Surja 4:  Gratė (En-Nisa)

[4:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[4:1] O njerėz, kini dronė Zotėruesit tuaj; Atij qė ju krijoi nga njė qenie, dhe krijoi prej tij shoqen e tij, pastaj prej ēiftit pėrhapi shumė burra dhe gra. Tė keni kujdes ndaj Zotit, nė tė cilin bėni be, dhe tė keni kujdes ndaj prindėrve. Zoti ėshtė duke ju ruajtur.*

*4:1 Kjo ėshtė surja e dytė pėr nga gjatėsia, dhe titulli tregon qė ka pėr qėllim mbrojtjen e tė drejtave tė grave. Cilido interpretim duhet tė jetė nė favor tė tė drejtave tė grave, e jo e kundėrta.

Kujdes ndaj jetimėve

[4:2] T’ua dorėzoni jetimėve pronat qė iu takojnė. Mos e zėvendėsoni tė mirėn me tė keqėn, dhe mos i konsumoni pronat e tyre duke i bashkuar me tuajat. Kjo do tė ishte padrejtėsi e tepėrt.

Bazat pėr poligami*

[4:3] Nėse jeni tė mendimit se ėshtė mė sė miri pėr jetimėt, mund tė martoheni me nėnat e tyre – mund tė martoheni me dy, tri, ose katėr. Nėse keni frikė se mos bėheni tė padrejtė, atėherė duhet tė jeni tė kėnaqur me vetėm njė, ose me ato qė tashmė i keni. Veē kėsaj, kėshtu me siguri do tu shmangeni vėshtirėsive financiare.

*4:3 Shih Shtojcėn 30 pėr shqyrtim tė hollėsishėm mbi poligaminė.

[4:4] Tua jepni grave pajėn* e tyre tė duhur, me barazi. Nėse me dėshirė falin diē, atėherė mund ta pranoni; ėshtė me tė drejtė e juaja.

*4:4 Paja ėshtė vlerė materiale qė caktohet ta japė burri qė martohet.

[4:5] Mos ua jepni jetimėve tė papjekur pronat qė Zoti jua ka besuar juve si kujdestarė. T’i furnizoni prej tyre, t’i vishni, dhe t’i trajtoni mirė.

[4:6] T’i testoni jetimėt kur tė arrijnė pubertetin. Sapo tė vėreni mjaft pjekuri te ta, ua jepni pronėn e tyre. Mos e konsumoni nė mėnyrė tė tepruar dhe me ngut, para se tė rriten. Kujdestari i pasur tė mos kėrkojė pagė, por kujdestari i varfėr mund tė kėrkojė me barazi. Kur t’ua jepni pronėn, tė keni dėshmitarė. Zoti mjafton si Llogaritės.

Tė drejtat e grave nė trashėgimi

[4:7] Burrat marrin hise prej asaj qė prindėrit dhe tė afėrmit lėnė pas. Gratė gjithashtu tė marrin hise prej asaj qė prindėrit dhe tė afėrmit lėnė pas. Qoftė trashėgimi e vogėl apo e madhe, (gratė duhet tė marrin) hise tė caktuar.

[4:8] Gjatė shpėrndarjes sė pasurisė, nėse tė afėrmit, jetimėt, dhe nevojtarėt janė tė pranishėm, tu jepni prej saj, dhe t’i trajtoni mirė.

[4:9] Ata qė merakosen pėr fėmijėt e vet, nė rast se i lėnė pas, t’i kenė dronė Zotit dhe tė flasin me barazi.

[4:10] Ata qė konsumojnė pronat e jetimėve padrejtėsisht, hanė zjarr nė barqet e tyre, dhe do tė vuajnė nė Ferr.

Nėse nuk lihet testament*

[4:11] Zoti shpallė testament pėr tė mirėn e fėmijėve tuaj; mashkulli merr dy herė hise sa femra.* Nėse trashėgimtarėt janė vetėm gra, mė shumė se dy, ato marrin dy tė tretat e asaj qė trashėgohet. Nėse lihet vetėm njė vajzė, ajo merr gjysmėn. Prindėrit e tė vdekurit marrin njė tė gjashtėn e trashėgimisė secili, nėse i vdekuri ka lėnė ndonjė fėmijė. Nėse nuk ka lėnė asnjė fėmijė, dhe prindėrit e tij janė trashėgimtarėt e vetėm, nėna merr njė tė tretėn. Nėse ka vėllezėr a motra, atėherė nėna merr njė tė gjashtėn. E gjithė kjo, pas pėrmbushjes sė ndonjė testamenti* qė ka lėnė i vdekuri, dhe pasi tė lahen tė gjitha borxhet. Sa pėr prindėrit dhe fėmijėt tuaj, nuk e dini cili prej tyre ėshtė mė i miri pėr ju dhe mė i dobishmi. Ky ėshtė ligji i Zotit. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.

*4:11 Nė pėrgjithėsi, i biri ėshtė pėrgjegjės pėr familjen, pėrderisa e bija ėshtė nėn kujdesin e burrit. Megjithatė, Kurani rekomandon nė 2:180 qė njė testament tė lihet pėr t’iu pėrshtatur rrethanave tė posaēme tė tė vdekurit. Pėr shembull, nėse i biri ėshtė i pasur dhe e bija ėshtė e varfėr, mund tė lihet testamenti pėr t’i dhėnė tė bijės ēdo gjė, ose dy herė mė shumė se tė birit.

