Surja 38:  S. (Sad)

[38:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[38:1] S. (Sad),* dhe Kurani qė pėrmban provėn.**

*38:1 Ky inicial (Sad) ndodhet nė suret 7, 19, & 38 krejtėsisht 152 herė, 19x8 (Shtojca 1).

**38:1 Fjala “Dhikr” ėshtė e dallueshme nė Kuran dhe qartė tregon kah kodi matematikor i mrekullueshėm i Kuranit. Shih 15:6, 9; 16:44; 21:2, 24; 26:5; & 36:11, 69.

[38:2] Ata qė nuk besojnė janė zhytur nė mendjemadhėsi dhe mohim.

[38:3] Mori gjeneratash para tyre i asgjėsuam. Ata thirrėn pėr ndihmė, sė koti.

[38:4] Ata u ēuditėn qė njė paralajmėrues tu vijė atyre, nga mesi i tyre. Mosbesimtarėt thanė, “Magjistar, gėnjeshtar.

[38:5] "A i shndėrroi ai zotat nė njė zot? Kjo ėshtė vėrtet e ēuditshme.”

[38:6] Udhėheqėsit shpallėn, “Shkoni dhe kėmbėngulni me durim nė adhurimin e zotave tuaj. Kjo ėshtė ēka pritet prej jush.

[38:7] "Nuk kemi dėgjuar pėr kėtė nga feja e baballarėve tanė. Kjo ėshtė rrenė.

[38:8] "Pse prova iu zbrit atij, nė vend nesh?” Vėrtetė, ata kanė dyshime pėr provėn Time. Nė tė vėrtetė, ata nuk e kanė shijuar ndėshkimin Tim ende.

[38:9] A i zotėrojnė ata thesaret e mėshirės tė Zotėruesit tėnd, tė Plotfuqishmit, Dhuruesit.

[38:10] A e posedojnė ata sovranitetin e qiejve dhe tokės, dhe ēdo gjėje ndėrmjet tyre? Le t’i ndihmojnė vetes.

[38:11] Nė fakt, ēfarėdo forcash qė mund t’i grumbullojnė – edhe sikur tė gjitha forcat ushtarake tė tyre tė bashkoheshin sė bashku – do tė mposhten.

[38:12] Duke mos besuar para tyre ishin njerėzit e Nuhut, Adit, dhe Faraonit tė fuqishėm.

[38:13] Gjithashtu, Themudi, njerėzit e Lutit, banuesit e Pyllit (tė Medjenit); ata ishin kundėrshtarėt.

[38:14] Secili prej tyre nuk iu besuan tė dėrguarve dhe kėshtu, ndėshkimi Im ishte i pashmangshėm.

[38:15] Kėta njerėz mund tė presin njė tė rėnė tė vetme, prej tė cilės nuk shėrohen kurrė.

[38:16] Ata sfidojnė: “Zotėruesi ynė, pse nuk e ngutė ndėshkimin pėr ne, para Ditės sė Llogaridhėnies.”

[38:17] Ji i durueshėm pėrballė shprehjeve tė tyre, dhe pėrkujto shėrbėtorin tonė Davidin, tė shkathėtin; ishte i bindur.

[38:18] I parashtruam malet nė shėrbimin e tij, duke madhėruar me tė natė e ditė.

[38:19] Gjithashtu zogjtė u parashtruan t’i shėrbejnė atij; tė gjithė i bindeshin atij.

[38:20] E forcuam mbretėrimin e tij, dhe e pajisėm me menēuri dhe logjikė tė mirė.

[38:21] A ke pranuar lajm pėr burrat qė u grindėn dhe u pėrvodhėn nė faltoren e tij?

[38:22] Kur ata hynė nė dhomėn e tij, ai u tremb. Ata thanė, “Mos kij frikė. Ne po grindemi me njėri tjetrin, dhe po kėrkojmė gjykimin tėnd tė drejtė. Mos na bė tė padrejtė, dhe udhėzona nė rrugėn e drejtė.

