Surja 3:  Amramitėt (Al-Imran)

[3:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[3:1] A.L.M.*

*3:1 Shih Shėnimin 2:1 dhe Shtojcėn Njė.

[3:2] Zoti: nuk ka asnjė zot pos Tij; tė Gjallit, tė Pėrjetshmit.

[3:3] Ai e zbriti kėtė shkrim tek ju, vėrtetė, qė vėrteton tė gjitha shkrimet paraprake, dhe Ai e zbriti Torahn dhe Ungjillin

[3:4] para kėsaj, qė t’i udhėzojė njerėzit, dhe Ai zbriti kodin ligjor. Kush nuk beson nė shpalljet e Zotit vetėshkakton ndėshkim tė rėndė. Zoti ėshtė i Plotfuqishėm, Shpagues.

[3:5] Asgjė nuk ėshtė e fshehur prej Zotit, as nė tokė, e as nė qiell.

[3:6] Ai ėshtė Ai qė ju formon nė mitra si do Ai. Nuk ka tjetėr zot pos Tij; tė Plotfuqishmit, Mė tė Menēurit.

[3:7] Ai jua zbriti kėtė shkrim, qė pėrmban strofa tė drejtpėrdrejta – qė pėrbėjnė esencėn e shkrimit – si dhe strofa me shumė kuptime ose alegorike. Ata qė ushqejnė dyshime nė zemrat e tyre do t’u qepen strofave shumė-kuptimshe pėr tė ngjall huti, dhe pėr tė shkėputur njė kuptim tė caktuar. Askush nuk e di kuptimin e vėrtetė tė tyre pėrveē Zotit dhe atyre fort tė bazuar nė dijeni. Ata thonė, "Ne besojmė nė kėtė – e gjitha vjen prej Zotėruesit tonė." Vetėm ata qė kanė inteligjencė do tė marrin vesh.

[3:8] "Zotėruesi ynė, mos na i lė zemrat tė na luhaten, tash qė na ke udhėzuar. Lėshona mėshirėn Tėnde; Ti je Dhuruesi.

[3:9] "Zotėruesi ynė, Ti padyshim se do i mbledhėsh njerėzit nė njė ditė qė ėshtė e pashmangshme. Zoti nuk e shkelė premtimin."

[3:10] Ata qė nuk besojnė nuk do tė ndihmohen nga paratė e tyre, e as nga fėmijėt e tyre, kundėr Zotit. Ata do tė jenė lėndė djegėse e Ferrit.

[3:11] Si populli i Faraonit dhe ata para tyre, refuzuan shpalljet tona dhe, si pasojė, Zoti i ndėshkoi pėr mėkatet e tyre. Zoti ėshtė i rreptė nė zbatimin e ndėshkimit.

[3:12] Thuaju atyre qė nuk besojnė, "Ju do tė mposhteni, pastaj do tė mblidheni nė Ferr; ēfarė vendbanimi i tmerrshėm!"

Besimtarėt: Fituesit pėrfundimtar

[3:13] Ėshtė vėnė pėr ju njė shembull nga dy ushtritė qė u ndeshėn – njėra ishte duke luftuar pėr Zotin, pėrderisa tjetra ishte duke mos besuar. Ata e panė me sytė e vet se ishin dy herė mė shumė. Zoti mbėshtetė me fitoren e Tij kėdo qė Ai do. Kjo duhet tė japė siguri pėr ata qė kanė vizion.

Prioritete tė ndryshme

[3:14] Tė zbukuruara pėr njerėzit janė kėnaqėsitė e botės, siē janė gratė, lindja e fėmijėve, grumbujt e arit dhe argjendit, kuajt e stėrvitur, bagėtia, e bujqėsia. Kėto janė kėnaqėsitė materiale tė kėsaj bote. Njė vendbanim shumė mė i mirė ėshtė i rezervuar te Zoti.

[3:15] Thuaj, "A t’ju kallėzoj pėr diēka mė tė mirė: pėr ata qė ēojnė jetė tė drejtė, tė rezervuara te Zotėruesi i tyre, janė kopshte me prroje qė rrjedhin, dhe bashkėshorte tė ēiltra, dhe gėzim nė bekimet e Zotit." Zoti ėshtė Pamės i adhuruesve tė Tij.

[3:16] Thonė, "Zotėruesi ynė, ne kemi besuar, prandaj falna mėkatet, dhe ruana nga agonia e zjarrit."

[3:17] Ata janė tė palėkundshėm, tė sinqertė, tė nėnshtruar, bamirės, dhe meditues nė agim.

Urdhri mė i rėndėsishėm*

[3:18] Zoti dėshmon se nuk ka zot pėrveē Tij, e ashtu dėshmojnė edhe engjėjt dhe ata qė kanė dije. Sinqerisht dhe me tė drejtė, Ai ėshtė zoti absolut; nuk ka tjetėr zot pos Tij, tė Plotfuqishmit, Mė tė Menēurit.

*3:18 Deklarata e besimit (Shehadeti) qė ėshtė deklaruar nga Zoti ėshtė; "Nuk ka zot pėrveē Zotit," nė arabisht "La Ilahe Ila Allah" (shih gjithashtu 37:35, 47:19). Myslimanėt e korruptuar insistojnė nė shtimin e njė "Shehadeti" tė dytė duke deklaruar se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Zotit. Kjo ėshtė kategorikisht "Shirk" (idhujtari) dhe haptazi mospėrfillje e Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij. Veē kėsaj, kjo i shkel urdhrat e rėndėsishėm qė gjenden nė 2:136, 2:285, 3:84, & 4:150-152 qė ndalojnė bėrjen e dallimeve nė mes tė tė dėrguarve tė Zotit. Duke deklaruar se "Muhamedi ėshtė i dėrguar i Zotit," dhe duke mos arritur qė tė bėhet e njėjta deklaratė pėr tė dėrguarė tė tjerė si Ibrahimi, Moisiu, Jezusi, Salihu, dhe Jona, bėhet dallim dhe shkelet njė urdhėr i rėndėsishėm.

Nėnshtrimi: E vetmja fe

[3:19] E vetmja fe e aprovuar nga Zoti ėshtė "Nėnshtrimi." Ironikisht, ata qė kanė pranuar shkrimin janė ata qė e polemizojnė kėtė fakt, pėrkundėr diturisė qė e kanė pranuar, pėr shkak tė xhelozisė. Pėr refuzuesit e tillė tė shpalljeve tė Zotit, Zoti ėshtė mė i rrepti nė llogaritje.

[3:20] Nėse ata polemizojnė me ty, atėherė thuaj, "Unė thjeshtė ia kam nėnshtruar veten Zotit; Unė dhe ata qė mė ndjekin mua." Tė deklaroni para atyre qė e pranuan shkrimin, si dhe atyre qė nuk e pranuan, "A nėnshtroheni?" Nėse nėnshtrohen, atėherė janė udhėzuar, por nėse refuzojnė, misioni yt i vetėm ėshtė ta dorėzosh kėtė mesazh. Zoti ėshtė Pamės i gjithė njerėzve.

[3:21] Ata qė kanė refuzuar shpalljet e Zotit, dhe vranė profetėt padrejtėsisht, dhe vranė ata qė pėrkrahėn drejtėsinė mes njerėzve, premtoju atyre njė ndėshkim qė dhemb.

[3:22] Punėt e tyre janė asgjėsuar, edhe nė kėtė jetė edhe nė Pėrjetėsi, dhe ata nuk do tė kenė ndihmues.

[3:23] A i ke vėrejtur ata qė u ėshtė dhėnė njė pjesė e shkrimit dhe si ata ftohen qė t’i pėrmbahen kėtij shkrimi tė Zotit, dhe ta zbatojnė nė jetėt e tyre, pastaj disa prej tyre refuzojnė me neveri?

