Surja 20:  T.H. (Ta Ha)

[20:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[20:1] T. H.*

*20:1 Roli i kėtyre inicialeve Kuranore si pjesė pėrbėrėse tė mrekullisė mbresėlėnėse matematikore tė Kuranit jepet nė detaje nė Shtojcėn 1.

[20:2] Nuk e shpallėm Kuranin te ti, pėr tė tė shkaktuar ndonjė vėshtirėsi.

[20:3] Por pėr t’ua kujtuar tė ndershmėve.

[20:4] Shpallje nga Krijuesi i tokės dhe qiejve tė lartė.

[20:5] Mirėbėrėsi; Ai i ka tė gjitha gjėrat nė dorė.

[20:6] Tė Tij janė tė gjitha gjėrat nė qiej, dhe tokė, dhe gjithēka mes tyre, dhe gjithēka nėn tokė.

[20:7] Qoftė i deklarove bindjet tua (ose jo) Ai e di sekretin, dhe ēka ėshtė madje edhe mė e fshehur.

[20:8] Zoti: nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij. Atij i takojnė emrat mė tė bukur.

[20:9] A e ke vėrejtur historinė e Moisiut?

[20:10] Kur e pa njė zjarr, i tha familjes sė vet, “Rrini kėtu. Kam parė njė zjarr. Ndoshta mund t’ju sjell pak nga aty, ose tė gjejė pak udhėzim te zjarri.”

[20:11] Kur ai erdhi te ai, u thirr, “O, Moisi.

[20:12] "Unė jam Zotėruesi yt; Hiqi sandalet se je nė luginėn e shenjtė Tuva.

[20:13] "Tė kam zgjedhur ty, prandaj dėgjo ēka po shpallet.

[20:14] "Unė jam Zoti; nuk ka zot tjetėr pėrkrah Meje. Tė mė adhurosh vetėm Mua, dhe zbatoji Lutjet e Kontaktit (Salat) pėr tė mė pėrkujtuar Mua.

Fundi i botės nuk ėshtė i fshehur*

[20:15] "Ora po vjen gjithsesi; Unė do e mbaj gati tė fshehur, se secili shpirt duhet tė paguhet pėr punėt e tij.

*20:15 Fundi i botės jepet nė Kuran, nė lajmin e fundit tė Zotit (15:87).

[20:16] "Mos tė tė hiqet vėmendja prej saj nga ata qė nuk besojnė nė tė – ata qė ndjekin mendimet e veta – se ti bie.

[20:17] "Ēka ėshtė kjo nė dorėn tėnde tė djathtė, Moisi?”

[20:18] Tha, “Ky ėshtė shkopi im. Mbėshtetem nė tė, i kullos dhentė me tė, dhe e pėrdorė pėr qėllime tjera.”

[20:19] Tha, “Hidhe poshtė, Moisi.”

[20:20] Ai e hodhi, ku u shndėrrua nė gjarpėr tė lėvizshėm.

[20:21] Tha, “Kape; mos u frikėso. Do e kthejmė nė gjendjen e tij tė mėparshme.

[20:22] "Dhe fute dorėn tėnde nėn krahun tėnd; do tė dalė e bardhė pa asnjė njollė; edhe njė provė.

[20:23] "Kėshtu tė tregojmė disa nga shenjat tona tė mėdha.

[20:24] "Shko te Faraoni, se ai ka shkelur.”

[20:25] Tha, “Zotėruesi im, qetėsoma shpirtin.

[20:26] "Dhe bėje kėtė ēėshtje tė lehtė pėr mua.

[20:27] "Dhe zgjidhma nyjėn nga gjuha ime.

[20:28] "Qė ta kuptojnė fjalimin tim.

[20:29] "Dhe cakto njė ndihmės pėr mua nga familja ime.

[20:30] "Vėllanė tim Aronin.

[20:31] "Mė pėrforco me tė.

[20:32] "Le tė jetė ai ortaku im nė kėtė ēėshtje.

[20:33] "Qė tė mund tė tė madhėrojmė shpesh.

[20:34] "Dhe tė tė pėrkujtojmė shpesh.

[20:35] "Ti je Pamės i yni.”

[20:36] Ai tha, “Kėrkesa jote ėshtė pėrmbushur, o Moisi.

