuaj,
“Emërtoni ata. A po e informoni Atë për diçka në tokë që Ai nuk di? Ose, po
trilloni fjalë boshe?” Vërtetë, planet e atyre që nuk besojnë janë të
zbukuruara në sytë e tyre. Ata pra janë të larguar nga rruga e drejtë. Këdo që
Zoti e çon në humbje nuk mund të gjejë mësues udhëzues.
[13:34] Ata kanë vetëshkaktuar ndëshkim në këtë jetë,
dhe ndëshkimi në Përjetësinë është shumë më i keq. Asgjë nuk mund t’i mbrojë
ata kundër Zotit.
[13:35] Alegoria e Parajsës, e cila iu është premtuar
të drejtëve, është prroje që rrjedhin, furnizime të pashtershme, dhe hije
fllad. I tillë është përfundimi për ata që zbatojnë drejtësi, përderisa përfundimi
për mosbesimtarët është Ferr.
[13:36] Ata që pranuan shkrimin gëzohen me çka të është
shpallur ty; disa të tjerë mund të refuzojnë pjesë të tij. Thuaj, “Unë jam
thjeshtë i urdhëruar ta adhuroj Zotin, dhe kurrë të mos i shoqëroj asnjë idhull
Atij. Ftoj te Ai, dhe te Ai është fati im përfundimtar.”
[13:37] I kemi shpallur këta ligje arabisht, nëse iu
bindesh dëshirave të tyre, pasi që kjo njohuri ka ardhur te ti, nuk do të kesh
asnjë aleat, as mbrojtës, kundër Zotit.
[13:38] Kemi dërguar të dërguarë para teje,
dhe i bëmë ata burra me bashkëshorte dhe fëmijë. Asnjë i dërguar nuk mund të
prodhojë mrekulli pa autorizimin e Zotit, dhe pa qenë në përputhje me një kohë
specifike të paracaktuar.
[13:39] Zoti fshinë çka do Ai, dhe ndreqë (çka do Ai).
Me Të është Regjistri Udhëzues origjinal.
[13:40] Qoftë të tregojmë ty çka iu premtojmë atyre,
ose ta përfundojmë jetën para saj, misioni yt i vetëm është të japësh (lajmin).
Jemi ne ata që do i thërrasim në llogaridhënie.
[13:41] A nuk e shohin që çdo ditë në tokë, i sjell më
afër fundit, dhe që Zoti vendosë jetëgjatësinë e tyre, pakthyeshëm? Ai është
Llogaritësi më i shkathët.
[13:42] Të tjerë para tyre kanë planifikuar, por Zotit
i takon i gjithë planifikimi. Ai di çka bën çdokush. Mosbesimtarët do e marrin
vesh kush janë fituesit përfundimtar.
[13:43] Ata që nuk besuan do thonë, “Ti nuk je i
dërguar!” Thuaj, “Zoti mjafton si dëshmitar mes meje dhe jush, dhe ata që
posedojnë njohuri shkrimi.”
[14:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[14:1] A.L.R.* Shkrim që e shpallëm te ti,
për t’i udhëhequr njerëzit nga errësira në dritë – në përputhje me vullnetin e
Zotëruesit të tyre – te rruga e të Plotfuqishmit, të Falënderuarit.
[14:2] (Rruga) E Zotit; e Atij që posedon çdo gjë në
qiej dhe çdo gjë në tokë. Mjerë mosbesimtarët; kanë vetëshkaktuar ndëshkim të
tmerrshëm.
[14:3] Ata janë ata që i japin përparësi kësaj jete mbi
Përjetësinë, zmbrapsin nga rruga e Zotit, dhe kërkojnë ta bëjnë të shtrembër;
ata kanë shkuar larg në humbje.
[14:4] Nuk dërguam asnjë të dërguar përveç (që të
predikojë) në gjuhën e njerëzve të vet, në mënyrë që të sqarojë gjërat për ta.
Zoti pastaj dërgon në humbje këdo Ai vendosë, dhe udhëzon kë do Ai. Ai është i
Plotfuqishmi, Më i Mençuri.
[14:5] Kështu, e dërguam Moisiun me mrekullitë tona,
duke thënë, “Udhëhiqi njerëzit e tu nga errësira në dritë, dhe ua kujto ditët e
Zotit.” Këto janë mësime për çdo person të durueshëm dhe mirënjohës.
[14:6] Kujtohu që Moisiu i tha njerëzve të tij,
“Përkujtoni bekimet e Zotit mbi ju. Ai ju shpëtoi nga njerëzit e Faraonit që
shkaktuan persekutimin më të keq mbi ju, duke jua therur djemtë dhe kursyer
vajzat tuaja. Ishte një provë e vështirë prej Zotëruesit tuaj.”
[14:7] Zotëruesi juaj ka shpallur: “Sa më shumë që më
falënderoni, aq më shumë ju jap.” Por nëse bëheni mosmirënjohës, atëherë
ndëshkimi Im është i rëndë.
[14:8] Moisiu tha, “Nëse nuk besoni, bashkë me të
gjithë njerëzit në tokë, Zoti, i Falënderuari, nuk ka nevojë.”
[14:9] A nuk keni dëgjuar për ata para jush – njerëzit
e Nuhut, Adit, Themudit, dhe të tjerëve që erdhën pas tyre dhe të njohur vetëm
për Zotin? Të dërguarit e tyre shkuan te ta me prova të qarta, por ata i
trajtuan me përbuzje dhe thanë, “Nuk besojmë në atë me çka jeni dërguar. Jemi
skeptik për lajmin tuaj; plot dyshime.”
