SHTOJCA 29:

Bismilahu qė mungon

 

Secila sure nė Kuran fillon me thėnien “Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit,” e cila njihet si Bismilah, me pėrjashtim tė Sures 9. Kjo mungesė e dukshme e Bismilahut nga Surja 9 ka qenė veēori qė ka ngjallur kureshtje pėr 14 shekuj. Shumė teori ishin ngritur pėr ta shpjeguar kėtė fenomen.

Tash mėsojmė qė Bismilahu qė mungon luan njė rol tė rėndėsishėm si [1] pėrbėrės i rėndėsishėm i mrekullisė matematikore tė Kuranit, dhe [2] shenjė e dalluar nga Mirėbėrėsi, i Mėshirshmi, qė janė futur duart nė Suren 9 dhe duhet tė pastrohet (Shtojca 24). Tė dy rolet e Bismilahut qė mungon u zbuluan me zbulimin e kodit matematikor tė Kuranit. Lista nė vijim e vrojtimeve faktike ilustron vetitė e mrekullueshme tė Bismilahut qė mungon:

[1] Pasi qė Bismilahu pėrbėhet nga 19 shkronja arabe, dhe gjendet para tė gjitha sureve pėrveē njėrės, mund tė konsiderohet si themeli mbi tė cilėn kodi i Kuranit i bazuar nė 19 ėshtė ndėrtuar. Por mungesa e Bismilahut nga Surja 9 shkakton numrin e thėnies hyrėse kyēe qė tė jetė 113, numėr i cili nuk pėrputhet me kodin Kuranit. Megjithatė, gjejmė qė kjo mungesė kompensohet nė Suren 27. Dy Bismilahe ndodhen nė Suren 27, njėri si fjalė hyrėse dhe njėri nė Strofėn 30. Kjo e rikthen numrin total tė Bismilaheve nė Kuran nė 114, 19x6.

[2] Nga Bismilahu qė mungon nė Suren 9 deri te Bismilahu shtesė i Sures 27, ka 19 sure.

[3] Shuma e numrave tė sures nga Bismilahu qė mungon (Surja 9) deri te Bismilahu shtesė (Surja 27) ėshtė 9+10+11+12+...+25+26+27 = 342, 19x18. Kjo ėshtė karakteristikė matematikore, cilitdo 19 numra tė njėpasnjėshėm japin shumė qė ėshtė shumėfish i 19-tės. Por fenomeni i mrekullueshėm qėndron nė atė se ky numėr, 342, ėshtė i barabartė me numrin e fjalėve nga Bismilahu i parė nė Suren 27 deri te Bismilahu i dytė nė 27:30.

[4] Ndodhja e Bismilahut shtesė nė 27:30 ėshtė nė pėrputhje me kodin e Kuranit nė atė qė numri i sures, plus numri i strofės ėshtė shumėfish i 19-tės (27+30 = 57 = 19x3).

[5] Ndodhja e Bismilahut shtesė nė Strofėn 30 krahasohet me ndodhjen e vetė numrit 19 nė Strofėn 30 (Surja 74).

[6] Kurani pėrmban 6234 strofa me numra. Mungesa e Bismilahut nga Surja 9, dhe kompensimi pėr tė nė Strofėn 30 tė Sures 27 na jep dy Bismilahe me numra, 1:1 & 27:30, dhe 112 Bismilahe pa numra. Kjo e bėnė numrin total tė strofave nė Kuran tė jetė 6234+112 = 6346, 19x334.

[7] Nga Bismilahu qė mungon deri te Bismilahu shtesė, numri i strofave qė pėrmbajnė fjalėn “Allah” ėshtė 513, 19x27. Vini re qė 27 ėshtė numri i sures ku Bismilahu shtesė gjendet. Tė dhėnat janė nė Tabelėn 1.

 

Tabela 1: Strofat qė pėrmbajnė fjalėn “Allah” nga Bismilahu qė mungon deri te Bismilahu shtesė.

Surja numėr

Strofat me fjalėn "Allah"

9

100

10

49

11

33

12

34

13

23

14

28

15

2

16

64

17

10

18

14

19

8

20

6

21

5

22

50

23

12

24

50

25

6

26

13

27

6

---

---

342

513

(19x18)

(19x27)

 

[8] Shuma e numrave tė strofave (1+2+3+...+n), plus numri i strofave, nga Bismilahu qė mungon deri te Bismilahu shtesė ėshtė 119624, 19x6296. Shih Tabelėn 2.

