Surja 11:  Hudi (Hud)

[11:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[11:1] A.L.R. Ky ėshtė shkrim strofat e tė cilit janė tė pėrsosura, dhe tė sqaruara.* Vjen nga Mė i Menēuri, Mė Njohėsi.

*11:1 Gjenerata jonė ka fatin tė jetė dėshmitare e dy fenomeneve mbresėlėnėse nė Kuran: (1) njė kod tė jashtėzakonshėm matematikor (Shtojca 1), dhe (2) njė mrekulli letrare tė pėrmasave tė jashtėzakonshme. Nėse njerėzit provojnė tė shkruajnė njė punim matematikisht tė ndėrtuar, manipulimet numerike do tė dėmtojnė tepėr cilėsinė letrare. Kurani vendosė standardin pėr pėrsosmėri letrare.

Kurani: I dėrguari i Zotit

[11:2] Duke shpallur: “Tė mos adhuroni pėrveē Zotit. Unė vij te ju prej Tij si paralajmėrues, si dhe si bartės i lajmeve tė mira.

[11:3] "Tė kėrkoni faljen e Zotėruesit tuaj, pastaj tė pendoheni te Ai. Ai pastaj do t’ju bekojė bujarisht pėr njė kohė tė paracaktuar, dhe tė dhurojė hirėsinė e Tij mbi ata qė e meritojnė atė. Nėse refuzoni, atėherė kinie frikė ndėshkimin e njė dite tė hatashme.”

[11:4] Te Zoti ėshtė kthimi juaj pėrfundimtar, dhe Ai ėshtė i Gjithėfuqishėm.

[11:5] Vėrtetė, ata i fshehin mendimet e tyre mė tė thella, sikur ta mbanin Atė larg nga dija pėr to. Nė fakt, pėrderisa e mbulojnė veten me rrobat e tyre, Ai i din tė gjitha tė fshehtat e tyre dhe deklarimet. Ai i din mendimet mė tė thella.

Furnizimet tė garantuara

[11:6] Nuk ka asnjė krijesė nė tokė furnizimi i tė cilės nuk ėshtė i garantuar nga Zoti. Dhe Ai e din rrugėn e saj dhe fatin pėrfundimtar. Tė gjitha janė tė regjistruara nė njė regjistėr tė qartė.

[11:7] Ai ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn pėr gjashtė ditė - * dhe pushteti (tokėsor) i Tij ishte krejtėsisht i mbuluar me ujė - ** pėr t’ju testuar juve, pėr t’i dalluar ata mes jush qė punojnė drejtėsi. Prapėseprapė, kur thoni, “Ju do tė ringjalleni pas vdekjes,” ata qė nuk besojnė do tė thoshin, “Kjo ėshtė haptazi trillim.”

*11:7 Gjashtė ditėt janė thjeshtė ‘metėr’ matėse qė na jep neve shumė informata. Kėshtu, mėsojmė se universi fizik i gjerė i pajetė u krijuar pėr dy ditė, pėrderisa grimca e vogėl e quajtur “Tokė” u krijua pėr katėr ditė (41:10-12). Furnizimi i ushqimit, ujit, dhe oksigjenit pėr banorėt e tokės u deshtė tė llogaritet saktėsisht dhe tė rregullohet.

**11:7 Toka ishte fillimisht e mbuluar me ujė. Mė pas, masa tokėsore u shfaq, dhe kontinentet u larguan nga njėri tjetri.

[11:8] Dhe nėse e vonojmė ndėshkimin qė ata e kanė vetėshkaktuar – se ne e rezervojmė pėr njė shoqėri tė posaēme – ata thonė, “Ēka po e mbanė Atė?” Nė fakt, kur t’iu vijė atyre, askush nuk mund ta ndalė, dhe tallja e tyre do iu kthehet pėr t’i kapluar.

[11:9] Sa herė qė e bekojmė qenien njerėzore me mėshirė nga ne, pastaj e heqim atė, ai bėhet i dėshpėruar, mosmirėnjohės.

[11:10] Sa herė qė e bekojmė atė, pasi qė fatkeqėsia e ka pllakosur atė, thotė, “E gjithė fatkeqėsia ėshtė larguar nga unė;” ai bėhet i ngazėllyer, krenar.

[11:11] Sa pėr ata qė durojnė me kėmbėngulje, dhe ēojnė jetė tė drejtė, ata meritojnė falje dhe pagesė bujare.

