Surja 25:  Kodi ligjor (El-Furkan)

[25:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[25:1] Mė i bekuari ėshtė Ai qė shpalli Kodin Ligjor te shėrbėtori i Tij, qė ai tė shėrbejė si paralajmėrues pėr krejt botėn.

[25:2] Ai tė cilit i takon i gjithė sovraniteti i qiejve dhe tokės. Ai kurrė nuk pati tė bir, as nuk pati asnjė partner nė sovranitet. Ai krijoi ēdo gjė nė masė tė saktė. Ai e dizajnoi saktėsisht ēdo gjė.*

*25:2 Kur ne lėshojmė astronautė nė hapėsirė, e masim saktėsisht sasinė e ushqimit, ujit, oksigjenit, dhe nevojave tjera pėrgjatė udhėtimit. Ngjashėm, Zoti na ka lėshuar neve nė hapėsirė - tė hipur nė anijen kozmike Toka – dhe Ai ka dizajnuar tė gjitha llojet e furnizimeve tė ripėrtėrishme pėr ne dhe krijesat tjera, dizajn i pėrkryer. Mendo, pėr shembull, pėr lidhshmėrinė simbiotike mes nesh dhe bimėve; ne pėrdorim oksigjeni qė ato prodhojnė me fotosintezė, pėrderisa ato pėrdorin dioksidin e karbonit qė ne prodhojmė me frymėmarrje.

[25:3] Prapėseprapė, ata ngritin pėrkrah Tij zota qė nuk krijojnė asgjė - vetė janė tė krijuar – dhe qė nuk kanė aspak fuqi as ta dėmtojnė as t’i sjellin dobi vetes, as nuk kanė aspak fuqi tė drejtojnė jetė, ose vdekje, ose ringjallje.

Mosbesimtarėt kundėrshtohen nga Kodi Matematikor i Kuranit

[25:4] Ata qė nuk besuan thanė, “Ky ėshtė trillim qė ai e nxori, me ndihmėn e disa njerėzve tjerė.” Ata kanė shprehur njė blasfemi dhe pavėrtetėsi.

[25:5] Ata gjithashtu thanė, “Pėrralla tė moēme qė ai i shkroi; ato iu diktuan atij ditė e natė.”*

*25:5 Bashkėkohėsit e Muhamedit e dinin qė ai ishte njeri i shkolluar qė mund tė lexonte dhe tė shkruante; ai i shkroi shpalljet e Zotit me dorėn e vet. (shih Shtojcėn 28).

[25:6] Thuaj, “Ky u shpall nga Ai qė e di Sekretin* nė qiej dhe tokė. Ai ėshtė Falės, i Mėshirshmi.”

*25:6 Kodi i mrekullueshėm matematikor i Kuranit, pėrgjigjja e pakundėrshtueshme ndaj pretendimeve tė mosbesimtarėve, mbeti sekret i ruajtur hyjnisht pėr 1400 vjet. I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes ishte paracaktuar qė ta zbulojė atė me lejen e Zotit (Shtojcat 1, 2, & 26).

Shprehjet tipike tė mosbesimtarėve

[25:7] Dhe ata thanė, “Ē’ėshtė me kėtė tė dėrguar qė ha ushqim dhe ecė nėpėr tregje? Veē sikur njė engjėll tė mund tė zbriste te ai, qė tė shėrbejė me tė si predikues!”

[25:8] Ose, “Veē sikur njė thesar tė mund t’i jepej atij!” Ose, “Veē sikur ai tė mund tė kishte njė kopsht prej tė cilit ai han!” Shkelėsit gjithashtu thanė, “Ju po ndiqni njė njeri tė magjepsur.”

[25:9] Vėreje se si tė thirrėn me lloj lloj emrash, dhe si kjo i ēoi nė humbje, pėr tė mos e gjetur kurrė mė rrugėn e drejtė.

[25:10] Mė i bekuari ėshtė Ai qė mund, nėse Ai do, tė tė japė shumė mė mirė se kėrkesat e tyre – kopshte me prroje qė rrjedhin, dhe shumė pallate.

Arsyeja e vėrtetė

[25:11] Nė fakt, ata nuk kanė besuar nė Orėn (Ditėn e Ringjalljes), dhe kemi pėrgatitur pėr ata qė nuk besojnė nė Orėn njė Ferr flakė.

Ndėshkim pėr mosbesimtarėt

[25:12] Kur ai i sheh ata nga larg, do tė dėgjojnė shkulmin dhe tymin e tij.

[25:13] Dhe kur tė hidhen nė tė, nėpėrmjet njė vendi tė ngushtė, krejt tė prangosur, do tė deklarojnė brejtjen e ndėrgjegjes sė tyre.

