[27:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[27:1]
T. S.* Kėto (shkronja) janė prova tė Kuranit; shkrim i thellė.
*27:1 Shih Shtojcėn 1 pėr domethėnien e kėtyre inicialeve Kuranore.
[27:2]
Fener, dhe lajm i mirė, pėr besimtarėt.
[27:3]
Qė zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat), japin bamirėsinė e obligueshme (Zeqat),
dhe janė, sa i pėrket Pėrjetėsisė, absolutisht tė sigurt.
[27:4]
Ata qė nuk besojnė nė Pėrjetėsi, ne ua zbukurojmė punėt e tyre para syve tė
tyre. Kėshtu, ata vazhdojnė tė enden.
[27:5]
Janė ata qė vetėshkaktojnė ndėshkimin mė tė keq, dhe nė Pėrjetėsi, ata do tė
jenė me humbėsit mė tė kėqij.
[27:6]
Padyshim, po e pranon Kuranin nga Mė i Menēuri, i Gjithėdijshmi.
Moisiu
[27:7]
Kujtohu qė Moisiu i tha familjes sė vet, Shoh njė zjarr; le tju sjell lajm
nga aty, ose ndonjė pishtar pėr tju ngrohur.
[27:8]
Kur ai erdhi te ai, u thirr: I bekuar ėshtė Ai (qė po flet) brenda zjarrit,
dhe ata rreth tij. I madhėruar qoftė Zoti, Zotėruesi i gjithėsisė.
[27:9]
"O Moisi, Unė jam, Zoti, i Plotfuqishmi, Mė i Menēuri.
[27:10]
"Hidhe poshtė shkopin tėnd. Kur e pa duke lėvizur si njė demon, ai u
kthye dhe iku. O Moisi, mos u frikėso. Tė dėrguarit e Mi tė mos frikėsohen.
[27:11]
"Me pėrjashtim tė atyre qė bėjnė njė shkelje, e pastaj mėkatin e
zėvendėsojnė me drejtėsi; Unė jam Falės, i Mėshirshmi.
[27:12]
"Fute dorėn nė xhepin tėnd; do tė dalė e bardhė, pa asnjė tė metė. Kėto
janė mes nėntė mrekullive pėr te Faraoni dhe njerėzit e tij, se ata janė njerėz
shpirtligj.
[27:13]
Kur mrekullitė tona iu paraqitėn atyre, tė qarta dhe tė thella, ata thanė, Kjo
ėshtė qartazi magji.
[27:14]
Ata i refuzuan ato dhe u bindėn krejtėsisht pėr rrugėt e tyre tė gabueshme, pėr
shkak tė mendjemadhėsisė sė tyre. Vėreni pasojat pėr keqbėrėsit.
Davidi dhe Salomoni
[27:15]
E pajisėm Davidin dhe Salomonin me dituri, dhe thanė, Lavdi Zotit se na bekoi
mė shumė se shumė prej shėrbėtorėve tė Tij besimtarė.
[27:16]
Salomoni ishte trashėgimtari i Davidit. Ai tha, O njerėz, ne jemi pajisur me
tė kuptueshmit e gjuhės sė zogjve, dhe lloj lloj gjėrash na janė dhuruar. Ky
ėshtė vėrtetė bekim i vėrtetė.
[27:17]
Tė mobilizuar nė shėrbim tė Salomonit ishin ushtarėt e dėgjueshėm tė tij nga
xhinėt dhe njerėzit, si dhe zogjtė; tė gjitha nė dispozicion tė tij.
[27:18]
Kur ata iu afruan luginės sė milingonave, njė milingonė tha, O ju milingona,
hyni nė shtėpitė tuaja, se mos iu shtypin Salomoni dhe ushtarėt e tij, pa e
vėrejtur.*
[27:19]
Ai buzėqeshi dhe qeshi me thėnien e saj,* dhe tha, Zotėruesi im, mė drejto tė
jem mirėnjohės pėr bekimet qė ke dhuruar mbi mua dhe prindėrit e mi, dhe tė bėj
punėt e drejta qė tė kėnaqin Ty. Mė prano me mėshirėn Tėnde nė shoqėrinė e
shėrbėtorėve Tu tė drejtė.
*27:18-19 Sa mė tė pazakonshme ngjarjet nė njė sure
tė caktuar, aq mė e fortė evidenca matematikore qė i pėrkrahė ato. Kjo ndihmon
qė tė na sigurojė qė fenomene tė tilla tė ēuditshme janė treguese tė fuqisė sė Zotit.
