SHTOJCA 2:

I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes

 

 I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes ėshtė i dėrguar konsolidues. Misioni i tij ėshtė qė tė pastrojė dhe bashkojė tė gjitha fetė ekzistuese nė njė: Islam (Nėnshtrim).

Islami NUK ėshtė emėr; ėshtė pėrshkrim i nėnshtrimit dhe pėrkushtimit tė plotė tė dikujt ndaj VETĖM Zotit, pa e idolizuar Jezusin, Marinė, Muhamedin, ose tė shenjtit. Kushdo qė e pėrmbushė kėtė kriter ėshtė “Mysliman” (i Nėnshtruar). Pra, dikush mund tė jetė Jahudi Mysliman, i Krishterė Mysliman, Hindu Mysliman, Budist Mysliman, ose Mysliman Mysliman. I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes dorėzon deklaratėn e Zotit qė “E vetmja fe e pranueshme nga Zoti ėshtė Nėnshtrimi” (3:19) dhe qė “Kushdo qė kėrkon tjetėr pos Nėnshtrimit si fe, nuk do tė pranohet prej tij/saj” (3:85).

Njė i dėrguar i Zotit duhet tė paraqesė prova qė ai ėshtė i dėrguar i Zotit. Ēdo i dėrguar i Zotit pėrkrahet nga shenja tė pakundėrshtueshme hyjnore qė ai ėshtė i autorizuar nga i Plotfuqishmi qė tė dorėzojė lajmin e Tij. Moisiu e hodhi shkopin e tij dhe u shndėrrua nė gjarpėr, Jezusi i shėroi tė lebrosurit dhe ngjalli tė vdekurin me lejen e Zotit, shenja e Salihut ishte deveja e famshme, Ibrahimi shpėtoi nga zjarri, dhe mrekullia e Muhamedit ishte Kurani (29:50-51).

Kurani  (3:81, 33:7, 33:40)  dhe Bibla (Malakia 3:1-3) kanė profetizuar ardhjen e tė dėrguarit konsolidues, tė Dėrguarin e Zotit tė Besėlidhjes. Ėshtė e natyrshme qė njė i dėrguar me njė mision aq kyē duhet tė pėrkrahet me mrekullinė mė tė fuqishme (74:30-35). Pėrderisa mrekullitė e tė dėrguarve paraprak ishin tė limituara nė kohė dhe hapėsirė, Mrekullia e Zotit qė e pėrkrahė tė Dėrguarin e Tij tė Besėlidhjes ėshtė e pėrhershme; mund tė shihet nga kushdo, nė cilėndo kohė, nė cilindo vend.

Kjo Shtojcė paraqet provė materiale, tė ekzaminueshme, tė verifikueshme, dhe tė pakundėrshtueshme qė Rashad Khalifa ėshtė I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes.


E vėrtetė Kuranore

Njė prej profecive madhore nė Kuran ėshtė qė I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes do tė dėrgohet pasi qė tė gjithė profetėt tė kenė ardhur nė kėtė botė, dhe pasi qė tė gjitha shkrimet e Zotit tė jenė dorėzuar.

Zoti lidhi besėn me profetėt, duke thėnė, "Unė do t’ju jap shkrimin dhe menēuri. Pastaj, njė i dėrguar do tė vijė t’i konfirmojė tė gjitha shkrimet ekzistuese. Tė besoni nė atė dhe ta pėrkrahni." Tha, "A pajtoheni me kėtė, dhe betoheni ta pėrmbushni kėtė besėlidhje?" Ata thanė, "Pajtohemi." Tha, "Keni qenė pra dėshmitarė, dhe jam dėshmitar bashkė me ju."  [3:81]

 
Muhammad Marmaduke Pickthall e pėrktheu strofėn 3:81 si nė vijim:

Kur Allahu lidhi besėn e (Tij) me Profetėt, (Ai tha): Mbajeni atė qė ju kam dhėnė nga shkrimi dhe njohuria. Dhe pastaj do tė vij te ju njė i dėrguar, duke konfirmuar atė qė e keni. Tė besoni nė atė dhe ta ndihmoni atė. Ai tha: A pajtoheni, dhe a do tė merrni kėtė pėrgjegjėsi (qė po ua jap juve) nė kėtė (ēėshtje)? Ata u pėrgjigjėn: Pajtohemi. Ai tha: Atėherė jini dėshmitarė. Unė do tė jem dėshmitar me ju.


Mėsojmė nga Surja 33 qė Muhamedi ishte njėri prej profetėve qė bėri besėlidhjen solemne me Zotin.