Shpallja e Zotit ėshtė e rėndė

[11:12] Ti mund tė dėshirosh tė shpėrfillėsh diēka nga ajo qė tė ėshtė shpallur ty, dhe mund tė zemėrohesh nga ajo. Gjithashtu, ata mund tė thonė, “E si asnjė thesar nuk po i zbret atij, ose ndonjė engjėll?” Ti je vetėm paralajmėrues; Zoti i ka nė dorė tė gjitha gjėrat.

Kurani: E pamundur tė Imitohet

[11:13] Nėse thonė, “Ai e trilloi (Kuranin),” thuaju, “Atėherė prodhoni dhjetė sure si kėto, tė trilluara, dhe ftoni kėdo qė mundeni, tjetėr pos Zotit, nėse jeni tė sinqertė.”*

*11:13 Mrekullia matematikore e Kuranit ėshtė e paimitueshme (Shih Shtojcėn 1).

[11:14] Nėse nuk arrijnė ta pėrmbushin sfidėn, atėherė dijeni se ky ėshtė i shpallur me dijen e Zotit, dhe se nuk ka asnjė zot pėrveē Tij. A do tė nėnshtroheni atėherė?

[11:15] Ata qė e ndjekin jetėn e kėsaj bote dhe kotėsitė materiale tė saj, ne do i paguajmė ata pėr punėt e tyre nė kėtė jetė, pa as mė tė voglin zvogėlim.

[11:16] Janė ata qė hoqėn dorė nga hisja e tyre nė Pėrjetėsi, dhe, si pasojė, Ferri ėshtė ngastėr e tyre. Tė gjitha punėt e tyre janė tė kota; ēdo gjė qė kanė bėrė ėshtė asgjėsuar.

Kodi Matematikor i Kuranit

[11:17] Sa pėr ata qė iu jepet provė e qėndrueshme* nga Zotėruesi i tyre, e raportuar nga njė dėshmitar prej Tij, dhe para kėsaj, libri i Moisiut ka vėnė precedent dhe mėshirė,** ata padyshim do tė besojnė. Sa pėr ata qė nuk besojnė mes grupeve tė ndryshme, Ferri po i pret. Mos ushqe asnjė dyshim; kjo ėshtė e vėrteta nga Zotėruesi yt, por shumica e njerėzve nuk besojnė.

*11:17 Kodi matematikor i Kuranit i bazuar nė 19 ėshtė provė e futur brenda e autorėsisė hyjnore. Ia vlen tė pėrmendet qė fjala “Bajinah” (provė) pėrmendet nė Kuran 19 herė.

**11:17 Siē del, libri i Moisiut ishte gjithashtu i hartuar matematikisht, me “19-shin” si emėrues tė pėrbashkėt. Shih Shėnimin 46:10 dhe Shtojcėn 1.

[11:18] Kush janė mė tė kėqij se ata qė trilluan rrena pėr Zotin? Ata do tė paraqiten para Zotėruesit tė tyre, dhe dėshmitarėt do tė thonė, “Kėta janė ata qė gėnjyen pėr Zotėruesin e tyre. Dėnimi i Zotit ka rėnė mbi shkelėsit.”

[11:19] Ata zmbrapsen nga rruga e Zotit dhe kėrkojnė ta bėjnė tė shtrembėr, dhe nuk besojnė nė Pėrjetėsinė.

Mosbesimtarėt

[11:20] Ata nuk do tė shpėtojnė, as nuk do tė gjejnė asnjė zotėrues apo sundues pėr t’iu ndihmuar atyre kundėr Zotit. Ndėshkimi do tė dyfishohet pėr ta. Ata nuk kanė arritur tė dėgjojnė, dhe nuk kanė arritur tė shohin.

[11:21] Kėta janė ata qė humbin shpirtrat e tyre, dhe idhujt qė i kanė trilluar do i bėjnė hasha.

[11:22] Nuk ka asnjė dyshim se, nė Pėrjetėsi, ata do tė jenė humbėsit mė tė kėqij.

Besimtarėt

[11:23] Sa pėr ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, dhe ia kushtojnė veten Zotėruesit tė tyre, ata janė banuesit e Parajsės; aty qėndrojnė pėrgjithmonė.

[11:24] Shembulli i kėtyre dy grupeve ėshtė si i verbėri dhe shurdhi, krahasuar me pamėsin dhe dėgjuesin. A janė tė barabartė? A nuk po merrni vesh?

Nuhu

[11:25] E dėrguam Nuhun te njerėzit e tij, duke thėnė, “Unė vij te ju si paralajmėrues i qartė.

