Surja 36:  J.S. (Ja Sin)

[36:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[36:1] J. S.* (Ja Sin)

*36:1 Shih Shtojcėn 1 pėr shpjegimin e hollėsishėm tė kėtyre inicialeve.

[36:2] Dhe Kurani qė ėshtė plot menēuri.

[36:3] Padyshim, ti je njė prej tė dėrguarve.*

*36:3 Shih Shtojcat 2 & 26 pėr provėn materiale tė pakundėrshtueshme.

[36:4] Nė rrugė tė drejtė.

[36:5] Kjo shpallje ėshtė nga i Plotfuqishmi, i Mėshirshmi.

[36:6] Pėr t’i paralajmėruar njerėzit prindėrit e tė cilėve nuk ishin paralajmėruar, dhe prandaj, ata nuk janė nė dijeni.

[36:7] Ėshtė paracaktuar qė shumica e tyre nuk besojnė.

[36:8] Se ne vendosim rreth qafave tė tyre pranga, deri nė mjekrat e tyre. Si pasojė, ata mbesin tė kyēur nė mosbesimin e tyre.

[36:9] Dhe ne vendosim barrierė para tyre, dhe barrierė pas tyre, dhe kėshtu, ne ua mbulojmė sytė; nuk mund tė shohin.

[36:10] Ėshtė njėjtė pėr ta, i paralajmėrove apo nuk i paralajmėrove, ata nuk mund tė besojnė.*

*36:10 Secili njeri tashmė ėshtė i vulosur si besimtar ose mosbesimtar. Shih Shtojcėn 14.

[36:11] Ty do tė marrin vesh vetėm ata qė i pėrmbahen kėtij lajmi, dhe ia kanė dronė Mirėbėrėsit - edhe kur janė vetė. Jepu lajme tė mira tė faljes dhe pagesės bujare.

[36:12] Patjetėr do i ngjallim tė vdekurit, dhe kemi incizuar ēdo gjė qė kanė bėrė nė kėtė jetė, si dhe pasojat qė vazhdojnė pas vdekjes sė tyre. Ēdo gjė e kemi numėruar nė njė regjistėr tė qartė.

Refuzimi i tė dėrguarve: Tipar tragjik i njeriut*

[36:13] Pėrmend pėr ta shembullin e njerėzve nė njė shoqėri qė pranoi tė dėrguarit.

*36:13-27 Tė dėrguarit e Zotit kanė prova, predikojnė vetėm Zotin, dhe nuk kėrkojnė para.

[36:14] Kur dėrguam te ta dy (tė dėrguarė), nuk iu besuan. Ne pastaj i pėrkrahėm ata me njė tė tretė. Ata thanė, “Ne jemi tė dėrguarit (e Zotit) pėr ju.”

[36:15] Ata thanė, “Ju nuk jeni asgjė mė shumė se qenie njerėzore si ne. Mirėbėrėsi nuk ka zbritur asgjė. Jeni gėnjeshtarė.”

[36:16] Ata thanė, “Zotėruesi ynė e di qė ne jemi tė dėrguar te ju.

[36:17] "Misioni ynė i vetėm ėshtė tė japim lajmin.”

[36:18] Ata thanė, “Sipas nesh jeni ogurzi. Nė mos u ndalshi, do t’ju gjuajmė me gurė, ose t’ju shkaktojmė ndėshkim qė dhemb.”

[36:19] Ata thanė, “Oguri juaj varet nga reagimi juaj, tash qė ua kemi sjellė ndėrmend. Nė tė vėrtetė, ju jeni njerėz shkelės.”

[36:20] Njė njeri erdhi nga ana tjetėr e qytetit, duke thėnė, “O njerėzit e mi, ndiqni tė dėrguarit.

[36:21] "Ndiqni ata qė nuk ju kėrkojnė pagė, dhe janė tė udhėzuar.

[36:22] "Pse tė mos e adhuroj Atė qė mė nisi mua, dhe te Ai ėshtė kthimi juaj pėrfundimtar?

[36:23] "A tė ngris pėrkrah Tij tjerė zota? Sikur tė donte Mirėbėrėsi ndonjė tė keqe pėr mua, ndėrhyrja e tyre nuk mund tė mė ndihmojė aspak, as nuk mund tė mė shpėtojnė.

[36:24] "Nė atė rast do tė isha krejtėsisht i humbur.

[36:25] "Unė kam besuar nė Zotėruesin tuaj; Mė dėgjoni.”

Tė drejtit shkojnė drejt nė Parajsė*

[36:26] (Nė kohėn e vdekjes sė tij) atij iu tha, “Hy nė Parajsė.” Ai tha, “Ah sikur ta dinin njerėzit e mi.

*36:26 Tė drejtit nuk vdesin vėrtetė; ata thjeshtė kalojnė nė Parajsėn e njėjtė ku Ademi dhe Eva jetuan. Ata iu bashkohen profetėve, tė shenjtėve dhe dėshmorėve nė njė jetė aktive dhe utopike. (shih Shtojcėn 17).

