SHTOJCA 30:

Poligamia

 

Poligamia ishte mėnyrė e jetesės derisa Kurani u shpall 1400 vjet mė parė. Kur toka ishte e re dhe e populluar pak, poligamia ishte njė mėnyrė pėr ta populluar atė dhe pėr t’i sjellė qeniet njerėzore qė duheshin pėr tė kryer planin e Zotit. Prej kohės kur Kurani u shpall, bota ishte populluar mjaftueshėm, dhe Kurani vuri kufizimet e para kundėr poligamisė.

Poligamia lejohet nė Kuran, por nėn rrethana rreptėsisht tė vrojtuara. Ēfarėdo keqpėrdorimi i kėsaj leje hyjnore pėson ndėshkim tė rreptė. Pra, edhe pse poligamia lejohet nga Zoti, neve na duhet t’i shqyrtojmė rrethanat tona me kujdes para se tė themi qė njė marrėdhėnie poligamiste e caktuar ėshtė e lejuar.

Shembulli ynė i pėrkryer kėtu ėshtė profeti Muhamed. Ai ishte i martuar me njė grua, Khadixhen, derisa ajo vdiq. Ai i pati tė gjithė fėmijėt e tij, pėrveē njėrit, prej Khatixhes. Pra, ajo dhe fėmijėt e saj gėzuan vėmendjen e plotė tė Profetit pėr aq gjatė sa ajo ishte e martuar me tė; njėzet e pesė vjet. Praktikisht, Muhamedi kishte njė grua – nga mosha 25 vjeēare deri nė 50. Gjatė 13 vjetėve tė mbetura tė jetės sė tij, ai u martua me vejusha tė moshuara tė shokėve tė tij qė lanė pas shumė fėmijė. Fėmijėt kishin nevojė pėr shtėpi tė plotė, me figurė atėrore, dhe Profeti e furnizoi atė. Furnizimi i figurės atėrore pėr jetimėt ėshtė rrethana e vetme e posaēme nė pėrkrahje tė poligamisė e pėrmendur nė Kuran (4:3).

Pėrveē martesės me vejushat nėna tė jetimėve, kishte tre martesa politike nė jetėn e Profetit. Shokėt e tij tė ngushtė Ebu Bekri dhe Omari kėmbėngulėn qė ai tė martohej me vajzat e tyre, Ajshen dhe Hafsahn, pėr tė themeluar lidhje tradicionale familjare mes tyre. Martesa e tretė ishte me Marinė Egjiptasen; ajo iu dha atij si shenjė politike e miqėsisė nga sunduesi i Egjiptit.

Ky shembull i pėrkryer na tregon qė njė burrė duhet t’i japė vėmendjen dhe besnikėrinė e plotė nė martesė bashkėshortes dhe fėmijėve tė vet nė mėnyrė qė tė rrisė njė familje tė lumtur dhe tė shėndetshme.

Kurani thekson kufizimet kundėr poligamisė me fjalė shumė tė forta: “Nėse frikėsoheni se mund tė mos jeni krejtėsisht tė barabartė nė trajtimin e mė shumė se njė gruaje, atėherė duhet tė jeni tė kėnaqur me njė.” (4:3) “Nuk mund tė jeni tė barabartė nė njė marrėdhėnie poligamiste, pa marrė parasysh sa shumė pėrpiqeni.” (4:129)

Kufizimet Kuranore kundėr poligamisė tregojnė mundėsinė e keqpėrdorimit tė ligjit tė Zotit. Prandaj, nė mos qofshim absolutisht tė sigurt qė ligji i Zotit nuk do tė keqpėrdoret, mė mirė ta rezistojmė epshin tonė dhe tė rrimė larg poligamisė. Nėse rrethanat nuk diktojnė poligami, mė mirė t’ia japim vėmendjen e tonė tė plotė tė shoqes dhe njė palė fėmijėve. Mirėqenia psikologjike dhe sociale e fėmijėve, posaēėrisht nė vendet ku poligamia ėshtė e ndaluar, gati gjithmonė diktojnė monogami. Disa kritere themelore duhet tė vrojtohen nė sjelljen ndėr mend tė poligamisė:

1. Duhet tė lehtėsojė dhimbje dhe vuajtje dhe jo tė shkaktojė dhimbje dhe vuajtje.

2. Nėse ke familje tė re, ėshtė gati e sigurt qė poligamia ėshtė keqpėrdorim.

3. Poligamia pėr tė zėvendėsuar grua mė tė re ėshtė keqpėrdorim i ligjit tė Zotit (4:19).