Surja 30:  Romakėt (Er-Rum)

[30:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[30:1] A. L. M.*

*30:1 Shih Shtojcėn 1 pėr shpjegimin e hollėsishėm tė kėtyre inicialeve qė dikur ishin misterioze.

[30:2] Padyshim, Romakėt do tė munden.

[30:3] Nė tokėn mė tė afėrt. Pas mundjes sė tyre, ata do ngriten sėrish dhe tė fitojnė.

[30:4] Brenda disa viteve. I tillė ėshtė vendimi i Zotit, edhe nė profecinė e parė, edhe nė tė dytėn. Nė atė ditė, besimtarėt tė gėzohen.

[30:5] Nė fitoren e Zotit. Ai i dhuron fitore kujtdo qė Ai do. Ai ėshtė i Plotfuqishmi, i Mėshirshmi.

Preokupimi me jetėn e gabueshme

[30:6] I tillė ėshtė premtimi i Zotit – dhe Zoti nuk e shkelė premtimin e Tij – por shumica e njerėzve nuk dinė.

[30:7] Ata merakosen vetėm pėr gjėrat e kėsaj bote qė janė tė dukshme pėr ta, pėrderisa janė krejtėsisht tė pavėmendshėm ndaj Pėrjetėsisė.

[30:8] Pse nuk po pasqyrojnė nė veten e tyre? Zoti nuk krijoi qiejt dhe tokėn, dhe ēdo gjė ndėrmjet tyre, pėrveē pėr njė qėllim specifik, dhe pėr njė afat kohor specifik. Megjithatė, shumica e njerėzve, sa i pėrket takimit me Zotėruesin e tyre, janė mosbesimtarė.

[30:9] A nuk janė endur nėpėr tokė dhe kanė vėnė re pasojat pėr ata qė iu paraprinė atyre? Ata dikur ishin mė tė fuqishėm, mė tė begatė, dhe mė produktiv nė tokė. Tė dėrguarit e tyre shkuan te ta me shenja tė qarta. Si pasojė, Zoti nuk ėshtė Ai qė iu bėri keq atyre; ata janė ata qė i bėnė keq vetes.

[30:10] Pasojat pėr ata qė bėnė tė kėqija duhej tė ishin tė kėqija. Kjo ėshtė pėr shkak se ata refuzuan shpalljet e Zotit, dhe i pėrqeshėn ato.

Adhuruesit e idhujve bėjnė hasha idhujt e vet

[30:11] Zoti ėshtė Ai qė nisė krijimin dhe e pėrsėritė. Pėrfundimisht, te Ai do tė ktheheni.

[30:12] Nė Ditėn kur i vjen koha Orės, fajtorėt do tė tronditen.

[30:13] Idhujt e tyre nuk do tė kenė aspak fuqi pėr tė ndėrmjetėsuar nė emėr tė tyre; pėrkundrazi, ata do i bėjnė hasha idhujt e tyre.

[30:14] Ditėn kur i vjen koha Orės, ata do tė ndahen.

[30:15] Sa pėr ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, ata do tė jenė nė Parajsė, tė gėzuar.

[30:16] Sa pėr ata qė nuk besojnė, dhe refuzojnė shpalljet tona dhe takimin e Pėrjetėsisė, ata do tė zgjasin nė ndėshkim pėrgjithmonė.

Pėrkujto Zotin, pėrherė

[30:17] Prandaj, ta madhėroni Zotin kur bini gjatė natės, dhe kur ngriteni nė mėngjes.

[30:18] I gjithė lartmadhėrimi i pėrket Atij nė qiej dhe tokė, gjatė natės, si dhe nė mes tė ditės.

[30:19] Ai prodhon tė gjallin nga i vdekuri, dhe prodhon tė vdekurin nga i gjalli, dhe Ai ngjallė tokėn pasi qė tė kishte vdekur; ju ringjalleni ngjashėm.

Martesa: Rregullim Hyjnor

[30:20] Mes provave tė Tij ėshtė qė Ai ju krijoi prej dheu, pastaj u bėtė njerėz riprodhues.

[30:21] Mes provave tė Tij ėshtė qė Ai krijoi pėr ju bashkėshorte nga vetė ju, nė mėnyrė qė tė keni qetėsi dhe kėnaqėsi me njėri tjetrin, dhe Ai vuri nė zemrat tuaja dashuri dhe kujdes pėr njėri tjetrin. Nė kėtė, ka prova tė mjaftueshme pėr njerėzit qė mendojnė.

Mė shumė prova

[30:22] Mes provave tė Tij janė krijimi i qiejve dhe tokės, dhe ndryshimet nė gjuhėt tuaja dhe ngjyrat tuaja. Nė kėto ka shenja pėr tė dijshmit.

[30:23] Mes provave tė Tij ėshtė gjumi juaj gjatė natės ose ditės, dhe puna juaj nė kėrkim tė furnizimeve tė Tij. Nė kėtė, ka prova tė mjaftueshme pėr njerėzit qė mund tė dėgjojnė.