[3:24] Kjo ėshtė pėr shkak se ata thanė, "Nuk do tė na kapė zjarri, pėrveē disa ditėsh." Ata pra janė mashtruar nė fenė e tyre nga trillimet e veta.

[3:25] Si do tė jetė pėr ta, kur t’i mbledhim nė atė tė pashmangshmen ditė? Secili shpirt do tė paguhet pėr ēfarėdo qė mblodhi, pa as mė tė voglėn padrejtėsi.

Vetitė e Zotit

[3:26] Thuaj, "I yni zot: posedues i gjithė sovranitetit. Ti i dhuron sovranitet kujtdo qė Ti zgjedhė, Ti i heq sovranitetin kujtdo qė Ti zgjedhė. Ti i dhuron dinjitet kujtdo qė Ti zgjedhė, dhe e poshtėron kėdo qė Ti zgjedhė. Nė dorėn Tėnde janė tė gjitha furnizimet. Ti je i Gjithėfuqishėm.

[3:27] "Ti e shkrinė natėn nė ditė, dhe e shkrinė ditėn nė natė. Ti e prodhon tė gjallin nga i vdekuri, dhe e prodhon tė vdekurin nga i gjalli, dhe Ti furnizon pėr kėdo qė Ti zgjedhė, pa kufi."

Zgjidhni  shokėt tuaj me kujdes

[3:28] Besimtarėt nuk iu bashkohen mosbesimtarėve, nė vend tė besimtarėve. Kushdo qė bėn kėtė ėshtė i dėbuar prej Zotit, me pėrjashtim tė atyre qė detyrohen ta bėjnė kėtė pėr t’iu shmangur persekutimit. Zoti ju alarmon qė ju duhet t’ia keni dronė vetėm Atij. Te Zoti ėshtė fati pėrfundimtar.

[3:29] Thuaj, "E fshehėt mendimin tuaj mė tė thellė, apo e deklaruat, Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė." Ai ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēdo gjė nė qiej dhe tokė. Zoti ėshtė i Gjithėfuqishėm.

[3:30] Do tė vijė dita kur ēdo shpirt do i gjejė tė gjitha veprat e mira qė i ka bėrė tė sjella pėrpara. Sa pėr veprat e kėqija, do tė dėshirojė qė ato tė ishin larg e mė larg. Zoti ju porosit t’ia keni dronė vetėm Atij. Zoti ėshtė i Dhembshėm ndaj njerėzve.

[3:31] Deklaro: "Nėse e doni Zotin, duhet tė vini pas meje." Zoti atėherė do tė ju dojė juve, dhe t’ua falė mėkatet. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

[3:32] Deklaro: "T’i bindeni Zotit dhe tė dėrguarit." Nėse refuzojnė, Zoti nuk i do mosbesimtarėt.

Lindja e Marisė

[3:33] Zoti ka zgjedhur Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, dhe familjen e Amramit (si tė dėrguarė) pėr njerėzit.

[3:34] Ata janė pasardhės njėri pas tjetrit. Zoti ėshtė Dėgjues, i Gjithėdijshėm.

[3:35] Gruaja e Amramit tha, "Zotėruesi im, unė ta kam dedikuar (beben) nė bark vetėm Ty, kėshtu qė pranoje prej meje. Ti je Dėgjues, i Gjithėdijshėm."

[3:36] Kur ajo e lindi, tha, "Zotėruesi im, unė kam lindur vajzė" – Zoti ishte tėrėsisht i vetėdijshėm pėr atė qė ajo lindi. – "Mashkulli nuk ėshtė i njėjtė si femra. Ia dhashė emrin Mari, dhe kėrkoj mbrojtjen Tėnde pėr tė dhe pasardhėsit e saj nga djalli i mallkuar."

[3:37] Zotėruesi i saj ia pranoi njė pranim tė hirshėm, dhe ia rriti me edukatė tė mirė, nėn kujdestarinė e Zekerias. Kurdo qė Zekeria hynte nė faltoren e saj ai gjente furnizime me tė. E pyeste, "Mari, prej ku e ke marrė kėtė?" Ajo thoshte, "Ėshtė prej Zotit. Zoti furnizon pėr kėdo qė Ai zgjedhė, pa kufi."

Lindja e Gjonit

[3:38] Atėherė Zekeria iu pėrgjėrua Zotėruesit tė tij: "Zotėruesi im, mė dhuro mua njė fėmijė tė mirė tė tillė; Ti je Dėgjuesi i lutjeve."

[3:39] Engjėjt e thirrėn kur ishte duke u lutur nė faltore: "Zoti tė jep lajme tė mira pėr Gjonin; besimtar nė fjalėn e Zotit, i ndershėm, i moralshėm, dhe profet i drejtė."

[3:40] Ai tha, "Si mund tė kem djalė, kur unė jam aq i vjetėr, dhe gruaja ime ėshtė sterile?" Ai tha, "Zoti bėn ēfarėdo qė Ai do."

[3:41] Ai tha, "Zotėruesi im, mė jep njė shenjė." Ai tha, "Shenja jote ėshtė qė nuk do tė flasėsh me njerėzit pėr tre ditė, pėrveē me shenja. Pėrkujto shpesh Zotėruesin tėnd; dhe medito natė e ditė."

Maria dhe Jezusi

[3:42] Engjėjt thanė, "O Mari, Zoti tė ka zgjedhur dhe tė ka pastruar. Ai tė ka zgjedhur ty nga tė gjitha femrat.

[3:43] "O Mari, t’i nėnshtrohesh Zotėruesit tėnd, tė pėrulesh dhe tė pėrkulesh me ata qė pėrkulen."

[3:44] Kėto janė lajme nga e kaluara qė t’i shpallim ty. Ti nuk ishe aty kur ata hoqėn short pėr ta zgjedhur kujdestarin e Marisė. Ti nuk ishe i pranishėm kur ata u grindėn me njėri tjetrin.

[3:45] Engjėjt thanė, "O Mari, Zoti tė jep myzhde: Fjalė prej Tij emri i tė cilit ėshtė ‘Mesia, Jezu bir i Marisė. Ai do tė jetė i famshėm nė kėtė jetė dhe Pėrjetėsi, dhe njė prej mė tė afėrmve tė Mi.’

[3:46] "Ai do tu flasė njerėzve qė nga djepi, si dhe si i rritur; ai do tė jetė njėri prej tė drejtėve."

[3:47] Ajo tha, "Zotėruesi im, si mund tė kem djalė, kur asnjė burrė nuk mė ka prekur?" Ai tha, "Zoti kėshtu krijon ēfarėdo qė Ai do. Pėr tė bėrė diēka, Ai thjeshtė i thotė, ‘Ji,’ dhe ėshtė.

[3:48] "Ai do i mėsojė atij shkrimin, menēuri, Torahn, dhe Ungjillin."

[3:49] Si i dėrguar tek Fėmijėt e Izraelit: "Unė vi te ju me njė shenjė prej Zotėruesit tuaj – unė bėj pėr ju njė formė zogu nga balta, pastaj fryj nė tė, dhe bėhet zog i gjallė me lejen e Zotit. Ua kthej tė pamit tė verbėrve, shėroj tė lebrosurit, dhe ngjall tė vdekurit me lejen e Zotit. Unė mund t’ju tregoj ēka hani, dhe ēka depononi nė shtėpitė tuaja. Kjo duhet tė jetė provė pėr ju, nėse jeni besimtarė.

[3:50] "Unė konfirmoj shkrimin e mėparshėm – Torahn – dhe anuloj ndalesa tė caktuara tė vėna mbi ju. Unė vi tek ju me provė tė mjaftueshme nga Zotėruesi juaj. Prandaj, t’ia keni dronė Zotit, dhe tė mė bindeni.

[3:51] "Zoti ėshtė Zotėruesi im dhe Zotėruesi juaj;* ta adhuroni vetėm Atė. Kjo ėshtė rruga e drejtė."

