[26:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[26:1]
T. S. M.* (Ta, Sinė, Mimė)
*26:1 Shih Shtojcėn 1 pėr rėndėsinė e kėtyre shkronjave paraprakisht misterioze.
[26:2]
Kėto (shkronja) pėrbėjnė prova tė kėtij shkrimi sqarues.
[26:3]
Mund tė ndodhė ta fajėsosh veten qė ata nuk janė besimtarė.
[26:4]
Nėse duam, mund tė dėrgojmė nga qielli njė shenjė qė i detyron qafat e tyre tė
pėrkulen.
Kodi Matematikor i Kuranit
[26:5]
Sa herė qė njė kujtesė nga Mirėbėrėsi vjen te ta, qė ėshtė e re, ata ia kthejnė
shpinėn me neveri.
[26:6]
Pasi qė nuk besuan, kanė vetėshkaktuar pasojat e mosvėmendjes sė tyre.
[26:7]
A nuk e kanė parė tokėn, dhe sa shumė lloje bimėsh tė bukura kemi rritur nė tė?
[26:8]
Kjo duhet tė jetė provė e mjaftueshme pėr ta, por shumica e tyre nuk janė
besimtarė.
[26:9]
Nuk ka dyshim, Zotėruesi yt ėshtė i Plotfuqishmi, i Mėshirshmi.
Moisiu
[26:10]
Kujtohu qė Zotėruesi yt thirri Moisiun: Shko te njerėzit shkelės.
[26:11]
"Njerėzit e Faraonit; ndoshta pėrmirėsohen.
[26:12]
Ai tha, Zotėruesi im, kam frikė se mos nuk mė besojnė.
[26:13]
"Mund tė mė humbė fryma. Gjuha mė lidhet; ma dėrgo vėllanė tim Aronin.
[26:14]
"Gjithashtu, ata mė konsiderojnė tė arratisur; Kam frikė se mos mė
vrasin.
[26:15]
Ai tha, Jo, (nuk tė vrasin). Shkoni me provat e Mia. Do tė jemi me ju, duke
dėgjuar.
[26:16]
"Shkoni te Faraoni dhe thoni, Jemi tė dėrguarė prej Zotėruesit tė
gjithėsisė.
[26:17]
" `Lėrini Fėmijėt e Izraelit tė shkojnė.
[26:18]
Ai tha, A nuk tė rritėm qė kur ishe foshnje, dhe ti kalove shumė vite me ne?
[26:19]
"Pastaj e bėre krimin qė bėre, dhe ishe mosmirėnjohės.
[26:20]
Ai tha, Vėrtetė, unė e bėra atė kur isha i humbur.
[26:21]
"Pastaj ika, kur u frikėsova nga ju, dhe Zotėruesi im mė pajisi me menēuri
dhe mė bėri njė prej tė dėrguarve.
[26:22]
"Ti po mburresh qė mė ke bėrė njė tė mirė, pėrderisa i skllavėron Fėmijėt
e Izraelit!
[26:23]
Faraoni tha, Ēka ėshtė Zotėruesi i gjithėsisė?
[26:24]
Ai tha, Zotėruesi i qiejve dhe tokės, dhe ēdo gjėje ndėrmjet tyre. Duhet tė
jeni tė sigurt pėr kėtė.
[26:25]
Ai u tha atyre rreth vetes, A e dėgjuat kėtė?
[26:26]
Ai tha, Zotėruesi juaj dhe Zotėruesi i paraardhėsve tuaj.
[26:27]
Ai tha, I dėrguari i juaj qė ėshtė dėrguar te ju ėshtė ēmendur.
[26:28]
Ai tha, Zotėruesi i lindjes dhe perėndimit, dhe ēdo gjėje ndėrmjet tyre, nėse
kuptoni.
[26:29]
Ai tha, Nėse ti pranon ndonjė zot, tjetėr pos meje, unė do tė fus nė burg.
[26:30]
Ai tha, Ēka nėse tė tregoj diēka tė thellė?
[26:31]
Ai tha, Atėherė tregoje, nėse je i sinqertė.
[26:32]
Ai pastaj e hodhi shkopin e vet, ku u bė gjarpėr i vėrtetė.
[26:33]
Dhe nxori dorėn e vet, dhe ishte e bardhė pėr spektatorėt.
