[35:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[35:1]
I lartmadhėruar qoftė Zoti, Nismėtari i qiejve dhe tokės, dhe caktuesi i
engjėjve pėr tė qenė tė dėrguar me krahė dy, tre, dhe katėr (krahė). Ai e
rritė krijimin si do Ai. Zoti ėshtė i Gjithėfuqishėm.
[35:2]
Kur Zoti derdhė mbi njerėzit mėshirė, asnjė forcė nuk mund ta ndalė. Dhe nėse
ai e mbanė atė, asnjė forcė, pėrveē Atij, nuk mund ta dėrgojė. Ai ėshtė i
Plotfuqishmi, Mė i Menēuri.
[35:3]
O njerėz, pėrkujtoni bekimet e Zotit mbi ju. A ka ndonjė krijues pėrveē Zotit
qė furnizon pėr ju nga qielli dhe toka? Nuk ka asnjė zot pėrkrah Tij. Si mund
tė devijoni?
[35:4]
Nėse nuk tė besojnė ty, tė dėrguarė para teje nuk janė besuar. Zoti i ka nė
dorė tė gjitha gjėrat.
[35:5]
O njerėz, premtimi i Zotit ėshtė e vėrteta; prandaj, mos tju tėrhiqet vėmendja
nga kjo jetė e ulėt. Nga iluzionet e thjeshta mos u largoni nga Zoti.
[35:6]
Djalli ėshtė armiku juaj, pra trajtonie si armik. Ai vetėm e fton partinė e tij
qė tė jenė banues tė Ferrit.
[35:7]
Ata qė nuk besojnė kanė vetėshkaktuar ndėshkim tė rreptė, dhe ata qė besojnė
dhe ēojnė jetė tė drejtė kanė merituar falje dhe shpėrblim shumė tė madh.
[35:8]
Vini re atė puna djallėzore e tė cilit zbukurohet nė sytė e tij, derisa ai
mendon se ėshtė e drejtė. Zoti e dėrgon nė humbje kėdo qė do (tė shkojė nė
humbje), dhe Ai e udhėzon kėdo qė do (tė udhėzohet). Prandaj, mos u dėshpėro
pėr ta. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēdo gjė qė bėjnė.
[35:9]
Zoti ėshtė Ai qė dėrgon erėrat pėr ti pėrzier retė, dhe pastaj i ēojmė drejt
tokave shterpė, dhe ngjallim toka tė tilla pasi tė ishin tė vdekura. Kėshtu
ėshtė ringjallja.
I gjithė dinjiteti i takon Zotit
[35:10]
Kushdo qė kėrkon dinjitet duhet ta dijė qė Zotit i takon i gjithė dinjiteti. Te
ai ngriten fjalėt e mira, dhe Ai i ngritė punėt e drejta. Sa pėr ata qė
planifikojnė punė tė kėqija, ata vetėshkaktojnė ndėshkim tė rreptė; planifikimi
i njerėzve tė tillė ėshtė i paracaktuar tė dėshtojė.
Zoti i ka gjėrat nė dorė
[35:11] Zoti ju krijoi nga dheu, pastaj
prej njė pikle, pastaj ju bėn tė riprodhoni nėpėrmjet bashkėshorteve tuaja.
Asnjė femėr nuk mbetet shtatzėnė, as nuk lindė, pa dijen e Tij. Askush nuk
mbijeton njė jetė tė gjatė, dhe jeta e askujt nuk kėputet shkurt, pėrveē nė pėrputhje
me njė regjistėr tė paracaktuar. Kjo ėshtė lehtė pėr Zotin.
Ēmuarja e madhėshtisė sė Zotit*
[35:12]
Dy detet nuk janė tė njėjtė; njėri ėshtė i ėmbėl dhe i shijshėm, pėrderisa
tjetri ėshtė i njelmėt dhe i papijshėm. Prej secilit prej tyre hani mish tė
butė, dhe nxirrni stoli pėr ti mbajtur. Dhe i shihni anijet duke lundruar
nėpėrmjet tyre, duke kėrkuar furnizimet e Tij, qė tė mund tė jeni mirėnjohės.
*35:12-13 Kur i dėrgojmė astronautėt tanė nė
gjithėsi, i furnizojmė me nevojat e tyre minimale tė ushqimit, ujit, dhe
oksigjenit. Kur anuam nga blasfemia e Dreqit biliona vjet mė parė (Shtojca 7), Zoti na lėshoi nė gjithėsi tė hipur nė anijen
kozmike tė quajtur Toka. Por Zoti e ka furnizuar anijen tonė kozmike me sisteme
mbresėlėnėse tė riciklimit qė furnizojnė llojllojshmėri tė madhe tė ushqimeve
tė freskėta, ujit, oksigjenit, madje edhe riprodhimin e neve astronautėve.