[38:23] "Ky vėllai im ka nėntėdhjetė e nėntė* dele, ndėrsa unė kam njė dele. Ai dėshiron ta pėrziej delen time me tė tijat, dhe vazhdon tė mė bėjė trysni.”

*38:23 Ky ėshtė i vetmi vend ku numri 99 ndodhet. Tridhjetė numra tė ndryshėm pėrmenden nė Kuran, dhe shuma e tyre ėshtė 162146, 19x8534. Shih Shtojcėn 1.

Pėrkushtimi shembullor i Davidit

[38:24] Ai tha, “Ai po bėka padrejtėsi ndaj teje duke kėrkuar qė ta bashkosh delen tėnde me tė tijat. Shumica e njerėzve qė i bashkojnė pronat e tyre e trajtojnė njėri tjetrin padrejtėsisht, pėrveē atyre qė besojnė dhe punojnė drejtėsi, dhe kėta janė shumė pak.” Mė pas, Davidi e pyeti veten nėse e kishte marrė vendimin e duhur. Ai mendoi se po e testonim. Ai pastaj iu lut Zotėruesit tė tij pėr falje, u pėrkul, dhe u pendua.*

*38:24 Nė kėtė shembull tė qartė, 99 nė njėrėn anė kundėr 1 nė anėn tjetėr, kujdesi i skajshėm i Davidit pėr ta marrė vendimin e duhur e bėri atė qė tė kėrkojė falje. A jemi ne kaq tė kujdesshėm?

[38:25] E falėm nė kėtė ēėshtje. I dhuruam atij pozitė tė nderuar me ne, dhe njė vendbanim tė bukur.

[38:26] O David, tė kemi bėrė sundues nė tokė. Prandaj, tė gjykosh mes njerėzve me barazi, dhe mos e ndiq mendimin tėnd personal, se mos tė largon nga rruga e Zotit. Padyshim, ata qė largohen nga rruga e Zotit vetėshkaktojnė ndėshkim tė rėndė se e harruan Ditėn e Llogaridhėnies.

[38:27] Nuk i krijuam qiejt dhe tokėn, dhe ēdo gjė ndėrmjet tyre, sė koti. I tillė ėshtė mendimi i atyre qė nuk besojnė. Prandaj, mjerė ata qė nuk besojnė; do tė vuajnė nė Ferr.

[38:28] A t’i trajtojmė ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė siē i trajtojmė ata qė bėjnė tė kėqija nė tokė? A t’i trajtojmė tė drejtit siē i trajtojmė shpirtligjtė?

[38:29] Ky ėshtė shkrim qė e zbritėm te ti, qė ėshtė i shenjtė – ndoshta ata pasqyrojnė nė strofat e tij. Ata qė posedojnė inteligjencė do tė marrin vesh.

Pėrkushtimi shembullor i Salomonit

[38:30] Davidit i dhuruam Salomonin; shėrbėtor i mirė dhe i bindur.

[38:31] Njė ditė ai u preokupua me kuaj tė bukur, deri sa ra nata.

[38:32] Ai pastaj tha, “U kėnaqa me gjėrat materiale mė shumė se qė u kėnaqa duke adhuruar Zotėruesin tim, derisa dielli shkoi.*

*38:32 Salomonit i iku lutja e tij e pasdites pėr shkak tė kuajve tė tij. Pėr ta anuluar pretendimin e mundshėm tė Dreqit qė Salomoni i deshi kuajt e tij mė shumė se qė deshi Zotin, ai i hoqi kuajt.

[38:33] "Sillni te unė.” (Pėr lamtumirė,) ai fėrkoi kėmbėt dhe qafat e tyre.

[38:34] Kėshtu e vumė Salomonin nė test; e bekuam me pasuri materiale tė mėdha, por ai me durim u nėnshtrua.*

*38:34 & 41 Salomoni dhe Jobi pėrfaqėsojnė tė dy skajet e spektrit tė testimit. Ne vihemi nė test nėpėrmjet pasurisė, shėndetit, apo mungesės sė tyre, qė tė shohim nėse e adhurojmė vetėm Zotin nėn tė gjitha rrethanat.

