SHTOJCA
28:
Muhamedi i shkroi shpalljet
e Zotit me dorėn e vet
Shpallja e parė ishte Lexo, dhe pėrfshinte pohimin Zoti jep mėsim me
anėn e lapsit (96:1-4), dhe shpallja e dytė ishte Lapsi (68:1). Funksioni i
vetėm i lapsit ėshtė pėr tė shkruar.
Studiuesit Mysliman tė padijshėm tė dy shekujve tė parė pas Kuranit nuk
mund ta kuptonin sfidėn e Kuranit pėr tė prodhuar diēka si ai. Ata as nuk ditėn
pėr hartimin matematikor tė Kuranit, dhe ata e ditėn qė shumė gjigantė letrarė
kanė mundur tė hartojnė vepra tė krahasueshme me Kuranin. Nė fakt, shumė
gjigantė tė tillė letrarė pretenduan qė janė tė zotit tė prodhojnė vepėr
letrare aq tė shkėlqyeshme sa Kurani. Pretendimi mė i fundit erdhi nga Taha
Husseini, shkrimtari Egjiptas me nam.
Studiuesit e padijshėm Mysliman atėherė vendosėn ta shpallin Muhamedin
njeri analfabet! Atyre ua morri mendja qė kjo do tė bėnte cilėsinė
jashtėzakonisht tė shkėlqyer tė Kuranit vėrtetė tė mrekullueshme. Fjala nė tė
cilėn ata u mbėshtetėn pėr ti dhėnė analfabetizmin Profetit ishte UMI.
Fatkeqėsisht pėr ata studiues, kjo fjalė qartazi do tė thotė i pa shkrim
ose dikush qė nuk ndjek ndonjė shkrim (Torahn, Ingjilin, ose Kuranin) [shih
2:78, 3:20 & 75, 62:2]; ajo NUK do tė thotė analfabet.
Profeti ishte tregtar i suksesshėm. Studiuesit Mysliman qė e trilluan
rrenėn e analfabetizmit harruan qė nuk kishte numra gjatė kohės sė Profetit;
shkronjat e alfabetit pėrdoreshin si numra. Si tregtar qė merrej me numra ēdo
ditė, Profetit duhej ta dinte alfabetin, nga njė deri nė njė mijė.
Kurani na tregon qė Muhamedi e shkroi Kuranin Bashkėkohėsit e Muhamedit
citohen pėr thėnien e tyre, Kėto janė pėrralla tė moēme qė ai i shkroi. Ato po
i diktohen atij ditė e natė (25:5). Natyrisht, qė nuk mund ti diktoni
personit analfabet. Armiqtė e Profetit qė e akuzojnė atė pėr analfabetizėm e
keqpėrdorin Strofėn 29:48, qė ka tė bėjė nė veēanti me shkrimet paraprake.
Nė natėn e 27 tė Ramazanit 13 (Para Hixhres), Muhamedi shpirti, personi i
vėrtetė, jo trupi, u mblodh nė gjithėsinė mė tė lartė dhe Kurani iu dha atij
(2:97, 17:1, 44:3, 53:1-18, 97:1-5). Mė pas, engjėlli Gabriel i ndihmoi
Muhamedit qė ti nxjerrė nga disa strofa tė Kuranit nė kohė tė caktuar, nga
shpirti nė memorien e Muhamedit. Profeti i shkroi dhe i mbajti mend strofat qė
sapo iu zbuluan nė mendjen e tij. Kur Profeti vdiq, ai e la Kuranin e plotė tė
shkruar me dorėn e vet nė rendin kronologjik tė shpalljes, sė bashku me
instruksionet specifike se ku tė vendosej secila Strofė. Instruksionet hyjnore
tė regjistruara nga Profeti u dizajnuan pėr tė mbledhur Kuranin sė bashku nė
formatin e final tė duhur pėr Besėlidhjen e Fundit tė Zotit pėr botėn (75:17).
Myslimanėt e hershėm nuk arritėn ta bashkojnė Kuranin deri nė kohėn e Khalifa
Rashed Uthmanit. Njė komision u caktua pėr ta zbatuar kėtė detyrė. Lexo
Shtojcėn 24 pėr hollėsirat.