Trashėgimia bashkėshortore

[4:12] Ju merrni gjysmėn e asaj qė lėnė pas gratė tuaja, nėse nuk kishin fėmijė. Nėse kishin fėmijė, ju merrni njė tė katėrtėn e asaj qė lėnė. E gjithė kjo, pas pėrmbushjes sė ndonjė testamenti qė kanė lėnė, dhe pas larjes sė tė gjitha borxheve. Ato marrin njė tė katėrtėn e asaj qė leni pas, nėse nuk kishit fėmijė. Nėse kishit fėmijė, ato marrin njė tė tetėn e asaj qė leni trashėgim. E gjithė kjo, pas pėrmbushjes sė ndonjė testamenti qė keni lėnė, dhe pas larjes sė tė gjitha borxheve. Nėse i vdekuri apo e vdekura kishte vetėm vėllezėr dhe/ose motra, atėherė ata pa dallim gjinie ndajnė nė mėnyrė tė barabartė njė tė tretėn e trashėgimisė. Po tė ketė vetėm njė prej tyre, ai ose ajo merr njė tė gjashtėn. E gjithė kjo, pas pėrmbushjes sė ndonjė testamenti, dhe pas larjes sė tė gjitha borxheve, kėshtu qė askush tė mos dėmtohet. Ky ėshtė testament i shpallur nga Zoti. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, i Butė.

Zoti komunikon me ne nėpėrmjet tė dėrguarit tė Tij

[4:13] Kėto janė ligjet e Zotit. Ata qė i binden Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij, Ai do i pranojė nė kopshte me prroje qė rrjedhin, ku qėndrojnė pėrgjithmonė. Ky ėshtė triumfi mė i madh. 

[4:14] Sa pėr atė qė nuk i bindet Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij, dhe shkelė ligjet e Tij, Ai do e shpie nė Ferr, ku qėndron pėrgjithmonė. Ka vetėshkaktuar ndėshkim tė turpshėm.

Karantinė shėndeti

[4:15] Ato prej grave tuaja qė bėjnė marrėdhėnie jashtėmartesore, duhet tė keni katėr dėshmitarė kundėr tyre, nga mesi juaj. Nėse ata dėshmojnė, atėherė t’i mbani gratė e tilla nė shtėpitė e tyre deri sa tė vdesin, ose deri sa Zoti tė krijojė njė rrugėdalje pėr to.*

*4:15 Njė grua e parė nga katėr dėshmitarė nė vepėr tė bėrjes sė marrėdhėnies jashtėmartesore nė katėr raste tė ndryshme, me katėr partnerė tė ndryshėm, paraqet rrezik pėr shėndetin publik. Njė grua e tillė ėshtė depo mikrobesh, dhe njė karantinė shėndeti e mbron shoqėrinė prej saj. Njė shembull i mirė i njė rrugėdalje qė e shpėton njė grua tė mbyllur ashtu ėshtė martesa – dikush mund tė dėshirojė tė martohet me tė, dhe kėshtu ta mbrojė atė dhe shoqėrinė.

[4:16] Ēifti qė bėnė marrėdhėnie jashtėmartesore tė ndėshkohet.* Nėse pendohen dhe pėrmirėsohen, t’i lėni rehat. Zoti ėshtė Shpengues, i Mėshirshmi.

*4:16 Ekspozimi publik i mėkatarėve ėshtė frenues i madh, siē shihet nė 5:38 dhe 24:2.

Pendimi

[4:17] Pendimi ėshtė i pranueshėm nga Zoti prej atyre qė bien nė mėkat nga padituria, pastaj pendohen menjėherė pas kėsaj. Zoti i shpengon ata. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.

[4:18] Nuk ėshtė i pranueshėm pendimi i atyre qė bėjnė mėkate deri sa tu vijė vdekja, pastaj thonė, “Tash pendohem.” As nuk ėshtė i pranueshėm prej atyre qė vdesin si mosbesimtarė. Pėr kėta kemi pėrgatitur ndėshkim qė dhemb.

[4:19] O ju qė besoni, nuk ėshtė e ligjshme pėr ju tė trashėgoni ēka lėnė gratė pas, kundėr vullnetit tė tyre. Mos i detyroni tė heqin dorė nga ēfarėdo qė ju keni dhėnė, nė mos bėfshin marrėdhėnie jashtėmartesore tė vėrtetuar. T’i trajtoni mirė. Nėse nuk ju pėlqejnė, mund tė mos ju pėlqejė diēka ku Zoti ka vėnė shumė tė mira.

Mbrojtje pėr gratė

[4:20] Nėse dėshironi tė martoheni me njė grua tjetėr, nė vend tė gruas sė tanishme, dhe i keni dhėnė cilėsdo prej tyre njė shumė tė madhe, tė mos merrni prapa asgjė qė i keni dhėnė asaj. A do e merrnit me hile, keqdashje, dhe mėkat?

[4:21] Si mund ta merrni prapa, pas intimitetit me njėri tjetrin, dhe pasi kanė marrė prej jush zotim solemn?

