Surja 12:  Jozefi (Jusuf)

[12:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[12:1] A.L.R. Kėto (shkronja) janė prova tė kėtij shkrimi tė qartė.*

*12:1 Inicialet Kuranore janė pėrbėrės madhor tė njė mrekullie tė madhe (Shtojca 1).

[12:2] E kemi shpallur Kuran arabisht, qė tė mund tė kuptoni.*

*12:2 Pse u shpall Kurani nė arabisht? Shih 41:44 dhe Shtojcėn 4.

[12:3] Tė kallėzojmė ty historinė mė tė saktė nėpėrmjet shpalljes sė kėtij Kurani. Para kėsaj, nuk ishe aspak nė dijeni.

[12:4] Kujtohu qė Jozefi i tha babait tė tij, “O babai im, pashė njėmbėdhjetė planetė, dhe diellin, dhe hėnėn; I pashė duke u pėrulur para meje.”

[12:5] Ai tha, “Djali im, mos iu trego vėllezėrve tu pėr ėndrrėn tėnde, se mos po thurin kurthe dhe planifikojnė kundėr teje. Padyshim, djalli ėshtė armiku mė i keq i njeriut.

[12:6] "Zotėruesi yt kėshtu tė ka bekuar, dhe tė ka dhėnė myzhde nėpėrmjet ėndrrės tėnde. Ai i ka pėrsosur bekimet e Tij mbi ty dhe mbi familjen e Jakobit, ashtu siē bėri pėr paraardhėsit tu Ibrahimin dhe Isakun mė parė. Zotėruesi yt ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.”

[12:7] Nė Jozefin dhe vėllezėrit e tij ka mėsime pėr ata qė i kėrkojnė.

[12:8] Ata thanė, “Jozefi dhe vėllai i tij po parapėlqehen nga babai ynė, dhe ne jemi nė shumicė. Vėrtetė, babai ynė ėshtė i humbur larg.

Fati i Jozefit veē i vendosur nga Zoti*

[12:9] "Le ta vrasim Jozefin, ose ta dėbojmė, qė t’jua kushtojė vėmendjen babai juaj. Pastaj, mund tė bėheni njerėz tė drejtė.”*

*12:9 Mėsojmė nga ėndrra e Jozefit qė ai ishte paracaktuar pėr tė ardhme tė ndritshme. Kėshtu, pėrderisa vėllezėrit e tij u takuan pėr ta vendosur fatin e tij, fati i tij veē ishte vendosur nga Zoti. Ēdo gjė bėhet nga Zoti (8:17), dhe veē ėshtė e regjistruar (57:22).

[12:10] Njėri prej tyre tha, “Mos e vrisni Jozefin; le ta hedhim nė fund tė pusit. Ndoshta ndonjė karvan mund ta marrė, nėse kjo ėshtė ēka vendosni tė bėni.”

[12:11] Thanė, “Babai ynė, pse nuk na e beson Jozefin? Ne do tė kujdesemi mirė pėr tė.

[12:12] "Dėrgoje me ne nesėr pėr tė vrapuar dhe luajtur. Do e ruajmė.”

[12:13] Ai tha, “Brengosem se mos largoheni me tė, pastaj mund ta hajė ujku pėrderisa nuk jeni duke e kėqyrur.”

[12:14] Ata thanė, “Vėrtetė, nėse ujku e ha, me kaq shumė prej nesh pėrreth, atėherė ne jemi vėrtetė humbės.”

Besimtarėt bekohen me sigurimet e Zotit

[12:15] Kur ata u larguan me tė, dhe njėzėshėm vendosėn ta hedhim nė fund tė pusit, e frymėzuam; “Njė ditė, do iu tregosh atyre pėr tė gjithė kėtė, pėrderisa ata nuk e kanė idenė.”

[12:16] Ata u kthyen te babai i tyre nė mbrėmje, duke qarė.