[14:10] Të dërguarit e tyre thanë, “A keni dyshime në
lidhje me Zotin; Nismëtarin e qiejve dhe tokës? Ai ju fton vetëm për t’i falur
mëkatet tuaja, dhe për t’ju dhënë edhe një shans që ta shpengoni veten.” Ata
thanë, “Ju nuk jeni asgjë më shumë se njerëz si ne, që dëshironi të na
zmbrapsni nga mënyra që prindërit tanë dikur adhuronin. Na tregoni autorizim të
qartë.”
[14:11] Të dërguarit e tyre iu thanë, “Ne
nuk jemi asgjë më shumë se njerëz si ju, por Zoti bekon këdo që Ai zgjedhë nga
shërbëtorët e Tij. Ne nuk ka shanse t’ju tregojmë asnjë lloj autorizimi, përveç
në përputhje me vullnetin e Zotit. Në Zotin besimtarët të kenë besim.
[14:12] "Pse të mos kemi besim në Zotin, kur Ai na
ka udhëzuar në rrugën tonë? Ne do të durojmë me këmbëngulje para keqtrajtimit
tuaj. Në Zotin të gjithë besimtarët të kenë besim.”
[14:13] Ata që nuk besuan iu thanë të dërguarve të
tyre, “Do t’ju dëbojmë nga toka jonë, në mos u kthefshi në fenë tonë.”
Zotëruesi i tyre i frymëzoi: “Ne patjetër do i asgjësojmë shkelësit.
[14:14] "Dhe do t’ju lëmë të rroni në tokën e tyre
pas tyre. Ky është (shpërblimi) për ata që i kanë dronë madhështisë Sime, dhe
ia kanë dronë premtimit Tim.”
[14:15] Ata kërkuan sfidë, dhe si pasojë, çdo tiran kokëfortë
përfundoi i dënuar.
[14:16] Duke e pritur atë është Ferri, ku ai do të pijë
ujë të qelbur.
[14:17] Ai do e gëlltitë, edhe pse nuk mund ta durojë,
përderisa vdekja vjen te ai nga secili drejtim, por ai kurrë nuk do të vdesë.
Duke e pritur atë është një ndëshkim i tmerrshëm.*
[14:18] Alegoria e atyre që nuk besojnë në Zotëruesin e
tyre: punët e tyre janë si pluhur në një erë të fortë, në një ditë me stuhi.
Nuk arrijnë asgjë nga çfarëdo që fitojnë; e tillë është humbja më e largët.
[14:19] A nuk e kupton që Zoti ka krijuar qiejt dhe
tokën për një qëllim të veçantë? Nëse Ai do, Ai mund t’ju heqë, dhe t’ju
zëvendësojë me krijim të ri.
[14:20] Kjo nuk është fort vështirë për Zotin.
[14:21] Kur ata të gjithë qëndrojnë para Zotit,*
ndjekësit do iu thonë udhëheqësve, “Dikur ju ndiqnim. A mund të na hiqni madje
edhe krejt pak nga ndëshkimi i Zotit?” Ata do të thonë, “Sikur të na udhëzonte
Zoti, ne do t’ju udhëzonim juve. Tash është tepër vonë, pa marrë parasysh a
ankohemi apo bëjmë durim, nuk ka dalje për ne.”
[14:22] Dhe dreqi do të thotë, pasi që gjykimi të jetë
marrë, “Zoti ju ka premtuar premtimin e vërtetë, dhe unë ju premtova, por e
theva premtimin. Nuk kisha aspak fuqi mbi ju; Unë thjeshtë ju ftova, dhe ju
pranuat ftesën time. Prandaj, mos më fajësoni mua, dhe fajësojeni veten tuaj.
Ankimi im nuk mund t’ju ndihmojë, as ankimi juaj nuk mund të më ndihmojë. Unë
mohoj idhujtarizimin që më bëtë mua. Shkelësit kanë vetëshkaktuar ndëshkim që
dhemb.”
[14:23] Sa për ata që besojnë dhe çojnë
jetë të drejtë, ata do të pranohen në kopshte me prroje që rrjedhin. Ata
qëndrojnë aty përgjithmonë, në përputhje me vullnetin e Zotëruesit të tyre.
Përshëndetja e tyre aty është: “Paqe.”
[14:24] A nuk e sheh që Zoti ka përmendur shembullin e
fjalës së mirë si një pemë rrënja e të cilës është e futur thellë, dhe degët e
saj janë lart në qiell?
[14:25] I prodhon frutat e saj çdo stinë, siç është
planifikuar nga Zotëruesi i saj. Zoti kështu përmendë shembujt për njerëzit, që
të mund të jenë të vëmendshëm.
[14:26] Dhe shembulli i fjalës së keqe është ai i pemës
së keqe të çrrënjosur nga dheu; nuk ka rrënjë për ta mbajtur të qëndrueshme.
[14:27] Zoti i përforcon ata që besojnë me
fjalën e vërtetuar, në këtë jetë dhe në Përjetësi. Dhe Zoti i dërgon shkelësit
në humbje. Çdo gjë është në përputhje me vullnetin e Zotit.
