[37:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[37:1]
Pasha renditėsit nė kolona.
[37:2]
Fajėsuesit e atyre pėr tu fajėsuar.
[37:3]
Recituesit e lajmeve.
[37:4]
Zot i juaji ėshtė vetėm njė zot.
[37:5]
Zotėruesi i qiejve dhe tokės, dhe ēdo gjėje mes tyre, dhe Zotėruesi i
lindjeve.*
*37:5 Ēdo trup qiellor lindė nė planetin tokė, dhe
perėndon. Ēdo lindje quhet lindje.
[37:6]
E kemi zbukuruar qiellin mė tė ulėt me yje tė stolisura.*
*37:6 Ne jetojmė nė gjithėsinė mė tė brendshme dhe
mė tė vogėl. Xhinėt janė tė mbyllur me kėtė gjithėsi.
[37:7]
E ruajtėm atė nga ēdo djall i djallėzuar.
[37:8]
Ata nuk mund tė pėrgjojnė nė Shoqėrinė e Lartė; bombardohen nga ēdo anė.
[37:9]
Ata janė mallkuar; kanė vetėshkaktuar ndėshkim tė pėrhershėm.
[37:10]
Nėse ndonjėri prej tyre provon tiu mėsyhet kufijve tė jashtėm, ai goditet me
predhė tė fortė.
[37:11]
Pyeti ata, A janė ata mė vėshtirė pėr ti krijuar, apo krijesat tjera? I
krijuam ata nga balta e lagėt.
[37:12]
Pėrderisa ti mahnitesh, ata tallen.
[37:13]
Kur ua kujton, nuk janė tė vėmendshėm.
[37:14]
Kur shohin provė, e pėrqeshin.
[37:15]
Thonė, Kjo ėshtė qartazi magji!
[37:16]
"Pasi tė vdesim dhe bėhemi pluhur e eshtra, a ringjallemi?
[37:17]
"A edhe paraardhėsit tonė tė lashtė?
[37:18]
Thuaj, Po, do tė mblidheni me forcė.
[37:19]
Krejt ēka duhet ėshtė njė shtytje e lehtė, ku ata (ngriten) duke shikuar.
[37:20]
Do tė thonė, Mjerė ne; kjo ėshtė Dita e Gjykimit.
[37:21]
Kjo ėshtė dita e vendimit nė tė cilėn dikur nuk besonit.
[37:22]
Mblidhni shkelėsit, dhe shoqet e tyre, dhe idhujt qė ata adhuruan
[37:23]
pėrkrah Zotit, dhe udhėzoni te rruga e Ferrit.
[37:24]
Ndalni ata, dhe pyetni:
[37:25]
"Pse nuk i ndihmoni njėri tjetrit?
[37:26]
Ata do tė jenė, atė ditė, duke u nėnshtruar plotėsisht.
Fajėsim i dyanshėm
[37:27]
Do tė vijnė te njėri tjetri, duke e hetuar dhe fajėsuar njėri tjetrin.
[37:28]
Do iu thonė (udhėheqėsve tė tyre), Ju dikur na vinit nga ana e djathtė.
[37:29]
Ata do tė pėrgjigjen, Ishit ju ata qė nuk ishit besimtarė.
[37:30]
"Ne nuk patėm aspak fuqi mbi ju; ishit ju qė ishit shpirtligj.
[37:31]
"Me tė drejtė pėsuam gjykimin e Zotėruesit tonė; tash duhet tė vuajmė.
[37:32]
"Ju ēorientuam juve, vetėm sepse vetė ishim tė humbur.
[37:33]
Pra, sė bashku tė gjithė ata do tė pėsojnė ndėshkimin nė atė ditė.
[37:34]
Kėshtu i paguajmė fajtorėt.
Urdhri i parė
[37:35]
Kur iu tha atyre, La Ilahe Ila Allah [Nuk ka zot tjetėr pėrkrah Zotit], ata u
bėnė mendjemėdhenj.
[37:36]
Ata thanė, A ti lėmė zotat tanė pėr hatėr tė njė poeti tė ēmendur?
[37:37]
Nė fakt, ai e ka sjellė tė vėrtetėn, dhe i ka konfirmuar tė dėrguarit.
[37:38]
Patjetėr, do tė shijoni ndėshkimin qė dhemb mė sė shumti.
[37:39]
Ju paguheni vetėm pėr ēka keni bėrė.
[37:40]
Vetėm shėrbėtorėt e Zotit qė ia kushtojnė veten absolutisht vetėm Atij (do tė
shpėtohen).
[37:41]
Ata kanė merituar furnizime qė janė tė rezervuara posaēėrisht pėr ta.
[37:42]
Tė gjitha llojet e frutave. Ata do tė jenė tė nderuar.
[37:43]
Nė kopshtet e haresė.
