SHTOJCA 16:

Ndalesat ushqimore

 

Kurani na mėson qė Zoti ėshtė jashtėzakonisht i inatosur me ata qė ndalojnė ēfarėdo qė nuk ėshtė e ndaluar saktėsisht nė Kuran (16:112-116). Pėrkrahja e cilėsdo ndalesė qė nuk pėrmendet saktėsisht nė Kuran ėshtė e barasvlershme me idhujtari (6:142-152). Ndalesat e tilla pėrfaqėsojnė ndonjė zot tjetėr pėrveē Zotit. Nėse e adhuron VETĖM Zotin, do iu pėrmbahesh VETĖM mėsimeve tė Tij dhe t’i respektosh urdhrat dhe ndalesat e themeluar vetėm nga Ai.

Saktėsia apo veēantia absolute e ndalesave ushqimore nė Kuran ilustrohet mė sė miri nė 6:145-146. Mėsojmė nga kėto dy strofa qė kur Zoti ndalon “mishin,” Ai ndalon “mishin” dhe asgjė tjetėr, dhe kur Ai ndalon “dhjamin,” atėherė ajo ėshtė ēka ai ndalon saktėsisht. Kėto dy strofa na njoftojnė qė “mishi” i derrave ėshtė i ndaluar, e jo “dhjami.” Natyrisht, Zoti e dinte qė nė shumė vende, yndyra e derrit (dhjami) do tė pėrdorej nė furra (tė bukės) dhe nė produkte tė tjera ushqimore, dhe njė pėrdorim i tillė nuk e bėn ushqimin haram (tė ndaluar). Kurani ndalon saktėsisht vetėm katėr mishra (2:173, 5:3, 6:142-145, dhe 16:112):

Thuaj, “unė nuk gjej nė ēka mė ėshtė shpallur mua asgjė tė ndaluar pėr ndonjė ngrėnės nė mos qoftė (1) ngordhėsirė, (2) gjak qė rrjedh, (3) mish derri, se ėshtė i papastėr, dhe (4) mish qė i dedikohet blasfemisht tjetėrkujt pos Zotit.” Nėse dikush detyrohet t’i hajė kėto pa qenė me qėllim ose me dashje, atėherė Zotėruesi yt ėshtė Falės, i Mėshirshėm. [6:145]