Surja 22:  Shtegtimi (El-Haxh)

[22:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[22:1] O njerėz, t’ia keni dronė Zotėruesit tuaj, se dridhja e Orės ėshtė diēka e llahtarshme.

[22:2] Ditėn kur jeni dėshmitarė tė saj, edhe njė nėnė gjidhėnėse do tė braktisė foshnjėn e saj, dhe njė grua shtatzėnė do tė abortojė fetusin e saj. Do i shihni njerėzit duke u tundur, sikur tė jenė tė dehur, edhe pse ata nuk janė tė dehur. Kjo ėshtė pėr shkak se ndėshkimi i Zotit ėshtė aq i hatashėm.

[22:3] Mes njerėzve, ka prej atyre qė grinden pa dije nė lidhje me Zotin, dhe ndjekin ēdo djall kryengritės.

[22:4] Ėshtė shpallur qė kushdo qė e shoqėron veten me tė, ai do ta ēorientojė atė dhe ta udhėzojė te agonia e Ferrit.

Prej nga jemi?

[22:5] O njerėz, nėse keni ndonjė dyshim pėr ringjalljen, (pėrkujtoni qė) ju krijuam prej dheu, dhe mė pas nga njė pikėl, qė shndėrrohet nė (embrion) tė varur, pastaj bėhet fetus qė i jepet jetė ose jo. Kėshtu i sqarojmė gjėrat pėr ju. Vėmė nė mitra ēfarėdo qė duam pėr njė kohė tė caktuar.* Pastaj ju nxjerrim si foshnje, pastaj arrini maturinė. Pėrderisa disa prej jush vdesin tė ri, tė tjerėt jetojnė deri nė pleqėrinė mė tė thellė, vetėm pėr ta kuptuar qė nuk mund tė fitohet mė njohuri pėrtej njė kufiri tė caktuar. Gjithashtu, ju e shikoni njė tokė qė ėshtė e vdekur, dhe pastaj sapo i lėshojmė shi, gjallėrohet dhe rritė tė gjitha llojet e bimėve tė bukura.

*22:5 Mrekullia matematikore e Kuranit ėshtė e bazuar nė numrin 19. Siē del, ky numėr pėrfaqėson nėnshkrimin e Krijuesit nė krijesėn e Tij. Pra, ti dhe unė kemi 209 eshtra nė trupat tonė (209=19x11). Gjatėsia e shtatzėnisė pėr njė fetus me kohėzgjatje tė plotė ėshtė 266 ditė (19x14) (Langman’s Medical Embryology, T. W. Sadler, Faqe 88, 1985).

[22:6] Kjo vėrteton se Zoti ėshtė e Vėrteta, dhe se Ai i ngjallė tė vdekurit, dhe se Ai ėshtė i Gjithėfuqishmi.

[22:7] Dhe se Ora po vjen, nuk ka dyshim pėr tė, dhe se Zoti i ringjallė ata qė janė nė varre.

Ngjarje e zakonshme

[22:8] Mes njerėzve ka qė grinden pa dije nė lidhje me Zotin, dhe pa udhėzim, dhe pa shkrim ndriēues.

[22:9] Me mendjemadhėsi ai pėrpiqet t’i largojė njerėzit nga rruga e Zotit. Ai kėshtu vetėshkakton poshtėrim nė kėtė jetė, dhe e parashtrojmė nė Ditėn e Ringjalljes nė agoninė e djegies.

[22:10] Kėto janė veprat e duarve tuaja. Zoti nuk ėshtė i padrejtė ndaj njerėzve.

Shokė pėr interes

[22:11] Mes njerėzve ka qė adhurojnė Zotin me kusht. Nėse gjėrat i shkojnė mbarė, ai ėshtė i kėnaqur. Por nėse ndonjė vėshtirėsi i bie, ai e prishė fytyrėn. Kėshtu, ai e humbė edhe kėtė jetė edhe Pėrjetėsinė. E tillė ėshtė humbja e vėrtetė.

[22:12] Ai idolizon pėrkrah Zotit ēka nuk posedon aspak fuqi pėr ta dėmtuar ose pėr t’i sjellė dobi; e tillė ėshtė humbja e vėrtetė.

