SHTOJCA
20:
Kurani ėshtė Besėlidhja e Fundit e Zotit pėr botėn, dhe Ai ėshtė zotuar ta
ruajė atė edhe nga shtrembėrimi mė i vogėl (15:9). Pra, Kurani ėshtė i rrethuar
me forca tė padukshme qė e ruajnė atė dhe i shėrbejnė atij (13:39, 41:42,
42:24).
Si asnjė libėr tjetėr, Kuranin na mėson Zoti (55:1-2); Ai na mėson neve ēka
kemi nevojė nė kohėn kur kemi nevojė pėr tė. Kjo ėshtė pse e lexojmė Kuranin me
qindra herė pa u mėrzitur. Mund ta lexojmė njė roman, pėr shembull, vetėm njė
herė. Por Kurani mund tė lexohet pakufi herė, dhe tė nxjerrim informata tė reja
tė vlefshme nga ai secilėn herė. Nė anėn tjetėr, lexuesit e pasinqertė ata qė
lexojnė Kuranin pėr tė gjetur gabim nė tė largohen nga Kurani (7:146, 17:45,
18:57, 41:44). Nė fakt, forcat e padukshme tė Zotit iu ndihmojnė atyre ti
gjejnė gabimet qė i kėrkojnė. Pasi qė Kurani ėshtė i pėrsosur, gabimet e
tilla vetėm shėrbejnė pėr tė zbuluar budallallėkun e armiqve tė Zotit.
Zoti i pėrdorė tiparet e Veta pėr ta pėrshkruar Kuranin; Ai e quan Kuranin
Adhim = i Madh (15:87), Hakim = Plot menēuri (36:2), Mexhid = Madhėshtor
(50:1), dhe Kerim = i Nderuar (56:77). Ēka mbetet tė thuhet?
Pasi qė Kurani ėshtė lajmi i Zotit pėr tė gjithė njerėzit, pa marrė
parasysh gjuhėn e tyre, nė Kuran kanė qasje besimtarėt, pa marrė parasysh
gjuhėn e tyre (41:44). Kjo shpjegon fenomenin e thellė: besimtarėt qė nuk dinė
arabisht e dinė Kuranin mė mirė sesa pabesimtarėt arab-folės. Pėr shkak tė
forcave tė padukshme qė i shėrbejnė Kuranit, nė tė kanė qasje besimtarėt me
gatishmėri dhe kėnaqėsi, dhe nuk kanė qasje aspak mosbesimtarėt (17:45, 18:57,
56:79).