Surja 19:  Maria (Merjem)

[19:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[19:1] Q. H. J. `A. S.* (Qaf Ha Ja `Ajn Sad)

*19:1 Ky ėshtė numri mė i madh i Inicialeve Kuranore, sepse kjo sure merret me ēėshtje aq kritike si lindja e mrekullueshme e Gjonit dhe lindja e Jezusit nga virgjėresha, dhe kundėrshton fort blasfeminė e tepėrt qė e konsideron Jezusin tė jetė i bir i Zotit. Pesė inicialet furnizojnė evidencė tė fuqishme materiale pėr tė mbėshtetur kėto ēėshtje. (Shih Shtojcat 1 & 22).

Zekeria

[19:2] Kallėzim nė lidhje me mėshirėn e Zotėruesit tėnd ndaj shėrbėtorit tė Tij Zekerias.

[19:3] Ai e thirri Zotėruesin e tij, thirrje tė fshehtė.

[19:4] Ai tha, “Zotėruesi im, eshtrat mė janė bėrė tė brishta nė trupin tim, dhe flokėt e mia flakėrojnė me thinja. Pėrderisa tė lutem Ty, Zotėruesi im, unė nuk i humbė shpresat.

[19:5] "Po merakosem pėr tė mvarurit pas meje, dhe gruaja ime ka qenė sterile. Mė dhuro, nga Ti, njė trashėgues.

[19:6] "Le tė jetė ai trashėgues i imi dhe trashėgues i fisit tė Jakobit, dhe bėje atė, Zotėruesi im, tė mirėpritur.”

[19:7] "O Zekeria, tė japim lajm tė mirė; njė djalė emri i tė cilit tė jetė Gjon (Jahja). Nuk krijuam askėnd si ai mė parė.”

[19:8] Ai tha, “Zotėruesi im, a do tė kem djalė pėrkundėr sterilitetit tė gruas sime, dhe pėrkundėr moshės time tė vjetėr?”

[19:9] Ai tha, “Kėshtu tha Zotėruesi yt: ‘Ėshtė lehtė pėr Mua qė ta bėj. Unė tė krijova ty para kėsaj, dhe ti nuk ishe asgjė.’”

[19:10] Ai tha, “Zotėruesi im, mė jep njė shenjė.” Ai tha, “Shenja jote ėshtė se nuk do iu flasėsh njerėzve pėr tre net rresht.”

[19:11] Ai doli te familja e tij, nga faltorja, dhe ua bėri me shenjė: “Meditoni (nė Zotin) ditė e natė.”

[19:12] "O Gjon, t’i pėrmbahesh shkrimit, fort.” E pajisėm atė me menēuri, madje edhe nė rininė e tij.

[19:13] Dhe (e pajisėm atė me) dashamirėsi prej nesh dhe pastėrti, se ai ishte i drejtė.

[19:14] Ai i nderoi prindėrit e tij, dhe nuk ishte tiran i pabindur.

[19:15] Paqe qoftė mbi tė ditėn qė u lind, ditėn qė ai vdes, dhe ditėn qė ringjallet prapė nė jetė.

Maria

[19:16] Pėrmende nė shkrim Marinė. Ajo e izoloi veten nga familja e saj, nė njė vend lindor.

[19:17] Pėrderisa njė barrierė e ndau atė nga ata, dėrguam te ajo Frymėn tonė. Ai shkoi te ajo nė formė qenieje njerėzore.

[19:18] Ajo tha, “Kėrkoj strehim te Mirėbėrėsi, qė tė mund tė jesh i drejtė.”

[19:19] Ai tha, “Unė jam i dėrguari i Zotėruesit tėnd, pėr tė tė dhuruar ty njė djalė tė dėlirė.”

[19:20] Ajo tha, “Si mund tė kem djalė, kur asnjė burrė nuk mė ka prekur; nuk kam qenė e padėlirė.”

[19:21] Ai tha, “Kėshtu tha Zotėruesi yt, ‘Ėshtė lehtė pėr Mua. Do e bėjmė atė njė shenjė pėr njerėzit, dhe mėshirė prej nesh. Kjo ėshtė ēėshtje e paracaktuar.’”

Lindja e Jezusit

[19:22] Kur ajo u ngarkua me tė, e izoloi veten nė njė vend tė largėt.

[19:23] Procesi i lindjes erdhi te ajo pranė njė trungu tė njė palme. Ajo tha, “(Sa e turpėruar jam;) Ah sikur tė isha e vdekur para se tė ndodhte kjo, dhe tė isha harruar krejt.”