[37:44]
Nė mobilie afėr njėra tjetrės.
[37:45]
Gota me pije tė pastra do iu ofrohen atyre.
[37:46]
Tė kthjellėta dhe tė shijshme pėr pirėsit.
[37:47]
Tė pandotura, tė pashtershme.
[37:48]
Me ta do tė jenė shoqėruese tė mahnitshme.
[37:49]
Tė ruajtura si vezė tė ndjeshme.
Banuesit e Parajsės vizitojnė banuesit e Ferrit
[37:50]
Do tė vijnė te njėri tjetri, dhe tė diskutojnė me njėri tjetrin.
[37:51]
Njėri prej tyre do tė thotė, Dikur kisha njė shok.
[37:52]
"Ai talleshte: A e beson gjithė kėtė?
[37:53]
" `Pasi qė tė vdesim dhe tė shndėrrohemi nė pluhur e eshtra, a thirremi nė
llogaridhėnie?
[37:54]
Ai do tė thotė, Thjeshtė shikoni!
[37:55]
Kur ai shikon, do tė shohė shokun e tij nė zemėr tė Ferrit.*
*37:55 Njerėzit qė ia dalin nė Parajsė do tė kenė
mundėsi ti vizitojnė tė afėrmit dhe shokėt e tyre nė Ferr, pa pasoja tė
kėqija. Nė Pėrjetėsi, kushdo mund tė lėvizė teposhtė, por jo pėrpjetė pėrtej
njė kufiri tė caktuar. Kufiri caktohet nga shkalla e rritjes dhe zhvillimit tė
tij (Shtojca 5).
[37:56]
Ai (do tė shkojė te ai dhe) thotė, Pasha Zotin, gati sa nuk mė prishe.
[37:57]
"Po tė mos ishte pėr bekimet e Zotėruesit tim, do tė kisha qenė me ty
tani.
[37:58]
"(A beson ende) qė vdesim,
[37:59]
"vetėm vdekjen e parė, dhe nuk paguhemi?
Shpengimi: Triumfi mė i madh
[37:60]
I tillė ėshtė triumfi mė i madh.
[37:61]
Kjo ėshtė pėr ēka ēdo punėtor duhet tė punojė.
[37:62]
A ėshtė ky fat mė i mirė, apo pema e hidhėrimit?
[37:63]
E kemi bėrė ndėshkim pėr shkelėsit.
[37:64]
Ėshtė pemė qė rritet nė zemėr tė Ferrit.
[37:65]
Lulet e saj duken si kokat e djajve.
[37:66]
Ata do tė hanė prej saj deri sa tiu mbushen barqet.
[37:67]
Pastaj do i mbushin me pije ferri.
[37:68]
Pastaj do tė kthehen nė Ferr.
Ata i ndoqėn prindėrit e tyre verbėrisht
[37:69]
Ata i gjetėn prindėrit e tyre tė humbur.
[37:70]
Dhe verbėrisht shkuan pas hapave tė tyre.
Fitorja e garantuar pėr tė dėrguarit
[37:71]
Shumica e gjeneratave paraprake kanė humbur nė mėnyrėn e njėjtė.
[37:72]
Kemi dėrguar te ta paralajmėrues.
[37:73]
Vini re pasojat pėr ata qė kanė qenė tė paralajmėruar.
[37:74]
Vetėm shėrbėtorėt e Zotit qė ia kushtojnė veten absolutisht vetėm Atij
(shpėtohen).
Nuhu
[37:75]
Kėshtu, Nuhu na thirri, dhe ne ishim mė tė mirėt pėrgjegjės.
[37:76]
E shpėtuam atė dhe familjen e tij nga katastrofa e madhe.
[37:77]
I bėmė shoqėruesit e tij shpėtimtarėt.
[37:78]
Dhe e ruajtėm historinė e tij pėr gjeneratat pasuese.
[37:79]
Paqe qoftė mbi Nuhun mes njerėzve.
[37:80]
Kėshtu i shpėrblejmė tė drejtit.
[37:81]
Ai ėshtė njė prej shėrbėtorėve tanė besimtarė.
[37:82]
I mbytėm tė gjithė tė tjerėt.
Ibrahimi
[37:83]
Mes ndjekėsve tė tij ishte Ibrahimi.
[37:84]
Ai i erdhi Zotėruesit tė tij me gjithė zemėr.
[37:85]
Ai i tha babait tė tij dhe njerėzve tė tij, Ēka po adhuroni?
[37:86]
"A doni ju zota tė rremė nė vend tė Zotit?
[37:87]
"Ēka mendoni pėr Zotėruesin e gjithėsisė?
[37:88]
Ai i kėqyri yjet me kujdes.
[37:89]
Pastaj u dorėzua dhe tha, Jam lodhur me kėtė!