*3:51 Kjo ėshtė saktėsisht ēka Jezusi citohet tė ketė thėnė pėrgjatė Besėlidhjes sė Re. Shih pėr shembull Ungjillin e Gjonit 20:17, dhe librin "Jezusi: Mitet dhe Mesazhi" nga Lisa Spray, Kapitulli 4 (Universal Unity, Fremont, Kaliforni, 1992).

[3:52] Kur Jezusi nuhati mosbesimin e tyre, tha, "Kush janė pėrkrahėsit e mi pėr te Zoti?" Dishepujt thanė, "Ne jemi pėrkrahėsit e Zotit; ne besojmė nė Zotin, dhe ji dėshmitar se jemi tė nėnshtruar."

[3:53] "Zotėruesi ynė, ne kemi besuar nė ēka na zbrite, dhe e kemi ndjekur tė dėrguarin; llogaritna mes dėshmitarėve."

Vdekja e Jezusit*

[3:54] Ata thurėn kurthe dhe planifikuan, por edhe Zoti, e Zoti ėshtė planifikuesi mė i mirė.

*3:54-55 Mėsojmė se shpirti i Jezusit, personi i vėrtetė, u ngrit lart, domethėnė, jeta e Jezusit nė tokė  pėrfundoi, pėrpara arrestimit, torturės, dhe kryqėzimit tė trupit tė tij tė gjallė fiziologjikisht, e tė zbrazėt, pa shpirt (Shih detajet nė Shtojcėn 22).

[3:55] E Zoti tha, "O Jezu, Unė po ta ndėrpres jetėn nė tokė, po tė ngris te Unė, dhe po tė heqė qafe prej mosbesimtarėve. Unė do i lartėsoj ata qė tė ndjekin mbi ata qė nuk besojnė, deri nė Ditėn e Ringjalljes. Pastaj te Unė ėshtė fati pėrfundimtar i tė gjithė juve, pastaj do tė gjykoj mes jush nė lidhje me grindjet tuaja.

[3:56] "Sa pėr ata qė nuk besojnė, do i parashtroj nė ndėshkim qė dhemb nė kėtė botė, edhe nė Pėrjetėsi. Ata nuk do tė kenė ndihmues."

[3:57] Sa pėr ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, Ai do i shpėrblejė tėrėsisht. Zoti nuk i do tė padrejtit.

[3:58] Kėto janė shpalljet qė po t’i recitojmė, qė japin lajm plot menēuri.

Konfirmim matematikor*

[3:59] Shembulli i Jezusit, pėr Zotin, ėshtė i njėjtė si i Ademit; Ai e krijoi atė nga dheu, pastaj i tha, "Ji," dhe ai ishte.

*3:59 "Barazia" e krijimit tė Jezusit dhe Ademit ėshtė e konfirmuar matematikisht; Jezusi dhe Ademi janė tė pėrmendur nė Kuran nė numėr tė njėjtė, 25 herė secili.

[3:60] Kjo ėshtė e vėrteta nga Zotėruesi yt; mos ushqe asnjė dyshim.

Sfidė mosbesimtarėve

[3:61] Nėse ndokush grindet me ty, pėrkundėr dijes qė ke pranuar, atėherė thuaj, "Le t’i mbledhim fėmijėt tonė dhe fėmijėt tuaj, gratė tona dhe gratė tuaja, vetė ne dhe vetė ju, dhe le ta kėrkojmė mallkimin e Zotit mbi gėnjeshtarėt."

[3:62] Absolutisht, ky ėshtė tregimi i tė vėrtetės. Absolutisht, nuk ka zot pėrveē Zotit. Absolutisht, Zoti ėshtė i Plotfuqishmi, Mė i Menēuri.

[3:63] Nėse ata refuzojnė, atėherė Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr keqbėrėsit.

Ftesė tė gjithė besimtarėve

[3:64] Thuaj, "O ndjekės tė shkrimit, ejani tė vijmė nė pajtim logjik mes nesh dhe jush; qė tė mos adhurojmė pėrveē Zotit; qė tė mos kemi asnjė objekt adhurimi pos Tij, e as tė mos ngremė asnjė prej qenieve njerėzore si zotėruesė pėrkrah Zotit." Nėse nuk pranojnė, thuaj, "Jini dėshmitarė se jemi tė nėnshtruar."

[3:65] O ndjekės tė shkrimit, pse shtyheni me fjalė rreth Ibrahimit, kur Torah dhe Ungjilli nuk u shfaqėn deri pas tij? A nuk kuptoni?

[3:66] Jeni shtyrė rreth gjėrave qė i dinit; pse shtyheni rreth gjėrave qė nuk i dini? Zoti di, pėrderisa ju nuk dini.

[3:67] Ibrahimi nuk ishte as Jahudi, as i Krishterė; ai ishte i nėnshtruar monoteist. Nuk ishte idhujtar.

[3:68] Njerėzit mė tė merituar pėr Ibrahimin janė ata qė ndoqėn atė, dhe ky profet, dhe ata qė besojnė. Zoti ėshtė Zotėruesi dhe Sunduesi i besimtarėve.

[3:69] Disa ndjekės tė shkrimit dėshirojnė tė ju largojnė nga rruga e drejtė, por e largojnė veē veten, pa e kuptuar.

[3:70] O ndjekės tė shkrimit, pse i refuzoni kėto shpallje tė Zotit kur jeni dėshmitarė (qė kjo ėshtė e vėrteta)?

[3:71] O ndjekės tė shkrimit, pse e ngatėrroni tė vėrtetėn me tė pavėrtetėn, dhe e fshihni tė vėrtetėn, me vetėdije?

[3:72] Disa ndjekės tė shkrimit thonė, "Besoni nė ēka u ėshtė zbritur besimtarėve nė mėngjes, dhe refuzonie nė mbrėmje; ndoshta njė ditė do tė kthehen prapa.

[3:73] "Dhe mos besoni ndryshe pėrveē si ata qė ndjekin fenė tuaj." Thuaj, "Udhėzimi i vėrtetė ėshtė udhėzimi i Zotit." Nėse pretendojnė se edhe ata e kanė udhėzimin e njėjtė, ose polemizojnė me ju rreth Zotėruesit tuaj, thuaj, "E tėrė e mira ėshtė nė dorė tė  Zotit; Ai ia dhuron atė kujtdo qė Ai do." Zoti ėshtė Bujar, i Gjithėdijshėm.

[3:74] Ai veēon mėshirėn e Tij pėr kėdo qė Ai do; Zoti posedon pakufi mirėsi.

Ji i sinqertė me tė gjithė njerėzit

[3:75] Ca ndjekėsve tė shkrimit mund tu besohet sasi e madhe, dhe do e kthejnė. Tė tjerėve mes tyre nuk mund tu besohet as njė dinar; nuk do t’jua kthejnė pa ju vėnė pas. Kjo ėshtė pėr shkak se ata thonė, "Nuk duhet tė jemi tė sinqertė kur kemi tė bėjmė me ata tė pa shkrim!"* Kėshtu, ata i mveshin gėnjeshtra Zotit, me vetėdije.

*3:75 Para zbulimit tė kodit matematikor tė Kuranit, disa studiues gabimisht pohuan se Muhamedi ishte njeri analfabet qė nuk do tė mund tė shkruante njė libėr aq tė madh. Ata e shtrembėruan domethėnien e fjalės "Ummi," duke pretenduar se ajo do tė thotė "analfabet." Kjo strofė vėrteton se "Ummijin" do tė thotė "i pa shkrim" (Shih gjithashtu 62:2 & Shtojcėn 28).

[3:76] Vėrtetė, ata qė i pėrmbushin obligimet dhe ēojnė jetė tė drejtė, Zoti i do tė drejtit.