[14:28] A i ke vërejtur ata që iu përgjigjën bekimeve
të Zotit duke mos besuar, dhe kështu sollën fatkeqësi mbi familjet e veta?
[14:29] Ferr është përfundimi i tyre, ku digjen; çfarë
fundi i tmerrshëm!
[14:30] Ata ngritin idhuj për ta rivalizuar Zotin dhe
për t’i larguar të tjerët nga rruga e Tij. Thuaj, “Kënaquni për pak kohë; fati
juaj përfundimtar është Ferr.”
[14:31] Nxiti shërbëtorët e Mi që besuan që t’i
zbatojnë Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe të japin (bamirësi) nga furnizimet
tona te ta, fshehtë dhe publikisht, para se të vij një ditë ku nuk ka as
tregti, as familjarizëm.
[14:32] Zoti është Ai që krijoi qiejt dhe
tokën, dhe Ai zbret nga qielli ujë për të prodhuar të gjitha llojet e frutave për
jetesën tuaj. Ai i ka bërë anijet që t’ju shërbejnë në det në përputhje me
urdhrin e Tij. Ai i ka bërë lumenjtë gjithashtu që t’ju shërbejnë.
[14:33] Ai ka parashtruar diellin dhe hënën në
shërbimin tuaj, vazhdimisht. Ai ka parashtruar natën dhe ditën që t’ju
shërbejnë.
[14:34] Dhe Ai ju jep lloj lloj gjërash për të cilat i
luteni Atij. Nëse i numëroni bekimet e Zotit, kurrë nuk mund t’i përfshini të
gjitha ato. Në të vërtetë, qenia njerëzore është shkelës, mosmirënjohës.
[14:35] Kujtohu që Ibrahimi tha, “Zotëruesi im, bëje
këtë një tokë paqësore, dhe më mbrojë mua dhe fëmijët e mi nga adhurimi i
idhujve.
[14:36] "Zotëruesi im, ata kanë çorientuar aq
shumë njerëz. Sa për ata që më ndjekin mua, ata përkasin me mua. Sa për ata që
nuk më binden, Ti je Falës, i Mëshirshmi.
[14:37] "Zotëruesi ynë, e kam vendosur një pjesë
të familjes sime në këtë luginë pa bimë, te Shtëpia Jote e Shenjtë. Zotëruesi
ynë, ata janë për t’i zbatuar Lutjet e Kontaktit (Salat), pra le të mblidhen
turma njerëzish te ta, dhe furnizo për ta lloj lloj frutash, që të mund të jenë
mirënjohës.
[14:38] "Zotëruesi ynë, Ti di çfarëdo që fshehim
dhe çfarëdo që deklarojmë – asgjë nuk është e fshehur nga Zoti në tokë, as në
qiej.
[14:39] "I lartmadhëruar qoftë Zoti se më ka
dhuruar, përkundër moshës time të vjetër, Ismailin dhe Isakun. Zotëruesi im iu
përgjigjet lutjeve.
[14:40] "Zotëruesi im, më bë mua njeri që zbaton
rregullisht Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe gjithashtu fëmijët e mi. Zotëruesi
ynë, të lutem përgjigjiu lutjeve të mia.
[14:41] "Zotëruesi im, më fal mua dhe prindërit e
mi, dhe besimtarët, në ditën kur bëhet llogaritja.”
[14:42] As mos mendo që Zoti nuk është i vetëdijshëm
çka po bëjnë shkelësit. Ai vetëm iu jep afat atyre deri në një ditë kur sytë
shikojnë në llahtar.
[14:43] Përderisa me ngut (dalin nga varret), fytyrat e
tyre do të jenë duke shikuar lart, sytë e tyre as nuk do të kapsitin, dhe
mendjet e tyre do të jenë të tmerruara.
[14:44] Paralajmëroi njerëzit për ditën kur ndëshkimi
iu vjen atyre. Ata që shkelën do të thonë, “Zotëruesi ynë, na shtyj edhe një
herë afatin. Atëherë do i përgjigjemi thirrjes Tënde dhe t’i ndjekim të
dërguarit.” A nuk bëtë be në të kaluarën se do të zgjatni përgjithmonë?
[14:45] Banuat në shtëpitë e atyre para jush, që i bënë
keq vetes, dhe e keni parë qartë çka iu bëmë atyre. Kemi ujdisur shumë
precedentë për ju.
[14:46] Ata planifikuan planet e tyre, dhe Zoti është
tërësisht i vetëdijshëm për planet e tyre. Në të vërtetë, planet e tyre ishin
të mjaftueshme për të fshirë male.
[14:47] As mos mendo që Zoti do të thyej premtimin e
Tij ndaj të dërguarve të Tij. Zoti është i Plotfuqishëm, Hakmarrës.
[14:48] Do të vij dita kur kjo tokë do të zëvendësohet
me tokë të re, dhe gjithashtu edhe qiejt, dhe çdokush do të sillet para Zotit,
të Vetmit, Supremit.
[14:49] Dhe do i shohësh fajtorët atë ditë të lidhur në
pranga.
[14:50] Veshjet e tyre do të jenë nga zifti, dhe zjarr
do i kaplojë fytyrat e tyre.
[14:51] Se Zoti do të paguaj secilin shpirt për çfarëdo
që ka mbledhur ai; Zoti është llogaritësi më i shkathët.
