Surja 23:  Besimtarėt (El-Mu'minun)

[23:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[23:1] Vėrtetė tė suksesshėm janė besimtarėt;

[23:2] qė janė tė kujdesshėm gjatė Lutjeve tė tyre tė Kontaktit (Salat).

[23:3] Dhe i shmangen fjalėve tė kota.

[23:4] Dhe japin bamirėsinė e tyre tė obligueshme (Zeqat).

[23:5] Dhe e mbajnė dėlirėsinė.

[23:6] Vetėm me bashkėshortet e tyre, ose ato qė janė me tė drejtė tė tyre, kanė ata marrėdhėnie seksuale; ata nuk janė pėr tu fajėsuar.

[23:7] Ata qė i shkelin kėta kufij janė shkelėsit.

[23:8] Kur vjen puna te depozitat qė iu besohen, si dhe ndonjė marrėveshje qė bėjnė, ata janė tė besueshėm.

[23:9] Dhe i zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat) rregullisht.

[23:10] Tė tillė janė trashėguesit.

[23:11] Do tė trashėgojnė Parajsėn, ku qėndrojnė pėrgjithmonė.

Embrionologji e saktė

[23:12] E krijuam qenien njerėzore prej njė lloji tė caktuar balte.

[23:13] Mė pas, e riprodhojmė atė nga njė pikėl, qė vendoset nė vend tė ruajtur mirė.

[23:14] Pastaj e zhvilluam piklėn nė (embrion) tė varur, pastaj e zhvilluam (embrionin) e varur sa njė copė (fetusi), pastaj e krijuam copėn (fetusin) nė eshtra, pastaj i mbuluam eshtrat me mish. Kėshtu prodhojmė njė krijesė tė re. Mė i bekuari ėshtė Zoti, mė i miri Krijues.

[23:15] Pastaj, mė vonė, vdisni.

[23:16] Pastaj, nė Ditėn e Ringjalljes, do tė ringjalleni.

Shtatė gjithėsitė

[23:17] Krijuam mbi ju shtatė gjithėsi nė shtresa, dhe nuk jemi kurrė tė pavėmendshėm pėr asnjė krijesė nė to.

Bekime tė panumėrta nga Zoti

[23:18] Zbritėm nga qielli ujė, nė masė tė saktė, pastaj e deponojmė nė tokė. Padyshim, mund ta lėmė tė rrjedhė.

[23:19] Me tė, ne prodhojmė pėr ju kopshte dhe palma hurmash, hardhi, tė gjitha llojet e frutave, dhe ushqime tė llojllojshme.

[23:20] Gjithashtu, njė pemė qė rritet nė Sinai prodhon vaj, si dhe mėlmesė pėr ngrėnėsit.

[23:21] Dhe bagėtia duhet t’ju japė mėsim. Ju lėmė tė pini (qumėsht) nga barqet e tyre, nxirrni dobi tė tjera prej tyre, dhe disa prej tyre i pėrdorni pėr ushqim.

[23:22] Nė to, dhe nė anijet, ju hipni.

Nuhu

[23:23] E dėrguam Nuhun te njerėzit e tij, duke thėnė, “O njerėzit e mi, adhuronie Zotin. Nuk keni asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij. A nuk do tė jeni tė drejtė?”

[23:24] Udhėheqėsit qė nuk besuan mes njerėzve tė tij thanė, “Ky nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė njeri si ju, qė dėshiron tė arrijė dominim mes jush. Sikur tė donte Zoti, ai do tė dėrgonte engjėj. Nuk kemi dėgjuar diēka tė kėtillė nga stėrgjyshėrit tanė.

[23:25] "Ai ėshtė thjeshtė njė njeri qė ėshtė ēmendur. Thjeshtė injoronie pėr pak kohė.”

[23:26] Ai tha, “Zotėruesi im, mė jep fitore, se ata nuk mė kanė besuar mua.”