[3:77] Sa pėr ata qė shkėmbejnė besėlidhjen e Zotit, dhe obligimet e tyre, pėr njė ēmim tė vogėl, ata nuk marrin hise nė Pėrjetėsi. Zoti nuk do tu flasė, e as t’i shikojė, nė Ditėn e Ringjalljes, e as nuk do i pastrojė. Ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim qė dhemb.

[3:78] Mes tyre janė ata qė e pėrdredhin gjuhėn pėr ta imituar shkrimin, qė tė mendoni se ėshtė prej shkrimit, kur nuk ėshtė prej shkrimit, dhe pohojnė se ėshtė prej Zotit, kur nuk ėshtė prej Zotit. Kėshtu, ata shprehin gėnjeshtra dhe ia veshin Zotit, me vetėdije.

[3:79] Asnjė qenie njerėzore qė e bekoi Zoti me shkrim dhe profetėsi nuk do tu thoshte njerėzve, "Adhuromėni mua pėrkrah Zotit." Por, (do tu thoshte),  “Kushtojani veten absolutisht vetėm Zotėruesit tuaj." sipas shkrimit qė predikoni dhe mėsimeve qė mėsoni.

[3:80] E as nuk do t’ju urdhėronte t’i adhuroni engjėjt dhe profetėt si zotėruesė. A do t’ju shtynte ai tė mos besoni pasi u bėtė tė nėnshtruar?

Pėrmbushet profeci madhore * I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes

[3:81] Zoti lidhi besėn me profetėt, duke thėnė, "Unė do t’ju jap shkrimin dhe menēuri. Pastaj, njė i dėrguar do tė vijė t’i konfirmojė tė gjitha shkrimet ekzistuese. Tė besoni nė atė dhe ta pėrkrahni." Tha, "A pajtoheni me kėtė, dhe betoheni ta pėrmbushni kėtė besėlidhje?" Ata thanė, "Pajtohemi." Tha, "Keni qenė pra dėshmitarė, dhe jam dėshmitar bashkė me ju."

*3:81 Kjo profeci madhore tani ėshtė e pėrmbushur. I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes, siē profetizohet, nė kėtė strofė dhe Malakian e Biblės 3:1-21, Lukėn 17:22-36 & Mateun 24:27, pastroi dhe bashkoi lajmet e Zotit qė ishin dorėzuar nga profetėt e Zotit. Judaizmi, Krishterimi, Islami, Hinduizmi, Budizmi, etj. janė korruptuar tepėr. Ėshtė dėshira e Zotit tė Plotfuqishėm qė t’i pastroj dhe t’i unifikoj nėn emblemėn e adhurimit tė vetėm Atij. Prova tė pakalueshme janė furnizuar nga Zoti nė pėrkrahje tė tė Dėrguarit tė Tij tė Besėlidhjes, emri i tė cilit ėshtė pa diskutim i specifikuar nė kodin matematikor tė Kuranit si "Rashad Khalifa." Pėr shembull, duke mbledhur vlerėn germore tė "Rashad" (505), dhe vlerėn e "Khalifa" (725), dhe numrin e strofės (81) fitojmė 1311, apo 19x69 (shih Shtojcėn 2 pėr provat e hollėsishme).

Refuzuesit e tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes janė mosbesimtarė

[3:82] Ata qė e refuzojnė kėtė (profeci Kuranore) janė tė kėqijtė.

[3:83] A po kėrkojnė ata tjetėr pos fesė sė Zotit, kur ēdo gjė nė qiej dhe tokė i ėshtė nėnshtruar Atij, me dėshirė dhe pa dėshirė, dhe te Ai do tė kthehen?

Mos bėni asnjė dallim mes tė dėrguarve tė Zotit

[3:84] Thuaj, "Ne besojmė nė Zotin, dhe nė ēka na u zbrit, dhe nė ēka iu zbrit Ibrahimit, Ismailit, Isakut, Jakobit, dhe Patriarkėve, dhe nė ēka iu dha Moisiut, Jezusit, dhe profetėve nga Zotėruesi i tyre. Ne nuk bėjmė asnjė dallim mes asnjėrit prej tyre. Vetėm te Ai jemi tė nėnshtruar."

Vetėm njė fe e aprovuar nga Zoti

[3:85] Kushdo qė pranon tjetėr pos Nėnshtrimit si fe tė tij, nuk do i pranohet, dhe nė Pėrjetėsi, do tė jetė me dėshtakėt.

[3:86] Pse duhet Zoti t’i udhėzojė njerėzit qė nuk besuan pas besimit, dhe pas tė qenit dėshmitarė se i dėrguari ėshtė i vėrtetė, dhe pasi u janė dhėnė prova* tė qėndrueshme? Zoti nuk i udhėzon shpirtligjtė.

*3:86 Strofat 3:82-90 na informojnė se ata qė refuzojnė tė Dėrguarin e Zotit tė Besėlidhjes nuk janė tė nėnshtruar (Mysliman) mė, meqenėse ata nuk i besojnė mė Kuranit. Provat e pėrmendura nė 3:86 i referohen kodit matematikor tė Kuranit, i cili u shpall nėpėrmjet tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes. Edhe 3:86 edhe 3:90  flasin pėr "mosbesimin pas besimit."

[3:87] Kėta kanė vetėshkaktuar mallkim nga Zoti, dhe engjėjt, dhe tė gjithė njerėzit.

[3:88] Pėrgjithmonė qėndrojnė aty; nuk u zbutet ndėshkimi kurrė, e as nuk do tu shtyhet afati.

[3:89] Me pėrjashtim tė atyre qė pendohen pas asaj, dhe reformohen. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

Kur pendimi ėshtė i papranueshėm

[3:90] Ata qė nuk besojnė pas besimit, pastaj zhyten edhe mė thellė nė mosbesim, atyre pendimi nuk do tu pranohet; ata janė tė humburit e vėrtetė.

[3:91] Ata qė nuk besojnė dhe vdesin si mosbesimtarė, njė tokė plot me ar nuk do tė pranohet nga asnjėri prej tyre, edhe sikur njė haraē i tillė tė ishte i mundur. Ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim qė dhemb; nuk do tė kenė asnjė ndihmues.

[3:92] Nuk mund tė arrini drejtėsinė pa dhėnė bamirėsi nga gjėrat qė i doni. Ēfarėdo qė jep bamirėsi, Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė.

Mos ndaloni ēka ėshtė e lejueshme

[3:93] I gjithė ushqimi ishte dikur i lejueshėm pėr Fėmijėt e Izraelit, deri sa Izraeli i vuri ndalesa tė caktuara vetvetes para se tė zbriste Torah. Thuaj, "Silleni Torahn dhe lexonie, nėse jeni tė sinqertė."

[3:94] Ata qė trillojnė ndalesa tė rreme pas kėsaj, dhe ia mveshin Zotit, janė vėrtetė shpirtligė.

[3:95] Thuaj, "Zoti e ka deklaruar tė vėrtetėn: Ta ndiqni fenė e Ibrahimit – monoteizmin. Ai nuk ishte idhujtar."

[3:96] Faltorja mė e rėndėsishme e ngritur pėr njerėzit ėshtė ajo nė Bekė;* fener i bekuar pėr tė gjithė njerėzit.

*3:96 Kjo ėshtė Sure me inicial M, dhe ky shqiptim i pazakontė i "Mekės" si "Bekė" shkakton shpeshtėsinė e ndodhjes sė "M"-sė tė pėrputhet me kodin matematikor tė Kuranit. Shqiptimi normal "Mekė” do tė kishte rritur shpeshtėsinė e ndodhjes sė "M"-sė (Shtojca 1).

[3:97] Nė tė ka shenja tė qarta: stacioni i Ibrahimit. Kushdo qė hyn nė tė duhet t’i jepet leje kalimi tė sigurt. Njerėzit ia kanė borxh Zotit qė tė zbatojnė Haxhin te kjo faltore, kur tė kenė mundėsi. Sa pėr ata qė nuk besojnė, Zotit nuk i nevojitet askush.