[19:24] (Foshnja) e thirri atė nga poshtė saj, duke thėnė, “Mos u pikėllo. Zotėruesi yt tė ka furnizuar me njė burim.

[19:25] "Nėse e shkund trungun e kėsaj palme; do tė bien hurme tė pjekura pėr ty.*

*19:25 Pra, Jezusi u lind kah fundi i Shtatorit ose fillimi i Tetorit. Kjo ėshtė koha kur piqen hurmat nė Lindjen e Mesme deri nė pikėn pėr tė rėnė nga pema.

[19:26] "Ha dhe pi, dhe ji e lumtur. Kur e sheh ndokėnd, thuaj, ‘Kam bėrė zotim heshtjeje; Nuk flas sot me askėnd.’”

[19:27] Ajo erdhi te familja e saj, duke e bartur atė. Ata thanė, “O Mari, ti ke bėrė diēka qė ėshtė plotėsisht e papritur.

[19:28] "O pasardhėse e Aronit, babai yt nuk ishte njeri i keq, e as nuk ishte nėna jote e padėlirė.”

Foshnja flet

[19:29] Ajo bėri me gisht kah ai. Ata thanė, “Si mund tė flasim me njė foshnje nė grazhd?”

[19:30] (Foshnja foli dhe) tha, “Unė jam shėrbėtor i Zotit. Ai mė ka dhėnė mua shkrimin, dhe mė ka emėruar profet.

[19:31] "Ai mė bėri tė bekuar kudo qė unė shkoj, dhe mė urdhėroi t’i zbatoj Lutjet e Kontaktit (Salat) dhe bamirėsinė e obligueshme (Zeqat) pėr sa tė jem gjallė.

[19:32] "Kam pėr ta nderuar nėnėn time, Ai nuk mė bėri kryengritės tė pabindur.

[19:33] Dhe paqe qoftė mbi mua ditėn qė u linda, ditėn qė unė vdes, dhe ditėn qė ringjallem.”

E vėrteta e vėrtetuar

[19:34] Ai ishte Jezusi, i biri i Marisė, dhe kjo ėshtė e vėrteta pėr kėtė ēėshtje, pėr tė cilėn vazhdojnė tė kenė dyshime.

[19:35] Nuk i ka hije Zotit qė Ai tė lindė djalė, i madhėruar qoftė Ai. Pėr tė pasur ēfarėdo tė kryer, Ai thjeshtė i thotė, “Ji,” dhe ėshtė.

[19:36] Ai gjithashtu tha, “Zoti ėshtė Zotėruesi im dhe Zotėruesi juaj; ta adhuroni vetėm Atė. Kjo ėshtė rruga e drejtė.”*

*19:36 Ky ėshtė i ngjashėm me pohimin qė thuhet nga Jezusi nė Ungjillin e Gjonit 20:17.

[19:37] Palėt e ndryshme u grindėn mes vete (sa i pėrket identitetit tė Jezusit). Prandaj mjerė ata qė nuk besojnė nga pamja e njė dite tė tmerrshme.

[19:38] Prit derisa t’i dėgjosh dhe shohėsh kur ata vijnė pėrballė nesh. Shkelėsit nė atė ditė do tė jenė plotėsisht tė humbur.

[19:39] Paralajmėroi ata pėr ditėn e brejtjes sė ndėrgjegjes, kur gjykimi do tė lėshohet. Ata janė plotėsisht tė pavėmendshėm; nuk besojnė.

[19:40] Ne jemi ata qė e trashėgojmė tokėn dhe tė gjithė nė tė; te ne tė gjithė do tė kthehen.

Ibrahimi

[19:41] Pėrmend nė shkrim Ibrahimin; ai ishte i shenjtė, profet.

[19:42] Ai i tha babait tė tij, “O babai im, pse adhuron ēka as nuk mund tė dėgjojė, as tė shohė, as tė tė ndihmojė nė asnjė mėnyrė?

[19:43] "O babai im, kam pranuar njohuri tė caktuar qė ti nuk ke pranuar. Mė ndiq, dhe do tė tė udhėzoj nė rrugė tė drejtė.

[19:44] "O babai im, mos e adhuro djallin. Djalli ėshtė kryengritės kundėr Mirėbėrėsit.

[19:45] "O babai im, kam frikė se mos ti vetėshkakton ndėshkim nga Mirėbėrėsi, dhe bėhesh aleat i djallit.”

[19:46] Ai tha, “A ke hequr dorė nga zotat e mi, o Ibrahim? Nė mos u ndalsh, do tė gurėzoj. Mė lėr rehat.”

