Surja 13:  Bubullima (Er-Rad)

[13:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[13:1] A. L. M. R.* Kėto (shkronja) janė provat e kėtij shkrimi. Ēka tė ėshtė shpallur nga Zotėruesi yt ėshtė e vėrteta, por shumica e njerėzve nuk besojnė.

*13:1 Kėto iniciale pėrbėjė njė pjesė tė madhe tė provės sė autorėsisė hyjnore brenda nė Kuran, pra kodit tė mrekullueshėm matematikor. Shih Sht 1.

[13:2] Zoti ėshtė Ai qė i ngriti qiejt pa shtylla qė tė mund tė shihni, dhe mori gjithēka nė dorė. Ai e bėri diellin dhe hėnėn, secili duke udhėtuar (nė orbitėn e vet) pėr njė kohė tė paracaktuar. Ai drejton tė gjitha gjėrat, dhe shpjegon shpalljet, qė tė mund tė arrini siguri pėr takimin me Zotėruesin tuaj.

[13:3] Ai ėshtė Ai qė ndėrtoi tokėn dhe vuri nė tė male dhe lumenj. Dhe nga llojet e ndryshme tė frutave, Ai i bėri ato nė ēifte – meshkuj dhe femra. Nata e kaplon ditėn. Kėto janė prova tė qėndrueshme pėr njerėz qė mendojnė.

[13:4] Nė tokė, ka ngastra tė afėrta qė prodhojnė kopshte hardhish, tė mbjella, palma – dioike dhe jo-dioike. Edhe pse ato ujiten me ujin e njėjtė, disa prej tyre i parapėlqejmė nė ngrėnie. Kėto janė prova tė qėndrueshme pėr njerėzit qė kuptojnė.

Besimi nė Pėrjetėsinė i nevojshėm pėr shpėtim

[13:5] Nėse habitesh, habia e vėrtetė ėshtė thėnia e tyre: “Pasi tė shndėrrohemi nė pluhur, a krijohemi sėrish?” Kėta janė ata qė nuk kanė besuar nė Zotėruesin e tyre. Kėta janė ata qė kanė vetėshkaktuar pranga rreth qafave tė tyre. Kėta janė ata qė kanė vetėshkaktuar Ferr, ku qėndrojnė pėrgjithmonė.

[13:6] Ata tė sfidojnė ty qė t’ua sjellėsh dėnimin, nė vend qė tė bėhen tė drejtė! Precedentė tė mjaftueshėm janė ujdisur pėr ta nė tė kaluarėn. Vėrtetė, Zotėruesi yt ėshtė plot falje ndaj njerėzve, pėrkundėr shkeljeve tė tyre, dhe Zotėruesi yt ėshtė gjithashtu i rreptė nė zbatimin e ndėshkimit.

[13:7] Ata qė nuk besuan thanė, “Vetėm sikur njė mrekulli tė mund t’i zbriste atij nga Zotėruesi i tij (pastaj do tė besonim).” Ti je thjeshtė njė paralajmėrues – secila shoqėri pranon njė mėsues udhėzues.

[13:8] Zoti e di ēka ēdo femėr bartė, dhe ēka ēdo mitėr lėshon, ose fiton. Ēdo gjė qė Ai bėn ėshtė e matur krejtėsisht.

[13:9] Njohėsi i tė gjitha tė fshehtave dhe deklarimeve; Supremi, Mė i Larti.

[13:10] Ėshtė njėjtė qoftė i fshehėt mendimet tuaja, ose i deklaruat, ose fshiheni nė errėsirėn e natės, ose veproni nė dritė tė ditės.

[13:11] Ndėrrime (engjėjsh) ndėrrohen, duke qėndruar me secilin prej jush – ata janė para jush dhe prapa jush. Ata qėndrojnė me ju, dhe ju ruajnė nė pėrputhje me urdhrat e Zotit. Kėshtu, Zoti nuk e ndryshon gjendjen e asnjė populli nė mos e marrshin ata vendimin vet qė tė ndryshojnė. Nėse Zoti dėshiron ndonjė vėshtirėsi pėr ndonjė popull, asnjė forcė nuk mund ta ndalė. Se ata nuk kanė asnjė pėrkrah Tij si Zotėrues dhe Sundues.

