[29:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[29:1]
A. L. M.*
*29:1 Shih Shtojcėn 1 pėr hollėsirat e hartimit matematikor tė Kuranit, dhe
domethėnien e kėtyre Inicialeve Kuranore qė nė tė kaluarėn ishin misterioze.
Test patjetėr
[29:2]
A mendojnė njerėzit se ata do tė lihen tė thonė, Besojmė, pa u vėnė nė test?
[29:3]
I kemi testuar ata para tyre, se Zoti duhet ti shquaj ata qė janė tė sinqertė,
dhe duhet ti ekspozojė gėnjeshtarėt.
[29:4]
A mendojnė ata qė bėjnė mėkate qė mund tė na mashtrojnė? Vėrtetė gabim ėshtė
gjykimi i tyre.
[29:5]
Kushdo qė shpreson ta takojė Zotin, (duhet ta dijė qė) njė takim i tillė me Zotin
do tė vij patjetėr. Ai ėshtė Dėgjuesi, i Gjithėdijshmi.
[29:6]
Ata qė pėrpiqen, pėrpiqen pėr tė mirėn e tyre. Zoti nuk ka nevojė pėr askėnd.
[29:7]
Ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, ne padyshim do tua heqim mėkatet, dhe
padyshim do i shpėrblejmė bujarisht pėr punėt e tyre.
Ti nderosh prindėrit e tu
[29:8]
E urdhėruam qenien njerėzore ti nderojė prindėrit e vet. Por nėse mundohen tė
tė detyrojnė tė ngritėsh idhuj pėrkrah Meje, mos iu bind atyre. Te Unė ėshtė
kthimi juaj pėrfundimtar, pastaj do tju njoftoj pėr ēdo gjė qė kishit bėrė.
[29:9]
Ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, ne padyshim do i pranojmė me tė
drejtėt.
Shokė pėr interes
[29:10]
Mes njerėzve ka prej tyre qė thonė, Besojmė nė Zotin, por sapo tė vuajnė
ndonjė vėshtirėsi pėr shkak tė Zotit, ata e barazojnė keqtrajtimin e njerėzve
me ndėshkimin e Zotit. Por nėse ndonjė bekim nga Zotėruesi yt vjen te ti, ata
thonė, Ne ishim me ju. A nuk ėshtė Zoti tėrėsisht i vetėdijshėm pėr mendimet
mė tė thella tė njerėzve?
[29:11]
Zoti patjetėr do i shquaj ata qė besojnė, dhe Ai patjetėr do i ekspozojė
hipokritėt.
[29:12]
Ata qė nuk besuan iu thanė atyre qė besuan, Nėse ndiqni rrugėn tonė, ne do tė
marrim pėrgjegjėsinė pėr mėkatet tuaja. Nuk ėshtė e vėrtetė; ata nuk mund ta
bartin asnjė mėkat tė tyre. Ata janė gėnjeshtarė.
[29:13]
Nė fakt, ata do i bartin mėkatet e veta, plus barrėt e mėkateve tė njerėzve tė
tjerė pėr tė cilit ishin pėrgjegjės. Padyshim, ata do tė pyeten nė Ditėn e
Ringjalljes pėr pretendimet e tyre tė rrejshme.
Nuhu
[29:14]
E dėrguam Nuhun te njerėzit e tij, dhe ai ndeji me ta njėmijė vjet, pa
pesėdhjetė.* E ata vetėshkaktuan vėrshimin pėr shkak tė shkeljeve tė tyre.
*29:14 Pasi qė mrekullia e Kuranit ėshtė
matematikore, numrat nė veēanti pėrbėjnė njė pjesė tė rėndėsishme tė kodit tė
bazuar nė 19. Kėshtu, numrat e pėrmendur nė Kuran japin shumėn 162146, ose
19x8534 (shih Shtojcėn 1 pėr hollėsirat).
[29:15]
E shpėtuam atė dhe ata qė e shoqėruan atė nė arkė, dhe i ujdisėm si mėsim pėr
tė gjithė njerėzit.
Ibrahimi
[29:16]
Ibrahimi i tha njerėzve tė tij, Ta adhuroni Zotin, dhe tia keni dronė Atij.