[20:37] "Tė kemi bekuar edhe njė herė.

[20:38] "Kur shpallėm te nėna jote ēka shpallėm.

[20:39] "Duke thėnė: ‘fute nė kuti, dhe hidhe nė lum. Lumi do e hedhė nė breg, pėr tu marrė nga njė armik i Imi dhe armik i tij.’ Hodha mbi ty dashuri prej Meje, dhe tė bėra para syve tė Mi vigjilent.

[20:40] "Motra jote eci te ta dhe tha, ‘Unė mund t’ju tregoj pėr njė nėnė gjidhėnėse qė mund tė kujdeset mirė pėr tė.’ Ne kėshtu tė kthyem ty te nėna jote, qė ajo tė mund tė jetė e lumtur dhe tė mos brengoset mė. Dhe kur ti vrave njė njeri, tė shpėtuam nga pasojat e mėrzisė; vėrtetė tė testuam hollėsisht. Ndenje me vite me njerėzit e Medjenit, dhe tash je kthyer nė pėrputhje me njė plan tė pėrpiktė.

[20:41] "Tė kam bėrė tamam pėr Mua.

[20:42] "Shko me vėllanė tėnd, i pėrkrahur me shenjat e Mia, dhe mos u luhat nė pėrkujtimin Tim.

[20:43] "Shko te Faraoni, se ka shkelur.

[20:44] "Fol me tė sjellshėm; ndoshta merr vesh, ose bėhet i ndershėm.”

[20:45] Ai tha, “Zotėruesi ynė, frikėsohemi se mos na sulmon ai, ose shkelė.”

[20:46] Ai tha, “Mos u frikėso, se Unė do jem me ju, duke dėgjuar dhe shikuar.

[20:47] "Shko te ai dhe thuaj, “Ne jemi dy tė dėrguarė nga Zotėruesi yt. Lėri Fėmijėt e Izraelit tė shkojnė. Duhet tė ndalosh sė keqtrajtuari ata. Ne sjellim njė shenjė nga Zotėruesi yt, dhe paqja ėshtė ngastra e atyre qė marrin vesh udhėzimin.

[20:48] "`Ne jemi frymėzuar qė ndėshkimi do i pllakosė patjetėr ata qė nuk besojnė dhe refuzojnė.’”

[20:49] Tha, “Kush ėshtė Zotėruesi juaj, o Moisi.”

[20:50] Tha, “Zotėruesi ynė ėshtė Ai qė ia dhuroi ekzistencėn ēdo gjėje, dhe udhėzimin.”

[20:51] Tha, “Ēka me gjeneratat e mėparshme?”

[20:52] Tha, “Njohuria pėr ta ėshtė me Zotėruesin tim nė njė regjistėr. Zotėruesi im kurrė nuk gabon, as nuk harron.”

[20:53] Ai ėshtė Ai qė e bėri tokėn tė banueshme pėr ju, dhe i shtroi rrugėt e saj pėr ju. Dhe Ai zbret nga qielli ujė me tė cilin prodhojmė shumė lloje tė ndryshme tė bimėve.

[20:54] Hani dhe rritni bagėtitė tuaja. Kėto janė prova tė mjaftueshme pėr ata qė posedojnė inteligjencė.*

*20:54 Ata qė posedojnė inteligjencė e vlerėsojnė faktin qė ne jemi astronaut qė ishim tė lėshuar nė hapėsirė nė ‘Anijen Kozmike Toka’. Zoti na furnizoi me ushqim, ujė, kafshė, bagėti qė ripėrtėrihen pėrderisa ne hipim nė kėtė odise tė pėrkohshme nė hapėsirė. Krahaso furnizimet e Zotit nė ‘Anijen Kozmike Toka’ me furnizimet qė ne ua japim astronautėve tanė (Shtojca 7).

[20:55] Prej saj ne ju krijuam, nė tė ju kthejmė, dhe prej saj ju nxjerrim edhe njė herė.

[20:56] Ne ia treguam atij tė gjitha shenjat tona, por ai nuk besoi dhe refuzoi.

[20:57] Ai tha, “A ke ardhur kėtu pėr tė na nxjerrė nga toka jonė me magjinė tėnde, o Moisi?