[14:52] Kjo është shpallje për njerëzit, që të
paralajmërohen me të, dhe t’ua bëjmë atyre me dije që Ai është vetëm një zot,
dhe që njerëzit që kanë mendë të mund të marrin vesh.
[15:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[15:1] A.L.R.* Këto (shkronja) janë prova të këtij
shkrimi; Kuran i qartë.
[15:2] Padyshim, ata që nuk besuan do të dëshirojnë të
ishin të nënshtruar.
[15:3] Le të hanë, kënaqen, dhe të mbesin të verbër me
ëndrra me sy çelë; do e shohin.
[15:4] Nuk asgjësuam asnjë shoqëri, përveç
në përputhje me një kohë të paracaktuar.
[15:5] Fundi i cilësdo shoqëri nuk mund të shpejtohet,
as të shtyhet.
[15:6] Ata thanë, “O ti që pranove këtë kujtesë, ti je
i çmendur.
[15:7] "Pse nuk po i sjell ti engjëjt, nëse je i
sinqertë?”
[15:8] Ne nuk i zbresim engjëjt përveç për punë
specifike. Përndryshe, askujt nuk do i jepej afat.
[15:9] Absolutisht, e kemi shpallur këtë kujtesë, dhe,
absolutisht, do e ruajmë.*
[15:10] Kemi dërguar (të dërguarë) para teje te
shoqëritë në të kaluarën.
[15:11] Sa herë që një i dërguar shkoi te ta, ata e
përqeshën atë.
[15:12] Kështu i komandojmë mendjet e fajtorëve.
[15:13] Si pasojë, ata nuk mund të besojnë në të. Kjo
ka qenë metoda që nga gjeneratat e kaluara.
[15:14] Edhe sikur të hapnim për ta një portë në qiell,
nëpër të cilën ata ngjiten;
[15:15] do të thonë, “Po na bëjnë sytë. Jemi
magjepsur.”
[15:16] Vendosëm galaktika në qiell, dhe e zbukuruam
atë për shikuesit.
[15:17] Dhe e mbrojtëm atë nga çdo djall i përjashtuar.
[15:18] Nëse cilido prej tyre përvidhet për të dëgjuar,
një zjarr i ndritshëm do i gjuhet prapa.
[15:19] Sa për tokën, e ndërtuam atë, dhe vendosëm në
të stabilizues (male), dhe rritëm në të ekuilibër të përkryer të çdo gjëje.
[15:20] E bëmë të banueshme për ju,* dhe për krijesa
për të cilat nuk furnizoni ju.
[15:21] Nuk ka asgjë që nuk kemi pakufi nga ajo. Por e
zbresim në masë të caktuar.
[15:22] Dhe i dërgojmë erërat si polenizuese, dhe e
bëjmë ujin të zbresë nga qielli për ju ta pini. Përndryshe, nuk do të kishit
mundur ta mbani të pijshëm.
[15:23] Jemi ne ata që drejtojmë jetë dhe vdekje, dhe
ne jemi trashëgimtarët përfundimtarë.
[15:24] Dhe ne i njohim tërësisht ata mes jush që përparojnë,
dhe njohim tërësisht ata që shkojnë prapa.
[15:25] Zotëruesi yt padyshim do i mbledhë ata. Ai
është Më i Mençuri, i Gjithëdijshëm.
[15:26] E krijuam qenien njerëzore nga balta e tharë,
si balta e poçarit.
[15:27] Sa për xhinët, i krijuam ata, para asaj, nga
zjarri flakë.
[15:28] Zotëruesi yt iu tha engjëjve, “Unë po krijoj
një qenie njerëzore nga balta e tharë, si balta e poçarit.
[15:29] "Kur Unë ta përkryej atë, dhe të fry në të
nga fryma Ime, të bini në përulje para tij.”
[15:30] Engjëjt ranë në përulje; të gjithë ata,
[15:31] përveç Iblisit (Dreqit). Ai refuzoi të jetë me
të përulurit.
[15:32] Ai tha, “O Iblis (Dreq), pse nuk je me të
përulurit?”
[15:33] Ai tha, “Unë nuk kam për tu përulur para një
qenieje njerëzore, të cilën Ti e krijove nga balta e tharë, si balta e
poçarit.”
[15:34] Ai tha, “Prandaj, duhet të dalësh; je i dëbuar.
[15:35] "Ke vetëshkaktuar mallkimin Tim deri në
Ditën e Gjykimit.”
[15:36] Ai tha, “Zotëruesi im, më jep afat deri në
ditën kur ata ringjallen.”
[15:37] Ai tha, “Të jepet afat.
[15:38] "Deri në ditën dhe kohën e caktuar.”
[15:39] Ai tha, “Zotëruesi im, pasi që Ti ke vendosur
që unë të shkoj në humbje, unë patjetër do i joshë ata në tokë; do i dërgoj të
gjithë në humbje.
[15:40] "Përveç atyre mes adhuruesve Tënd që të
janë kushtuar absolutisht vetëm Ty.”
[15:41] Ai tha, “Ky është ligj që është i pashkelshëm.
[15:42] "Ti nuk ke aspak fuqi mbi shërbëtorët e
Mi. Ti vetëm ke fuqi mbi humbësit që të ndjekin ty.
[15:43] "Dhe Ferri i pret të gjithë ata.
[15:44] "Do të ketë shtatë porta. Secila portë do
të marrë një pjesë të caktuar të tyre.”