Respekt pėr babanė

[4:22] Mos u martoni me gratė qė mė parė ishin tė martuara me baballarėt tuaj – martesat ekzistuese pėrjashtohen dhe tė mos prishen – se ėshtė fyerje e tepėrt, dhe vepėr e urryer.

Gjaktrazimi ndalohet

[4:23] Tė ndaluara pėr ju (pėr martesė) janė nėnat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, motrat e baballarėve tuaj, motrat e nėnave tuaja, bijat e vėllait tuaj, bijat e motrės tuaj, Nėnat gjidhėnėse tuaja, vajzat qė morėn gji nga e njėjta grua si ju, nėnat e grave tuaja, bijat e grave tuaja me tė cilat keni pėrmbushur martesėn – nėse martesa nuk ėshtė pėrmbushur, mund tė martoheni me tė bijėn e saj. Gjithashtu tė ndaluara pėr ju janė gratė qė ishin tė martuara me bijtė tuaj gjenetik. Gjithashtu, tė mos jeni tė martuar me dy motra nė tė njėjtėn kohė – por mos i prishni martesat ekzistuese. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

Pėlqim i dyanshėm dhe pajė

[4:24] Gjithashtu janė tė ndaluara gratė qė janė tashmė tė martuara, pėrveē nėse shpėtojnė nga burrat e tyre mosbesimtarė qė janė nė luftė me ju.* Kėto janė urdhrat e Zotit pėr ju. Tė gjitha kategoritė e tjera janė tė lejuara pėr ju pėr martesė, pėrderisa ua paguani pajėn e duhur. Mbani moralin, duke mos bėrė marrėdhėnie jashtėmartesore. Pra, cilado qė ju pėlqen prej tyre, tu paguani pajėn e shpallur pėr to. Nuk bėni gabim me pajtim tė dyanshėm pėr ēfarėdo ndreqje tė pajės. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.

*4:24 Nėse gratė besimtare ju ikin burrave tė tyre mosbesimtarė qė janė nė luftė me besimtarėt, ato nuk kanė nevojė tė kenė vėrtetim divorci para rimartesės. Shih 60:10.

[4:25] Ata mes jush qė nuk kanė mundėsi tė martohen me gra besimtare tė lira, mund tė martohen me gra besimtare skllave. Zoti din mė sė miri pėr besimin tuaj, dhe ju jeni tė barabartė pėr njėri tjetrin sa i pėrket besimit. Tė merrni leje nga kujdestarėt e tyre para se tė martoheni me to, dhe t’ua paguani pajėn e duhur me barazi. Ato duhet tė mbajnė sjellje tė moralshme, duke mos bėrė marrėdhėnie jashtėmartesore, ose pasur dashnorė sekret. Kur ato tė lirohen nėpėrmjet martesės, nėse bėjnė marrėdhėnie jashtėmartesore, ndėshkimi pėr to tė jetė sa gjysma e atij pėr gratė e lira.* Martesa me skllave duhet tė jetė alternativa e fundit pėr ata qė nuk mund tė presin. Tė jeni tė durueshėm ėshtė mė mirė pėr ju. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

*4:25 Ky ligj vėrteton qė ndėshkimi pėr marrėdhėnie jashtėmartesore nuk ka mundėsi tė jetė vdekja me gurė siē pohohet nė ligjet e Myslimanėve tė korruptuar (shih 24:2).

[4:26] Zoti do qė t’ju shpjegojė gjėrat, dhe t’ju udhėzojė nėpėrmjet precedentėve tė kaluar, dhe t’ju shpengojė. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.

Mėshira e Zotit

[4:27] Zoti dėshiron t’ju shpengojė, pėrderisa ata qė ndjekin epshet dėshirojnė qė ju tė devijoni nė devijim tė madh.

 

[4:28] Zoti dėshiron t’jua lehtėsojė barrėn, se qenia njerėzore ėshtė krijuar e dobėt.

Vrasja, vetėvrasja, dhe pėrfitimet e paligjshme ndalohen

[4:29] O ju qė besoni, mos e konsumoni pronėn e njėri tjetrit nė mėnyrė tė paligjshme – vetėm shitblerjet me pajtim tė dyanshėm lejohen. Mos u vrisni. Zoti ėshtė i Mėshirshėm ndaj jush.

[4:30] Kushdo qė kryen kėto shkelje, me keqdashje dhe paramendim, do e flakim nė Ferr. Kjo ėshtė lehtė pėr Zotin.

[4:31] Nėse shmangeni nga bėrja e mėkateve tė tepėrta qė janė tė ndaluara pėr ju, do t’ua heqim mėkatet, dhe t’ju pranojmė pranim tė ndershėm.

Burrat dhe gratė tė pajisur me cilėsi tė veēanta

[4:32] Tė mos i lakmoni cilėsitė e dhuruara mbi njėri tjetrin nga Zoti; burrat gėzojnė cilėsi tė caktuara, dhe gratė gėzojnė cilėsi tė caktuara. Mund t’i luteni Zotit t’ju lėshojė mirėsinė e Tij. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė gjitha gjėrat.

Mos kundėrshtoni ligjet e trashėgimit tė propozuara nga Zoti

[4:33] Pėr secilin nga ju, ne kemi pėrcaktuar hise nga trashėgimia e lėnė nga prindėrit dhe tė afėrmit. Gjithashtu tė afėrmve nga martesa, t’ua jepni hisen e duhur. Zoti ėshtė dėshmitar i tė gjitha gjėrave.