[20:58] "Ne padyshim do tė tė tregojmė magji tė ngjashme. Prandaj, cakto njė takim qė as ne, as ti nuk do e thyejmė; nė njė vend neutral.”

[20:59] Ai tha, “Takimi me ju le tė jetė dita e festimit. Le tė takohemi tė gjithė paradite.”

[20:60] Faraoni i mblodhi forcat e tij, pastaj erdhi.

[20:61] Moisiu iu tha atyre, “Turp ju qoftė. A trilloni rrena pėr ta luftuar Zotin dhe kėshtu tė vetėshkaktoni ndėshkimin e Tij? Trilluesit e tillė do tė dėshtojnė patjetėr.”

[20:62] Ata u grindėn mes vete, pėrderisa u morėn vesh fshehtė.

[20:63] Ata thanė, “Kėta dy nuk janė asgjė mė shumė se magjistarė qė dėshirojnė t’ju nxjerrin nga toka juaj me magjinė e tyre, dhe tė shkatėrrojnė mėnyrėn ideale tė jetesės suaj.

[20:64] "Le tė biem dakord pėr njė plan dhe t’iu dalim pėrballė si njė front i bashkuar. Fituesi sot do tė ketė epėrsi.”

[20:65] Ata thanė, “O Moisi, ose hidh, ose ne do tė jemi tė parit pėr tė hedhur.”

[20:66] Ai tha, “Ju hidhni.” Ku, litarėt dhe thuprat e tyre iu dukėn atij, pėr shkak tė magjisė sė tyre, sikur tė ishin duke lėvizur.

[20:67] Moisiu ushqeu pak frikė.

[20:68] Ne thamė, “Mos kij frikė, Do tė triumfosh.

[20:69] "Hidh ēka po mban nė dorėn tėnde tė djathtė, dhe do tė gėlltisė ēka trilluan. Ēka ata trilluan nuk ėshtė asgjė mė shumė se planifikim magjistari. Puna e magjistarit nuk do tė ketė sukses.”

Ekspertėt e njohin tė vėrtetėn

[20:70] Magjistarėt ranė nė pėrulje, duke thėnė, “Ne besojmė nė Zotėruesin e Aronit dhe Moisiut.”

[20:71] Ai tha, “A besuat nė tė pa lejen time? Ai duhet tė jetė shefi juaj; ai qė u mėsoi magji. Unė padyshim do t’jua cungoj duart dhe kėmbėt nė anė tė kundėrta. Do t’ju kryqėzoj nė trungjet e palmave. Do e shihni cili prej nesh mund tė shkaktojė ndėshkimin mė tė keq, dhe kush ėshtė mė i zoti.”

[20:72] Ata thanė, “Ne nuk do tė preferojmė ty mbi provat e qarta qė na erdhėn, dhe mbi Atė qė na krijoi. Prandaj, lėsho ēfarėdo vendimi qė dėshiron tė lėshosh. Ti vetėm mund tė sundosh nė kėtė jetė tė ulėt.

[20:73] "Kemi besuar te Zotėruesi ynė, qė tė na falė mėkatet tona, dhe magjinė qė na detyrove ta bėjmė. Zoti ėshtė shumė mė i mirė dhe i Pėrjetshėm.”

[20:74] Kushdo qė vjen fajtor te Zotėruesi i tij do tė pėsojė Ferr, ku nuk vdes kurrė, as nuk rri i gjallė.

[20:75] Sa pėr ata qė vijnė te Ai si besimtarė qė kishin ēuar jetė tė drejtė, ata i arrijnė rangjet e larta.

[20:76] Kopshtet e Edenit, nėn tė cilat rrjedhin lumenj, do tė jenė vendbanimi i tyre pėrgjithmonė. I tillė ėshtė shpėrblimi pėr ata qė e pastrojnė veten.

[20:77] E frymėzuam Moisiun: “Udhėhiqi shėrbėtorėt e Mi, dhe hap pėr ta njė rrugė tė thatė nėpėr det. Tė mos frikėsohesh qė mund tė tė zėnė, as tė mos brengosesh.”

[20:78] Faraoni i ndoqi ata me trupat e tij, por deti i kaploi ata, siē ishte paracaktuar t’i kaplojė.