Inicialet e kėsaj sureje, T.S., pėrbėjnė njė pjesė tė ndėrlikuar tė mrekullive
matematikore tė ndėrlidhura me inicialet Kuranore. Lindja e pazakontė dhe
mrekullitė e Jezusit janė nė Suren 19, e cila ka pėrpara pesė Iniciale
Kuranore. Shih Shtojcėn 1 pėr hollėsirat.
[27:20]
Ai i kėqyri zogjtė, dhe vėrejti: Pse nuk e shoh pupėzėn? Pse po mungon?
[27:21]
"Do e ndėshkoj rėndė ose ta flijoj, nė mos mė dhėntė njė arsye tė mirė.
[27:22]
Ai nuk priti gjatė. (Pupėza) tha, Kam lajme qė ti nuk i ke. Solla te ti nga
Sheba, ca informata tė rėndėsishme.
[27:23]
"Gjeta njė grua qė i sundonte ata, e cila ishte bekuar me ēdo gjė, dhe
kishte njė pallat tė pamasė.
[27:24]
"E gjeta atė dhe njerėzit e saj duke u pėrulur para diellit, nė vend tė Zotit.
Djalli i ka zbukuruar punėt e tyre nė sytė e tyre, dhe i ka zmbrapsur nga
rruga; si pasojė, ata nuk janė tė udhėzuar.
[27:25]
Ata ėshtė dashur tė jenė pėrulur para Zotit, Ai qė i manifeston tė gjitha
misteret nė qiej dhe tokė, dhe Ai qė njeh ēdo gjė qė fshihni dhe ēdo gjė qė
deklaroni.
[27:26]
Zoti: nuk ka asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij; Zotėruesi me pushtetin e madh.
[27:27]
(Salomoni) tha, Do tė shohim nėse e the tė vėrtetėn, ose nėse je gėnjeshtar.
[27:28]
"Merre kėtė letėr nga unė, ua jep atyre, pastaj vėzhgo pėr reagimin e
tyre.
Prapė nė Shebė
[27:29]
Ajo tha, O kėshilltarėt e mi, kam pranuar njė letėr tė nderuar.
[27:30]
"Ėshtė nga Salomoni, dhe ėshtė, Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė
Mėshirshmit. *
*27:30 Bismilahu i pėrfshirė nė kėtė strofė
kompenson Bismilahun qė mungon nga Surja 9, 19 sure mė herėt. Kjo e kthen
shpeshtėsinė totale tė ndodhje sė Bismilahut nė 114, 19x6. Shih Shtojcėn 29 pėr hollėsirat e njė mrekulli tė gjerė dhe tė
thellė tė lidhur mė kėtė Bismilah.
[27:31]
"Duke shpallur: Mos u bėni mendjemėdhenj; ejani te unė si tė
nėnshtruar.
[27:32]
Ajo tha, O kėshilltarėt e mi, mė kėshilloni nė kėtė ēėshtje. Unė nuk po
vendosė asgjė derisa tė mė kėshilloni.
[27:33]
Ata thanė, Ne kemi fuqinė, ne kemi aftėsitė e luftimit, dhe komanda
pėrfundimtare ėshtė nė duart tua. Ti vendos ēka tė bėsh.
[27:34]
Ajo tha, Mbretėrit korruptojnė cilėndo tokė qė e pushtojnė, dhe i nėnshtrojnė
njerėzit e dinjitetshėm tė saj. Kjo ėshtė ēka ata zakonisht bėjnė.
[27:35]
"Po dėrgoj njė dhuratė te ta; le tė shohim me ēka do tė kthehen tė
dėrguarit.
[27:36]
Kur pupėza u kthye te Salomoni (ai ia tregoi atij lajmin), dhe ai iu pėrgjigj
(njerėzve tė Shebas): A ju po mė jepni para? Ēka Zoti mė ka dhėnė ėshtė shumė
mė e mirė se ēka ju ka dhėnė juve. Ju jeni ata qė gėzoheni nga dhurata tė
tilla.
[27:37]
(Pupėzės i tha,) Kthehu te ta (dhe ua bė me dije qė) do tė shkojmė te ta me
forca qė nuk mund ti imagjinojnė. Do i dėbojmė, tė poshtėruar dhe tė pėrulur.
