SHTOJCA 15:

Detyrat fetare: Dhuratė nga Zoti

 

Kur Ibrahimi iu lut Zotit nė strofėn 14:40, ai nuk kėrkoi pasuri ose shėndet; dhurata pėr tė cilėn ai u lut ishte: “Tė lutem Zot, mė bė njė prej atyre qė zbaton lutjet e kontaktit (Salat).” Detyrat fetare tė themeluara nga Zoti janė nė fakt njė dhuratė shumė e madhe nga Ai. Ato pėrbėjnė ushqimin e duhur pėr tė rritur dhe zhvilluar Shpirtrat tanė. Pa njė ushqim tė tillė, nuk mund ta pėrballojmė energjinė e jashtėzakonshme tė shoqėruar me praninė fizike tė Zotit nė Ditėn e Gjykimit. Besimi nė Zotin nuk na garanton shpengim vetvetiu; ne gjithashtu duhet t’i ushqejmė shpirtrat tanė (6:158, 10:90-92). Aq mė tepėr, 15:99 thotė qė zbatimi i detyrave fetare tė themeluara nga Zoti ėshtė mėnyra jonė pėr tė arritur siguri: “Adhurojeni Zotėruesin tuaj nė mėnyrė qė tė arrini siguri.”

 

Lutjet e Kontaktit (Salat)

Tė pesė lutjet e pėrditshme tė kontaktit janė ushqimet kryesore pėr shpirtin. Pėrderisa shpirti mund tė arrijė ca rritje dhe zhvillim duke ēuar jetė tė drejtė, edhe pa i zbatuar lutjet e kontaktit, kjo do tė ishte sikur tė mbijetoje me sheqerka pa ushqime tė rregullta.

Mėsojmė nga 2:37 qė mund tė vėmė kontakt me Zotin duke shprehur fjalėt specifike arabe qė na janė dhėnė nga Zoti. Surja 1, Ēelėsi, ėshtė njė kombinim zėrash tė hartuar matematikisht qė e ēelė derėn ndėrmjet nesh dhe Zotit:

1.      Lutja e Agimit duhet tė zbatohet gjatė dy orėve para lindjes sė diellit (11:114, 24:58).

2.      Lutjes sė Mesditės i vjen koha kur dielli zbret nga pika mė e lartė e tij nė mesditė (17:78).

  1. Lutja e Pasdites mund tė zbatohet gjatė 3-4 orėve para perėndimit tė diellit (2:238).
  2. Lutjes sė Mbrėmjes i vjen koha pas perėndimit tė diellit (11:114).

5.      Lutja e Natės mund tė zbatohet pasi qė muzgu hiqet nga qielli (24:58).

* Lutja e tė Premtes e Asamblesė nė mesditė ėshtė detyrė e obligueshme pėr secilin burrė dhe grua tė Nėnshtruar (62:9). Mosarritja e zbatimit tė Lutjes sė tė Premtes ėshtė shkelje e tepėrt.

Secila lutje e kontaktit ėshtė e vlefshme nėse zbatohet nė cilėndo kohė gjatė periudhės kohore qė i vjen koha deri sa t’i vijė koha lutjes sė ardhshme. Kur na ik njė lutje e caktuar e kontaktit ėshtė rast i humbur qė nuk mund tė kompenzohet; vetėm mund tė kėrkohet falje. Pesė lutjet pėrbėhen nga 2, 4, 4, 3, dhe 4 njėsi (Reqate), pėrkatėsisht.

Prova qė Salati veē ishte themeluar nėpėrmjet Ibrahimit gjendet nė 8:35, 9:54, 16:123, & 21:73. Kjo detyrė mė e rėndėsishmja nė Islam (Nėnshtrim) ėshtė shtrembėruar aq shumė sa qė lutjet e kontaktit (Salat) janė bėrė njė zakon nė idhujtari pėr shumicėn e gjerė tė Myslimanėve. Edhe pse Kurani na urdhėron qė lutjet tona tė kontaktit t’i kushtohen vetėm Zotit (20:14; 39:3, 45), Myslimanėt e sotshėm kėmbėngulin nė pėrkujtimin e “Muhamedit dhe familjes sė tij” dhe “Ibrahimit dhe familjes sė tij” gjatė lutjeve tė tyre. Kjo e bėn lutjen tė pavlefshme dhe boshe (39:65).