[20:79] Kėshtu, Faraoni i humbi njerėzit e vet; nuk i udhėzoi ata.

[20:80] O Fėmijėt e Izraelit, ju ēliruam nga armiku juaj, ju mblodhėm nė anėn e djathtė tė Malit Sinai, dhe zbritėm te ju rrėshirė dhe shkurtėza.

[20:81] Hani prej gjėrave tė mira qė ju furnizuam, dhe mos shkelni, se mos vetėshkaktoni zemėrimin Tim. Kushdo qė vetėshkakton zemėrimin Tim ka rėnė.

[20:82] Unė jam padyshim Falės pėr ata qė pendohen, besojnė, ēojnė jetė tė drejtė, dhe me durim mbeten tė udhėzuar.

Fėmijėt e Izraelit ngrenė krye

[20:83] "Pse nxitove larg nga njerėzit e tu, o Moisi?”

[20:84] Ai tha, “Ata janė afėr pas meje. Nxitova te Ti Zotėruesi im, qė tė jesh i kėnaqur.”

[20:85] Ai tha, “I kam vėnė njerėzit e tu nė test pasi qė u largove, por Samariu i ēorientoi ata.”

[20:86] Moisiu u kthye te njerėzit e tij, i inatosur dhe i zhgėnjyer, duke thėnė, “O njerėzit e mi, a nuk iu premtoi Zotėruesi juaj premtim tė mirė? A nuk mundėt tė prisni? A dėshiruat tė vetėshkaktoni zemėrim nga Zotėruesi juaj? A ėshtė kjo pse e thyet marrėveshjen tuaj me mua?”

[20:87] Ata thanė, “Ne nuk e thyem marrėveshjen tonė me ty me qėllim. Por ishim tė stėrngarkuar me stoli, dhe vendosėm t’i hedhim aty. Kjo ėshtė ēka Samariu sugjeroi.”

[20:88] Ai prodhoi pėr ta njė viē tė gdhendur, bashkė me zė viēi.* Ata thanė, “Ky ėshtė zoti juaj, dhe zoti i Moisiut.” Kėshtu, ai harroi.

*20:88 & 96 Samariu shkoi te vendi ku Zoti i foli Moisiut, dhe kapi njė grusht dhe mbi tė cilin jehona e zėrit tė Zotit kishte rėnė. Ky dhe, kur u pėrzi me arin e shkrirė, e bėri statujėn e artė tė marrė zė viēi.

[20:89] A nuk e panė ata se as nuk iu pėrgjigjej atyre, as nuk kishte ndonjė fuqi pėr t’i dėmtuar, apo pėr t’iu bėrė dobi?

[20:90] Dhe Aroni iu kishte treguar, “O njerėzit e mi, ky ėshtė test pėr ju. I vetmi Zotėrues i juaji ėshtė Mirėbėrėsi, prandaj mė ndiqni, dhe bindjuni urdhrave tė mia.”

[20:91] Ata thanė, “Ne do tė vazhdojmė ta adhurojmė atė, derisa tė kthehet Moisiu.”

[20:92] (Moisiu) tha, "O Aron, ēka tė ndaloi ty, kur i pe qė kishin humbur,

[20:93] "nga ndjekja e urdhrave tė mia? A ke ngritur krye kundėr meje?”

[20:94] Ai tha, “O djali i nėnės sime; mos mė tėrhiq edhe pėr mjekre edhe pėr koke. Isha i frikėsuar qė mund tė thuash, ‘I ke pėrēarė Fėmijėt e Izraelit, dhe nuk iu ke bindur urdhrave tė mia.’”

[20:95] Ai tha, “Ēka ėshtė puna jote, o Samari?”

[20:96] Ai tha, “Unė pashė ēka ata nuk mund tė shihnin. Morra njė grusht (dhe) nga vendi ku i dėrguari qėndroi, dhe e pėrdora (pėr ta pėrzier me viēin e artė). Kjo ėshtė ēka mendja ime mė frymėzoi tė bėj.”

[20:97] Ai tha, “Atėherė shko, gjatė gjithė jetės tėnde, as mos u afro. Ke njė kohė tė caktuar (pėr gjykimin tėnd pėrfundimtar) qė nuk mund t’i shmangesh. Shikoje zotin tėnd qė e adhuroje; do e djegim dhe ta hedhim nė det, pėr tė qėndruar atje poshtė pėrgjithmonė.”

