SHTOJCA 27:

Kush ėshtė Zoti yt?

 

Shumica e njerėzve fyhen kur e dėgjojnė kėtė pyetje. “Ēka mendon, ‘Kush ėshtė zoti yt?’ pyesin ata, ‘Zoti im ėshtė Krijuesi i qiejve dhe tokės.’ “Dhe shumica e kėtyre njerėzve do tė tronditen kur ta kuptojnė qė deklarata e tyre qė zot i tyre ėshtė Krijuesi i qiejve dhe tokės nuk ėshtė asgjė mė shumė se fjalė goje, dhe qė ata nė fakt janė tė paracaktuar pėr Ferr (12:106).

Zoti yt ėshtė kushdo ose ēfarėdo qė ta preokupon mendjen shumicėn e kohės.

Zoti yt mund tė jenė fėmijėt tuaj (7:190), bashkėshortja jote (9:24), puna jote (18:35), ose uni yt (25:43). Kjo ėshtė pse vėmė re qė njėri prej urdhrave mė tė rėndėsishėm dhe mė tė pėrsėritur nė Kuran ėshtė:

"O ju qė besoni, ta pėrkujtoni Zotin shpesh; duke e madhėruar Atė ditė e natė.” [33:41]

Pėr ta vėnė kėtė urdhėr nė praktikė, duhet tė themelojmė shprehi tė caktuara me tė cilat garantojmė qė Zoti na preokupon mendjet tona mė shumė se gjithēka tjetėr. Kurani na ndihmon tė themelojmė shprehi tė tilla qė na shpėtojnė shpirtin:

1. Lutjet e Kontaktit (Salat): ata qė i zbatojnė 5 lutjet ditore arrijnė njė proporcion tė madh tė orėve tė tyre tė vetėdijshme kah pėrkujtimi i Zotit. Salati na ndihmon tė pėrkujtojmė Zotin jo vetėm gjatė pak minutave tė lutjes, por gjithashtu gjatė kohėve tė pritjes. Nė ora 11:00 paradite, dikush mund ta shikojė orėn e tij ose saj pėr tė parė nėse i ka ardhur koha lutjes sė mesditės. Ky veprim e bėnė dikė qė tė mendojė pėr Zotin, dhe kjo i numėrohet si e mirė nė pėrputhje me atė (20:14).

2. Pėrkujto Zotin para ngrėnies: Strofa 6:121 na urdhėron tė pėrmendim emrin e Zotit para se tė hamė: “Tė mos hani prej asaj mbi tė cilėn emri i Zotit nuk ėshtė pėrmendur.”

3. Dashtė Zoti (IN SHA ALLAH): “Tė mos thoni, ‘Do tė bėj kėtė ose atė nesėr,’ pa thėnė, ‘Dashtė Zoti’ (IN SHA ALLAH). Nėse harron ta bėsh kėtė, atėherė kėrko falje dhe thuaj, ‘Mė udhėzoftė Zotėruesi im tė bėj mė mirė herėn e ardhshme.’” [18:24]. Ky ėshtė urdhėr i drejtpėrdrejtė qė duhet ta zbatojmė, pa marrė parasysh me kėnd po flasim.

4. Dhuratė e Zotit (MA SHA ALLAH):  Pėr tė kėrkuar mbrojtjen e Zotit pėr gjėrat tona tė dashura – fėmijėt tanė, veturat tona, shtėpitė tona, etj. – urdhėrohemi nė 18:39 tė themi “MA SHA ALLAH” (Kjo ėshtė dhuratė e Zotit).

5. Madhėroje Zotin ditė e natė: Kur tė hamė ndonjė gjė, nuk duhet tė jemi si kafshė; duhet tė pasqyrojmė nė krijimin e Zotit tė ushqimit qė po e hamė – shijen, kėnaqėsinė tonė pėr shkak tė shqisave qė na ka dhėnė Zoti, paketimin e pėrkryer tė bananes ose portokallit, llojllojshmėrisė sė ushqimeve tė detit tė krijuara nga Zoti, etj. – dhe ta madhėrojmė Atė pėrderisa i gėzojmė furnizimet e Tij. Kur e shohim njė lule tė bukur, njė kafshė, ose perėndimin e diellit, duhet ta madhėrojmė Zotin. Duhet ta zėmė ēdo rast tė mundshėm pėr tė pėrkujtuar dhe madhėruar Zotin, ashtu qė Zoti tė jetė Zoti ynė.

6. Shprehja e parė: Bėjeni shprehi tė thoni: “Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit. Nuk ka zot tjetėr pėrveē Zotit,” nė momentin qė zgjoheni secilin mėngjes. Nėse e themeloni kėtė shprehi tė mirė, kjo ėshtė ēka do tė shprehni kur ringjalleni.