Mosrrahja e gruas*

[4:34] Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė,** dhe Zoti i ka pajis me cilėsi tė caktuara, dhe i ka bėrė furnizues. Gratė e drejta do tė pranojnė me gėzim kėtė rregullim, pasi qė ėshtė urdhri i Zotit, dhe t’i nderojnė burrat e tyre gjatė mospranisė sė tyre. Nėse pėrjetoni kryengritje nga gratė, sė pari tė flisni me to, pastaj (mund tė pėrdorni nxitje negative si) braktisja nė shtrat, pastaj mund (si mundėsi e fundit) t’i rrihni. Nėse ju binden, nuk lejoheni tė bėni shkelje kundėr tyre. Zoti ėshtė Mė i Larti, Madhėshtor.

*4:34 Zoti ndalon rrahjen e gruas duke pėrdorur qasjen mė tė mirė psikologjike. Pėr shembull nėse nuk dua qė ti tė bėsh pazar nė Tregun X, do tė kėrkoj nga ti qė tė bėsh pazar nė Tregun Y, pastaj nė Tregun Z, pastaj, si mundėsi e fundit, nė Tregun X. Kjo do tė ndalojė efektshėm qė tė bėsh pazar nė Tregun X, pa tė ofenduar. Ngjashėm, Zoti na jep mundėsi tjera nga rrahja e gruas; argumentimi me tė sė pari, pastaj futja nė pėrdorim e nxitjeve negative tė caktuara. Mbani mend se tema e kėsaj sure ėshtė mbrojtja e tė drejtave tė grave dhe kundėrshtimi i shtypjes sė pėrhapur ndaj grave. Ēfarėdo interpretimi i strofave tė kėsaj sure duhet tė jetė nė favor tė grave. Tema e kėsaj sure ėshtė “mbrojtja e grave.”

**4:34 Kjo shprehje thjeshtė do tė thotė se Zoti po e cakton burrin si “kapiten tė anijes.” Martesa ėshtė si njė anije, dhe kapiteni e drejton pas kėshillimit tė duhur me oficerėt. Njė grua besimtare me gatishmėri e pranon caktimin e Zotit, pa kryengritje.

Arbitėr martesor

[4:35] Nėse njė ēift i frikėsohet ndarjes, tė caktoni njė arbitėr nga familja e tij dhe njė arbitėr nga familja e saj; nėse vendosin tė pajtohen, Zoti do tu ndihmojė tė bashkohen. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Njohės.

Urdhra tė mėdha

[4:36] Tė adhuroni vetėm Zotin – mos shoqėroni asgjė me Tė. Tė keni kujdes ndaj prindėrve, tė afėrmve, jetimėve, tė varfėrve, fqinjit farefisnor, fqinjit jo-farefisnor, kolegut tė ngushtė, udhėtarit tė huaj, dhe shėrbėtorėve tuaj. Zotit nuk i pėlqejnė mburravecėt e mendjemėdhenjtė.

[4:37] Ata qė janė dorėshtrėnguar, i nxisin njerėzit tė jenė dorėshtrėnguar, dhe fshehin ēka Zoti u ka dhuruar nga dhuratat e Tij. Pėr mosbesimtarėt kemi pėrgatitur ndėshkim tė turpshėm.

[4:38] Ata japin para pėr bamirėsi sa pėr tu parė, pėrderisa nuk besojnė nė Zotin dhe Ditėn e Fundit. Nėse shoqėrues i dikujt ėshtė djalli, ai ėshtė shoqėruesi mė i keq.

[4:39] Pse tė mos besojnė nė Zotin dhe Ditėn e Fundit, dhe tė japin prej furnizimeve tė Zotit te ta? Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ta.

Drejtėsi Hyjnore

[4:40] Zoti nuk shkakton padrejtėsi as sa pesha e atomit. Nė tė kundėrtėn, Ai e shumėfishon shpėrblimin pėr veprėn e drejtė, dhe nga Vetja jep shpėrblim shumė tė madh.

[4:41] Pra, kur vjen dita (e gjykimit), do tė thėrrasim njė dėshmitar nga secila shoqėri, dhe ti do tė shėrbesh si dėshmitar mes tyre.

[4:42] Nė atė ditė, ata qė nuk besuan dhe nuk iu bindėn tė dėrguarit do tė dėshirojnė tė jenė rrafsh me tokė; asnjė shprehje tė vetme nuk do mund ta fshehin prej Zotit.

Ēka asgjėson avdesin

[4:43] O ju qė besoni, tė mos i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat) duke qenė tė dehur, qė ta dini ēka jeni duke thėnė. As pas orgazmės seksuale pa u larė, pos nėse jeni nė rrugėtim; nėse jeni tė sėmurė ose duke udhėtuar, ose patėt jashtėqitje urinore apo fekale (p.sh. gaz), ose patėt kontakt (seksual) me gratė, dhe nuk mund tė gjeni ujė, tė zbatoni Tejemum (avdes tė thatė) duke prekur dhe tė pastėr tė thatė, dhe duke fshirė fytyrat dhe duart me tė. Zoti ėshtė Shlyes Mėkatesh, Falės.

