Surja 24:  Drita (El-Nur)

[24:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[24:1] Sure qė e kemi zbritur, dhe e kemi shpallur ligj. Kemi shpallur nė tė shpallje tė qarta, qė tė mund tė merrni vesh.

Marrėdhėnia jashtėmartesore

[24:2] Gruan dhe burrin qė bėjnė marrėdhėnie jashtėmartesore t’i fshikulloni secilin prej tyre me njėqind fshikullima. Mos u lėkundni nga keqardhja nga zbatimi i ligjit tė Zotit, nėse vėrtetė besoni nė Zotin dhe Ditėn e Fundit. Dhe le tė jetė njė grup besimtarėsh dėshmitar i dėnimit tė tyre.*

*24:2 Trysnia shoqėrore, d.m.th. dėshmimi publik i dėnimit, ėshtė dėnimi themelor (shih gjithashtu 5:38). Fshikullimat tė jenė simbolike, jo tė rėnda.

[24:3] Burri qė ka bėrė marrėdhėnie jashtėmartesore do tė pėrfundojė i martuar me grua qė ka bėrė marrėdhėnie jashtėmartesore ose me adhuruese idhujsh, dhe gruaja qė ka bėrė marrėdhėnie jashtėmartesore do tė pėrfundojė e martuar me burrė qė ka bėrė marrėdhėnie jashtėmartesore ose adhurues idhujsh. Kjo ėshtė e ndaluar pėr besimtarėt.

[24:4] Ata qė i akuzojnė gratė e martuara pėr marrėdhėnie jashtėmartesore, pastaj nuk arrijnė tė sjellin katėr dėshmitarė, t’i fshikulloni ata me tetėdhjetė fshikullima, dhe mos pranoni asnjė dėshmi prej tyre; ata janė shpirtligj.

[24:5] Nėse pendohen mė pas dhe pėrmirėsohen, atėherė Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshėm.

[24:6] Sa pėr ata qė i akuzojnė bashkėshortet e veta, pa asnjė dėshmitar tjetėr, atėherė dėshmia mund tė pranohet nėse betohet nė Zotin katėr herė qė ai po e tregon tė vėrtetėn.

[24:7] Betimi i pestė tė jetė pėr ta pėsuar ai dėnimin e Zotit, nėse po gėnjente.

[24:8] Ajo tė konsiderohet e pafajshme nėse betohet nė Zotin katėr herė qė ai ėshtė gėnjeshtarė.

[24:9] Betimi i pestė tė jetė pėr ta pėsuar ajo zemėrimin e Zotit nėse ai po e thoshte tė vėrtetėn.

[24:10] Kjo ėshtė hirėsi dhe mėshirė e Zotit ndaj jush. Zoti ėshtė Shpengues, Mė i Menēuri.

Si tė silleni me thashethemet dhe akuzat e pavėrtetuara

[24:11] Njė bandė mes jush nxori njė gėnjeshtėr* tė madhe. Mos mendoni se ishte keq pėr ju; nė fakt, ishte mirė pėr ju. Ndėrkohė, secili prej tyre e ka mbledhur hisen e vet tė fajit. Sa pėr atė qė e nisi tėrė incidentin, ai ka vetėshkaktuar ndėshkim tė tmerrshėm.

*24:11 Kjo i referohet njė incidenti historik ku e shoqja e Profetit Muhamed, Ajshja ishte lėnė nė shkretėtirė pa dashje, dhe mė vonė u gjet nga njė burrė i ri qė i ndihmoi asaj qė tė arrijė karvanin e Profetit. Kjo e nisi “Gėnjeshtrėn e Madhe” tė famshme kundėr Ajshes.

[24:12] Kur e dėgjuat, besimtarėt dhe besimtaret ėshtė dashur tė kishin mendime mė tė mira pėr veten, dhe tė kishin thėnė, “Kjo ėshtė qartazi gėnjeshtėr e madhe.”

[24:13] Vetėm nėse i sjellin katėr dėshmitarė (mund t’iu besoni). Nėse nuk arrijnė tė sjellin dėshmitarėt, atėherė ata janė, sipas Zotit, gėnjeshtarė.

[24:14] Po tė mos ishte hirėsi e Zotit ndaj jush, dhe mėshirė e Tij nė kėtė botė dhe nė Pėrjetėsi, do tė kishit vuajtur ndėshkim tė madh pėr shkak tė kėtij incidenti.

[24:15] E trilluat me gjuhėt tuaja, dhe tė tjerėt e pėrsėritėt me gojėt tuaja pa provė. Ju e morėt si gjė tė lehtė, kur, sipas Zotit, ishte e tepėrt.

