SHTOJCA
14:
Paracaktimi (Fati)
Ne jemi absolutisht tė lirė tė besojmė ose tė mos besojmė nė Zotin. Ėshtė
vullneti i Zotit qė ne do tė bėjmė ashtu (18:29, 25:57, 73:19, 74:37, 76:29,
78:39, 80:12).
Pas kryerjes sė mėkatit fillestar (Shtojca 7), Zoti na dha njė shans pėr tė
dėnuar haptas krimin tonė dhe ta pranojmė autoritetin absolut tė Tij (33:72).
Por ne vendosėm qė deshėm tė shohim njė demonstrim tė kompetencės sė Dreqit si
zot. Shumė njerėzve nuk iu pėlqen fakti qė Zoti i ka krijuar, pėr ti vėnė ata
nėpėr kėtė test tė tmerrshėm. Shihet qartė qė njerėzit e tillė nuk janė tė
vetėdijshėm qė [1] kanė kryer njė krim tė tmerrshėm (Hyrja & Shtojca 7),
dhe [2] qė atyre iu ėshtė dhėnė shansi pėr ta dėnuar krimin e tyre dhe ta
shpengojnė veten, por zgjodhėn tė pėrjetojnė testin.
Mėsojmė nga 57:22 qė jetėt tona, sė bashku me gjithēka tjetėr rreth nesh,
janė tė para-incizuara nė diēka si videokasetė. Zoti e di tėrėsisht ēfarė lloj
vendimi secili prej nesh ėshtė i paracaktuar tė marrė; Ai e di cilėt prej nesh
po shkojnė nė Parajsė dhe cilėt po shkojnė nė Ferr. Madje edhe para se tė
kishim lindur nė kėtė botė, Zoti e dinte cilėt shpirtra janė tė mirė dhe cilėt
shpirtra janė tė kėqij. Sa i pėrket gjithdijshmėrisė sė Zotit, ne mund ta
paramendojmė njė vulė nė ballin e secilit qė thotė Parajsė ose Ferr. Por,
sa na pėrket neve, ne jemi plotėsisht tė lirė tė anojmė kah autoriteti absolut
i Zotit, ose kah pikėvėshtrimet politeiste tė Dreqit. Paracaktimi, pra, ėshtė
fakt sa i pėrket Zotit, jo sa na pėrket neve.
Kjo mėnyrė e tė kuptuarit shpjegon strofat e shumta qė thonė qė Zoti
udhėzon kėdo Ai vendosė, dhe ēorienton kėdo Ai vendosė. Duke u bazuar nė
njohurinė e Tij, Zoti i cakton shpirtrat tanė nė rrethanat qė i meritojmė. Kur
Zoti iu tha engjėjve, Unė di ēka ju nuk dini (2:30), kjo do tė thoshte qė
disa prej nesh merituam njė shans pėr ta shpenguar veten. Njė shembull i
udhėzimit tė Zotit pėr ata qė meritojnė udhėzim gjendet nė 21:51: I dhamė
Ibrahimit udhėzimin e tij, se ishim tėrėsisht tė vetėdijshėm pėr tė. Me fjalė
tė tjera, Zoti e dinte qė Ibrahimi ishte shpirt i mirė qė meritonte tė jetė i
udhėzuar, dhe Zoti ia dhuroi atij udhėzimin e tij dhe tė kuptueshmit. Njė
shembull tjetėr thuhet nė 12:24. Jozefi anoi nga bashkėshortja e fisnikut
Egjiptas, dhe gati sa nuk kreu marrėdhėnie jashtėmartesore po tė mos ishte qė
ai pa njė shenjė nga Zotėruesi i tij. Zoti na mėson nė 12:24 qė Ai largoi tė
keqen dhe mėkatin nga Jozefi, se ai ishte njė prej adhuruesve tė Mi tė
pėrkushtuar. A ishte Jozefi ai qė e pėrmbajti epshin e tij? Apo, a ishte
mbrojtja e Zotit nga mėkati qė e bėri atė tė dėlirė? I tillė ėshtė paracaktimi.