[26:34]
Ai i tha kėshilltarėve rreth tij, Ky ėshtė njė magjistar me pėrvojė.
[26:35]
"Dėshiron tju nxjerrė nga toka juaj, me magjinė e tij. Ēka propozoni?
[26:36]
Ata thanė, Jepu afat atij dhe vėllait tė tij, dhe dėrgo mbledhės te ēdo
qytezė.
[26:37]
"Le tė mbledhin ēdo magjistar me pėrvojė.
[26:38]
Magjistarėt u mblodhėn nė kohėn e caktuar, ditėn e caktuar.
[26:39]
Njerėzve iu tha: Ejani tė gjithė; le tė mblidhemi sė bashku kėtu.
[26:40]
"Ndoshta do i ndjekim magjistarėt, nėse janė fituesit.
[26:41]
Kur magjistarėt erdhėn, ata i thanė Faraonit, A paguhemi, nėse jemi fituesit?
[26:42]
Ai tha, Po; madje edhe do tė jeni tė afėrm me mua.
[26:43]
Moisiu iu tha atyre Hidhni ēka keni pėr tė hedhur.
[26:44]
Ata i hodhėn litarėt dhe thuprat e tyre, dhe thanė, Pasha madhėshtinė e
Faraonit, do tė jemi fituesit.
[26:45]
Moisiu hodhi shkopin e tij, ku edhe gėlltiti ēka ata trilluan.
Ekspertėt e shohin tė vėrtetėn
[26:46]
Magjistarėt ranė nė pėrulje.
[26:47]
Ata thanė, Besojmė nė Zotėruesin e gjithėsisė.
[26:48]
"Zotėruesin e Moisiut dhe Aronit.
[26:49]
Ai tha, A besuat nė tė para se tju jap unė leje? Ai na qenka mėsuesi juaj, qė
ju mėsoi magjinė. Patjetėr do e shihni. Do tjua cungoj duart dhe kėmbėt tuaja
nė anė tė kundėrta. Do tju kryqėzoj tė gjithėve.
[26:50]
Ata thanė, Kjo nuk do tė ndryshojė vendimin tonė; te Zotėruesi ynė do tė
kthehemi.
[26:51]
"Shpresojmė qė Zotėruesi ynė do tė na falė mėkatet tona, posaēėrisht se
jemi besimtarėt e parė.
[26:52]
E frymėzuam Moisiun: Udhėto me shėrbėtorėt e Mi; do tju ndjekin.
[26:53]
Faraoni dėrgoi nė qytete thirrės.
[26:54]
(Duke thėnė,) Kjo ėshtė njė bandė e vogėl.
[26:55]
"Ata tani po na kundėrshtojnė.
[26:56]
"Le tė ruhemi tė gjithė prej tyre.
Ndėshkimi i pashmangshėm
[26:57]
Si pasojė, hoqėm nga ta kopshtet dhe burimet.
[26:58]
Dhe thesare dhe pozitė tė nderuar.
[26:59]
Pastaj e bėmė atė trashėgim pėr Fėmijėt e Izraelit.
[26:60]
Ata i ndoqėn ata kah lindja.
[26:61]
Kur tė dyja palėt e panė njėra tjetrėn, njerėzit e Moisiut thanė, Do tė na
zėnė.
[26:62]
Ai tha, Ska shanse. Zotėruesi im ėshtė me mua; Ai do tė mė udhėzojė.
[26:63]
Atėherė e frymėzuam Moisiun: Bjeri detit me shkopin tėnd, ku edhe u nda. Secila
pjesė ishte si njė kodėr e madhe.
[26:64]
Pastaj i ēliruam ata tė gjithė.
[26:65]
Kėshtu e shpėtuam Moisiun dhe tė gjithė ata qė ishin me tė.
[26:66]
Dhe i mbytėm tė tjerėt.
[26:67]
Kjo duhet tė jetė provė e mjaftueshme, por shumica e njerėzve nuk janė
besimtarė.
[26:68]
Padyshim, Zotėruesi yt ėshtė i Plotfuqishmi, i Mėshirshmi.
Ibrahimi
[26:69]
Ua kallėzo atyre historinė e Ibrahimit.
[26:70]
Ai i tha babait tė tij dhe njerėzve tė tij, Ēka ėshtė kjo qė po e adhuroni?