[22:13] Ai idolizon ēka ėshtė mė e prirė pėr ta dėmtuar sesa pėr t’i sjellė dobi. Ēfarė zotėruesi i tmerrshėm! Ēfarė shoqėruesi i tmerrshėm!

[22:14] Zoti pranon ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė nė kopshte me prroje qė rrjedhin. Ēdo gjė ėshtė nė pėrputhje me vullnetin e Zotit.

Lumturi tash, dhe pėrgjithmonė

[22:15] Nėse dikush mendon qė Zoti nuk mund ta pėrkrahė nė kėtė jetė dhe nė Pėrjetėsi, le tė kthehet krejtėsisht nga (Krijuesi i tij) nė qiell, dhe ta shkėputė (varėsinė e tij nga kushdo tjetėr). Ai pastaj do tė shohė qė ky plan eliminon ēfarėdo qė e shqetėson.

[22:16] Kėshtu kemi shpallur shpallje tė qarta kėtu, dhe Zoti udhėzon kė do (tė jetė i udhėzuar).

Zoti: Gjykatėsi i vetėm

[22:17] Ata qė besojnė, ata qė janė Jahudi, tė konvertuarit, tė Krishterėt, Zoroastrianėt, dhe adhuruesit e idhujve, Zoti ėshtė Ai qė do tė gjykojė mes tyre nė Ditėn e Ringjalljes. Zoti ėshtė dėshmitar i tė gjitha gjėrave.

[22:18] A nuk e kupton qė Zotit i bie nė pėrulje ēdokush nė qiej dhe tokė, dhe dielli, dhe hėna, dhe yjet, dhe malet, dhe lisat, dhe kafshėt, dhe shumė njerėz? Shumė tė tjerė mes njerėzve parashtrohen nė dėnim. Kėdo qė Zoti e turpėron, askush nuk do e nderojė. Ēdo gjė ėshtė nė pėrputhje me vullnetin e Zotit.

Sa i tmerrshėm ėshtė Ferri!*

[22:19] Ja ku janė dy parti duke u grindur nė lidhje me Zotėruesin e tyre. Sa pėr ata qė nuk besojnė, ata do tė kenė rroba zjarri tė qepura pėr ta. Vlim do tė derdhet mbi kokat e tyre.

*22:19-22 Njerėzit qė kanė kėmbėngulur tė shkojnė nė Ferr do tė ankohen patjetėr: ‘Sikur ta dinim sa keq ėshtė kjo, do tė silleshim ndryshe.’ Atyre do tu thuhet qė tmerret e Ferrit janė theksuar pėr ta me terme pėrshkruese, edhe pse simbolike. Duhet theksuar qė Parajsa dhe Ferri pėrmenden gati secilėn herė sė bashku nė Kuran.

[22:20] Do e bėjė brendėsinė e tyre tė shkrihet, si dhe lėkurat e tyre.

[22:21] Do tė jenė tė mbyllur nė kazanė hekuri.

[22:22] Sa herė qė mundohen tė dalin nga njė vuajtje e tillė, do tė kthehen nė tė me dhunė: “Shijojeni agoninė e djegies.”

Hareja e Parajsės

[22:23] Zoti do i pranojė ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė nė kopshte me prroje qė rrjedhin. Ata do tė stolisen aty me byzylykė ari, dhe perlash, dhe aty do tė jenė me veshje mėndafshi.

[22:24] Ata janė udhėzuar drejt fjalėve tė mira; janė udhėzuar nė rrugėn e Mė tė Lartmadhėruarit.

[22:25] Padyshim, ata qė nuk besojnė dhe zmbrapsin tė tjerėt nga rruga e Zotit, dhe nga Vendlutja e Shenjtė qė e pėrcaktuam pėr tė gjithė njerėzit – qofshin vendas apo vizitorė – dhe kėrkojnė ta ndotin dhe ta korruptojnė, ne do i pllakosim me ndėshkim qė dhemb.

Shtegtimi, si tė gjitha detyrat nė Islam, u shpall nėpėrmjet Ibrahimit*

[22:26] E caktuam Ibrahimin pėr ta themeluar Faltoren: “Tė mos idolizosh asnjė zot tjetėr pėrkrah Meje, dhe pastroje faltoren Time pėr ata qė e vizitojnė, ata qė jetojnė afėr saj, dhe ata qė pėrkulen dhe pėrulen.