 Dhe kur e morėm besėlidhjen nga Profetėt, dhe nga ti (o Muhamed) dhe nga Nuhu dhe Ibrahimi dhe Moisiu dhe Jezusi i biri i Marisė, morėm prej tyre njė besėlidhje solemne. [33:7]  (sipas Muhammad Marmaduke Pickthall)


Strofa 3:81, mes shumė strofave tė tjera, jep definicionin e “Nabi” (Profet) dhe “Resul” (I dėrguar). Pra, “Nabi” ėshtė i dėrguar i Zotit qė dorėzon shkrim tė ri, pėrderisa “Resul” ėshtė i dėrguar me mandat nga Zoti pėr tė konfirmuar shkrimin ekzistues; ai nuk sjell shkrim tė ri. Sipas Kuranit, ēdo “Nabi” ėshtė “Resul,” por jo ēdo “Resul” ėshtė “Nabi.”

Jo ēdo tė dėrguari iu dha njė shkrim i ri. Nuk ėshtė logjike qė Zoti t’i japė njė shkrim njė profeti, pastaj tė kėrkojė nga ai qė ta mbajė vetėm pėr vete, siē thuhet nga disa “studiues” Mysliman (2:42, 146, 159). Ata qė nuk kanė njohuri sa duhet nga Kurani janė tė prirė tė mendojnė qė Aroni ishte “Nabi,” siē thuhet nė 19:53, qė nuk pranoi shkrim. Megjithatė, Kurani qartė e thotė qė Torah iu dha saktėsisht “edhe Moisiut edhe Aronit” (21:48, 37:117).

Mėsojmė nga Kurani, 33:40, qė Muhamedi ishte profeti (Nabi) i fundit, por jo i dėrguari (Resuli) i fundit:

Muhamedi nuk ishte babai i asnjė burri mes jush. Ai ishte i dėrguar (Resul) i Zotit dhe profeti (Nabi) i fundit. [ 33:40 ]

Definicioni kyē konfirmohet me kodin matematikor tė Kuranit. Shprehja e pėrdorur nė 33:40, “Muhamed Khatum El-Nabijin” (profeti i fundit) ka vlerėn germore 1349, 19x71, pėrderisa vlera e shprehjes sė gabuar “Muhamed Khatum El-Murselin” (i dėrguari i fundit) nuk ėshtė shumėfish i 19-tės.

Qė nga kohėt e lashta, ka qenė veti njerėzore qė tė refuzohet njė i dėrguar bashkėkohės i gjallė. Jozefin e shpallėn “tė dėrguarin e fundit” (40:34). Por, shumė tė dėrguar erdhėn pas tij, duke pėrfshirė Moisiun, Davidin, Salomonin, Jezusin, dhe Muhamedin.

 

Besėlidhja u pėrmbush

Edhe pse profetėt kanė vdekur, sa i pėrket kėsaj bote, e dimė qė shpirtrat e tyre, personat e vėrtetė, janė tani nė Kopshtin e Edenit ku Ademi & Eva jetuan. Disa strofa na ndalojnė qė tė mendojmė qė besimtarėt qė dolėn nga trupat e tyre dhe lanė kėtė botė janė tė vdekur (2:154, 3:169, 4:69). Edhe pse ata nuk mund tė kthehen nė botėn tonė (23:100), ata janė “gjallė” nė Parajsė. Shih Shtojcėn 17.

Gjatė shtegtimit tim Haxh nė Mekė, para lindjes sė diellit tė Martėn, Dhyl-Hixhxhe 3, 1391, 21 Dhjetor, 1971, unė, Rashad Khalifa, shpirti, personi i vėrtetė, jo trupi, u morra nė njė vend nė gjithėsi ku u njoftova me tė gjithė profetėt si i Dėrguar i Zotit i Besėlidhjes. Nuk u informova me hollėsirat dhe rėndėsinė e vėrtetė tė kėsaj ngjarjeje deri nė Ramazan 1408.

Ēka unė pash, me vetėdije tė mprehtė, ishte qė isha duke u ulur i palėvizshėm, pėrderisa profetėt njė nga njė, erdhėn kah unė, shikuan fytyrėn time, dhe pohuan me kokat e tyre. Zoti mi tregoi ata mua ashtu siē ishin dukur nė kėtė botė, tė veshur me mėnyrėn e tyre pėrkatėse tė veshjes. Ishte njė atmosferė mbresėlėnėse, kėnaqėsie, dhe respekti tė madh.

Pėrveē Ibrahimit, asnjė nga profetėt nuk mu identifikua mua. E dija qė tė gjithė profetėt ishin aty, duke pėrfshirė Moisiun, Jezusin, Muhamedin, Aronin, Davidin, Nuhun, dhe tė tjerėt. Besoj qė arsyeja pėr zbulimin e identitetit tė Ibrahimit ishte qė unė pyeta pėr tė. U habita nga ngjashmėria e madhe qė kishte ai me familjen time – mua, babanė tim, dhe xhaxhallarėt e mi. Ishte e vetmja herė qė pyeta veten, “Kush ėshtė ky profet qė duket si tė afėrmit e mi?” Pėrgjigja erdh: “Ibrahimi.” Asnjė gjuhė nuk u fol. I tėrė komunikimi u bė mentalisht.