[4:44] A i ke vėrejtur ata qė morėn njė pjesė tė shkrimit, dhe si zgjedhin tė humben, dhe dėshirojnė qė ju tė humbeni nga rruga?

[4:45] Zoti e di mė sė miri kush janė armiqtė tuaj. Zoti ėshtė Zotėruesi dhe Sunduesi i vetėm. Zoti ėshtė i vetmi Pėrkrahės.

[4:46] Mes atyre qė janė Jahudi, disa i shtrembėrojnė fjalėt pėrtej tė vėrtetės, dhe thonė, “Dėgjojmė, por nuk bindemi,” dhe “Fjalėt tua po bien nė veshė tė shurdhėr,” dhe “Raina* (kujdestarona),” pėrderisa pėrdredhin gjuhėt e tyre pėr ta pėrqeshur fenė. Sikur tė thoshin, “Dėgjojmė, dhe bindemi,” dhe “Tė dėgjojmė,” dhe “Undhurna (ruana),” do tė ishte mė mirė pėr ta, dhe mė e drejtė. Por, ata kanė vetėshkaktuar mallkim prej Zotit pėr shkak tė mosbesimit tė tyre. Si pasojė, shumica e tyre nuk mund tė besojnė.

*4:46 Fjala “Raina” shtrembėrohej nga disa folės tė Hebraishtes pėr tė tingėlluar si fjalė e ndyrė. Shih 2:104.

[4:47] O ju qė morėt shkrimin, tė besoni nė ēka shpallėm kėtu, qė vėrteton atė qė e keni, para se tė dėbojmė fytyra tė caktuara nė dėbim, ose t’i mallkojmė siē mallkuam ata qė nuk respektuan tė Shtunėn. Urdhri i Zotit kryhet.

Mėkati i pafalshėm

[4:48] Zoti nuk falė idhujtarinė,* por Ai ia falė krimet mė tė vogla kujtdo qė Ai do. Kushdo qė ngrit idhuj pėrkrah Zotit, ka sajuar njė krim tė madh.

*4:48 Adhurimi i idhujve nuk ėshtė i falshėm, nėse mbahet deri nė vdekje. Njė person mund gjithmonė tė pendohet pėr cilindo krim, pėrfshirė idhujtarinė, para se tė vijė vdekja (shih 4:18 & 40:66).

[4:49] A i ke vėrejtur ata qė lartėsojnė veten? Jo, Zoti ėshtė Ai qė lartėson kė do Ai, pa as mė tė voglėn padrejtėsi.

[4:50] Vėreni si trillojnė gėnjeshtra pėr Zotin; sa krim i tepruar ėshtė ky!

[4:51] A i ke vėrejtur ata qė pranuan njė pjesė tė shkrimit, dhe si ata besojnė nė idhujtari dhe doktrinė tė rreme, e thonė, “Mosbesimtarėt janė mė mirė tė udhėzuar se besimtarėt?!”

[4:52] Janė ata qė vetėshkaktuan mallkimin e Zotit, e kėdo qė Zoti mallkon, nuk do tė gjeni ndonjė ndihmues pėr tė.

[4:53] A zotėrojnė ata hise tė sovranitetit? Sikur tė zotėronin, nuk do tu jepnin njerėzve as sa njė kokėrr.

[4:54] A ua kanė zili njerėzve pėr shkak se Zoti u ka derdhur atyre bekimet e Tij? I kemi dhėnė familjes sė Ibrahimit shkrimin, dhe menēuri; u dhamė autoritet tė madh.

[4:55] Disa prej tyre besuan nė tė, dhe disa prej tyre e refuzuan; Ferri ėshtė i vetmi ndėshkim i drejtė pėr kėta.

Pėrshkrim alegorik i Ferrit

[4:56] Padyshim, ata qė nuk besojnė nė shpalljet tona, do i flakim nė zjarr. Kurdo qė u digjen lėkurat, do tu japim lėkura tė reja. Kėshtu, ata do tė vuajnė vazhdimisht. Zoti ėshtė i Plotfuqishėm, Mė i Menēuri.

[4:57] Sa pėr ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, do i pranojmė nė kopshte me prroje qė rrjedhin, ku qėndrojnė pėrgjithmonė. Aty do tė kenė bashkėshorte tė ēiltra. Do i pranojmė nė hije tė hareshme.

Sinqeriteti & drejtėsia pėrkrahen

[4:58] Zoti ju urdhėron tė ktheni ēfarėdo qė njerėzit jua kanė besuar. Nėse gjykoni mes njerėzve, tė gjykoni me barazi. Kėshilla mė e mirė ėshtė vėrtetė ajo e Zotit. Zoti ėshtė Dėgjues, Pamės.

[4:59] O ju qė besoni, t’i bindeni Zotit, dhe t’i bindeni tė dėrguarit, dhe tė autorizuarve mes jush. Nėse grindeni pėr ndonjė ēėshtje, t’ia drejtoni Zotit dhe tė dėrguarit, nėse besoni nė Zotin dhe Ditėn e Fundit. Kjo ėshtė mė mirė pėr ju, dhe ju furnizon me zgjidhjen mė tė mirė.

Besimtarė apo hipokritė?