[22:27] "Dhe shpall qė njerėzit tė zbatojnė shtegtimin Haxh.* Ata do tė vinė te ti duke ecur dhe me (mjete) tė ndryshme tė pėrdorura (tė transportit). Ata do tė vijnė prej vendeve tė largėta.”

*22:26-27 Ibrahimi ishte i dėrguari fillestar i Nėnshtrimit (Islamit).  Shih 22:78 dhe Shtojcėn 9.

[22:28] Mund tė kėrkojnė dobi komerciale, dhe do e pėrkujtojnė emrin e Zotit gjatė ditėve tė caktuara se i furnizoi me bagėti. “Hani nga to dhe ushqeni tė dėshpėruarit dhe tė varfrit.”

[22:29] T’i pėrmbushin detyrimet e tyre, t’i pėrmbushin betimet, dhe tė vizitojnė faltoren e lashtė.

[22:30] Ata qė i respektojnė ritet e shpallura nga Zoti kanė merituar shpėrblim tė mirė te Zotėruesi i tyre. E gjithė bagėtia ėshtė bėrė e ligjshme pėr ushqimin tuaj, pėrveē atyre qė saktėsisht ndalohen kėtu. T’i shmangeni neverisė sė adhurimit tė idhujve, dhe t’i shmangeni dėshmimit tė rremė.

[22:31] Ta mbani devotshmėrinė absolutisht ndaj vetėm Zotit. Kushdo qė ngritė ndonjė idhull pėrkrah Zotit ėshtė si dikush qė ra nga qielli, pastaj grabitet nga shpendė grabitqarė, ose e hedhė era nė greminė tė thellė.

[22:32] Vėrtetė, ata qė respektojnė ritet e shpallura nga Zoti demonstrojnė drejtėsinė e zemrave tė tyre.

Ofertat e bagėtive gjatė shtegtimit*

[22:33] (Bagėtitė) ju furnizojnė me shumė dobi pėr njė kohė, para se tė dhurohen te faltorja e shenjtė.

*22:33 Ofertat shtazore nga shtegtarėt konservojnė burimet nė vendin e shtegtimit. Vini re qė gati 2,000,000 shtegtarė mblidhen nė Mekė gjatė shtegtimit.

[22:34] Pėr secilėn asamble kemi shpallur rite me tė cilat e pėrkujtojnė emrin e Zotit se i ka furnizuar me bagėti. Zoti juaj ėshtė njė dhe i njėjti zot; tė gjithė ju t’i nėnshtroheni Atij. Jepu lajme tė mira tė bindurve.

[22:35] Ata janė ata zemrat e tė cilėve dridhen kur pėrmendin Zotin, ata me kėmbėngulje durojnė gjatė fatkeqėsive, i zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe nga furnizimet tona te ta, japin bamirėsi.

[22:36] Ofertat shtazore janė mes riteve tė shpallura nga Zoti pėr tė mirėn tuaj.* Ta pėrmendni emrin e Zotit kur ato janė duke qėndruar nė rend. Kur ofrohen pėr sakrificė, tė hani prej tyre dhe ushqeni tė varfrit dhe nevojtarėt. Kjo ėshtė pse i zbutėm pėr ju, qė tė mund tė tregoni mirėnjohjen tuaj.

*22:36 Ofertat shtazore nga shtegtarėt konservojnė burimet nė vendin e shtegtimit. Vini re qė gati 2,000,000 shtegtarė mblidhen nė Mekė gjatė shtegtimit.

[22:37] As mishi i tyre, as gjaku i tyre nuk arrin te Zoti. Ēka arrin te Ai ėshtė drejtėsia juaj. Ai i ka zbutur ato pėr ju, qė tė mund ta tregoni mirėnjohjen duke e madhėruar Zotin qė ju udhėzoi. Jepu lajme tė mira bamirėsve.

Zoti i mbron besimtarėt

[22:38] Zoti mbron ata qė besojnė. Zoti nuk do tradhtar, mosmirėnjohės.