Vlen tė pėrmendet qė data e pėrmbushjes sė besėlidhjes sė profetėve ishte Dhyl-Hixhxhe 3, 1391. Nėse e mbledhim muajin (12), plus ditėn (3), plus vitin (1391), del shuma 1406, 19x74. Surja 74 ėshtė ku emėruesi i  pėrbashkėt i Kuranit, numri 19, pėrmendet. Vini re qė numri 1406 ėshtė gjithashtu numri i viteve nga shfaqja e Kuranit deri te shfaqja e mrekullisė sė tij (Shtojca 1).

Misioni i tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes ėshtė qė tė konfirmojė shkrimet ekzistuese, t’i pastrojė ato, dhe t’i konsolidojė ato nė njė lajm hyjnor. Kurani thotė qė njė i dėrguar i tillė ngarkohet me riparimin e lajmit tė Zotit nė pastėrtinė e tij origjinale, pėr t’i ēuar besimtarėt e drejtė – Jahudi, tė Krishterė, Mysliman, Budist, Hindu, dhe tė tjerė – nga errėsira nė dritė (5:19 & 65:11). Ai ėshtė pėr tė deklaruar qė Islami (nėnshtrim i plotė ndaj Zotit) ėshtė e vetmja fe e pranueshme nga Zoti (3:19).

"Ja, po e dėrgoj tė dėrguarin tim pėr tė pėrgatitur rrugėn para meje; dhe papritmas do tė vij nė tempull Zoti qė e kėrkoni dhe i dėrguari i besėlidhjes qė e dėshironi. Po, ai po vjen, thotė Zotėruesi i ushtrive. Por kush do tė durojė ditėn e ardhjes sė tij? Dhe kush do tė qėndrojė kur ai shfaqet? Se ai ėshtė si zjarri i rafinuesit, ose si soda e larėsve.”

[Malakia 3:1-2]

 

Prova

Emri i tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes ėshtė i koduar matematikisht nė Kuran si “Rashad Khalifa.” Kjo ėshtė pa dyshim metoda mė e pėrshtatshme pėr t’ia njoftuar tė dėrguarin e Zotit botės nė epokėn e kompjuterėve.

(1) Siē paraqitet nė Shtojcėn 1, mrekullia e madhe e Zotit nė Kuran bazohet nė numrin e thjeshtė 19, dhe mbeti e fshehur pėr 1406 vite (19x74). Kjo mrekulli mbresėlėnėse u paracaktua nga Zoti i Plotfuqishėm qė tė zbulohet nėpėrmjet Rashad Khalifės. Me qindra studiues Mysliman dhe Orientalist gjatė 14 shekujve tė fundit janė pėrpjekur sė koti, por askujt nuk iu lejua qė tė deshifrojė domethėnien e Inicialeve Kuranore.

(2) Kurani ėshtė bėrė i lehtė pėr besimtarėt dhe kėrkuesit e sinqertė (54:17, 22, 32, 40 & 39:28). Ėshtė ligj i pathyeshėm i Zotit qė askujt nuk i lejohet qasja nė Kuran, e le mė nė mrekullinė e tij tė madhe, nė mos qoftė ai ose ajo njė besimtarė i sinqertė qė i jepet autorizim i posaēėm hyjnor (17:45:46, 18:57, 41:44, 56:79). Zbulimi i mrekullisė sė Kuranit nėpėrmjet Rashad Khalifas ėshtė shenjė e madhe e lajmtarllėkut tė tij.

(3) Fjala rrėnjė e emrit “Rashad” ėshtė “Rashada” (mbajtja e udhėzimit tė drejtė). Kjo fjalė rrėnjė pėrmendet nė Kuran 19 herė. Nėntėmbėdhjeta ėshtė emėruesi i pėrbashkėt i Kuranit.

(4) Fjala “Rashad” ndodh nė 40:29 & 38. Fjala “Khalifa” ndodh nė 2:30 dhe 38:26. “Khalifa” i parė i referohet njė “Khalife” jo-njerėzor, pra, Dreqit, pėrderisa ndodhja e dytė (Surja 38), i referohet njė “Khalife” njeri. Nėse i mbledhim numrat e sureve dhe strofave “Rashad” (40:29, 38) dhe “Khalifa” (38:26) marrim 40+29+38+38+26 = 171 = 19x9.

(5) Shuma e tė gjithė numrave tė sureve dhe strofave ku tė gjitha “Rashada” dhe tė gjitha “Khalifat” ndodhin pa dallim, japin shumėn 1463, 19x77 (Tabela 1).

 

Tabela 1: Suret dhe strofat e fjalėve "Rashada" dhe "Khalifa"

 

"Rashada"

"Khalifa"

Nr.