Teksti nė vijim, nė lidhje me mrekullitė qė konfirmojnė lutjet e kontaktit, ėshtė nxjerrė nga numri (botimi) i Janarit 1990 tė revistės “Pikėvėshtrimit tė tė Nėnshtruarve” (numrat e rregullt dhe tė posaēėm shtesė), siē janė shkruar nga Dr. Rashad Khalifa:

 

MREKULLIA MBRESĖLĖNĖSE MATEMATIKORE KONFIRMON 5 LUTJET E KONTAKTIT

[1] Surja 1 ėshtė dhuratė e Zotit pėr ne, pėr tė vėnė kontakt me Tė (Salat). Nėse shkruani numrin e sures dhe numrin e strofave njėrin pranė tjetrit del 17, qė ėshtė numri total i njėsive nė 5 lutjet e pėrditshme.

[2] Le tė shkruajmė numrin e sures, duke u ndjekur nga numri i secilės strofė nė sure. Ja ēka del:

1 1 2 3 4 5 6 7. Ky numėr ėshtė shumėfish i 19-tės.

[3] Tash, le tė zėvendėsojmė numrin e secilės strofė me numrin e shkronjave nė atė strofė. Ja ēka del: 1 19 17 12 11 19 18 43 gjithashtu shumėfish i 19-tės. Teorikisht, mund t’i ndryshojmė shkronjat e Sures 1, dhe prapė tė kemi numrin e njėjtė tė shkronjave, megjithatė, fenomenet matematikore nė vijim e pėrjashtojnė njė mundėsi tė tillė. Se vlera germore e secilės shkronjė merret parasysh. Ja ku ėshtė:

 

Karakteristikat e Sures 1, Ēelėsi

Nr. i strofės

Nr. i shkronjave

Vlera germore

1

19

786

2

17

581

3

12

618

4

11

241

5

19

836

6

18

1072

7

43

6009

 

[4] Le tė pėrfshijmė vlerėn germore tė secilės strofė, dhe ta shkruajmė nė vijim tė numrit tė shkronjave nė secilėn strofė: 1 19 786 17 581 12 618 11 241 19 836 18 1072 43 6009 gjithashtu shumėfish i 19-tės.

[5] Tash, le tė shtojmė numrin e secilės strofė, tė ndjekur me numrin e shkronjave nė atė strofė, pastaj vlerėn germore tė asaj strofe. Ja ēka del: 1 1 19 786 2 17 581 3 12 618 4 11 241 5 19 836 6 18 1072 7 43 6009 shumėfish i 19-tės.

[6] Nė vend tė vlerės germore tė secilės strofė, le tė shkruajmė vlerėn germore tė secilės shkronjė individuale nė Suren 1. Kjo mrekulli vėrtetė mbresėlėnėse, tregon qė numri i gjatė qė rrjedh, i pėrbėrė nga 274 shifra, ėshtė gjithashtu shumėfish i 19-tės. ALLAHU EKBER. 1 7 1 19 2 60 40 1 30 30 5 1 30 200 8 40 50 1 30 200 8 10 40 2 17 ... 50

Ky numėr fillon me numrin e sures, i ndjekur me numrin e strofave nė sure, i ndjekur nga numri i strofės, i ndjekur nga numri i shkronjave nė kėtė strofė, i ndjekur nga vlera germore e secilės shkronjė nė kėtė strofė, i ndjekur nga vlerat germore tė secilės shkronjė nė kėtė strofė, dhe kėshtu me radhė deri nė fund tė sures. Pra, pėrbėrėsi i fundit ėshtė 50, vlera e “N”-sė (shkronjės sė fundit).