[38:35] Ai tha, “Zotėruesi im, mė fal, dhe mė dhuro mbretėrim qė nuk ėshtė arritur kurrė nga askush tjetėr. Ti je Dhuruesi.”

[38:36] Ne (iu pėrgjigjėm lutjes sė tij) dhe parashtruam erėn nė dispozicion tė tij, duke derdhur shi kudo qė ai dėshironte.

[38:37] Dhe djajtė, duke ndėrtuar dhe u zhytur nė ujė.

[38:38] Tė tjerė u vunė nė dispozicion tė tij.

[38:39] "Ky ėshtė furnizimi ynė te ti; mund tė japėsh me bujari, ose tė mbash, pa kufizime.”

[38:40] Ai ka merituar pozitė tė nderuar me ne, dhe vendbanim tė mrekullueshėm.

Djalli leqendis Jobin*

[38:41] Pėrkujtoje shėrbėtorin tonė Jobin; ai i thirri Zotėruesit tė tij, “Djalli mė ka leqendisur me vėshtirėsi dhe dhimbje.”

*38:34 & 41 Salomoni dhe Jobi pėrfaqėsojnė tė dy skajet e spektrit tė testimit. Ne vihemi nė test nėpėrmjet pasurisė, shėndetit, ose mungesės sė tyre, qė tė shohim nėse e adhurojmė vetėm Zotin nėn tė gjitha rrethanat.

[38:42] "Bjeri tokės me kėmbėn tėnde. Njė burim do tė tė japė ty shėrim dhe pije.”

Zoti i kompenson besimtarėt

[38:43] E ndreqėm familjen e tij pėr tė; edhe dy herė aq. E tillė ėshtė mėshira jonė; kujtesė pėr ata qė posedojnė inteligjencė.

[38:44] "Tash, tė udhėtosh nėpėr tokė dhe tė predikosh lajmin, pėr ta pėrmbushur premtimin.” E gjetėm atė tė durueshėm. Ēfarė shėrbėtori i mirė! Ai ishte i nėnshtruar.

[38:45] Pėrkujtoje gjithashtu shėrbėtorin tonė Ibrahimin, Isakun, dhe Jakobin. Ata ishin tė shkathėt, dhe kishin vizion.

[38:46] Dhuruam mbi ta bekim tė madh: vetėdije pėr Pėrjetėsinė.

[38:47] Ata u zgjodhėn, se ishin prej mė tė drejtėve.

[38:48] Pėrkujtoje, Ismailin, Eliseun, dhe Dhul-Kiflin; prej mė tė drejtėve.

Tė drejtit

[38:49] Ky ėshtė kujtim: tė drejtit kanė merituar fat tė mrekullueshėm.

[38:50] Kopshtet e Edenit do i hapin portat e tyre pėr ta.

[38:51] Duke u ēliruar aty, atyre do iu jepen shumė lloje frutash dhe pijesh.

[38:52] Do tė kenė tė shoqe tė mahnitshme.

[38:53] Kjo ėshtė ēka keni merituar nė Ditėn e Llogaridhėnies.

[38:54] Furnizimet tona janė tė pashtershme.

Mosbesimtarėt: Grinden me njėri tjetrin

[38:55] Sa pėr shkelėsit, ata kanė vetėshkaktuar fat tė tmerrshėm.

[38:56] Ferri ėshtė ku ata digjen; ēfarė vendbanimi i tmerrshėm!

[38:57] Ēka ata shijojnė nė tė do tė jenė pije ferri dhe ushqim i hidhur.

[38:58] Dhe mė shumė prej llojit tė njėjtė.

[38:59] "Ky ėshtė njė grup pėr tu hedhur nė Ferr me ju.” Ata nuk do tė mirėpriten (nga banorėt e Ferrit). Kanė merituar tė digjen nė zjarr.

[38:60] Tė porsaardhurit do tė pėrgjigjen, “As ju nuk jeni tė mirėpritur. Ju jeni ata qė na parapritė dhe na ēorientuat. Prandaj, vuanie kėtė mbarim tė tmerrshėm.”

