Surja 39:  Turmat (Ez-Zumer)

[39:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[39:1] Ky ėshtė shpallje shkrimi, nga Zoti, i Plotfuqishmi, i Menēuri.

[39:2] E zbritėm te ti kėtė shkrim, sinqerisht; ta adhurosh Zotin, duke ia kushtuar fenė tėnde vetėm Atij.

Idhujt si ndėrmjetėsues - Mit i zakonshėm

[39:3] Absolutisht, feja t’i kushtohet vetėm Zotit. Ata qė ngritin idhuj pėrkrah Tij thonė, “I idolizojmė ata vetėm pėr tė na sjellė mė afėr Zotit; se ata janė nė pozitė mė tė mirė!” Zoti do i gjykojė ata nė lidhje me polemikat e tyre. Zoti nuk udhėzon gėnjeshtarė tė tillė, mosbesimtarė.

[39:4] Po tė donte Zoti tė ketė djalė, Ai ka mundur tė zgjidhte kėdo Ai tė dėshironte nga mes krijesave tė Tij. I madhėruar qoftė Ai; Ai ėshtė Zoti, i Vetmi, Supremi.

Forma e tokės*

[39:5] Ai krijoi qiejt dhe tokėn me tė vėrtetė. Ai e rrotullon natėn sipėr ditės, dhe rrotullon ditėn sipėr natės.* Ai parashtroi diellin dhe hėnėn, secili duke udhėtuar pėr njė periudhė tė kufizuar. Absolutisht, Ai ėshtė i Plotfuqishmi, Falėsi.

*39:5 Kjo strofė qartė na njofton qė toka ėshtė e rrumbullakėt. Fjala arabe “Ai rrotullon” (Jukauir) buron nga fjala arabe “rruzull” (Kurah). Pasi qė Toka nuk ėshtė saktėsisht e rrumbullakėt, pėrmendje e posaēme ndaj formės sė saj jepet nė 79:30. Kurani ėshtė pėrplot informata shkencore qė u bėnė tė njohura pėr ne me shekuj pas shpalljes sė Kuranit. Shih Shtojcėn 20.

[39:6] Ai ju krijoi nga njė vetė, pastaj krijoi prej tij shoqen e tij. Ai zbriti te ju tetė lloje bagėtish. Ai ju krijon nė barqet e nėnave tuaja, krijim pas krijimi, nė tri errėsira. I tillė ėshtė Zoti Zotėruesi juaj. Atij i pėrket i gjithė sovraniteti. Nuk ka asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij. Si mund tė devijoni?

Beso pėr tė mirėn tėnde

[39:7] Nėse nuk besoni, Zotit nuk i nevojitet askush. Por Atij nuk i pėlqen t’i shohė shėrbėtorėt e Tij duke marrė vendimin e gabuar. Nėse vendosni tė jeni mirėnjohės, Ai ėshtė i kėnaqur me ju. Asnjė shpirt nuk i bartė mėkatet e asnjė shpirti tjetėr. Pėrfundimisht, te Zotėruesi juaj ėshtė kthimi juaj, pastaj Ai do t’ju njoftojė pėr ēdo gjė qė kishit bėrė. Ai ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr mendimet mė tė thella.

[39:8] Kur qenia njerėzore leqendiset, ai i lutet Zotėruesit tė tij, sinqerisht i pėrkushtuar ndaj Tij. Por sapo Ai ta bekojė atė, ai e harron lutjen paraprake tė tij, ngritė idhuj pėr tė rivalizuar Zotin dhe largon tė tjerėt nga rruga e Tij. Thuaj, “Kėnaquni me mosbesimin tuaj pėrkohėsisht; keni vetėshkaktuar zjarrin.”

[39:9] A nuk ėshtė mė mirė tė jesh njė prej atyre qė meditojnė natėn, duke u pėrulur dhe duke qėndruar zgjuar, duke qenė tė vetėdijshėm pėr Pėrjetėsinė, dhe duke kėrkuar mėshirėn e Zotėruesit tė tyre?” Vetėm ata qė posedojnė inteligjencė do tė jenė tė vėmendshėm.

[39:10] Thuaj, “O shėrbėtorėt e Mi qė besuat, t’ia keni dronė Zotėruesit tuaj.” Pėr ata qė punuan drejtėsi nė kėtė botė, shpėrblim tė mirė. Toka e Zotit ėshtė e gjerė, dhe ata qė durojnė me kėmbėngulje do e pranojnė shpėrblimin e tyre bujarisht, pa kufizime.

VETĖM Zotin

[39:11] Thuaj, “Unė jam urdhėruar ta adhuroj Zotin, duke ia kushtuar fenė absolutisht vetėm Atij.

