[28:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[28:1]
T. S. M.*
*28:1 Shih Shtojcėn 1 pėr hollėsirat e kodit matematikor tė Kuranit, dhe
domethėnien ose rėndėsinė e kėtyre Inicialeve Kuranore.
[28:2]
Kėto (shkronja) pėrbėjnė prova tė kėtij libri tė thellė.
[28:3]
Tė recitojmė ty pak histori tė vėrtetė tė Moisiut dhe Faraonit, pėr dobinė e
njerėzve qė besojnė.
[28:4]
Faraoni u bė tiran nė tokė, dhe diskriminoi kundėr disa njerėzve. Ai keqtrajtoi
njė grup tė pandihmė tė tyre, duke ua masakruar djemtė, pėrderisa ua kurseu
vajzat. Ai ishte vėrtetė shpirtlig.
Zoti dėmshpėrblen tė shtypurit
[28:5]
Deshėm ti dėmshpėrblejmė ata qė ishin tė shtypur nė tokė, dhe ti bėjmė
udhėheqės, dhe ti bėjmė ata trashėguesit.
[28:6]
Dhe ti vendosim ata nė tokė, dhe ta bėjmė Faraonin, Hamanin, dhe trupat e tyre
tė bien nė kurthin e vet.
Besimi nė Zotin
[28:7]
E frymėzuam nėnėn e Moisiut: Jepi gji atij, dhe kur tė frikėsohesh pėr jetėn e
tij, hidhe nė lum pa frikė apo pikėllim. Do e kthejmė atė te ti, dhe do e bėjmė
njė prej tė dėrguarve.
[28:8]
Familja e Faraonit e mori, ashtu qė ta bėnim atė ta udhėheqė opozitėn dhe tė
jetė burim pikėllimi pėr ta. Kjo ėshtė pėr shkak se Faraoni, Hamani, dhe trupat
e tyre ishin shkelės.
Brenda strofullės sė luanit
[28:9]
Gruaja e Faraonit tha, Ky mund tė jetė gjetje e gėzueshme pėr mua dhe ty. Mos
e vrisni, se ai mund tė jetė me dobi pėr ne, ose mund ta adoptojmė qė tė jetė
djali ynė. Atyre nuk ua mori mendja.
[28:10]
Mendja e nėnės sė Moisiut u bė aq e merakosur sa qė ajo gati sa nuk tregoi
haptas identitetin e tij. Por ne e forcuam zemrėn e saj, pėr ta bėrė besimtare.
[28:11]
Ajo i tha motrės sė tij, Shko pas tij. Ajo e shikoi atė nga larg, pėrderisa
ata nuk e vėrenin.
Foshnja kthehet te nėna e tij
[28:12]
Ne e ndaluam nga pranimi i tė gjitha nėnave gjidhėnėse. (Motra e tij) pastaj
tha, Unė mund tju tregoj njė familje qė mund ta rritė atė pėr ju, dhe tė
kujdeset mirė pėr tė.
[28:13]
Kėshtu, ne e kthyem atė te nėna e tij, nė mėnyrė qė ta kėnaqim, ti heqim
brengat e saj, dhe ta lėmė atė tė dijė qė premtimi i Zotit ėshtė e vėrteta.
Megjithatė, shumica e tyre nuk dinė.
[28:14]
Kur ai arriti maturi dhe forcė, e pajisėm me menēuri dhe njohuri. Kėshtu i
shpėrblejmė tė drejtit.
Moisiu bėn vrasje pa paramendim
[28:15]
Njė herė ai hyri nė qytet papandehur, pa u vėrejtur nga njerėzit. Ai gjeti dy
burra duke u rrahur; njėri ishte (Hebre) nga njerėzit e tij, dhe tjetri ishte
(Egjiptas) nga armiqtė e tij. Ai nga njerėzit e tij e thirri pėr ndihmė kundėr
armikut tė tij. Moisiu e qėlloi me grusht, duke e vrarė. Ai tha, Kjo ėshtė
puna e djallit; ai ėshtė armik i vėrtetė, dhe ēorientues i madh.
[28:16]
Tha, Zotėruesi im, i kam bėrė keq vetes. Tė lutem mė fal, dhe Ai e fali. Ai
ėshtė Falėsi, i Mėshirshmi.