[3:98] Thuaj, "O ndjekės tė shkrimit, pse i refuzoni kėto shpallje tė Zotit, kur Zoti ėshtė dėshmitar i ēdo gjėje qė bėni?"

[3:99] Thuaj, "O ndjekės tė shkrimit, pse i pengoni nga rruga e Zotit ata qė dėshirojnė tė besojnė, dhe kėrkoni ta shtrembėroni, edhe pse jeni dėshmitarė?" Zoti nuk ėshtė i pavetėdijshėm pėr ēfarėdo qė bėni.

[3:100] O ju qė besoni, nėse iu bindeni disave qė iu dha shkrimi, ata do t’ju kthejnė mbrapa, pas besimit, nė mosbesimtarė.

[3:101] Si mund tė mos besoni, kur kėto shpallje tė Zotit ju janė recituar, dhe i dėrguari i Tij ju ka ardhur? Kushdo qė lidhet te Zoti do tė udhėzohet nė rrugėn e drejtė.

[3:102] O ju qė besoni, t’ia keni dronė Zotit si duhet t’i kihet, dhe mos vdisni ndryshe pėrveē si tė Nėnshtruar.

Besimtarėt janė tė bashkuar

[3:103] Tė lidheni nė litarin e Zotit, tė gjithė ju, dhe mos u pėrēani. Kujtoni bekimet e Zotit mbi ju – ju ishit tė armiqėsuar dhe Ai jua pajtoi zemrat. Me mirėsinė e Tij, u bėtė vėllezėr. Ju ishit nė buzė tė greminės sė zjarrtė, dhe Ai ju shpėtoi prej saj. Zoti kėshtu jua shpjegon shpalljet e Tij, qė tė mund tė udhėzoheni.

[3:104] Le tė jetė njė shoqėri nga ju qė ftoni nė ēka ėshtė e dobishme, pėrkrahni drejtėsinė, dhe ndaloni tė kėqijat. Kėta janė fituesit.

[3:105] Mos u bėni si ata qė u bėnė tė pėrēarė dhe grindavecė, pavarėsisht provave tė qarta qė iu dhanė atyre. Se ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim tė tmerrshėm.

[3:106] Do tė vij dita kur disa fytyra do tė zdriten (me gėzim), derisa tė tjera fytyra do tė ngrysen (me trishtim). Sa pėr ata qė fytyrat iu ngrysen, do tė pyeten, "A nuk u bėtė mosbesimtarė pas besimit? Prandaj, vuanie ndėshkimin pėr mosbesimin tuaj."

[3:107] Sa pėr ata qė fytyrat iu zdriten, ata do tė kėnaqen nė mėshirėn e Zotit; ata qėndrojnė aty pėrgjithmonė.

[3:108] Kėto janė shpalljet e Zotit; po t’i recitojmė, sinqerisht. Zoti nuk dėshiron vėshtirėsi pėr njerėzit.

[3:109] E Zotit ėshtė ēdo gjė nė qiej dhe ēdo gjė nė tokė, dhe tė gjitha ēėshtjet drejtohen nga Zoti.

Shoqėria mė e mirė

[3:110] Ju jeni shoqėria mė e mirė qė ndonjėherė ėshtė ngritur mes njerėzish: ju pėrkrahni tė drejtėn dhe ndaloni tė kėqijat, dhe besoni nė Zotin. Sikur ndjekėsit e shkrimit tė besonin, do tė ishte mė mirė pėr ta. Disa prej tyre besojnė, por shumica e tyre janė shpirtligė.

[3:111] Ata nuk mund t’ju dėmtojnė, pėrtej fyerjes. Nėse ju luftojnė, ata do tė kthehen dhe tė ikin. Ata nuk mund tė fitojnė.

[3:112] Ata duhet poshtėruar kudo qė i ndeshni, nė mos e mbajtshin tė lidhur besėn e Zotit, si dhe besėlidhjet e tyre pėr paqe me ju. Ata kanė vetėshkaktuar zemėrim prej Zotit, dhe, si pasojė, ata i parashtrohen turpėrimit. Kjo ėshtė pėr shkak se ata refuzuan shpalljet e Zotit, dhe vranė profetėt padrejtėsisht. Kjo ėshtė pėr shkak tė mosbindjes dhe shkeljes sė tyre.

Jahudi & tė krishterė tė drejtė

[3:113] Ata nuk janė tė gjithė tė njėjtė; mes ndjekėsve tė shkrimit, ka qė janė tė drejtė. Ata i recitojnė shpalljet e Zotit gjatė natės, dhe pėrulen.

[3:114] Ata besojnė nė Zotin dhe Ditėn e Fundit, pėrkrahin tė drejtėn dhe ndalojnė tė keqen, dhe nxitojnė tė bėjnė punė tė drejta. Kėta janė tė drejtit.

[3:115] Ēfarėdo tė mire qė bėjnė nuk do tė mbetet pa shpėrblyer. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė drejtit.

[3:116] Ata qė nuk besuan nuk mund tė ndihmohen nga paratė e tyre ose fėmijėt e tyre kundėr Zotit. Kanė vetėshkaktuar Ferr, ku qėndrojnė pėrgjithmonė.

[3:117] Shembulli i arritjeve tė tyre nė kėtė jetė ėshtė si njė erė e fortė qė godet  tė mbjellat e njerėzve qė i kanė bėrė keq vetes, dhe i fshinė. Zoti nuk u bėri keq; janė ata qė i bėnė keq vetvetes.

Mos zini shokė hipokritė

[3:118] O ju qė besoni, mos i zini shokė tė jashtmit qė nuk pushojnė duke jua dashur tė keqen. Madje dėshirojnė t’ju shohin duke vuajtur. Urrejtje rrjedh nga gojėt e tyre dhe ēka fshehin nė gjokset e tyre ėshtė edhe mė e keqe. Ne kėshtu sqarojmė shpalljet pėr ju, nėse kuptoni.

[3:119] Ja, ju po i doni, pėrderisa ata nuk ju duan, dhe ju besoni nė tė gjithė shkrimin. Kur ju takojnė juve ata thonė, "Ne besojmė," por sapo tė largohen, i kafshojnė gishtat nga mllefi ndaj jush. Thuaj, "Vdisni nė mllefin tuaj." Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr mendimet mė tė thella.

[3:120] Kur diēka e mirė ju vjen juve ata dėshpėrohen, dhe kur diēka e keqe ju ndodh juve ata gėzohen. Nėse duroni me kėmbėngulėsi, dhe vazhdoni tė drejtėn, kurthet e tyre nuk do t’ju dėmtojnė. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēdo gjė qė bėjnė.

Beteja e Bedrit

[3:121] Kujtohu qė ti (Muhamed) ishe mes njerėzve tuaj kur dole t’ua caktosh besimtarėve pozitat e tyre pėr betejė. Zoti ėshtė Dėgjues, i Gjithėdijshėm.

[3:122] Dy grupe mes jush gati dėshtuan, por Zoti ishte Zotėruesi i tyre. Nė Zotin besimtarėt duhet tė kenė besim.

[3:123] Zoti ju dhuroi fitore nė Bedr, pavarėsisht nga dobėsia juaj. Prandaj, t’ia keni dronė Zotit, si mirėnjohje.

Engjėjt e Zotit ndihmojnė besimtarėt

[3:124] Ti ju the besimtarėve, "A nuk mjafton qė Zotėruesi juaj ju pėrkrahė me tre mijė engjėj, tė zbritur?"

[3:125] Me tė vėrtetė, nėse duroni me kėmbėngulėsi dhe vazhdoni tė jeni tė drejtė, pastaj ata ju sulmojnė papritmas, Zotėruesi juaj do t’ju pėrkrahė me pesė mijė* engjėj, tė ushtruar mirė.