[23:27] Ne pastaj e frymėzuam atė: “ndėrto lundrėn* nėn sytė tanė vigjilent, dhe nė pėrputhje me frymėzimin tonė. Kur tė vij urdhri ynė, dhe atmosfera tė fryhet, vendos nė tė njė ēift tė secilit lloj (tė kafshėve tua shtėpiake) sė bashku me familjen tėnde, pėrveē atyre qė janė mallkuar tė dėnohen. Mos fol me Mua nė emėr tė atyre qė shkelėn; ata do tė mbyten.

*23:27 Tregimtarėt kanė krijuar tallje nga historia e Nuhut. Arka e Nuhut ishte lundėr e rrafshėt e ndėrtuar nga trungje, tė lidhur sė bashku me litarė primitiv (54:13), vėrshimi ishte nė atė regjion, rreth rajonit tė Detit tė Vdekur, dhe kafshėt ishin kafshėt shtėpiake tė Nuhut.

[23:28] "Kur tė vendosesh, sė bashku me ata qė janė me ty, nė lundėr, tė thuash, ‘I lartmadhėruar qoftė Zoti se na shpėtoi nga njerėzit shpirtligj.’

[23:29] "Dhe thuaj, ‘Zotėruesi im, le tė zbarkoj nė njė vend tė bekuar; T’i je dėrguesi mė i mirė.’”

[23:30] Kėto duhet tė furnizojnė prova tė mjaftueshme pėr ju. Padyshim do t’ju vėmė nė test.

[23:31] Mė pas, ne vendosėm gjeneratė tjetėr pas tyre.

[23:32] Dėrguam te ta njė tė dėrguar nga mesi i tyre, duke thėnė, “Ta adhuroni Zotin. Nuk keni asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij. A nuk do tė jeni tė drejtė?”

[23:33] Udhėheqėsit mes njerėzve tė tij qė nuk besuan dhe refuzuan mendimin e Pėrjetėsisė – edhe pse i furnizuam bujarisht nė kėtė jetė – thanė, “Ky nuk ėshtė asgjė mė shumė se qenie njerėzore si ju. Ai ha nga ēka hani ju, dhe pi si pini ju.

[23:34] "Nėse i bindeni njė qenieje njerėzore si ju, atėherė ju jeni vėrtetė humbės.

[23:35] "A ju premton ai juve qė, pasi tė vdisni dhe tė ktheheni nė pluhur dhe eshtra, do tė nxirreni prapė?

[23:36] "E pamundur, e pamundur vėrtetė ėshtė ēka ju premtohet juve.

[23:37] "Ne vetėm jetojmė kėtė jetė – jetojmė dhe vdesim – dhe nuk do tė ringjallemi.

[23:38] "Ai ėshtė thjeshtė njė njeri qė trilloi rrena dhe ia mveshi ato Zotit. Nuk do i besojmė atij.”

[23:39] Ai tha, “Zotėruesi im, mė jep fitore, se nuk mė kanė besuar.”

[23:40] Ai tha, “Sė shpejti do i bien pishman.”

[23:41] Ndėshkimi i goditi, me barazi, dhe kėshtu, i shndėrruam nė gėrmadha. Njerėzit shpirtligj u prishėn.

[23:42] Mė pas, vendosėm gjenerata tjera pas tyre.

[23:43] Asnjė shoqėri nuk mund ta ngusė fatin e saj tė paracaktuar, as ta shtyjė.

[23:44] Pastaj dėrguam tė dėrguarit tonė varg. Sa herė qė njė i dėrguar shkoi te shoqėria e vet, ata nuk i besuan. Si pasojė, i asgjėsuam ata, njėrin pas tjetrit, dhe i bėmė histori. Njerėzit qė nuk besuan janė prishur.

Moisiu dhe Aroni

[23:45] Pastaj dėrguam Moisiun dhe vėllanė e tij Aronin me shpalljet tona dhe provė tė thellė.

[23:46] Te Faraoni dhe kėshilltarėt e tij, por ata u bėnė mendjemėdhenj. Ata ishin njerėz shtypės.