[28:17]
Tha, Zotėruesi im, si reagim ndaj bekimeve Tua mbi mua, Unė nuk do tė jem
pėrkrahės i fajtorėve.
[28:18]
Nė mėngjes, ai ishte nė qytet, i frikėsuar dhe vigjilent. Ai qė kėrkoi ndihmėn
e tij dje, kėrkoi ndihmėn e tij pėrsėri. Moisiu i tha, Ti je vėrtetė belaxhi.
Krimi i Moisiut del nė shesh
[28:19]
Para se ai tė tentonte ta qėllonte armikun e tyre tė pėrbashkėt, ai tha, O
Moisi, a dėshiron tė mė vrasėsh, ashtu siē e vrave dje burrin tjetėr? Po
shihet, qė ti dėshiron tė jesh tiran nė tokė; ti nuk dėshiron tė jesh i
drejtė.
[28:20]
Njė njeri erdhi duke vrapuar nga ana tjetėr e qytetit, duke thėnė, O Moisi,
njerėzit po thurin kurthe tė tė vrasin. Mė mirė tė ikėsh menjėherė. Po tė jap
kėshillė tė mirė.
[28:21]
Ai u arratis nga qyteti, i frikėsuar dhe vigjilent. Tha, Zotėruesi im, mė
shpėto nga njerėzit shtypės.
Nė Medjen
[28:22]
Pėrderisa ai udhėtoi kah Medjeni, tha, Le tė mė udhėzojė Zotėruesi im nė
rrugėn e drejtė.
[28:23]
Kur ai arriti ujin e Medjenit, gjeti njė turmė njerėzish duke ujitur, dhe
vėrejti dy gra duke pritur anash. Ai tha, Ēka po ju duhet? Ato thanė, Nuk
kemi mundėsi tė ujisim, derisa tė shpėrndahet turma, dhe babai ynė ėshtė i
moshuar.
[28:24]
Ai ujiti pėr to, pastaj u kthye nėn hije, duke thėnė, Zotėruesi im, ēfarėdo
furnizimi qė tė mė dėrgosh, unė kam shumė nevojė pėr tė.
[28:25]
Pas pak, njėra prej dy grave iu afrua atij, e marrueshme, dhe tha, Babai im tė
fton ty qė tė tė paguaj pėr ujitjen pėr ne. Kur ai u takua me tė dhe ia tregoi
atij tregimin e tij ai tha, Mos kij frikė. Je shpėtuar nga njerėzit shtypės.
Moisiu martohet
[28:26]
Njėra prej atyre dyjave tha, O babai im, punėsoje atė. Ai ėshtė mė i miri pėr
ta punėsuar, se ėshtė i fortė dhe i sinqertė.
[28:27]
Ai tha, Unė dėshiroj tė tė propozoj njėrėn prej dy vajzave tė mia pėr martesė
pėr ty, nė punofsh pėr mua pėr tetė shtegtime; nėse i bėn dhjetė, do tė jetė
punė vullnetare nga ana jote. Nuk dėshiroj ta bėj kėtė ēėshtje tepėr tė
vėshtirė pėr ty. Do tė mė gjesh, dashtė Zoti, tė drejtė.
[28:28]
Ai tha, U morėm vesh unė dhe ti. Cilindo afat qė unė e pėrmbushė, nuk do tė
jesh kundėr asnjėrit. Zoti ėshtė garantues pėr ēka thamė.
Prapė nė Egjipt
[28:29]
Kur e kishte pėrmbushur obligimin e tij, ai udhėtoi me familjen e vet (drejt
Egjiptit). Ai pa nga pjerrėsia e Malit Sinai njė zjarr. I tha familjes sė vet,
Rrini kėtu. Kam parė njė zjarr. Ndoshta mund tju sjell ndonjė lajm, ose njė
pjesė tė zjarrit pėr tju ngrohur.
Moisiu emėrohet
[28:30]
Kur arriti te ai, u thirr nga skaji i anės sė djathtė tė luginės, nė vendin e
bekuar ku ishte shkurrja qė digjej: O Moisi, Unė jam. Zoti; Zotėruesi i
gjithėsisė.
[28:31]
"Hidhe shkopin tėnd. Kur ai e pa atė duke lėvizur si njė demon, ai u
kthye mbrapa dhe iku. O Moisi, kthehu; mos u frikėso. Je krejtėsisht i sigurt.
