SHTOJCA 31:

Evolucioni: I drejtuar hyjnisht

 

Mėsojmė nga Kurani qė evolucioni ėshtė fakt i paracaktuar hyjnisht.

Jeta filloi nė ujė: "Nga uji ne nisėm tė gjitha gjėrat e gjalla.” (21:30, 24:45)

 

Njerėzit jo pasardhės tė majmunėve: "Ai filloi krijimin e njeriut nga balta.” (32:7)

Njeriu i krijuar nga balta “e tharė”: “Unė po e krijoj qenien njerėzore nga balta ‘e tharė’.” (15:28)

Evolucioni ėshtė i mundur vetėm brenda njė lloji tė caktuar. Pėr shembull, portokalli kėrthizė (pa fara) evoluoi nga portokajtė me fara, e jo nga mollėt. Ligjet e probabilitetit parandalojnė mundėsinė e evolucionit tė rastėsishėm ndėrmjet llojeve. Njė peshk nuk mund tė evoluojė nė zog; njė majmun nuk mund tė evoluojė nė njeri.

 

Ligjet e probabilitetit parandalojnė evolucionin e Darvinit

Nė kėtė epokė tė kompjuterėve, kemi ligje matematikore qė na tregojnė nėse njė ngjarje e caktuar ėshtė e mundshme ose jo. Nėse i hedhim pesė topa me numra nė ajėr dhe i lėmė tė bien nė njė vijė tė drejtuar, ligjet e probabilitetit na tregojnė numrin e kombinimeve tė mundshme qė mund tė marrim: 1x2x3x4x5=120 kombinime. Pra, probabiliteti pėr tė fituar cilindo kombinim ėshtė 1 nė 120, ose 1/120, ose 0.0083. Ky probabilitet zvogėlohet shpejt kur e rrisim numrin e topave. Nėse e rrisim numrin me vetėm njė top, numri i kombinimeve bėhet 1x2x3x4x5x6=720, dhe probabiliteti pėr tė fituar cilindo kombinim zvogėlohet nė 1/720, 0.0014. Matematicientėt, qė janė shkencėtarė shumė ekzakt (tė saktė), janė pajtuar qė probabiliteti zvogėlohet nė “Zero” kur e rrisim numrin e topave nė 84. Nėse merremi me 84 topa, probabiliteti zvogėlohet nė 209x10 (i ngritur nė fuqinė e) -50, ose 0.00000000000000000000000000000000000000000000000000209

Pohimi i famshėm i Darvinit qė “jeta filloi si njė qelizė e ‘thjeshtė’” ėshtė qesharak. Vetėm rreth 70 vjet mė parė, Wells, Huxley, dhe Wells, shkruan nė librin e tyre klasik qė “asgjė nuk mund tė shihet brenda bėrthamės pėrveē njė lėngu tė kthjellėt.” Ne tash e dimė qė qeliza, ėshtė njė njėsi tejet e ndėrlikuar, me biliona nukleotide nė materialin gjenetik brenda bėrthamės, dhe miliona reaksione biokimike. Ligjet e probabilitetit na tregojnė qė probabiliteti i krijimit tė rastėsishėm tė radhitjes sė saktė tė nukleotideve nė ADN ėshtė Zero, e mė Zero. Nuk po flasim pėr 84 nukleotide; po flasim pėr biliona nukleotide qė duhet tė radhiten nė njė rend specifik.

Disa evolucionistė kanė thėnė qė gjeni i njeriut dhe gjeni i majmunit janė 90% tė ngjashėm. Megjithatė, madje edhe nėse ngjashmėria ėshtė 99%, ende kemi tė bėjmė me 300,000,000 nukleotide qė duhet tė ri-radhiten rastėsisht pėr ta ndryshuar majmunin nė njeri. Ligjet e probabilitetit e parandalojnė (pėrjashtojnė) si krejtėsisht tė pamundur. Gjeni i njeriut pėrmban 30,000,000,000 nukleotide; 1% e asaj ėshtė 300,000,000.

Njė citat qė pėrshtatet kėtu ėshtė ai i Profesor Edwin Conklinit; ai tha:

Probabiliteti qė jeta tė ketė filluar nga njė rastėsi ėshtė i krahasueshėm me probabilitetin e njė Fjalori tė Pashkurtuar qė tė rrjedhė nga njė eksplodim nė njė fabrikė shtypi.