Mė shpejt se shpejtėsia e dritės
[27:38]
Ai tha, O ju kėshilltarė, cili prej jush mund tė ma sjellė pallatin e saj,
para se tė arrijnė kėtu si tė nėnshtruar?
[27:39]
Njė nga xhinėt (Ifriti) tha, Unė mund ta sjell te ti para se tė ngritesh. Jam
mjaft i fuqishėm pėr ta bėrė kėtė.
[27:40]
Ai qė kishte njohuri nga libri tha, Unė mund ta sjell te ti sa ēel e mbyll
sytė. Kur ai e pa tė vėnė para tij, tha, Ėshtė bekim nga Zotėruesi im, me tė
cilin Ai mė teston mua, qė tė tregoj nėse jam mirėnjohės ose mosmirėnjohės.
Kushdo qė ėshtė mirėnjohės ėshtė mirėnjohės pėr tė mirėn e vet, dhe nėse dikush
bėhet mosmirėnjohės, atėherė Zotėruesi im nuk ka nevojė pėr tė, Mė i Nderuari.
[27:41]
Ai tha, Rimodelonie pallatin e saj pėr tė. Le tė shohim nėse ajo do tė
udhėzohet, ose tė vazhdojė me tė kequdhėzuarit.
[27:42]
Kur ajo arriti, u pyet, A duket pallati yt kėshtu? Ajo tha, Duket se ky
ėshtė ai. (Salomoni tha,) E dinim qė mė parė ēka do tė bėnte ajo, dhe ne
ishim tashmė tė nėnshtruar.
[27:43]
Ajo ishte larguar duke adhuruar idhuj nė vend tė Zotit; ajo i pėrkiste njerėzve
mosbesimtarė.
[27:44]
Asaj iu tha, Hy nė pallat. Kur ajo pa nė tė, ajo mendoi qė ishte njė pishinė
uji, dhe pėrvoli (fustanin) te kėmbėt. Ajo tha, Ky pallat ėshtė tash i shtruar
me kristal brenda. Ajo tha, Zotėruesi im, i kam bėrė keq vetes. Tash
nėnshtrohem me Salomonin te Zoti, Zotėruesi i gjithėsisė.
Salihu
[27:45]
Kemi dėrguar te Themudi vėllanė e tyre Salihun, duke thėnė, Ta adhuroni Zotin.
Por ata u kthyen nė dy grupe qė grindeshin.
[27:46]
Ai tha, O njerėzit e mi, pse po nguteni tė bėni tė kėqija nė vend tė punėve tė
mira? Vetėm sikur ti luteshit Zotit pėr falje, mund tė arrini mėshirė.
[27:47]
Ata thanė, Tė konsiderojmė ogur tė keq pėr ne, ty dhe ata qė tu
bashkangjitėn. Ai tha, Oguri juaj ėshtė tėrėsisht i drejtuar nga Zoti. Nė tė
vėrtetė, ju jeni njerėz devijues.
[27:48]
Kishte nėntė banditė nė qytet qė ishin tė kėqij, dhe nuk bėnė asgjė tė mirė.
[27:49]
Ata thanė, Le tė bėjmė be nė Zotin qė do e vrasim atė dhe njerėzit e tij,
pastaj ti themi fisit tė tij, Ne nuk dimė asgjė pėr vdekjen e tyre. Po e
themi tė vėrtetėn.
Zoti i mbron besimtarėt
[27:50]
Ata thurėn kurthe dhe planifikuan, por ne gjithashtu thurėm kurthe dhe
planifikuam, pėrderisa ata nuk e vėrenin.
[27:51]
Vini re pasojat e kurtheve tė tyre; i asgjėsuam ata dhe tė gjithė njerėzit e
tyre.
[27:52]
Ja ku janė shtėpitė e tyre tė rrėnuara krejtėsisht, pėr shkak tė shkeljes sė
tyre. Ky duhet tė jetė mėsim pėr njerėzit qė dinė.
[27:53]
I shpėtojmė ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė.
Luti
[27:54]
Luti iu tha njerėzve tė tij, Si mund tė kryeni njė neveri tė tillė,
publikisht, pėrderisa shihni?
[27:55]
"Ju praktikoni seks me meshkuj, me epshe, nė vend tė grave. Nė tė vėrtetė,
ju jeni njerėz tė paditur.
[27:56]
E vetmja pėrgjigje nga njerėzit e tij ishte thėnia e tyre, Dėbonie familjen e Lutit
nga qyteti juaj; ata janė njerėz qė dėshirojnė tė jenė tė pastėr.