[11:26] "Tė mos adhuroni pėrveē Zotit. Kam frikė pėr ju ndėshkimin e njė dite qė dhemb.”

[11:27] Udhėheqėsit qė nuk besuan mes njerėzve tė tij thanė, “E shohim se ti nuk je asgjė mė shumė se njė qenie njerėzore si ne, dhe e shohim se njerėzit qė tė ndjekin ty janė mė tė kėqijtė mes nesh. E shohim se ju nuk keni ndonjė pėrparėsi ndaj nesh. Vėrtetė, mendojmė se jeni gėnjeshtarė.”

[11:28] Ai tha, “O njerėzit e mi, ēka nėse kam prova tė qėndrueshme nga Zotėruesi im? Ēka nėse Ai mė ka bekuar pėr shkak tė mėshirės sė Tij, edhe pse ju nuk po mund ta shihni? A do t’ju detyrojmė juve qė tė besoni nė tė?

[11:29] "O njerėzit e mi, unė nuk ju kėrkoj para; rroga ime vjen vetėm prej Zotit. Unė nuk po i largoj ata qė besuan; ata do tė takojnė Zotėruesin e tyre (dhe vetėm Ai do i gjykojė ata). E shoh se jeni njerėz tė padijshėm.

[11:30] "O njerėzit e mi, kush mund tė mė pėrkrahė mua kundėr Zotit, nėse i largoj ata? A nuk po merrni vesh?

E gjithė fuqia ėshtė e Zotit

[11:31] "Unė nuk po pretendoj qė i posedoj thesaret e Zotit, as nuk e di tė ardhmen, as nuk po pretendoj qė jam engjėll. As nuk iu them atyre qė janė tė pėrbuzur nga sytė e juaj qė Zoti nuk do dhurojė ndonjė bekim mbi ta. Zoti e di mė sė miri ēka ka nė mendimet e tyre mė tė thella. (Sikur ta bėja kėtė,) do tė isha shkelės.”

[11:32] Ata thanė, “O Nuh, je grindur me ne, dhe vazhdove tė grindesh. Tė sfidojmė ty tė na sjellėsh fundin me tė cilin po na kėrcėnon, nėse je i sinqertė.”

[11:33] Ai tha, “Zoti ėshtė Ai qė e sjell atė te ju, nėse Ai do, pastaj ju nuk mund tė shpėtoni.

[11:34] "Edhe nėse ju kėshilloj juve, kėshilla ime nuk mund tė ju bėjė dobi juve nėse vullneti i Zotit ėshtė tė ju dėrgojė nė humbje. Ai ėshtė Zotėruesi juaj, dhe te Ai do tė ktheheni.”

[11:35] Nėse thonė, “Ai e trilloi kėtė tregim,” atėherė thuaj, “Nėse e trillova, atėherė unė jam pėrgjegjės pėr krimin tim, dhe unė jam i pafajshėm pėr cilindo krim qė ju kryeni.”

[11:36] Nuhu u frymėzua; “Askush tjetėr nga njerėzit e tu nuk do tė besojnė, pėrveē atyre qė kanė besuar tashmė. Mos u pikėllo nga veprimet e tyre.

[11:37] "Ndėrtoje arkėn nėn sytė tonė vigjilues, dhe me frymėzimin tonė, dhe mos m’u lut Mua nė emėr tė atyre qė kanė shkelur; ata janė paracaktuar tė mbyten.”

Kush qeshė i fundit qeshė mė mirė

[11:38] Pėrderisa ai ishte duke e ndėrtuar arkėn, sa herė qė disa nga njerėzit e tij kaluan pranė tij ata qeshėn me tė. Ai tha, “Ju mund tė qeshni me ne, por ne po qeshim me ju, ashtu si po qeshni edhe ju.

[11:39] "Gjithsesi do e merrni vesh kush do tė vuaj ndėshkim tė turpshėm, dhe tė pėsojė ndėshkim tė pėrhershėm.”

[11:40] Kur gjykimi jonė erdhi, dhe atmosfera vloi, thamė, “Mbart nė tė njė qift tė secilit lloj* sė bashku me familjen tėnde, pėrveē atyre qė janė tė mallkuar. Mbart me vete ata qė kanė besuar.” Dhe vetėm njė pakicė kanė besuar me tė.

*11:40 & 44 Kjo ėshtė e vėrteta e vėrtetuar e Zotit; Arka e Nuhut u bė nga dru, tė lidhur sė bashku me litarė primitiv (54:13). Pėrkundėr besimit tė zakonshėm, vėrshimi u kufizua nė hapėsirėn rreth Detit tė Vdekur tė sotshėm, dhe kafshėt ishin kafshėt shtėpiake tė Nuhut; e jo tė gjitha kafshėt qė jetuan nė tokė.

