SHTOJCA 8:

Miti i ndėrmjetėsimit

 

Besimi qė kushdo tjetėr pos Zotit mund tė ndėrmjetėsojė nė emėr tonin pėr tė na falur mėkatet tona ose pėr tė na plotėsuar dėshirat tona, ėshtė ngritje e ortakėve me Zotin. Kjo ėshtė idhujtari. Kurani deklaron qė “I gjithė ndėrmjetėsimi i takon Zotit” (39:44), dhe qė nuk do tė ketė “asnjė ndėrmjetėsues nė Ditėn e Gjykimit” (2:254).

Miti i ndėrmjetėsimit ėshtė njė prej dredhive mė efektive tė Dreqit pėr tė mashtruar miliona njerėz nė adhurim idhujsh. Miliona tė Krishterė besojnė qė Jezusi do tė ndėrmjetėsojė pėr ta te Zoti, dhe miliona Mysliman besojnė qė Muhamedi do tė ndėrmjetėsojė nė emėr tė tyre. Si pasojė, kėta njerėz idolizojnė Jezusin dhe Muhamedin.

Koncepti i ndėrmjetėsimit ėshtė krejtėsisht i palogjikshėm. Ata qė besojnė nė ndėrmjetėsimin e Muhamedit, pėr shembull, pretendojnė qė ai do tė kėrkojė nga Zoti qė t’i falė ata dhe t’i pranojė ata nė Parajsė. Ata e paramendojnė Muhamedin nė Ditėn e Gjykimit duke i zgjedhur kandidatėt pėr ndėrmjetėsimin e tij. Nėse i pyet ata qė besojnė nė ndėrmjetėsim: “Si do i njohė Muhamedi ata qė meritojnė ndėrmjetėsim?” ata tė thonė, “Zoti do i tregojė atij!” Sipas kėtij koncepti, personi do tė shkojė tė Muhamedi dhe tė kėrkojė ndėrmjetėsimin e tij. Muhamedi pastaj do e pyes Zotin nėse personi meriton ndėrmjetėsimin e tij ose jo. Zoti do e njoftojė Muhamedin qė personi meriton tė shkojė nė Parajsė. Muhamedi pastaj do tė kthehet dhe t’i thotė Zotit qė ai person meriton tė shkojė nė Parajsė! Blasfemia ėshtė e dukshme; ata qė besojnė nė ndėrmjetėsim e bėjnė Zotin sekretar tė idhullit tė tyre Muhamed. Qoftė i madhėruar Zoti.

Pasi qė Kurani ėshtė libri mė i saktė, ai e njeh faktin qė secili nė Parajsė do tė ndėrmjetėsojė nė emėr tė tė dashurve tė tij apo saj: “Tė lutem Zot, pranoje nėnėn time nė Parajsė.” Ky ndėrmjetėsim do tė funksionojė nėse nėna e personit meriton tė shkojė nė Parajsė (2:255, 20:109, 21:28). Pra, ndėrmjetėsimi, edhe pse do tė ndodhė nė kėtė mėnyrė, ėshtė krejtėsisht i papėrdorshėm.

Mėsojmė nga Kurani qė Ibrahimi, shėrbėtori i dashur i Zotit, nuk mundi tė ndėrmjetėsojė nė emėr tė babait tė tij (9:114). Nuhu nuk mundi tė ndėrmjetėsojė nė emėr tė djalit tė vet (11:46). Muhamedi nuk mundi tė ndėrmjetėsojė nė emėr tė xhaxhait tė vet (111:1-3) ose tė afėrmve (9:80). Ēka ju shtyn juve tė mendoni qė njė profet apo i shenjtė do tė ndėrmjetėsojė nė emėr tė njė tė huaji qė nuk e njeh aspak?! Shih 2:48, 123; 6:51, 70, 94; 7:53; 10:3; 19:87; 26:100; 30:13; 32:4; 36:23; 39:44; 40:18; 43:86; 53:26 & 74:48. Ndėrmjetėsimi i Muhamedit ėshtė nė 25:30.