Surja 31:  Llukmani (Lukman)

[31:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[31:1] A. L. M.*

*31:1 Shih Shtojcėn 1 pėr rolin e rėndėsishėm tė kėtyre inicialeve.

[31:2] Kėto (shkronja) janė prova tė kėtij libri menēurie.

[31:3] Fener dhe mėshirė pėr tė drejtit.

[31:4] Qė zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat), japin bamirėsinė e obligueshme (Zeqat), dhe sa i pėrket Pėrjetėsisė, ata janė absolutisht tė sigurt.

[31:5] Ata po ndjekin udhėzimin nga Zotėruesi i tyre, dhe ata janė fituesit.

[31:6] Mes njerėzve, ka qė i pėrmbahen Hadithit tė pabazė, dhe kėshtu i largojnė tė tjerėt nga rruga e Zotit pa e ditur, dhe e marrin sė koti. Kėta kanė vetėshkaktuar ndėshkim tė turpshėm.

[31:7] Dhe kur shpalljet tona i recitohen ndonjėrit prej tyre, ai kthehet prapa me mendjemadhėsi sikur tė mos i kishte dėgjuar kurrė, sikur veshėt e tij tė jenė tė shurdhėr. Premtoi atij ndėshkim qė dhemb.

[31:8] Padyshim, ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė kanė merituar kopshtet e haresė.

[31:9] Pėrgjithmonė qėndrojnė aty. Ky ėshtė premtimi i vėrtetė i Zotit. Ai ėshtė i Plotfuqishmi, Mė i Menēuri.

[31:10] Ai krijoi qiejt pa shtylla qė tė mund tė shihni. Ai themeloi nė tokė stabilizues (male) se mos gremiset me ju, dhe Ai pėrhapė nė tė tė gjitha llojet e krijesave. Ne zbresim nga qielli ujė pėr tė rritur tė gjitha llojet e bimėve tė bukura.

[31:11] I tillė ėshtė krijimi i Zotit; mė tregoni ēka kanė krijuar idhujt tė cilit i ngritni pėrkrah Tij. Nė tė vėrtetė, shkelėsit janė larg nė humbje.

Menēuria e Llukmanit

[31:12] E pajisėm Llukmanin me menēuri: “T’i jesh mirėnjohės Zotit.” Kushdo qė ėshtė mirėnjohės ėshtė mirėnjohės pėr tė mirėn e vet. Sa pėr ata qė bėhen mosmirėnjohės, Zoti nuk ka aspak nevojė, i Falėnderuari.

[31:13] Kujtohu qė Llukmani i tha tė birit tė vet, pėrderisa e ndriēoi, “O djali im, mos ngrit asnjė idhull pėrkrah Zotit; idhujtaria ėshtė padrejtėsi e tepėrt.”*

*31:13 Si do tė ndjehesh nėse kujdesesh pėr njė fėmijė, i jep edukimin mė tė mirė, dhe e pėrgatit pėr jetė, vetėm pėr ta parė qė i falėnderohet dikujt tjetėr? E tillė ėshtė idhujtaria; padrejtėsi.

Urdhri i dytė

[31:14] E urdhėruam qenien njerėzore t’i nderojė prindėrit e vet. Nėna e tij e barti, dhe ngarkesa u bė rėndė e mė rėndė. Duhen dy vite (kujdesi intensiv) deri nė zvjerdhje. Tė jesh mirėnjohės ndaj Meje, dhe prindėrve tu. Te Unė ėshtė fati pėrfundimtar.

[31:15] Nėse ata tentojnė tė tė detyrojnė tė ngritėsh ndonjė idhull pėrkrah Meje, mos iu bind atyre. Por vazhdo t’i trajtosh miqėsisht nė kėtė botė. Tė ndjekėsh vetėm rrugėn e atyre qė mė janė nėnshtruar Mua. Pėrfundimisht, tė gjithė mė ktheheni Mua, pastaj unė ju njoftoj pėr ēdo gjė qė keni bėrė.

Kėshilla e Llukmanit

[31:16] "O djali im, dije qė edhe diēka aq e vogėl sa njė kokėrr sinapi, thellė nė njė shkėmb, qoftė nė qiej ose tokė, Zoti do e sjellė. Zoti ėshtė Preciz, Njohės.

[31:17] "O djali im, t’i zbatosh Lutjet e Kontaktit (Salat). Tė pėrkrahėsh drejtėsi dhe ndalosh tė keqen, dhe vazhdo tė mbetesh i durueshėm pėrballė fatkeqėsisė. Kėto janė tiparet mė tė nderuara.

[31:18] "Tė mos i trajtosh njerėzit me mendjemadhėsi, as tė mos endesh nėpėr tokė krenarė. Zoti nuk i do mburravecėt e mendjemėdhenjtė.

[31:19] "Ec thjeshtė dhe ule zėrin tėnd – zėri mė i shėmtuar ėshtė zėri i gomarit.”

[31:20] A nuk e shihni qė Zoti ka parashtruar nė shėrbimin tuaj ēdo gjė nė qiej dhe tokė, dhe ka derdhur mbi ju bekimet e Tij – tė dukshme dhe tė fshehta? Prapėseprapė, disa njerėz grinden nė lidhje me Zotin pa dijeni, pa udhėzim, dhe pa shkrimin ndriēues.