*3:124-125 Tridhjetė numra tė ndryshėm pėrmenden nė Kuran. Shuma e tyre ėshtė 162146, 19x8534. Kjo pėrputhet me mrekullinė matematikore tė Kuranit (Shih Shtojcėn Njė).

[3:126] Zoti kėshtu ju njofton, pėr t’ju dhėnė lajme tė mira, dhe t’jua bindė zemrėn. Fitorja vjen veē prej Zotit, tė Plotfuqishmit, Mė tė Menēurit.

[3:127] Ai kėshtu qėron disa mosbesimtarė, ose i neutralizon; ata gjithmonė pėrfundojnė humbės.

[3:128] Nuk varet prej teje; Ai mund t’i shpengojė, ose Ai mund t’i ndėshkojė pėr shkeljet e tyre.

[3:129] E Zotit ėshtė ēdo gjė nė qiej dhe tokė. Ai fal kėdo qė Ai do, dhe ndėshkon kėdo qė Ai do. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

Fajdeja ndalohet*

[3:130] O ju qė besoni, tė mos jepni me fajde, tė shtuar mbi e pėr mbi. Kini dronė Zotit, qė tė mund t’ia dilni.

*3:130 Interesi nė depozitimet bankare dhe interesi nė kredi janė tė ligjshėm nėse nuk janė tė tepruar (5-15%). Bankat investojnė dhe profitet e tyre u kalohen depozituesve. Pasi qė tė gjitha palėt ndahen tė kėnaqur dhe askush nuk viktimizohet, ėshtė krejtėsisht e ligjshme tė merret interes nga banka (shih 2:275).

[3:131] Ruajuni zjarrit qė pret mosbesimtarėt.

[3:132] T’i bindeni Zotit dhe tė dėrguarit, qė tė arrini mėshirė.

Vetitė e tė drejtėve

[3:133] Duhet tė garoni me nxitim drejt faljes nga Zotėruesi juaj dhe njė Parajse gjerėsia e tė cilės rrethon qiejt dhe tokėn; i pret tė drejtit,

[3:134] qė japin bamirėsi nė kohė tė mira, si dhe nė kohė tė vėshtira. Ata janė qė e frenojnė mllefin, dhe i falin njerėzit. Zoti i do bamirėsit.

[3:135] Nėse bėjnė mėkat ose i bėjnė keq vetes, ata pėrkujtojnė Zotin dhe kėrkojnė falje pėr mėkatet e tyre – e kush i falė mėkatet pėrveē Zotit – dhe ata nuk vazhdojnė nė mėkate, me vetėdije.

[3:136] Shpėrblimi i tyre ėshtė falje prej Zotėruesit tė tyre, dhe kopshte me prroje qė rrjedhin; ata qėndrojnė aty pėrgjithmonė. Sa shpėrblim i bekuar pėr punėtorėt!

Fitore pėr tė drejtit

[3:137] Janė vėnė precedentė pėr ju nė tė kaluarėn; Enduni nėpėr tokė dhe vėreni pasojat pėr pabesimtarėt.

[3:138] Kjo ėshtė deklaratė pėr njerėzit, dhe udhėzim dhe ndriēim pėr tė drejtit.

[3:139] Tė mos luhateni, e as tė brengoseni, se jeni fituesit pėrfundimtar, nėse jeni besimtarė.

[3:140] Nėse pėrjetoni vėshtirėsi, armiku gjithashtu vuan vėshtirėsi tė njėjtė. Ne i ndėrrojmė ditėt e fitores dhe disfatės mes njerėzve. Zoti kėshtu i shquan besimtarėt e vėrtetė, dhe bekon disa prej jush dėshmorė. Zotit nuk i pėlqen padrejtėsia.

[3:141] Zoti kėshtu kalit ata qė besojnė dhe poshtėron mosbesimtarėt.

Pohimet tona duhet tė testohen

[3:142] A prisni tė hyni nė Parajsė pa i klasifikuar Zoti ata mes jush qė pėrpiqen, dhe pa i klasifikuar ata qė janė tė durueshėm?

[3:143] Ju dikur e dėshironit vdekjen para se tė ballafaqoheshit me tė. Tani i jeni pėrballė, mu para syve tuaj.

[3:144] Muhamedi nuk ishte asgjė mė shumė se i dėrguar si tė dėrguarit para tij. Po tė vdesė ose tė vritet, a do tė ktheheshit prapa? Kushdo qė kthehet prapa, nuk e dėmton Zotin aspak. Zoti shpėrblen ata qė janė mirėnjohės.

Koha e vdekjes e paracaktuar

[3:145] Askush nuk vdes pėrveē me lejen e Zotit, nė njė kohė tė paracaktuar. Kushdo qė kėrkon kotėsitė e kėsaj bote, ne ia japim, dhe kushdo qė kėrkon shpėrblimet e Pėrjetėsisė, ne e bekojmė me to. Ne shpėrblejmė ata qė janė mirėnjohės.

[3:146] Sa profetė patėn njerėz tė devotshėm bashkė me ta tė luftonin, pa u tundur kurrė nėn presion nė rrugėn e Zotit, e as nuk ngurruan ose tė dekurajohen. Zoti i do durimtarėt.

[3:147] Shprehja e vetme e tyre ishte, "Zotėruesi ynė, falna mėkatet, dhe shkeljet tona, pėrforcona kėmbėt, dhe dhurona fitore mbi mosbesimtarėt."

[3:148] Rrjedhimisht, Zoti ua dhuroi shpėrblimet e kėsaj bote, dhe shpėrblimet mė tė mira tė Pėrjetėsisė. Zoti i do punėmirėt.

[3:149] O ju qė besoni, nėse ju bindeni atyre qė nuk besojnė, do tė ju kthejnė prapa, pastaj pėrfundoni tė dėshtuar.

[3:150] Vetėm Zoti ėshtė Zotėrues dhe Sundues i juaji, dhe Ai ėshtė pėrkrahėsi mė i mirė.

Zoti dirigjon armiqtė tuaj

[3:151] Ne do tė hedhim tmerr nė zemrat e atyre qė nuk besuan, pasi qė ata ngrenė pos Zotit idhuj tė pafuqi. Fati i tyre ėshtė nė Ferr; Sa vendbanim i tmerrshėm pėr shkelėsit!

Beteja e Uhudit

[3:152] Zoti e ka pėrmbushur premtimin e Tij ndaj jush, dhe ju i mundėt ata me lejen e Tij. Por pastaj u luhatėt, u pėrēatė mes vete, dhe nuk iu bindėt pasi Ai jua kishte shfaqur (fitoren) qė e dėshironit. Por pastaj, disave prej jush ju tėrhoq vėmendja nga plaēkat e kėsaj bote, pėrderisa tė tjerėve me tė drejtė ju interesoi Pėrjetėsia. Ai pastaj ju largoi nga ata qė tė ju testojė. Ai ju ka falur. Zoti derdh nė besimtarėt hirėsinė e Tij.

[3:153] Kujtohuni qė u turrėt (pas plaēkave), duke mos ia vėnė veshin askujt, madje edhe kur i dėrguari ju thėrriste nga pėrmbas. Si pasojė, Ai zėvendėsoi njė mjerim me tjetrin, qė tė mos brengoseni pėr ēfarėdo qė ju shpėtoi, ose tė jeni nė agoni pėr vėshtirėsitė qė i kishit pėrjetuar. Zoti ėshtė Njohės i ēdo gjėje qė bėni.