[12:17] Thanė, “Babai ynė, ne shkuam tė garojmė me njėri tjetrin, duke e lėnė Jozefin me pajisjet tona, dhe e hėngri ujku. Nuk do tė na besosh, edhe sikur tė ishim duke treguar tė vėrtetėn.”

[12:18] Ata erdhėn me kėmishėn e tij me gjak tė rrejshėm. Ai tha, “Vėrtetė, keni bėrė komplot me njėri tjetrin pėr tė kryer njė plan tė caktuar. Krejt ēka mund tė bėj ėshtė tė strehohem nė durim tė qetė. Le tė mė ndihmojė Zoti pėrballė komplotit tuaj.”

Jozefin e marrin nė Egjipt

[12:19] Njė karvan kaloi andej pari, dhe sė shpejti dėrguan ujėmbartėsin e tyre. Ai e lėshoi kovėn e tij, pastaj tha, “Ēfarė fati! Qenka njė djalė kėtu!” Ata e morėn atė me vete si mall tregtie, dhe Zoti ishte tėrėsisht i vetėdijshėm ēka bėnė ata.

[12:20] Ata e shitėn atė pėr njė ēmim tė lirė – disa dirhemė – se nuk kishin nevojė pėr tė.

[12:21] E ai qė e bleu nė Egjipt i tha tė shoqes sė vet, “Kujdesu mirė pėr tė. Ndoshta mund tė na ndihmojė, ose ndoshta mund ta adoptojmė.” Kėshtu e vendosėm Jozefin nė tokė, dhe ia mėsuam interpretimin e ėndrrave. Urdhri i Zotit gjithmonė bėhet, por shumica e njerėzve nuk dinė.

[12:22] Kur ai arriti maturinė, e pajisėm me menēuri dhe njohuri. Kėshtu i shpėrblejmė tė drejtit.

Zoti i mbron besimtarėt nga mėkati

[12:23] Gruaja e shtėpisė ku ai jetoi tentoi ta joshė. Ajo i mbylli dyert dhe tha, “Eja merrmė.” Ai tha, “Mė ruajt Zoti. Ai ėshtė Zotėruesi im, qė mė dha shtėpi tė mirė.* Shkelėsit nuk kanė sukses.”

*12:23 Jozefi e formuloi kėtė thėnie nė mėnyrė tė tillė sa qė e shoqja e kryetarit mendoi se ai po fliste pėr tė shoqin e sajė, kur ai nė fakt po fliste pėr Zotin.

[12:24] Dhe ajo gati u dha kah ai, dhe ai gati u dha kah ajo, po tė mos ishte qė ai pa provė nga Zotėruesi i tij. Kėshtu e larguam tė keqen dhe mėkatin larg prej tij, se ai ishte njėri prej shėrbėtorėve tonė tė devotshėm.

[12:25] Ata tė dy u turrėn kah dera, dhe, gjatė procesit, ajo e grisi veshjen e tij nga mbrapa. Ata e gjetėn burrin e saj te dera. Ajo tha, “Cili duhet tė jetė dėnimi pėr dikė qė deshi ta shpėrdorojė gruan tėnde, pėrveē burgimit ose ndėshkimit qė dhemb?”

[12:26] Ai tha, “Ajo ėshtė ajo qė tentoi tė mė joshė.” Njė dėshmitar nga familja e saj sugjeroi: “Nėse veshja e tij ėshtė e grisur nga para, atėherė ajo ėshtė duke e treguar tė vėrtetėn dhe ai ėshtė gėnjeshtar.

[12:27] "Dhe nėse veshja e tij ėshtė e grisur nga prapa, atėherė ajo gėnjeu, dhe ai po e tregon tė vėrtetėn.”

[12:28] Kur burri i saj pa qė veshja e tij ishte grisur nga prapa, ai tha, “Ky ėshtė planifikim gruaje. Vėrtetė, planifikimi juaj ėshtė i fortė.

[12:29] "Jozef, shpėrfille kėtė incident. Sa pėr ty (gruaja ime), ti duhet tė kėrkosh falje pėr mėkatin tėnd. Ke bėrė gabim.”