Sinagogat, kishat, dhe xhamitė

[22:39] Leje iu jepet atyre qė janė duke u keqtrajtuar, pasi qė padrejtėsi ka rėnė mbi ta, dhe Zoti ėshtė padyshim i aftė pėr t’i pėrkrahur ata.

[22:40] Ata u dėbuan nga shtėpitė e tyre padrejtėsisht, pėr asnjė arsye pėrveē qė thanė, “Zotėruesi ynė ėshtė Zoti.” Sikur tė mos ishte pėrkrahja e Zotit ndaj disa njerėzve kundėr tė tjerėve, manastiret, kishat, sinagogat, dhe xhamitė – ku emri i Zotit pėrmendet shpesh – do tė ishin shkatėrruar. Absolutisht, Zoti i pėrkrahė ata qė e pėrkrahin Atė. Zoti ėshtė i Fuqishėm, i Plotfuqishėm.

[22:41] Ata janė ata qė, nėse i caktojmė si sundues nė tokė, ata do tė kishin themeluar Lutjet e Kontaktit (Salat) dhe bamirėsinė e obligueshme (Zeqat), dhe do tė kishin pėrkrahur drejtėsi dhe ndaluar tė keqe. Zoti ėshtė sunduesi pėrfundimtar.

[22:42] Nėse tė refuzojnė ty, ashtu bėnė para kėtyre edhe njerėzit e Nuhut, Adit, dhe Themudit.

[22:43] Gjithashtu njerėzit e Ibrahimit, dhe njerėzit e Lutit.

[22:44] Dhe banuesit e Medjenit. Edhe Moisiu u refuzua. Unė ua bėra rrafsh tė gjithė atyre njerėzve, pastaj i thirra nė llogaridhėnie; sa (shkretues) ishte shpagimi Im!

[22:45] Mori shoqėrish i kemi asgjėsuar pėr shkak tė shpirtligėsisė sė tyre. Ata pėrfunduan nė gėrmadha, puse tė mbetura, dhe pallate tė mėdha tė zbrazėta.

[22:46] A nuk u endėn nėpėr tokė, dhe pėrdorėn mendjet e tyre pėr tė kuptuar, dhe pėrdorėn veshėt e tyre pėr tė dėgjuar? Nė tė vėrtetė, verbėrimi i vėrtetė nuk ėshtė verbėrimi i syve, por verbėrimi i zemrave brenda kraharorėve.

[22:47] Tė sfidojnė ty tė sjellėsh ndėshkim, dhe Zoti nuk dėshton ta pėrmbushė profecinė e Tij. Njė ditė e Zotėruesit tėnd ėshtė si njė mijė vjet tuajat.

[22:48] Mori shoqėrish nė tė kaluarėn kryen tė kėqija, dhe ua bėra rrafsh pėr njė kohė, pastaj i ndėshkova. Te Unė ėshtė fati pėrfundimtar.

I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes

[22:49] Thuaj, “O njerėz, jam dėrguar te ju si paralajmėrues i qartė.”*

*22:49 Ky urdhėr i drejtohej posaēėrisht tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes. Ky fakt, dhe emri i specifik i tė dėrguarit janė tė koduar matematikisht nė Kuran. Shih hollėsirat, sė bashku me provat e pakundėrshtueshme, nė Shtojcat 2 dhe 26.

[22:50] Ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė kanė merituar falje dhe shpėrblim bujar.

[22:51] Sa pėr ata qė pėrpiqen t’i sfidojnė shpalljet tona, ata vetėshkaktojnė Ferr.

Sistemi*

[22:52] Nuk dėrguam para teje asnjė tė dėrguar, as profet, pa e lėnė djallin tė ndėrhyjė nė dėshirat e tij. Zoti pastaj asgjėson ēka djalli ka bėrė. Zoti i pėrkryen shpalljet e Tij. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.*

*22:52 Pėrgjatė testit tė kėsaj bote, Dreqi lejohet ta paraqesė pikėvėshtrimin e tij (ne jemi tė lindur me pėrfaqėsues tė Dreqit nė trupat tonė). Kjo i lejon njerėzit tė bėjnė zgjedhje nė mes tė dėshmisė sė Zotit dhe dėshmisė sė Dreqit. Dėshmia e Dreqit ėshtė pandashėm e bazuar nė gėnjeshtra. Ky sistem e shpjegon faktin qė agjentėt e djallit vazhdimisht shpikin edhe gėnjeshtrat mė absurde, fyerjet dhe akuzat kundėr secilit tė dėrguar. (shih 6:33-34, 8:30, 17:76-77, 27:70).