[13:12] Ai ėshtė Ai qė jua shfaqė vetėtimėn si burim frike, si dhe shprese, dhe Ai i nisė retė e ngarkuara.

[13:13] Rrufeja lavdėron madhėrinė e Tij, dhe po ashtu bėjnė edhe engjėjt, nga respekti pėr Tė. Ai dėrgon rrufetė, qė godasin nė pėrputhje me vullnetin e Tij. Prapėseprapė, ata grinden nė lidhje me Zotin, edhe pse fuqia e Tij ėshtė mbresėlėnėse.

[13:14] Lutja ndaj Tij ėshtė lutja e vetme e ligjshme, pėrderisa idhujt qė ata i lusin pėrkrah Tij nuk mund tė reagojnė kurrė. Kėshtu, ata janė si ata qė i zgjasin duart e tyre kah uji, por asgjė nuk arrin nė gojėt e tyre. Lutjet e mosbesimtarėve janė tė kota.

Tė gjitha krijesat i janė nėnshtruar Zotit

[13:15] Zotit i pėrulen tė gjithė nė qiej dhe tokė, me dėshirė ose pa dėshirė, dhe ashtu bėjnė edhe hijet e tyre nė mėngjese dhe mbrėmje.*

*13:15 Edhe mosbesimtarėt pėrulen; ata nuk munden, pėr shembull, t’i kontrollojnė rrahjet e zemrave tė tyre, ose mushkėritė e tyre. Hijet janė tė paracaktuara nga dizajni i Zotit pėr orbitat diellore dhe lunare, dhe nga forma karakteristike e planetit tokė e cila shkakton katėr stinėt. Saktėsia e pėrkryer e marrėdhėnieve diell/tokė vėrtetohet nga zbulimi i orėve diellore dhe hijeve tė tyre.

[13:16] Thuaj, “Kush ėshtė Zotėruesi i qiejve dhe tokės?” Thuaj, “Zoti.” Thuaj, “Pse atėherė ngritni pėrveē Tij sundues qė nuk kanė aspak fuqi pėr tė sjellė dobi ose dėmtuar madje as veten?” Thuaj, “A ėshtė i verbėri i njėjtė si pamėsi? A ėshtė errėsira e njėjtė si drita?” A kanė gjetur ata idhuj pėrveē Zotit qė krijuan krijesa tė ngjashme me krijesat e Tij, deri nė pikėn e mos dallimit tė dy krijesave? Thuaj, “Zoti ėshtė Krijuesi i tė gjitha gjėrave, dhe Ai ėshtė i Vetmi, Supremi.”

E vėrteta kundėr tė pavėrtetės

[13:17] Ai zbret ujė nga qielli, duke i bėrė luginat tė rrjedhin vadė, pastaj pjerrėsirat prodhojnė shkumė tė bollshme. Ngjashėm, kur ata pėrdorin zjarr pėr tė rafinuar metalet pėr stolitė ose pajisjet e tyre, prodhohet shkuma. Zoti kėshtu pėrmendė analogjitė pėr tė vėrtetėn dhe tė pavėrtetėn. Sa pėr shkumėn, ajo humbet, pėrderisa ajo qė iu sjell dobi njerėzve rri pranė tokės. Zoti kėshtu pėrmendė analogjitė.

[13:18] Ata qė i pėrgjigjen Zotėruesit tė tyre meritojnė shpėrblimet e mira. Sa pėr ata qė nuk arritėn t’i pėrgjigjen Atij, sikur tė kishin ēdo gjė nė tokė – madje edhe dy herė aq – ata me gatishmėri do e jepnin si haraē. Ata kanė vetėshkaktuar llogaritjen mė tė keqe, dhe vendbanimi i tyre pėrfundimtar ėshtė Ferr; ēfarė vendbanimi i tmerrshėm.

Besimtarėt

[13:19] A ėshtė dikush qė e kupton qė shpalljet e Zotėruesit tėnd te ti janė e vėrteta i barabartė me dikė qė ėshtė i verbėr? Vetėm ata qė posedojnė inteligjencė do tė jenė tė vėmendshėm.