[12:30] Disa gra nė qytet pėrgojuan: “Gruaja e kryetarit po tenton ta joshė shėrbėtorin e saj. Ajo ka rėnė thellė nė dashuri me tė. E shohim se ka humbur.”

[12:31] Kur ajo dėgjoi pėr pėrgojimin e tyre, ajo i ftoi ato, pėrgatiti pėr to njė vend tė rehatshėm, dhe i dha secilės prej tyre njė thikė. Ajo pastaj i tha atij, “Hy nė dhomėn e tyre.” Kur ato e panė atė, aq shumė e admiruan, sa qė i prenė duart e tyre.* Ato thanė, “I madhėruar qoftė Zoti, ky nuk ėshtė qenie njerėzore; ky ėshtė engjėll i nderuar.”

*12:31 Kjo ėshtė e njėjta fjalė qė pėrdoret nė 5:38 sa i pėrket dorės sė vjedhėsit, dhe shuma e numrave tė sures dhe strofės (12+31 dhe 5+38) janė tė njėjta. Prandaj, dora e vjedhėsit duhet tė shėnohet, e jo tė cungohet siē praktikohet nga Islami i korruptuar (shih Shėnimin 5:38).

[12:32] Ajo tha, “Ky ėshtė ai pėr tė cilin mė fajėsuat se rashė nė dashuri. Po, unė tentova ta josh, dhe ai refuzoi. Nė mos bėftė ēka e urdhėroj tė bėjė, ai patjetėr do tė shkojė nė burg, dhe do tė poshtėrohet.”

[12:33] Ai tha, “Zotėruesi im, burgu ėshtė mė mirė sesa t’iu jepem atyre. Nė mos e largofsh planifikimin e tyre nga unė, mund t’i dėshiroj dhe tė sillem si tė padijshmit.”

[12:34] Zotėruesi i tij iu pėrgjigj lutjes sė tij dhe e largoi planifikimin e tyre nga ai. Ai ėshtė Dėgjuesi, i Gjithėdijshmi.

[12:35] Mė vonė, iu ra ndėrmend, pėrkundėr provave tė qarta, qė duhet ta burgosin pėr njė kohė.

[12:36] Dy burra tė ri ishin nė burg me tė. Njėri prej tyre tha, “Pashė (nė ėndėrr) qė isha duke prodhuar verė,” dhe tjetri tha, “E pashė veten duke bartur bukė mbi kokėn time, prej tė cilės zogjtė hanin. Njoftona pėr interpretimin e kėtyre ėndrrave. E shohim se je i drejtė.”

[12:37] Ai tha, “Nėse ndonjė ushqim ju furnizohet juve, unė mund t’ju njoftoj pėr tė para se ta pranoni. Kjo ėshtė pak nga njohuria me tė cilėn mė ka pajisur Zotėruesi im. E kam braktisur fenė e njerėzve qė nuk besojnė nė Zotin, dhe sa i pėrket Pėrjetėsisė, ata janė vėrtetė mosbesimtarė.

[12:38] "Dhe unė ndjekė fenė e stėrgjyshėrve tė mi, Ibrahimit, Isakut, Jakobit. Ne nuk ngrisim asnjė idhull pėrkrah Zotit. I tillė ėshtė bekimi nga Zoti mbi ne dhe mbi njerėzit, por shumica e njerėzve janė mosmirėnjohės.

[12:39] "O shokėt e mi tė burgut, a janė disa zota mė mirė, apo vetėm Zoti, i Vetmi, Supremi?

[12:40] "Ju nuk adhuroni pėrkrah Tij pėrveē shpikjeve qė i keni trilluar, ju dhe prindėrit tuaj. Zoti kurrė nuk ka autorizuar idhuj tė tillė. I tėrė sundimi i takon Zotit, dhe Ai ka vendosur qė tė mos adhuroni pėrveē Tij. Kjo ėshtė feja e pėrkryer, por shumica e njerėzve nuk dinė.