[25:14] Ju nuk do tė deklaroni vetėm njė brejtje ndėrgjegjeje, atė ditė; do tė vuani nėpėr njė numėr tė madh brejtjesh ndėrgjegjeje.

Shpėrblim pėr tė drejtit

[25:15] Thuaj, “A ėshtė kjo mė mirė apo Parajsa e pėrhershme qė ėshtė premtuar pėr tė drejtit? Ėshtė shpėrblimi i tyre fare mirė i merituar; fat fare mirė i merituar.”

[25:16] Ata kanė ēfarėdo qė dėshirojnė aty, pėrgjithmonė. Ky ėshtė premtimi i pakthyeshėm i Zotėruesit tėnd.

[25:17] Ditėn kur Ai i mbledhė ata, sė bashku me idhujt qė kishin ngritur pėrkrah Zotit, Ai do tė thotė, “A i keni ēorientuar kėta shėrbėtorėt e Mi, apo ata shkuan nė humbje vet?”

[25:18] Ata do tė thonė, “Qofsh i madhėruar, nuk ishte e drejtė pėr ne qė tė ngrisim zotėruesė pėrkrah Teje. Por Ti i lejove ata tė kėnaqen, sė bashku me prindėrit e tyre. Si pasojė, ata e shpėrfillėn lajmin dhe kėshtu u bėnė njerėz shpirtligj.”

[25:19] Ata nuk kanė besuar nė lajmin qė ua keni dhėnė atyre, dhe, si pasojė, nuk mund as t’i mbroni nga ndėshkimi qė kanė vetėshkaktuar, as nuk mund t’iu ndihmoni nė asnjė mėnyrė. Kushdo prej jush qė vepron keq, ne do e parashtrojmė nė ndėshkim tė rėndė.

Tė dėrguarit janė thjeshtė qenie njerėzore

[25:20] Nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje qė nuk hėngri ushqim dhe eci nėpėr tregje. Kėshtu ju testojmė me njėri tjetrin; a do tė duroni me kėmbėngulje? Zotėruesi yt ėshtė Pamės.

[25:21] Ata qė nuk presin tė na takojnė, thanė, “Veē sikur engjėjt tė mund tė zbritnin te ne, ose tė mund ta shihnim Zotėruesin tonė (atėherė do tė besonim)!” Nė fakt, ata kanė kryer njė mendjemadhėsi tė tepėrt, dhe kanė prodhuar njė blasfemi tė tepėrt.

[25:22] Ditėn kur ata i shohin engjėjt, nuk do tė jetė lajm i mirė pėr fajtorėt; do tė thonė, “Tash jemi tė mbyllur pakthyeshėm.”

[25:23] Do i shikojmė tė gjitha punėt qė i kanė bėrė, dhe t’i bėjmė ato tė pavlefshme dhe tė asgjėsuara.

[25:24] Banuesit e Parajsės janė shumė mė mirė atė ditė; ata do tė dėgjojnė lajme mė tė mira.

[25:25] Qielli do tė ēahet, nė masa resh, dhe mori engjėjsh do tė zbresin.

[25:26] I gjithė sovraniteti nė atė ditė ėshtė i Mirėbėrėsit. Pėr mosbesimtarėt, do tė jetė ditė e vėshtirė.

I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes*

[25:27] Do tė vij dita kur shkelėsi do tė kafshojė dorėn e tij (nė ankth) dhe tė thotė, “Vaj, ah sikur ta kisha ndjekur rrugėn me tė dėrguarin.

[25:28] "Vaj, mjerė unė, ah sikur tė mos e kisha bėrė shok atė person.

[25:29] "Ai mė ka ēuar larg nga lajmi pasi qė mė erdhi. Nė tė vėrtetė, djalli e braktisė viktimėn e tij njerėzore.”

[25:30] I dėrguari* tha, “Zotėruesi im, njerėzit e mi e kanė braktisur kėtė Kuran.”

*25:27-30 Kjo strofė gjithashtu i referohet tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes emri i tė cilit ėshtė matematikisht i koduar nė Kuran si “Rashad Khalifa”. Nėse e shkruani vlerėn germore tė “Rashad” (505), tė ndjekur me vlerėn germore “Khalifa” (725), tė ndjekur me numrin e kėsaj sure (25), tė ndjekur me strofat 27, 28, 29, dhe 30, numri i fundit (5057252527282930) ėshtė shumėfish i 19-tės (shih Shtojcat 2 & 26 pėr hollėsirat). Profeti Muhamed do tė bėjė gjithashtu njė pohim tė tillė si nė 25:30 nė Ditėn e Gjykimit.

[25:31] Ne gjithashtu ngrisim kundėr secilit profet armiq nga fajtorėt. Zotėruesi yt mjafton si udhėzues, sundues.