[36:27] "Qė Zotėruesi im mė ka falur, dhe mė ka bėrė tė nderuar.”

[36:28] Ne nuk zbritėm mbi njerėzit e tij, pas tij, ushtarė nga qielli; nuk kishim nevojė t’i zbresim.

[36:29] Krejt ēka u nevojit ishte njė e rėnė, ku ata mbetėn tė palėvizshėm.

Pėrqeshja e tė dėrguarve: Tipar tragjik i njeriut*

[36:30] Sa e mjerė ėshtė gjendja e njerėzve! Sa herė qė njė i dėrguar shkoi te ta, e pėrqeshėn.

*36:30 Nėse i dėrguari paraqet provė tė qėndrueshme tė dėrguarėsisė sė tij, predikon adhurimin e vetėm Zotit, dhe nuk na kėrkon para, pse tė mos besojmė? (Shih Shtojcėn 2).

[36:31] A nuk e panė ata sa gjenerata i asgjėsuam para tyre, dhe si ata nuk kthehen te ta?

[36:32] Secili prej tyre do tė mblidhet para nesh.

Shenjat e Zotit

[36:33] Njė shenjė pėr ta ėshtė toka e vdekur; e ngjallim dhe prodhojmė prej saj drithė pėr ushqimin e tyre.

[36:34] Rrisim nė tė kopshte me palma hurmash, dhe hardhi, dhe bėjmė burime tė shpėrthejnė aty.

[36:35] Kjo ėshtė pėr t’i furnizuar ata me fruta, dhe t’i lėmė ata tė pėrpunojnė me duart e veta ēfarėdo qė iu nevojitet. A do tė jenė falėnderues?

[36:36] I madhėruar qoftė Ai qė krijoi tė gjitha llojet e bimėve nga toka, si dhe vetė ata, dhe krijesa tė tjera qė as nuk i njohin.

[36:37] Shenjė tjetėr pėr ta ėshtė nata; e heqim ditėn prej saj, ku janė nė errėsirė.

[36:38] Dielli perėndon nė pozicion tė caktuar, sipas dizajnit tė Plotfuqishmit, tė Gjithėdijshmit.

[36:39] Hėnėn e dizajnuam tė duket nė faza, deri sa tė bėhet si njė rrem i vjetėr i lakuar.

[36:40] Dielli nuk mund tė zė hėnėn – nata dhe dita nuk devijojnė – secili prej tyre duke udhėtuar nė orbitėn e vet.

Shpikja e anijes sė parė

[36:41] Shenjė tjetėr pėr ta ėshtė qė i bartėm paraardhėsit e tyre nė arkėn e ngarkuar.

[36:42] Pastaj krijuam tė njėjta pėr ta pėr tė hipur nė to.

[36:43] Po tė donim, do tė kishim mundur t’i mbysim, ashtu qė britma e tyre nuk do tė dėgjohej, e as nuk do tė kishin mundur tė shpėtohen.

[36:44] Nė vend tė kėsaj, iu derdhim atyre mėshirė, dhe i lėmė tė kėnaqen pėr pak kohė.

[36:45] Prapėseprapė, kur iu thuhet atyre, “Mėsoni nga e kaluara juaj, pėr tė punuar drejtėsi pėr tė ardhmen tuaj, qė tė mund tė arrini mėshirė,”

[36:46] Pa marrė parasysh ēfarė lloj prove iu jepet atyre nga Zotėruesi i tyre, ata vazhdimisht e shpėrfillin.

[36:47] Kur iu thuhet “Jepni nga furnizimet e Zotit te ju,” ata qė nuk besojnė iu thonė atyre qė besojnė, “Pse duhet tė iu japim atyre qė Zoti ka mundur t’i ushqejė, po tė donte Ai? Ju jeni vėrtetė larg nė humbje.”

[36:48] Ata gjithashtu sfidojnė, “Kur do i vij koha atij premtimi, nėse jeni tė sinqertė?”

[36:49] Krejt ēka do tė shohin ata ėshtė njė e rėnė qė i kaplon ata, pėrderisa grinden.

[36:50] Ata madje nuk do tė kenė as kohė tė lėnė testament, as nuk do tė kenė mundėsi tė kthehen te njerėzit e tyre.

[36:51] Bririt do i bihet, ku ata do tė ngriten nga varri dhe tė shkojnė te Zotėruesi i tyre

[36:52] Ata do tė thonė, “Mjerė ne. Kush na ringjalli nga vdekja jonė? Kjo ėshtė ēka Mirėbėrėsi ka premtuar. Tė dėrguarit kishin tė drejtė.”

[36:53] Krejt ēka duhet ėshtė njė e rėnė, ku ata mblidhen para nesh.

[36:54] Nė atė ditė, asnjė shpirti nuk do i bėhet me hile aspak. Do tė paguheni saktėsisht pėr ēfarėdo qė bėtė.