[12:41] "O shokėt e mi tė burgut, njėri prej jush do tė jetė shėrbyesi i verės pėr zotėruesin e tij, pėrderisa tjetri do tė kryqėzohet – zogjtė do tė hanė prej kokės sė tij. Kjo e zgjidhė ēėshtjen pėr tė cilėn keni pyetur.”

[12:42] Ai pastaj i tha atij qė do tė shpėtohej “Mė pėrkujto te Zotėruesi yt.”* Kėshtu, djalli e bėri ta harrojė Zotėruesin e tij, dhe, si pasojė, ai mbeti nė burg edhe disa vite.

*12:42 Kur Jozefi iu lut shoqėruesit tė tij tė ndėrmjetėsojė te mbreti nė emėr tė tij, ai shfaqi varėsi nė tjetėr pos Zotit qė ta shpėtojė nga burgu. Kjo nuk i shkon besimtarit tė vėrtetė, dhe njė lėshim aq serioz i kushtoi Jozefit disa vite nė burg. Mėsojmė nga Kurani qė vetėm Zoti mund ta heqė ndonjė vėshtirėsi qė mund tė na bie. Besimtari i vėrtetė ka besim nė Zotin dhe mbėshtetet plotėsisht te vetėm Ai (1:5, 6:17, 8:17, 10:107).

Ėndrra e mbretit

[12:43] Mbreti tha, “Pashė shtatė lopė tė majme duke u ngrėnė nga shtatė lopė tė dobėta, dhe shtatė kallinj tė gjelbėr (gruri), dhe tė tjerėt tė tharė. O kėshilltarėt e mi, mė kėshilloni nė lidhje me ėndrrėn time, nėse dini si t’i interpretoni ėndrrat.”

[12:44] Ata thanė, “Ėndrra tė ngatėrruara. Kur vjen puna te interpretimi i ėndrrave, ne nuk kemi njohuri.”

[12:45] Ai qė ishte shpėtuar (nga burgu) tha, tash qė mė nė fund iu kujtua, “Unė mund t’jua tregoj interpretimin e saj, prandaj mė dėrgoni (te Jozefi).”

Jozefi interpreton ėndrrėn e mbretit

[12:46] "Jozef shoku im, na njofto pėr shtatė lopė tė majme duke u ngrėnė nga shtatė lopė tė dobėta, dhe shtatė kallinj tė gjelbėr, dhe tė tjerėt tė tharė. Dėshiroj tė kthehem me njoftim pėr njerėzit.”

[12:47] Ai tha, “Ēka kultivoni gjatė shtatė viteve tė ardhshme, kur koha e korrjes tė vij, lėrini kokrrat nė kallinjtė e tyre, pėrveē ēka hani.

[12:48] "Pas asaj, shtatė vjet thatėsire do tė vijnė, qė do tė harxhojnė shumicėn e asaj qė e keni kursyer pėr ta.

[12:49] "Pas asaj, do tė vijė njė vit qė sjell lehtėsim pėr njerėzit, dhe ata, pėrsėri do tė shtrydhin lėng frutash.”

[12:50] Mbreti tha, “Silleni te unė.” Kur i dėrguari erdhi te ai, ai tha, “Kthehu te zotėruesi yt dhe pyete qė t’i hetojė gratė qė i prenė duart e tyre. Zotėruesi im ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr planifikimet e tyre.”

[12:51] (Mbreti) iu tha (grave), Ēka dini pėr incidentin kur ju tentuat ta joshni Jozefin?” Ata thanė, “Zoti na ruajt; ne nuk ditėm pėr asgjė tė keqe tė kryer nga ai.” E shoqja e kryetarit tha, “Tash e vėrteta ka mbizotėruar. Unė jam ajo qė tentoi ta joshė atė, dhe ai ishte i sinqerti.

[12:52] "Shpresoj qė ai do tė kuptojė qė unė nuk e tradhtova nė mungesė tė tij, se Zoti nuk i bekon planet e tradhtarėve.

