SHTOJCA
11:
Bririt i bihet, dhe
tė gjithėve nė qiej dhe tokė iu bie tė fiktė, pėrveē atyre qė kursehen nga
Zoti. Pastaj i bihet sė dyti, dhe ata ngriten. [39:68]
Tė gjitha gjeneratat e njerėzve dhe xhinėve do tė ringjallen nė kėtė tokė;
rreth 150 bilion prej tyre. Por nuk do tė jemi tė lidhur pėr toke. Zoti na
mėson nėpėrmjet shembullit tė larvės; ajo shndėrrohet nė krizalid brenda
fshikėzės (varrit), pastaj del nga fshikėza si njė flutur fluturuese. Ngjashėm,
ne jetojmė kėtu nė tokė, dhe kur dalim nga varri nė Ditėn e Ringjalljes nuk do
tė jemi tė lidhur pėr toke; sikur flutura (101:4).
Toka do tė shkėlqejė me dritėn e Zotit (39:69) pėrderisa Ai vjen nė
gjithėsinė tonė, sė bashku me engjėjt (89:22). Pasi qė gjithėsia jonė ėshtė
fushėveprim i pėrkohshėm i Dreqit, ajo nuk mund ta durojė praninė fizike tė
Zotit (7:143). Pėrderisa i Plotfuqishmi afrohet, yjet do tė pėrplasen nė njėri
tjetrin (77:8, 81:2), dhe toka do tė shkatėrrohet nėn kėmbėt tona (69:14,
89:21). Kėto tmerre nuk do i brengosin besimtarėt (21:103).
Me arritjen e tė Plotfuqishmit Zot, tė gjithė njerėzit dhe xhinėt do tė
shtresohen automatikisht varėsisht sipas shkallės sė rritjes dhe zhvillimit tė
tyre. Ata qė i ushqyen shpirtrat e tyre duke adhuruar vetėm Zotit, duke besuar
nė Pėrjetėsinė, dhe duke ēuar jetė tė drejtė do tė jenė tė fortė mjaft pėr tė
qėndruar afėr Zotit; ata do i zėnė vendet apo rangjet mė tė larta (shih
Shtojcėn 5).
Ata qė i zhvilluan shpirtrat e tyre nė njė shkallė mė tė ulėt, si dhe ata
qė vdesin para moshės dyzet vjeēare, do tė lėvizin mė poshtė nė Parajsėn e
Ulėt. Ata do tė shkojnė nė vendin ku ata mund tė jenė afėr Zotit aq sa i lejon
shkalla e rritjes dhe zhvillimit tė tyre qė tė jenė.
Do tė ketė njerėz qė i kanė ushqyer shpirtrat e vet aq sa pėr ti kursyer
ata nga Ferri, por jo edhe sa duhet pėr tė hyrė nė Parajsėn e Ulėt. Ata nuk
janė as nė Ferr, as nė Parajsė. Ata do i luten Zotit qė ti pranojė ata nė
Parajsėn e Ulėt (7:46-50). Zoti do tė jetė i mėshirshėm ndaj tyre, dhe do tė
bashkėngjisė Purgatorin nė Parajsėn e Ulėt.
Njė gjithėsi e tetė, e re do tė krijohet pėr ti strehuar ata qė ikin nga
Zoti pėr shkak tė dobėsisė sė tyre; ata dėshtuan qė ti ushqejnė dhe zhvillojnė
shpirtrat e tyre (69:17). Zoti nuk e fut asnjė qenie nė Ferr; ata shkojnė nė tė
me vetė vullnetin e tyre (Shtojca 5).