Ēka tė bėni

[24:16] Kur e dėgjuat, ėshtė dashur tė thoni, “Ne nuk e ritregojmė kėtė. I madhėruar qofsh Ti. Kjo ėshtė gėnjeshtėr e tepėrt.”

[24:17] Zoti ju kėshillon qė tė mos e bėni mė, nėse jeni besimtarė.

[24:18] Zoti kėshtu shpjegon shpalljet pėr ju. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, i Menēur.

[24:19] Ata qė duan tė shohin imoralitet tė pėrhapet mes besimtarėve kanė vetėshkaktuar ndėshkim qė dhemb nė kėtė jetė dhe nė Pėrjetėsi. Zoti di, pėrderisa ju nuk dini.

[24:20] Zoti derdhė mbi ju hirėsinė dhe mėshirėn e Tij. Zoti ėshtė Mė i Dashuri ndaj besimtarėve, i Mėshirshmi.

Djalli inkurajon akuza tė pabaza

[24:21] O ju qė besoni, mos i ndiqni hapat e Dreqit. Kushdo qė ndjek hapat e Dreqit duhet ta di qė ai pėrkrahė tė kėqija dhe vese. Po tė mos ishte hirėsi e Zotit ndaj jush, dhe mėshirė e Tij, askush prej jush nuk do tė ishte pastruar. Por Zoti pastron kėdo Ai do. Zoti ėshtė Dėgjues, Njohės.

[24:22] Ata mes jush qė janė tė bekuar me burime dhe pasuri tė jenė bamirės ndaj tė afėrmve tė tyre, tė varfėrve, dhe atyre qė kanė imigruar pėr hir tė Zotit. T’i trajtojnė ata me dashamirėsi dhe tolerancė; a nuk dėshironi tė arrini faljen e Zotit? Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

Mėkat i tepėrt

[24:23] Padyshim, ata qė i akuzojnė gabimisht gratė e martuara qė janė besimtare tė ndershme kanė vetėshkaktuar dėnim nė kėtė jetė dhe nė Pėrjetėsi; ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim tė tmerrshėm.

[24:24] Do tė vij dita kur gjuhėt, duart, dhe kėmbėt e tyre do tė dėshmojnė pėr gjithēka qė kishin bėrė.

[24:25] Atė ditė, Zoti do i paguaj ata tėrėsisht pėr punėt e tyre, dhe do tė kuptojnė qė Zoti ėshtė e Vėrteta.

[24:26] Tė kėqijat pėr tė kėqijtė, dhe tė kėqijtė pėr tė kėqijat, dhe tė mirat pėr tė mirit, dhe tė mirit pėr tė mirat. Kėta tė fundit janė tė pafajshėm nga akuzat e tilla. Ata kanė arritur falje dhe shpėrblim bujar.

Etiketė Hyjnore

[24:27] O ju qė besoni, mos hyni nė shtėpi pos tuajave pa leje nga banuesit e tyre, dhe pa i pėrshėndetur. Kjo ėshtė mė mirė pėr ju, qė tė mund tė jeni tė vėmendshėm.

[24:28] Nėse nuk gjeni askėnd nė to, mos hyni nė to derisa tė merrni leje. Nėse ju thuhet, “Kthehuni,” duhet tė ktheheni. Kjo ėshtė mė pastėr pėr ju. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēdo gjė qė bėni.

[24:29] Nuk bėni gabim duke hyrė nė shtėpi tė pabanuara ku ka diēka qė ju takon juve. Zoti di ēdo gjė qė tregoni, dhe ēdo gjė qė fshihni.

Kodi i veshjes pėr besimtarėt*

[24:30] Thuaju besimtarėve qė t’i ulin shikimet e tyre (dhe tė mos ua ngulin sytė grave), dhe ta mbajnė dėlirėsinė. Kjo ėshtė mė pastėr pėr ta. Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėjnė.