Kjo ėshtė mė mirė pėr ju, veē sikur ta dinit.
Zoti: I vetmi burim i furnizimeve
[29:17]
"Ēka ju adhuroni nė vend tė Zotit janė idhuj tė pafuqi; keni shpikur njė
gėnjeshtėr. Idhujt qė i adhuroni pėrkrah Zotit nuk kanė asnjė furnizim pėr ju.
Prandaj, tė kėrkoni furnizime vetėm nga Zoti. Ta adhuroni vetėm Atė, dhe tė
jeni mirėnjohės pėr Tė; te Ai ėshtė kthimi juaj pėrfundimtar.
[29:18]
Nėse nuk besoni, gjenerata para jush nuk kanė besuar gjithashtu. Funksioni i
vetėm i tė dėrguarit ėshtė tė japė (lajmin).
Studio prejardhjen e jetės*
[29:19]
A nuk e kanė parė ata si Zoti e nisė krijimin, pastaj e pėrsėrit? Kjo ėshtė
lehtė pėr Zotin.
*29:19-20 Mėsojmė nga Kurani qė evolucioni ėshtė
proces i udhėhequr hyjnisht. Shih Shtojcėn 31 pėr hollėsirat.
[29:20]
Thuaj, Enduni nėpėr tokė dhe gjeni prejardhjen e jetės.* Se Zoti kėshtu do tė
nisė krijimin nė Pėrjetėsi. Zoti ėshtė i Gjithėfuqishėm.
[29:21]
Ai mallkon nė ndėshkim kėdo Ai vendosė, dhe derdhė mėshirėn e Tij mbi kėdo Ai
do. Pėrfundimisht, te Ai do tė dorėzoheni.
[29:22]
Askush prej jush nuk mund tė ikė prej kėtyre fakteve, nė tokė as nė qiej, dhe
nuk keni askėnd pėrkrah Zotit si Zotėrues dhe Sundues.
[29:23]
Ata qė nuk besojnė nė shpalljet e Zotit, dhe nė takimin me Tė, kanė humbur
shpresat nga mėshira Ime. Ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim qė dhemb.
Prapė te Ibrahimi
[29:24]
Pėrgjigja e vetme nga njerėzit e tij ishte thėnia e tyre, Vritnie, ose
digjnie. Por Zoti e shpėtoi nga zjarri. Kjo duhet tė japė mėsim pėr njerėzit
qė besojnė.
Trysnia shoqėrore: Katastrofė e thellė
[29:25]
Ai tha, Ju adhuroni pėrkrah Zotit idhuj tė pafuqi pėr shkak tė trysnisė
shoqėrore, vetėm sa pėr tė ruajtur miqėsinė mes jush nė jetėn e kėsaj bote. Por
pastaj, nė Ditėn e Ringjalljes, do tė bėni hasha njėri tjetrin, dhe ta mallkoni
njėri tjetrin. Pėrfundimi juaj ėshtė Ferri, ku nuk mund ta ndihmoni njėri
tjetrin.
[29:26]
Luti besoi me tė dhe tha, Unė po emigroj te Zotėruesi im. Ai ėshtė i
Plotfuqishmi, Mė i Menēuri.
[29:27]
I dhamė atij Isakun dhe Jakobin, caktuam te pasardhėsit e tij profetllėk dhe
shkrimet, e pajisėm atė me shpėrblimin e tij tė duhur nė kėtė jetė, dhe nė
Pėrjetėsi ai padyshim do tė jetė me tė drejtit.
Luti
[29:28]
Luti i tha njerėzve tė tij, Ju bėni njė neveri tė tillė, askush nė botė nuk e
ka bėrė mė parė.
[29:29]
"Ju praktikoni seks me burra, bėni plaēkitje rrugėve, dhe lejoni tė gjitha
llojet e veseve nė shoqėrinė tuaj. Pėrgjigja e vetme nga njerėzit e tij ishte
tė thonė, Sille te ne ndėshkimin e Zotit, nėse je i sinqertė.
[29:30]
Ai tha, Zotėruesi im, mė dhuro fitore kundėr kėtyre njerėzve shpirtligj.
