SHTOJCA 38:

19: Nėnshkrimi i Krijuesit

 

Shkrimet nuk janė tė vetmet krijime matematikisht tė hartuara nga Zoti ku numri 19 ėshtė emėruesi i pėrbashkėt. Vėrtetė ia vlen tė pėrmendet qė Galileu tha thėnien e tij tė famshme: “Matematika ėshtė gjuha me tė cilėn Zoti e krijoi gjithėsinė.” Njė numėr i madh i gjetjeve shkencore tani ka treguar qė numri 19 pėrfaqėson nėnshkrimin e Zotit mbi krijime tė caktuara. Kjo vulė hyjnore duket pėrgjatė gjithėsisė nė mėnyrė pothuajse tė njėjtė ashtu si nėnshkrimi i Mikelangelos ose Pikasos qė identifikon veprat e tyre.

Pėr shembull:

1.      Dielli, hėna, dhe toka radhiten nė tė njėjtėn pozitė relative njė herė ēdo 19 vjet (shih ENCYCLOPEDIA JUDAICA nėn “Calendar”).

2.      Kometa e Halleyt, fenomen i thellė qiellor, viziton sistemin tonė diellor ēdo 76 vjet, 19x4.

3.      Vula e Zotit nė ty dhe mua manifestohet nė faktin qė qenia njerėzore pėrmban 209 eshtra, 19x11.

4.      EMBRIOLOGJIA MJEKĖSORE E LANGMANIT, nga T.W. Sadler, pėrdoret si libėr mėsimi nė shumicėn e Shkollave Mjekėsore nė SH.B.A. Nė Faqe 88 tė botimit tė pestė, lexojmė fjalinė nė vijim: “Nė pėrgjithėsi gjatėsia e shtatzėnisė pėr njė fetus me afat tė plotė konsiderohet tė jetė 280 ditė ose 40 javė pas fillimit tė menstruacionit tė fundit, ose mė saktėsisht, 266 ditė ose 38 javė pas fekondimit.” Numrat 266 dhe 38 janė qė tė dy shumėfisha tė 19-tės.