[24:31] Dhe thuaju besimtareve t’i ulin shikimet e tyre, dhe ta mbajnė dėlirėsinė. Tė mos e shfaqin asnjė pjesė tė trupave tė tyre, pėrveē asaj qė ėshtė e nevojshme. T’i mbulojnė kraharorėt e tyre, dhe tė mos e ēlirojnė kėtė uniformė nė prani tė tjetėrkujt pos burrave tė vet, baballarėve tė vet, baballarėve tė burrave tė vet, bijve tė vet, bijve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet, bijve tė vėllezėrve tė vet, bijve tė motrave tė veta, grave tjera, shėrbėtorėve meshkuj vrulli seksual i tė cilėve ėshtė asgjėsuar, ose fėmijėve tė cilėt nuk kanė arritur pubertetin. Tė mos i kėrcasin kėmbėt e tyre kur ecin pėr tu dridhur dhe pėr tė shfaqur hollėsi tė caktuara tė trupave tė tyre. Tė gjithė ju tė pendoheni te Zoti, o ju besimtarė, qė tė mund t’ia dilni.*

*24:30-31 Veshja e pėrmbajtur, pra, ėshtė veti e besimtarėve dhe besimtareve. Kushti minimal pėr veshjen e njė gruaje ėshtė qė ta zgjasė veshjen e saj (33:59) dhe ta mbulojė kraharorin e saj. Traditat tiranike arabe kanė dhėnė njė pėrshtypje tė gabuar qė gratė duhet tė mbulohen nga maja e kokės deri nė fund tė kėmbėve; e tillė nuk ėshtė veshja Kuranore ose Islamike.

Inkurajoni martesė pėr tė dekurajuar imoralitet

[24:32] T’i inkurajoni ata mes jush qė janė beqarė apo beqare qė tė martohen. Ata mund tė martohen me tė drejtit mes shėrbėtorėve meshkuj dhe femra tuaja, nėse janė tė varfėr. Zoti do i pasurojė prej hirėsisė sė Tij. Zoti ėshtė Bujar, Njohės.

[24:33] Ata qė nuk kanė mundėsi tė martohen ta mbajnė moralin derisa Zoti tė furnizojė pėr ta prej hirėsisė sė Tij. Ata mes shėrbėtorėve tuaj qė dėshirojnė tė lirohen qė tė martohen, t’ua plotėsoni dėshirėn, pasi qė ta kuptoni qė janė tė sinqertė. Dhe jepniu prej parave tė Zotit qė Ai ju ka dhuruar. Tė mos i detyroni vajzat tuaja tė bėjnė prostitucion, duke kėrkuar gjėrat materiale tė kėsaj bote, nėse ato dėshirojnė tė jenė tė dėlira. Nėse cilido i detyron ato, atėherė Zoti, duke e parė qė janė tė detyruara, ėshtė Falės, i Mėshirshėm.

[24:34] U kemi shpallur juve shpallje sqaruese, dhe shembuj nga gjeneratat e kaluara, dhe ndriēim pėr tė drejtit.

Zoti

[24:35] Zoti ėshtė drita e qiejve dhe tokės. Alegoria e dritės sė Tij ėshtė ajo e njė pasqyre konkave pas njė llambe qė ėshtė e vendosur brenda njė vazoje qelqi. Vazoja e qelqit ėshtė si njė yll i ndritshėm. Vaji pėr tė furnizohet nga njė lis i bekuar vaj-nxjerrės, qė nuk ėshtė as lindor, as perėndimor. Vaji i tij ėshtė gati vetė-ndriēues; nuk i nevojitet zjarr pėr ta ndezur. Dritė mbi dritė. Zoti udhėzon te drita e Tij kė do (qė tė jetė i udhėzuar). Zoti kėshtu pėrmendė shembujt pėr njerėzit. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė gjitha gjėrat.

[24:36] (Udhėzimi i Zotit gjendet) nė shtėpitė e lartėsuara nga Zoti, se emri i Tij pėrkujtohet nė to. Duke e madhėruar Atė nė to, ditė e natė -

Ata qė frekuentojnė vendlutjen

[24:37] Njerėzve qė nuk iu tėrhiqet vėmendja nga punėt ose tregtia prej pėrkujtimit tė Zotit; i zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe japin bamirėsinė e obligueshme (Zeqat), dhe janė tė vetėdijshėm pėr ditėn kur mendjet dhe sytė do tė tmerrohen.

[24:38] Zoti padyshim do iu japė shpėrblime pėr punėt e mira tė tyre, dhe do tė derdhė mbi ta hirėsinė e Tij. Zoti furnizon pa kufi pėr kėdo qė Ai do.

Ndjekin mirazh

[24:39] Sa pėr ata qė nuk besojnė, punėt e tyre janė si njė mirazh nė shkretėtirė. Njė person i etur mendon qė ėshtė ujė. Por kur arrin te ai, e gjen qė nuk ėshtė asgjė, dhe e gjen Zotin nė vend tė tij, pėr ta paguar tėrėsisht pėr punėt e tij. Zoti ėshtė llogaritėsi mė i shkathėt.