[4:60] A i ke vėrejtur ata qė pretendojnė qė besojnė nė ēka tu shpall ty, dhe nė ēka u shpall para teje, dhe pastaj mbėshteten nė ligjet e padrejta tė idhujve tė tyre? Ata u urdhėruan t’i refuzojnė ligjet e tilla. Ėshtė vet dėshira e djallit pėr t’i ēuar larg nė humbje.

[4:61] Kur u thuhet, “Ejani te ēka Zoti ka shpallur, dhe te i dėrguari,” i sheh hipokritėt duke tu shmangur plotėsisht.

[4:62] Si do tė jetė atėherė kur njė katastrofė i godet ata, si pasojė e vet veprave tė tyre? Atėherė do tė vinė te ti dhe tė bėjnė be nė Zot: “E patėm me qėllim tė mirė dhe tė drejtė!”

[4:63] Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr qėllimet e tyre mė tė thella. Tė mos i pėrfillėsh, t’i kėshillosh, dhe tu japėsh sqarim tė mirė qė mund t’ua shpėtojė shpirtrat.

Nėnshtrimi i plotė: Cilėsi e besimtarėve tė vėrtetė

[4:64] Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar pėrveē qė t’i binden nė pajtim me vullnetin e Zotit. Kur ata i bėnė keq vetes, po tė vinin te ti dhe t’i luteshin Zotit pėr falje, dhe i dėrguari tė lutej pėr faljen e tyre, do e gjenin Zotin Shpengues, Mė tė Mėshirshmin.

[4:65] Jo, pėr Zotėruesin tėnd; ata nuk janė besimtarė po tė mos vijnė te ti pėr tė gjykuar nė grindjet e tyre, dhe tė mos gjejnė asnjė hezitim nė zemrat e tyre ēfarėdo qoftė ai nė pranimin e gjykimit tėnd. Duhet tė nėnshtrohen nėnshtrim total.

Testet e Zotit nuk janė tė paarsyeshme

[4:66] Sikur tu shpallnim atyre: “Duhet ta sakrifikoni jetėn,” ose “T’i dorėzoni shtėpitė,” nuk do e kishin bėrė, pėrveē njė pakice nga ta. (Edhe sikur njė urdhėr i tillė tė lėshohej,) sikur ta bėnin atė qė u urdhėruan ta bėnin, do ishte mė mirė pėr ta, dhe do e vėrtetonte forcėn e besimit tė tyre.

[4:67] Dhe do u dhuronim shpėrblim tė madh.

[4:68] Dhe do i udhėzonim nė rrugėn e drejtė.

Barazia e besimtarėve

[4:69] Ata qė i binden Zotit dhe tė dėrguarit pėrkasin me ata tė bekuarit nga Zoti – profetėt, tė shenjtėt, dėshmorėt, dhe tė drejtit. Janė shoqėria mė e mirė.

[4:70] I tillė ėshtė bekimi prej Zotit; Zoti ėshtė mė i miri Njohės.

[4:71] O ju qė besoni, tė rrini nė gatishmėri, dhe tė mobilizoheni veē e veē, ose tė mobilizoheni tė gjithė sė bashku.

[4:72] Padyshim, ka prej tyre mes jush qė ngadalėsohen, pastaj, nėse ju godet ndonjė pengesė, do tė thoshin, “Zoti mė ka bekuar qė nuk rashė dėshmorė me ta.”

[4:73] Por nėse arrini bekim nga Zoti, do tė thoshin, sikur tė mos ketė pasur miqėsi nė mes juve dhe atyre, “Ah sikur tė isha me ta, qė tė fitoja edhe unė njė fitore tė tillė tė madhe.”

[4:74] Ata qė luftojnė me gatishmėri pėr Zotin janė ata qė heqin dorė nga kjo botė pėr Pėrjetėsinė. Kushdo qė lufton pėr Zotin, pastaj e vrasin, ose ai arrin fitore, padyshim do i dhurojmė njė shpėrblim shumė tė madh.

Besimtarėt janė trima

[4:75] Pse tė mos luftoni pėr Zotin kur fėmijėt, gratė, dhe burrat e dobėt janė duke u lutur: “Zotėruesi ynė, ēlirona nga kjo shoqėri njerėzit e tė cilės janė shtypės, dhe qofsh Ti Zotėruesi dhe Sunduesi ynė.”

[4:76] Ata qė besojnė po luftojnė pėr Zotin, kurse ata qė nuk besojnė po luftojnė pėr tirani. Prandaj, tė luftoni kundėr aleatėve tė djallit; fuqia e djallit ėshtė zero.

[4:77] A i ke vėrejtur ata qė u ėshtė thėnė, “Nuk keni nevojė tė luftoni; e tėra qė duhet tė bėni ėshtė tė zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat) dhe tė jepni bamirėsinė e obligueshme (Zeqat),” pastaj, kur luftimi u shpall pėr ta, ata iu frikėsuan njerėzve po aq sa iu frikėsuan Zotit, ose edhe mė shumė? Thanė, “Zotėruesi ynė, pse na detyrove kėtė luftė neve? Sikur vetėm tė na shtyje kėtė pėr pak mė vonė!” Thuaj, “Pajisjet e kėsaj bote janė zero, ndėrsa Pėrjetėsia ėshtė shumė mė e mirė pėr tė drejtit, dhe nuk vuani as padrejtėsinė mė tė vockėl.”