[23:47] Thanė, “A tė besojmė pėr hatėr tė dy njerėzve, njerėzit e tė cilėve janė skllevėrit tanė?”

[23:48] Ata i refuzuan tė dy, dhe si pasojė, u asgjėsuan.

[23:49] I dhamė Moisiut shkrimin, qė tė mund tė udhėzohen.

[23:50] E bėmė tė birin e Marisė dhe nėnėn e tij shenjė, dhe iu dhamė strehim nė njė rrafshnaltė me ushqim dhe pije.

Njė Zot/ Njė fe

[23:51] O ju tė dėrguarė, hani prej furnizimeve tė mira, dhe punoni drejtėsi. Unė jam tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēdo gjė qė bėni.

[23:52] E tillė ėshtė asambleja juaj – njė asamble – dhe Unė jam Zotėruesi juaj; tė ma keni dronė Mua.

[23:53] Por ata u ndanė nė grupe qė grinden; secila parti tė kėnaqur me ēka kanė.

[23:54] Prandaj, thjeshtė lėri ata nė hutinė e tyre, pėr ca kohė.

[23:55] A mendojnė ata qė, pasi qė i furnizuam me para dhe fėmijė,

[23:56] duhet tė derdhim edhe bekimet mbi ta? Nė tė vėrtetė, as idenė nuk e kanė.

[23:57] Padyshim, ata qė janė tė vetėdijshėm pėr Zotėruesin e tyre,

[23:58] Dhe qė besojnė nė shpalljet e Zotėruesit tė tyre,

[23:59] Dhe qė nuk ngritin idhuj pėrkrah Zotėruesit tė tyre,

[23:60] Pėrderisa japin bamirėsitė e tyre zemrat e tyre dridhen. Se ata e kuptojnė qė do tė mblidhen para Zotėruesit tė tyre,

[23:61] Ata nxitojnė tė bėjnė punė tė drejta; Garojnė nė bėrjen e tyre.

Mosbesimtarėt mosmirėnjohės

[23:62] Nuk e ngarkojmė asnjė shpirt pėrtej mundėsive tė veta, dhe mbajmė regjistėr qė shprehė tė vėrtetėn. Askush nuk do tė vuaj padrejtėsi.

[23:63] Pėr shkak se mendjet e tyre janė tė pavėmendshme ndaj kėsaj, ata kryejnė punė qė nuk janė nė pėrputhje me kėtė; punėt e tyre janė tė kėqija.

[23:64] Pastaj, kur i shpaguajmė udhėheqėsit e tyre me ndėshkim, ata ankohen.

[23:65] Mos u ankoni tash; keni hequr dorė nga ndihma jonė.

[23:66] Provat e Mia u janė paraqitur juve, por ju ua kthyet shpinėn.

[23:67] Ishit tepėr mendjemėdhenj pėr t’i pranuar, dhe me shkujdesje i shpėrfillėt.

[23:68] Pse nuk pasqyrojnė nė kėtė shkrim? A nuk e kuptojnė qė kanė pranuar diēka qė nuk e kanė pasur paraardhėsit e tyre?

[23:69] A nuk kanė arritur ta njohin tė dėrguarin e tyre? A ėshtė kjo pse po e shpėrfillin atė?

[23:70] A kanė vendosur qė ai ėshtė i ēmendur? Nė tė vėrtetė, ai e ka sjellė tė vėrtetėn te ta, por shumica e tyre e urrejnė tė vėrtetėn.

[23:71] Nė tė vėrtetė, sikur e vėrteta tė pėrputhej me dėshirat e tyre, do tė kishte kaos nė qiej dhe tokė; ēdo gjė nė to do tė ishte e korruptuar. U kemi dhėnė atyre provėn e tyre, por ata po e shpėrfillin provėn e tyre.

[23:72] A po iu kėrkon atyre pagė? Rroga e Zotėruesit tėnd ėshtė shumė mė e mirė. Ai ėshtė Furnizuesi mė i mirė.

[23:73] Padyshim, je duke i ftuar nė rrugė tė drejtė.