[15:45] Sa për të drejtit, ata do gëzojnë kopshte dhe
burime.
[15:46] Hyni aty, të qetë dhe të sigurt.
[15:47] Heqim krejt xhelozinë nga zemrat e tyre. Si një
familje, ata do të jenë në mobilie afër.
[15:48] Kurrë nuk do të vuajnë ndonjë lodhje aty, kurrë
nuk do të dëbohen prej aty.
[15:49] Informoj shërbëtorët e mi që Unë jam Falësi, i
Mëshirshmi.
[15:50] Dhe ndëshkimi Im është ndëshkimi që dhemb më së
shumti.
[15:51] Njoftoj ata për mysafirët e Ibrahimit.
[15:52] Kur ata hynë në oborr të tij, ata thanë,
“Paqe.” Ai tha, “Jemi të shqetësuar nga ju.”
[15:53] Ata thanë, “Rri rehat. Kemi lajm të mirë për
ty: një djalë të ndriçuar.”
[15:54] Ai tha, “Si mund të më jepni asi lajmi të mirë,
kur unë jam aq i vjetër? A më jepni ende kësi lajmi të mirë?”
[15:55] Ata thanë, “Lajmi i mirë që të japim ty është i
vërtetë; mos hiq dorë nga shpresa.”
[15:56] Ai tha, “Askush nuk heqë dorë nga shpresa e
mëshirës së Zotëruesit të tij, përveç humbësve.”
[15:57] Ai tha, “Cili është misioni juaj, o të
dërguarë?”
[15:58] Thanë, “Ne jemi nisur për te njerëz fajtorë.
[15:59] "Sa për familjen e Lutit, do i shpëtojmë.
[15:60] "Por jo gruan e tij; ajo është e
paracaktuar që të jetë me të dënuarit.”
[15:61] Të dërguarit shkuan te qyteza e Lutit.
[15:62] Ai tha, “Ju jeni njerëz të panjohur.”
[15:63] Ata thanë, “Sjellim te ti atë për të cilën kanë
dyshuar ata.
[15:64] "Sjellim te ti të vërtetën; e kemi me
gjithë mend.
[15:65] "Ta marrësh familjen tënde gjatë natës.
Rri pas tyre, dhe sigurohu që askush prej jush të mos shikojë prapa. Shkoni
drejt siç jeni urdhëruar.”
[15:66] E çuam te ai këtë urdhër: këta njerëz kanë për
tu asgjësuar në mëngjes.
[15:67] Njerëzit e qytetit erdhën me gëzim.
[15:68] Ai tha, “Këta janë mysafirët e mi; mos më
turpëroni.
[15:69] "Frikësojuni Zotit, dhe mos më marroni.”
[15:70] Ata thanë, “A nuk ta kemi ndaluar t’i takosh të
tjerët?”
[15:71] Ai tha, “Ja ku janë vajzat e mia, nëse vetëm
duhet.”
[15:72] Por, vaj, ata ishin verbuar plotësisht nga
epshi i tyre.
[15:73] Si pasojë, katastrofa i goditi ata në mëngjes.
[15:74] E kthyem përmbys, dhe iu derdhëm atyre rrebesh
gurësh shkretues.
[15:75] Ky është mësim për ata që posedojnë
inteligjencë.
[15:76] Ky do të jetë gjithmonë sistemi.
[15:77] Kjo është shenjë për besimtarët.
[15:78] Njerëzit e pyllit gjithashtu ishin shkelës.
[15:79] Si pasojë, i pastruam-hesapet me ta, dhe të dy
shoqëritë janë plotësisht të dokumentuara.
[15:80] Njerëzit e El-Hixhrës nuk iu besuan të
dërguarve.
[15:81] Iu dhamë atyre shpalljet tona, por i
shpërfillën.
[15:82] Ata dikur gdhendnin shtëpi të sigurta prej
malesh.
[15:83] Katastrofa i goditi ata në mëngjes.
[15:84] Çka ata mblodhën nuk iu ndihmoi.
[15:85] Nuk krijuam qiejt dhe tokën, dhe çdo gjë mes tyre,
përveç për një qëllim specifik. Ora do të vij, prandaj i trajto me shpërfillje
mirësjellëse.
[15:86] Zotëruesi yt është Krijuesi, i Gjithëdijshmi.
[15:87] Të kemi dhënë shtatë palët, dhe Kuranin e
mrekullueshëm.
[15:88] Mos ji xheloz në çka i kemi dhuruar të tjerëve
(të dërguarë), dhe mos u pikëllo (nga mosbesimtarët), dhe ji i butë me
besimtarët.
[15:89] Dhe thuaj: “Unë jam paralajmëruesi sqarues.”
[15:90] Ne do të merremi me ndarësit.
[15:91] Ata e pranojnë Kuranin vetëm pjesërisht.
[15:92] Pasha Zotëruesin tënd, do i parashtrojmë në
pyetje të gjithë ata,
[15:93] për çdo gjë që kanë bërë.
[15:94] Prandaj, i zbato urdhrat që të janë dhënë, dhe
shpërfilli adhuruesit e idhujve.
[15:95] Ne do të të kursejmë nga tallësit,
[15:96] që ngritin zot tjetër përkrah Zotit. Ata
padyshim do e marrin vesh.
[15:97] E dimë fare mirë që mund të zemërohesh nga
shprehjet e tyre.
[15:98] T’i këndosh lavdet e Zotëruesit tënd, dhe të
jesh me të përulurit.
