[1:1]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit.*
[1:2]
Lavdi Zotit, Zotėruesit tė gjithėsisė.
[1:3]
Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit.
[1:4]
Sunduesit tė Ditės sė Gjykimit.
[1:5]
Vetėm Ty tė adhurojmė, vetėm Ty tė kėrkojmė ndihmė.
[1:6]
Udhėzona nė rrugėn e drejtė;
[1:7]
nė rrugėn e atyre qė i bekove, e jo tė atyre qė merituan zemėrim, e as tė
humburve.
*1:1 Strofa e parė nė Kuran paraqet themelin mbi tė
cilin njė mrekulli matematikore mbinjerėzore e bazuar nė numrin 19 ndėrtohet.
Kjo thėnie e rėndėsishme pėrbėhet nga 19 shkronja arabe, dhe ēdo fjalė nė tė
ndodhet nė tėrė Kuranin nė shumėfisha tė 19-tės. (shih Shtojcat 1 & 29 pėr detajet).
*1:1-7 Surja 1 ėshtė dhuratė e Zotit pėr ne qė tė
vendosim kontakt me Tė pėrmes Lutjeve tė Kontaktit, pėrditė. Ky fakt mbėshtetet
nga njė kompozicion matematikor tronditės, me kuptueshmėri tė thjeshtė por
imitim tė pamundur qė sfidon matematikanėt mė tė mėdhenj nė tokė, dhe i ndalė;
ėshtė pėrtej aftėsive njerėzore:
(1) Numri i sures, i pasuar nga numrat e strofave,
njėri pas tjetrit, japin 1 1 2 3 4 5 6 7. Ky numėr ėshtė shumėfish i 19-tės.
(2) Nėse e zėvendėsojmė numrin e shkronjave pėr
strofė nė vend tė numrave tė strofave, atėherė del numri 1 19 17 12 11 19 18 43. Ky numėr ėshtė
gjithashtu shumėfish i 19-tės.
(3) Nėse fusim vlerėn totale germore tė ēdo strofe,
atėherė del numri 1 19 786 17 581 12 618 11 241 19 836 18 1072 43 6009. Ky
numėr ėshtė shumėfish i 19-tės.
Nr. i Strofės Nr.
i Shkronjave Vlera Germore
1 19 786
2 17 581
3 12 618
4 11 241
5 19 836
6 18 1072
7 43 6009
Totalet 139 10143
(4) Numri i paraqitur
mė lart pėrfshinė tė gjitha parametrat e Sures 1 dhe pėrbėhet nga 38 shifra
(19x2).
(5) Vlen tė pėrmendet se ky numėr 38 shifror ėshtė
i plotpjesėtueshėm me 19 edhe kur i shkruajmė pėrbėrėsit e tij nė anėn e
kundėrt, nga djathtas majtas, siē e praktikojnė arabėt. Pra, 6009 43 1072 18
836 19 241 11 618 12 581 17 786 19 1 ėshtė gjithashtu shumėfish i 19-tės.
(6) Dukuritė matematikore tė pėrmendura mė lartė
janė pjesė e shumė fenomeneve tė jashtėzakonshme matematikore pėr ti
konfirmuar tė gjitha detajet e pesė Lutjeve tė pėrditshme tė Kontaktit. (Shtojca 15).
(7) Mė shumė dukuri mahnitėse jepen nė Shtojcėn Njė. Pra, lexuesit i dorėzohet, qė nė hyrje, provė
materiale qė ky ėshtė lajmi i Zotit pėr botėn.