[39:12] "Dhe u urdhėrova tė jem mė i nėnshtruari.”

[39:13] Thuaj, “I frikėsohem, nėse nuk iu binda Zotėruesit tim, ndėshkimit tė njė dite tė madhe.”

[39:14] Thuaj, “Zoti ėshtė i Vetmi qė adhuroj, duke ia kushtuar fenė time absolutisht vetėm Atij.

[39:15] "Prandaj, adhuroni ēfarėdo qė dėshironi pėrkrah Tij.” Thuaj, “Humbėsit e vėrtetė janė ata qė i humbin shpirtrat e vet, dhe familjet e veta, nė Ditėn e Ringjalljes.” Padyshim, kjo ėshtė humbja e vėrtetė.

[39:16] Ata do tė kenė masa zjarri mbi ta, dhe nėn ta. Zoti kėshtu i alarmon shėrbėtorėt e Tij: O shėrbėtorėt e Mi, tė mė keni dronė Mua.

[39:17] Sa pėr ata qė flakin adhurimin e tė gjithė idhujve, dhe ia kushtojnė veten plotėsisht vetėm Zotit, ata kanė merituar lumturi. Jepu lajm tė mirė shėrbėtorėve tė Mi.

Ndiq fjalėn e Zotit

[39:18] Ata janė ata qė shqyrtojnė tė gjitha fjalėt, pastaj e ndjekin mė tė mirėn. Kėta janė ata qė Zoti i ka udhėzuar; kėta janė ata qė posedojnė inteligjencė.

[39:19] Sa i pėrket atyre qė kanė merituar ndėshkim, a mund t’i shpėtosh ata qė tashmė janė nė Ferr?

[39:20] Sa pėr ata qė ia kanė dronė Zotėruesit tė tyre, ata do tė kenė pallate mbi pallate tė ndėrtuar pėr ta, me prroje qė rrjedhin. Ky ėshtė premtimi i Zotit, dhe Zoti nuk e shkelė premtimin e Tij.

[39:21] A nuk e sheh qė Zoti zbret nga qielli ujė, pastaj e vė atė nė puset e nėntokės, pastaj prodhon me tė bimė ngjyrash tė ndryshme, pastaj ato rriten derisa tė bėhen tė verdha, pastaj Ai i shndėrron ato nė kashtė? Kjo duhet tė jetė kujtesė pėr ata qė posedojnė inteligjencė.

[39:22] Nėse Zoti e bėn zemrėn e dikujt tė kėnaqur me Nėnshtrim, ai do tė jetė duke ndjekur dritė nga Zotėruesi i tij. Prandaj, mjerė ata zemrat e tė cilėve ngurtėsohen kundėr lajmit tė Zotit; ata kanė shkuar larg nė humbje.

Hadithi mė i mirė

[39:23] Zoti ka shpallur kėtu Hadithin mė tė mirė; libėr qė pėrputhet logjikisht, dhe tregon tė dyja rrugėt (Parajsėn dhe Ferrin). Lėkurat e atyre qė ia kanė dronė Zotėruesit tė tyre rrėqethen prej tij, pastaj lėkurat e tyre dhe zemrat e tyre zbuten pėr lajmin e Zotit. I tillė ėshtė udhėzimi i Zotit; Ai e dhuron atė mbi kėdo qė do (tė jetė i udhėzuar). Sa pėr ata tė dėrguarit nė humbje nga Zoti, asgjė nuk mund t’i udhėzojė ata.

[39:24] Ēka ėshtė mė mirė sesa dikush ta ruajė fytyrėn e vet nga ndėshkimi i tmerrshėm nė Ditėn e Ringjalljes? Shkelėsve do iu thuhet, “Vuani pasojat e asaj qė mblodhėt.”

[39:25] Tė tjerė para tyre nuk kanė besuar dhe, si pasojė, ndėshkimi i leqendisi prej nga nuk e pritėn.

[39:26] Zoti i ka mallkuar ata nė poshtėrim nė kėtė jetė, dhe ndėshkimi nė Pėrjetėsi do tė jetė shumė mė i keq, veē sikur ta dinin.

Kurani: Pa paqartėsi

[39:27] Kemi pėrmendur pėr njerėzit ēdo lloj shembulli nė kėtė Kuran, qė tė mund tė marrin vesh.

[39:28] Kuran arabisht, pa asnjė paqartėsi, qė tė mund tė jenė tė drejtė.