[36:55] Banuesit e Parajsės do tė jenė, nė atė ditė, tė zėnė me lumturi.

[36:56] Ata banojnė me tė shoqet e tyre nė hije tė bukur, duke gėzuar mobilie tė rehatshme.

[36:57] Ata do tė kenė fruta aty; do tė kenė ēfarėdo qė dėshirojnė.

[36:58] Pėrshėndetje paqeje nga Zotėruesi i Mėshirshėm.

[36:59] Sa pėr ju, o fajtorė, do tė liheni anash.

Djalli ėshtė alternativa tjetėr

[36:60] A nuk lidha besėn me ju, o Fėmijė tė Ademit, qė tė mos e adhuroni djallin? Qė ai ėshtė armiku juaj mė i flaktė?

[36:61] Dhe qė tė mė adhuroni vetėm Mua? Kjo ėshtė rruga e drejtė.

[36:62] Ai ka ēorientuar shumė prej jush. A nuk kishit aspak mendje?

[36:63] Ky ėshtė Ferri qė ishte premtuar pėr ju.

[36:64] Sot do tė digjeni nė tė, si pasojė e mosbesimit tuaj.

[36:65] Atė ditė ne do t’ua mbyllim gojėt e tyre; duart dhe kėmbėt e tyre do tė dėshmojnė pėr ēdo gjė qė kishin bėrė.

[36:66] Po tė duam, mund t’ua mbulojmė sytė dhe, si pasojė, kur ata e kėrkojnė rrugėn, nuk do tė shohin.

[36:67] Po tė duam, mund t’i ngrijmė nė vend; kėshtu, ata as nuk mund tė lėvizin para, as mbrapa.

[36:68] Kėdo qė e lejojmė tė jetojė pėr njė kohė tė gjatė, e bėjmė prapė tė dobėt. A nuk kuptojnė?

[36:69] Ēka i mėsuam atij (tė dėrguarit) nuk ishte poezi, e as nuk ėshtė ai (poet). Kjo nuk ėshtė tjetėr pos provė e fortė.* dhe Kuran i thellė.

*36:69 Fjala “Dhikr” i referohet shpesh kodit matematikor tė madh tė Kuranit, i cili padyshim nuk ėshtė letrar, as poetik. Shih 38:1,8; 15:6,9; 16:44; 21:2, 24; 26:5; & 36:11.

[36:70] Pėr t’iu predikuar atyre qė janė tė gjallė, dhe pėr t’i ekspozuar mosbesimtarėt.

[36:71] A nuk e kanė parė ata qė kemi krijuar pėr ta, me vetė duart tona, bagėti qė ata i kanė?

[36:72] Dhe i zbutėm ato pėr ta; disa i ngasin, dhe disa i hanė.

[36:73] Ata nxjerrin edhe dobi tjera prej tyre, si edhe pije. A nuk do tė jenė mirėnjohės?

Idhuj tė pafuqi

[36:74] Ata ngritin pėrkrah Zotit zota tjerė, mbase mund t’iu ndihmojnė atyre!

[36:75] Pėrkundrazi, ata nuk mund t’iu ndihmojnė atyre; ata pėrfundojnė duke iu shėrbyer atyre si ushtarė tė pėrkushtuar.

[36:76] Prandaj, mos u pikėllo nga shprehjet e tyre. Ne jemi tėrėsisht tė vetėdijshėm pėr ēdo gjė qė ata fshehin dhe ēdo gjė qė deklarojnė.

[36:77] A nuk e sheh qenia njerėzore qė e krijuam atė nga njė pikėl, pastaj ai shndėrrohet nė armik tė flaktė?

[36:78] Ai na parashtron njė pyetje – pėrderisa e harron krijimin e tij fillestar – “Kush mund t’i ringjallė eshtrat pasi qė tė jenė kalbur?”

[36:79] Thuaj, “Ai qė i nisi ato pikė sė pari do i ringjallė ato. Ai ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēdo krijesė.”

[36:80] Ai ėshtė Ai qė krijon pėr ju, nga lisat e blertė, lėndė djegėse qė e digjni pėr dritė.

[36:81] A nuk ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn i zoti qė tė rikrijojė tė njėjtėn? Normal qė po; Ai ėshtė Krijuesi, i Gjithėdijshmi.

[36:82] Krejt ēka i duhet atij pėr tė kryer ndonjė urdhėr ėshtė t’i thotė, “Ji,” dhe ėshtė.

[36:83] Prandaj, i madhėruar qoftė Ai nė dorėn e tė cilit ėshtė sovraniteti mbi tė gjitha gjėrat, dhe te Ai do tė ktheheni.*

*36:83 Vlen tė pėrmendet qė vlera germore e “Rashad” (505), plus vlera germore e “Khalifa” (725), plus numri i sures (36), plus numri i strofės (83), japin shumėn qė ėshtė shumėfish i 19-tės (505+725+36+83=1349=19x71). Gjithashtu, Surja 36 ėshtė numėr 19 mes 29 sureve me iniciale.