[28:32]
"Fute dorėn tėnde nė xhepin tėnd; do tė dalė e bardhė pa asnjė tė metė.
Mblidhi krahėt dhe qetėsohu nga frika jote. Kėto janė dy prova nga Zotėruesi yt,
qė ti tregohen Faraonit dhe kėshilltarėve tė tij; ata kanė qenė njerėz
shpirtligj.
[28:33]
Ai tha, Zotėruesi im, unė vrava njėrin prej tyre, dhe kam frikė se mos mė
vrasin.
[28:34]
"Gjithashtu, vėllai im Aroni ėshtė mė i rrjedhshėm nė tė folur se unė.
Dėrgoje atė me mua si ndihmues qė tė vėrtetojė fjalėt qė them. Kam frikė se nuk
mė besojnė.
[28:35]
Ai tha, Ne do tė pėrforcojmė ty me vėllanė tėnd, dhe do tju furnizojmė tė
dyve me autoritet tė dukshėm. Pra, ata nuk do tė kenė mundėsi ta prekin
asnjėrin prej jush. Me mrekullitė tuaja, tė dy ju, sė bashku me ata qė ju
ndjekin juve, do tė jeni fituesit.
Mendjemadhėsia e Faraonit
[28:36]
Kur Moisiu shkoi te ta me provat tona, tė qarta dhe tė thella, ata thanė, Kjo
ėshtė magji e trilluar. Nuk kemi dėgjuar kurrė pėr kėtė nga paraardhėsit tanė
tė lashtė.
[28:37]
Moisiu tha, Zotėruesi im e di mė sė miri kush e solli udhėzimin prej Tij, dhe
kush do tė jenė fituesit pėrfundimtarė. Padyshim, shkelėsit nuk ia dalin.
[28:38]
Faraoni tha, O ju kėshilltarė, unė nuk kam ditur pėr asnjė zot pėr ju pos
meje. Prandaj, ndize furrėn (e tullave), o Haman, pėr tė ndėrtuar njė kullė, qė
unė tė mund tė shikoj zotin e Moisiut. Jam i sigurt qė ai ėshtė gėnjeshtar.
[28:39]
Kėshtu, ai dhe trupat e tij vazhduan tė bėjnė mendjemadhėsi nė tokė, pa tė drejtė,
dhe menduan qė nuk do tė kthehen te ne.
[28:40]
Si pasojė, e ndėshkuam atė dhe trupat e tij, duke i hedhur nė det. Vini re
pasojat pėr shkelėsit.
[28:41]
I bėmė ata imamė qė udhėhoqėn njerėzit e tyre pėr nė Ferr. Aq mė shumė, nė
Ditėn e Ringjalljes, ata nuk do tė kenė ndihmė.
[28:42]
Ata vetėshkaktuan nė kėtė jetė dėnim, dhe nė Ditėn e Ringjalljes ata do tė jenė
tė pėrbuzur.
Libri i Moisiut*
[28:43]
I dhamė Moisiut shkrimin pas asgjėsimit tė gjeneratave paraprake, dhe pas
ujdisjes sė shembujve nėpėrmjet tyre pėr tė furnizuar ndriēim pėr njerėzit,
dhe udhėzim, dhe mėshirė, qė tė mund tė jenė tė vėmendshėm.
*28:43 Torah ėshtė grumbulli i tė gjitha shkrimeve
tė shpallur te tė gjithė profetėt e Izraelit, duke pėrfshirė edhe librin e
Moisiut. Kurani vazhdimisht thotė qė Moisiut iu dha njė libėr, ose Kodi
Ligjor. Askund nė Kuran nuk e shohim qė Moisiut iu dha Torah. Besėlidhja e Vjetėr
e sotshme, pra, ėshtė Torah (shih 3:50, 5:46).
[28:44]
Ti nuk ishe i pranishėm nė pjerrėsinė perėndimore tė malit, kur ne ia dhamė
urdhrin Moisiut; nuk ishe dėshmitar.
[28:45]
Por ne themeluam shumė gjenerata, dhe, pėr shkak tė gjatėsisė sė kohės, (ata
devijuan). As nuk ishe mes njerėzve tė Medjenit, duke ua recituar shpalljet
tona atyre. Por ne dėrguam tė dėrguarė.