Engjėjt vizitojnė Ibrahimin dhe Lutin
[29:31]
Kur tė dėrguarit tonė shkuan te Ibrahimi me lajm tė mirė (pėr lindjen e
Isakut), ata gjithashtu thanė, Jemi rrugės pėr te asgjėsimi i njerėzve tė asaj
qyteze (Sodomės), se njerėzit e saj kanė qenė shpirtligj.
[29:32]
Ai tha, Por Luti po jeton atje. Ata thanė, Ne jemi tėrėsisht tė vetėdijshėm
pėr cilindo qė jeton nė tė. Ne natyrisht qė do e shpėtojmė atė dhe familjen e
tij, pėrveē gruas sė tij; ajo ėshtė e mallkuar.
[29:33]
Kur tė dėrguarit tonė arritėn te vendi i Lutit, ata u keqtrajtuan, dhe ai u
ngushtua nga prania e tyre. Por ata thanė, Mos kij frikė, dhe mos u brengos.
Ne do tė tė shpėtojmė ty dhe familjen tėnde, pėrveē gruas tėnde; ajo ėshtė e
mallkuar.
[29:34]
"Do tė derdhim mbi njerėzit e kėsaj qyteze katastrofė nga qielli, si
pasojė e shpirtligėsisė sė tyre.
[29:35]
I lam tė qėndrojnė disa prej gėrmadhave tė tyre, pėr tė shėrbyer si mėsim i
thellė pėr njerėzit qė kuptojnė.
Shuajbi
[29:36]
Nė Medjen dėrguam vėllanė e tyre Shuajbin. Ai tha, O njerėzit e mi, ta
adhuroni Zotin dhe kėrkoni Ditėn e Fundit, dhe mos u endni nėpėr tokė tė
korruptuar.
[29:37]
Ata nuk i besuan atij dhe, si pasojė, tėrmeti i asgjėsoi ata; u lan tė vdekur
nė shtėpitė e tyre nė mėngjes.
[29:38]
Ngjashėm, Adi dhe Themudi (u asgjėsuan). Kjo ėshtė bėrė e dukshme pėr ju
nėpėrmjet gėrmadhave tė tyre. Djalli kishte zbukuruar punėt e tyre nė sytė e
tyre, dhe kishte larguar ata nga rruga, edhe pse ata kishin sy.
Sistemi i pandryshueshėm i Zotit
[29:39]
Gjithashtu, Karuni, Faraoni, dhe Hamani; Moisiu shkoi te ta me shenja tė qarta.
Por ata vazhduan tė kryejnė tirani nė tokė. Si pasojė, ata nuk mundėn ti
shmangen (ndėshkimit).
[29:40]
Tė gjithė ata mosbesimtarė u dėnuan si pasojė e mėkateve tė tyre. Disa prej
tyre i asgjėsuam me erėra tė forta, disa u asgjėsuan me tėrmet, disa i bėmė qė
tė gėlltiten nga toka, dhe disa i mbytėm. Zoti nuk ėshtė Ai qė iu bėri keq
atyre; janė ata qė i bėnė keq vetes.
Merimanga
[29:41]
Alegoria e atyre qė pranojnė sundues tjerė pėrkrah Zotit ėshtė si ajo e
merimangės dhe shtėpisė sė saj; shtėpia mė e ligė ėshtė shtėpia e merimangės,
veē sikur ta dinin.*
*29:41-43 Duhet njė person i ditur pėr ta ditur qė
merimanga Vejusha e Zezė e vret bashkėshortin e saj. Pėrdorja e gjinisė femėrore
pėr tiu referuar merimangės nė 29:41 ėshtė pra e rėndėsishme. Veē kėsaj,
rrjeta e merimangės ėshtė fizikisht shumė e dobėt.
[29:42]
Zoti e di shumė mirė qė ēfarėdo qė ata adhurojnė pėrkrah Tij nuk janė asgjė nė
tė vėrtetė. Ai ėshtė i Plotfuqishmi, Mė i Menēuri.
[29:43]
I pėrmendim kėta shembuj pėr njerėzit, dhe askush nuk i vlerėson ato pėrveē tė
dijshmėve.