[7] Pasi qė nuk mund tė shkruaj numra shumė tė gjatė kėtu, le t’i zėvendėsojmė me njė [*] kėta numra qė pėrbėhen nga numri i secilės strofė, i ndjekur nga numri i shkronjave nė atė strofė, i ndjekur nga vlera germore e secilės shkronjė individuale nė atė strofė. Nėse e shkruajmė numrin e sures, tė ndjekur nga numri i strofave tė saj, marrim 17, numrin e njėsive (Reqateve) nė 5 lutjet e pėrditshme. Afėr numrit 17, shkruajmė numrin e lutjes sė parė (1), tė ndjekur nga numri i Reqateve tė saj, qė ėshtė 2, pastaj dy [*], tė ndjekur nga numri i lutjes sė dytė (2), i ndjekur nga numri i Reqateve nė lutjen e dytė (4), i ndjekur nga katėr [*], dhe kėshtu me radhė. Jo vetėm qė numri i gjatė qė del ėshtė shumėfish i 19-tės, por numri i shifrave tė tij pėrbėrėse ėshtė 4636 (19x244)....Vini re qė cilido pėrfaqėsim i Sures 1 mund ta zėvendėsojė [*] pa e ndryshuar rezultatin; tė gjitha ato japin shumėfisha tė 19-tės. Pėr shembull, pėrfaqėsimi i shkurtėr i “Ēelėsit” pėrbėhet nga numri i Sures (1), i ndjekur nga strofat (7), i ndjekur nga numri total i shkronjave nė Suren 1 (139), i ndjekur nga vlera totale germore e tė gjithė sures (10143). Numri qė del (1713910143) gjithashtu mund ta pėrfaqėsojė [*].

1712[*][*]24[*][*][*][*]34[*][*][*][*]43[*][*][*]54[*][*][*][*]

 

KONFIRMIMI I LUTJEVE TĖ TĖ PREMTES

[8] Pasi qė lutja e tė Premtes pėrbėhet nga dy predikime dhe dy Reqate (totali ėshtė 4 njėsi po ashtu), pra lexojmė vetėm 15 “Ēelėsa” tė Premten, nė krahasim me 17 ditėve tė tjera. Abdullah Ariku zbuloi qė nėse e zėvendėsojmė 17-shin me 15 nė numrin e gjatė nė [7] dhe heqim dy “Ēelėsa” nga lutja e mesditės, del shumėfish i 19-tės po ashtu. Kjo e konfirmon Lutjen e tė Premtes, nė mesditė, me 2 “Ēelėsa.” Numri i gjatė i paraqitur mė poshtė pėrfaqėson pesė lutjet e tė Premtes; ėshtė shumėfish i 19-tės.

1512[*][*]24[*][*]34[*][*][*][*]43[*][*][*][*]54[*][*][*][*]

 

"ĒELĖSI” (El-Fatiha) DUHET TĖ RECITOHET ARABISHT

[9] Surja e parė nė Kuran ėshtė matematikisht e hartuar nė atė mėnyrė qė sfidon dhe ndalė matematicientėt mė tė mėdhenj nė tokė. Tash e ēmojmė faktin qė kur e recitojmė Suren 1, “Ēelėsin,” gjatė Lutjeve tona tė Kontaktit, diēka ndodhė nė gjithėsi, dhe vėmė kontakt me Krijuesin tonė. Rezultati ėshtė lumturi e pėrsosur, tash dhe pėrgjithmonė. Duke e kontaktuar Krijuesin tonė tė Plotfuqishėm 5 herė nė ditė, i ushqejmė dhe zhvillojmė shpirtrat tonė pėr t’i pėrgatitur pėr Ditėn e Madhe kur e takojmė Zotin. Vetėm ata qė i ushqejnė shpirtrat e vet do tė jenė nė gjendje tė pėrballojnė dhe gėzojnė praninė fizike tė Zotit tė Plotfuqishėm.

Tė gjithė tė nėnshtruarit, nga tė gjitha kombėsitė, i recitojnė fjalėt e “Ēelėsit” tė cilat u shkruan nga Vetė Zoti, dhe na u dhanė qė tė vėmė kontakt me Tė (2:37).