[26:71]
Ata thanė, Ne adhurojmė statuja; ia kushtojmė veten krejtėsisht atyre.
[26:72]
Ai tha, A mund tju dėgjojnė kur luteni?
[26:73]
"A mund tju sjellin dobi, ose tju dėmtojnė?
[26:74]
Ata thanė, Jo; por i gjetėm prindėrit tanė duke bėrė kėshtu.
[26:75]
Ai tha, A i shihni kėta idhuj qė i adhuroni.
[26:76]
"Ju dhe paraardhėsit tuaj.
[26:77]
"Unė jam kundėr tyre, se ia kam kushtuar veten vetėm Zotėruesit tė
gjithėsisė.
[26:78]
"Atij qė mė krijoi, dhe mė udhėzoi.
[26:79]
"Atij qė mė ushqen dhe mė shuan etjen.
[26:80]
"Dhe kur sėmurem, Ai mė shėron.
[26:81]
"Atij qė mė vė nė vdekje, pastaj mė sjell prapė nė jetė.
[26:82]
"Atij qė shpresoj qė do tė falė mėkatet e mia nė Ditėn e Gjykimit.
[26:83]
"Zotėruesi im, mė dhuro menēuri, dhe mė pėrfshij me tė drejtit.
[26:84]
"Le tė jetė shembulli im pėr gjeneratat e ardhshme shembull i mirė.
[26:85]
"Mė bė njė prej trashėgimtarėve tė Parajsės sė hareshme.
[26:86]
"Dhe fale babain tim, se ai ka shkuar nė humbje.
[26:87]
"Dhe mos mė braktis nė Ditėn e Ringjalljes.
[26:88]
Ajo ėshtė dita kur as paratė, as fėmijėt, nuk mund tė ndihmojnė.
[26:89]
Vetėm ata qė vijnė me gjithė zemėr te Zoti (do tė shpėtohen).
[26:90]
Parajsa do iu paraqitet tė drejtėve.
[26:91]
Ferri do pėrgatitet pėr humbėsit.
Do i mohojnė idhujt e vet
[26:92]
Do tė pyeten, Ku janė idhujt qė i kishit adhuruar
[26:93]
"pėrkrah Zotit? A mund tju ndihmojnė? A mund ta ndihmojnė veten?
[26:94]
Ata do tė hidhen nė tė, sė bashku me humbėsit.
[26:95]
Dhe tė gjithė ushtarėt e Dreqit.
[26:96]
Do tė thonė pėrderisa grinden nė tė,
[26:97]
"Pasha Zotin, ishim larg nė humbje.
[26:98]
"Si kemi mundur tju ngrisim nė rang me Zotėruesin e gjithėsisė?
[26:99]
"Ata qė na ēorientuan janė shpirtligj.
[26:100]
"Tash nuk kemi asnjė ndėrmjetėsues.
[26:101]
"As ndonjė shok tė ngushtė.
[26:102]
"Vetėm sikur tė kishim edhe njė shans tjetėr, atėherė do tė besonim.
[26:103]
Nė kėtė ka mėsim tė mirė. Por shumica e njerėzve nuk janė besimtarė.
[26:104]
Zotėruesi yt ėshtė i Plotfuqishmi, i Mėshirshmi.
Nuhu
[26:105]
Njerėzit e Nuhut nuk iu besuan tė dėrguarve.
[26:106]
Vėllai i tyre Nuhu iu tha atyre, A nuk do tė jeni tė drejtė?
[26:107]
"Unė sinqerisht jam dėrguar te ju.
[26:108]
"Tia keni dronė Zotit dhe tė mė bindeni mua.
[26:109]
"Nuk kėrkoj pagė nga ju. Rroga ime vjen nga Zotėruesi i gjithėsisė.
[26:110]
"Tia keni dronė Zotit dhe tė mė bindeni mua.
[26:111]
Ata thanė, Si mund tė besojmė me ty, kur mė tė kėqijtė prej nesh tė kanė
ndjekur?
[26:112]
Ai tha, Si mund ta di unė ēka bėnė ata?
[26:113]
"Gjykimi i tyre ėshtė vetėm me Zotėruesin tim, sikur tė mund ta merrni me
mend.
[26:114]
"Nuk do i largoj besimtarėt.