[37:90]
Ata u larguan prej tij.
[37:91]
Ai pastaj iu kthye idhujve tė tyre, duke thėnė, A dėshironi tė hani?
[37:92]
"Pse nuk po flisni?
[37:93]
Pastaj i shkatėrroi.
[37:94]
Ata i shkuan atij me tėrbim tė madh.
[37:95]
Ai tha, Si mund tė adhuroni ēka e gdhendni?
[37:96]
"Kur Zoti ju ka krijuar juve, dhe ēdo gjė qė bėni ju!
[37:97]
Ata thanė, Le tė ndėrtojmė njė zjarr tė madh, dhe ta hedhim atė nė tė.
[37:98]
Ata planifikuan kundėr tij, por ata i bėmė humbėsit.
[37:99]
Ai tha, Unė po shkoj te Zotėruesi im; Ai do tė mė udhėzojė.
[37:100]
"Zotėruesi im, mė dhuro fėmijė tė drejtė.
[37:101]
I dhamė atij lajm tė mirė pėr njė fėmijė tė mirė.
Ėndėrr djallėzore*
[37:102]
Kur ai u rrit mjaft pėr tė punuar me tė, tha, Djali im, shoh nė ėndėrr qė po
tė flijoj ty. Ēka po ta merr mendja? Ai tha, O babai im, bė ēka je i
urdhėruar tė bėsh. Do tė mė gjesh, dashtė Zoti, tė durueshėm.
*37:102 Mė i Miri nuk pėrkrahė tė kėqija (7:28. Si
me Jobin, Dreqi pretendoi qė Ibrahimi e deshi djalin e tij tepėr shumė, dhe u
lejua qė ta vė Ibrahimin nė atė test tė vėshtirė.)
[37:103]
Ata tė dy u nėnshtruan, dhe ai e vuri ballin e tij poshtė (pėr ta sakrifikuar).
Zoti ddėrhynė pėr ta shpėtuar Ibrahimin dhe Ismailin
[37:104]
E thirrėm: O Ibrahim.
[37:105]
"I ke besuar ėndrrės. Kėshtu i shpėrblejmė tė drejtit.
[37:106]
Ai ishte vėrtetė test i pėrpiktė.
[37:107]
E ēliruam (Ismailin) duke zėvendėsuar njė sakrificė shtazore.
[37:108]
Dhe e ruajtėm historinė e tij pėr gjeneratat pasuese.
[37:109]
Paqe qoftė mbi Ibrahimin.
[37:110]
Kėshtu i shpėrblejmė tė drejtit.
[37:111]
Ai ėshtė njė prej shėrbėtorėve tanė besimtarė.
Lindja e Isakut
[37:112]
Dhe i dhamė atij lajmin e mirė pėr lindjen e Isakut, qė tė jetė njė prej
profetėve tė drejtė.
[37:113]
E bekuam atė dhe Isakun. Mes pasardhėsve tė tyre, disa janė tė drejtė, dhe disa
janė shkelės shpirtligj.
Moisiu dhe Aroni
[37:114]
Gjithashtu e bekuam Moisiun dhe Aronin.
[37:115]
I ēliruam ata dhe njerėzit e tyre nga katastrofa e madhe.
[37:116]
I pėrkrahėm ata, derisa u bėnė fituesit.
[37:117]
I dhamė qė tė dyve shkrimin e thellė.
[37:118]
I udhėzuam nė rrugėn e drejtė.
[37:119]
E ruajtėm historinė e tyre pėr gjeneratat pasuese.
[37:120]
Paqe qoftė mbi Moisiun dhe Aronin.
[37:121]
Kėshtu i shpėrblejmė tė drejtit.
[37:122]
Qė tė dy ishin mes shėrbėtorėve tanė tė drejtė.
Iljazi
[37:123]
Iljazi ishte njė prej tė dėrguarve.
[37:124]
I tha njerėzve tė tij, A nuk do tė punoni drejtėsi?
[37:125]
"A adhuroni statujė, nė vend tė Krijuesit Suprem?
[37:126]
"Zotit; Zotėruesit tuaj, dhe Zotėruesit tė stėrgjyshėrve tuaj!
[37:127]
Nuk i besuan atij. Si pasojė, ata u desh tė thirren nė llogaridhėnie.
[37:128]
Vetėm shėrbėtorėt e Zotit qė ia kushtojnė veten absolutisht vetėm Atij
(shpėtohen).
[37:129]
E ruajtėm historinė e tij pėr gjeneratat pasuese.
[37:130]
Paqe qoftė mbi Iljazin, dhe tė gjithė ata si Iljazi.
[37:131]
Kėshtu i shpėrblejmė tė drejtit.
[37:132]
Ai ishte njė prej shėrbėtorėve tanė besimtarė.
Luti
[37:133]
Luti ishte njė prej tė dėrguarve.