Ti nuk ke pos njė Zoti

[20:98] I vetmi zot i juaji ėshtė Zoti; Ai pėrkrah tė cilit nuk ka asnjė zot tjetėr. Njohuria e tij i pėrfshinė tė gjitha gjėrat.

[20:99] Kėshtu tė kallėzojmė ca lajme nga gjeneratat e kaluara. Kemi shpallur te ti lajm prej nesh.

[20:100] Ata qė e shpėrfillin do tė bartin barrė (mėkatesh) nė Ditėn e Ringjalljes.

[20:101] Pėrgjithmonė qėndrojnė aty; ēfarė barre e keqe nė Ditėn e Ringjalljes!

[20:102] Ajo ėshtė dita kur i bihet bririt, dhe i mbledhim fajtorėt tė mėrzitur atė ditė.

[20:103] Duke u pėshpėritur mes vete, do tė thonė, “Nuk keni qėndruar (nė jetėn e parė) mė shumė se dhjetė ditė!”

[20:104] Jemi tėrėsisht tė vetėdijshėm pėr shprehjet e tyre. Mė i sakti mes tyre do tė thotė, “Nuk keni qėndruar mė shumė se njė ditė.”

Nė Ditėn e Ringjalljes

[20:105] Tė pyesin pėr malet. Thuaj, “Zotėruesi im do i fshijė.

[20:106] "Ai do e lė tokėn si tokė tė rrafshėt, shterpė.

[20:107] "As edhe kodrėn mė tė vogėl nuk do tė shohėsh aty, as ultėsirė.”

[20:108] Nė atė ditė, secili do tė ndjekė thirrėsin, pa as devijimin mė tė vogėl. Tė gjitha zėrat do tė heshtin para Mė tė Mėshirshmit; nuk do tė dėgjosh asgjė pos pėshpėritjeve.

[20:109] Atė ditė, ndėrmjetėsimi do tė jetė i papėrdorshėm, pėrveē atyre qė lejohen nga i Mėshirshmi, dhe shprehjet e tė cilėve janė nė pėrputhje me vullnetin e Tij.

[20:110] Ai di tė kaluarėn e tyre dhe tė ardhmen e tyre, pėrderisa askush nuk mund ta marrė me mend njohurinė e Tij

[20:111] Tė gjitha fytyrat do i nėnshtrohen tė Gjallit, tė Pėrjetshmit, dhe ata qė janė tė ngarkuar me shkeljet e tyre do tė dėshtojnė.

[20:112] Sa pėr ata qė punuan drejtėsi, pėrderisa besonin, ata nuk do tė kenė aspak frikė nga padrejtėsia ose fatkeqėsia.

[20:113] Ne kėshtu e shpallim, Kuran arabisht, dhe pėrmendim nė tė tė gjitha llojet e profecive, qė tė mund tė shpėtohen, ose t’i bėjė tė jenė tė vėmendshėm.

[20:114] Mė i Lartėsuari ėshtė Zoti, i vetmi Mbret i vėrtetė. Mos u ngut nė tė shprehurit e Kuranit para se tė shpallet ty, dhe thuaj, “Zotėruesi im, rritma dijen.”

Njerėzit nuk arrijnė tė marrin qėndrim tė palėkundur*

[20:115] E testuam Ademin nė tė kaluarėn, por ai harroi, dhe e gjetėm tė pavendosur.

*20:115 Kur Dreqi sfidoi autoritetin absolut tė Zotit (38:69), ti dhe unė nuk morėm qėndrim tė palėkundur kundėr Dreqit. Zoti po na jep njė shans, nė tokė, qė ta shpengojmė veten duke e mohuar Dreqin dhe duke iu pėrmbajtur autoritetit absolut tė Zotit (Shtojca 7).

[20:116] Kujtohu qė i thamė engjėjve, “Bini nė pėrulje para Ademit.” Ata ranė nė pėrulje, pėrveē Dreqit; ai refuzoi.

[20:117] Pastaj thamė, “O Adem, ky ėshtė armik i yti dhe i gruas tėnde. Mos e lė t’ju dėbojė nga Parajsa, se mos bėheni tė mjerė.

