SHTOJCA 5:

Parajsa dhe Ferri

 

Pėrshkrimet e Parajsės dhe Ferrit pėrgjatė Kuranit janė alegorike. Kurani na tregon pėr kėtė sa herė qė pėrshkrimet e tilla ndodhin si fjali tė pavarura, jo brenda njė teme tė pėrgjithshme. Shih 2:24-26, 13:35, dhe 47:15. Fjala “Mathal” (alegori) pėrdoret nė kėto strofa. Nė aspektin gjuhėsor, fjala “Mathal’ nė kėto strofa mund tė hiqet, dhe ende kemi fjali tė pėrkryera. Por ajo ėshtė aty sepse pėrshkrimet e Parajsės dhe Ferrit janė alegorike.

Se si janė Parajsa dhe Ferri ne as nuk mund ta paramendojmė. Prandaj ekziston nevoja pėr alegori.  Si mund t’ia pėrshkruaj dikush, pėr shembull, shijen e ēokollatės njė personi qė kurrė nuk ka shijuar ēokollatė? Alegoria do tė duhej tė pėrdorej. Personi duhet tė presė qė nė realitet ta shijojė ēokollatėn pėr ta ditur se si e ka shijen ēokollata. Ēfarėdo alegorie qė e pėrdorim pėr tė pėrshkruar shijen e ēokollatės nuk mund t’i pėrafrohemi gjėsė sė vėrtetė.

Parajsa tashmė ekziston, pasi qė Ademi dhe Eva u vendosėn nė tė gjatė ditėve tė tyre tė pafajėsisė (2:35). Mėsojmė nga Surja 55 qė ka dy “Parajsa tė Larta” – njė pėr njerėzit dhe njė pėr xhinėt – dhe dy “Parajsa tė Ulėta” – njė pėr njerėzit dhe njė pėr xhinėt (shih Shtojcėn 11 pėr mė shumė hollėsira).

Ferri nuk ėshtė krijuar ende. Do tė krijohet nė Ditėn e Gjykimit (69:17 & 89:23). Mė shumė hollėsira jepen nė Shtojcėn 11.

 

Parajsa e lartė dhe Parajsa e ulėt

Ka dallime tė theksuara ndėrmjet Parajsės sė Lartė dhe Parajsės sė Ulėt. Alegorikisht, uji nė Parajsėn e Lartė rrjedh lirshėm (55:50), pėrderisa uji i Parajsės sė Ulėt duhet tė nxirret (55:66).

Alegorikisht, Parajsa e Lartė i ka tė gjitha llojet e frutave (55:52), pėrderisa Parajsa e Ulėt ka numėr tė limituar frutash (55:68)

Alegorikisht, tė shoqet e dėlira me gatishmėri iu bashkėngjiten bashkėshortėve tė tyre nė Parajsėn e Lartė (55:56), pėrderisa banuesit e Parajsės sė Ulėt duhet tė shkojnė t’i marrin tė shoqet e tyre (55:72).

Megjithatė, edhe Parajsa e Ulėt ėshtė njė shpėrblim jashtėzakonisht i shkėlqyeshėm pėr ata qė janė mjaft fatlum t’i shpėtojnė Ferrit dhe tė pėrfundojnė nė Parajsėn e Ulėt (3:185) – shkuarja nė Parajsėn e Ulėt ėshtė triumf i madh. Njerėzit qė largohen nga kjo jetė para se tė arrijnė moshėn 40 vjeēare, dhe nuk i kanė zhvilluar mjaft shpirtrat e tyre, do tė shkojnė nė Parajsėn e Ulėt (46:15, Shtojcat 11 & 32). Parajsa e Lartė ėshtė e rezervuar pėr ata qė besuan, ēuan jetė tė drejtė, dhe i zhvilluan shpirtrat e tyre mjaftueshėm.