[30:24] Mes provave tė Tij ėshtė qė Ai ju tregon vetėtimėn si burim frike, si dhe shprese, pastaj Ai zbret nga qielli ujė pėr tė ngjallur tokė qė ka qenė e vdekur. Nė kėto, ka prova tė mjaftueshme pėr njerėzit qė kuptojnė.

[30:25] Mes provave tė tij ėshtė qė qielli dhe toka janė duke qėndruar nė dispozicion tė Tij. Pėrfundimisht, kur Ai ju thėrret jashtė tokės, njė thirrje, ju menjėherė do tė dilni.

[30:26] Atij i takon ēdokush nė qiej dhe tokė; tė gjithė janė tė nėnshtruar ndaj Tij.

[30:27] Dhe Ai ėshtė Ai qė nisė krijimin, dhe e pėrsėritė; kjo ėshtė madje edhe mė lehtė pėr Atė. Atij i pėrket ngjashmėria mė madhėshtore, nė qiej dhe tokė, dhe Ai ėshtė i Plotfuqishmi, Mė i Menēuri.

Absurditeti i adhurimit tė idhujve

[30:28] Ai pėrmendė pėr ju kėtu shembull nga mesi juaj: A i lartėsoni shėrbėtorėt ose ata nėn ju deri nė shkallėn ku ata ju rivalizojnė juve, dhe deri nė pikėn qė tė tregoni besnikėri ndaj tyre aq sa tregohet ndaj jush? Kėshtu i shpjegojmė shpalljet pėr njerėzit qė kuptojnė.

[30:29] Vėrtetė, shkelėsit kanė ndjekur mendimet e veta, pa dije. Kush pra mund t’i udhėzojė ata qė janė dėrguar nė humbje nga Zoti? Askush nuk mund t’iu ndihmojė atyre.

Monoteizmi: Instinkt natyral*

[30:30] Prandaj, t’ia kushtoni veten me gjithė zemėr fesė sė monoteizmit. I tillė ėshtė instinkti natyral i vėnė nė njerėz nga Zoti. Krijim i tillė nga Zoti nuk do tė ndryshojė. Kjo ėshtė feja e pėrkryer, por shumica e njerėzve nuk dinė.

*30:30 Njohja e VETĖM Zotit si Zotėrues dhe Sundues ėshtė instinkt natyral. Ne jemi tė lindur nė kėtė botė me njė instinkt tė tillė. Shih 7:172-173 dhe Shtojcėn 7.

[30:31] T’i nėnshtroheni Atij, t’ia keni dronė Atij, zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe – ēfarėdo qė tė bėni – mos bini kurrė nė adhurim idhujsh.

Sektarizmi mallkohet

[30:32] (Mos bini nė adhurim idhujsh,) si ata qė ndajnė fenė e tyre nė sekte; secila palė e kėnaqur me atė qė kanė ata.

Shokė pėr interes

[30:33] Kur fatkeqėsi i pllakosė njerėzit, ata i kthehen Zotėruesit tė tyre, duke ia kushtuar veten plotėsisht Atij. Por pastaj, sapo Ai iu derdhė atyre mėshirė, disa prej tyre rikthehen nė adhurim idhujsh.*

*30:33 Shembull i zakonshėm janė reklamat qė i vėmė re nė gazeta, tė vėna nga njerėzit duke falėnderuar Shėn Judėn pėr shėrimin e tyre. Para se tė hynė nė operacion kirurgjik, ata sinqerisht i luten Zotit pėr t’i shėruar ata. Por sapo operacioni tė ketė sukses, ata e falėnderojnė Shėn Judėn!!!

[30:34] Lėri tė jenė mosmirėnjohės pėr atė qė iu kemi dhėnė atyre. Le tė kėnaqen pėrkohėsisht; patjetėr do e marrin vesh.

[30:35] A iu kemi dhėnė atyre autorizim qė justifikon idhujtarinė e tyre?

[30:36] Kur dhurojmė mėshirė mbi njerėzit, ata gėzohen me tė. Por kur iu bie fatkeqėsi, si pasojė e vetė punėve tė tyre, ata bėhen tė dėshpėruar.

[30:37] A nuk e kuptojnė qė Zoti shton furnizimin pėr kė do Ai, ose e zvogėlon? Prej kėtyre duhet tė marrin mėsim njerėzit qė besojnė.

[30:38] Prandaj, t’ia jepni tė afėrmve hisen (e bamirėsisė) me tė drejtė tė tyre, si dhe tė varfrit, dhe udhėtarit tė huaj. Kjo ėshtė mė mirė pėr ata qė sinqerisht kėrkojnė kėnaqėsinė e Zotit; ata janė fituesit.

[30:39] Fajdeja qė ushtrohet pėr tė rritur pasurinė e disa njerėzve, nuk fiton asgjė te Zoti. Por nėse jepni bamirėsi, duke kėrkuar kėnaqėsinė e Zotit, kėta janė ata qė pranojnė shpėrblimin e tyre shumėfish.

Kush ia vlen tė adhurohet?

[30:40] Zoti ėshtė Ai qė ju krijoi. Ai ėshtė Ai qė furnizon pėr ju. Ai ėshtė Ai qė ju vė nė vdekje. Ai ėshtė Ai qė ju ringjallė. A munden idhujt tuaj t’i bėjnė kėto? I madhėruar qoftė Ai. Ai ėshtė tepėr i lartėsuar pėr tė pasur ndonjė ortak.