[27:57]
Si pasojė, e shpėtuam atė dhe familjen e tij, pėrveē bashkėshortes sė tij; e
numėruam atė me tė dėnuarit.
[27:58]
Iu derdhėm atyre njė breshėri tė caktuar. Ishte breshėri e trishtueshme mbi
njerėzit qė ishin paralajmėruar.
Mos bė asnjė dallim mes tė dėrguarve tė Zotit
[27:59]
Thuaj, I lartmadhėruar qoftė Zoti dhe paqe qoftė mbi shėrbėtorėt e Tij qė Ai i
zgjodhi. A ėshtė Zoti mė mirė, apo idhujt qė disa njerėz i ngritin?
VETĖM Zoti ia vlen tė adhurohet
[27:60]
Kush ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn? Kush ėshtė Ai qė zbret te ju nga
qielli ujė, me tė cilin prodhojmė kopshte plot bukuri ju nuk do tė kishit
shanse ti prodhoni pemėt e tij? A ėshtė ndonjė zot tjetėr me Zotin? Nė tė
vėrtetė, ata janė njerėz qė kanė devijuar.
Jezusi, Maria, Muhamedi, tė shenjtėt, etj. nuk krijuan asgjė
[27:61]
Kush ėshtė Ai qė bėri tokėn tė banueshme, bėri lumenj tė rrjedhin nėpėr tė,
vuri nė tė male, dhe krijoi barrierė mes dy ujėrave? A ėshtė ndonjė zot tjetėr
me Zotin? Nė tė vėrtetė, shumica e tyre nuk dinė.
[27:62]
Kush ėshtė Ai qė shpėton ata qė bėhen tė dėshpėruar dhe e thirrin Atė, lehtėson
vėshtirėsitė, dhe ju bėn trashėgimtarė tė tokės? A ėshtė ndonjė zot me Zotin?
Rrallė jeni tė vėmendshėm.
[27:63]
Kush ėshtė Ai qė ju udhėzon nė errėsirė tė tokės dhe detit? Kush ėshtė Ai qė
dėrgon erėrat me lajme tė mira, qė sinjalizojnė mėshirėn e Tij? A ėshtė ndonjė zot
me Zotin? Mė i lartėsuari ėshtė Zoti, larg tė pasurit e ndonjė partneri.
[27:64]
Kush ėshtė Ai qė e nisė krijimin, pastaj e pėrsėrit? Kush ėshtė Ai qė furnizon
pėr ju nga qielli dhe toka? A ėshtė ndonjė zot me Zotin? Thuaj, Mė tregoni
provat tuaja, nėse jeni tė sinqertė.
[27:65]
Thuaj, Askush nė qiej as tokė nuk e din tė ardhmen pėrveē Zotit. Atyre madje
as nuk ua merr mendja si ose kur do tė ringjallen.
Besimi nė Pėrjetėsi: Kleēkė e madhe pėr shumicėn e njerėzve
[27:66]
Nė fakt, njohuria e tyre sa i pėrket Pėrjetėsisė ėshtė e hutuar. Nė fakt, ata
ushqejnė dyshime pėr tė. Nė fakt, ata janė plotėsisht tė pavėmendshėm pėr tė.
[27:67]
Ata qė nuk besuan thanė, Pasi tė kthehemi nė pluhur, dhe gjithashtu prindėrit
tanė, a ringjallemi?
[27:68]
"Na ėshtė dhėnė premtimi i njėjtė nė tė kaluarėn. Kėto nuk janė asgjė pos
pėrralla tė moēme.
[27:69]
Thuaj, Enduni nėpėr tokė dhe vėreni pasojat e fajtorėve.
[27:70]
Mos u pikėlloni pėr ta, dhe mos u inatosni nga planifikimi i tyre.
[27:71]
Ata thonė, Kur do i vij koha atij premtimi, nėse jeni tė sinqertė?
[27:72]
Thuaj, Ju tashmė po e vuani pak nga ndėshkimi qė e sfidoni.
[27:73]
Zotėruesi yt ėshtė plot hirėsi ndaj njerėzve, por shumica e tyre janė
mosmirėnjohės.
[27:74]
Zotėruesi yt e din plotėsisht ēka fshehin kraharorėt e tyre, dhe ēka deklarojnė
ata.
