SHTOJCA 6:

Madhėshtia e Zotit

 

Mėsojmė nga Strofa 39:67 qė madhėshtia e Zotit ėshtė shumė pėrtej imagjinatės sė njeriut – strofa thotė qė tė shtatė gjithėsitė janė “tė mbėshtjella brenda dorės sė Zotit.”

Me pėrkrahjen e kodit matematikor tė Kuranit, mėsojmė qė gjithėsia jonė ėshtė mė e vogla dhe mė e brendshmja e shtatė gjithėsive (41:12, 55:33, 67:5, & 72:8-12). Ndėrkohė, pėrparimet tona shkencore na kanė treguar qė galaktika jonė, Rruga e Qumėshtit, ėshtė e gjerė 100,000 vjet dritė, dhe qė gjithėsia jonė pėrmban me biliona galaktika tė tilla dhe me biliona trilionė yje, plus deciliona tė panumėruara tė trupave qiellor. Gjithėsia jonė vlerėsohet tė jetė mė e gjerė se 20,000,000,000 vjet drite.

 

Tė numėrosh yjet!

Nėse e marrim vetėm njė kuintilion [1,000,000,000,000,000,000] yje dhe thjeshtė i numėrojmė ata [nga 0 deri nė kuintilion] njė numėrim nė sekondė, ditė e natė, kjo do tė zgjasė 32 bilion vjet (mė shumė se mosha e gjithėsisė). Kjo ėshtė sa gjatė do tė duhej qė thjeshtė t’i “numėrojmė” ata; por Zoti “i krijoi” ata. E tillė ėshtė madhėshtia e Zotit.

Mund ta ēmojmė gjerėsinė e gjithėsisė tonė nėse e paramendojmė qė po udhėtojmė nė njė odise nė hapėsirė. Kur largohemi nga planeti Tokė drejt diellit, me shpejtėsinė e dritės, e arrijmė diellin pas 150,000,000 km ose 8 minuta. Do tė na duhen mė shumė se 50,000 vjet me shpejtėsinė e dritės pėr tė dalė nga galaktika jonė. Nga skaji i jashtėm i Rrugės sė Qumėshtit, planeti ynė Tokė ėshtė i padukshėm. Madje edhe teleskopi mė i fuqishėm nuk mund ta vėrej “Tokėn” tonė tė imėt.

Na duhet tė kalojmė mė shumė se 2,000,000 vite me shpejtėsinė e dritės pėr tė arritur te galaktika jonė fqinje. Sė paku 10,000,000,000 vjet, me shpejtėsinė e dritės, duhet tė kalohen pėr tė arritur skajin mė tė largėt tė gjithėsisė tonė. Nga skaji mė i largėt i gjithėsisė tonė, madje edhe Rruga e Qumėshtit ėshtė mė e vogėl se njė pikėl pluhuri nė njė dhomė shumė tė madhe.

Gjithėsia e dytė rrethon gjithėsinė tonė. Gjithėsia e tretė ėshtė mė e madhe se e dyta, dhe kėshtu me radhė. Mė saktėsisht, gjithėsia jonė duhet tė konsiderohet gjithėsia e shtatė, e rrethuar nga gjithėsia e gjashtė, e cila rrethohet nga gjithėsia e pestė, dhe kėshtu me radhė. A mund ta paramendoni gjerėsinė e gjithėsisė sė parė, mė tė jashtmes? Nuk ekziston asnjė numėr pėr tė pėrshkruar perimetrin e gjithėsisė sė parė. Kjo gjerėsi e paparamendueshme ėshtė “brenda grushtit tė dorės sė Zotit.” Nga skaji mė i largėt i gjithėsisė mė tė jashtme, ku ėshtė planeti Tokė? Sa e rėndėsishme ėshtė ajo? Nė grimcėn pakufi-tė-vogėl tė quajtur Tokė, krijesa tė tilla tė vockla si Maria, Jezusi, dhe Muhamedi jetuan. Prapė se prapė, disa njerėz i ngritin kėta njerėz tė pafuqi si zota!

Madhėshtia e Zotit pėrfaqėsohet jo vetėm me faktin qė Ai i mban tė shtatė gjithėsitė nė dorėn e Tij, por gjithashtu me faktin qė Ai e drejton tėrėsisht ēdo atom, madje edhe pėrbėrėsit nėnatomik, gjithkah edhe nė gjithėsinė mė tė madhe (6:59, 10:61, & 34:3).