[39:29] Zoti pėrmendė shembullin e njė njeriu qė merret me ortakė polemizues (Hadithet), nė krahasim me njė njeri qė merret me vetėm njė burim qė pėrputhet logjikisht (Kuranin). A janė ata tė njėjtė? I lartmadhėruar qoftė Zoti; shumica e tyre nuk dinė.

Hadithet: Blasfemi tė tepėrta

[39:30] Ti (Muhamed) patjetėr do tė vdesėsh, dhe do tė vdesin edhe ata.

[39:31] Nė Ditėn e Ringjalljes, para Zotėruesit tuaj, ju njerėz do tė grindeni me njėri tjetrin.

[39:32] Kush ėshtė mė i keq se dikush qė i mveshė rrena Zotit, pėrderisa nuk beson nė tė vėrtetėn qė ka ardhur te ai? A nuk ėshtė Ferri pagesė e drejtė pėr mosbesimtarėt?

Kurani: E vėrtetė absolute

[39:33] Sa pėr ata qė pėrkrahin tė vėrtetėn, dhe besojnė nė tė, ata janė tė drejtit.

[39:34] Ata do tė kenė ēfarėdo qė dėshirojnė, te Zotėruesi i tyre. I tillė ėshtė shpėrblimi pėr tė drejtit.

[39:35] Zoti i lanė punėt e tyre mėkatuese, dhe i shpėrblen ata bujarisht pėr punėt e tyre tė mira.

Pyetje e thellė

[39:36] A nuk ėshtė Zoti i mjaftueshėm pėr shėrbėtorin e Tij? Ata tė frikėsojnė ty me idhujt qė ata i ngritin pėrkrah Tij. Kėdo qė Zoti dėrgon nė humbje, asgjė nuk mund ta udhėzojė atė.

[39:37] Dhe kėdo Zoti udhėzon, asgjė nuk mund ta dėrgojė nė humbje. A nuk ėshtė Zoti i Plotfuqishėm, Shpagues?

Ata besojnė nė Zot por po shkojnė nė Ferr

[39:38] Nėse i pyet ata, “Kush krijoi qiejt dhe tokėn?” ata do tė thonė, “Zoti.” Thuaj, “Pse atėherė ngritni idhuj pėrkrah Zotit? Po tė donte Zoti ndonjė fatkeqėsi pėr mua, a mund ta zvogėlojnė ata njė fatkeqėsi tė tillė? Dhe po tė donte Ai njė bekim pėr mua, a mund ta parandalojnė ata njė bekim tė tillė?” Thuaj, “Zoti mjafton pėr mua.” Nė tė besimtarėt tė kenė besim.

[39:39] Thuaj, “O njerėzit e mi, veproni si tė mundeni edhe unė do tė veproj si tė mundem; padyshim do e merrni vesh.

[39:40] "(Do e merrni vesh) kush ka vetėshkaktuar dėnim tė turpshėm, dhe ka merituar ndėshkim tė pėrhershėm.”

[39:41] E kemi shpallur shkrimin nėpėrmjet teje pėr njerėzit, me tė vėrtetė. Pastaj, kushdo qė udhėzohet ėshtė i udhėzuar pėr tė mirėn e vet, dhe kushdo qė shkon nė humbje shkon nė humbje nė dėm tė vet. Ti nuk je avokati i tyre.

[39:42] Zoti i vė shpirtrat nė vdekje kur fundi i jetės sė tyre vjen, dhe gjithashtu gjatė gjumit. Kėshtu, Ai i merr prapa disa gjatė gjumit, pėrderisa tė tjerėt lejohen tė vazhdojnė deri nė fund tė afatit tė tyre tė paracaktuar. Kjo duhet tė japė mėsim pėr njerėzit qė pasqyrojnė.

Miti i ndėrmjetėsimit

[39:43] A kanė shpikur ata ndėrmjetėsues pėr tė ndėrmjetėsuar ndėrmjet atyre dhe Zotit? Thuaj, “Ēka nėse ata nuk janė aspak tė fuqishėm, as nuk kuptojnė?”

[39:44] Thuaj, “I gjithė ndėrmjetėsimi i pėrket Zotit.” Atij i pėrket i gjithė sovraniteti i qiejve dhe tokės, pastaj te Ai do tė ktheheni.

Kriteri mė i madh*

[39:45] Kur VETĖM Zoti pėrmendet, zemrat e atyre qė nuk besojnė nė Pėrjetėsi tkurren me neveri. Por kur tė tjerėt pėrmenden pėrkrah Tij, ata janė tė kėnaqur.*

*39:45 Pėrkundėr urdhrit tė qartė nė 3:18 qė Shtylla e Parė e Islamit ėshtė deklarimi: “Esh-hedu En La Ilahe Ila Allah (nuk ka asnjė zot tjetėr pėrkrah Zotit),” shumica e “Myslimanėve” kėmbėngulin tė shtojnė emrin e Muhamedit. Ky Mė i Madhi Kriter na paralajmėron qė nėse kėnaqemi me shtimin e emrit tė Muhamedit, ose cilitdo emri tjetėr, kjo nxjerr nė shesh mosbesimin nė Pėrjetėsinė. Shih gjithashtu Shtojcėn 17:46.

