Surja 15:  Lugina El-Hixhr (El-Hixhr)

[15:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[15:1] A.L.R.* Kėto (shkronja) janė prova tė kėtij shkrimi; Kuran i qartė.

[15:2] Padyshim, ata qė nuk besuan do tė dėshirojnė tė ishin tė nėnshtruar.

[15:3] Le tė hanė, kėnaqen, dhe tė mbesin tė verbėr me ėndrra me sy ēelė; do e shohin.

[15:4] Nuk asgjėsuam asnjė shoqėri, pėrveē nė pėrputhje me njė kohė tė paracaktuar.

[15:5] Fundi i cilėsdo shoqėri nuk mund tė shpejtohet, as tė shtyhet.

[15:6] Ata thanė, “O ti qė pranove kėtė kujtesė, ti je i ēmendur.

[15:7] "Pse nuk po i sjell ti engjėjt, nėse je i sinqertė?”

[15:8] Ne nuk i zbresim engjėjt pėrveē pėr punė specifike. Pėrndryshe, askujt nuk do i jepej afat.

I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes*

[15:9] Absolutisht, e kemi shpallur kėtė kujtesė, dhe, absolutisht, do e ruajmė.*

*15:1 & *15:9 Burimi hyjnor dhe ruajtja e pėrkryer e Kuranit vėrtetohen nga kodi matematikor i Kuranit (Shtojca 1). I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes ishte paracaktuar qė ta zbulojė kėtė mrekulli tė madhe. Fjala “Dhikr” tregon pėr kodin e Kuranit nė disa strofa (5:6, 21:2, 26:5, 38:1, 38:8, 74:31). Vlera e “Rashad Khalifa” (1230)+15+9=1254, 19x66.

[15:10] Kemi dėrguar (tė dėrguarė) para teje te shoqėritė nė tė kaluarėn.

[15:11] Sa herė qė njė i dėrguar shkoi te ta, ata e pėrqeshėn atė.

[15:12] Kėshtu i komandojmė mendjet e fajtorėve.

[15:13] Si pasojė, ata nuk mund tė besojnė nė tė. Kjo ka qenė metoda qė nga gjeneratat e kaluara.

[15:14] Edhe sikur tė hapnim pėr ta njė portė nė qiell, nėpėr tė cilėn ata ngjiten;

[15:15] do tė thonė, “Po na bėjnė sytė. Jemi magjepsur.”

[15:16] Vendosėm galaktika nė qiell, dhe e zbukuruam atė pėr shikuesit.

[15:17] Dhe e mbrojtėm atė nga ēdo djall i pėrjashtuar.

[15:18] Nėse cilido prej tyre pėrvidhet pėr tė dėgjuar, njė zjarr i ndritshėm do i gjuhet prapa.

[15:19] Sa pėr tokėn, e ndėrtuam atė, dhe vendosėm nė tė stabilizues (male), dhe rritėm nė tė ekuilibėr tė pėrkryer tė ēdo gjėje.

[15:20] E bėmė tė banueshme pėr ju,* dhe pėr krijesa pėr tė cilat nuk furnizoni ju.

*15:20 Kur dėrgojmė astronautė nė hapėsirė, i furnizojmė ata me sasi ushqimi, ujė, dhe oksigjen, tė matura saktėsisht. Zoti krijoi anijen kozmike Toka me bilionė astronautė qė punojnė dhe riprodhohen; Ai i furnizoi ata me sistem vet-mbėshtetės qė prodhon oksigjen, ujė tė pastėr, dhe llojllojshmėri shumė tė madhe tė ushqimeve dhe pijeve tė shijshme.

[15:21] Nuk ka asgjė qė nuk kemi pakufi nga ajo. Por e zbresim nė masė tė caktuar.

[15:22] Dhe i dėrgojmė erėrat si polenizuese, dhe e bėjmė ujin tė zbresė nga qielli pėr ju ta pini. Pėrndryshe, nuk do tė kishit mundur ta mbani tė pijshėm.

[15:23] Jemi ne ata qė drejtojmė jetė dhe vdekje, dhe ne jemi trashėgimtarėt pėrfundimtarė.

[15:24] Dhe ne i njohim tėrėsisht ata mes jush qė pėrparojnė, dhe njohim tėrėsisht ata qė shkojnė prapa.

[15:25] Zotėruesi yt padyshim do i mbledhė ata. Ai ėshtė Mė i Menēuri, i Gjithėdijshėm.