[11:41] Ai tha, “Hipni nė tė. Nė emėr tė Zotit tė jetė lundrimi i saj, dhe ankorimi i saj. Zotėruesi im ėshtė Falės, i Mėshirshmi.”

[11:42] Pėrderisa lundroi me ta nė valė si kodra, Nuhu e thirri tė birin e tij, qė ishte izoluar: “O djali im, hip bashkė me ne; mos ji me mosbesimtarėt.”

[11:43] Ai tha, “Unė do tė strehohem nė maje tė njė kodre, pėr tė mė mbrojtur nga uji.” Ai tha, “Asgjė nuk mund tė mbrojė askėnd sot prej gjykimit tė Zotit; vetėm ata qė meritojnė mėshirėn e Tij (do tė ruhen).” Valėt i ndanė ata, dhe ai ishte mes atyre qė u mbytėn.

Ku u ndal arka (anija)

[11:44] U deklarua: “O tokė, pėrpije ujin tėnd,” dhe “O qiell, mjaft mė.” Uji pastaj ra; gjykimi u pėrmbush. Arka mė nė fund u ndal mbi kodrat e Judeas.* Pastaj u deklarua: “Shkelėsit kanė mbaruar.”

[11:45] Nuhu iu pėrgjėrua Zotėruesi tė tij: “Zotėruesi im, djali im ėshtė anėtar i familjes time, dhe premtimi Yt ėshtė i vėrtetė. Ti je mė i menēuri i tė menēurve.”

Miti i ndėrmjetėsimit*

[11:46] Ai tha, “O Nuh, ai nuk ėshtė prej familjes tėnde. Ėshtė e padrejtė tė mė kėrkosh diēka qė nuk e din.* Unė tė kėshilloj ty, qė tė mos jesh si tė padijshmit.”

*11:46 Ndėrmjetėsimi ėshtė karremi mė efikas i Dreqit pėr t’i joshur njerėzit nė adhurim idhujsh. Megjithatė, Ibrahimi nuk mundi t’i ndihmojė babait tė vet, as Nuhu t’i ndihmojė djalit tė tij, as Muhamedi t’i ndihmojė tė afėrmit e vet (2:254, 9:80 & 114).

[11:47] Ai tha, “Zotėruesi im, kėrkoj strehim te Ti, qė tė mos tė tė pėrgjėrohem pėrsėri pėr diēka qė unė nuk di. Po tė mos mė falėsh, dhe tė kesh mėshirė ndaj meje, do tė jem me humbėsit.”

[11:48] U deklarua: “O Nuh, zbarko, me paqe dhe bekime mbi ju, dhe mbi kombet qė do tė rrjedhin nga bashkudhėtarėt tu. Sa pėr kombet tjera qė rrjedhin prej teje, do i bekojmė pėr njė kohė tė shkurtėr, pastaj do i parashtrojmė nė ndėshkim qė dhemb.”

[11:49] Ky ėshtė lajm nga e kaluara qė tė shpallim ty. Ti nuk ishe aspak nė dijeni pėr ta – as ti, as njerėzit e tu – para kėsaj. Prandaj, ji i durueshėm. Fitorja pėrfundimtare i takon tė drejtėve.

Hudi: Njė dhe i njėjti lajm

[11:50] Te Adi dėrguam vėllanė e tyre Hudin. Ai tha, “O njerėzit e mi, adhuronie Zotin; ju nuk keni asnjė zot tjetėr pėrveē Tij. Jeni duke shpikur.

[11:51] O njerėzit e mi, nuk po ju kėrkoj ndonjė pagė. Rroga ime vjen vetėm prej Atij qė mė nisi mua. A nuk kuptoni?

[11:52] "O njerėzit e mi, kėrkoni falje prej Zotėruesit tuaj, pastaj pendohuni te Ai. Ai pastaj do tė derdhė mbi ju furnizimet nga qielli, dhe t’jua shtojė forcėn tuaj. Mos u shndėrroni prapė nė shkelės.”

[11:53] Thanė, “O Hud, ti nuk na tregove asnjė shenjė, dhe ne nuk e kemi ndėrmend t’i braktisim zotat tanė pėr arsye tė asaj qė po thua. Kurrė nuk do tė jemi besimtarė me ty.