 

 

Fjala

Shkronja

Vlera

1

Bism

B

2

2

Bism

M

40

3

Rrahman

M

40

4

Rrahim

M

40

5

El-Hamdu

M

40

6

Rab

B

2

7

`Alemin

M

40

8

Rrahman

M

40

9

Rrahim

M

40

10

Malik

M

40

11

Yaum

M

40

12

Na'budu

B

2

13

Mustekim

M

40

14

Mustekim

M

40

15

En`amte

M

40

16

`Alejhim

M

40

17

Maghdub

M

40

18

Maghdub

B

2

19

`Alejhim

M

40

 

 

Total:

608 (19x32)

 

Zbulimi i Edip Yukselit shton mbresėlėnien e “Ēelėsit” dhe tregon qartė qė duhet tė recitohet arabisht.

Kur e reciton “Ēelėsin” arabisht, buzėt e tua prekin njėra tjetrėn saktėsisht 19 herė.

Buzėt tua e prekin njėra tjetrėn ku ndodhen shkronjat “B” dhe “M”. Janė 4 “B-ja” dhe 15 “M-ja” dhe kjo jep shumėn 19. Vlera germore e 4 “B-ve” ėshtė 4x2=8, dhe vlera germore e 15 “M-ve” ėshtė 15x40=600. Vlera germore totale e 4 “B-ve” dhe 15 “M-ve” ėshtė 608, qė ėshtė 19x32.

 

KONFIRMIMI I 5 LUTJEVE DITORE, NUMRI I PĖRKULJEVE (Ruku), PĖRULJEVE (Suxhud), dhe TESHEHUDEVE

[10] Njėri prej sfidimeve tė zakonshme...ėshtė: “Nėse Kurani ėshtė i plotė dhe krejtėsisht i hollėsishėm (siē thuhet nė 6:19, 38 & 114), ku janė hollėsirat e Lutjeve tė Kontaktit (Salatit)?” Kėta njerėz e pyesin kėtė pyetje sepse ata nuk janė tė vetėdijshėm qė Kurani na njofton qė Lutjet e Kontaktit erdhėn nga Ibrahimi (21:73 & 22:78). Nėse i shkruajmė numrat e lutjeve me pėrkuljet, pėruljet dhe Teshehudet e tyre, marrim:

 

1 1 2 2 4 1 2 4 4 8 2 3 4 4 8 2 4 3 3 6 2 5 4 4 8 2

 

Ky numėr i gjatė pėrbėhet nga surja qė e recitojmė nė tė pesė lutjet (1) tė ndjekur nga numri i lutjes sė parė (1), pastaj numri i “Ēelėsave” qė i recitojmė nė kėtė lutje (2), pastaj numri i pėrkuljeve (Ruku’) (2), pastaj numri i pėruljeve (4), pastaj numri i Teshehudeve (nė pozitėn e ulur) (1), pastaj numri i lutjes sė dytė (2), pastaj numri i “Ēelėsit” qė e recitojmė nė lutjen e dytė (4), pastaj numri i pėrkuljeve (Ruku) nė kėtė lutje (4), pastaj numri i pėruljeve (8), pastaj numri i Teshehudeve (2), pastaj numri i lutjes sė tretė (3), dhe kėshtu me radhė deri nė lutjen e fundit. Ky numėr i gjatė ėshtė shumėfish i 19-tės, dhe kjo konfirmon edhe hollėsirat mė tė vogla tė lutjeve, madje edhe numrin e Rukuve, Suxhudeve, dhe Teshehhudeve.

 

Bamirėsia e Obligueshme (Zeqati)

Zeqati duhet tė jepet “nė ditėn e vjeljes” (6:141). Sa herė qė pranojmė “tė ardhura neto,” duhet tė ndajmė 2.5% dhe t’ia japim marrėsve tė specifikuar – prindėrve, tė afėrmve, jetimėve, tė varfėrve, udhėtarit tė huaj, nė kėtė radhė (2:215). Rėndėsia jetike e Zeqatit pasqyrohet nė ligjin e Zotit: “Mėshira Ime i pėrfshinė tė gjitha gjėrat, por Unė do tė pėrcaktoj atė pėr tė drejtit qė japin Zeqat” (7:156).