Zoti ėshtė bėrės i ēdo gjėje*

[4:78] Kudo qė jeni, vdekja do t’ju zė, edhe nėse jetoni nė kėshtjella tė fortifikuara. Kur diēka e mirė u ndodhė atyre, thonė, “Kjo ėshtė prej Zotit,” dhe kur diēka e keqe i godet, tė fajėsojnė ty. Thuaj, “Ēdo gjė vjen prej Zotit.” Pse kėta njerėz e keqkuptojnė pothuajse ēdo gjė?

*4:78 Gjėrat e kėqija janė pasojė e vet veprave tona (42:30, 64:11), ndonėse Zoti ėshtė bėrės i ēdo gjėje (8:17). Zoti e krijoi zjarrin pėr tė na shėrbyer, por mund tė vendosni ta fusni gishtin nė tė. Kėshtu ne e dėmtojmė veten. Ėshtė ligj i Zotit qė nėse e fut gishtin nė zjarr, do tė dhemb.

Asgjė e keqe nuk vjen prej Zotit

[4:79] Ēfarėdo e mire qė tė ndodhė ėshtė prej Zotit, dhe ēfarėdo e keqe qė tė ndodhė ėshtė prej teje. Tė kemi dėrguar si tė dėrguar te njerėzit,* dhe Zoti mjafton si dėshmitar.

*4:79 Muhamedit nuk i ėshtė dhėnė ndonjė provė e profetllėkut. Prandaj ėshtė shkruar shprehja “Zoti mjafton si dėshmitar” (29:51-52). Vlera germore e fjalės “Muhamed” ėshtė 92, dhe 92+79=171=19x9.

[4:80] Kushdo qė i bindet tė dėrguarit i bindet Zotit. Sa pėr ata qė refuzojnė, ne nuk tė dėrguam si roje tė tyre.

[4:81] Ata thonė se binden, por sapo tė largohen, disa prej tyre ushqejnė mendime nė kundėrshtim me atė qė thonė. Zoti i incizon mendimet e tyre mė tė thella. Shpėrfilli ata, dhe kij besim nė Zotin. Zoti mjafton si mbrojtės.

Provė e autorėsisė Hyjnore

[4:82] Pse nuk e studiojnė Kuranin me vėmendje? Sikur tė ishte prej tjetėr pos Zotit, do tė gjenin nė tė kundėrthėnie tė shumta.*

*4:82 Edhe pse Kurani u shpall gjatė kohėve tė errėta tė mesjetės sė hershme, nuk mund tė gjeni asnjė absurditet nė tė; njė tjetėr provė e autorėsisė hyjnore (shih Hyrjen dhe Shtojcėn Njė).

Ruajuni nga thashethemet e Djallit

[4:83] Kur ndonjė thashetheme qė prekė sigurinė kalon pranė tyre, ata e pėrhapin. Sikur t’i drejtoheshin pėr kėtė tė dėrguarit, dhe tė autorizuarve mes tyre, ata qė i kuptojnė kėto ēėshtje do i informonin. Sikur tė mos ishte mirėsi e Zotit ndaj jush, dhe mėshira e Tij, do tė ndiqnit djallin, pėrveē njė pakice.

[4:84] Tė luftosh pėr Zotin; je pėrgjegjės vetėm pėr shpirtin tėnd, dhe nxiti besimtarėt tė bėjnė tė njėjtėn. Zoti do tė neutralizojė fuqinė e atyre qė nuk besojnė. Zoti ėshtė shumė mė i fuqishėm, dhe shumė mė i efektshėm.

Pėrgjegjėsia

[4:85] Kushdo qė ndėrmjetėson njė vepėr tė mirė ėshtė pjesėmarrės i saj, dhe kushdo qė ndėrmjetėson njė punė tė keqe, i shkakton vetes njė pjesė tė saj. Zoti drejton tė gjitha gjėrat.

Tė jeni tė sjellshėm

[4:86] Kur ju pėrshėndesin me pėrshėndetje, reagoni me njė pėrshėndetje mė tė mirė ose sė paku njė tė barabartė. Zoti i llogarit tė gjitha gjėrat.

[4:87] Zoti: nuk ka zot pėrveē Tij. Ai padyshim do t’ju mbledhė nė Ditėn e Ringjalljes – ditėn e pashmangshme. Tregimi i kujt ėshtė mė i vėrtetė se i Zotit?

Si tė silleni me hipokritėt

[4:88] Pse duhet tė ndaheni nė dy grupe sa i pėrket hipokritėve (mes jush)? Zoti ėshtė ai qė i mallkoi se e merituan. A dėshironi t’i udhėzoni ata qė janė dėrguar nė humbje nga Zoti? Kėdo qė Zoti e dėrgon nė humbje, nuk mund tė gjeni mėnyrė pėr ta udhėzuar.

[4:89] Ata dėshirojnė qė ju tė mos besoni ashtu si nuk kanė besuar ata, dhe tė bėheni tė barabartė. Mos i konsideroni shokė, nė mos u mobilizofshin me ju pėr Zotin. Nėse kthehen kundėr jush, t’i luftoni, dhe mund t’i vrisni kur hasni nė ta nė luftė. Tė mos i pranoni si shokė, ose aleat.*

*4:89 Rregulla themelor e tė gjitha luftimeve thuhet nė 60:8-9.