[11:54] "Ne besojmė se disa nga zotat tanė tė kanė pllakosur me ndonjė mallkim.” Tha, “Jam dėshmitar para Zotit, dhe ju jeni dėshmitarė po ashtu, qė unė i bėj hasha idhujt qė i keni ngritur -

[11:55] "pėrkrah Tij. Pra, mė jepni vendimin tuaj tė pėrbashkėt, pa vonesė.

[11:56] "Unė kam besim te Zoti, Zotėruesi im dhe Zotėruesi juaj. Nuk ka asnjė krijesė qė Ai nuk e ka nė dorė. Zotėruesi im ėshtė nė rrugėn e drejtė.

[11:57] "Nėse ktheheni, unė e kam sjellė te ju atė me tė cilėn jam dėrguar. Zotėruesi im do tė zėvendėsojė njerėz tė tjerė nė vendin tuaj; nuk mund ta dėmtoni Atė as edhe pak. Zotėruesi im i ka nė dorė tė gjitha gjėrat.”

[11:58] Kur gjykimi ynė iu erdhi atyre, e shpėtuam Hudin dhe ata qė besuan me tė, me mėshirė prej nesh. I shpėtuam nga njė ndėshkim i tmerrshėm.

[11:59] I tillė ishte Adi – i shpėrfillėn shpalljet e Zotėruesit tė tyre, nuk iu bindėn tė dėrguarve tė Tij, dhe ndoqėn rrugėt e ēdo tirani kokėfortė.

[11:60] Si pasojė, ata vetėshkaktuan mallkim nė kėtė botė, dhe nė Ditėn e Ringjalljes. Vėrtetė, Adi e refuzuan Zotėruesin e tyre. Vėrtetė, Adi, njerėzit e Hudit, kanė mbaruar.

Salihu: Njė dhe i njėjti Lajm

[11:61] Te Themudi dėrguam vėllanė e tyre Salihun. Ai tha, “O njerėzit e mi, adhuronie Zotin; ju nuk keni asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij. Ai ju nisi juve nga toka, pastaj ju vendosi nė tė. Ta kėrkoni faljen e Tij, pastaj pendoheni te Ai. Zotėruesi im ėshtė gjithmonė afėr, reagon.”

[11:62] Ata thanė, “O Salih, ti dikur ishe i popullarizuar mes nesh para kėsaj. A po na ndalon neve nga adhurimi i asaj qė adhurojnė prindėrit tanė? Jemi plot dyshim nė lidhje me ēdo gjė qė na ke treguar.”

Mosbesimtarėt gjithmonė humbės

[11:63] Ai tha, “O njerėzit e mi, ēka nėse kam prova tė qėndrueshme prej Zotėruesit tim, dhe mėshirė prej Tij? Kush do tė mė pėrkrahte mua kundėr Zotit, nėse nuk i bindem Atij? Ju nuk mund tė mė sillni diēka tjetėr pėrveē humbjes time.

[11:64] "O njerėzit e mi, kjo ėshtė deveja e Zotit qė tė shėrbejė si provė pėr ju. Ta lini tė hajė prej tokės sė Zotit, dhe mos e prekni me ndonjė dėm, se vetėshkaktoni ndėshkim tė menjėhershėm.”

[11:65] Ata e therėn atė. Ai pastaj tha, “Keni vetėm tre ditė pėr tė jetuar. Kjo ėshtė profeci qė ėshtė e pashmangshme.”

[11:66] Kur erdh gjykimi ynė, e shpėtuam Salihun dhe ata qė besuan me tė me mėshirė prej nesh, nga poshtėrimi i asaj dite. Zotėruesi juaj ėshtė Mė i Fuqishmi, i Plotfuqishmi.

[11:67] Ata qė shkelėn u asgjėsuan nga katastrofa, duke i lėnė ata nė shtėpitė e tyre, tė vdekur.

[11:68] Ishte sikur tė mos kishin jetuar kurrė atje. Vėrtetė, Themudi e kanė refuzuar Zotėruesin e tyre. Absolutisht, Themudi e kanė vetėshkaktuar asgjėsimin e tyre.

Ibrahimi dhe Luti

[11:69] Kur tė dėrguarit tonė shkuan te Ibrahimi me myzhde, thanė, “Paqe.” Tha, “Paqe,” dhe sė shpejti solli njė viē tė pjekur.

[11:70] Kur ai e pa qė duart e tyre nuk e prekėn, ai u ēudit dhe u frikėsua nga ta. Thanė, “Mos u frikėso, ne jemi duke u dėrguar te njerėzit e Lutit.”