Hipokritėt ngelin

[22:53] Ai kėshtu e ujdis planifikimin e dreqit pėr ata qė ushqejnė dyshime nė zemrat e tyre, dhe ata zemrat e tė cilėve janė tė ngurtėsuara. Tė kėqijtė duhet tė mbesin me kundėrshtarėt.

[22:54] Ata qė janė tė bekuar me dituri do tė njohin tė vėrtetėn nga Zotėruesi yt, pastaj tė besojnė nė tė, dhe zemrat e tyre do e pranojnė atė me gatishmėri. Patjetėr, Zoti i udhėzon besimtarėt nė rrugėn e drejtė.

[22:55] Sa pėr ata qė nuk besojnė, ata do tė vazhdojnė tė ushqejnė dyshime derisa Ora tė vijė te ta papritmas, ose ndėshkimi i njė dite tė tmerrshme tė vij te ta.

Mbretėrimi i pėrkohshėm i Dreqit

[22:56] I gjithė sovraniteti nė atė ditė i takon Zotit, dhe Ai do tė gjykojė mes tyre. Sa pėr ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, kanė merituar kopshtet e haresė.

[22:57] Pėrderisa ata qė nuk besojnė dhe refuzojnė shpalljet tona kanė vetėshkaktuar ndėshkim turpi.

Pėrpjekja nė rrugėn e Zotit

[22:58] Ata qė emigrojnė pėr hatėr tė Zotit, pastaj vriten, ose vdesin, Zoti padyshim do iu derdhė furnizime tė mira. Zoti ėshtė padyshim Furnizuesi mė i mirė.

[22:59] Patjetėr, Ai do i pranojė ata nė pranim qė do i kėnaqė. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, i Butė.

Ndihmė Hyjnore pėr tė shtypurit

[22:60] Ėshtė shpallur qė nėse dikush merr hakun pėr njė padrejtėsi qė i ėshtė shkaktuar, me barazi, pastaj ai keqtrajtohet pėr shkak tė kėsaj, Zoti patjetėr do e pėrkrahė atė. Zoti ėshtė Shlyes Mėkatesh, Falės.

Gjithėfuqishmėria e Zotit

[22:61] Ėshtė fakt se Zoti shkrinė natėn nė ditė, dhe shkrinė ditėn nė natė, dhe se Zoti ėshtė Dėgjues, Pamės.

[22:62] Ėshtė fakt se Zoti ėshtė e Vėrteta, pėrderisa ngritja e idhujve pėrkrah Tij pėrbėn gėnjeshtėr, dhe se Zoti ėshtė Mė i Larti, Supremi.

[22:63] A nuk e sheh qė Zoti derdhė nga qielli ujė qė e bėn tokėn blerinė? Zoti ėshtė Preciz, Njohės.

[22:64] E atij ėshtė ēdo gjė nė qiej dhe ēdo gjė nė tokė. Absolutisht, Zoti ėshtė Mė i Pasuri, Mė i Falėnderuari.

[22:65] A nuk e sheh qė Zoti ka parashtruar nė shėrbimin tuaj ēdo gjė nė tokė? Anijet lėvizin nė oqean me urdhrin e Tij. Ai i ndalon trupat qiellor nga rėnia nė tokė, pėrveē nė pėrputhje me urdhrin e Tij. Zoti ėshtė Mė i Dashuri ndaj njerėzve, i Mėshirshmi.

[22:66] Ai ėshtė ai qė ju dha jetė, pastaj Ai ju vė nė vdekje, pastaj Ai ju sjell prapė nė jetė. Padyshim, qenia njerėzore ėshtė mosmirėnjohėse.