 

Tabela 2: Suret & strofat nga Bismilahu qė mungon deri te Bismilahu shtesė

Surja

Strofat

Shuma e nr. tė strofave

9

127

8128

10

109

5995

11

123

7626

12

111

6216

13

43

946

14

52

1378

15

99

4950

16

128

8256

17

111

6216

18

110

6105

19

98

4851

20

135

9180

21

112

6328

22

78

3081

23

118

7021

24

64

2080

25

77

3003

26

227

25878

27

29

435

342

1951

117673

 

[9] Kjo gjė gjithashtu vėrteton qė Surja 9 pėrbėhet nga 127 strofa, jo 129 (shih Shtojcėn 24). Shuma e shifrave tė 127-shit ėshtė 1+2+7=10. Duke i gjetur tė gjitha strofat shifrat e tė cilave japin shumėn 10, nga Bismilahu qė mungon i Sures 9 deri te Bismilahu shtesė i Sures 27, pastaj duke ia shtuar numrin e kėtyre strofave numrit total tė strofave nga Bismilahu qė mungon deri te Bismilahu shtesė, marrim 2128, ose 19x112 (Tabela 3).

 

Tabela 3: Strofat shifrat e tė cilave japin shumėn 10, nga Bismilahu qė mungon deri te Bismilahu shtesė

Nr. i sures

Nr. i strofave

Nr. i ndodhjeve

9

127

12

10

109

10

11

123

11

12

111

10

13

43

3

14

52

4

15

99

9

16

128

12

17

111

10

18

110

10

19

98

9

20

135

12

21

112

10

22

78

7

23

118

11

24

64

6

25

77

7

26

227

22

27

29

2

---

----

---

342

1951

177

(19x18) & 1951+177=2128=19x112

 

[10] Surja 9 ėshtė sure me numėr tek numri i strofave tė tė cilės (127) ėshtė gjithashtu tek. Nga Bismilahu qė mungon deri te Bismilahu shtesė, ka 7 sure qė kanė kėtė karakteristikė; ato janė sure me numėr tek numri i strofave tė tė cilave ėshtė gjithashtu tek. Siē tregohet hollėsisht nė Tabelėn 4, kėto janė Surja 9, 11, 13, 15, 17, 25, dhe 27. Duke i mbledhur shifrat qė formojnė numrat e sureve dhe numrat e strofave, shuma totale ėshtė 114, 19x6.

 

Tabela 4: Suret me numėr tek numri i strofave tė tė cilave ėshtė gjithashtu tek

Nr. i sures

Shuma e shifrave

Nr. i strofave

Shuma e shifrave

9

9

127

10

11

2

123

6

13

4

43

7

15

6

99

18

17

8

111

3

25

7

77

14

27

9

29

11

 

--

 

--

 

45

 

69

45+69 = 114 = 19x6

 

 

 

[11] Dy veēoritė e ardhshme vėrtetojnė edhe Bismilahun qė mungon edhe numrin e strofave nė Suren 9 (ku dy strofa tė rrejshme ishin futur). Nėse i marrim suret e njėjta tė renditura nė Tabelėn 4, suret me numėr tek numrat e strofave tė tė cilave janė gjithashtu tek, dhe shkruajmė numrin e secilės sure, duke u ndjekur nga numri i strofave tė saj, numri i gjatė qė rrjedh (30 shifror) ėshtė shumėfish i 19-tės (Figura 1).

[12] Le tė marrim shifrėn e fundit tė tė gjitha strofave nga Bismilahu qė mungon deri te Bismilahu shtesė. Nėse e shkruajmė numrin e secilės sure, duke u ndjekur me shifrėn e fundit nė secilėn strofė nė atė sure, na del njė numėr i gjatė, me 1988 shifra, i cili ėshtė i plotpjesėtueshėm me 19 (Figura 2).

 

9 127 11 123 13 43 15 99 17 111 25 77 27 29

Secili numėr i sures ndiqet nga numri i strofave nė atė sure. Ky numėr i gjatė ėshtė i barabartė me 19 x 48037427533385052195322409091.

[Figura 1]

 

9 1234567890123... ... 27 1234567890 ... 789

Numri i sures ndiqet nga shifra e fundit nė secilin numėr tė strofės nga Surja 9 deri te Surja 27, Strofa 29.

[Figura 2]