[11:71] Gruaja e tij ishte nė kėmbė, dhe ajo qeshi kur ata i dhanė asaj myzhdenė pėr Isakun, dhe pas Isakut, Jakobin.

[11:72] Ajo tha, “E mjera unė, si mund tė kem fėmijė nė moshėn time, dhe ja ku ėshtė burri im, plak? Kjo ėshtė vėrtetė e ēuditshme!”

[11:73] Ata thanė, “A po tė duket e ēuditshme pėr Zotin? Zoti e ka dhuruar mėshirėn dhe bekimet e Tij mbi ju, o banuesit e faltores. Ai ėshtė i Falėnderuar, i Madhėruar.”

[11:74] Kur frika e Ibrahimit u ul, dhe myzhdeja iu dėrgua atij, ai vazhdoi tė grindet me ne nė emėr tė njerėzve tė Lutit.

[11:75] Vėrtetė, Ibrahimi ishte i butė, jashtėzakonisht i dashur, dhe i dėgjueshėm.

[11:76] "O Ibrahim, mjaft me kėtė. Gjykimi i Zotėruesit tėnd ėshtė vendosur; ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim tė pashmangshėm.”

Homoseksualiteti dėnohet

[11:77] Kur tė dėrguarit tonė shkuan te Luti, u keqtrajtuan, dhe ai u turpėrua nga prania e tyre. Tha, “Kjo ėshtė ditė e vėshtirė.”

[11:78] Njerėzit e tij erdhėn me nxitim; ishin mėsuar me veprat e tyre mėkatare. Tha, “O njerėzit e mi, do tė ishte mė pastėr pėr ju, nėse i merrni tė bijat e mia. T’ia keni dronė Zotit; mos mė turpėroni me mysafirėt e mi. A nuk keni asnjė njeri tė arsyeshėm mes jush?”

[11:79] Thanė, “Ti e din mirė qė ne nuk kemi nevojė pėr bijat tua; ti e din saktėsisht ēka duam.”

[11:80] Tha, “Ah sikur tė isha mjaft i fortė, ose tė kisha njė aleat tė fortė!”

[11:81] (Engjėjt) thanė, “O Lut, ne jemi tė dėrguarit e Zotėruesit tėnd, dhe kėta njerėz nuk mund tė tė prekin. Tė largohesh me familjen tėnde gjatė natės, dhe le tė mos shikojė askush prej jush mbrapa, pėrveē gruas tėnde; ajo ėshtė e mallkuar sė bashku me ata qė janė tė mallkuar. Koha e tyre e caktuar ėshtė mėngjesi. A nuk ėshtė mėngjesi mjaft shpejt?”

Sodoma dhe Gomora tė shkatėrruar

[11:82] Kur gjykimi ynė erdhi, e pėrmbysėm, dhe i derdhėm rrebesh gurėsh tė fortė, shkatėrrues.

[11:83] Gurė tė tillė ishin dizajnuar nga Zotėruesi yt pėr t’i goditur shkelėsit.

Shuajbi: Njė dhe tė njėjtin lajm

[11:84] Te Medjeni dėrguam vėllanė e tyre Shuajbin. Ai tha, “O njerėzit e mi, adhuronie Zotin; nuk keni asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij. Mos mashtroni kur matni ose peshoni. E shoh se keni pėrparuar, dhe kam frikė pėr ju ndėshkimin e njė dite tė jashtėzakonshme.

[11:85] "O njerėzit e mi, tė jepni masė tė plotė dhe peshė tė plotė, me barazi. Mos i mashtroni njerėzit nga tė drejtat e tyre, dhe mos u endni nėpėr tokė nė mėnyrė tė korruptuar.

[11:86] "Ēfarėdo qė Zoti furnizon pėr ju, pa marrė parasysh sa e vogėl, ėshtė shumė mė mirė pėr ju, nėse jeni vėrtetė besimtarė. Unė nuk jam mbikėqyrės i juaji.”

[11:87] Ata thanė, “O Shuajb, a tė urdhėron feja jote qė ne duhet ta braktisim fenė e prindėrve tanė, ose tė kryejmė punėt nė cilėndo mėnyrė qė zgjedhim? Padyshim, ti njihesh pėr tė qenit i butė, i menēur.”

[11:88] Ai tha, “O njerėzit e mi, ēka nėse kam provė tė qėndrueshme nga Zotėruesi im; ēka nėse Ai mė ka furnizuar me bekim tė madh? Nuk ėshtė dėshira ime qė tė kryej atė qė ua ndaloj juve. Unė vetėm dėshiroj tė ndreqė sa mė shumė gabime qė mundem. Udhėzimi im varet plotėsisht nga Zoti; Unė kam besim nė Tė. Atij i jam nėnshtruar plotėsisht.

