[32:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[32:1]
A. L. M.*
*32:1 Domethėnia e kėtyre shkronjave jepet nė
strofėn e ardhshme: Ky libėr ėshtė, pa asnjė dyshim, shpallje prej Zotėruesit
tė gjithėsisė. Shih Shtojcėn 1 pėr hollėsirat.
[32:2]
Libri ėshtė, pa asnjė dyshim, shpallje prej Zotėruesit tė gjithėsisė.
[32:3]
Ata thanė, Ai e trilloi atė. Nė tė vėrtetė, ky ėshtė e vėrteta nga Zotėruesi
yt, pėr ti paralajmėruar njerėzit qė nuk pranuan paralajmėrues para teje, qė
tė mund tė jenė tė udhėzuar.
Asnjė ndėrmjetėsues ddėrmjet teje dhe Zotit
[32:4]
Zoti ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn, dhe ēdo gjė ndėrmjet tyre pėr gjashtė
ditė, dhe mori ēdo gjė nė dorė. Nuk keni asnjė pėrkrah Tij si Zotėrues, e as
nuk keni ndėrmjetėsues. A nuk do tė merrni vesh?
[32:5]
Tė gjitha ēėshtjet drejtohen nga Ai nga qielli nė tokė. Te Ai, dita ėshtė e
barabartė me njėmijė vjet tuajat.
[32:6]
Njohės i tė gjitha tė fshehtave dhe deklarimeve; i Plotfuqishmi, i Mėshirshmi.
Zanafilla e njeriut
[32:7]
Ai ėshtė Ai qė pėrkreu ēdo gjė qė krijoi, dhe filloi krijimin e njeriut nga
balta.
[32:8]
Pastaj Ai vazhdoi riprodhimin e tij nėpėrmjet njė lėngu tė caktuar tė ulėt.
[32:9]
Ai e formoi atė dhe fryu nė tė nga fryma e Tij. Dhe Ai ju dha dėgjimin,
shikimin, dhe trutė; rrallė jeni falėnderues.
[32:10]
Pyesin veten, Pasi qė tė zhdukemi nė tokė, a krijohemi sėrish? Pra, sa i
pėrket takimit me Zotėruesin e tyre, ata janė mosbesimtarė.
[32:11]
Thuaj, Do tė viheni nė vdekje nga engjėlli nė detyrė tė tė cilit jeni
vendosur, pastaj te Zotėruesi juaj do tė ktheheni.
Tepėr vonė
[32:12]
Po ti shihje fajtorėt kur i pėrkulin kokat e tyre para Zotėruesit tė tyre: Zotėruesi
ynė, tash kemi parė dhe kemi dėgjuar. Dėrgona prapė dhe do tė jemi tė drejtė.
Tash kemi arritur tė bindemi.*
*32:12 Nėse dėrgohen prapė, ata do tė kryenin
shkeljet e njėjta. Shih Shėnimin 6:28.
[32:13]
Sikur tė donim, do tė kishim mundur ti jepnim ēdo shpirti udhėzimin e tij, por
veē ėshtė e paracaktuar qė Unė do tė mbushė Ferrin me xhinė dhe njerėz, tė
gjithė sė bashku.*
*32:13 Shumica e njerėzve insistojnė qė tė
shkojnė nė Ferr, duke zgjedhur ti injorojnė ftesat e Zotit pėr ti shpenguar
ata. Zoti nuk do tė vė asnjė person nė Ferr. Ata qė nuk arrijnė ta shpengojnė
veten duke e mohuar idhujtarinė dhe duke ia kushtuar veten VETĖM Zotit, dhe nuk
arrijnė ti zhvillojnė shpirtrat e vet nėpėrmjet praktikave tė porositura nga
Krijuesi jonė, do iu duhet tė ikin nė Ferr me vullnetin e vet. Ata do tė jenė
tepėr tė ligė pėr tė pėrballuar prezencėn fizike tė energjisė sė Zotit.