Zeqati duhet tė njehsohet me kujdes dhe tė jepet rregullisht sa herė qė pranojmė ndonjė tė ardhur. Tatimet e qeverisė duhet tė zbriten, por jo shpenzimet e tjera siē janė borxhet, dhe shpenzimet jetėsore. Nėse dikush nuk njeh persona qė kanė nevojė, ai ose ajo mund tė japė Zeqat te njė xhami ose organizatė bamirėsie me qėllimin e veēantė pėr t’i ndihmuar njerėzit e varfėr. Bamirėsitė qė iu jepen xhamive ose spitaleve ose organizatave nuk mund tė konsiderohen Zeqat.

 

Agjėrimi

Hollėsirat e plota tė agjėrimit jepen nė 2:183-187.

 

Shtegtimi: Haxh & Umreh

Njė herė nė jetė, Haxhi dhe Umreh janė tė shpallura pėr ata qė kanė mundėsi pėr to. Shtegtimi pėrkujton nėnshtrimin shembullor tė Ibrahimit ndaj Zotit (Shtojca 9), dhe duhet tė zbatohet gjatė katėr Muajve tė Shenjtė – Dhyl-Hixhxhe, Muharrem, Safer, dhe Rebi I (muaji i 12-tė, i parė, i 2-tė dhe i 3-tė) (2:197, 9:2, 36). Umrah mund tė zbatohet nė cilėndo kohė. Si tė gjitha detyrat tjera nė Islam, Haxhi ėshtė shtrembėruar. Shumica e Myslimanėve zbatojnė Haxhin vetėm gjatė pak ditėve nė Dhyl-Hixhxhe, dhe ata i konsiderojnė Rexhebin, Dhyl-Ka’den, Dhyl-Hixhxhen, dhe Muharremin (muajin e 7-tė, 11-tė, 12-tė dhe tė parė) tė jenė Muajt e Shenjtė. Ky ėshtė shtrembėrim qė dėnohet fuqishėm. (9:37).

Shtegtimi fillon me banjė ose dush, i ndjekur nga gjendja e shenjtėrisė e quajtur “Ihram,” kur shtegtari mashkull veshė ēarēafė tė paqepur, dhe gruaja veshė fustan modest (2:196). Pėrgjatė Haxhit, shtegtari abstenon nga marrėdhėnia seksuale, kotėsitė si rruajtja dhe prerja e flokėve, grindjet, sjelljet e kėqija, dhe fjalėt e kėqija (ndyta) (2:197). Pastėrtia, banjat, dhe praktikat e rregullta higjienike inkurajohen. Me arritjen nė Xhaminė e Shenjtė nė Mekė, shtegtari ecė rreth Qabes shtatė herė, pėrderisa e madhėron dhe lartmadhėron Zotin (2:125, 22:26-29). Formulimi i zakonshėm ėshtė: “Lebejke Allahuma Lebejk” (Zoti im, tė jam pėrgjigjur Ty). “Lebejke Le Sherike Leke Lebejk” (tė jam pėrgjigjur Ty, dhe deklaroj qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje: tė jam pėrgjigjur Ty). Hapi i ardhshėm ėshtė tė ecėsh nė distancėn prej rreth gjysmė kilometri ndėrmjet kodrinave tė Safas dhe Merves shtatė herė, me ecje tė shpejta tė herėpashershme (2:158). Kjo pėrfundon pjesėn Umre tė shtegtimit.

Shtegtari pastaj shkon nė Arafat pėr tė kaluar njė ditė adhurimi, meditimi, dhe madhėrimi tė Zotit, nga agimi deri nė perėndim tė diellit (2:198). Pas perėndimit tė diellit, shtegtari shkon nė Muzdelife ku zbatohet Lutja e Natės, dhe 21 guralecė mblidhen pėr gurėzimin simbolik tė Dreqit nė Mine. Nga Muzdelifah, shtegtari shkon nė Mine pėr tė kaluar dy ose tre ditė (2:203). Nė mėngjesin e parė nė Mine, shtegtari ofron sakrificė shtazore (kurban) pėr t’i ushqyer tė varfrit dhe pėr tė pėrkujtuar ndėrhyrjen e Zotit pėr tė shpėtuar Ismailin dhe Ibrahimin nga dredhia e Dreqit (37:107, Shtojca 9). Ceremonitė e gurėzimit simbolizojnė refuzimin e politeizmit tė Dreqit dhe bėhen duke gjuajtur shtat guralecė nė secilin prej tre stacioneve, pėrderisa madhėrohet Zoti (15:34). Shtegtari pastaj kthehet nė Mekė dhe zbaton silljen lamtumirėse rreth Qabes shtatė herė.