[38:61] Ata gjithashtu do tė thonė, “Zotėruesi ynė, kėta janė ata qė na ēuan nė kėtė; dyfishoje ndėshkimin e zjarrit pėr ta.”

[38:62] Ata do tė thonė, “Si ėshtė e mundur qė nuk i shohim (nė Ferr) njerėzit qė dikur i numėronim si shpirtligj?

[38:63] "Dikur i pėrqeshnim; i largonim sytė tonė prej tyre.”

[38:64] Ky ėshtė fakt i paracaktuar: njerėzit e Ferrit do tė grinden me njėri tjetrin.

[38:65] Thuaj, “Ju paralajmėroj; nuk ka zot tjetėr pėrkrah Zotit, tė Vetmit, Supremit.

[38:66] "Zotėruesit tė qiejve dhe tokės, dhe ēdo gjė ndėrmjet tyre; tė Plotfuqishmit, Falėsit.”

Grindja e madhe

[38:67] Thuaj, “Ja lajm mbresėlėnės.

[38:68] "Tė cilin e keni harruar krejtėsisht.

[38:69] "Unė nuk pata njohuri mė parė, pėr grindjen nė Shoqėrinė e Lartė.*

*38:69 Grindja nė Shoqėrinė e Lartė u shkreh nga sfida e Dreqit ndaj autoritetit absolut tė Zotit. Kjo ėshtė padyshim ngjarja mė e rėndėsishme nė histori tė racės njerėzore. Ne nuk arritėm qė tė jemi tė vendosur sa i pėrket autoritetit absolut tė Zotit. Kjo jetė pėrfaqėson shansin e tretė dhe tė fundit qė ta shpengojmė veten (Shih Hyrjen dhe Shtojcėn 7).

[38:70] "Jam i frymėzuar qė misioni im i vetėm ėshtė pėr t’i dorėzuar paralajmėrimet te ju.”

[38:71] Zotėruesi yt iu tha engjėjve, “Po e krijoj njė qenie njerėzore nga balta.

[38:72] "Kur ta konstruktoj, dhe tė fry nė tė nga fryma Ime, tė bini nė pėrulje para tij.”

[38:73] Engjėjt ranė nė pėrulje, tė gjithė ata,

[38:74] pėrveē Dreqit, ai refuzoi, dhe ishte tepėr mendjemadh, mosmirėnjohės.

[38:75] Ai tha, “O Dreq, ēka tė parandaloi nga pėrulja para ēka Unė krijova me duart e Mia? A je tepėr mendjemadh? A ke ngritur krye?”

[38:76] Ai tha, “Unė jam mė i mirė se ai; Mua mė krijove prej zjarri, e atė e krijove prej balte.”

[38:77] Ai tha, “Prandaj, duhet tė mėrgohesh, do tė jesh i dėbuar.

[38:78] "Ke vetėshkaktuar mallkimin Tim deri nė Ditėn e Gjykimit.”

[38:79] Ai tha, “Zotėruesi im, mė jep afat deri nė Ditėn e Ringjalljes.”

[38:80] Ai tha, “Tė ėshtė dhėnė afat.

[38:81] "Deri nė ditėn e caktuar.”

[38:82] Ai tha, “Betohem nė madhėshtinė Tėnde, qė do i dėrgoj tė gjithė ata nė humbje.

[38:83] "Pėrveē adhuruesve Tu qė tė janė pėrkushtuar absolutisht vetėm Ty.”

[38:84] Ai tha, “Kjo ėshtė e vėrteta, dhe e vėrteta ėshtė krejt ēka Unė shpreh.

[38:85] "Unė do tė mbush Ferrin me ty dhe tė gjithė ata qė tė ndjekin ty.”

[38:86] Thuaj, “Unė nuk ju kėrkoj pagė, dhe nuk jam mashtrues.

[38:87] "Kjo ėshtė kujtesė pėr botėn.

[38:88] "Dhe patjetėr do e merrni vesh pas pak.”