Ndjekja e prindėrve verbėrisht: tragjedi e zakonshme

[31:21] Kur iu thuhet atyre, “Ndiqni kėto shpallje tė Zotit,” thonė, “Jo, ne ndjekim vetėm ēka i gjetėm prindėrit tanė duke bėrė.” Ēka nėse djalli ėshtė duke i ēuar ata nė agoninė e Ferrit?

Lidhja mė e fortė

[31:22] Ata qė i nėnshtrohen plotėsisht Zotit, pėrderisa ēojnė jetė tė drejtė, janė kapur pėr lidhjes mė tė fortė. Se Zoti i ka nė dorė tė gjitha gjėrat.

[31:23] Sa pėr ata qė nuk besojnė, mos u pikėllo nga mosbesimi i tyre. Te ne ėshtė kthimi i tyre pėrfundimtar, pastaj do i njoftojmė pėr ēdo gjė qė kishin bėrė. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr mendimet mė tė thella.

[31:24] I lėmė ata tė kėnaqen pėrkohėsisht, pastaj i parashtrojmė nė ndėshkim tė rėndė.

Ata besojnė nė Zot

[31:25] Nėse i pyet ata, “Kush krijoi qiejt dhe tokėn,” do tė thonė, “Zoti.” Thuaj, “Lavdi Zotit.” Prapėseprapė, shumica e tyre nuk dinė.

[31:26] E Zotit ėshtė ēdo gjė nė qiej dhe tokė. Zoti ėshtė Mė i Pasuri, Mė i Falėnderuari.

Kėto janė tė gjitha fjalėt qė na duhen

[31:27] Sikur tė gjithė lisat nė tokė tė bėheshin lapsa, dhe oqeani tė bėhej ngjyrė, duke shtuar edhe shtatė oqeane mė shumė, fjalėt e Zotit nuk do tė kishin tė sosur. Zoti ėshtė i Plotfuqishėm, Mė i Menēuri.

[31:28] Krijimi dhe ringjallja e tė gjithė juve ėshtė e njėjtė si ajo e njė personi. Zoti ėshtė Dėgjues, Pamės.

VETĖM Zoti ia vlen tė adhurohet

[31:29] A nuk e kuptoni qė Zoti shkrinė natėn nė ditė dhe shkrinė ditėn nė natė, dhe qė Ai ka parashtruar diellin dhe hėnėn nė shėrbimin tuaj, secili duke udhėtuar nė orbitėn e vet pėr njė kohėzgjatje specifike, dhe qė Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėni?

[31:30] Kjo vėrteton qė Zoti ėshtė e vėrteta, pėrderisa ndonjė idhull qė ata e ngritin pėrkrah Tij ėshtė gėnjeshtėr, dhe qė Zoti ėshtė Mė i Larti, Mė i Madhi.

[31:31] A nuk e shihni qė anijet enden nėpėr det, duke bartur furnizimet e Zotit, pėr t’ju treguar juve disa nga provat e Tij? Vėrtetė, kėto duhet tė jenė prova tė mjaftueshme pėr cilindo qė ėshtė i durueshėm, mirėnjohės.

[31:32] Kur valė tė fuqishme i rrethojnė ata, i luten Zotit sinqerisht duke ia kushtuar lutjet e tyre vetėm Atij. Por sapo Ai t’i shpėtojė ata nė bregdet, disa prej tyre kthehen. Askush nuk i hedhė mbrapa shpalljet tona pėrveē atyre qė janė tradhtarė, mosmirėnjohės.

[31:33] O njerėz, t’ia keni dronė Zotėruesit tuaj, dhe frikėsojuni njė dite kur njė baba nuk mund t’i ndihmojė fėmijės sė vet, e as fėmija nuk mund t’i ndihmojė babait tė vet. Padyshim, premtimi i Zotit ėshtė e vėrteta. Prandaj, mos t’ju tėrhiqet vėmendja nga kjo jetė; mos t’ju tėrhiqet vėmendja nga iluzione tė thjeshta prej Zotit.

Gjėrat qė mund t’i dimė dhe nuk mund t’i Dimė*

[31:34] Me Zotin ėshtė njohuria pėr Orėn (fundin e botės).* Ai ėshtė Ai qė zbret shiun, dhe Ai din pėrmbajtjet e mitrės. Asnjė shpirt nuk di ēka do i ndodhė nesėr, dhe askush nuk e di nė cilėn tokė ai ose ajo do tė vdesė. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Njohės.

*31:34 Zoti e shpallė njohurinė e Tij kurdo Ai do. Mėsojmė nga kjo strofė se mund tė jemi nė gjendje ta parashikojmė shiun, dhe gjininė e fetusit. Por nuk mund ta dimė kohėn dhe vendin e vdekjes. Nė pėrputhje me 72:27, Zoti ka shpallur fundin e botės nėpėrmjet tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes. Shih 15:87, 20:15, dhe Shtojcėn 25 pėr hollėsirat.