[35:13]
Ai e shkrinė natėn nė ditė, dhe e shkrinė ditėn nė natė. Ai e ka parashtruar
diellin dhe hėnėn pėr tė lėvizur pėr njė kohė tė paracaktuar. I tillė ėshtė Zoti
Zotėruesi juaj; i Tij ėshtė i gjithė mbretėrimi. Cilėtdo idhuj qė i ngrisni
pėrkrah Tij nuk posedojnė as sa njė lėvozhgė fare.
Idhujt krejtėsisht tė pafuqi*
[35:14]
Nėse i thėrrisni ata nuk mund tju dėgjojnė. Edhe nėse ju dėgjojnė, nuk mund
tju pėrgjigjen. Nė Ditėn e Ringjalljes, do tju mohojnė. Askush nuk mund tju
njoftojė si Mė Njohėsi.
*35:14 Njerėzit idolizojnė Jezusin, Marinė, Muhamedin,
Alin, dhe/ose tė shenjtit; idhujt e tillė nuk janė nė dijeni dhe krejtėsisht tė
pafuqi. Edhe kur ishin tė gjallė nė kėtė tokė ishin tė pafuqi.
[35:15]
O njerėz, ju jeni ata qė keni nevojė pėr Zotin, pėrderisa Zotit nuk i nevojitet
askush, Mė i Falėnderuari.
[35:16]
Nėse Ai do, Ai mund tju heqė dhe zėvendėsojė me krijim tė ri.
[35:17]
Kjo nuk ėshtė vėshtirė pėr Zotin.
[35:18]
Asnjė shpirt nuk mund ti bartė mėkatet e shpirtit tjetėr. Nėse njė shpirt qė
ėshtė i ngarkuar me mėkate i lutet tjetrit qė tia bartė njė pjesė tė barrės,
asnjė shpirt tjetėr nuk mund tė bartė ndonjė pjesė tė saj, edhe sikur tė ishin
tė afėrt. Tė vetmit njerėz qė marrin vesh nga paralajmėrimet tua janė ata qė ia
kanė dronė Zotėruesit tė tyre, edhe kur janė vetė, dhe i zbatojnė Lutjet e
Kontaktit (Salat). Kushdo qė e pastron shpirtin e vet, e bėn pėr tė mirėn e
vet. Te Zoti ėshtė fati pėrfundimtar.
[35:19]
I verbėri dhe pamėsi nuk janė tė barabartė.
[35:20]
As errėsira dhe drita.
[35:21]
As freskia e hijes dhe nxehtėsia e diellit.
[35:22]
As tė gjallit dhe tė vdekurit; Zoti e bėn kė do Ai dėgjues. Nuk mund ti bėsh
tė dėgjojnė ata qė janė nė varre.
[35:23]
Ti nuk je asgjė mė shumė se paralajmėrues.
I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes*
[35:24]
Tė kemi dėrguar ty* me tė vėrtetėn, bartės lajmesh tė mira, si dhe si
paralajmėrues. Ēdo shoqėri duhet tė pranojė paralajmėrues.
*35:24 Vlera germore e Rashad Khalifa (1230),
plus numri i strofės (24) japin shumėn qė ėshtė shumėfish i 19-tės
(1230+24=1254=19x66).
[35:25]
Nėse nuk besojnė, ata para tyre gjithashtu nuk kanė besuar. Tė dėrguarit e tyre
shkuan te ta me prova tė qarta, dhe Psalmet, dhe shkrimet ndriēuese.
[35:26]
Mė pas, i shkatėrrova ata qė nuk besuan; sa i tmerrshėm ishte ndėshkimi Im!
Krijimet e ngjyrshme tė Zotit
[35:27]
A nuk e kuptoni se Zoti zbret nga qielli ujė, me tė cilin prodhojmė fruta lloj
lloj ngjyrash? Madje edhe malet kanė ngjyra tė ndryshme; majat janė tė bardha,
ose tė kuqe, ose ndonjė ngjyrė tjetėr. E korbat janė tė zi.
[35:28]
Gjithashtu, njerėzit, kafshėt, dhe bagėtitė janė lloj lloj ngjyrash. Kjo ėshtė
pse njerėzit qė ia kanė vėrtetė dronė Zotit janė ata qė janė tė dijshėm. Zoti
ėshtė i Plotfuqishėm, Falės.
[35:29]
Padyshim, ata qė recitojnė librin e Zotit, zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat),
dhe nga furnizimet tona te ta shpenzojnė - fshehtė dhe publikisht - merren me
investim qė nuk humbė.
[35:30]
Ai do i paguaj ata me bujari, dhe do i shumėfishojė bekimet e Tij mbi ta. Ai
ėshtė Falės, Mirėnjohės.
Kurani: Pėrmbushja e tė gjitha shkrimeve
[35:31]
Ēka tė shpallėm ty nė kėtė shkrim ėshtė e vėrteta, duke i pėrmbushur tė gjitha
shkrimet paraprake. Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i shėrbėtorėve tė Tij,
Pamės.