[25:32] Ata qė nuk besuan thanė, “Pse nuk erdhi Kurani nėpėrmjet tij i tėri pėrnjėherė?” E kemi lėshuar te ti gradualisht, nė mėnyrė qė ta ngulitim nė memorien tėnde. E kemi recituar nė rend tė caktuar.

Evidenca e Zotit ėshtė e pakalueshme

[25:33] Ēfarėdo argumenti qė tė sjellin, ne tė japim tė vėrtetėn, dhe kuptueshmėri mė tė mirė.

[25:34] Ata qė shtyhen me dhunė nė Ferr janė nė gjendjen mė tė keqe; ata janė mė sė largu nga rruga e drejtė.

[25:35] I kemi dhėnė Moisiut shkrimin, dhe e caktuam vėllanė e tij Aronin tė jetė ndihmėsi i tij.

[25:36] U thamė, “Shkoni tė dy ju, te njerėzit qė refuzuan shpalljet tona,” dhe mė pas, ne i asgjėsuam refuzuesit krejtėsisht.

[25:37] Ngjashėm, kur njerėzit e Nuhut nuk iu besuan tė dėrguarve, i mbytėm, dhe i ujdisėm si shenjė pėr njerėzit. Kemi pėrgatitur pėr shkelėsit ndėshkim qė dhemb.

[25:38] Gjithashtu Adin, Themudin, banorėt e Resit, dhe shumė gjenerata ndėrmjet tyre.

[25:39] Te secili prej kėtyre grupeve, ne ēuam shembuj tė mjaftueshėm, para se t’i asgjėsonim.

[25:40] Ata kanė kaluar nga shoqėria qė mbi tė u derdh breshėri e tmerrshme (Sodoma). A nuk e panė ? Por nuk besuan nė ringjallje.

Tė dėrguarit pėrqeshen

[25:41] Kur ata tė shihnin, gjithmonė tė pėrqeshnin: “A ėshtė ky ai i zgjedhuri nga Zoti pėr tė qenė i dėrguar?

[25:42] "Ai gati na largoi nga zotat tanė, po tė mos ishte qė do tė kėmbėngulnim me durim me ta.” Ata padyshim do tė marrin vesh, kur ta shohin ndėshkimin se kush janė ata qė kanė humbur rrugėn e vėrtetė.

Uni si zot

[25:43] A e ke parė atė zot i tė cilit ėshtė uni i vet. A do tė jesh pėrkrahės i tij?

[25:44] A mendon se shumica e tyre dėgjojnė, ose kuptojnė? Ata janė si kafshėt; jo, ata janė shumė mė tė kėqij.

Bekime tė pakufi nga Zoti

[25:45] A nuk e ke parė se si Zotėruesi yt e dizajnoi hijen? Po tė donte Ai do e bėnte tė palėvizshme, atėherė ne do e kishim dizajnuar diellin nė pėrputhje me tė.

[25:46] Por ne e dizajnuam qė tė lėvizė ngadalė.

[25:47] Ai ėshtė Ai qė dizajnoi natėn qė tė jetė mbulesė, dhe pėr ju qė tė flini dhe tė ēlodheni. Dhe e bėri ditėn ringjallje.

[25:48] Ai ėshtė Ai qė dėrgon erėrat me ogure tė mira pėr mėshirėn e Tij, dhe lėshojmė nga qielli ujė tė pastėr.

[25:49] Me tė, ngjallim tokat e vdekura dhe furnizojmė ujė pėr krijesat tona - mori kafshėsh dhe njerėzish.

[25:50] E kemi shpėrndarė mes tyre nė pėrmasė tė saktė, qė tė mund tė jenė tė vėmendshėm. Por shumica e njerėzve insistojnė tė mos besojnė.

[25:51] Sikur tė donim, do tė kishim mundur tė dėrgojmė nė ēdo shoqėri paralajmėrues.

[25:52] Prandaj, mos iu bind mosbesimtarėve, dhe pėrpiqu kundėr tyre me kėtė, pėrpjekje e madhe.

[25:53] Ai ėshtė Ai qė i shkrinė dy detet; njėri ėshtė i freskėt dhe i ėmbėl, pėrderisa tjetri ėshtė i njelmėt dhe i papijshėm. Dhe Ai i ndau ata me barrierė tė fortė tė qėndrueshme (avullim).

[25:54] Ai ėshtė Ai qė krijoi prej uji qenien njerėzore, pastaj e bėri qė tė riprodhojė nėpėrmjet martesės dhe ēiftėzimit. Zotėruesi yt ėshtė i Gjithėfuqishėm.

[25:55] Prapėseprapė, ata ende ngritin pėrkrah Zotit idhuj qė nuk mund t’iu sjellin dobi, as t’i dėmtojnė. Nė tė vėrtetė, mosbesimtari ėshtė armik i Zotėruesit tė vet.