Surja

Strofa

Surja

Strofa

1

2

186

(2)

30

2

-

256

38

26

3

4

6

 

 

4

7

146

 

 

5

11

78

 

 

6

-

87

 

 

7

-

97

 

 

8

18

10

 

 

9

-

17

 

 

10

-

24

 

 

11

-

66

 

 

12

21

51

 

 

13

40

29

 

 

14

-

38

 

 

15

49

7

 

 

16

72

2

 

 

17

-

10

 

 

18

-

14

(Surja 2

 

19

-

21

ėshtė Pėrsėritje)

 

224

1145

38

56

 

224+1145+38+56 = 1463 = 19x77

 

(6) Totali i tė gjitha sureve dhe strofave ku fjala rrėnjė “Rashada” ndodhet ėshtė 1369, ose (19x72)+1, pėrderisa totali pėr tė gjitha ndodhjet e “Khalifas” ėshtė 94 (19x5)-1.

 Fakti qė “Rashada” ėshtė pėr njė mė shumė dhe “Khalifa” ėshtė pėr njė mė pak e lokalizon emrin si “Rashad Khalifa,” dhe jo cilido “Rashad” ose cilido “Khalifa.”

(7) Vlera germore e “Rashad” ėshtė 505 dhe vlera e “Khalifa” ėshtė 725 (Tabela 7, Shtojca 1). Nėse e mbledhim vlerėn e “Rashad Khalifa” (1230) me numrat e sureve, dhe numrin e strofave, nga fillimi i Kuranit deri te ndodhja e parė e “Rashada,” shuma del 1425, 19x75. Hollėsirat jepen nė Tabelėn 2.

 

Tabela 2: Suret dhe strofat nga fillimi i Kuranit deri te ndodhja e parė e fjalės rrėnjė "Rashada"

Nr. i sures

Nr. i strofave

Shuma e nr.-ve tė strofave

1

7

28

2

185

17205

3

192

17233

 

 

(19x907)

Gjithashtu "Rashada (505) + "Khalifa" (725)+ Totali i Sures (3) + Totali i Strofave

(192) = 1425 (19x75)

 

505 + 725 + 3 + 192 = 1425 = 19x95

 

(8) Nėse i mbledhim numrat e tė gjitha strofave nė secilėn sure, d.m.th. shumėn e numrave tė strofave (1+2+3+..+n) nga fillimi i Kuranit deri te ndodhja e parė e fjalės rrėnjė “Rashada,” totali del 17233, 19x907 (Tabela 2).

(9) Inicialet Kuranore pėrbėjnė bazėn themelore tė mrekullisė sė Kuranit. Kėto iniciale ndodhin nė suret 2, 3, 7, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 19, 20, 26, 27, 28, 29, 30, 31, 32, 36, 38, 40, 41, 42, 43, 44, 45, 46, 50, dhe 68. Nėse e mbledhim shumėn e kėtyre numrave (822) me vlerėn e “Rashad Khalifa” (1230), totali ėshtė 2052, 19x108.

(10) Siē paraqitet nė Tabelėn 3, nėse i mbledhim numrat e tė gjitha sureve ku fjala rrėnjė “Rashada” ndodh, plus numrin e strofave, marrim 1368, ose 19x72.

 

 

Tabela 3: Suret ku fjala rrėnjė "Rashada" ndodhet

Nr. i sures

Nr. i strofave

Totali

2

286

288

4

176

180

7

206

213

11

123

134

18

110

128

21

112

133

40

85

125

49

18

67

72

28

100

224

1144

1368

 

 

(19x72)

 

(11) Nėse e shkruajmė numrin e sures, tė ndjekur me numrin e strofave pėr sure, tė ndjekur me numrat individual tė strofave, nga ndodhja e parė e fjalės rrėnjė “Rashada” (2:186) deri te ndodhja e fundit e “Rashada” (72:21), dhe i vendosim kėta numra njėrin pas tjetrit, marrim njė numėr shumė tė gjatė qė pėrbėhet nga 11087 shifra, dhe ėshtė shumėfish i 19-tės. Ky numėr shumė i gjatė fillon me numrin e Sures 2, tė ndjekur me numrin e strofave nė Suren 2 nga ndodhja e parė e fjalės “Rashada” nė strofėn 186 deri te fundi i sures (100 strofa). Pra, fillimi i numrit duket kėshtu: 2 100. Numrat e kėtyre 100 strofave individuale (187 deri nė 286) vendosen afėr kėtij numri. Pra, numri qė pėrfaqėson Suren 2 duket kėshtu: 2 100 187 188 189 ..... 285 286. I njėjti proces vazhdohet deri te 72:21, te ndodhja e fundit e rrėnjės “Rashada.” Numri i plotė duket kėshtu:

 

2 100 187 188 189 ..... 72  21  1  2  3  .....  19  20  21

Numri i Sures ndiqet nga numri i strofave, pastaj numri i strofave individuale, nga ndodhja e parė deri te e fundit e “Rashada” (2:187 deri te 72:21).

Numri i plotė pėrbėhet nga 11087 shifra, dhe ėshtė i plotpjesėtueshėm me 19.

