SHTOJCA 9:

Ibrahimi: I dėrguari fillestar i Islamit

 

Njė nga mitet e pėrhapura ėshtė qė Muhamedi ishte themeluesi i Islamit. Edhe pse Islami, nėnshtrimi i plotė ndaj vetėm Zotit, ėshtė e vetmja fe qė pranohet nga Zotit qė nga koha e Ademit (3:19, 85), Ibrahimi raportohet nė Kuran si pėrdoruesi i parė i fjalės “Islam” dhe ai qė na thirri “Mysliman” (22:78). Nėnshtrimi shembullor i Ibrahimit ndaj Zotit demonstrohet nė vullnetin e tij me nam qė ta sakrifikojė djalin e tij tė vetėm, Ismailin, kur ai mendoi qė ashtu ishte urdhri i Zotit. Siē del, njė urdhėr i tillė ishte nė fakt nga Dreqi.

 

Zoti nuk e porositi Ibrahimin ta sakrifikojė djalin e vet

Zoti ėshtė Mė i Mėshirshmi. Ai kurrė nuk i shkel ligjet e Veta (7:28). Cilido person qė beson qė Mė i Mėshirshmi e porositi Ibrahimin tė vrasė djalin e tij nuk mund tė arrijė nė Parajsėn e Zotit. Njė mendim i tillė djallėzor nė lidhje me Zotin ėshtė tepėr blasfemues. Askund nė Kuran nuk shohim qė Zoti porositi Ibrahimin tė vrasė djalin e vet. Nė tė kundėrtėn, Zoti ndėrhyri pėr tė shpėtuar Ibrahimin dhe Ismailin nga kurthi i Dreqit (37:107), dhe Ai i tha Ibrahimit: “I besove ėndrrės” (37:105). Pa dyshim, ajo ishte ėndėrr e inspiruar nga Dreqi. Ligji i pathyeshėm i Zotit ėshtė: “Zoti kurrė nuk pėrkrahė mėkat” (7:28).

 

Mileti i Ibrahimit

Islami quhet “Mileti i Ibrahimit” (Feja e Ibrahimit) pėrgjatė Kuranit (2:130, 135; 3:95; 4:125; 6:161; 12:37-38; 16:123; 21:73; 22:78). Aq mė shumė, Kurani na informon qė Muhamedi ishte ndjekės i Ibrahimit (16:123).

Pėr shkak tė mosdijes sė pėrgjithshme nė lidhje me faktin qė Ibrahimi ishte i dėrguari fillestar i Islamit, shumė tė ashtuquajtur Mysliman e sfidojnė Zotin: “Nėse Kurani ėshtė komplet dhe krejtėsisht i hollėsishėm (siē pretendon Zoti), ku mund ta gjejmė numrin e Reqateve (njėsive) nė secilėn lutje tė kontaktit (Salat)?” Mėsojmė nga Kurani qė tė gjitha zakonet fetare tė Islamit veē ishin tė themeluara para shpalljes sė Kuranit (8:35, 9:54, 16:123, 21:73, 22:27, 28:27). Strofa 16:123 ėshtė provė e drejtpėrdrejtė qė tė gjitha zakonet fetare nė Islam ishin tė vendosura kur Muhamedi u lind. Muhamedi u urdhėrua tė “ndiqte fenė e Ibrahimit.” Nėse kėrkoj nga t’i tė blesh njė televizor, supozohet qė ti e di ēka ėshtė televizori. Ngjashėm, kur Zoti e urdhėroi Muhamedin tė ndjekė zakonet e Ibrahimit (16:123), zakonet e tilla ėshtė dashur tė jenė popullore (tė njohura).

Njė provė tjetėr e ruajtjes hyjnore tė zakoneve Islamike qė iu dhanė Ibrahimit ėshtė “Pranimi i Gjithanshėm” i zakoneve tė tilla. Nuk ka grindje sa i pėrket numrit tė Reqateve nė tė gjitha pesė lutjet e kontaktit. Kjo vėrteton ruajtjen hyjnore tė Salatit. Kodi matematikor i Kuranit konfirmon numrin e Reqateve nė pesė lutjet 2, 4, 4, 3, dhe 4, pėrkatėsisht. Numri 24434 ėshtė shumėfish i 19-tės.

Kurani merret vetėm me zakonet qė u shtrembėruan. Pėr shembull, avdesi i shtrembėruar riparohet nė strofėn 5:6 nė katėr hapat origjinal tė tij. Lartėsia e zėrit gjatė lutjeve tė kontaktit (Salat) u shtrembėrua – shumė Mysliman luten pa zė. Kjo u pėrmirėsua nė Kuran, 17:110. Agjėrimi gjatė Ramazanit u modifikua nė Kuran pėr tė lejuar marrėdhėnie seksuale gjatė natės (2:187). Zeqati riparohet nė 6:141, dhe Haxhi riparohet nė katėr muajt e saktė (shih Shtojcėn 15).