Mėrgimi nga Zoti: Errėsirė e plotė

[24:40] Alegori tjetėr ėshtė tė qenit nė errėsirė tė plotė nė mes tė njė oqeani tė dhunshėm, me valė mbi valė, plus mjegull tė dendur. Errėsirė mbi errėsirė - sikur ai tė shikonte dorėn e vet, mezi se do e shihte. Kujtdo qė Zoti nuk i lėshon dritė, nuk do tė ketė dritė.

[24:41] A nuk e kuptoni qė ēdokush nė qiej dhe tokė e madhėron Zotin, madje edhe zogjtė pėrderisa fluturojnė nė kolonė? Secili e di lutjen dhe madhėrimin e tij. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr gjithēka qė ata bėjnė.

[24:42] I Zotit ėshtė sovraniteti i qiejve dhe tokės, dhe te Zoti ėshtė fati pėrfundimtar.

[24:43] A nuk e kuptoni qė Zoti i lėvizė retė, pastaj i mbledhė sė bashku, pastaj i grumbullon mbi njėra tjetrėn, pastaj e shihni shiun duke dalė nga to? Ai zbret nga qielli borė pėr ta mbuluar kėdo Ai, pėrderisa ia largon kujtdo Ai. Shkėlqimi i borės gati i verbon sytė.

[24:44] Zoti drejton natėn dhe ditėn. Ky duhet tė jetė mėsim pėr ata qė kanė sy.

[24:45] Dhe Zoti krijoi ēdo krijesė tė gjallė nga uji. Disa prej tyre ecin me barqet e tyre, disa ecin me dy kėmbė, dhe disa ecin me katėr. Zoti krijon ēka do Ai. Zoti ėshtė i Gjithėfuqishėm.

[24:46] Ju kemi zbritur shpallje sqaruese, pastaj Zoti udhėzon kėdo qė do (tė jetė i udhėzuar) nė rrugė tė drejtė.

Zoti dėrgon mėsime nėpėrmjet tė dėrguarit tė Tij

[24:47] Ata thonė, “Besojmė nė Zotin dhe nė tė dėrguarin, dhe bindemi,” por pastaj disa prej tyre tėrhiqen prapa mė pas. Kėta nuk janė besimtarė.

[24:48] Kur thirren te Zoti dhe i dėrguari i Tij pėr tė gjykuar mes tyre, disa prej tyre mėrziten.

[24:49] Mirėpo, nėse vendimi ėshtė nė favor tė tyre, ata e pranojnė me gatishmėri!

[24:50] A kanė sėmundje nė zemrat e tyre? A po dyshojnė? A po frikėsohen qė Zoti dhe i dėrguari i Tij mund t’i trajtojnė padrejtėsisht? Nė tė vėrtetė, janė ata qė janė tė padrejtė.

Besimtarėt pa ngurrim i binden Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij

[24:51] Shprehja e vetme e besimtarėve, sa herė qė thirren te Zoti dhe i dėrguari i Tij qė tė gjykojnė nė ēėshtjet e tyre, ėshtė tė thonė, “Dėgjojmė dhe bindemi.” Kėta janė fituesit.

[24:52] Ata qė i binden Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij, dhe e respektojnė Zotin dhe ia kanė dronė Atij, janė triumfuesit.

[24:53] Ata bėjnė be nė Zotin, solemnisht, qė nėse i urdhėron tė mobilizohen, do tė mobilizoheshin. Thuaj, “Mos bėni be. Bindja ėshtė obligim. Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėni.”

[24:54] Thuaj, “Bindjuni Zotit, dhe bindjuni tė dėrguarit.” Nėse refuzojnė, atėherė ai ėshtė pėrgjegjės pėr obligimet e tij, dhe ju jeni pėrgjegjės pėr obligimet tuaja. Nėse i bindeni atij, do tė udhėzoheni. Detyra e vetme e tė dėrguarit ėshtė tė transmetojė (lajmin).

Premtimi i Zotit: Mbretėr dhe mbretėresha nė tokė

[24:55] Zoti iu premton atyre qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, qė Ai do i bėjė sundues nė tokė, ashtu siē bėri pėr ata para tyre, dhe do tė vendosė pėr ta fenė qė Ai ka zgjedhur pėr ta, dhe do tė zėvendėsojė paqe dhe siguri pėr ta nė vend tė frikės. E gjithė kjo sepse ata mė adhurojnė vetėm Mua; ata nuk ngritin asnjė idhull pėrkrah Meje. Ata qė nuk besojnė pas kėsaj janė vėrtetė shpirtligjtė.

Receta pėr sukses

[24:56] T’i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat) dhe tė jepni bamirėsinė e obligueshme (Zeqat), dhe t’i bindeni tė dėrguarit, qė tė mund tė arrini mėshirė.