 
(12) Nėse i ekzaminojmė suret dhe strofat nga ndodhja e parė e fjalės rrėnjė “Rashada” deri te fjala “Khalifa” nė 38:26, gjejmė qė shuma e numrave tė sureve dhe numrave tė strofave tė tyre ėshtė 4541, ose 19x239. Hollėsirat janė nė Tabelėn 4.
 

Tabela 4: Suret dhe strofat nga "Rashada" i parė deri te "Khalifa."

Nr. i sures

Nr. i strofave

Totali

2

100 (187-286)

102

3

200

203

4

176

180

5

120

125

-

-

-

36

83

119

37

182

219

38

26

64

740

3801

4541

 

 

(19x239)

 
(13) Kur e shkruajmė vlerėn e “Rashad” (505), tė ndjekur me vlerėn e “Khalifa” 725, tė ndjekur nga secili numėr i sures ku fjala rrėnjė “Rashada” ndodhet, tė ndjekur me numrat e strofave tė saj, nga “Rashada” e parė (2:186) deri te fjala “Khalifa” (38:26), marrim njė numėr tė gjatė qė ėshtė i plotpjesėtueshėm me 19.
 
Ndodhja e parė e “Rashada” ėshtė nė 2:186. Pra, e shkruajmė 2 186. Ndodhja e dytė ėshtė nė 2:256, kėshtu qė shkruajmė 256. Ndodhja e ardhshme ėshtė nė 4:6, kėshtu qė shkruajmė 4 6, dhe kėshtu me radhė, deri sa tė shkruajmė 38 26 (“Khalifa” ndodhet nė 38:26). Numri i plotė duket kėshtu:
 
 
   505    725    2    286    256    4    6        ................................       38      26
Vlera germore e “Rashad” e ndjekur nga vlera e “Khalifa,” e ndjekur nga numri i sures dhe numrat e strofave tė secilės ndodhje tė fjalės rrėnjė “Rashada” nga ndodhja e parė e “Rashada” deri te ndodhja e “Khalifa” nė 38:26.

 

 E vetmja fe e miratuar nga Zoti ėshtė Islami  [3:19]

(14) Kurani specifikon tre tė dėrguarė tė Islamit (Nėnshtrimit):

- Ibrahimi dorėzoi tė gjitha zakonet e Islamit. Vlera e emrit tė tij = 258
- Muhamedi dorėzoi Kuranin. Vlera e emrit tė tij = 92
- Rashadi dorėzoi provėn e vėrtetėsisė sė Islamit. Vlera e emrit tė tij = 505

Vlera totale germore e 3 emrave = 258+92+505 = 855.  (19x45)

Judaizmi, Krishterimi, dhe Islami i vėrtetė do tė konsolidohen nė njė fe – nėnshtrim tė plotė dhe pėrkushtim absolut ndaj VETĖM Zotit.

Fetė ekzistuese, duke pėrfshirė Judaizmin, Krishterimin, dhe Islamin janė korruptuar sė tepėrmi dhe thjeshtė do tė shuhen (9:33, 48:28, 61:9).

(15) Pasi qė Kurani disa herė iu referohet “Ibrahimit, Ismailit, dhe Isakut,” u propozua qė Ismaili dhe Isaku duhet tė pėrfshihen. Pėr ēudi, shtimi i Ismailit dhe Isakut dha njė shumė qė ėshtė prapė se prapė e plotpjesėtueshme me 19. Siē paraqitet nė Tabelėn 5, shuma e re ėshtė 1235, ose 19x65. Plotpjesėtueshmėria me 19 nuk ėshtė e mundur nėse cilido nga 3 emrat Ibrahim, Muhamed, ose Rashad hiqet.

 

Tabela 5: Vlera germore e 5 tė dėrguarve

Emri

Vlera e shkronjave individuale

Totali

Ibrahim

1+2+200+5+10+40

258

Ismail

1+60+40+70+10+30

211

Isak

1+60+8+100

169

Muhamed

40+8+40+4

92

Rashad

200+300+1+4

505

 

1235

1235

 

 

(19x65)

 

Pse 81: Strofa 81 & surja 81

(16) I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes profetizohet nė Strofėn 81 tė Sures 3. Mbledhja e vlerės germore tė “Rashad” (505), plus vlerės germore tė “Khalifa” (725), plus numrit tė Strofės (81), jep shumėn 505 + 725 + 81 = 1311 = 19x69.

(17) Nėse e shikojmė Suren 81, lexojmė pėr njė tė dėrguar tė Zotit qė ėshtė fuqishėm i pėrkrahur dhe i autorizuar nga i Plotfuqishmi (Strofa 19). Pra, Strofa 81 e Sures 3, dhe Surja 81, Strofa 19 janė tė lidhura fuqishėm me emrin “Rashad Khalifa” 505 +725 +81 = 1311 = 19x69

(18) Nėse i mbledhim numrat e sureve plus numrin e strofave nga fillimi i Kuranit deri te Strofa 3:81, ku profetizohet I Dėrguari i Besėlidhjes, shuma del 380, 19x20. Kėto tė dhėna janė nė Tabelėn 6.