[23:74] Ata qė nuk besojnė nė Pėrjetėsinė patjetėr do tė devijojnė nga rruga e drejtė.

[23:75] Edhe kur derdhėm mbi ta mėshirėn, dhe ua hoqėm problemet e tyre, ata u futėn mė thellė nė shkelje, dhe vazhduan tė bredhin.

[23:76] Edhe kur i pllakosėm me ndėshkim, ata nuk iu kthyen Zotėruesit tė tyre me pėrgjėrime.

[23:77] Mė pas, kur i shpaguam me ndėshkimin e rėndė qė kishin vetėshkaktuar, ata u tronditėn.

[23:78] Ai ėshtė Ai qė jua dhuroi dėgjimin, shikimin, dhe trutė. Rrallė jeni mirėnjohės.

[23:79] Ai ėshtė Ai qė ju vendosi nė tokė, dhe para Tij do tė mblidheni.

[23:80] Ai ėshtė Ai qė ka nė dorė jetė dhe vdekje, dhe Ai ėshtė Ai qė e ndėrron natėn dhe ditėn. A nuk kuptoni?

[23:81] Ata thanė ēka thanė paraardhėsit e tyre.

[23:82] Ata thanė, “Pasi tė vdesim dhe tė bėhemi pluhur e eshtra, ringjallemi?

[23:83] "Premtime tė tilla na janė dhėnė neve dhe prindėrve tanė nė tė kaluarėn. Kėto nuk janė asgjė mė shumė se pėrralla tė moēme.”

Shumica e besimtarėve janė tė paracaktuar pėr Ferr*

[23:84] Thuaj, “E kujt ėshtė toka dhe ēdokush nė tė, nėse dini?”

*23:84-89 Besimi nė Zot ėshtė i vlefshėm vetėm nėse i njeh cilėsitė e Zotit, siē ėshtė fakti qė Zoti i drejton tė gjitha gjėrat (8:17). Besimtarėt qė nuk e njohin Zotin nuk janė vėrtetė besimtarė. Shumica e besimtarėve asgjėsojnė besimin e tyre duke idolizuar idhuj tė tillė tė pafuqi siē janė profetėt dhe tė shenjtėt (6:106).

[23:85] Ata do tė thonė, “E Zotit.” Thuaj, “Pse atėherė nuk merrni vesh?”

[23:86] Thuaj, “Kush ėshtė Zotėruesi i tė shtatė gjithėsive; Zotėruesi i pushtetit tė madh?”

[23:87] Do tė thonė, “Zoti.” Thuaj, “Pse atėherė nuk po bėheni tė drejtė?”

[23:88] Thuaj, “Kush e ka nė dorė gjithė sovranitetin mbi tė gjitha gjėrat, dhe Ai ėshtė i vetmi qė mund tė japė ndihmė, por nuk ka nevojė pėr ndihmė, nėse dini?”

[23:89] Do tė thonė, “Zoti.” Thuaj, “Ēka nuk ėshtė nė rregull me ju?”

[23:90] U kemi dhėnė atyre tė vėrtetėn, pėrderisa ata janė gėnjeshtarė.

[23:91] Zoti nuk ka lindė djalė. As nuk ka pasur kurrė ndonjė zot pėrkrah Tij. Pėrndryshe, secili zot do tė kishte deklaruar pavarėsi me krijesat e veta, dhe do tė kishin garuar me njėri tjetrin pėr dominim. I madhėruar qoftė Zoti; shumė larg nga pretendimet e tyre.

[23:92] Njohėsi i tė gjitha tė fshehtave dhe deklarimeve; qoftė i lartėsuar Ai, shumė larg nga tė pasurit e ndonjė partneri.

[23:93] Thuaj, “Zotėruesi im, nėse ma tregon (ndėshkimin) qė e kanė vetėshkaktuar

[23:94] "Zotėruesi im, le tė mos jem njėri prej njerėzve shkelės.”

[23:95] Tė tė tregojmė (ndėshkimin) qė e kemi rezervuar pėr ta ėshtė diēka qė mund ta bėjmė lehtė.