[39:46] Deklaro: “Zoti ynė, Nismėtari i qiejve dhe tokės, Njohėsi i tė gjitha tė fshehtave dhe deklarimeve, Ti je i Vetmi qė gjykon mes shėrbėtorėve Tu sa i pėrket grindjeve tė tyre.”

[39:47] Sikur ata qė shkelėn tė kishin pasur ēdo gjė nė tokė, madje edhe dy herė aq, me gatishmėri do tė hiqnin dorė prej saj pėr t’iu shmangur ndėshkimit tė tmerrshėm nė Ditėn e Ringjalljes. Atyre do iu tregohet nga Zoti ēka nuk e pritėn.

[39:48] Punėt e kėqija qė i kishin mbledhur do iu tregohen, dhe pikėrisht ato gjėra qė dikur i tallėn do iu kthehen t’i kaplojnė.

Paqėndrueshmėria njerėzore

[39:49] Nėse njeriu preket me fatkeqėsi, ai na lutet, por sapo tė dhurojmė bekim mbi tė, ai thotė, “E arrita kėtė pėr shkak tė zgjuarsisė sime!” Nė tė vėrtetė, ky ėshtė vetėm njė test, por shumica e tyre nuk dinė.

[39:50] Ata para tyre kanė shprehur tė njėjtėn gjė, dhe gjėrat materiale qė i mblodhėn nuk iu ndihmuan atyre aspak.

[39:51] Ata i vuajtėn pasojat e punėve tė tyre tė kėqija. Ngjashėm, shkelėsit mes gjeneratave tė tanishme do tė vuajnė pasojat e punėve tė tyre tė kėqija; nuk mund tė shpėtojnė.

[39:52] A nuk e kuptojnė qė Zoti ėshtė Ai qė rritė furnizimet pėr kėdo ai zgjedhė, dhe mbanė? Kėto janė mėsime pėr njerėzit qė besojnė.

Mėshira e pakufi e Zotit

[39:53] Deklaro: “O shėrbėtorėt e Mi qė i tejkaluat kufijtė, mos humbni shpresat nga mėshira e Zotit. Se Zoti i falė tė gjitha mėkatet. Ai ėshtė Falėsi,  i Mėshirshmi.”

[39:54] T’i bindeni Zotėruesit tuaj, dhe t’i nėnshtroheni Atij plotėsisht, para se t’ju kaplojė ndėshkimi; atėherė nuk mund tė ndihmoheni.

[39:55] Dhe ndiqni rrugėn mė tė mirė qė ju ėshtė treguar juve nga Zotėruesi juaj, para se t’ju kaplojė ndėshkimi papritmas kur mė sė paku e pritni.

[39:56] Se mos thotė ndonjė shpirt, “Sa pishman jam qė shpėrfilla urdhrat e Zotit; Isha padyshim njė prej tallėsve.”

[39:57] Ose thotė, “Sikur tė mė udhėzonte Zoti, do tė kisha qenė me tė drejtit.”

[39:58] Ose thotė, kur e sheh ndėshkimin, “Nėse mė jepet njė rast tjetėr, do tė punoj drejtėsi.”

[39:59] Por jo! (tė janė dhėnė mjaft raste). Provat e mia tė erdhėn, por i refuzove, u bėre mendjemadh, dhe u bėre mosbesimtar.

[39:60] Nė Ditėn e Ringjalljes do i shohėsh fytyrat e atyre qė gėnjyen kundėr Zotit tė mbuluara me trishtim. A nuk ėshtė Ferri ndėshkimi i drejtė pėr mendjemėdhenjtė?

[39:61] Dhe Zoti do i shpėtojė ata qė u mbajtėn me drejtėsi; Ai do i shpėrblejė ata. Asnjė dėm nuk do i prekė ata, as nuk do tė kenė asnjė brengė.

[39:62] Zoti ėshtė Krijuesi i tė gjitha gjėrave, dhe Ai po i drejton tė gjitha gjėrat.

[39:63] Atij i pėrkasin tė gjitha vendimet nė qiej dhe tokė, dhe ata qė nuk besojnė nė shpalljet e Zotit janė humbėsit e vėrtetė.