[30:41] Fatkeqėsi janė pėrhapur nėpėr tokė dhe det, pėr shkak tė asaj qė kanė bėrė njerėzit. Ai kėshtu i lė ata tė shijojnė pasojat e ca punėve tė tyre, qė tė mund tė kthehen (nė punėt e drejta).

Mėsime nga e kaluara

[30:42] Thuaj, “Enduni nėpėr tokė dhe vėreni pasojat pėr ata para jush.” Shumica e tyre ishin adhurues idhujsh.

[30:43] Prandaj, t’ia kushtoni veten krejtėsisht kėsaj feje tė pėrkryer, para se tė vij njė ditė tė cilėn Zoti e ka bėrė tė pashmangshme. Nė atė ditė, ata do tė tronditen.

[30:44] Kushdo qė nuk beson, nuk beson nė dėm tė shpirtit tė vet, pėrderisa ata qė ēojnė jetė tė drejtė, bėjnė ashtu pėr t’i forcuar dhe zhvilluar shpirtrat e vet.

[30:45] Se Ai do i shpėrblejė bujarisht ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė me dhuratat e Tij. Ai nuk i do mosbesimtarėt.

[30:46] Mes provave tė Tij ėshtė qė Ai dėrgon erėrat me myzhde, qė tė derdhė mbi ju mėshirėn e Tij, dhe t’i lejojė anijet tė lėvizin nė det nė pėrputhje me rregullat e Tij, dhe pėr ju qė tė kėrkoni dhuratat e Tij (nėpėrmjet tregtisė), qė tė mund tė jeni mirėnjohės.

Fitore tė garantuar pėr besimtarėt

[30:47] Kemi dėrguar tė dėrguarė para teje te njerėzit e tyre, me shenja tė qarta. Mė pas, i ndėshkuam ata qė shkelėn. Ėshtė detyrė e jona qė t’i japim fitore besimtarėve.

[30:48] Zoti ėshtė Ai qė dėrgon erėrat, pėr t’i tundur retė, qė tė shpėrndahen nėpėr qiell nė pėrputhje me vullnetin e Tij. Ai pastaj grumbullon retė, pastaj e shihni shiun duke rėnė prej tyre. Kur bie mbi kėdo qė Ai zgjedhė nga mes shėrbėtorėve tė Tij, ata gėzohen.

[30:49] Para se tė binte te ta, ata kishin mbetur nė dėshpėrim.

[30:50] Tė jesh mirėnjohės pėr mėshirėn e vazhdueshme tė Zotit, dhe si Ai ngjall tokėn qė ka qenė e vdekur. Ai po ashtu do i ringjallė tė vdekurit. Ai ėshtė i Gjithėfuqishėm.

[30:51] Sikur tė dėrgonim mbi ta njė stuhi rėre tė verdhė, ata do tė kishin vazhduar tė mos besonin.

[30:52] Nuk mund t’i bėsh tė vdekurit, as tė shurdhrit, qė ta dėgjojnė thirrjen, kur ata kthehen prapa.

[30:53] As nuk mund t’i nxjerrėsh tė verbrit jashtė humbjes sė tyre. Mund vetėm tė dėgjohesh nga ata qė besojnė nė shpalljet tona, dhe vendosin tė bėhen tė nėnshtruar.

Kjo jetė ėshtė shumė e shkurtėr

[30:54] Zoti ėshtė Ai qė ju krijoi tė dobėt, pastaj ju dhuroi pas dobėsisė forcė, pastaj zėvendėsoi forcėn me dobėsi dhe flokė tė thinjur. Ai krijon ēka do Ai. Ai ėshtė i Gjithėdijshmi, i Gjithėfuqishmi.

[30:55] Ditėn kur i vjen koha Orės, fajtorėt do tė bėjnė be qė zgjatėn (nė kėtė botė) vetėm njė orė. Kaq gabim ishin ata.

[30:56] Ata qė janė tė bekuar me njohuri dhe besim do tė thonė, “Keni zgjatur, sipas vendimit tė Zotit, deri nė Ditėn e Ringjalljes. Tash, kjo ėshtė Dita e Ringjalljes, por ju nuk arritėt ta njihni.”

[30:57] Prandaj, asnjė arsyetim, atė ditė, nuk do iu bėjė dobi shkelėsve, as nuk do tė falen.

[30:58] Kėshtu pra, kemi pėrmendur pėr njerėzit nė kėtė Kuran lloj lloj shembujsh. Prapėseprapė, pa marrė parasysh ēfarė prove iu paraqet mosbesimtarėve, ata thonė, “Po mundoheni tė na mashtroni.”

Ndėrhyrje Hyjnore

[30:59] Zoti kėshtu i mbyllė zemrat e atyre qė nuk dinė.

[30:60] Prandaj, tė durosh me kėmbėngulje – se premtimi i Zotit ėshtė e vėrteta – dhe mos u ndje i kanosur nga ata qė nuk kanė arritur sigurinė.