[23:96] Prandaj, ktheji punėt e kėqija tė tyre me tė mirė; ne jemi tėrėsisht tė vetėdijshėm pėr pretendimet e tyre.

Pėr tu mbrojtur nga Dreqi

[23:97] Thuaj, “Zotėruesi im, kėrkoj strehim te Ti prej pėshpėritjeve tė djajve.

[23:98] "Dhe kėrkoj strehim te Ti, Zotėruesi im, se mos mė afrohen afėr.”

Tė vdekurit nuk kthehen deri nė Ditėn e Ringjalljes

[23:99] Kur vdekja vjen te dikush prej tyre, ai thotė, “Zotėruesi im, mė kthe prapa.

[23:100] "Unė pastaj do tė punoj drejtėsi nė ēdo gjė qė kam lėnė.” Nuk ėshtė e vėrtetė. Ky ėshtė vetėm njė pretendim i rremė qė e bėn ai. Njė barrierė do tė ndajė shpirtin e tij nga kjo botė deri nė ringjallje.

[23:101] Kur t’i bihet bririt, asnjė lidhje familjare mes tyre nuk do tė ekzistojė nė atė ditė, as nuk do tė pyesin pėr njėri tjetrin.

[23:102] Sa pėr ata peshat e tė cilėve janė tė rėnda, ata do tė jenė fituesit.

[23:103] Ata peshat e tė cilėve janė tė lehta janė ata qė i humbėn shpirtrat e tyre; ata qėndrojnė nė Ferr pėrgjithmonė.

[23:104] Zjarr do i kaplojė fytyrat e tyre, dhe vazhdojnė me vuajtje nė tė.

[23:105] A nuk ju recituan juve shpalljet e Mia, dhe ju vazhduat t’i refuzoni?

[23:106] Ata do tė thonė, “Zotėruesi ynė, shpirtligėsia jonė na kaploi, dhe ishim njerėz tė humbur.

[23:107] "Zotėruesi ynė, nxirrna nga kjo; nėse i kthehemi (sjelljeve tė vjetra) atėherė vėrtetė jemi shpirtligj.”

[23:108] Ai do tė thotė, “Rrini aty, tė poshtėruar, dhe mos mė flisni Mua.

Ata i pėrqeshėn besimtarėt

[23:109] "Njė grup i shėrbėtorėve tė Mi thoshte, ‘Zotėruesi ynė, kemi besuar, prandaj falna dhe derdh mbi ne mėshirė. Nga tė gjithė tė mėshirshmit, Ti je mė i Mėshirshmi.’

[23:110] "Por ju i pėrqeshėt dhe u tallėt me ta, aq sa mė harruat Mua. Dikur i qeshnit ata.

[23:111] "I kam shpėrblyer ata sot, si shpėrblim pėr durimin e tyre, duke i bėrė ata fituesit.”

[23:112] Ai tha, “Sa keni zgjatur nė tokė? Sa vjet?”

[23:113] Ata thanė, “Zgjatėm njė ditė ose njė pjesė tė ditės. Pyeti ata qė numėruan.”

[23:114] Ai tha, “Nė tė vėrtetė, ju ndenjėt vetėm pėr njė periudhė tė shkurtėr, veē sikur ta dinit.

[23:115] "A menduat se ju krijuam sė koti; se nuk kishit pėr tu kthyer te ne?”

[23:116] Mė i lartėsuari ėshtė Zoti, Sunduesi i vėrtetė. Nuk ka asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij; Mė i Nderuari Zotėrues, posedues i gjithė autoritetit.

[23:117] Kushdo qė idolizon pėrkrah Zotit ndonjė zot tjetėr, dhe pa asnjė lloj prove, llogaridhėnia e tij ėshtė me Zotėruesin e tij. Mosbesimtarėt nuk ia dalin.

[23:118] Thuaj, “Zotėruesi im, derdh mbi ne falje dhe mėshirė. Nga tė gjithė tė mėshirshmit, Ti je mė i Mėshirshmi.”