Momenti i vdekjes i paracaktuar

[3:154] Pas tėrheqjes, Ai lėshoi mbi ju kotje tė qetė qė qetėsoi disa prej jush. Tė tjerėt mes jush merakoseshin veē pėr veten. Ata ushqyen mendime pėr Zotin qė nuk ishin tė drejta – tė njėjtat mendime qė i kishin ushqyer gjatė ditėve tė injorancės. Kėshtu, ata thanė, "A varet diēka prej nesh?" Thuaj, "Ēdo gjė varet prej Zotit." Fshehėn nė vetvete atė qė nuk ta shfaqėn. Thanė, "Sikur tė varej prej nesh, asnjė prej nesh nuk do tė vritej nė kėtė betejė." Thuaj, "Sikur tė rrinit nė shtėpitė tuaja, ata qė kishin fatin tė vriten do tė zvarriteshin nė shtratin e tyre pėr vdekje." Zoti kėshtu ju futė nė test qė t’i nxjerrė jashtė bindjet tuaja tė vėrteta, dhe tė testojė ēka keni nė zemrat tuaja. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr mendimet mė tė thella.

[3:155] Padyshim, ata mes jush qė u zmbrapsėn ditėn qė dy ushtritė u ndeshėn qenė mashtruar prej djallit. Kjo pasqyron disa nga punėt (e kėqija) qė kishin bėrė. Zoti i ka falur. Zoti ėshtė Falės, i Butė.

[3:156] O ju qė besoni, mos u bėni si ata qė nuk besuan dhe thanė pėr tė afėrmit e tyre qė shkuan ose u mobilizuan pėr luftė, "Sikur tė kishin qėndruar me ne, ata nuk do tė kishin vdekur ose tė ishin vrarė." Zoti e shndėrron kėtė nė burim pikėllimi nė zemrat e tyre. Zoti drejton jetė dhe vdekje. Zoti ėshtė Pamės i ēdo gjėje qė bėni.

[3:157] U vratė ose vdiqėt pėr Zotin, falja prej Zotit, dhe mėshira janė shumė mė tė mira se ēfarėdo qė ata grumbullojnė.

[3:158] Vdiqėt ose u vratė, do tė mblidheni para Zotit.

Dashamirėsia e tė dėrguarit

[3:159] Ishte mėshirė prej Zotit qė ti u bėre i dhembshėm ndaj tyre. Po tė ishe i ashpėr dhe zemėrngushtė, do tė kishin braktisur. Prandaj, t’i falėsh dhe tė kėrkosh ndjesė pėr ta, dhe konsultohu me ta. Kur tė vendosėsh, zbatoje planin dhe kij besim te Zoti. Zoti i do ata qė kanė besim nė Atė.*

*3:159 Monedha e SH.B.A-sė ėshtė monedha e vetme qė bartė frazėn: "Nė Zotin kemi besim." Ėshtė fakt qė dollari Amerikan ka qenė monedha mė e fortė nė botė, dhe standardi me anė tė cilit tė gjithė monedhat maten.

[3:160] Nėse ju pėrkrahė Zoti, askush nuk mund t’ju mund. E nėse ju braktis, kush tjetėr mund t’ju pėrkrahė? Nė Zotin besimtarėt duhet tė kenė besim.

Askush mbi ligjin

[3:161] As profeti nuk mund tė marrė mė shumė nga plaēkat e luftės sesa qė i takon. Kushdo qė merr mė shumė sesa hisja qė i takon me tė drejtė do tė japė llogari pėr tė nė Ditėn e Ringjalljes. Atėherė ēdo shpirt paguhet pėr ēfarėdo qė ka fituar, pa as mė tė voglėn padrejtėsi.

[3:162] A ėshtė ai qė ėshtė nė kėrkim tė kėnaqėsisė sė Zotit i njėjtė si ai qė vetėshkakton zemėrim nga Zoti dhe fat e ka Ferrin, vendbanimin mė tė tmerrshėm?

[3:163] Ata padyshim zėnė rangje tė ndryshme te Zoti. Zoti ėshtė Pamės i ēdo gjėje qė bėjnė.

[3:164] Zoti i ka bekuar besimtarėt duke ēuar ndėr ta njė tė dėrguar nga mesi i tyre, qė tė recitojė pėr ta shpalljet e Tij, dhe t’i pastrojė, dhe tu mėsojė shkrimin dhe menēuri. Para kėsaj, ata kishin humbur krejtėsisht.

[3:165] Tani qė keni vuajtur zmbrapsje, dhe edhe pse ju iu sollėt dy herė mė shumė vuajtje (armiqve), ju thatė, "Pse na ndodhi kjo?" Thuaj, "Kjo ėshtė pasojė e vet veprave tuaja." Zoti ėshtė i Gjithėfuqishėm.

[3:166] Ajo qė ju goditi juve ditėn qė dy ushtritė u ndeshėn ishte nė pajtim me vullnetin e Zotit, dhe qė tė dallohen besimtarėt.

[3:167] Dhe tė ekspozohen hipokritėt qė u ishte thėnė, "Ejani luftoni pėr Zotin, ose kontribuoni." Ata thanė, "Sikur tė kishim ditur si tė luftojmė, do tė ju kishim bashkangjitur." Ata ishin mė afėr mosbesimit se besimit. Ata shprehėn me gojėt e tyre ēka nuk ishte nė zemrat e tyre. Zoti e di ēka ata fshehin.

[3:168] Ata thanė pėr tė afėrmit e tyre, pėrderisa ndejėn pas, "Po tė na u kishin bindur, nuk do tė ishin vrarė." Thuaj, "Atėherė, parandaloni vdekjen tuaj, nėse jeni tė sinqertė."

Tė drejtit nuk vdesin vėrtetė*

[3:169] Mos mendoni se ata qė janė vrarė pėr Zotin janė tė vdekur; ata janė tė gjallė te Zotėruesi i tyre, duke u kėnaqur me furnizimet e Tij.

*3:169 Ne mėsojmė prej Kuranit se tė drejtit nuk vdesin vėrtetė; ata thjeshtė i lėnė trupat e kėsaj bote dhe shkojnė drejtė e nė Parajsėn e njėjtė ku Ademi dhe Eva dikur jetuan (2:154, 8:24, 16:32, 22:58, 44:56, & 36:26-27; shih gjithashtu Shtojcėn 17).

[3:170] Ata kėnaqen nė mirėsinė e Zotit, dhe kanė lajme tė mira pėr bashkėluftėtarėt qė nuk vdiqėn me ta, se ata nuk kanė pse tė frikėsohen, as nuk do tė brengosen.

[3:171] Ata kanė lajme tė mira pėr bekimet dhe hirėsinė e Zotit, dhe se Zoti nuk ngec sė shpėrblyeri besimtarėt.

[3:172] Pėr ata qė i pėrgjigjen Zotit dhe tė dėrguarit, pavarėsisht nga keqtrajtimet qė i vuajnė, dhe vazhdojnė punėt e tyre tė mira, dhe ēojnė jetė tė drejtė, shpėrblim i madh.

[3:173] Kur njerėzit ju thonė, "Njerėzit janė mobilizuar kundėr jush; duhet t’ua keni frikėn," kjo vetėm sa ua shton besimin, dhe thonė, "Zoti na mjafton; Ai ėshtė Mbrojtėsi mė i mirė."

[3:174] Ata i kanė merituar bekimet dhe mirėsinė e Zotit. Kurrė asnjė dėm nuk i prekė, se e kanė arritur miratimin e Zotit. Zoti posedon mirėsi pa kufi.

Frika: Vegėl e Djallit

[3:175] Ėshtė metodė e djallit tė rrėnjosė frikė nė subjektet e tij. Mos iu frikėsoni atyre e frikėsomuni Mua, nėse jeni besimtarė.

[3:176] Mos u dėshpėro nga ata qė nxitojnė tė mos besojnė. Ata nuk e dėmtojnė Zotin aspak. Por, Zoti ka dashur qė ata tė mos kenė hise nė Pėrjetėsi. Ata kanė vetėshkaktuar njė ndėshkim tė tmerrshėm.

[3:177] Ata qė zgjedhin mosbesim, nė vend tė besimit, nuk e dėmtojnė Zotin aspak; ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim qė dhemb.

[3:178] Le tė mos mendojnė mosbesimtarėt se i ēojmė nė tė mirė tė tyre. Ne vetėm i ēojmė nė konfirmimin e mėkatit tė tyre. Ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim poshtėrues.