[28:46]
As nuk ishe nė pjerrėsinė e Malit Sinai kur e thirrėm (Moisiun). Por ėshtė
mėshirė nga Zotėruesi yt, (ndaj njerėzve), pėr ti paralajmėruar njerėzit qė
nuk pranuan paralajmėrues para teje, qė tė mund tė marrin vesh.
Ska arsyetime
[28:47]
Kėshtu, ata nuk mund tė thonė, kur njė katastrofė i godet ata si pasojė e vetė
veprave tė tyre, Zotėruesi ynė, sikur tė na kishe dėrguar njė tė dėrguar, ne do
i kishim ndjekur shpalljet Tua, dhe do tė kishim qenė besimtarė.
Torah dhe Kurani
[28:48]
Tash qė e vėrteta ka ardhur te ta prej nesh, ata thanė, Veē sikur tė na jepej
ēka iu dha Moisiut! A nuk e refuzuan ēka iu dha Moisiut nė tė kaluarėn? Ata
thanė, Tė dy (shkrimet) janė punė magjie qė kopjuan njėri tjetrin. Ata
gjithashtu thanė, Ne nuk besojmė nė asnjėrin prej tyre.
[28:49]
Thuaj, Atėherė prodhonie njė shkrim nga Zoti me udhėzim mė tė mirė se ata dy,
qė unė tė mund ta ndjekė, nėse jeni tė sinqertė.
Zoti na jep mėsim nėpėrmjet tė dėrguarve tė Tij
[28:50]
Nėse nuk arrijnė tė tė pėrgjigjen ty, atėherė dije qė ata ndjekin vetėm
mendimet e veta. Kush ėshtė mė larg nė humbje se ata qė ndjekin mendimet e
veta, pa udhėzim prej Zotit? Zoti nuk udhėzon njerėz tė tillė shpirtligj.
Tė gjithė besimtarėt e vėrtetė bien dakord me Kuranin
[28:51]
Kemi ēuar lajmin te ta, qė tė mund tė marrin vesh.
[28:52]
Ata qė i bekuam me shkrimet paraprake do tė besojnė nė kėtė.
[28:53]
Kur iu recitohet atyre, do thonė, Ne besojmė nė tė. Kjo ėshtė e vėrteta prej Zotėruesit
tonė. Edhe para se tė kishim dėgjuar pėr tė, ne ishim tė nėnshtruar.
Shpėrblim tė dyfishtė pėr tė Krishterėt & Jahuditė qė kuptojnė
tė vėrtetėn
[28:54]
Kėtyre iu japim dyfish shpėrblim, sepse ata durojnė me kėmbėngulje.
Kundėrshtojnė punėt e kėqija me punė tė mira, dhe nga furnizimet tona te ta,
japin.
[28:55]
Kur kalojnė nėpėr bisedė tė kotė, e shpėrfillin dhe thonė, Ne jemi pėrgjegjės
pėr veprat tona, dhe ju jeni pėrgjegjės pėr veprat tuaja. Paqe qoftė mbi ju.
Nuk dėshirojmė tė sillemi sikur tė padijshmit.
Vetėm Zoti udhėzon
[28:56] Nuk mund ti udhėzosh ata qė i do. Zoti
ėshtė Ai i vetmi qė udhėzon nė pėrputhje me vullnetin e Tij, dhe nė pėrputhje
me njohurinė e Tij pėr ata qė meritojnė udhėzimin.
[28:57]
Ata thanė, Nėse ndjekim udhėzimin tėnd, do tė vuajmė keqtrajtim. A nuk
themeluam pėr ta njė Strehimore tė Shenjtė, nė tė cilėn tė gjitha llojet e
frutave ofrohen, si furnizim prej nesh? Nė tė vėrtetė, shumica e tyre nuk dinė.
[28:58]
Mori shoqėrish i asgjėsuam se u bėnė mosmirėnjohės tė jetėve tė tyre. Si pasojė,
ja ku janė shtėpitė e tyre, asgjė pos rrėnoja tė pabanueshme pas tyre, pėrveē
njė pakice. Ne ishim trashėgimtarėt.
