SHTOJCA 17:

Vdekja

 

Vdekja ėshtė mister i madh pėr shumicėn e njerėzve, por jo pėr nxėnėsit e Kuranit. Mėsojmė qė vdekja ėshtė saktėsisht si gjumi; pėrplot me ėndrra (6:60, 40:46). Periudha ndėrmjet vdekjes dhe ringjalljes kalon si njė natė gjumė (2:259; 6:60; 10:45; 16:21; 18:11, 19, 25; 30:55).

Nė momentin e vdekjes, secili e di pėrfundimin e vet; Parajsė ose Ferr. Pėr mosbesimtarėt, vdekja ėshtė ngjarje e frikshme; engjėjt i rrahin ata nė fytyrat dhe prapanicat e tyre pėrderisa ua shkulin shpirtrat e tyre (8:50, 47:27, 79:1).

Vazhdimisht, Kurani flet pėr dy vdekje, vdekja e parė ndodhi kur ne dėshtuam tė marrim qėndrim tė palėkundur me autoritetin absolut tė Zotit (Shtojca 7). Ajo vdekje e parė zgjati derisa u lindėm nė kėtė botė. Vdekja e dytė i pėrfundon jetėt tona nė kėtė botė (2:28, 22:66, 40:11).

Vini re: Shkrimi nė vijim ėshtė kopje e artikullit kryesor nga numri (botimi) i Shkurtit tė vitit 1990 tė Pikėpamjes sė tė Nėnshtruarve, buletinit mujor tė tė Nėnshtruarve tė Bashkuar Ndėrkombėtarė. Ky ishte numri i para para fundit qė u shkrua nga Dr. Khalifa. U pėrfundua dhe u dėrgua me postė para kohe, nė Dhjetor tė vitit 1989. Dr. Khalifa ra dėshmor nė 31 Janar, 1990 dhe shpirti i tij shkoi drejtė e nė Parajsė.

 

Tė Drejtit nuk vdesin vėrtetė

Ata shkojnė drejtė e nė Parajsė

Jepu lajme tė mira atyre qė besojnė dhe punojnė drejtėsi qė do tė kenė kopshte me prroje qė rrjedhin. Kur furnizohen me furnizime tė frutave aty, ata do tė thonė, “Kjo ėshtė ēka na u ėshtė dhėnė neve nė tė kaluarėn.” Atyre do iu jepen furnizime tė ngjashme, dhe do tė kenė tė shoqe tė ēiltra aty. Ata qėndrojnė aty pėrgjithmonė. (2:25)

Mos mendo qė ata qė vriten nė rrugėn e Zotit janė tė vdekur; ata janė tė gjallė te Zotėruesi i tyre, duke u furnizuar. (3:169)

MOS thoni pėr ata qė janė tė vrarė nė rrugėn e Zotit, “Janė tė vdekur.” Se ata janė tė gjallė, por nuk e kuptoni. (2:154)

O ju qė besoni, t’i pėrgjigjeni Zotit dhe tė dėrguarit kur ai fton te ēka ju mbanė tė gjallė. (8:24)

Ata qė emigrojnė pėr Zotin, pastaj vriten ose vdesin, Zoti patjetėr do tė furnizojė pėr ta furnizim tė mirė. (22:58)

Ata nuk shijojnė vdekjen, pėrtej vdekjes sė parė, dhe Zoti i kursen ata nga ndėshkimi i Ferrit. (44:56)

Atij iu tha, “Hy nė Parajsė.” Ai tha, “Ah sikur njerėzit e mi (nė tokė) ta dinin; qė Zotėruesi im mė ka falur dhe mė ka nderuar mua.” (36:26-27)

 

Paga e mėkatit ėshtė vdekja  [Romakėve 6:23]

 

Siē thuhet nė 3:81 dhe 46:9, i Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes nuk sjell asgjė tė re; ēdo gjė qė pranoj dhe kaloj te ju ėshtė tashmė nė Kuran. Megjithatė, Kurani ėshtė plot informata qė mbahen nga Zoti i Plotfuqishėm pėr tu shpallur nė njė kohė tė caktuar. Tash ėshtė koha tė shikojmė te strofat e paraqitura mė lartė dhe tė mėsojmė lajmin e mrekullueshėm: TĖ DREJTIT NUK VDESIN; kur jetėt e tyre nė kėtė tokė vijnė nė fundin e paracaktuar, engjėlli i vdekjes thjeshtė i fton ata qė t’i lėnė trupat e tyre tokėsor dhe tė vazhdojnė nė Qiell, nė Parajsėn e njėjtė ku Ademi dhe Eva dikur jetuan. Parajsa ka qenė nė ekzistencė qė nga Ademi dhe Eva. Mėsojmė nga 89:27-30 qė Zoti i fton shpirtrat e besimtarėve: “Hyni nė Parajsėn Time.”

 

PĖRJETIMI IM

Kur besėlidhja e Zotit me profetėt u pėrmbush nė pėrputhje me 3:81, u morra nė Qiell ku tė drejtit jetojnė TANI (4:69). Pėrderisa trupi im ishte kėtu poshtė nė tokė, unė isha nė tė njėjtėn Parajsė tė Ademit & Evės.

 

MOSBESIMTARĖT

Sa pėr mosbesimtarėt, ata e dinė nė momentin e vdekjes qė ata janė tė paracaktuar pėr Ferr. Engjėjt i rrahin ata nė fytyra dhe prapanica (8:50 & 47:27), i urdhėrojnė t’i dėbojnė shpirtrat e tyre (6:93), pastaj “i shkulin shpirtrat e tyre” (79:1). Kurani na mėson qė mosbesimtarėt kalojnė nėpėr 2 vdekje (2:28 & 40:11). Ata do tė vihen nė vdekje – gjendje e hiēit gjatė tė cilės ata do tė shohin Ferr ditė e natė nė njė ankth tė vazhdueshėm qė zgjatė deri nė Ditėn e Gjykimit (40:46). Ferri ende nuk ėshtė nė ekzistencė (40:46, 89:23).

 

Natyrisht, tė drejtit largohen nga kėtu

Sa i pėrket njerėzve, tė drejtit “vdesin.” Njerėzit nuk e kuptojnė qė tė drejtit thjeshtė i lėnė trupat e tyre, dhe vazhdojnė nė Parajsė. Strofa e paraqitura mė lart e shpjegojnė vetė. Ato na tregojnė qė tė drejtit vdesin vetėm njė herė – atė vdekjen qė tashmė e kemi pėrjetuar si pasojė e grindjes sė madhe (38:69). Nė 36:26-27, shohim evidencėn mė tė mirė qė tė drejtit shkojnė nė Parajsė, pėrderisa shokėt dhe tė afėrmit e tyre janė ende duke jetuar nė tokė. Sikur kur shkon nė Havaje dhe na pret atje. Shih gjithashtu 16:32 & 6:60-62.