Raca njerėzore

[15:26] E krijuam qenien njerėzore nga balta e tharė, si balta e poēarit.

[15:27] Sa pėr xhinėt, i krijuam ata, para asaj, nga zjarri flakė.

[15:28] Zotėruesi yt iu tha engjėjve, “Unė po krijoj njė qenie njerėzore nga balta e tharė, si balta e poēarit.

[15:29] "Kur Unė ta pėrkryej atė, dhe tė fry nė tė nga fryma Ime, tė bini nė pėrulje para tij.”

[15:30] Engjėjt ranė nė pėrulje; tė gjithė ata,

[15:31] pėrveē Iblisit (Dreqit). Ai refuzoi tė jetė me tė pėrulurit.

[15:32] Ai tha, “O Iblis (Dreq), pse nuk je me tė pėrulurit?”

[15:33] Ai tha, “Unė nuk kam pėr tu pėrulur para njė qenieje njerėzore, tė cilėn Ti e krijove nga balta e tharė, si balta e poēarit.”

[15:34] Ai tha, “Prandaj, duhet tė dalėsh; je i dėbuar.

[15:35] "Ke vetėshkaktuar mallkimin Tim deri nė Ditėn e Gjykimit.”

[15:36] Ai tha, “Zotėruesi im, mė jep afat deri nė ditėn kur ata ringjallen.”

[15:37] Ai tha, “Tė jepet afat.

[15:38] "Deri nė ditėn dhe kohėn e caktuar.”

[15:39] Ai tha, “Zotėruesi im, pasi qė Ti ke vendosur qė unė tė shkoj nė humbje, unė patjetėr do i joshė ata nė tokė; do i dėrgoj tė gjithė nė humbje.

[15:40] "Pėrveē atyre mes adhuruesve Tėnd qė tė janė kushtuar absolutisht vetėm Ty.”

[15:41] Ai tha, “Ky ėshtė ligj qė ėshtė i pashkelshėm.

[15:42] "Ti nuk ke aspak fuqi mbi shėrbėtorėt e Mi. Ti vetėm ke fuqi mbi humbėsit qė tė ndjekin ty.

[15:43] "Dhe Ferri i pret tė gjithė ata.

[15:44] "Do tė ketė shtatė porta. Secila portė do tė marrė njė pjesė tė caktuar tė tyre.”

[15:45] Sa pėr tė drejtit, ata do gėzojnė kopshte dhe burime.

[15:46] Hyni aty, tė qetė dhe tė sigurt.

[15:47] Heqim krejt xhelozinė nga zemrat e tyre. Si njė familje, ata do tė jenė nė mobilie afėr.

[15:48] Kurrė nuk do tė vuajnė ndonjė lodhje aty, kurrė nuk do tė dėbohen prej aty.

[15:49] Informoj shėrbėtorėt e mi qė Unė jam Falėsi, i Mėshirshmi.

[15:50] Dhe ndėshkimi Im ėshtė ndėshkimi qė dhemb mė sė shumti.

Engjėjt vizitojnė Ibrahimin

[15:51] Njoftoj ata pėr mysafirėt e Ibrahimit.

[15:52] Kur ata hynė nė oborr tė tij, ata thanė, “Paqe.” Ai tha, “Jemi tė shqetėsuar nga ju.”

[15:53] Ata thanė, “Rri rehat. Kemi lajm tė mirė pėr ty: njė djalė tė ndriēuar.”

[15:54] Ai tha, “Si mund tė mė jepni asi lajmi tė mirė, kur unė jam aq i vjetėr? A mė jepni ende kėsi lajmi tė mirė?”

[15:55] Ata thanė, “Lajmi i mirė qė tė japim ty ėshtė i vėrtetė; mos hiq dorė nga shpresa.”

[15:56] Ai tha, “Askush nuk heqė dorė nga shpresa e mėshirės sė Zotėruesit tė tij, pėrveē humbėsve.”

[15:57] Ai tha, “Cili ėshtė misioni juaj, o tė dėrguarė?”

[15:58] Thanė, “Ne jemi nisur pėr te njerėz fajtorė.

[15:59] "Sa pėr familjen e Lutit, do i shpėtojmė.

[15:60] "Por jo gruan e tij; ajo ėshtė e paracaktuar qė tė jetė me tė dėnuarit.”

Luti

[15:61] Tė dėrguarit shkuan te qyteza e Lutit.