[27:75]
Nuk ka asgjė nė qiej dhe tokė qė ėshtė e fshehur (nga Zoti); ēdo gjė ėshtė nė
njė regjistėr tė qartė.
[27:76]
Ky Kuran zgjidhė shumė ēėshtje pėr Fėmijėt e Izraelit; ēėshtje pėr tė cilat ata
ende po grinden.
[27:77]
Dhe padyshim, ėshtė udhėzim dhe mėshirė pėr besimtarėt.
[27:78] Zotėruesi yt ėshtė Ai qė gjykon mes
tyre nė pėrputhje me rregullat e Tij. Ai ėshtė i Plotfuqishmi, i Gjithėdijshmi.
[27:79]
Prandaj, kij besim nė Zotin; po e ndjek tė vėrtetėn e dukshme.
[27:80]
Nuk mund ti bėsh tė vdekurit, as tė shurdhrit, ta dėgjojnė thirrjen, nėse
kthehen prapa.
[27:81]
As nuk mund ti udhėzosh tė verbrit nga humbja e tyre. Tė vetmit qė do tė
dėgjojnė janė ata qė besojnė nė shpalljet tona, dhe vendosin tė jenė tė
nėnshtruar.
Kompjuteri ėshtė krijesa*
[27:82]
Nė kohėn e duhur, do tė prodhojmė pėr ta njė krijesė, tė bėrė nga materialet
tokėsore, duke deklaruar qė njerėzit nuk janė tė sigurt pėr shpalljet tona.
*27:82 (2+7+8+2 = 19) Kompjuteri u nevojit pėr tė
zbuluar mrekullinė matematikore tė Kuranit, dhe vėrtetoi qė shumica e njerėzve
e kanė hedhur poshtė lajmin e Zotit. (shih Shtojcat 1 & 19).
[27:83]
Do tė vij dita kur ne mbledhim nga secila shoqėri disa prej atyre qė nuk besuan
nė provat tona, me forcė.
Studio Kodin Matematikor tė Kuranit
[27:84]
Kur ata arrijnė, Ai do tė thotė, Ju i keni refuzuar shpalljet e Mia, para se
tė fitoni njohuri pėr to. A nuk ėshtė kjo ēka bėtė?
[27:85]
Ata do tė vetėshkaktojnė pagesėn pėr shpirtligėsinė e tyre; nuk do tė thonė
asgjė.
[27:86]
A nuk e kanė parė qė e kemi bėrė natėn pėr pushimin e tyre, dhe ditėn tė
ndriēuar? Kėto duhet tė jenė prova tė mjaftueshme pėr njerėzit qė besojnė.
[27:87]
Ditėn kur ti bihet bririt, ēdokush nė qiej dhe tokė do tė tmerrohet, pėrveē
atyre tė zgjedhurve nga Zoti. E gjitha do tė vij para Tij, me forcė.
Lėvizja e tokės: Mrekulli shkencore
[27:88]
Kur i shikon malet, mendon se ato po qėndrojnė tė palėvizura. Por ato po
lėvizin, sikur retė. I tillė ėshtė pėrpunimi i Zotit, qė pėrkreu ēdo gjė. Ai
ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėni.
Dita e Gjykimit
[27:89]
Ata qė sjellin punė tė mira (nė regjistrat e tyre) do tė pranojnė shpėrblime
shumė mė tė mira, dhe do tė jenė krejtėsisht tė sigurt nga tmerret e asaj dite.
[27:90]
Sa pėr ata qė sjellin punė tė kėqija, ata do tė shtyhen nė Ferr. A nuk paguheni
pėr ēka bėtė?
[27:91]
Unė thjeshtė jam urdhėruar ta adhuroj Zotėruesin e kėtij qyteti Ai e ka bėrė atė
strehė tė sigurt dhe Ai posedon tė gjitha gjėrat. Jam i urdhėruar tė jem i
nėnshtruar.
[27:92]
Dhe ta recitoj Kuranin. Kushdo qė udhėzohet ėshtė i udhėzuar pėr tė mirėn e
vet, dhe nėse ata shkojnė nė humbje, atėherė thuaj, Unė jam thjeshtė paralajmėrues.
[27:93]
Dhe thuaj, I lartmadhėruar qoftė Zoti; Ai do tjua tregojė provat e Tij, deri
sa ti njihni. Zotėruesi yt nuk ėshtė i pavetėdijshėm pėr ēfarėdo qė bėni.