[26:115]
"Nuk jam asgjė mė shumė se njė paralajmėrues sqarues.
[26:116]
Ata thanė, Nė mos u ndalsh, o Nuh, do tė gurėzohesh pėr vdekje.
[26:117]
Ai tha, Zotėruesi im, njerėzit e mi nuk mė kanė besuar.
[26:118]
"Mė dhuro fitore kundėr tyre, dhe mė ēliro mua dhe shoqėruesit e mi
besimtarė.
[26:119]
E dėrguam atė dhe ata qė e shoqėruan nė arkėn e ngarkuar.
[26:120]
Pastaj i mbytėm tė tjerėt.
[26:121]
Ky duhet tė jetė mėsim, por shumica e njerėzve nuk janė besimtarė.
[26:122]
Padyshim, Zotėruesi yt ėshtė i Plotfuqishmi, i Mėshirshmi.
Hudi
[26:123]
Adi nuk i besuan tė dėrguarit.
[26:124]
Vėllai i tyre Hudi iu tha atyre A nuk do tė jeni tė drejtė?
[26:125]
"Unė sinqerisht jam dėrguar te ju.
[26:126]
"Tia keni dronė Zotit, dhe tė mė bindeni mua.
[26:127]
"Unė nuk kėrkoj pagė nga ju; rroga ime vjen nga Zotėruesi i gjithėsisė.
[26:128]
"Ju ndėrtoni nė secilėn kodėr pallate pėr sė koti.
[26:129]
"Ju ndėrtoni ndėrtesa sikur tė zgjatnit pėrgjithmonė.
[26:130]
"Dhe kur goditni, ju goditni pa mėshirė.
[26:131]
"Tia keni dronė Zotit dhe tė mė bindeni mua.
[26:132]
"Tia keni dronė Atij qė ju furnizoi me tė gjitha gjėrat qė i njihni.
[26:133]
"Ai ju furnizoi me bagėti dhe fėmijė.
[26:134]
"Dhe kopshte dhe burime.
[26:135]
"Kam frikė pėr ju ndėshkimin e njė dite tė hatashme.
[26:136]
Ata thanė, Ėshtė njėjtė, qoftė na predikove apo nuk na predikove.
[26:137]
"Ajo e keqe ndodhi vetėm te paraardhėsit tanė.
[26:138]
"Asnjė ndėshkim nuk do tė na bie neve.
[26:139]
Kėshtu nuk besuan dhe, si pasojė, i asgjėsuam. Ky duhet tė jetė mėsim, por
shumica e njerėzve nuk janė besimtarė.
[26:140]
Padyshim, Zotėruesi yt ėshtė i Plotfuqishmi, i Mėshirshmi.
Salihu
[26:141]
Themudi nuk iu besuan tė dėrguarve.
[26:142]
Vėllai i tyre Salihu iu tha, A nuk do tė jeni tė drejtė?
[26:143]
"Unė jam i dėrguar i sinqertė te ju.
[26:144]
"Tia keni dronė Zotit, dhe tė mė bindeni mua.
[26:145]
"Unė nuk ju kėrkoj pagė; rroga ime vjen vetėm prej Zotėruesit tė
gjithėsisė.
[26:146]
"A mendoni se do tė liheni pėrgjithmonė, tė sigurt nė kėtė gjendje?
[26:147]
"Ju gėzoni kopshte dhe burime.
[26:148]
"Dhe tė korra dhe palma hurmash me fruta tė shijshėm.
[26:149]
"Ju gdhendni nga malet pallate luksoze.
[26:150]
"Tia keni dronė Zotit, dhe tė mė bindeni mua.
[26:151]
"Mos iu bindni shkelėsve.
[26:152]
"Qė bėjnė tė kėqija, jo punė tė mira.
[26:153]
Ata thanė, Ti je i magjepsur.
[26:154]
"Ti nuk je asgjė mė shumė se njė njeri si ne. Prodhoje njė mrekulli, nėse
je i sinqertė.
[26:155]
Ai tha, Ja ku ėshtė njė deve qė do tė pijė vetėm nė njė ditė qė i ėshtė
caktuar asaj; njė ditė qė ėshtė tjetėr nga ditėt tuaja tė caktuara tė pijes.