[37:134]
E shpėtuam atė dhe tė gjithė familjen e tij.
[37:135]
Vetėm plaka u dėnua.
[37:136]
I asgjėsuam tė gjithė tė tjerėt.
[37:137]
Ende kaloni pranė rrėnojave tė tyre ditėn.
[37:138]
Dhe natėn. A nuk kuptoni?
Jona
[37:139]
Jona ishte njė prej tė dėrguarve.
[37:140]
Ai iku te anija e ngarkuar.
[37:141]
Ngriti krye dhe kėshtu, iu bashkua humbėsve.
[37:142]
Si pasojė, peshku e gėlltiti atė, dhe ai ishte pėr tu fajėsuar.
[37:143]
Po tė mos ishte qė ai u kthye nė meditim (nė Zotin),
[37:144]
ai do tė kishte qėndruar nė barkun e tij deri nė Ditėn e Ringjalljes.
[37:145]
E hodhėm atė nė shkretėtirė, krejt i rraskapitur.
[37:146]
E rritėm njė pemė me fruta tė ngrėnshėm pėr tė.
[37:147]
Pastaj e dėrguam te njėqind mijė,* ose mė shumė.
*37:147
Kurani pėrmend 30 numra: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 19, 20,
30, 40, 50, 60, 70, 80, 99, 100, 200, 300, 1000, 2000, 3000, 5000, 50000, dhe
100000. Shuma e kėtyre numrave ėshtė 162146, ose 19x8534 (shih Sht.1).
[37:148]
Ata besuan, dhe i lam ta gėzojnė kėtė jetė.
[37:149]
Pyeti ata nėse Zotėruesi yt ka vajza, pėrderisa ata kanė djem!
[37:150]
A i krijuam engjėjt tė jenė femra? A ishin dėshmitarė pėr atė?
[37:151]
Nė tė vėrtetė, ata blasfemojnė vrazhdė kur thonė -
[37:152]
"Zoti ka lindur djalė. Nė tė vėrtetė, ata janė gėnjeshtarė.
[37:153]
A zgjodhi Ai vajzat mbi djemtė?
[37:154]
Ēka nuk ėshtė nė rregull me logjikėn tuaj?
Duke iu drejtuar mosbesimtarėve
[37:155]
Pse nuk merrni vesh?
[37:156]
A keni ndonjė provė?
[37:157]
Na tregoni librin tuaj, nėse jeni tė sinqertė.
[37:158]
Ata madje edhe shpikėn marrėdhėnie tė posaēme ndėrmjet Atij dhe xhinėve. Xhinėt
e dinė qė janė servil.
[37:159]
I madhėruar qoftė Zoti; larg nga pretendimet e tyre.
[37:160]
Vetėm shėrbėtorėt e Zotit qė ia kushtojnė veten vetėm Atij (shpėtohen).
[37:161]
Nė tė vėrtetė, ju dhe ēka adhuroni ju.
[37:162]
Nuk mund ta detyroni Atė pėr asgjė.
[37:163]
Vetėm ju do tė digjeni nė Ferr.
Engjėjt
[37:164]
Secili prej nesh ka punė tė posaēme.
[37:165]
Ne jemi renditėsit.
[37:166]
Kemi madhėruar (Zotėruesin tonė) siē duhet.
Ndjekja e prindėrve verbėrisht
[37:167]
Ata dikur thoshin,
[37:168]
"Po ti kishim pranuar mėsimet e duhura nga prindėrit tanė,
[37:169]
"do tė kishim qenė adhurues; tė pėrkushtuar ndaj vetėm Zotit.
[37:170]
Por ata nuk besuan, dhe patjetėr do e marrin vesh.
[37:171]
Vendimi ynė tashmė ėshtė marrė pėr shėrbėtorėt tanė tė dėrguarit.
[37:172]
Ata janė patjetėr fituesit.
[37:173]
Ushtarėt tanė janė ngadhėnjyesit.
[37:174]
Pra shpėrfilli pėr njė kohė tė shkurtėr.
[37:175]
I shiko ata; edhe ata do tė shikojnė.
[37:176]
A e sfidojnė ata ndėshkimin tonė?
[37:177]
Kur i godet ata njė ditė, do tė jetė ditė e tmerrshme; ata kanė qenė tė
paralajmėruar mjaftueshėm.
[37:178]
Shpėrfilli ata pėr njė kohė tė shkurtėr.
[37:179]
I shiko ata; edhe ata do tė shikojnė.
[37:180]
I madhėruar qoftė Zotėruesi yt, Zotėruesi i madh; larg nga pretendimet e tyre.
[37:181]
Paqe qoftė mbi tė dėrguarit.
[37:182]
Lartmadhėruar qoftė Zoti, Zotėrues i gjithėsisė.