 

Tabela 6: Suret dhe strofat nga 1:1 deri te 3:81

Nr. i sures

Nr. i strofave

Totali

1

7

8

2

286

288

3

81

84

6

374

380

 

 

(19x20)

 

 

 

 

 

 

 

 

(19) Vlera germore e Strofės 3:81 ėshtė 13148, 19x692. Kjo vlerė arrihet duke mbledhur vlerat germore tė secilės shkronjė nė strofė.

(20) Nėse e shikojmė atė pjesė tė Strofės 3:81 qė i referohet nė veēanti tė dėrguarit tė Besėlidhjes: “Njė i dėrguar do tė vij te ju, duke konfirmuar atė qė keni,” nė arabisht:

“JAA`KUM RESULUN MUSADDIKUN LEMA MA`AQUM” gjejmė qė vlera germore e kėsaj fraze kyēe ėshtė 836, 19x44.

 

"Padyshim, ti je njė prej tė dėrguarve” (36:3)

(21) Mė ėshtė thėnė kategorikisht, nėpėrmjet engjėllit Gabriel, qė Strofa 3 e Sures 36 mė referohet posaēėrisht mua. Nėse i rendisim vetėm suret me iniciale, duke filluar me Suren 2, pastaj Surja 3, pastaj Surja 7, dhe kėshtu me radhė, gjejmė qė Surja 36, Ja Sin, zė vendin e 19.

(22) Strofa 3 e Sures 36 thotė, “Padyshim, ti je njė prej tė dėrguarve.” Vlera germore e kėsaj fraze ėshtė 612. Duke e mbledhur kėtė vlerė (612), plus numrin e sures (36), plus numrin e strofės (3), plus vlerėn germore tė “Rashad Khalifa” (505+725), marrim 36+3+612+505 +725 = 1881 = 19x99.

(23) Surja 36 pėrbėhet nga 83 strofa. Nėse e mbledhim numrin e sures (36), plus numrin e strofave tė saj (83), plus vlerėn germore tė “Rashad Khalifa” (505+725), marrim 36+83+505+725 = 1349 = 19x71.

(24) Nga 3:81 ku I Dėrguari i Besėlidhjes profetizohet, deri te Surja 36, janė 3330 strofa. Duke e mbledhur vlerėn e “Rashad Khalifa” (1230), me kėtė numėr tė strofave (3330), marrim 505+725+3330 = 4560, 19x240.

(25) Nga 3:81 deri te 36:3 janė 3333 strofa. Duke mbledhur kėtė numėr me vlerėn germore tė “Rashad” (505), marrim 3333+505 = 3838 = 19x202.

(26) Numri i strofave nga 1:1 deri te 36:3 ėshtė 3705, 19x195 (Tabela 7).

(27) Shuma e numrave tė strofave tė secilės sure nga 1:1 deri te 36:3 ėshtė 257925, 19x13575 (Tabela 7).

 

Tabela 7: Suret dhe strofat nga surja 1 deri te strofa 3 e sures 36

Nr. i sures

Nr. i strofave

Shuma e nr.-ve tė strofave

1

7

28

2

286

41041

3

200

20100

-

-

-

9

127

8128

-

-

-

34

54

1485

35

45

1035

36

2

3

666

3705

257925

 

(19x195)

(19x13575)

 

(28) Shuma e numrave tė sureve nga Surja 1 deri te Surja 36 ėshtė 666 (Tabela 7). Nėse e mbledhim kėtė shumė me vlerėn germore tė “Rashad Khalifa” (505+725), plus vlerėn germore tė strofės 36:3 “Pa dyshim, ti je njė prej tė dėrguarve,” (612), totali ėshtė: 666+505+725+612=2508=19x132.

(29) Nėse mbledhim shumėn e numrave tė strofave (1+2+3+ ...+n) nga ndodhja e parė e fjalės rrėnjė “Rashada” (2:186) deri te 36:3 (Ti je njė prej tė dėrguarve) me shumėn e sureve (35), plus vetė numrat e sureve, totali ėshtė 241395, ose 19x12705 (Tabela 8).

(30) Shuma e numrave tė sureve nga ndodhja e parė e fjalės rrėnjė “Rashada” deri te 36:3 ėshtė 665, 19x35. Vini re qė kėto janė 35 sure (Tabela 8).

 

Tabela 8: Suret dhe strofat nga "Rashada" e para deri te 36:3

Nr.