[26:156]
"Mos i bėni ndonjė dėm, se mos po vetėshkaktoni ndėshkim nė njė ditė tė
hatashme.
[26:157]
Ata e therėn atė, dhe kėshtu vetėshkaktuan pikėllim.
[26:158]
Ndėshkimi i kaploi ata. Ky (rast) duhet tė jetė mėsim, por shumica e njerėzve
nuk janė besimtarė.
[26:159]
Padyshim, Zotėruesi yt ėshtė i Plotfuqishmi, i Mėshirshmi.
Luti
[26:160]
Njerėzit e Lutit nuk iu besuan tė dėrguarve.
[26:161]
Vėllai i tyre Luti iu tha atyre, A nuk do tė jeni tė drejtė?
[26:162]
"Unė sinqerisht jam dėrguar te ju.
[26:163]
"Tia keni dronė Zotit, dhe tė mė bindeni mua.
[26:164]
"Unė nuk kėrkoj pagė nga ju; rroga ime vjen vetėm prej Zotėruesit tė
gjithėsisė.
[26:165]
"A praktikoni seks me meshkujt, e gjithė njerėzve?
[26:166]
"Ju i braktisni bashkėshortet qė Zotėruesi juaj i ka krijuar pėr ju!
Vėrtetė, jeni njerėz shkelės.
[26:167]
Ata thanė, Nė mos u ndalsh, o Lut, do tė dėbohesh.
[26:168]
Ai tha, Veprimet tuaja mė neverisin.
[26:169]
"Zotėruesi im, mė shpėto mua dhe familjen time nga punėt e tyre.
[26:170]
E shpėtuam atė dhe gjithė familjen e tij.
[26:171]
Por jo gruan e vjetėr; ajo ishte mallkuar.
[26:172]
Pastaj i shkatėrruam tė tjerėt.
[26:173]
Lėshuam mbi ta njė breshėri tė tmerrshme; ēfarė breshėrie e tmerrshme pėr ata
qė ishin paralajmėruar!
[26:174]
Ky (rast) duhet tė jetė mėsim, por shumica e njerėzve nuk janė besimtarė.
[26:175]
Padyshim, Zotėruesi yt ėshtė i Plotfuqishmi, i Mėshirshmi.
Shuajbi
[26:176]
Njerėzit e Pyllit nuk iu besuan tė dėrguarve.
[26:177]
Shuajbi iu tha atyre, A nuk do tė jeni tė drejtė?
[26:178]
"Unė sinqerisht jam dėrguar te ju.
[26:179]
"Tia keni dronė Zotit, dhe tė mė bindeni mua.
[26:180]
"Unė nuk kėrkoj pagė nga ju; rroga ime vjen vetėm nga Zotėruesi i
gjithėsisė.
[26:181]
"Tė jepni masė tė plotė kur tė bėni shitblerje; mos bėni hile.
[26:182]
"Tė peshoni me peshore tė drejtė.
[26:183]
"Mos i mashtroni njerėzit nga tė drejtat e tyre, dhe mos u endni tė
korruptuar nėpėr tokė.
[26:184]
"Kini dronė Atij qė ju krijoi juve dhe gjeneratat paraprake.
[26:185]
Ata thanė, Ti je i magjepsur.
[26:186]
"Ti nuk je asgjė mė shumė se qenie njerėzore si ne. Nė fakt, mendojmė se
je gėnjeshtar.
[26:187]
"Le tė bien mbi ne masa nga qielli, nėse je i sinqertė.
[26:188]
Ai tha, Zotėruesi im ėshtė Ai qė di ēdo gjė qė bėni.
[26:189]
Ata nuk i besuan atij dhe, si pasojė, vetėshkaktuan ndėshkimin e Ditės sė
Mbulimit. Ishte ndėshkimi i njė dite tė hatashme.
[26:190]
Ky (rast) duhet tė jetė mėsim, por shumica e njerėzve nuk janė besimtarė.
[26:191]
Padyshim, Zotėruesi yt ėshtė i Plotfuqishmi, i Mėshirshmi.
Kurani
[26:192]
Kjo ėshtė shpallje nga Zotėruesi i gjithėsisė.
[26:193]
Shpirti i Sinqertė (Gabrieli) zbriti me tė.
[26:194]
Pėr ta shpallur atė nė zemrėn tėnde, qė tė mund tė jesh njė prej
paralajmėruesve.