[15:99] Dhe adhuroje Zotëruesin tënd, për të arritur
siguri.*
[16:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit
[16:1] Urdhri i Zotit tashmë është lëshuar (dhe çdo gjë
tashmë është shkruar), prandaj mos e ngutni.* Qoftë i madhëruar Ai; Më i Larti,
larg nga ndonjë idhull që ata ngritin.
[16:2] Ai zbret engjëjt me shpalljet, që çojnë urdhrat
e Tij, te kushdo që Ai zgjedhë nga mesi i shërbëtorëve të Tij: “Të predikoni që
nuk ka asnjë zot tjetër përkrah Meje; Të më keni dronë Mua.”
[16:3] Ai krijoi qiejt dhe tokën për një qëllim specifik.
Ai është fort Lart, larg nga ndonjë idhull që ata ngritin.
[16:4] Ai krijoi njeriun nga një pikël, pastaj ai bëhet
armik i flaktë.
[16:5] Dhe Ai krijoi bagëtinë për ju, për t’ju
furnizuar me ngrohtësi, dhe shumë dobi të tjera, si dhe për ushqim.
[16:6] Ato gjithashtu ju furnizojnë me luks gjatë
rehatisë suaj, dhe kur udhëtoni.
[16:7] Dhe ata bartin ngarkesat tuaja në toka në të
cilat nuk do të kishit mundur të arrini pa vështirësi të madhe. Padyshim,
Zotëruesi juaj është i Dhembshëm, i Mëshirshmi.
[16:8] Dhe (Ai krijoi) kuajt, mushkat, gomarët për ju
t’i ngisni, dhe për salltanet. Aq më tepër, Ai krijon çka ju nuk dini.
[16:9] Zoti tregon rrugët, duke përfshirë edhe të
gabueshmet. Po të donte Ai, do të kishte mundur t’ju udhëzonte të gjithëve.
[16:10] Ai zbret nga qielli ujë për pijen tuaj, dhe për
të rritur lisa për dobinë tuaj.
[16:11] Me të, Ai rritë për ju të mbjellat, ullinj,
palma hurmash, hardhi, dhe të gjitha llojet e frutave. Kjo është provë (e
mjaftueshme) për njerëzit që mendojnë.
[16:12] Dhe Ai parashtron, në shërbimin tuaj, natën dhe
ditën, si dhe diellin dhe hënën. Gjithashtu, yjet janë të parashtruar me
urdhrin e Tij. Këto janë prova (të mjaftueshme) për njerëzit që kuptojnë.
[16:13] Dhe (Ai krijoi) për ju në tokë gjëra ngjyrash
të ndryshme. Kjo është provë (e mjaftueshme) për njerëzit që janë të
vëmendshëm.
[16:14] Dhe Ai parashtroi detin për t’ju shërbyer; ju
hani prej tij mish të butë, dhe nxirrni stoli që i mbani. Dhe i shihni anijet
duke u endur nëpër të për dobitë tuaja komerciale, përderisa i kërkoni dhuratat
e Tij, që të mund të jeni mirënjohës.
[16:15] Dhe Ai vuri stabilizues (male) në tokë, se mos
gremiset me ju, si dhe lumenj dhe rrugë, që të mund të udhëzoheni.
[16:16] Dhe shenja, si dhe yjet; për tu përdorur për
orientim.
[16:17] A është Ai që krijon si ai që nuk krijon? A nuk
do të merrni vesh?
[16:18] Nëse i numëroni bekimet e Zotit, nuk ka shanse
që t’i përfshini të gjitha. Zoti është Falës, i Mëshirshmi.
[16:19] Dhe Zoti di çfarëdo që fshihni dhe çfarëdo që
deklaroni.
[16:20] Sa për idhujt që ata ngritin përkrah Zotit, ata
nuk krijojnë asgjë; vetë ishin të krijuar.
[16:21] Ata janë të vdekur, jo të gjallë, dhe nuk e
kanë idenë si dhe kur do të ringjallen.
[16:22] Zoti juaj është një zot. Sa për ata që nuk
besojnë në Përjetësinë, zemrat e tyre nuk e pranojnë, dhe janë mendjemëdhenj.
[16:23] Absolutisht, Zoti di çfarëdo që fshehin dhe
çfarëdo që deklarojnë. Ai nuk i do ata që janë mendjemëdhenj.
[16:24] Kur ata pyeten, “Çka mendoni për këto shpallje
nga Zotëruesi juaj,” thonë, “Përralla të moçme.”
[16:25] Ata do të mbahen përgjegjës për mëkatet e tyre
në Ditën e Ringjalljes, të gjithë ata, plus për mëkatet e të gjithë atyre që i
çorientuan me paditurinë e tyre. Çfarë barre e tmerrshme!
[16:26] Të tjerë si ata kanë planifikuar në të
kaluarën, dhe si pasojë, Zoti shkatërroi ndërtesat e tyre në themel, duke e
bërë tavanin të bie mbi ta. Ndëshkimi i goditi ata kur më së paku e prisnin.
[16:27] Pastaj, në Ditën e Ringjalljes, Ai do i
turpërojë ata dhe të pyesë, “Ku janë ortakët e mi që ju i kishit ngritur
përkrah Meje, dhe më kishit kundërshtuar për hatër të tyre?” Të bekuarit me
dituri do të thonë, “Sot, turpi dhe vuajtja iu kanë rënë mosbesimtarëve.”
