SHTOJCA 13:

Shtylla e parė e Islamit (Nėnshtrimit):
"La Ilahe Ila Allah" (Asnjė zot pėrveē Zotit)

 

Strofa 3:18 thotė Shtyllėn e Parė tė Islamit (Nėnshtrimit): “Zoti dėshmon qė nuk ka asnjė zot tjetėr pėrveē Atij, dhe gjithashtu dėshmojnė edhe engjėjt dhe ata qė posedojnė dije.”

Kjo mė e rėndėsishmja shtyllė ėshtė shtrembėruar. Miliona Myslimanė e kanė pėrvetėsuar versionin politeist tė Dreqit, dhe kėmbėngulin qė ta pėrmendin emrin e Muhamedit pėrveē emrit tė Zotit. Por, kriteri shumė i madh i Kuranit nė 39:45 i vulosė Myslimanėt e tillė si mosbesimtarė: “Kur VETĖM Zoti pėrmendet, zemrat e atyre qė nuk besojnė nė Pėrjetėsi tkurren me neveri, por kur tė tjerėt pėrmenden me Tė, ata bėhen tė kėnaqur.”

Kam bėrė hulumtim tė gjerė pėr kėtė kriter, dhe kam arritur nė njė pėrfundim befasues: adhuruesit e idhujve qė nuk i pėrmbahen Shtyllės sė Parė tė Islamit siē diktohet nė 3:18 ndalohen nga Zoti qė tė shprehin Shehadetin e saktė. Ata thjeshtė nuk mund tė thonė: “Esh-hedu Ela Ilahe Ila Allah.” Ata nuk mund ta thonė atė. Pasi qė kjo ėshtė feja e Ibrahimit (2:130, 135; 3:95; 4:125; 6:161; 12:37-38; 16:123; 22:78; Shtojca 9), e VETMJA kredo duhet tė jetė “LA ILAHE ILA ALLAH (nuk ka zot pėrveē TĖ VETMIT Zot)”. Muhamedi nuk ekzistoi nė tokė para Ibrahimit.

 

Blasfemi e tepėrt

Nuk ka blasfemi mė tė madhe sesa shtrembėrimi i Kuranit pėr tė idolizuar profetin Muhammed kundėr vullnetit tė tij. Strofa 19 e Sures “Muhammed” (47:19) thotė: “Ta dini qė nuk ka zot pėrveē tė vetmit Zot.” E paraqitur mė poshtė ėshtė njė fotokopje e logos (shenjės dalluese) tė njė botimit Mysliman RISHIKIMI I FEVE (Xhamia e Londrės, 16 Gressenhall Road, London SW18 5QL, Angli.) Duke e pėrdorur stilin e bukurshkrimit tė Kuranit, botuesit e RISHIKIMI I FEVE shtuan frazėn “Muhammed Resul Allah” nė atė mėnyrė qė jep pėrshtypje tė gabueshme qė e tillė ėshtė thėnia Kuranore e 47:19. Ēfarė blasfemie!

 

 

 

 

Ta dini qė nuk ka zot pėrveē tė Vetmit Zot, Allahut. Muhammedi ėshtė i dėrguar i Zotit.

[ Blasfemia ]

Shembull tipik i Islamit tė shtrembėruar