[25:56] Tė kemi dėrguar ty si dėrgues lajmi tė mirė, si dhe si paralajmėrues.*

*25:56 Kjo strofė i drejtohej edhe Rashad Khalifės kur ishte nė kėtė botė. Vlera germore e “Rashad Khalifa” (1230), plus numri i sures dhe strofės (25+56) japin shumėn 1230+25+56=1311=19x69.

[25:57] Thuaj, “Unė nuk kėrkoj para nga ju. Krejt ēka kėrkoj ėshtė t’ju ndihmoj qė ta gjeni rrugėn drejt Zotėruesit tuaj, nėse kjo ėshtė ēka zgjidhni.”

Profetėt dhe tė shenjtėt janė tė vdekur

[25:58] Tė kesh besim nė Atė qė ėshtė i Gjallė – Atė qė nuk vdes kurrė – dhe lartmadhėroje Atė dhe madhėroje Atė. Ai ėshtė Njohės i tėrėsishėm i mėkateve tė krijesave tė Tij.

[25:59] Ai ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn, dhe ēdo gjė ndėrmjet tyre, pėr gjashtė ditė, dhe mori tė gjitha nė dorė. Mirėbėrėsi; pyeti pėr Tė ata qė janė mirė tė bazuar nė dije.

Njeriu mosmirėnjohės

[25:60] Kur atyre iu thuhet, “Bini nė pėrulje para Mirėbėrėsit,” ata thonė, “Ēka ėshtė Mirėbėrėsi? A tė pėrulemi para ēka na thua ti?” Kėshtu, ajo vetėm ua shton neverinė.

[25:61] Mė i bekuari ėshtė Ai qė vuri yjėsi nė qiell, dhe vuri nė tė njė llambė, dhe njė hėnė tė ndritshme.

[25:62] Ai ėshtė Ai qė e dizajnoi natėn dhe ditėn qė tė ndėrrohen: provė e mjaftueshme pėr ata qė dėshirojnė tė jenė tė vėmendshėm, ose tė jenė mirėnjohės.

Vetitė e tė drejtėve

[25:63] Adhuruesit e Mirėbėrėsit janė ata qė trajtojnė tokėn butėsisht, dhe kur tė padijshmit iu flasin, ata vetėm shprehin paqe.

[25:64] Kur janė vetė natėn, ata meditojnė pėr Zotėruesin e tyre, dhe bien nė pėrulje.

[25:65] Dhe thonė, “Zotėruesi ynė, kursena nga agonia e Ferrit; ndėshkimi i tij ėshtė i tmerrshėm.

[25:66] "Ėshtė vendbanimi mė i keq; pėrfundimi mė i keq.”

[25:67] Kur ata japin, nuk janė as dorėshpuar as dorėshtrėnguar; ata japin me pėrmbajtje.

[25:68] Ata nuk i luten pėrkrah Zotit asnjė zoti tjetėr, as nuk vrasin ndokėnd – se Zoti e ka bėrė jetėn tė shenjtė – pėrveē pėr drejtėsi. As nuk bėjnė marrėdhėnie jashtėmartesore. Ata qė bėjnė kėto shkelje kanė pėr tė paguar.

[25:69] Ndėshkimi dyfishohet pėr ta nė Ditėn e Ringjalljes, dhe ata qėndrojnė nė tė tė poshtėruar.

[25:70] Me pėrjashtim tė atyre qė pendohen, besojnė, dhe ēojnė jetė tė drejtė. Zoti ua shndėrron mėkatet e tyre nė tė mira. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

[25:71] Ata qė pendohen dhe ēojnė jetė tė drejtė, Zoti i shpengon ata; shpengim tė plotė.

Veti plotėsuese tė tė drejtėve

[25:72] Ata nuk dėshmojnė rrejshėm. Kur hasin nė biseda tė kota, i shpėrfillin.

[25:73] Kur iu kujtohen shpalljet e Zotėruesit tė tyre, ata nuk reagojnė ndaj tyre sikur tė ishin tė shurdhėr dhe tė verbėr.

[25:74] Dhe thonė, “Zotėruesi ynė, le tė jenė bashkėshortet dhe fėmijėt tanė burim kėnaqėsie pėr ne, dhe na mbaj nė ballė tė tė drejtėve.”

[25:75] Kėta janė ata qė arrijnė Parajsė si shpėrblim pėr durimin e tyre; ata pranohen aty me pėrshėndetje gazmore dhe paqe.

[25:76] Pėrgjithmonė qėndrojnė aty; ēfarė vendbanimi i bukur.

[25:77] Thuaj, “Ju arrini vlerė te Zotėruesi im vetėm nėpėrmjet adhurimit. Por nėse nuk besoni, vetėshkaktoni pasojat e pashmangshme.”