[39:64] Thuaj, “A mė shtyni tė adhuroj tjetėr pos Zotit, o ju tė padijshėm?”

Adhurimi i idhujve asgjėson krejt punėn

[39:65] Tė ėshtė shpallur ty, dhe atyre para teje qė nėse kryen adhurim idhujsh, tė gjitha punėt tua do tė asgjėsohen, dhe do tė jesh me humbėsit.

[39:66] Prandaj, ta adhurosh vetėm Zotin, dhe tė jesh mirėnjohės.

Madhėshtia e Zotit*

[39:67] Ata nuk mund ta marrin me mend madhėshtinė e Zotit. E gjithė toka ėshtė brenda grushtit tė Tij nė Ditėn e Ringjalljes. Nė fakt, gjithėsitė janė tė mbėshtjella brenda dorės sė Tij tė djathtė.* Qoftė i madhėruar; Ai ėshtė larg nga nevoja pėr ndonjė ortak.

*39:67 Gjithėsia jonė, me biliona galaktikat e saj, njė bilion trilion yje, deciliona tė panumėrueshėm tė trupave qiellorė, duke u shtrirė nė biliona vjet drite, ėshtė mė e vogla dhe mė e brendshmja e shtatė gjithėsive. Kjo gjerėsi e pakapshme e shtatė gjithėsive ėshtė brenda dorės sė Zotit. E tillė ėshtė madhėshtia e Zotit. Shih Shtojcėn 6.

Dita e Gjykimit

[39:68] Bririt do i bihet, ku ēdokujt nė qiej dhe tokė do i bie tė fiktė, pėrveē atyre qė do tė kursehen nga Zoti. Pastaj do i bihet edhe njė herė, ku ata tė gjithė do tė ngriten, duke shikuar.*

*39:68 Rendi i ngjarjeve nė Ditėn e Ringjalljes fillon me rėnien simbolike tė bririt. Rėnia e dytė e bririt – nga njė krijesė qė ishte kursyer nga pavetėdija – shėnon ringjalljen e tė gjithė njerėzve; ata do tė ringjallen nė tokėn e sotshme. Kjo tokė pastaj do tė shkatėrrohet nga ardhja fizike e Zotit, pastaj njė tokė e re dhe qiej tė ri do tė krijohen (14:48). Ne pastaj do tė shtresohemi varėsisht sipas shkallės tonė tė zhvillimit (Shtojca 11).

[39:69] Pastaj toka do tė shkėlqejė me dritėn e Zotėruesit tė saj. Regjistri do tė shpallet, dhe profetėt dhe dėshmitarėt do tė sillen para. Secili do tė gjykohet me barazi, pa as mė tė voglėn padrejtėsi.

[39:70] Ēdo shpirt do tė paguhet pėr ēfarėdo qė ka bėrė, se Ai ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēfarėdo qė ata kanė bėrė.

Mosbesimtarėt

[39:71] Ata qė nuk besuan do tė ēohen nė Ferr nė turma. Kur arrijnė te ai, dhe portat e tij hapen, rojat e tij do tė thonė, “A nuk pranuat tė dėrguarė nga mes jush, qė ju recituan juve shpalljet e Zotėruesit tuaj, dhe ju paralajmėruan pėr takimin e kėsaj dite?” Do tė pėrgjigjen, “Po vėrtetė. Por fjala ‘ndėshkim’ ishte tashmė e vulosur mbi mosbesimtarėt.”

[39:72] Do tė thuhet, “Hyni nė portat e Ferrit, ku qėndroni pėrgjithmonė.” Ēfarė pėrfundimi i tmerrshėm pėr mendjemėdhenjtė.

Besimtarėt

[39:73] Ata qė ia kanė dronė Zotėruesit tė tyre do tė ēohen nė Parajsė nė turma. Kur ata arrijnė te ajo, dhe portat e saj hapen, rojat e saj do tė thonė, “Paqe qoftė mbi ju; keni fituar. Prandaj, qėndroni kėtu pėrjetėsisht.”

[39:74] Do tė thonė, “Lartmadhėruar qoftė Zoti, qė pėrmbushi premtimin e Tij ndaj nesh, dhe na bėri ta trashėgojmė tokėn, duke e gėzuar Parajsėn si tė duam.” Ēfarė shpėrblimi i bukur pėr punėtorėt!

[39:75] Do i shihni engjėjt duke lundruar rreth fronit, duke e madhėruar dhe lartmadhėruar Zotėruesin e tyre. Pasi qė gjykimi me barazi iu lėshohet tė gjithėve, do tė deklarohet: “Lartmadhėruar qoftė Zoti, Zotėrues i gjithėsisė.”