[16:28] Engjëjt i vënë ata në vdekje përderisa janë në
rrugë të gabuar. Atëherë ata më në fund nënshtrohen, dhe thonë, “Nuk kemi bërë
asgjë të keqe!” Jo. Zoti është tërësisht i vetëdijshëm për gjithçka që keni
bërë.
[16:29] Prandaj, hyni në portat e Ferrit, ku qëndroni
përgjithmonë. Çfarë fati i tmerrshëm për mendjemëdhenjtë.
[16:30] Sa për të drejtit, kur ata pyeten, “Çka mendoni
për këto shpallje prej Zotëruesit tuaj,” thonë, “Të mira.” Për ata që çojnë
jetë të drejtë, lumturi; e vendbanimi i Përjetësisë është edhe më i mirë. Çfarë
vendbanimi i mirë për të drejtit.
[16:31] Kopshtet e Edenit janë të rezervuara për ta, ku
rrjedhin lumenj. Ata kanë çfarëdo që dëshirojnë aty. Zoti kështu i shpërblen të
drejtit.
[16:32] Engjëjt i përfundojnë jetët e tyre përderisa
janë të drejtë, duke thënë, “Paqe qoftë mbi ju. Hyni (tani) në Parajsë si
shpërblim për punët tuaja.”*
[16:33] A po presin ata që engjëjt të vinë te ta, ose
t’i vij koha gjykimit të Zotëruesit tënd? Ata para tyre bënë të njëjtën gjë.
Zoti nuk është Ai që iu bëri keq; janë ata që i bënë keq shpirtrave të vet.
[16:34] Ata kanë vetëshkaktuar pasojat e punëve të tyre
të këqija, dhe pikërisht ato gjëra që i përqeshën iu kthyen atyre për t’i
kapluar.
[16:35] Adhuruesit e idhujve thonë, “Sikur të donte
Zoti, nuk do të adhuronim idhuj përveç Tij, as ne as prindërit tanë. As nuk do
të ndalonim asgjë përveç ndalesave të Tij.” Ata para tyre e kanë bërë të
njëjtën gjë. A mund të dërguarit të bëjnë ndonjë gjë pos përçimit të krejt
lajmit?
[16:36] Kemi dërguar të dërguar te secila shoqëri, duke
thënë, “Ta adhuroni Zotin, dhe t’i shmangeni idhujtarisë.” Më pas, disa u
udhëzuan nga Zoti, përderisa të tjerët u parashtruan në humbje. Enduni nëpër
tokë dhe vëreni pasojat për refuzuesit.
[16:37] Pa marrë parasysh sa mundoheni t’i udhëzoni,
Zoti nuk i udhëzon ata që Ai i ka parashtruar në humbje. Pra, askush nuk mund
t’iu ndihmojë atyre.
[16:38] Bënë be solemnisht në Zotin: “Zoti nuk do i
ringjallë të vdekurit.” Por jo! I tillë është premtimi i pakthyeshëm i Tij, por
shumica e njerëzve nuk dinë.
[16:39] Ai pastaj do t’ua tregojë të gjithëve të gjitha
gjërat për të cilat u grindën, dhe do i lë ata që nuk besuan ta dinë që ishin
gënjeshtarë.
[16:40] Për të bërë diçka, ne thjeshtë i themi, “Ji,”
dhe është.
[16:41] Ata që emigruan për hatër të Zotit, për shkak
se u keqtrajtuan, ne patjetër do iu japim banesë të mirë në këtë botë, dhe
shpërblimi i Përjetësisë është madje edhe më i madh, veç sikur ta dinin.
[16:42] Kjo është për shkak se ata këmbëngulin me
durim, dhe kanë besim në Zotëruesin e tyre.
[16:43] Nuk dërguam para teje përveç burra që i
frymëzuam. Pyetni ata që dinë shkrimin, nëse nuk e dini.
[16:44] I furnizuam ata me prova dhe shkrim. Dhe të
zbritëm ty këtë lajm, për të shpallur për njerëzit çdo gjë që është zbritur te
ta, mbase do të pasqyrojnë.
[16:45] A garantojnë ata që planifikojnë planifikime
djallëzore që Zoti nuk do e bëjë tokën t’i gëlltisë, ose që ndëshkimi nuk do iu
vij atyre kur më së paku e presin?
[16:46] Mund t’i godasë ata përderisa janë në gjumë;
nuk mund të shpëtojnë.
[16:47] Ose mund t’i godasë ata përderisa janë duke e
pritur me frikë. Zotëruesi yt është i Dhembshëm, i Mëshirshmi.
[16:48] A nuk i kanë parë të gjitha gjërat e krijuara
nga Zoti? Hijet i rrethojnë djathtas e majtas, në nënshtrim të plotë ndaj
Zotit, dhe me vullnet.
[16:49] Zotit i përulet çdo gjë në qiej dhe çdo gjë në
tokë – çdo krijesë – dhe po ashtu bëjnë edhe engjëjt; pa as më të voglën
mendjemadhësi.*
[16:50] Ata ia kanë dronë Zotëruesit të tyre mbi ta,
dhe bëjnë çka urdhërohen të bëjnë.
[16:51] Zoti ka shpallur: “Mos i adhuroni dy zota;
është vetëm një zot. Të ma keni dronë vetëm Mua.”