[24:57] Mos mendo qė ata qė nuk besojnė do tė shpėtojnė. Vendbanimi i tyre pėrfundimtar ėshtė Ferr; ēfarė fati i tmerrshėm.

Rregulla mirėsjelljeje -  Dy Lutje tė pėrmendura me emėr

[24:58] O ju qė besoni, shėrbėtorėt tuaj dhe fėmijėt qė nuk kanė arritur pubertetin duhet tė kėrkojnė leje (para se tė hynė nė dhomat tuaja). Kjo duhet tė bėhet nė tre raste - para Lutjes sė Agimit, nė mesditė kur i ndėrroni rrobat pėr tė pushuar, dhe pas Lutjes sė Natės. Kėto janė tri kohė private pėr ju. Nė kohė tė tjera, nuk ėshtė gabim pėr ju ose ata qė tė pėrziheni me njėri tjetrin. Zoti kėshtu sqaron shpalljet pėr ju. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.

[24:59] Kur fėmijėt tė arrijnė pubertetin, ata duhet tė kėrkojnė leje (para se tė hynė) ashtu siē kanė kėrkuar leje (para se tė hynė) ata qė u bėnė tė rritur para tyre. Zoti kėshtu sqaron shpalljet e Tij pėr ju. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm. Mė i Menēuri.

Tė visheni me modesti

[24:60] Gratė e moshuara qė nuk presin tė martohen nuk bėjnė asgjė gabim duke e ēliruar kodin e veshjes sė tyre, me kusht qė tė mos shfaqin tepėr nga trupat e tyre. Mbajtja e modestisė ėshtė mė mirė pėr to. Zoti ėshtė Dėgjues, Njohės.

Jini tė sigurt qė ushqimi juaj ėshtė i ligjshėm

[24:61] I verbėri nuk ka pėr tu fajėsuar, sakati nuk ka pėr tu fajėsuar, as invalidi nuk ka pėr tu fajėsuar, ashtu si ju nuk keni pėr tu fajėsuar pėr ngrėnien nė shtėpitė tuaja, ose nė shtėpitė e baballarėve tuaj, ose nė shtėpitė e nėnave tuaja, ose shtėpitė e vėllezėrve tuaj, ose shtėpitė e motrave tuaja, ose shtėpitė e vėllezėrve tė baballarėve tuaj, ose shtėpitė e motrave tė baballarėve tuaj ose shtėpitė e vėllezėrve tė nėnave tuaja, ose shtėpitė e motrave tė nėnave tuaja, ose shtėpitė qė ju takojnė juve dhe i keni ēelėsat e tyre, ose shtėpitė e shokėve tuaj. Nuk bėni asgjė gabim duke ngrėnė sė bashku ose vetė. Kur hyni nė ndonjė shtėpi, ta pėrshėndetni njėri tjetrin me pėrshėndetje prej Zotit qė ėshtė e bekuar dhe e mirė. Zoti kėshtu shpjegon shpalljet pėr ju, qė tė mund tė kuptoni.

[24:62] Besimtarėt e vėrtetė janė ata qė besojnė nė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij,* dhe kur janė me tė nė njė mbledhje tė pėrbashkėt, ata nuk e lėnė pa lejen e tij. Ata qė kėrkojnė leje janė ata qė besojnė nė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij. Nėse kėrkojnė leje prej teje, pėr tu kujdesur pėr ndonjė ēėshtje tė tyre, mund t’iu japėsh leje kujtdo qė dėshiron, dhe kėrko nga Zoti qė t’i falė. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

*24:62 Kjo strofė iu referua tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes; duke e mbledhur vlerėn germore tė “Rashad” (505) plus vlerėn e “Khalifa” (725), plus numrin e strofės (62), marrim 1292, shumėfish i 19-tės (1292=19x68). Shih Shtojcėn 2.

[24:63] Mos i trajtoni porositė e tė dėrguarit siē i trajtoni porositė e njėri tjetrit. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ata mes jush qė ikin tinėz duke pėrdorur arsyetime tė liga. Le tė ruhen - ata qė nuk i binden urdhrave tė tij - se njė fatkeqėsi mund t’i godasė ata, ose njė ndėshkim i rėndė.

[24:64] Absolutisht, e Zotit ėshtė ēdo gjė nė qiej dhe tokė. Ai e di tėrėsisht ēdo gjendje nė tė cilėn mund tė jeni. Ditėn kur kthehen te Ai, Ai do i njoftojė pėr ēdo gjė qė kishin bėrė. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė gjitha gjėrat.