SHTOJCA
4:
Pse u shpall Kurani nė gjuhėn arabe?
Mėsojmė nga 41:44 se besimtarėt e sinqertė kanė qasje nė
Kuran, pa marrė parasysh gjuhėn e tyre amtare. Mosbesimtarėve, nė anėn tjetėr,
nuk iu lejohet qasja nė Kuran, edhe nėse ata janė profesorė tė gjuhės arabe
(17:45, 18:57, 41:44, & 56:79).
Arabishtja ėshtė gjuha mė efikase nė botė, posaēėrisht
kur vjen puna te formulimi i saktė i ligjeve. Pasi qė Kurani ėshtė Kod Ligjor,
ishte me rėndėsi qė ligje tė tilla tė formuloheshin qartė. Zoti zgjodhi arabishten
pėr Besėlidhjen e Tij tė Fundit pėr shkak tė arsyes sė dallueshme qė ajo ėshtė
gjuha mė e pėrshtatshme pėr atė qėllim. Arabishtja ėshtė e veēantė nė
efikasitetin dhe saktėsinė e saj. Pėr shembull fjala "they (ata, ato) nė
Anglisht nuk tė tregon nėse "they (ata, ato)" janė meshkuj ose femra.
Nė arabisht ekziston "they (ata)" pėr meshkuj, "HUM," dhe
"they (ata)" pėr femra, "HUNA." Madje ekziston edhe njė
"they (ata)" pėr dy meshkuj, "HUMA," dhe "they
(ato)" pėr dy femra, "HATAN." Kjo veti nuk ekziston nė asnjė
gjuhė tjetėr nė botė. Arrita ta ēmoj efikasitetin e gjuhės arabe kur e
pėrktheva, pėr shembull, 2:228. Kjo strofė e urdhėron tė shkurorėzuarėn qė tė
heqė dorė nga dėshirat e veta pėr tu shkurorėzuar nga burri i saj, nėse ajo
kupton qė ėshtė shtatzėnė, dhe i shoqi dėshiron tė pajtohen mirėqenia e bebes
ka pėrparėsi. Efikasiteti i gjuhės arabe ishte tejet i dobishėm nė formulimin e
kėtij ligji. Cilado gjuhė do e bėnte atė gati tė pamundur qė tė theksohet
dėshirat e kujt duhej tė zėvendėsohen, sė paku jo nė aq pak fjalė siē e shohim
nė 2:228.
Fjala "kalata", e 28:23, qė ėshtė vetėm njė
fjalė pėr shembull, pėrkthehet nė katėr fjalė tė Anglishtes: "the two
women said. (ato dyja thanė) I tillė ėshtė efikasiteti i gjuhės arabe.
Njė arsye tjetėr e mundshme pėr zgjedhjen e arabishtes
ėshtė fakti qė fjalėt "Ai" dhe "Ajo" nuk nėnkuptojnė
patjetėr gjini. Pra, kur pėrmendet Zoti si "Ai, kjo nuk nėnkupton gjini
aspak. I madhėruar qoftė Zoti; Ai nuk ėshtė as mashkull, as femėr. Pėrdorimi i
"Ai" pėr ta pėrmendur Zotit nė gjuhėn Angleze, pėr shembull, ka
kontribuar nė njė pėrfytyrim tė gabueshėm tė Zotit. Aq mė shumė, kjo nuk u
ndihmua aspak nga shprehjet e shtrembėruar tė tilla si "Ati" kur i
referohen Zotit. Askund nė Kuran Zoti nuk pėrmendet me Ati.