[22:67] Pėr secilėn asamble, kemi shpallur bashkėsi ritesh qė duhet t’i pėrmbahen. Prandaj, ata nuk duhet tė grinden me ty. Tė vazhdosh t’i ftosh tė gjithė te Zotėruesi yt. Padyshim, ti je nė rrugėn e drejtė.

[22:68] Nėse grinden me ty, atėherė thuaj, “Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēdo gjė qė bėni.”

[22:69] Zoti do tė gjykojė mes jush nė Ditėn e Ringjalljes sa i pėrket tė gjitha grindjeve tuaja.

[22:70] A nuk e kupton se Zoti di ēdo gjė nė qiej dhe ēdo gjė nė tokė? E gjithė kjo ėshtė e regjistruar nė regjistėr. Kjo ėshtė lehtė pėr Zotin qė ta bėjė.

[22:71] Prapėseprapė, ata idhujtarizojnė pėrkrah Zotit idhuj nė tė cilėt Ai nuk vuri fuqi, dhe ata nuk dinė asgjė pėr ta. Shkelėsit nuk kanė ndihmues.

Dhuna & kacafytja: Shenja mosbesimi

[22:72] Kur shpalljet tona iu recitohen atyre, qartė, vėren keqdashje nė fytyrat e atyre qė nuk besojnė. Ata gati sa nuk i sulmojnė ata qė ua recitojnė shpalljet tona. Thuaj, “A t’ju njoftoj pėr diēka shumė mė tė keqe? Ferr premtohet nga Zoti pėr ata qė nuk besojnė; ēfarė fati i tmerrshėm.”

A mund tė krijojnė njė mizė?

[22:73] O njerėz, ja njė shembull qė duhet ta mendoni thellė: idhujt qė i ngritni pėrkrah Zotit nuk mund tė krijojnė njė mizė, edhe sikur tė bėheshin sė bashku pėr tė bėrė ashtu. Aq mė shumė, nėse miza vjedh diēka prej tyre, ata nuk mund ta rimarrin; i dobėt ėshtė ndjekėsi dhe e ndjekura.

[22:74] Ata nuk e vlerėsojnė Zotin siē duhet tė vlerėsohet. Zoti ėshtė Mė i Fuqishmi, i Plotfuqishmi.

[22:75] Zoti zgjedhė nga mes engjėjve tė dėrguarė, si dhe nga mes njerėzve. Zoti ėshtė Dėgjues, Pamės.

[22:76] Ai di tė kaluarėn e tyre dhe tė ardhmen e tyre. Zotit i takon rregullimi pėrfundimtar i tė gjitha ēėshtjeve.

[22:77] O ju qė besoni, tė pėrkuleni, tė pėruleni, adhuronie Zotėruesin tuaj, dhe punoni drejtėsi, qė tė mund tė keni sukses.

Ibrahimi: I dėrguar fillestar i Islamit*

[22:78] Tė pėrpiqeni pėr Zotin siē duhet tė pėrpiqeni pėr Tė. Ai ju ka zgjedhur juve dhe nuk ka vėnė vėshtirėsi nė zbatimin e fesė suaj – fesė sė babait tuaj Ibrahimit. Ai ėshtė ai qė ju emėroi “tė Nėnshtruar” fillimisht. Kėshtu, i dėrguari tė shėrbejė si dėshmitar mes jush, dhe ju tė shėrbeni si dėshmitarė mes njerėzve. Prandaj, t’i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat) dhe jepni bamirėsinė e obligueshme (Zeqat), dhe mbėshtetuni te Zoti; Ai ėshtė Zotėruesi juaj; Zotėruesi mė i mirė dhe Pėrkrahėsi mė i mirė.

*22:78 Edhe pse tė gjithė tė dėrguarit predikuan njė dhe tė njėjtin lajm, “Adhurimin e vetėm Zotit,” Ibrahimi ishte i dėrguari i parė qė e nxori termin “Nėnshtrim” (Islam) dhe “i Nėnshtruar” (Mysliman) (2:128). Ēka kontribuoi Ibrahimi nė Nėnshtrim? Mėsojmė prej 16:123 qė tė gjitha obligimet fetare nė Nėnshtrim janė shpallur nėpėrmjet Ibrahimit (shih Shtojcat 9 & 26).