SHTOJCA 10:

Pėrdorimi i shumėsit nga Zoti

 

Nė botėn Anglisht folėse, ku doktrina e trinisė ėshtė e pėrhapur, disa njerėz habiten me pėrdorimin e shumėsit (nė gramatikė) nga Zoti nė Kuran. Lajmi i pandryshueshėm i Kuranit ku nuk ka aspak kompromis ėshtė qė “Zoti ĖSHTĖ NJĖ” (2:133, 163; 4:171; 5:73; 6:19; 9:31; 12:39; 13:16; 14:48, 52; 16:22, 51; 18:110; 21:108; 22:34; 37:4; 38:65; 39:4; 40:16; 41:6; 112:1).

Sa herė qė veta e parė shumės pėrdoret nga i Plotfuqishmi, ajo vazhdimisht tregon pjesėmarrjen e entiteteve tė tjera, siē janė engjėjt. Pėr shembull, shpallja e kėtij Kurani pėrfshiu pjesėmarrjen e engjėllit Gabriel dhe profetit Muhamed. Prandaj ekziston pėrdorimi i shumėsit nė 15:9: “Ne e shpallėm kėtė shkrim, dhe ne do e ruajmė.” Shumėsi kėtu thjeshtė pasqyron faktin qė engjėlli Gabriel dhe profeti Muhamed morėn pjesė nė procesin e dorėzimit tė Kuranit.

Njė shembull tjetėr ka tė bėjė me fryrjen e frymės sė jetės nė Ademin dhe Jezusin. Krijimi i Ademit ndodhi nė parajsė dhe Zoti fryu drejtpėrdrejt nė tė frymėn e jetės. Pra, veta e parė njėjės pėrdoret vazhdimisht: “Unė fryva nė Ademin nga fryma Ime” (15:29, 38:72). Krijimi i Jezusit, nė anėn tjetėr, ndodhi nė tokė, dhe Gabrieli barti “fjalėn” e Zotit te Maria. Shumėsi vazhdimisht pėrdoret kur i referohet krijimit tė Jezusit (21:91, 66:12).

Kur Zoti i foli Moisiut drejtpėrdrejt, pa ndėrhyrjen e engjėjve, e shohim qė Zoti flet nė veēanti nė njėjės: “Unė jam Zoti. Nuk ka asnjė zot tjetėr pėrveē Meje. Tė mė adhuroni vetėm Mua, dhe zbatoni lutjet e kontaktit (Salat) rregullisht pėr tė mė pėrkujtuar Mua.” (20:12-14).

Sa herė qė adhurimi i Zotit pėrmendet, njėjėsi pėrdoret (51:56).