[20:118] "Jeni tė garantuar qė tė mos jeni tė uritur aty, as tė mbetni pa strehė.

[20:119] "As nuk do tė keni etje aty, as nuk do tė vuani nga ndonjė nxehtėsi.”

[20:120] Por djalli i pėshpėriti atij, duke i thėnė, “O Adem, mė le tė tė tregoj ty pemėn e pėrjetėsisė dhe mbretėrimit tė pafund.”

[20:121] Ata hėngrėn prej saj, ku trupat e tyre u bėnė tė dukshėm pėr ta, dhe u pėrpoqėn ta mbulonin veten me gjethet e Parajsės. Ademi pra nuk iu bind Zotėruesit tė tij, dhe ra.

[20:122] Mė pas, Zotėruesi i tij e zgjodhi atė, e shpengoi, dhe e udhėzoi.

[20:123] Ai tha, “Zbritni prej aty, tė gjithė ju. Jeni armiq tė njėri tjetrit. Kur udhėzimi tė vijė te ju prej Meje, kushdo qė e ndjek udhėzimin Tim nuk do tė humbė, as nuk do tė vuajė.

Pėr mosbesimtarėt: Jeta e keqe e pashmangshme

[20:124] "Sa pėr atė qė shpėrfillė lajmin Tim, ai do tė ketė jetė tė vėshtirė, dhe e ringjallim, nė Ditėn e Ringjalljes, tė verbėr.”

[20:125] Ai do tė thotė, “Zotėruesi im, pse mė mblodhe tė verbėr, kur dikur isha pamės?”

[20:126] Ai do tė thotė, “Pėr shkak se i harrove shpalljet tona kur ato erdhėn te ti, tash je i harruar.”

[20:127] Kėshtu i paguajmė ata qė shkelin dhe refuzojnė tė besojnė nė shpalljet e Zotėruesit tė tyre. Ndėshkimi nė Pėrjetėsi ėshtė shumė mė i keq dhe i pėrhershėm.

[20:128] A u shkon mendja atyre sa gjenerata paraprake i kemi asgjėsuar? Ata tash po ecin nė shtėpitė e atyre para tyre. Kėto janė shenja pėr ata qė posedojnė inteligjencė.

[20:129] Po tė mos ishte pėr planin e paracaktuar tė Zotėruesit tėnd, ata do tė ishin gjykuar menjėherė.

[20:130] Prandaj, ji i qetė pėrballė shprehjeve tė tyre, dhe lartmadhėroje dhe madhėroje Zotėruesin tėnd para lindjes sė diellit dhe para perėndimit tė diellit. Dhe gjatė natės madhėroje Atė, si dhe nė tė dy skajet e ditės, qė tė jesh i lumtur.

[20:131] Dhe mos lakmo ēka i kemi dhuruar ndokujt tjetėr. Tė tilla janė zbukurimet e pėrkohshme tė kėsaj jete, me tė cilat i vėmė nė test. Ēka Zotėruesi yt tė furnizon ėshtė shumė mė e mirė, dhe e pėrhershme.

Pėrgjegjėsia e prindėrve

[20:132] Ta shtysh familjen tėnde t’i zbatojė lutjet e kontaktit (Salat), dhe me durim kėmbėngul tė bėsh ashtu. Ne nuk ju kėrkojmė juve asnjė furnizim; ne jemi ata qė furnizojmė pėr ju. Triumfi pėrfundimtar iu takon tė drejtėve.

Pse tė dėrguarė?

[20:133] Ata thanė, “Vetėm sikur tė mund tė na tregonte ai njė mrekulli nga Zotėruesi i tij!” A nuk kanė pranuar ata mrekulli tė mjaftueshme me lajmet paraprake?

[20:134] Sikur t’i asgjėsonim para kėsaj, do tė kishin thėnė, “Zotėruesi ynė, sikur ta kishe dėrguar njė tė dėrguar te ne, ne do i kishim ndjekur shpalljet Tua, dhe do iu kishim shmangur kėtij turpėrimi dhe poshtėrimi.”

[20:135] Thuaj, “Tė gjithė ne po presim, prandaj pritni; padyshim do e merrni vesh kush janė nė rrugėn e drejtė, dhe kush janė vėrtetė tė udhėzuar.”