[13:20] Ata janė ata qė i pėrmbushin zotimet e tyre ndaj Zotit, dhe nuk e shkelin besėn.

[13:21] Ata bashkojnė ēka Zoti ka urdhėruar tė jetė e bashkuar, ia kanė dronė Zotėruesit tė tyre, dhe i frikėsohen llogaridhėnies sė llahtarshme.

[13:22] Ata durojnė me kėmbėngulje nė kėrkimin e Zotėruesit tė tyre, zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat), shpenzojnė nga furnizimet tona te ta fshehtė dhe publikisht, dhe e kundėrshtojnė tė keqen me tė mirė. Kėta kanė merituar vendbanimin mė tė mirė.

[13:23] Ata hynė te kopshtet e Edenit, sė bashku me tė drejtit mes prindėrve tė tyre, bashkėshorteve tė tyre, dhe fėmijėve tė tyre. Engjėjt do tė hynė te ta nga ēdo derė.

[13:24] "Paqe qoftė mbi ju, sepse duruat me kėmbėngulje. Ēfarė pėrfundimi i gėzueshėm.”

Mosbesimtarėt

[13:25] Sa pėr ata qė shkelin besėn e Zotit pasi qė zotohen se do e mbajnė, dhe ndajnė ēka Zoti ka urdhėruar tė jetė e bashkuar, dhe bėjnė tė kėqija, ata kanė vetėshkaktuar dėnim; ata kanė vetėshkaktuar pėrfundimin mė tė keq.

Zoti i ka nė dorė tė gjitha furnizimet

[13:26] Zoti ėshtė Ai qė shton furnizimet pėr kėdo Ai do, ose mbanė ato. Ata janė bėrė tė preokupuar me kėtė jetė; dhe kjo jetė, nė krahasim me Pėrjetėsinė, ėshtė zero.

[13:27] Ata qė nuk besojnė do tė thoshin, “Vetėm sikur njė mrekulli tė mund t’i zbriste atij nga Zotėruesi i tij (atėherė do tė besonim).” Thuaj, “Zoti e ēon nė humbje kėdo Ai vendosė, dhe udhėzon pėr te Ai vetėm ata qė binden.”

[13:28] Ata janė ata zemrat e tė cilėve kėnaqen me pėrkujtimin e Zotit. Absolutisht me pėrkujtimin e Zotit, zemrat kėnaqen.

[13:29] Ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė kanė merituar lumturi dhe pėrfundim tė gėzueshėm.

I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes*

[13:30] Tė kemi dėrguar ty* te kjo shoqėri, ashtu siē bėmė me shoqėritė e tjera nė tė kaluarėn. T’ua recitosh atyre ēka tė shpallim ty, se ata nuk kanė besuar nė Mirėbėrėsin. Thuaj, “Ai ėshtė Zotėruesi im. Nuk ka asnjė zot pėrveē Tij. Kam besim vetėm te Ai; te Ai ėshtė fati im pėrfundimtar.”

*13:30 Nėse mbledhim vlerėn germore tė “Rashad” (505), plus vlerėn e “Khalifa” (725), plus numrin e sures (13), plus numrin e strofės (30), marrim 505+725+13+30= 1273 = 19x67. Zoti pra e specifikon emrin e tė dėrguarit tė Tij (shih Shtojcėn 2 pėr hollėsirat).

Mrekullia Matematikore e Kuranit

[13:31] Edhe sikur njė Kuran t’i bėnte malet tė lėvizin, ose tokėn tė grisej copė copė, ose tė vdekurit tė flasin (ata nuk do tė besojnė). Zoti drejton tė gjitha gjėrat. A nuk ėshtė koha pėr besimtarėt tė dorėzohen dhe ta kuptojnė qė po tė donte Zoti, Ai do tė kishte mundur t’i udhėzojė tė gjithė njerėzit? Mosbesimtarėt do tė vazhdojnė tė vuajnė fatkeqėsi, si pasojė e vet punėve tė tyre, ose tė kenė fatkeqėsi qė godasin afėr tyre, derisa premtimi i Zotit tė pėrmbushet. Zoti nuk do e ndryshojė fatin e paracaktuar.