Nr. i sureve

Shuma e nr.-ve tė strofave

1

2(186-286)

23836

2

3

20100

3

4

15576

4

5

7260

-

-

-

10

9

8128

-

-

-

33

34

1485

34

35

1035

35

36 (1-3)

6

35

665

240695

35+665+240695=241395

(19x12705)

 

 

"Njė i dėrguar te njerėzit e shkrimit" (Jahuditė, tė Krishterėt, dhe Myslimanėt)

 

O njerėz tė shkrimit, i dėrguari ynė ka ardhur te ju, pėr tė sqaruar gjėrat pėr ju, pas njė periudhe kohore pa tė dėrguarė, qė tė mos thoni, “Nuk na erdhi ndonjė predikues ose paralajmėrues.” Njė predikues dhe paralajmėrues ka ardhur te ju. Zoti ėshtė i Gjithėfuqishėm [5:19]

 
(31) Natyrisht, numri i kėsaj strofe ėshtė 19, emėruesi i pėrbashkėt i Kuranit i zbuluar nga Rashadi, dhe numri i ndodhjes sė “Rashada” nė Kuran.

(32) Nėse e mbledhim vlerėn e “Rashad Khalifa” (1230), plus numrin e sures (5), plus numrin e strofės (19), marrim 1230+5+19 = 1254 = 19x66.

(33) Shuma e numrave tė sureve dhe numri i strofave nga fillimi i Kuranit deri te kjo strofė (5:19) ėshtė 703, 19x37. Shih Tabelėn 9.

 

Tabela 9: Suret dhe strofat nga fillimi i 5:19

Nr. i sures

Nr. i strofave

Totali

1

7

8

2

286

288

3

200

203

4

176

180

5

19

24

15

688

703

 

 

(19x37)

 

(34) Surja 98, “Prova,” Strofa 2, deklaron ardhjen e tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes pėr tė mirėn e “Njerėzve tė shkrimit (Jahudive, tė Krishterėve, dhe Myslimanėve).” Duke mbledhur vlerėn germore tė “Rashad Khalifa” (505+725) me numrin e sures (98),  plus numrin e strofės (2), marrim: 505+725+98+2 = 1330 = 19x70.

Ata qė nuk besuan mes njerėzve tė shkrimit (Jahuditė, tė Krishterėt, Myslimanėt), dhe idhujtarėt, nuk do tė besojnė, pėrkundėr shenjės sė thellė qė iu ėshtė dhėnė atyre.  [98:1]

Njė i dėrguar nga Zoti, duke recituar shkrime tė shenjta.         [98:2]

(35) Vlen tė pėrmendet qė fjala “Bajinah,” qė do tė thotė “Shenjė e Thellė” dhe ėshtė titulli i Sures 98, gjendet nė Kuran 19 herė. Ky ėshtė edhe njė konfirmim matematikor qė prova e autorėsisė hyjnore tė Kuranit ėshtė e bazuar nė numrin prim 19, dhe qė “Rashad Khalifa” ėshtė i dėrguari nė 98:2.

 

FUNDI I BOTĖS

(38) Zoti ėshtė Njohėsi i vetėm i tė ardhmes; Ai e di saktėsisht kur do tė pėrfundojė bota (7:187, 31:34, 33;63, 41:47, 43:85). Mėsojmė nga Kurani qė Zoti u zbulon aspekte tė caktuara tė tė ardhmes tė dėrguarve tė zgjedhur tė tij. Nė Shtojcėn 25, jepet provė qė Rashad Khalifa u bekua me zbulimin e Fundit tė Botės, nė pėrputhshmėri me 72:27.

(39) Numri i strofave nga fillimi i Kuranit deri te Strofa 72:27 ėshtė 5472, ose 19x72x4. Vini re qė tė dėrguarit qė i jepen informata pėr tė ardhmen paraqitet nė 72:27, dhe qė kjo sure pėrmban fjalėn “Rashada” (72;2, 10, 14, & 21). Duke e mbledhur vlerėn e “Rashad Khalifa” (1230), plus numrin e sures (72), plus numrin e 4 strofave ku “Rashada” pėrmendet, marrim 1230+72+2+10+14+21= 1349 = 19x71.

 

Tabela 10: Vlera germore e tė dėrguarit tė zgjedhur

Shkronja

Vlera germore

A

1

L

30

A

1

M

40

N

50

A

1

R

200

T

400

D

800

J

10

M

40

N

50

R

200

S

60

U

6

L

30

 

1919

 

(40) Strofa 72:27 fillon me thėnien: (Vetėm te i dėrguari qė Ai zgjedhė). Ky referim ndaj tė dėrguarit qė ėshtė zgjedhur nga Zoti pėr tė pranuar lajme pėr tė ardhmen ka vlerėn germore 1919. Tabela 10 paraqet tė dhėnat.