[15:62] Ai tha, “Ju jeni njerėz tė panjohur.”

[15:63] Ata thanė, “Sjellim te ti atė pėr tė cilėn kanė dyshuar ata.

[15:64] "Sjellim te ti tė vėrtetėn; e kemi me gjithė mend.

[15:65] "Ta marrėsh familjen tėnde gjatė natės. Rri pas tyre, dhe sigurohu qė askush prej jush tė mos shikojė prapa. Shkoni drejt siē jeni urdhėruar.”

[15:66] E ēuam te ai kėtė urdhėr: kėta njerėz kanė pėr tu asgjėsuar nė mėngjes.

[15:67] Njerėzit e qytetit erdhėn me gėzim.

[15:68] Ai tha, “Kėta janė mysafirėt e mi; mos mė turpėroni.

[15:69] "Frikėsojuni Zotit, dhe mos mė marroni.”

[15:70] Ata thanė, “A nuk ta kemi ndaluar t’i takosh tė tjerėt?”

[15:71] Ai tha, “Ja ku janė vajzat e mia, nėse vetėm duhet.”

[15:72] Por, vaj, ata ishin verbuar plotėsisht nga epshi i tyre.

[15:73] Si pasojė, katastrofa i goditi ata nė mėngjes.

[15:74] E kthyem pėrmbys, dhe iu derdhėm atyre rrebesh gurėsh shkretues.

[15:75] Ky ėshtė mėsim pėr ata qė posedojnė inteligjencė.

[15:76] Ky do tė jetė gjithmonė sistemi.

[15:77] Kjo ėshtė shenjė pėr besimtarėt.

[15:78] Njerėzit e pyllit gjithashtu ishin shkelės.

[15:79] Si pasojė, i pastruam-hesapet me ta, dhe tė dy shoqėritė janė plotėsisht tė dokumentuara.

[15:80] Njerėzit e El-Hixhrės nuk iu besuan tė dėrguarve.

[15:81] Iu dhamė atyre shpalljet tona, por i shpėrfillėn.

[15:82] Ata dikur gdhendnin shtėpi tė sigurta prej malesh.

[15:83] Katastrofa i goditi ata nė mėngjes.

[15:84] Ēka ata mblodhėn nuk iu ndihmoi.

Fundi i botės zbulohet*

[15:85] Nuk krijuam qiejt dhe tokėn, dhe ēdo gjė mes tyre, pėrveē pėr njė qėllim specifik. Ora do tė vij, prandaj i trajto me shpėrfillje mirėsjellėse.

*15:85-88 Njė prej funksioneve tė tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes ėshtė qė ta shpėrndajė konkluzionin qė bota do tė pėrfundojė nė vitin 2280 Pas Lindjes sė Krishtit (20:15, 72:27 & Shtojca 25).

[15:86] Zotėruesi yt ėshtė Krijuesi, i Gjithėdijshmi.

[15:87] Tė kemi dhėnė shtatė palėt, dhe Kuranin e mrekullueshėm.

[15:88] Mos ji xheloz nė ēka i kemi dhuruar tė tjerėve (tė dėrguarė), dhe mos u pikėllo (nga mosbesimtarėt), dhe ji i butė me besimtarėt.

[15:89] Dhe thuaj: “Unė jam paralajmėruesi sqarues.”

[15:90] Ne do tė merremi me ndarėsit.

[15:91] Ata e pranojnė Kuranin vetėm pjesėrisht.

[15:92] Pasha Zotėruesin tėnd, do i parashtrojmė nė pyetje tė gjithė ata,

[15:93] pėr ēdo gjė qė kanė bėrė.

[15:94] Prandaj, i zbato urdhrat qė tė janė dhėnė, dhe shpėrfilli adhuruesit e idhujve.

[15:95] Ne do tė tė kursejmė nga tallėsit,

[15:96] qė ngritin zot tjetėr pėrkrah Zotit. Ata padyshim do e marrin vesh.

[15:97] E dimė fare mirė qė mund tė zemėrohesh nga shprehjet e tyre.

[15:98] T’i kėndosh lavdet e Zotėruesit tėnd, dhe tė jesh me tė pėrulurit.

[15:99] Dhe adhuroje Zotėruesin tėnd, pėr tė arritur siguri.*

*15:99 Zakonet e adhurimit janė mėnyrat tona pėr tė arritur siguri (Shtojca 15).