[32:14]
Vuani pasojat e harresės tuaj tė kėsaj dite; tash ju harrojmė juve. Keni
vetėshkaktuar ndėshkim tė pėrhershėm si shpagim pėr vetė punėt tuaja.
[32:15]
Njerėzit e vetėm qė vėrtetė besojnė nė shpalljet tona janė ata qė bien nė
pėrulje kur i dėgjojnė ato. Ata e madhėrojnė dhe lavdėrojnė Zotėruesin e tyre,
pa aspak mendjemadhėsi.
[32:16]
Anėt e tyre me gatishmėri i braktisin shtretėrit e tyre, pėr tė adhuruar Zotėruesin
e tyre, nga respekti dhe shpresa, dhe nga furnizimet tona te ta, ata japin.
Parajsa: Papėrshkrueshmėrisht e bukur
[32:17]
Nuk e keni idenė sa shumė kėnaqėsi dhe lumturi po ju presin si shpėrblim pėr
punėt tuaja (tė drejta).
[32:18]
A ėshtė dikush qė ėshtė besimtar i njėjtė si dikush qė ėshtė shpirtligė? Ata
nuk janė tė barabartė.
[32:19]
Sa pėr ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, kanė merituar Parajsėn e
pėrhershme. E tillė ėshtė banesa e tyre, si shpėrblim pėr punėt e tyre.
[32:20]
Sa pėr shpirtligjtė, pėrfundimi i tyre ėshtė Ferr. Sa herė qė mundohen tė dalin
prej aty, do tė shtyhen prapa. Do iu thuhet, Vuanie agoninė e Ferrit nė tė
cilin dikur nuk besonit.
[32:21]
I lejojmė ata tė vuajnė ndėshkimin mė tė vogėl (tė kėsaj bote), para se ta
vetėshkaktojnė ndėshkimin mė tė madh (tė Pėrjetėsisė), qė tė mund (tė ua rrokė
dhe) tė pėrmirėsohen.
[32:22]
Kush ėshtė mė i keq se dikush qė i kujtohen kėto shpallje tė Zotėruesit tė tij,
pastaj insiston qė ti shpėrfillė ato? Patjetėr do i ndėshkojmė fajtorėt.
[32:23]
I kemi dhėnė Moisiut shkrimin mos ushqe asnjė dyshim pėr takimin me Tė dhe
e bėmė atė udhėzim pėr Fėmijėt e Izraelit.
[32:24] Caktuam prej mes tyre imamė qė
udhėzuan nė pėrputhje me urdhrat tona, sepse ata duruan me kėmbėngulje dhe
arritėn tė jenė tė sigurt pėr shpalljet tona.
[32:25]
Zotėruesi yt ėshtė Ai qė do i gjykojė ata nė Ditėn e Ringjalljes, sa i pėrket
ēdo gjėje pėr tė cilėn u grindėn.
[32:26]
A iu shkon mendja ndonjėherė atyre sa shumė gjenerata i kemi asgjėsuar para
tyre? Ata tash jetojnė dhe ecin nė shtėpitė e paraardhėsve tė tyre. Kjo duhet
tė furnizojė prova tė mjaftueshme. A nuk dėgjojnė?
[32:27]
A nuk e kuptojnė qė ne e ēojmė ujin nė toka shterpė, dhe prodhojmė me tė tė
korra pėr ti ushqyer bagėtitė e tyre, si dhe ata? A nuk shohin.
[32:28]
Ata sfidojnė: Ku ėshtė ajo fitore, nėse jeni tė sinqertė?
[32:29]
Thuaj, Dita kur fitorja e tillė vjen, besimi nuk do iu sjellė dobi atyre qė
nuk besuan para saj, e as nuk do iu jepet tjetėr mundėsi.
[32:30]
Prandaj, shpėrfilli ata dhe prit, edhe ata po presin.