[16:52] E Atij është çdo gjë në qiej dhe tokë dhe
prandaj, feja t’i kushtohet absolutisht vetëm Atij. A do të adhuronit tjetër
pos Zotit?
[16:53] Çfarëdo bekimi që gëzoni është prej Zotit.
Prapëseprapë, kur vetëshkaktoni ndonjë fatkeqësi menjëherë i ankoheni Atij.
[16:54] Prapëseprapë, sapo Ai lehtëson fatkeqësinë
tuaj, disa prej jush riktheheni në adhurim idhujsh.
[16:55] Le të mos besojnë në çka iu kemi dhënë atyre.
Vazhdoni dhe kënaquni përkohësisht; patjetër do e merrni vesh.
[16:56] Ata caktojnë për idhujt e tyre që i ngritin nga
padituria, një hise të furnizimeve që kemi dhuruar mbi ta. Pasha Zotin, do të
mbaheni përgjegjës për shpikjet tuaja.
[16:57] Ata madje i caktojnë vajza Zotit, i madhëruar
qoftë Ai, përderisa ata parapëlqejnë për vete atë që dëshirojnë.
[16:58] Kur një prej tyre kupton që ka foshnje vajzë,
fytyra e tij bëhet e errësuar me pikëllim tronditës.
[16:59] I turpëruar, ai fshihet nga njerëzit, për shkak
të lajmit të keq që i është dhënë. Ai madje edhe mendon: a ta mbaj foshnjën
kundër dëshirës, apo ta varrosë në dhe. I trishtueshëm vërtetë është gjykimi i
tyre.
[16:60] Ata që nuk besojnë në Përjetësi janë shembulli
më i keq, përderisa Zotit i përkasin shembujt më madhështor. Ai është i
Plotfuqishmi, Më i Mençuri.
[16:61] Po t’i ndëshkonte Zoti njerëzit për shkeljet e
tyre, Ai do të kishte asgjësuar çdo krijesë në tokë. Por ai u jep afat atyre
për një kohë specifike, të paracaktuar. Kur afatit të tyre i vjen fundi, ata
nuk mund ta shtynë as për një orë, as ta shpejtojnë.
[16:62] Ata i mveshin Zotit çka nuk iu pëlqen vet
atyre, pastaj e shprehin gënjeshtrën me gjuhët e tyre kinse janë të drejtë! Pa
asnjë dyshim, kanë vetëshkaktuar Ferr, se kanë ngritur krye.
[16:63] Pasha Zotin, kemi dërguar (të dërguarë) te
shoqëritë para teje, por djalli i zbukuroi punët e tyre në sytë e tyre. Si
pasojë, ai tash është zotërues i tyre, dhe ata kanë vetëshkaktuar ndëshkim që
dhemb.
[16:64] E kemi shpallur këtë shkrim te ti, për t’iu
shpjeguar atyre gjërat për të cilat grinden, dhe për të furnizuar udhëzim dhe
mëshirë për njerëzit që besojnë.
[16:65] Zoti zbret nga qielli ujë për të ngjallur tokën
pasi të ketë vdekur. Kjo duhet të jetë provë (e mjaftueshme) për njerëz që
dëgjojnë.
[16:66] Dhe në bagëtinë ka mësim për ju: ju furnizojmë
me një pije nga barqet e tyre. Nga mes ushqimit të tretur dhe gjakut, merrni
qumësht të pastër, të shijshëm për pirësit.
[16:67] Dhe nga frutat e palmave të hurmave dhe
hardhive prodhoni dehës, si dhe furnizime të mira. Kjo duhet të jetë provë (e
mjaftueshme) për njerëz që kuptojnë.
[16:68] Dhe Zotëruesi yt e frymëzoi bletën: ndërto
shtëpi në male dhe lisa, dhe në (zgjojet) që ata ndërtojnë.
[16:69] Pastaj ha nga të gjitha frutat, duke ndjekur
përcaktimin e Zotëruesit tënd, saktësisht. Nga barqet e tyre del pije ngjyrash
të ndryshme, ku ka shërim për njerëzit. Kjo duhet të jetë provë (e mjaftueshme)
për njerëzit që pasqyrojnë.*
[16:70] Zoti ju krijoi, pastaj Ai i përfundon jetët
tuaja. Ai lë disa prej jush deri në moshën më të vjetër, vetëm për ta kuptuar
që ka një kufi në njohurinë që ata mund ta fitojnë. Zoti është i Gjithëdijshëm,
i Gjithëfuqishëm.
[16:71] Zoti ka furnizuar për disa prej jush më shumë
se për të tjerët. Atyre që u jepet me bollëk nuk do t’ua jepnin pronat e tyre
nënrenditësve të tyre deri në atë shkallë sa që t’i bënin ata ortakë. A do të
hiqnin dorë ata nga bekimet e Zotit?*
[16:72] Dhe Zoti krijoi për ju të shoqe nga vetë ju,
dhe prodhoi për ju nga të shoqet tuaja fëmijë dhe nipa, dhe ju furnizoi me
furnizime të mira. A duhet të besojnë ata në gënjeshtër, dhe të bëhen
mosmirënjohës për bekimet e Zotit?
[16:73] Prapëseprapë, ata adhurojnë përkrah Zotit çka
nuk posedon asnjë furnizim për ta në qiej, as në tokë, as nuk mund t’i furnizojë
ata me asgjë.