[26:195]
Nė gjuhė arabe tė pėrkryer.
[26:196]
Ėshtė profetizuar nė librat e gjeneratave paraprake.
[26:197]
A nuk ėshtė shenjė e mjaftueshme pėr ta qė njihej te dijetarėt mes Fėmijėve tė Izraelit?
Kurani duhet tė pėrkthehet
[26:198]
Po ta shpallnim kėtė te njerėz qė nuk dinė arabisht.
[26:199]
Dhe ta recitonte ai (arabisht), ata nuk do tė kishin mundur tė besojnė nė tė.
[26:200]
Kėshtu e bėjmė (si gjuhė tė huaj) nė zemrat e fajtorėve.
[26:201]
Pra, ata nuk mund tė besojnė nė tė; jo derisa ta shohin ndėshkimin qė dhemb.
[26:202]
Do tu bijė atyre papritmas, kur mė sė paku e presin.
[26:203]
Ata pastaj do tė thonė, A mund tė na shtyhet afati?
[26:204]
A nuk e sfiduan ata ndėshkimin tonė?
[26:205]
Siē e sheh, i lejuam ata tė kėnaqen me vite.
[26:206]
Pastaj ndėshkimi iu erdhi, ashtu siē u premtua.
[26:207]
Rezervat e tyre tė mėdha nuk iu ndihmuan atyre aspak.
[26:208]
Nuk asgjėsuam asnjė shoqėri pa dėrguar paralajmėrues.
[26:209]
Prandaj, ky ėshtė kujtesė, se ne nuk jemi tė padrejtė.
Tė dėrguarit e rremė tė paaftė qė tė predikojnė adhurimin e
VETĖM Zotit*
[26:210]
Djajtė nuk mund ta shpallin kėtė.
*26:210 Njė i dėrguar i rremė ėshtė i dėrguar i
Dreqit, se ai ėshtė trillues i rrenės mė tė urryer. Njė i dėrguar i tillė nuk
mund ta flakė idhujtarinė, ose tė predikojė adhurimin e VETĖM Zotit.
[26:211]
As nuk do tė bėnin, as nuk do tė mundeshin.
[26:212]
Se ata ndalohen nga dėgjimi.
[26:213]
Prandaj, mos idolizo pėrkrah Zotit asnjė zot tjetėr, se vetėshkakton
ndėshkimin.
I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes*
[26:214]
Tu predikosh njerėzve qė janė mė sė afėrmi teje.
*26:214-223 Kėto strofa i referoheshin tė Dėrguarit
tė Zotit tė Besėlidhjes: shuma e vlerės germore tė Rashad Khalifa (1230),
plus numri i strofės (214) ėshtė 1230+214=1444=19x76=19x19x4, dhe shuma e
numrave tė strofave nga 214 deri te 223 ėshtė 2185=19x115 (Shtojca 1).
[26:215]
Dhe tė jesh i butė me besimtarėt qė tė ndjekin.
[26:216]
Nėse nuk tė binden, atėherė thuaj, Unė nuk jam pėrgjegjės pėr atė qė bėni.
[26:217]
Dhe ki besim te i Plotfuqishmi, i Mėshirshmi.
[26:218]
Qė tė sheh kur mediton gjatė natės.
[26:219]
Dhe pėrkuljet tua tė shpeshta.
[26:220]
Ai ėshtė Dėgjuesi, i Gjithėdijshmi.
[26:221]
A tju tregoj mbi kėnd zbresin djajtė?
[26:222]
Ata zbresin mbi ēdo trillues fajtor.
[26:223]
Ata shtihen kinse dėgjojnė, por shumica e tyre janė gėnjeshtarė.
[26:224]
Sa pėr poetėt, ata ndiqen vetėm nga humbėsit.
[26:225]
A nuk e sheh qė besnikėria e tyre ndryshon varėsisht prej situatės?
[26:226]
Dhe qė ata thonė ēka nuk bėjnė?
[26:227]
Me pėrjashtim tė atyre qė besojnė, ēojnė jetė tė drejtė, pėrkujtojnė Zotin
shpesh, dhe ngriten pėr tė drejtat e tyre. Padyshim, shkelėsit do tė shohin se
si ėshtė pėrfundimi i tyre.