Tė gjithė tė dėrguarit duhet tė pėrqeshen

[13:32] Tė dėrguarė para teje janė pėrqeshur; i lejova mosbesimtarėt tė vazhdojnė, pastaj i ndėshkova. Sa i tmerrshėm ishte ndėshkimi Im!

[13:33] A ka ndonjė tė barabartė me Atė qė drejton secilin shpirt? Prapėseprapė, ata ngritin idhuj pėr ta rivalizuar Zotin. Thuaj, “Emėrtoni ata. A po e informoni Atė pėr diēka nė tokė qė Ai nuk di? Ose, po trilloni fjalė boshe?” Vėrtetė, planet e atyre qė nuk besojnė janė tė zbukuruara nė sytė e tyre. Ata pra janė tė larguar nga rruga e drejtė. Kėdo qė Zoti e ēon nė humbje nuk mund tė gjejė mėsues udhėzues.

[13:34] Ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim nė kėtė jetė, dhe ndėshkimi nė Pėrjetėsinė ėshtė shumė mė i keq. Asgjė nuk mund t’i mbrojė ata kundėr Zotit.

Parajsa e pėrshkruar alegorikisht

[13:35] Alegoria e Parajsės, e cila iu ėshtė premtuar tė drejtėve, ėshtė prroje qė rrjedhin, furnizime tė pashtershme, dhe hije fllad. I tillė ėshtė pėrfundimi pėr ata qė zbatojnė drejtėsi, pėrderisa pėrfundimi pėr mosbesimtarėt ėshtė Ferr.

[13:36] Ata qė pranuan shkrimin gėzohen me ēka tė ėshtė shpallur ty; disa tė tjerė mund tė refuzojnė pjesė tė tij. Thuaj, “Unė jam thjeshtė i urdhėruar ta adhuroj Zotin, dhe kurrė tė mos i shoqėroj asnjė idhull Atij. Ftoj te Ai, dhe te Ai ėshtė fati im pėrfundimtar.”

Autorizim Hyjnor i Kodit Matematikor tė Kuranit*

[13:37] I kemi shpallur kėta ligje arabisht, nėse iu bindesh dėshirave tė tyre, pasi qė kjo njohuri ka ardhur te ti, nuk do tė kesh asnjė aleat, as mbrojtės, kundėr Zotit.

*13:37-38 Numri i strofės (38) = 19x2. Vendosja e vlerės sė “Rashad” (505) dhe “Khalifa” (725) afėr 13:37-38, jep 505 725 13 37 38, ose 19x26617112302 (Shtojca 2).

[13:38] Kemi dėrguar tė dėrguarė para teje, dhe i bėmė ata burra me bashkėshorte dhe fėmijė. Asnjė i dėrguar nuk mund tė prodhojė mrekulli pa autorizimin e Zotit, dhe pa qenė nė pėrputhje me njė kohė specifike tė paracaktuar.

[13:39] Zoti fshinė ēka do Ai, dhe ndreqė (ēka do Ai). Me Tė ėshtė Regjistri Udhėzues origjinal.

[13:40] Qoftė tė tregojmė ty ēka iu premtojmė atyre, ose ta pėrfundojmė jetėn para saj, misioni yt i vetėm ėshtė tė japėsh (lajmin). Jemi ne ata qė do i thėrrasim nė llogaridhėnie.

[13:41] A nuk e shohin qė ēdo ditė nė tokė, i sjell mė afėr fundit, dhe qė Zoti vendosė jetėgjatėsinė e tyre, pakthyeshėm? Ai ėshtė Llogaritėsi mė i shkathėt.

[13:42] Tė tjerė para tyre kanė planifikuar, por Zotit i takon i gjithė planifikimi. Ai di ēka bėn ēdokush. Mosbesimtarėt do e marrin vesh kush janė fituesit pėrfundimtar.

[13:43] Ata qė nuk besuan do thonė, “Ti nuk je i dėrguar!” Thuaj, “Zoti mjafton si dėshmitar mes meje dhe jush, dhe ata qė posedojnė njohuri shkrimi.”