[11:89] "Dhe, o njerėzit e mi, mos u shtyni nga kundėrshtimi i juaj ndaj meje qė tė vetėshkaktoni fatkeqėsitė e njėjta si tė njerėzve tė Nuhut, ose tė njerėzve tė Hudit, ose tė njerėzve tė Salihut; dhe njerėzit e Lutit nuk janė shumė larg jush.

[11:90] "T’i luteni Zotėruesit tuaj pėr falje, pastaj tė pendoheni te Ai. Zotėruesi im ėshtė i Mėshirshmi, i Dashur.”

[11:91] Ata thanė, “O Shuajb, ne nuk i kuptojmė shumė nga gjėrat qė po na tregon, dhe po shohim se ti je i pafuqi mes nesh. Po tė mos ishte pėr fisin tėnd, do tė kishim gjuajtur me gurė pėr vdekje. Ti nuk ke aspak vlerė pėr ne.”

[11:92] Ai tha, “O njerėzit e mi, a keni mė shumė respekt ndaj fisit tim sesa Zotit? A pėr kėtė keni qenė tė pavėmendshėm ndaj Tij? Zotėruesi im ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēdo gjė qė bėni.

[11:93] "O njerėzit e mi, vazhdoni tė bėni ēka tė dėshironi, edhe unė do tė bėj ashtu. Ju padyshim do e shihni se cili prej nesh do tė pėsojė ndėshkim qė dhemb; do e shihni se kush ėshtė gėnjeshtari. Thjeshtė pritni, dhe unė do tė pres sė bashku me ju.”

[11:94] Kur gjykimi ynė erdhi, e shpėtuam Shuajbin dhe ata qė besuan me tė, me mėshirė prej nesh. Sa pėr shpirtligjtė, ata u goditėn nga njė katastrofė qė i la ata tė vdekur nė shtėpitė e tyre.

[11:95] Ishte sikur tė mos kishin ekzistuar kurrė. Kėshtu, Medjeni mbaroi, ashtu si Themudi ka mbaruar mė parė.

Moisiu

[11:96] E dėrguam Moisiun me shenjat tona dhe autoritet tė qartė.

[11:97] Te Faraoni dhe kėshilltarėt e tij. Por ata ndoqėn urdhrin e Faraonit, dhe urdhri i Faraonit nuk ishte i menēur.

[11:98] Do i ēojmė njerėzit e tij nė Ditėn e Ringjalljes, deri nė fund nė Ferr; ēfarė vendbanimi i tmerrshėm pėr tė jetuar!

[11:99] Ata kanė vetėshkaktuar dėnim nė kėtė jetė, si dhe nė Ditėn e Ringjalljes; ēfarė rruge e tmerrshme pėr ta ndjekur!

Mėsime pėr tu mėsuar

[11:100] Kėto janė lajme nga shoqėritė e kaluara qė t’i recitojmė ty. Disa ende janė duke qėndruar, dhe disa janė zhdukur.

[11:101] Ne nuk iu bėmė keq atyre; ata i bėnė keq shpirtrave tė vetė. Zotat e tyre, qė i kėrkonin pėrkrah Zotit, nuk mund t’iu ndihmonin atyre aspak kur erdhi vendimi i Zotėruesit tėnd. Nė fakt, ata vetėm e siguruan dėnimin e tyre.

[11:102] I tillė ishte ndėshkimi i zbatuar nga Zotėruesi yt kur shoqėritė shkelėn. Vėrtetė, ndėshkimi i Tij dhemb, shkreton.

[11:103] Ky duhet tė jetė mėsim pėr ata qė i frikėsohen ndėshkimit tė Pėrjetėsisė. Ajo ėshtė ditė kur tė gjithė njerėzit do tė mblidhen – ditė pėr tu dėshmuar.

[11:104] Kemi paracaktuar kohė specifike pėr tė qė tė ndodhė.

[11:105] Ditėn kur i vjen koha, asnjė shpirt nuk do tė shprehė asnjė fjalė, pėrveē nė pėrputhje me vullnetin e Tij. Disa prej tyre do tė jenė nė vuajtje, tė tjerėt do tė jenė tė lumtur.

[11:106] Sa pėr ata nė vuajtje, ata do tė jenė nė Ferr, ku rėnkojnė dhe kuisin.