[35:32] E kaluam shkrimin nga gjenerata nė
gjeneratė, dhe e lejuam kėdo qė zgjodhėm nga shėrbėtorėt tonė ta pranojnė atė.
Mė pas, disa prej tyre i bėnė keq shpirtrave tė vet, disa iu pėrmbajtėn atij
vetėm njė pjesė tė kohės, pėrderisa tė tjerėt ishin tė etur pėr tė punuar
drejtėsi nė pėrputhje me vullnetin e Zotit; ky ėshtė triumfi mė i madh.
Besimtarėt
[35:33]
Ata do tė hynė nė kopshtet e Edenit, ku do tė stolisen me byzylykė ari dhe
margaritarėsh, dhe veshjet e tyre aty do tė jenė nga mėndafshi.
[35:34]
Ata do tė thonė, Lartmadhėri Zotit qė na i hoqi tė gjitha brengat. Zotėruesi
ynė ėshtė Falės, Mirėnjohės.
[35:35]
"Ai na ka pranuar nė vendbanim hareje tė pėrhershme, nga hirėsia e Tij.
Kurrė nuk mėrzitemi kėtu, as kurrė nuk lodhemi.
Mosbesimtarėt
[35:36]
Sa pėr ata qė nuk besojnė, kanė vetėshkaktuar zjarrin e Ferrit, ku nuk iu
mbaron vdekja, as ndėshkimi nuk iu zbutet kurrė. Kėshtu i paguajmė
mosmirėnjohėsit.
[35:37]
Do tė klithin nė tė, Zotėruesi ynė, nėse na nxjerr nga kėtu, do tė punojmė
drejtėsi, nė vend tė punėve qė dikur i bėmė. A nuk ua dhamė krejt jetėn si
shans, me kujtesa tė vazhdueshme pėr ata qė do tė ishin tė vėmendshėm? A nuk e
pranuat paralajmėruesin? Prandaj, vuani (pasojat). Shkelėsit nuk do tė kenė
askėnd qė tiu ndihmojė.
[35:38]
Zoti ėshtė Njohėsi i tė ardhmes sė qiejve dhe tokės. Ai ėshtė Njohėsi i tė
gjitha mendimeve mė tė thella.
Fituesit dhe humbėsit
[35:39]
Ai ėshtė Ai qė ju bėri trashėgimtarė tė tokės. Mė pas, kushdo qė zgjedhė tė mos
besojė bėn kėshtu nė dėm tė vet. Mosbesimi i mosbesimtarėve vetėm shkakton
neverinė e Zotėruesit tė tyre ndaj tyre. Mosbesimi i mosbesimtarėve i zhytė mė
thellė nė humbje.
[35:40]
Thuaj, Vini re idhujt qė i keni ngritur pėrkrah Zotit; mė tregoni ēka nė tokė
kanė krijuar. A ėshtė ndonjė pjesė nė qiej e tyre? A u kemi dhėnė atyre libėr
ku nuk ka dyshim? Nė tė vėrtetė, ēka shkelėsit i premtojnė njėri tjetrit nuk
ėshtė asgjė mė shumė se njė iluzion.
[35:41]
Zoti ėshtė Ai qė i mbanė qiejt dhe tokėn, se mos zhduken. Sikur dikush tjetėr
ti mbante, ato patjetėr do tė zhdukeshin. Ai ėshtė i Butė, Falės.
Vėnia nė test
[35:42]
Ata u betuan nė Zotin qė po tu shkonte njė paralajmėrues atyre, do udhėzoheshin
mė mirė se ndonjė asamble e caktuar! Megjithatė, tash qė paralajmėruesi erdhi
te ta, kjo vetėm i zhyti ata mė thellė nė neveri.
[35:43]
Ata u mbajtėn me mendjemadhėsi nė tokė, dhe me planifikim djallėzor, dhe
planifikimet djallėzore vetėm iu kthehen atyre qė i planifikojnė. A tė presin
ata atėherė ndonjė gjė pos fatit tė atyre qė i bėnė gjėrat e njėjta nė tė
kaluarėn? Do e shihni se sistemi i Zotit ėshtė i pėrhershėm; do e shihni se
sistemi i Zotit ėshtė i pandryshueshėm.
[35:44]
A nuk janė endur nėpėr tokė dhe i kanė vėrejtur pasojat pėr ata qė iu
paraprinė? Ata ishin edhe mė tė fortė se ta. Asgjė nuk mund tė fshihet prej Zotit
nė qiej, as nė tokė. Ai ėshtė i Gjithėdijshėm, i Gjithėfuqishėm.
[35:45]
Sikur Zoti ti ndėshkonte njerėzit pėr mėkatet e tyre, Ai nuk do tė linte asnjė
krijesė nė tokė. Por Ai u jep afat atyre pėr njė kohė tė paracaktuar. Kur tė
pėrmbushet afati i tyre, atėherė Zoti ėshtė Pamės i shėrbėtorėve tė Tij.