[28:59]
Se Zotėruesi yt nuk asgjėson asnjė shoqėri pa dėrguar njė tė dėrguar nė mes tė
tyre, pėr tė recituar shpalljet tona te ta. Nuk asgjėsojmė asnjė shoqėri, nė
mos qofshin njerėzit e saj shpirtligj.
[28:60]
Ēdo gjė qė u ėshtė dhėnė juve ėshtė vetėm lėndė e kėsaj jete, dhe kotėsi e saj.
Ēka ėshtė me Zotin ėshtė shumė mė e mirė, dhe e pėrhershme. A nuk kuptoni?
[28:61]
A ėshtė dikush qė i premtuam premtim tė mirė qė do i vij koha patjetėr, i
barabartė me dikė qė e furnizojmė me gjėrat materiale tė pėrkohshme tė kėsaj
jete, pastaj vuan dėnim tė pėrjetshėm nė Ditėn e Ringjalljes?
Idhujt mohojnė idhujtarėt e vet
[28:62]
Do tė vij dita kur Ai i thėrret ata, duke thėnė, Ku janė ata idhuj qė i kishit
ngritur pėrkrah Meje?
[28:63]
Ata qė vetėshkaktuan gjykimin do tė thonė, Zotėruesi ynė, kėta janė ata qė na
ēorientuan; ne i ēorientuam ata vetėm sepse ne vetė kishim shkuar nė humbje. Ne
tani tė pėrkushtohemi plotėsisht vetėm Ty. Ata nuk ishin duke na adhuruar neve
nė realitet.
[28:64]
Do tė thuhet, Thirrni idhujt tuaj (tju ndihmojnė). Ata do i thėrrasin, por
nuk do tė pėrgjigjen. Ata do tė vuajnė ndėshkimin, dhe tė dėshirojnė tė ishin
tė udhėzuar!
Reagimi ynė ndaj tė dėrguarve
[28:65]
Nė atė ditė, Ai do e pyes ēdonjėrin, Si reaguat ndaj tė dėrguarve?
[28:66]
Ata do tė tronditen nga faktet nė atė ditė, do tė mbesin pa tekst.
[28:67]
Sa pėr ata qė pendohen, besojnė, dhe ēojnė jetė tė drejtė, ata do tė
pėrfundojnė me fituesit.
[28:68]
Zotėruesi yt ėshtė Ai qė krijon ēfarėdo Ai do, dhe zgjedhė; askush tjetėr nuk
bėn zgjedhje. I madhėruar qoftė Zoti, Mė i Lartėsuari. Ai ėshtė larg nga nevoja
pėr partnerė.
[28:69]
Zotėruesi yt di mendimet mė tė thella tė fshehura nė kraharorėt e tyre, si dhe
ēdo gjė qė deklarojnė.
[28:70]
Ai ėshtė i vetmi Zot; nuk ka asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij. Atij i takon i
gjithė lartmadhėrimi nė kėtė jetėn e parė, dhe nė Pėrjetėsinė. I gjithė gjykimi
i takon Atij, dhe te Ai do tė ktheheni.
Bekimet e Zotit
[28:71]
Thuaj, Po sikur Zoti ta bėnte natėn tė pėrhershme, deri nė Ditėn e
Ringjalljes? Cili zot tjetėr pos Zotit mund tju furnizojė me dritė? A nuk
dėgjoni?
[28:72]
Thuaj, Po sikur Zoti ta bėnte ditėn tė pėrhershme, deri nė Ditėn e
Ringjalljes? Cili zot, tjetėr pos Zotit, mund tju furnizojė me natė pėr
pushimin tuaj? A nuk shihni?
[28:73]
Ėshtė mėshirė prej Tij qė Ai krijoi pėr ju natėn dhe ditėn nė mėnyrė qė tė
pushoni (gjatė natės), dhe tė kėrkoni furnizimet e Tij (gjatė ditės), qė tė
mund tė jeni mirėnjohės.
Idhujt nuk kanė aspak fuqi
[28:74]
Do tė vij dita kur Ai i pyet ata, Ku janė idhujt qė i kishit trilluar si tė
radhitur me Mua?
[28:75]
Do tė pėrzgjedhim nga secila shoqėri njė dėshmitar, pastaj tė themi, Paraqite
provėn tėnde. Ata do tė kuptojnė atėherė qė e tėrė e vėrteta ėshtė e Zotit,
pėrderisa idhujt qė ata i kishin trilluar do i braktisin.