[12:53] "Nuk pretendoj tė jem i pafajshėm unė. Vetja ėshtė pėrkrahėse e veseve, pėrveē atyre qė kanė arritur mėshirė nga Zotėruesi im. Zotėruesi im ėshtė Falės, i Mėshirshmi.”

Jozefi arrin pushtetin

[12:54] Mbreti tha, “Silleni te unė, qė tė mund ta punėsoj tė punojė pėr mua.” Kur ai bisedoi me tė, tha, “Sot, ti ke njė pozitė pushtetmbajtėse me ne.”

[12:55] Ai tha, “Mė bė thesarmbajtės, se kam pėrvojė dhe njohuri nė kėtė fushė.”

[12:56] Kėshtu e vendosėm Jozefin nė tokė, duke sunduar si dėshironte. E derdhim mėshirėn tonė mbi kėdo qė dėshirojmė, dhe nuk ngelim sė shpėrblyeri tė drejtit.

[12:57] Aq mė shumė, shpėrblimi nė Pėrjetėsi ėshtė edhe mė i mirė pėr ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė.

[12:58] Vėllezėrit e Jozefit erdhėn; kur hynė, ai i njohu, kurse ata nuk e njohėn.

[12:59] Pasi qė i furnizoi me furnizimet e tyre, ai tha, “Herėn e ardhshme, sillnie me vete vėllanė tuaj nga babai. A nuk e shihni qė jap masė tė plotė, dhe ju trajtoj me bujari?

[12:60] "Nėse nuk arrini ta sillni te unė, nuk do tė merrni racion nga unė; madje as nuk do tė afroheni.”

[12:61] Ata thanė, “Do tė provojmė ta marrim nga babai i tij. Gjithsesi do e bėjmė.”

[12:62] Ai pastaj i porositi ndihmėsit e tij: “Vini mallrat e tyre prapa nė torbat e tyre. Kur t’i gjejnė kur tė kthehen te familja e tyre, mund tė kthehen mė shpejt.”

[12:63] Kur u kthyen te babai i tyre, thanė, “Babai ynė, nuk mund tė marrim mė furnizime, nė mos e dėrgofsh vėllanė tonė me ne. Do tė kujdesemi mirė pėr tė.”

[12:64] Ai tha, “A t’jua besoj atė, ashtu si jua besova vėllanė e tij mė parė? Zoti ėshtė Mbrojtėsi mė i mirė, dhe, nga tė gjithė tė mėshirshmit, Ai ėshtė i Mėshirshmi.”

[12:65] Kur i hapėn torbat e tyre, i gjetėn mallrat e tyre tė kthyera te ta. Thanė, “Babai ynė, ēka mund tė kėrkojmė mė shumė? Ja ku janė mallrat tona tė kthyera te ne. Kėshtu mund ta furnizojmė familjen tonė, ta mbrojmė vėllanė tonė, dhe tė pranojmė edhe njė ngarkesė deveje. Kjo ėshtė padyshim masė e lehtė.”

[12:66] Ai tha, “Nuk do e dėrgoj me ju, nė mos mė dhėnshi zotim solemn para Zotit qė do e ktheni, pėrveē nėse jeni krejtėsisht tė pushtuar.” Kur ata i dhanė atij zotimin e tyre solemn, ai tha, “Zoti ėshtė dėshmitar i ēdo gjėje qė themi.”

[12:67] Dhe ai tha, “O djemtė e mi, mos hyni nga njė derė; hyni nėpėrmjet dyerve tė ndryshme. Megjithatė, unė nuk mund t’ju ruaj nga asgjė qė ėshtė e paracaktuar nga Zoti. Tė Zotit janė tė gjitha gjykimet. Kam besim nė Tė, dhe te Ai duhet tė gjithė besimtarėt tė kenė besim.”

