SHTOJCA 3:

E bėmė Kuranin tė lehtė [54:17]

 

Strofa 11:1 na informon qė Mrekullia e Kuranit pėrfshinė [1] dizajnin matematikor mbinjerėzor tė strukturės sė tij materiale dhe [2] njėherėsh hartimin e njė vepre letrare jashtėzakonisht tė shkėlqyeshme.

Dikush mund tė pėrmbushė kushtet e shpėrndarjes numerike tė njė strukture tė thjeshtė matematikore. Megjithatė, kjo arrihet pandryshueshėm duke paguar me cilėsi letrare shumė tė dobėt. Rregullimi i njėkohshėm i stilit letrar dhe shpėrndarjes sė ndėrlidhur matematikore tė shkronjave individuale pėrgjatė Kuranit (Shtojca 1) ėshtė evident nė faktin qė Kurani ėshtė bėrė i lehtė qė tė mbahet mend, tė kuptohet, dhe tė na kėnaqė. Ndryshe nga cilido libėr i shkruar nga njeriu, Kurani sjell kėnaqėsi edhe nėse pėrsėritet leximi i tij pakufi herė.

Titulli i kėsaj Shtojce pėrsėritet nė Suren 54, strofat 17, 22, 32, dhe 40. Siē shihet, teksti arabisht i Kuranit ėshtė i hartuar nė aso mėnyre qė tė kujtojė lexuesin ose memorizuesin pėr shprehjen e ardhshme tė saktė, ose strofėn e ardhshme. Zoti na krijoi neve dhe Ai e di mėnyrėn mė efikase se si futet nė memorien tonė lėnda letrare. Mėsimi pėrmendsh i Kuranit ka luajtur njė rol jetėsor nė ruajtjen e tekstit origjinal gjeneratė pas gjenerate nė njė kohė kur librat e shkruar ishin gjė e rrallė.

Pa e kuptuar as vetė, personi qė e mbanė mend Kuranin ndihmohet hyjnisht nga njė sistem i ndėrlidhur letrar pėrderisa ai i shpreh tingujt e fjalėve Kuranore. Gati secila strofė nė Kuran pėrmban ēka unė i quaj "Zile Kujtese." Funksioni i tyre ėshtė qė ta kujtojė lexuesin se ēka vjen mė pas. Ky sistem ėshtė aq i gjerė, kėshtu qė unė do t’ju japė vetėm dy shembuj sa pėr ilustrim:

1.      Nė Suren 2, Strofat 127, 128 dhe 129 pėrfundojnė me dy emra tė ndryshėm tė Zotit secila. Kėta ēifte emrash janė "El-Sami` El-`Alim (Dėgjuesi, i Gjithėdijshmi)," "El-Tavab El-Rrahim (Shpenguesi, i Mėshirshmi)", dhe"El-`Aziz El-Hakim (I Plotfuqishmi, Mė i Menēuri)," pėrkatėsisht. Sikur ky tė ishte libėr i zakonshėm, dikush lehtė do i pėrziente kėta gjashtė emra. Nuk ėshtė kėshtu edhe nė Kuran. Secilit prej kėtyre ēifteve iu paraprinė nė strofėn e njėjtė njė "Zile Kujtese" qė na kujton pėr ēiftin e saktė tė emrave. Pra, Strofa 127 flet pėr Ibrahimin dhe Ismailin duke ngritur themelet e Qabes. Strofa pėrfundon me emrat "El-Sami` El-`Alim." Tingujt e dukshėm kėtu janė "S," "M," dhe" `Ajn." Kėto tre shkronja janė tė dukshme nė fjalėn "Ismail." Gjejmė qė kjo fjalė nė mėnyrė tė dukshme ėshtė vonuar nė fjali, pėrderisa e rritė cilėsinė letrare tė saj. Pra, gjejmė qė strofa shkon kėshtu: "Kur Ibrahimi ngriti themelet e Qabes, sė bashku me Ismailin ...” Zakonisht, njė shkrimtar njeri do tė thoshte "Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritėn themelet e Qabes....” Por vonesa e tingujve nė "Ismail” i sjell ato mė afėr fundit tė strofės, dhe kėshtu na kujton se emrat e saktė tė Zotit nė kėtė strofė janė "El-Sami` El-`Alim." Strofa 128 ka fjalėn e spikatur "Tubb" pak para emrave "El-Tavab El-Rrahim." Fjala "Tubb" pra shėrben si zile kujtese. Emrat e Zotit nė fund tė 2:129 janė "Aziz, Hakim." Tingujt e spikatur kėtu janė "Z" dhe "K." Interesant, zile e kujtesės nė kėtė strofė ėshtė fjala "Juzakihim.”

2.      Njė shembull tjetėr i mirė gjendet nė 3:176, 177, & 178, ku ndėshkimi pėr mosbesimtarėt pėrshkruhet si " `Azim (i Tmerrshėm)," "Alim (qė Dhemb)," dhe "Muhin (Poshtėrues)," pėrkatėsisht. Nė njė libėr njerėzor, ai qė do e mbante mend lehtė do i kishte pėrzier kėto tre pėrshkrime. Por gjejmė qė secilit nga kėto mbiemra iu paraprijnė zile tė fuqishme kujtese qė parandalojnė njė pėrzierje tė tillė. Fjala " `Azim" e Strofės 176 paraprihet nga fjala "Huzun," qė karakterizohet nga shkronja e theksuar "Z." Kjo shėrben pėr tė na kujtuar pėr mbiemrin e veēantė nė fund tė kėsaj sureje. Fjala "Alim" e Strofės 177 paraprihet nga tingulli i fjalės "Iman" qė shėrben si zile kujtese, dhe fjala "Muhin" e 3:178 paraprihet nga njė bollėk "M"-jash dhe "H"-jash pėrgjatė kėsaj strofe.

Shembuj tė tjerė tė zileve tė kujtesės pėrfshijnė fundin e 3:173 dhe fillimin e 3:174, fundin e 4:52 dhe fillimin e 4:53, fundin e 4:61 dhe fillimin e 4:62, dhe fundin e 18:53 dhe fillimin e 18:54, dhe shumė tė tjerė.