[19:47] Ai tha, “Paqe qoftė mbi ty. Do i lutem Zotėruesit tim tė tė falė ty; Ai ka qenė Mė i Dashuri pėr mua.

[19:48] "Unė do t’ju braktisė juve dhe zotat qė i adhuroni pėrkrah Zotit. Unė do tė adhuroj vetėm Zotėruesin tim. Duke e adhuruar vetėm Zotėruesin tim, unė nuk mund tė gaboj.”

[19:49] Pėr shkak se ai i braktisi ata dhe zotat qė ata adhuruan pėrkrah Zotit, i dhuruam atij Isakun dhe Jakobin, dhe e bėmė secilin prej tyre profet.

[19:50] Derdhėm mbi ta mėshirėn tonė, dhe i dhuruam atyre njė pozitė tė nderuar nė histori.

Moisiu

[19:51] Pėrmend nė shkrim Moisiun. Ai ishte i devotshėm, dhe ishte i dėrguar profet.

[19:52] E thirrėm atė nga ana e djathtė e Malit Sinai. E sollėm atė afėr, qė tė diskutojmė me tė.

[19:53] Dhe i dhamė atij, nga mėshira jonė, vėllanė e tij Aronin si profet.

[19:54] Dhe pėrmend nė shkrim Ismailin. Ai ishte i sinqertė kur jepte premtim, dhe ai ishte i dėrguar profet.

[19:55] Ai e urdhėronte familjen e vet t’i zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat) dhe bamirėsinė e obligueshme (Zeqat); ai ishte i mirėpritur te Zotėruesi i tij.

[19:56] Dhe pėrmend nė shkrim Idrizin. Ai ishte i shenjtė, profet.

[19:57] E ngritėm nė shkallė tė nderuar.

[19:58] Kėta janė disa nga profetėt tė cilėt i bekoi Zoti. Ata u zgjodhėn nga mes pasardhėsve tė Ademit, dhe pasardhėsve tė atyre qė i bartėm me Nuhun, dhe pasardhėsve tė Ibrahimit dhe Izraelit, dhe nga mes atyre tė cilėt i udhėzuam dhe zgjodhėm. Kur shpalljet e Mirėbėrėsit iu recitohen atyre, bien nė pėrulje, duke qarė.

Humbja e Lutjeve tė Kontaktit (Salat)

[19:59] Pas tyre, Ai zėvendėsoi gjenerata qė humbėn Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe ndoqėn epshet e tyre. Ata do tė vuajnė pasojat.

[19:60] Vetėm ata qė pendohen, besojnė, dhe ēojnė jetė tė drejtė do tė hynė nė Parajsė, pa as mė tė voglėn padrejtėsi.

[19:61] Kopshtet e Edenit i presin ata, siē ėshtė premtuar nga Mirėbėrėsi pėr ata qė e adhurojnė Atė, edhe kur janė vetė. Padyshim, premtimit tė Tij do i vij koha patjetėr.

[19:62] Ata nuk do tė dėgjojnė asnjė gjepur aty; vetėm paqe. Ata pranojnė furnizimet e tyre aty, ditė e natė.

[19:63] E tillė ėshtė Parajsa; ia dhurojmė atyre mes shėrbėtorėve tanė qė janė tė drejtė.

[19:64] Ne nuk zbresim pėrveē me urdhėr tė Zotėruesit tėnd. Atij i takon e kaluara jonė, e ardhmja jonė, dhe ēdo gjė ndėrmjet tyre. Zotėruesi yt nuk ėshtė harraq.

[19:65] Zotėruesi i qiejve dhe tokės, dhe ēdo gjė ndėrmjet tyre; ta adhuroni Atė dhe duroni me kėmbėngulje nė adhurimin e Tij. A njeh ti ndonjė qė ėshtė i barabartė me Tė?

[19:66] Qenia njerėzore pyet, “Pasi qė tė vdes, a kthehem sėrish nė jetė?”

[19:67] A harroi qenia njerėzore qė ne veē e kemi krijuar, dhe ai nuk ishte asgjė?

Paralajmėrim i veēantė pėr udhėheqėsit

[19:68] Pasha Zotėruesin tėnd, ne padyshim do i mbledhim ata, sė bashku me djajtė, dhe do i mbledhim rreth Ferrit, tė poshtėruar.

[19:69] Pastaj do shkulim nga secili grup kundėrshtarin mė tė flaktė tė Mirėbėrėsit.

[19:70] I njohim fare mirė ata qė janė mė meritor pėr tu djegur aty.

Secili e sheh Ferrin*

[19:71] Secili nga ju duhet ta shohė atė; ky ėshtė vendim i pakthyeshėm i Zotėruesit tėnd.