Fatkeqėsisht, shumica e shtegtarėve Mysliman tė sotshėm e bėjnė zakon qė tė vizitojnė varrin e profetit Muhammed ku ata bėjnė veprėn me skandaloze tė idhujtarisė dhe kėshtu asgjėsojnė Haxhin e tyre. Kurani vazhdimisht flet pėr “Xhaminė e Shenjtė”, pėrderisa Myslimanėt e sotshėm flasin pėr “Dy Xhami tė Shenjta!” E sikur nuk shihej sa duhet idhujtaria e Myslimanėve tė korruptuar, kėshtu qė ata kanė ngritur varrin e Muhamedit si njė tjetėr “Xhami tė Shenjtė!” Kjo ėshtė shkelje blasfemuese e Kuranit, dhe ironikisht, madje edhe e shkelė Hadithin. Hadithi i paraqitur mė poshtė e ilustron kėtė shkallė tė ironisė:

 

Pėrkthimi i kėsaj thėnie tė rreme: “Zoti i ka mallkuar jahuditė dhe tė krishterėt se i kanė shndėrruar varret e profetėve tė tyre nė xhami.” [Bukhari, Botimi Nauaui Edition, Vėllimi. 6, faqe 14]

 

Dobitė materiale

Pėrveē dobive tejet tė ēmueshme shpirtėrore, ka bollėk dobish trupore, ekonomike, dhe shėndetėsore prej zbatimit tė lutjeve tė kontaktit (Salatit), bamirėsisė sė obligueshme (Zeqatit), agjėrimit gjatė muajit Ramazan, dhe Haxhit.

Zbatimi i lutjes sė Agimit ndėrpret periudhat e gjata tė palėvizshmėrisė gjatė gjumit; kjo tash ėshtė vėrtetuar qė ndihmon nė parandalimin e artritit ose reumės. Gjithashtu, zgjimi herėt nė mėngjes ndihmon nė luftimin e depresionit dhe problemeve tė tjera psikologjike. Pozita e pėruljes e cila pėrsėritet gjatė lutjeve tė kontaktit i zgjeron enėt e gjakut nė trurin tonė pėr tė pėrshtatur mė shumė gjak, dhe kjo parandalon kokė-dhimbjet. Pėrkulja e pėrsėritshme e shpinės dhe nyejve ėshtė ushtrim i shėndetshėm. Tė gjitha kėto janė fakte tė pėrkrahura nė mėnyrė shkencore.

Avdesi qė nevojitet para lutjes sė kontaktit na inkurajon tė pėrdorim tualetin mė shpesh. Kjo shprehi na mbron nga njė kancer i zakonshėm dhe shumė i rrezikshėm, kanceri i zorrės sė trashė. Substancat e dėmshme sekretohen nė urinė dhe materie fekale. Nėse kėto sekretime mbahen nė zorrė pėr periudha tė zgjatura kohore, materiet e dėmshme ri-absorbohen nė trup, dhe shkaktojnė kancer.

Agjėrimi gjatė muajit Ramazan na kthen barkun tonė tė zgjeruar nė madhėsinė e tij normale, zvogėlon shtypjen e gjakut tonė nėpėrmjet dehidrimit tė pėrkohshėm, e liron trupin nga toksina (helme) tė dėmshme, i jep veshkave tona pushimin shumė tė nevojshėm, dhe zvogėlon peshėn tonė duke hequr dhjamin e tepėrt dhe tė dėmshėm.

Bamirėsia Zeqat dhe shtegtimi Haxh kanė dobi tejet tė gjera ekonomike dhe sociale.