[29:44]
Zoti krijoi qiejt dhe tokėn, me qėllim. Kjo furnizon provė tė mjaftueshme pėr
besimtarėt.
Lutjet e Kontaktit (Salat)
[29:45]
Tė recitosh ēka tė ėshtė shpallur nga shkrimi, dhe zbato Lutjet e Kontaktit
(Salat), se Lutjet e Kontaktit ndalojnė tė kėqija dhe vese. Por pėrkujtimi i Zotit
(nėpėrmjet Salatit) ėshtė synimi mė i rėndėsishėm.* Zoti di ēfarėdo qė bėni.
*29:45 Zotėruesi yt ėshtė kushdo qė ta preokupon
mendjen shumicėn e kohės (shih 20:14 & Shtojcėn 27).
Njė Zot/ Njė fe
[29:46]
Mos argumentoni me njerėzit e shkrimit (Jahuditė, tė Krishterėt, dhe
Myslimanėt) pėrveē nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme nė mos shkelshin dhe
thoni, Ne besojmė nė ēka na ėshtė shpallur neve dhe ēka u ėshtė shpallur juve,
dhe zoti ynė dhe zoti juaj ėshtė njė dhe i vetmi; Atij i nėnshtrohemi.
[29:47]
E kemi shpallur te ti kėtė shkrim, dhe ata tė cilėt i kemi bekuar me shkrimin
paraprak do tė besojnė nė tė. Gjithashtu, disa prej njerėzve tė tu do tė
besojnė nė tė. Nė tė vėrtetė, ata qė shpėrfillin shpalljet tona janė
mosbesimtarėt e vėrtetė.
Kurani: Mrekullia e Muhamedit*
[29:48]
Ti nuk i lexove shkrimet paraprake, as nuk i shkrove me dorėn tėnde. Nė atė
rast, refuzuesit do tė kishin pasur arsye qė tė ushqejnė dyshime.
[29:49]
Nė fakt, kėto shpallje janė tė qarta nė kraharorėt e atyre qė posedojnė dijeni.
Vetėm shpirtligjtė do i shpėrfillin shpalljet tona.
[29:50]
Ata thanė, Veē sikur njė mrekulli* tė mund ti zbriste atij nga Zotėruesi i
tij! Thuaj, Tė gjitha mrekullitė vijnė vetėm nga Zoti; Unė nuk jam asgjė mė
shumė se njė paralajmėrues sqarues.
*29:48-51 Ishte vullneti i Mė tė Menēurit qė ta
ndajė Kuranin nga mrekullia e tij mbresėlėnėse matematikore pėr 1400 vjet. Duke
e parė se si Myslimanėt nė pėrgjithėsi e kanė idhujtarizuar Muhamedin, ėshtė e
qartė qė sikur mrekullia matematikore e Kuranit tė ishte shpallur nėpėrmjet Muhamedit
gjithashtu, shumė njerėz do tė kishin adhuruar atė si Zot tė mishėruar. Ashtu
siē ndodhi, Zoti deshi qė mrekullia e madhe e Kuranit (74:30-35) tė presė pėr
kohėn e kompjuterėve, dhe ta zbulojė atė nėpėrmjet tė Dėrguarit tė Tij tė
Besėlidhjes (shih Shtojcat 1, 2, & 26).
[29:51]
A nuk ėshtė mjaft e mrekullueshme* qė ne zbritėm te ti kėtė libėr, qė po iu
recitohet atyre? Kjo ėshtė nė tė vėrtetė mėshirė dhe kujtesė pėr njerėzit qė besojnė.
[29:52]
Thuaj, Zoti mjafton si dėshmitar mes meje dhe jush. Ai di ēdo gjė nė qiej dhe
tokė. Padyshim, ata qė besojnė nė gėnjeshtra dhe nuk besojnė nė Zotin janė
humbėsit e vėrtetė.
Ata janė nė Ferr
[29:53]
Tė sfidojnė ty qė tua sjellėsh ndėshkimin! Po tė mos ishte pėr njė kohė tė
paracaktuar, ndėshkimi do iu kishte ardhur atyre menjėherė.* Patjetėr, do iu
vij atyre papritmas, kur ata mė sė paku e presin.
