SHTOJCA 18:

Kurani: Krejt ēka tė duhet pėr shpėtim

 

Fjalėt e Kuranit flasin nė 19:64, duke thėnė, “Ne vijmė poshtė nė pėrputhje me urdhrat e Zotėruesit tėnd. Atij i takon e kaluara, e tashmja, dhe e ardhmja. Zotėruesi yt nuk harron.” Zoti nuk harroi, pėr shembull, tė na tregojė si tė flemė (18:109, 31:27). Prapė se prapė, trilluesit e doktrinave tė pavėrteta tė tilla si Hadithi & Suna kanė nxjerrė mėsime fetare duke iu diktuar ndjekėsve tė tyre si tė flenė, dhe madje edhe si t’i presin thonjtė. Xhamia e Shenjtė nė Mekė dhe “Xhamia e Shenjtė” ilegale e Medinės, punėsojnė persona pėr tė kėrkuar vizitorėt e lodhur dhe t’i rrahin ata me shkop nėse i zė gjumi nė anėn e gabuar!

Kurani deklaron qė Kurani ėshtė i plotė, i pėrkryer, dhe krejtėsisht i hollėsishėm (6:19, 38, 114, 115; 50:45), dhe rregullat fetare qė nuk gjenden nė Kuran, pėrbėjnė njė fe tjetėr pos Islamit, d.m.th., pos Nėnshtrimit (42:21, 17:46). Besimtarėt e vėrtetė i pėrmbahen Kuranit, tėrė Kuranit, dhe asgjė pėrveē Kuranit. Ky parim konfirmohet me kodin matematikor tė Kuranit. Strofa 46 e Sures 17 deklaron qė ne duhet t’i pėrmbahemi VETĖM Kuranit. Fjala “VETĖM” ndodhet nė Kuran 6 herė: 7:70, 17:46, 39:45, 40: 12 & 84, dhe 60:4. Tė gjitha kėto ndodhi i referohen Zotit, pėrveē 17:46. Kur i shtojmė numrat e sureve dhe strofave tė cilat i referohen “VETĖM Zotit,” marrim 361, 19x19. Kjo vėrteton qė 17:46 i referohet “VETĖM Kuranit.”