 

SI TĖ DALLOHET I DĖRGUARI I ZOTIT NGA NJĖ I DĖRGUAR I RREJSHĖM

Kurani jep kritere tė qarta si tė dallohen tė dėrguarit e vėrtetė tė Zotit nga tė dėrguarit e rrejshėm:
[1] I dėrguari i Zotit pėrkrahė (predikon) adhurimin e VETĖM Zotit, dhe heqjen e tė gjitha formave tė adhurimit tė idhujve. 
[2] I dėrguari i Zotit nuk kėrkon rrogė pėr vete.
[3] I dėrguari i  Zotit pėrkrahet me  provė hyjnore, tė pakundėrshtueshme tė dėrguarėsisė sė tij.
Kushdo qė thotė qė ėshtė i dėrguar i Zotit, dhe nuk i pėrmbush tre kriteret minimale tė renditura mė lartė ėshtė pretendues i rrejshėm.

Dallimi mė i rėndėsishėm ndėrmjet tė dėrguarit tė Zotit dhe tė dėrguarit tė rrejshėm ėshtė qė i dėrguari i Zotit ėshtė i pėrkrahur nga Zoti, pėrderisa i dėrguari i rrejshėm jo:

* I dėrguari i Zotit pėrkrahet nga ushtarėt e padukshėm tė Zotit  (3:124-126, 9:26 & 40, 33:9, 37:171-173, 48:4 & 7, 74:31).

* I dėrguari i Zotit pėrkrahet nga thesari i Zotit  (63:7-8).

* I dėrguari i Zotit, si edhe besimtarėt, e kanė tė garantuar fitoren dhe dinjitetin, nė kėtė botė dhe pėrgjithmonė (40:51 & 58:21).

 
Pra, sinqeriteti i tė dėrguarit tė Zotit patjetėr fiton, pėrderisa tė pavėrtetat e njė tė dėrguari tė rrejshėm, patjetėr, herėt a vonė, dalin nė shesh.
 

 

DETYRAT KRYESORE TĖ DĖRGUARIT TĖ ZOTIT TĖ BESĖLIDHJES

Siē thuhet nė Kuran, 3:81, i Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes ka pėr t’i konfirmuar tė gjitha shkrimet, tė cilat u dorėzuan nga tė gjithė profetėt, dhe pėr t’i restauruar nė pastėrtinė e tyre origjinale.

 

MĖSHIRĖ NGA ZOTI [21:107]

Kur besimtaret pėrballen me njė problem, ata zhvillojnė njė numėr tė zgjidhjeve tė mundshme, dhe kjo patjetėr ēon drejt grindjeve tė vogla, pėrēarjeve, ērregullimeve. Mėsojmė nga 2:151, 3:164, dhe 21:107 qė ėshtė mėshirė nga Zoti qė Ai dėrgon te ne tė dėrguarė pėr tė dhėnė zgjidhjet pėrfundimtare pėr problemet tona. Mėsojmė nga 42:51 qė Zoti dėrgon tė dėrguarit e Tij pėr tė komunikuar me ne, dhe pėr tė pėrhapur informata tė reja. Pėr kėtė ėshtė urdhri i fortė nė 4:65, 80 pėr tė pranuar, pa as hezitimin mė tė vogėl, mėsimet e dorėzuara te ne nėpėrmjet tė dėrguarve tė Zotit.

Nė vijim ėshtė njė listė e detyrave kryesore tė tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes:

1. Zbulimi dhe shpallja e mrekullisė matematikore tė Kuranit (Shtojca 1).

2. Nxjerrja nė shesh dhe heqja e dy strofave tė rrejshme 9:128-129 nga Kurani (Shtojca 24).

3. Shpjegimi i qėllimit tė jetėve tona; pse jemi kėtu (Shtojca 7).

4. Deklarimi i njė feje pėr tė gjithė njerėzit, dhe lokalizimi dhe spastrimi i tė gjitha prishjeve qė e pllakosin Judaizmin, Krishterimin, dhe Islamin (Shtojcat 13, 15, 19).

5. Deklarimi qė Zeqati (bamirėsia e obligueshme) ėshtė parakusht pėr shpengim (7:156), dhe shpjegimi i metodės sė saktė tė zbatimit tė Zeqatit (Shtojca 15).

6. Zbulimi i fundit tė botės (Shtojca 25).

7. Deklarimi qė ata qė vdesin para moshės 40 vjeēare shkojnė nė Parajsė (Shtojca 32).

8. Shpjegimi i vdekjes sė Jezusit (Shtojca 22).

9. Shpjegimi i shpalljes sė Kuranit te, pastaj nėpėrmjet Muhamedit (Shtojca 28).

10. Njoftimi qė Muhamedi shkroi shpalljet e Zotit (Kuranin) me dorėn e vetė (Shtojca 28).

11. Shpjegimi pse shumica e besimtarėve nė Zot nuk arrijnė nė Parajsė (Shtojca 27).

12. Deklarimi qė Zoti  nuk e urdhėroi Ibrahimin qė tė vrasė djalin e vet (Shtojca 9).

13. Deklarimi i sekretit tė lumturisė sė pėrkryer (Hyrja).

14. Vendosja e sistemit tė drejtėsisė penale (Shtojca 37).