[3:179] Zoti nuk ėshtė pėr t’i lėnė besimtarėt ashtu siē jeni, pa e dalluar tė keqin prej tė mirit. As nuk ju informon Zoti pėr tė ardhmen, por Zoti dhuron dituri tė tillė mbi kėdo qė Ai zgjedhė nga mesi i tė dėrguarve tė Tij.* Prandaj, tė besoni nė Zotin dhe tė dėrguarit e Tij. Nėse besoni dhe ēoni jetė tė drejtė, pranoni shpėrblim tė madh.

3:179 Fundi i botės ėshtė njė shembull i ngjarjeve tė tė ardhmes qė iu zbulua tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes. Shih Shėnimin 72:27.

[3:180] Le tė mos mendojnė ata dorėshtrėnguarit qė mbledhin furnizimet e Zotit se kjo ėshtė mirė pėr ta; ėshtė keq pėr ta. Se do i bartin ato qė mbledhin nė Ditėn e Ringjalljes rreth qafės. Zoti ėshtė trashėguesi pėrfundimtar i qiejve dhe tokės. Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėni.

Njerėzit vazhdojnė t’i hedhin haptazi sfidė Zotit

[3:181] Zoti i ka dėgjuar shprehjet e atyre qė thanė, "Zoti ėshtė i varfėr, e ne jemi tė pasur." Ne do tė incizojmė ēdo gjė qė thanė, ashtu siē i incizuam kur vrisnin profetėt padrejtėsisht, dhe do tu themi, "Vuanie ndėshkimin e Ferrit.

[3:182] "Kjo ėshtė pasoja e vet punėve tuaja." Zoti nuk ėshtė i padrejtė ndaj njerėzve.

[3:183] Janė ata qė thanė, "Zoti ka lidhur besėn me ne qė tė mos besojmė nė asnjė tė dėrguar, nė mos na sjelltė njė flijim qė gėlltitet nga zjarri." Thuaj, "Tė dėrguarė para meje kanė ardhur me prova tė qarta, duke pėrfshirė edhe atė qė sapo kėrkuat. Pse atėherė i vratė, nėse jeni tė sinqertė?"

[3:184] Nėse tė refuzojnė, tė dėrguarė para teje janė refuzuar, edhe pse sollėn prova, Psalmet, dhe shkrimin ndriēues.

Triumf i vėrtetė

[3:185] Ēdo njeri e shijon vdekjen, pastaj e pranoni ēmimin tuaj nė Ditėn e Ringjalljes. Kushdo qė i shmanget Ferrit, pėr njė fije floku, dhe ia del nė Parajsė, ka arritur triumf tė vėrtetė. Jeta e kėsaj bote nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė iluzion.

Testi i pashmangshėm*

[3:186] Ju patjetėr do tė testoheni, me paratė tuaja dhe jetėt tuaja, dhe do tė dėgjoni prej atyre qė pranuan shkrimin, dhe prej idhujtarėve, shumė ofendime. Nėse duroni me kėmbėngulėsi dhe ēoni jetė tė drejtė, kjo do tė vėrtetojė shkallėn e besimit tuaj.

*3:186 Pasi kalojnė provimin pranues, adhuruesit e vėrtetuar tė VETĖM Zotit gėzojnė jetė perfekte, tani dhe pėrgjithmonė. Shih 29:2-3, 10:62, dhe 24:55.

[3:187] Zoti mori besėn prej atyre qė pranuan shkrimin: "T’ua tregoni njerėzve, dhe kurrė mos ta fshihni." Por ata e hodhėn pas shpine, dhe e shkėmbyen me njė ēmim tė vogėl. Ēfarė tregtie e tmerrshme.

[3:188] Ata qė lavdėrohen pėr punėt e tyre, dhe dėshirojnė tė jenė tė lavdėruar pėr diēka qė nė tė vėrtetė nuk e kanė bėrė, nuk duhet tė mendojnė se mund t’i shmangen ndėshkimit. Ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim qė dhemb.

[3:189] I Zotit ėshtė sundimi i qiejve dhe tokės. Zoti ėshtė i Gjithėfuqishėm.

Ata qė kanė inteligjencė

[3:190] Nė krijimin e qiejve dhe tokės, dhe ndėrrimin e natės dhe ditės, ka shenja pėr ata qė kanė inteligjencė.

[3:191] Ata pėrkujtojnė Zotin pėrderisa qėndrojnė nė kėmbė, ulur, dhe mbėshtetur anash, dhe mendojnė pėr krijimin e qiejve dhe tokės: "Zotėruesi ynė, Ti nuk e krijove tėrė kėtė kot. Qofsh i madhėruar. Shpėtona prej ndėshkimit tė Ferrit.

*3:191 Zoti yt ėshtė kushdo apo ēfarėdo qė nuk tė hiqet prej mendjes shumicėn e kohės. Besimtarėt e vėrtetė janė ata qė pėrkujtojnė Zotin shumicėn e kohės. Shih 23:84-89 dhe Shtojcėn 27.

[3:192] "Zotėruesi ynė, kėdo qė Ti e fut nė Ferr e ke braktisur. Shkelėsit e tillė janė pa ndihmės.

[3:193] "Zotėruesi ynė, kemi dėgjuar njė thirrės duke thirrur nė besim duke deklaruar: ‘Tė besoni nė Zotėruesin tuaj,’ dhe kemi besuar. Zotėruesi ynė, falna shkeljet tona, largona mėkatet tona, dhe lėrna tė vdesim si besimtarė tė drejtė.

[3:194] "Zotėruesi ynė, derdhna bekimet qė na premtove nėpėrmjet tė dėrguarve Tu, dhe mos na braktis nė Ditėn e Ringjalljes. Ti nuk e thyen premtimin."

Zoti pėrgjigjet

[3:195] Zotėruesi i tyre iu pėrgjigj: "Unė kurrė nuk ngec sė shpėrblyeri cilindo punėtor pėr cilėndo punė qė bėni, qofshi mashkull apo femėr - ju jeni tė barabartė pėr njėri tjetrin. Pra, ata qė shpėrngulen, dhe dėbohen prej shtėpive tė tyre, dhe keqtrajtohen pėr shkak Meje, dhe luftojnė dhe vriten, Unė padyshim do t’ua largoj mėkatet e tyre dhe t’i pranoj nė kopshte me prroje qė rrjedhin." I tillė ėshtė shpėrblimi prej Zotit. Zoti posedon shpėrblimin pėrfundimtar.

[3:196] Mos u magjeps nga ēka duket si sukses i mosbesimtarėve.

[3:197] Ata vetėm kėnaqen pėrkohėsisht, pastaj mbarojnė nė Ferr; ēfarė fati i tmerrshėm!

[3:198] Sa pėr ata qė ia kushtojnė vėmendjen Zotėruesit tė tyre, kanė merituar kopshte me prroje qė rrjedhin; ata banojnė aty pėrgjithmonė. I tillė ėshtė vendbanimi qė u ipet nga Zoti. Ēka Zoti ka ėshtė shumė mė e mirė pėr tė drejtit.

Jahuditė dhe tė krishterėt e drejtė

[3:199] Po; disa ndjekės tė shkrimeve paraprake besojnė nė Zotin, dhe nė ēka tė ėshtė shpallur ty, dhe nė ēka u ėshtė shpallur atyre. Ata ia kanė frikėn Zotit, dhe nuk i shkėmbejnė shpalljet e Zotit pėr njė ēmim tė vogėl. Kėta do tė marrin shpėrblimin e tyre nga Zotėruesi i tyre. Zoti ėshtė mė i shkathėti nė llogaritje.

[3:200] O ju qė besoni, tė jeni durimtarė, tė kėmbėngulni, tė jeni tė bashkuar, t’ia keni dronė Zotit, qė t’ia dilni.