Jakobi e nuhatė Jozefin

[12:68] Kur ata shkuan (te Jozefi), hynė nė pėrputhje me porositė e babait tė tyre. Edhe pse kjo nuk mund tė ndryshonte asgjė tė vendosur nga Zoti, Jakobi kishte arsye tė veten qė kėrkoi nga ta tė bėjnė kėshtu. Se ai kishte njohuri tė caktuar qė ia mėsuam, por shumica e njerėzve nuk e dinė.

Prapė nė Egjipt

[12:69] Kur ata hynė te Jozefi, ai e solli vėllanė e vet afėr vetes dhe tha, “Unė jam vėllai yt; mos u pikėllo nga veprat e tyre.”

Jozefi e mbanė vėllanė e vet

[12:70] Kur ai i furnizoi me furnizimet e tyre, ai vuri gotėn nė torbėn e vėllait tė vet, pastaj njė folės foli: “Pronarėt e kėtij karvani janė vjedhės.”

[12:71] Ata thanė, pėrderisa erdhėn drejt tyre, “Ēka humbėt?”

[12:72] Ata thanė, “E humbėm gotėn e mbretit. Kushdo qė e kthen do tė pranojė njė ngarkesė deveje shtesė; E garantoj vetė kėtė.”

[12:73] Ata thanė, “Pasha Zotin, ju e dini fare mirė qė nuk kemi ardhur kėtu pėr tė bėrė tė kėqija, e as nuk jemi vjedhės.”

[12:74] Ata thanė, “Cili ėshtė ndėshkimi pėr vjedhėsin, nėse jeni gėnjeshtarė?”

[12:75] Ata thanė, “Ndėshkimi, nėse gjendet nė torbėn e tij, ėshtė qė vjedhėsi ju takon juve. Ne kėshtu i ndėshkojmė fajtorėt.”

[12:76] Ai pastaj filloi t’ua kontrollojė thasėt e tyre, para se tė arrinte te thesi i vėllait tė tij, dhe ai e nxori atė nga thesi i vėllait tė tij. Kėshtu e pėrkryem planifikimin pėr Jozefin; ai nuk do tė kishte mundur tė mbajė vėllanė e tij nėse do tė zbatonte ligjin e mbretit. Por ishte vullneti i Zotit. E lartėsojmė kėdo qė zgjedhim nė rangje mė tė larta. Mbi secilin tė dijshėm, ėshtė dikush qė ėshtė edhe mė i dijshėm.

[12:77] Ata thanė, “Nėse ai vodhi, ashtu bėri edhe njė vėlla i tij nė tė kaluarėn.” Jozefi i mbajti brenda nė vete ndjenjat e tij, dhe nuk ua zbuloi atyre. Ai tha (mė vete), “Ju jeni vėrtetė tė kėqij. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr akuzat tuaja.”

[12:78] Ata thanė, “O ti i nderuar, ai ka njė baba tė moshuar; a e merr njė prej nesh nė vend tė tij? E shohim qė je njeri i dashur.”

[12:79] Ai tha, “Mos e bėftė Zoti qė ne tė marrim tjetėr pos atij nėn posedim tė tė cilit i gjetėm mallrat tona. Pėrndryshe, do tė ishim tė padrejtė.”

[12:80] Kur humbėn shpresėn se do ia ndėrrojnė mendjen, diskutuan sė bashku. Mė i vjetri i tyre tha, “A nuk e kuptoni qė babai juaj ka marrė zotim solemn prej jush para Zotit? Nė tė kaluarėn e humbėt Jozefin. Unė nuk largohem nga ky vend derisa babai im tė mė japė leje, ose derisa Zoti tė gjykojė pėr mua; Ai ėshtė Gjykatėsi mė i mirė.

Prapė nė Palestinė

[12:81] "Kthehuni te babai juaj dhe i tregoni... ‘Babai ynė, djali yt ka kryer vjedhje. E dimė sigurt, sepse kemi qenė dėshmitarė pėr kėtė. Kjo ishte ndodhi e papritur.