*19:71 Siē detajohet nė Shtojcėn 11, ne do tė ringjallemi pėrpara arritjes fizike tė Zotit nė gjithėsinė tonė. Ajo do tė jetė shijim i pėrkohshėm i Ferrit, pasi qė mungesa e Zotit ėshtė Ferr. Kur tė vij Zoti (89:22), tė drejtit do tė shpėtohen. Shih 19:72.

[19:72] Pastaj i shpėtojmė tė drejtit, dhe i lėmė shkelėsit nė tė, tė poshtėruar.

Shumica

[19:73] Kur shpalljet tona iu recitohen atyre, qartė, ata qė nuk besojnė iu thonė atyre qė besojnė, “Cili prej nesh ėshtė mė pėrparimtar? Cili prej nesh ėshtė nė shumicė?”

[19:74] Mori gjeneratash i kemi asgjėsuar para tyre; ata ishin mė tė fuqishėm, dhe mė pėrparimtarė.

[19:75] Thuaj, “Ata qė zgjedhin tė shkojnė nė humbje, Mirėbėrėsi do i ēojė andej, derisa ta shohin ēka u ėshtė premtuar atyre – ose ndėshkimin ose Orėn. Atėherė e marrin vesh ata kush ėshtė mė keq, dhe mė i dobėt nė fuqi.”

[19:76] Zoti e shton udhėzimin e atyre qė zgjedhin tė udhėzohen. Se veprat e mira shpėrblehen pėrjetėsisht nga Zotėruesi yt, dhe sjellin fitime mė tė mira.

[19:77] A e ke vėnė re atė qė refuzoi shpalljet tona pastaj tha, “Mua do tė mė jepen pasuri dhe fėmijė”?!

[19:78] A e ka parė tė ardhmen? A ka marrė njė premtim tė tillė nga Mirėbėrėsi?

[19:79] Nė tė vėrtetė, ne do tė regjistrojmė ēka ai shprehė, pastaj ta parashtrojmė atė nė ndėshkim qė rritet vazhdimisht.

[19:80] Pastaj ne e trashėgojmė ēdo gjė qė ai kishte, dhe ai kthehet te ne krejt vetė.

[19:81] Ata adhurojnė pėrkrah Zotit zota tjerė qė (ata mendojnė) mund tė iu vinė atyre nė ndihmė.

Idhujt i mohojnė adhuruesit e vet

[19:82] Pėrkundrazi, ata do tė mohojnė idhujtarinė e tyre, dhe do tė jenė armiqtė e tyre.

[19:83] A nuk e sheh si i lėshojmė djajtė mbi mosbesimtarėt pėr t’i turbulluar?

[19:84] Mos ji i padurueshėm; ne po pėrgatisim pėr ta ca pėrgatitje.

[19:85] Do tė vij dita kur i mbledhim tė drejtit para Mirėbėrėsit nė njė grup.

[19:86] Dhe do i shtyjmė fajtorėt nė Ferr, pėr tė qenė vendbanimi i tyre i pėrhershėm.

[19:87] Askush nuk do tė ketė fuqinė tė ndėrmjetėsojė, pėrveē atij qė shkon sipas ligjeve tė Mirėbėrėsit.

Blasfemi e tepėrt

[19:88] Ata thanė, “Mirėbėrėsi ka lindur djalė”!

[19:89] Keni shprehur njė blasfemi tė tepėrt.

[19:90] Qiejt gati sa nuk shkatėrrohen, toka gati sa nuk ēahet, dhe malet gati sa nuk thėrrmohen.

[19:91] Sepse ata pretenduan qė Mirėbėrėsi ka lindur djalė.

[19:92] Nuk i ka hije Mirėbėrėsit qė Ai tė lindė djalė.

[19:93] Secili nė qiej dhe tokė ėshtė shėrbėtor i Mirėbėrėsit.

[19:94] Ai i ka pėrfshirė ata, dhe i ka numėruar njė nga njė.

[19:95] Tė gjithė ata do tė vijnė para Tij nė Ditėn e Ringjalljes si individė.

[19:96] Padyshim, ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, Mirėbėrėsi do tė derdhė mbi ta dashuri.

[19:97] Kėshtu e bėmė kėtė (Kuran) tė kthjellėt nė gjuhėn tėnde, pėr t’iu ēuar lajme tė mira tė drejtėve, dhe pėr t’i paralajmėruar me tė kundėrshtarėt.

[19:98] Mori gjeneratash para tyre i asgjėsuam; a mund ta vėresh ndonjė prej tyre, ose tė dėgjosh prej tyre ndonjė zė?