Karuni
[28:76]
Karuni (drejtuesi i skllevėrve) ishte njėri prej njerėzve tė Moisiut i cili i
tradhtoi ata dhe i shtypi. I dhamė atij aq shumė thesare sa qė ēelėsat pėr to
ishin gati tepėr tė rėnda pėr grupin mė tė fortė. Njerėzit e tij i thanė, Mos
u bė aq mendjemadh; Zoti nuk i do ata qė janė mendjemėdhenj.
[28:77]
"Pėrdori furnizimet qė tė janė dhuruar ty nga Zoti pėr tė kėrkuar
vendbanimin e Pėrjetėsisė, pa e lėnė pas dore hisen nė kėtė botė. Ji bamirės,
si ka qenė Zoti bamirės ndaj teje. Mos vazhdo ta korruptosh tokėn. Zoti nuk i
do korruptuesit.
[28:78]
Ai tha, Unė e arrita gjithė kėtė pėr shkak tė vetė dijenisė time. A nuk e
kuptoi ai qė Zoti kishte asgjėsuar para tij gjenerata qė ishin shumė mė tė
forta se ai, dhe mė tė shumta nė numėr? Shkelėsit (e asgjėsuar) nuk u pyetėn
pėr krimet e tyre.
[28:79]
Njė ditė, ai doli te njerėzit e tij i stolisur plot. Ata qė parapėlqenin jetėn
e kėsaj bote thanė, Ah sikur tė arrinim ēka Karuni ka arritur. Vėrtetė, ai
ėshtė shumė fatlum.
Pasuria e vėrtetė
[28:80]
Sa pėr ata qė ishin bekuar me njohuri, thanė, Mjerė ju, shpėrblimi i Zotit
ėshtė shumė mė i mirė pėr ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė. Askush nuk
e arrin kėtė pėrveē tė durueshmėve.
Fati i pashmangshėm i tiranit
[28:81]
Ne pastaj e bėmė tokėn qė ta gėlltisė atė dhe pallatin e tij. Asnjė ushtri nuk
do tė kishte mundur ti ndihmonte atij kundėr Zotit; ai nuk ishte i paracaktuar
tė jetė fitues.
[28:82]
Ata qė ia kishin lakmi njė ditė mė parė thanė, Tash e kuptojmė qė Zoti ėshtė
Ai qė furnizon pėr kėdo Ai zgjedhė nga shėrbėtorėt e Tij, dhe mbanė. Po tė mos
ishte hirėsi e Zotit ndaj nesh, Ai do tė mund ta bėnte tokėn tė na gėlltisė
edhe neve. Tash e kuptojmė qė mosbesimtarėt nuk ia dalin.
Fituesit pėrfundimtarė
[28:83]
E rezervojmė vendbanimin e Pėrjetėsisė pėr ata qė nuk kėrkojnė lartėsim nė
tokė, as korrupsion. Fitorja pėrfundimtare ėshtė e tė drejtėve.
[28:84]
Kushdo qė punon drejtėsi pranon shpėrblim shumė mė tė mirė. Sa pėr ata qė bėjnė
mėkate, ndėshkimi pėr mėkatet e tyre ėshtė saktėsisht i barabartė me punėt e
tyre.
[28:85]
Padyshim, Ai qė shpalli Kuranin pėr ju do tju mbledhė nė njė takim tė
paracaktuar. Thuaj, Zotėruesi im ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ata qė i
pėrmbahen udhėzimit, dhe ata qė kanė shkuar nė humbje.
[28:86]
Ti as qė e ke pritur tė tė shpallet ky shkrim; por ky ėshtė mėshirė nga Zotėruesi
yt. Prandaj, tė mos anosh kah mosbesimtarėt.
[28:87]
As tė mos largohesh nga shpalljet e Zotit, pasi qė tė kanė ardhur, dhe i fto tė
tjerėt te Zotėruesi yt. Dhe kurrė tė mos biesh nė adhurim idhujsh.
[28:88]
Tė mos adhurosh pėrkrah Zotit asnjė zot tjetėr. Nuk ka asnjė zot tjetėr pėrkrah
Tij. Ēdo gjė prishet pėrveē pranisė sė Tij. I Tij ėshtė i gjithė sovraniteti,
dhe te Ai do tė ktheheni.