[11:107] Pėrgjithmonė qėndrojnė aty, sa tė ketė qiej dhe tokė, nė pėrputhje me vullnetin e Zotėruesit tėnd. Zotėruesi yt ėshtė bėrės i ēdo gjėje qė Ai do.

[11:108] Sa pėr ata me fat, ata do tė jenė nė Parajsė. Pėrgjithmonė qėndrojnė aty, sa tė ketė qiej dhe tokė, nė pėrputhje me vullnetin e Zotėruesit tėnd – shpėrblim i pėrhershėm.

Ndjekja e prindėrve tanė verbėrisht tragjedi e madhe njerėzore

[11:109] Mos ki asnjė dyshim sa i pėrket asaj qė kėta njerėz adhurojnė; ata adhurojnė saktėsisht ashtu siē i gjetėn prindėrit e tyre duke adhuruar. Do i paguajmė ata me hisen e tyre plotėsisht, pa asnjė zvogėlim.

[11:110] I kemi dhėnė Moisiut shkrimin, por u polemizua, dhe po tė mos ishte pėr njė fjalė tė paracaktuar tė vendosur nga Zotėruesi yt, ata do tė ishin gjykuar menjėherė. Ata janė plot dyshim pėr kėtė.

[11:111] Zotėruesi yt padyshim do tė paguaj secilin pėr punėt e tij. Ai ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėjnė.

[11:112] Prandaj, vazhdo nė rrugėn qė je urdhėruar ta ndjekėsh, sė bashku me ata qė u penduan me ty, dhe mos shkel. Ai ėshtė Pamės i ēdo gjėje qė bėni.

[11:113] Mos u anoni kah ata qė kanė shkelur, se mos vetėshkaktoni Ferr, dhe nuk gjeni asnjė shok pėr t’ju ndihmuar juve kundėr Zotit, pastaj pėrfundoni humbės.

Tre nga pesė Lutjet

[11:114] T’i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat) nė tė dy skajet e ditės, dhe gjatė natės. Punėt e drejta i fshijnė punėt e kėqija. Ky ėshtė kujtim pėr ata qė do tė merrnin vesh.

[11:115] Tė duroni me kėmbėngulje, se Zoti nuk ngelė sė shpėrblyeri tė drejtit.

[11:116] Vetėm sikur disa prej atyre mes gjeneratave paraprake tė posedonin mjaft inteligjencė pėr tė ndaluar tė kėqijat! Vetėm njė pakicė e tyre merituan tė shpėtohen nga ne. Sa pėr shpirtligjtė, ata ishin tė preokupuar me lukset e tyre materiale; ata ishin fajtorė.

[11:117] Zotėruesi yt nuk asgjėson ndonjė shoqėri padrejtėsisht, pėrderisa njerėzit e saj janė tė drejtė.

Pse u krijuam

[11:118] Sikur tė donte Zotėruesi yt, tė gjithė njerėzit do tė kishin qenė njė asamble (e besimtarėve). Por ata gjithmonė do tė polemizojnė (tė vėrtetėn).

[11:119] Vetėm ata tė bekuarit me mėshirė nga Zotėruesi yt (nuk do e polemizojnė tė vėrtetėn). Kjo ėshtė pse Ai i krijoi ata* Gjykimi i Zotėruesit tėnd tashmė ėshtė lėshuar: “Unė do e mbushė Ferrin me xhin dhe njerėz, tė gjithė sė bashku.”**

*11:119 i Mėshirshmi na ka krijuar nė kėtė tokė pėr tė na dhėnė edhe njė shans qė ne ta mohojmė krimin tonė fillestar dhe tė shpengohemi (shih Hyrjen dhe Shtojcėn 7).

**11:119 Zoti nuk e vė asnjė person nė Ferr; ata zgjedhin dhe insistojnė qė tė shkojnė nė Ferr.

[11:120] Tė kallėzojmė ty mjaft histori tė tė dėrguarve pėr tė ta pėrforcuar zemrėn. E vėrteta ka ardhur te ti kėtu, si dhe ndriēime dhe kujtime pėr besimtarėt.

[11:121] Thuaju atyre qė nuk besojnė, “Bėni ēka tė mundeni, edhe unė do tė bėj ashtu.

[11:122] "Dhe prisni; edhe ne do tė presim.”

[11:123] E Zotit ėshtė e ardhmja e qiejve dhe tokės, dhe tė gjitha ēėshtjet i ka nė dorė Ai. Ta adhuroni Atė dhe tė keni besim nė Tė. Zotėruesi yt nuk ėshtė i pavetėdijshėm pėr ēfarėdo qė bėni.