[12:82] `Mund ta pyesėsh shoqėrinė ku ishim, dhe karvanin qė u kthye me ne. Po e themi tė vėrtetėn.’”

[12:83] Ai tha, “Nė tė vėrtetė, keni bėrė komplot pėr tė zbatuar njė plan tė caktuar. Durimi i qetė ėshtė ngushėllimi im i vetėm. Le t’i kthejė Zoti ata tė gjithė te unė. Ai ėshtė i Gjithėdijshmi, Mė i Menēuri.”

[12:84] Ai ua ktheu shpinėn atyre, duke thėnė, “Jam i pikėlluar pėr Jozefin.” Sytė e tij u bėnė tė bardhė nga pikėllimi aq i madh; ai ishte vėrtetė i pikėlluar.

[12:85] Ata thanė, “Pasha Zotin, do tė vazhdosh tė pikėllohesh pėr Jozefin deri sa tė sėmuresh, ose derisa tė vdesėsh.”

[12:86] Ai tha, “Unė thjeshtė qahem te Zoti pėr dilemėn dhe pikėllimin tim, se unė di nga Zoti ēka ju nuk dini.

[12:87] "O djemtė e mi, shkoni gjejeni Jozefin dhe vėllanė e tij, dhe kurrė mos humbni shpresat nga hirėsia e Zotit. Askush nuk i humbė shpresat nga hirėsia e Zotit pėrveē njerėzve mosbesimtarė.”

Izraeli shkon nė Egjipt

[12:88] Kur ata hynė te ai (Jozefi), thanė, “O ti i nderuar, kemi vuajtur shumė vėshtirėsi, sė bashku me familjen tonė, dhe kemi sjellė mallra inferiore. Por shpresojmė qė do tė na japėsh masė tė plotė dhe tė jesh bamirės ndaj nesh. Zoti i shpėrblen bamirėsit.”

[12:89] Ai tha, “A ju kujtohet ēka i bėtė Jozefit dhe vėllait tė tij kur ishit tė paditur?”

[12:90] Ata thanė, “A qenke ti Jozefi?” Ai tha, “Unė jam Jozefi, dhe ja ku ėshtė vėllai im. Zoti na ka bekuar. Kjo ėshtė pėr shkak se nėse dikush ēon jetė tė drejtė, dhe duron me kėmbėngulje, Zoti nuk ngelė sė shpėrblyeri tė drejtit.”

[12:91] Ata thanė, “Pasha Zotin, Zoti vėrtetė tė ka parapėlqyer ty mbi ne. Ishim vėrtetė gabim.”

[12:92] Ai tha, “Nuk keni pėr tu fajėsuar sot. Le tė ju falė Zoti. Nga gjithė tė mėshirshmit, Ai ėshtė i Mėshirshmi.

[12:93] "Merreni kėtė kėmishėn time; dhe kur ta hidhni mbi fytyrėn e babait tim, shikimi i tij do i kthehet. Silleni krejt familjen tuaj dhe kthehuni te unė.”*

*12:93 Kjo shėnon fillimin e Fėmijėve tė Izraelit nė Egjipt. Moisiu i nxori nga Egjipti disa shekuj mė vonė.

[12:94] Edhe para se tė arrinte karvani, babai i tyre tha, “Mund ta nuhas aromėn e Jozefit. A do tė mė ndriēojė ndokush?”

[12:95] Ata thanė, “Pasha Zotin, ti je ende nė humbjen tėnde tė vjetėrsisė.”

[12:96] Kur bartėsi i lajmeve tė mira arriti, ai e hodhi (kėmishėn) mbi fytyrėn e tij, ku shikimi i tij u kthye. Ai tha, “A nuk ju thash qė unė dija nga Zoti ēka ju nuk dinit?”

[12:97] Ata thanė, “Babai ynė, lutu pėr faljen tonė; ishim vėrtetė gabim.”

[12:98] Ai tha, “Unė do i lutem Zotėruesit tim t’ju falė; Ai ėshtė Falėsi, i Mėshirshmi.”