*29:53 Kushdo qė vdes para moshės 40 vjeēare shkon
nė Parajsė, dhe gjithkush nuk e meriton kėtė. Njerėzit nganjėherė qahen pėr
ngadalshmėrinė e drejtėsisė kur ndonjė kriminel i ligė nuk ekzekutohet me
shpejtėsi. Zoti e di kush meriton Parajsė (shih 46:15 dhe Shtojcėn 32).
[29:54]
Tė sfidojnė ty tė sjellėsh ndėshkimin! Ferri tashmė i rrethon mosbesimtarėt.
[29:55]
Do tė vij dita kur ndėshkimi i kaplon ata, nga lart tyre dhe nga poshtė kėmbėve
tė tyre; Ai do tė thotė, Vuani pasojat e punėve tuaja.
Imigro pėr Zotin
[29:56]
O shėrbėtorėt e Mi qė besuat, toka Ime ėshtė e gjerė, prandaj mė adhuroni Mua.
[29:57]
Ēdokush do tė shijojė vdekjen, pastaj te ne do tė ktheheni pėrfundimisht.
[29:58]
Ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, ne padyshim do i vėmė nė Parajsė, me
pallate dhe prroje qė rrjedhin. Pėrgjithmonė qėndrojnė aty. Ēfarė shpėrblimi i
bukur pėr punuesit.
[29:59]
Ata janė ata qė durojnė me kėmbėngulje, dhe kanė besim nė Zotėruesin e tyre.
[29:60]
Pėr sa e sa krijesa qė nuk i bartin furnizimet e veta, Zoti furnizon, si edhe
pėr ju. Ai ėshtė Dėgjuesi, i Gjithėdijshmi.
Shumica e besimtarėve tė paracaktuar pėr Ferr
[29:61]
Nėse i pyet ata, Kush krijoi qiejt dhe tokėn, dhe vuri diellin dhe hėnėn nė
shėrbimin tuaj, ata do tė thonė, Zoti. Pse atėherė ata devijuan?
[29:62]
Zoti ėshtė Ai qė e shton furnizimin pėr kėdo qė Ai zgjedhė nga mes krijesave tė
Tij, dhe e mbanė. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė gjitha gjėrat.
[29:63]
Nėse i pyet ata, Kush zbret nga qielli ujė, pėr tė ngjallur tokė tė vdekur,
ata do tė thonė, Zoti. Thuaj, Lavdi Zotit. Shumica e tyre nuk kuptojnė.
Rirregullo prioritetet tua
[29:64]
Jeta e kėsaj bote nuk ėshtė asgjė mė shumė se kotėsi dhe lojė, pėrderisa
vendbanimi i Pėrjetėsisė ėshtė jeta e vėrtetė, veē sikur ta dinin.
[29:65]
Kur udhėtojnė mbi njė anije, ata i luten Zotit, duke ia kushtuar lutjet e tyre
Atij. Por sapo Ai ti shpėtojė ata te bregu, ata i kthehen idhujtarisė.
[29:66]
Lėri tė mos besojnė nė ēka iu kemi dhėnė atyre, dhe lėri le tė kėnaqen pėrkohėsisht;
ata padyshim do e marrin vesh.
[29:67]
A nuk e kanė parė qė ne kemi themeluar njė Strehimore tė Shenjtė qė e bėmė tė
sigurt, pėrderisa pėrreth tyre njerėzit janė nė rrezik tė vazhdueshėm? A do tė
besojnė ende nė gėnjeshtėr, dhe tė refuzojnė bekimet e Zotit?
[29:68]
Kush ėshtė mė i keq se ai qė trillon rrena dhe ia mveshė ato Zotit, ose refuzon
tė vėrtetėn kur i vjen atij? A nuk ėshtė Ferri ndėshkimi i drejtė pėr
mosbesimtarėt?
[29:69]
Sa pėr ata qė pėrpiqen nė rrugėn tonė, ne patjetėr do i udhėzojmė nė rrugėt
tona. Padyshim, Zoti ėshtė me besimtarėt.