SHTOJCA
37:
Nėse njė vjedhės vjedh njėmijė lek nga ti, dhe ata e fusin atė nė burg, ēka
pėrfiton ti? Nėse vjedhėsi ka bashkėshorte dhe fėmijė, cili ėshtė krimi i tyre?
Pse duhet ata tė grabiten larg nga babai i tyre?
Kurani e zgjedhė kėtė problem, si edhe problemet e ndėrlidhura me sistemin
e drejtėsisė penale qė mbizotėron nė botėn e sotshme.
Sipas tė drejtės penale Kuranore, vjedhėsi qė shpallet fajtor pėr vjedhjen
e njėmijė lekėve nga ti duhet tė punojė pėr ty derisa tė kompensohesh
krejtėsisht pėr njėmijė lekėt qė i ke humbur, plus dėmit dhe bezdisė qė vjedhja
ka mundur tė tė shkaktojė. Nė tė njėjtėn kohė, bashkėshortja dhe fėmijėt e
pafajshėm tė vjedhėsit nuk ka nevojė tė heqin dorė nga burri i saj, dhe sistemi
i shtrenjtė i burgjeve eliminohet. Burgimi ėshtė ndėshkim i egėr dhe jonjerėzor
qė ėshtė vėrtetuar i padobishėm pėr tė gjithė qė kanė tė bėjnė me tė.
Pėrkundėr besimit tė zakonshėm, dora e vjedhėsit tė mos cungohet. Lavdi
Zotit pėr mėshirėn e Tij dhe mrekullinė matematikore tė Tij nė Kuran, ne tash e
dimė qė dora e vjedhėsit ka pėr tu shėnuar. Shėnimi i dorės sė vjedhėsit thuhet
nė 5:38. Numrat e sures dhe strofave japin shumėn 5+38 = 43. Vendi tjetėr nė
Kuran ku dora prehet gjendet nė 12:31. Kjo ėshtė ku i shohim gratė qė e
admiruan Jozefin aq shumė, sa qė i prenė duart e tyre. Qartazi, ata nuk i
cunguan duart e tyre. Askush nuk mund ta bėjė atė. Numrat e sureve dhe strofave
japin shumėn 12+31, shuma e njėjtė si nė 5:38. Kjo jep konfirmim matematikor qė
ligji Kuranor bėn thirrje pėr shėnimin e dorės sė vjedhėsit, e jo cungimin e
saj. Konfirmim shtesė matematikor jepet: 19 strofa pas 12:31, shohim prerjen e
dorės pėrsėri. Dėnimi nė Islam (Nėnshtrim) bazohet nė barazi dhe trysni
shoqėrore (2:178, 5:38, 24:2).
Blasfemia e quajtur Hadith & Suna ka themeluar gurėzimin pėr vdekje
si ndėshkim pėr kurorėshkelėsit-et. Ky nuk ėshtė ligji i Zotit. Siē thuhet nė
24:2, ndėshkimi pėr marrėdhėnie jashtėmartesore ėshtė fshikullimi nė publik;
njėqind fshikullima simbolike. Siē u theksua mė lartė, ndėshkimi themelor ėshtė
trysnia shoqėrore dhe skandalizimi i kriminelit. Fshikullimi nė publik e arrin
kėtė synim.
Kur kemi tė bėjmė me vrasje, Kurani dekurajon kategorikisht dėnimin me
vdekje (2:179). I liri pėr tė lirin, skllavi pėr skllavin, dhe femra pėr
femrėn (2:178). Pėr shkak tė zemėrngushtėsisė dhe padrejtėsisė sė njerėzve,
shumė njerėz madje as nuk mund ta paramendojnė ēka thotė ky ligj Kuranor. Ata
refuzojnė tė pranojnė urdhrin e qartė qė barazia e saktė duhet tė zbatohet
nėse njė grua e vret njė burrė, ose njė burrė vret njė grua, ose njė skllav
vret njė person tė lirė, ose njė person i lirė vret njė skllav, dėnimi me
vdekje nuk mund tė zbatohet. Kurani parapėlqen qė vrasėsi ta kompensojė
familjen e viktimės. Nėse e vrasim vrasėsin, kjo nuk e sjell prapa viktimėn, e
as nuk ka dobi familja e viktimės nga ekzekutimi (vrasja) e vrasėsit.
Kompensimi, megjithatė, duhet tė jetė i mjaftueshėm pėr tė qenė parandalues
tmerrues pėr tė tjerėt. Nė Islam (Nėnshtrim), viktima dhe/ose familja e
viktimės janė gjykatėsit pėr tė gjitha krimet; ata vendosin ēfarė duhet tė jetė
dėnimi nėn mbikėqyrjen e njė personi qė e njeh Kuranin.