Nė Egjipt

[12:99] Kur ata hynė te Jozefi, ai pėrqafoi prindėrit e tij, duke thėnė, “Mirėserdhėt nė Egjipt. Dashtė Zoti, do tė jeni tė sigurt kėtu.”

[12:100] Ai i ngriti prindėrit e tij mbi fron. Ata ranė nė pėrulje para tij. Ai tha, “O babai im, kjo ėshtė pėrmbushja e ėndrrės time tė vjetėr. Zotėruesi im e ka bėrė tė realizohet. Ai mė ka bekuar, mė ka ēliruar nga burgu, dhe ju ka sjellė nga shkretėtira, pasi qė dreqi kishte futur pėrēarje mes meje dhe vėllezėrve tė mi. Zotėruesi im ėshtė Mė i Dashuri ndaj kujtdo qė Ai do. Ai ėshtė Njohėsi, Mė i Menēuri.”

[12:101] "Zotėruesi im, Ti mė ke dhėnė mbretėrim dhe mė ke mėsuar interpretimin e ėndrrave. Nismėtari i qiejve dhe tokės; Ti je Zotėruesi dhe Sunduesi im nė kėtė jetė dhe nė Pėrjetėsi. Le tė vdes si i nėnshtruar, dhe mė llogarit me tė drejtit.”

[12:102] Kėto janė lajme nga e kaluara qė t’i shpallėm ty. Ti nuk ishe i pranishėm kur ata morėn vendimin e tyre tė pėrbashkėt (pėr ta hedhur Jozefin nė pus), pėrderisa bėnė komplot sė bashku.

Shumica e njerėzve nuk besojnė

[12:103] Shumica e njerėzve, pa marrė parasysh ēka bėn, nuk do tė besojnė.

[12:104] Ti nuk po ju kėrkon atyre para; ti thjeshtė e ēon kėtė kujtesė pėr tė gjithė njerėzit.

[12:105] Sa e sa prova nė qiej dhe tokė iu jepen atyre, por ata kalojnė pranė tyre, pa vėmendje!

Shumica e besimtarėve tė paracaktuar pėr Ferr

[12:106] Shumica e atyre qė besojnė nė Zotin nuk bėjnė ashtu pa rėnė nė adhurim idhujsh.

[12:107] A kanė garantuar ata qė njė ndėshkim tronditės nga Zoti nuk do i godasė ata, ose Ora nuk do iu vijė atyre papritmas, kur ata mė sė paku e presin?

[12:108] Thuaj, “Kjo ėshtė rruga ime: Ftoj te Zoti, me provė tė qartė, dhe ashtu bėjnė ata qė mė ndjekin mua. Qoftė i madhėruar Zoti. Unė nuk jam adhurues idhujsh.”

[12:109] Nuk dėrguam para teje pėrveē burra qė i frymėzuam, tė zgjedhur nga njerėzit e shoqėrive tė ndryshme. A nuk janė endur nėpėr tokė dhe kanė parė pasojat e atyre para tyre? Vendbanimi i Pėrjetėsisė ėshtė shumė mė i mirė pėr ata qė ēojnė jetė tė drejtė. A do tė kuptoni atėherė?

Fitorja, pėrfundimisht, i takon besimtarėve

[12:110] Pikėrisht kur tė dėrguarit humbin shpresėn, dhe mendojnė qė janė refuzuar, fitorja jonė iu vjen atyre. Ne pastaj shpėtojmė kėdo qė zgjedhim, pėrderisa ndėshkimi ynė pėr njerėzit fajtorė ėshtė i pashmangshėm.

Kurani ėshtė krejt ēka na nevojitet

[12:111] Nė historinė e tyre ka mėsim pėr ata qė posedojnė inteligjencė. Ky nuk ėshtė Hadith i trilluar; ky (Kuran) konfirmon tė gjitha shkrimet paraprake, furnizon hollėsirat e tė gjitha gjėrave, dhe ėshtė fener dhe mėshirė pėr ata qė besojnė.