[4:90] Me pėrjashtim tė atyre qė ju bashkėngjiten njerėzve me tė cilėt keni nėnshkruar traktat paqeje, dhe tė atyre qė vijnė te ju duke dashur tė mos ju luftojnė, as t’i luftojnė tė afėrmit e tyre. Sikur tė donte Zoti, Ai do i kishte lejuar tė luftojnė kundėr jush. Prandaj, nėse ju lėnė rehat, ndalojnė tė ju luftojnė, dhe ju ofrojnė paqe, atėherė Zoti nuk ju jep asnjė justifikim pėr t’i luftuar.

[4:91] Do tė gjeni tė tjerė qė dėshirojnė tė bėjnė paqe me ju, dhe gjithashtu me njerėzit e tyre. Mirėpo, posa tė shpėrthejė lufta, luftojnė kundėr jush. Nėse kėta njerėz nuk ju lėnė rehat, nuk ju ofrojnė paqe, dhe nuk ndalen sė ju luftuari, mund t’i luftoni kur ndesheni me ta. Kundėr kėtyre, ju japim autorizim tė qartė.

Tė mos vrisni

[4:92] Asnjė besimtar tė mos vrasė besimtarin tjetėr, pos nėse ėshtė aksident. Nėse dikush vret njė besimtar aksidentalisht, tė laj fajin duke liruar njė skllav besimtar, dhe duke i paguar kompensim familjes sė viktimės, nėse ata nuk e falin kompensimin e tillė si bamirėsi. Nėse viktima i takonte njerėzve qė janė nė luftė me ju, ndonėse ishte besimtar, tė lani fajin duke liruar njė skllav besimtar. Nėse i takonte njerėzve me tė cilėt keni nėnshkruar traktat paqeje ta paguani kompensimin plus tė lironi njė skllav besimtar. Nėse nuk gjeni* skllav pėr tė liruar, tė lani fajin duke agjėruar dy muaj rresht, pėr t’ju shpenguar Zoti. Zoti ėshtė Njohės, Mė i Menēuri.

*4:92 Pasi qė skllavėria nuk ekziston, kundėrvajtėsi duhet tė lajė fajin duke agjėruar dy muaj rresht.

Krim i pafalshėm

[4:93] Kushdo qė vret njė besimtar me qėllim, ndėshkim i tij ėshtė Ferri, ku qėndron pėrgjithmonė, Zoti ėshtė i zemėruar me tė, dhe e mallkon, dhe ka pėrgatitur pėr tė ndėshkim tė tmerrshėm.

[4:94] O ju qė besoni, nėse sulmoni pėr Zotin, tė jeni absolutisht tė sigurt. Mos i thoni atij qė ju ofron paqe, “Ti nuk je besimtar,” duke kėrkuar plaēkat e kėsaj bote. Se Zoti posedon pakufi plaēka. Mbani mend qė edhe ju ishit si ata, dhe Zoti ju bekoi. Prandaj, tė jeni absolutisht tė sigurt (para se tė sulmoni). Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėni.

Rangje mė tė larta pėr ata qė pėrpiqen

[4:95] Nuk janė tė barabartė ata qė rrinė mes besimtarėve e nuk janė invalid, dhe ata qė pėrpiqen pėr Zotin me paratė dhe jetėn e tyre. Zoti i lartėson ata qė pėrpiqen me paratė dhe jetėn e tyre mbi ata qė rrinė. Pėr tė dyja, Zoti premton shpėtim, por Zoti i lartėson ata qė pėrpiqen mbi ata qė rrinė me njė shpėrblim shumė tė madh.

[4:96] Rangjet e larta, si dhe falja dhe mėshira vijnė nga Ai. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

Pėrtacia dėnohet

[4:97] Ata jetėt e tė cilėve pėrfundohen nga engjėjt, pėrderisa janė nė rrugė tė gabuar, engjėjt do i pyesin, “Ēka ishte problemi me ju?” Do tė thonė, “Ne ishim tė shtypur nė tokė.” Ata do tė thonė, “A nuk ishte toka e Zotit mjaft e gjerė pėr ju qė tė emigroni aty?” Pėr kėta, vendbanimi i fundit ėshtė Ferri, dhe njė fat i trishtueshėm.

[4:98] Me pėrjashtim tė fėmijėve, grave, dhe burrave tė dobėt qė nuk posedojnė forcėn, as mjetet pėr tė gjetur njė rrugėdalje.

[4:99] Kėta mund tė falen nga Zoti. Zoti ėshtė Shlyes Mėkatesh, Falės.

[4:100] Kushdo qė emigron pėr Zotin do tė gjejė nė tokė dhurata dhe pasuri tė shumta. Kushdo qė lė shtėpinė e tij, duke emigruar te Zoti dhe i dėrguari i Tij, dhe pastaj e zė vdekja, shpėrblimi i tij ėshtė me Zotin. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

[4:101] Kur udhėtoni, gjatė luftės, nuk bėni gabim me shkurtimin e Lutjeve tuaja tė Kontaktit (Salat), nėse keni frikė se mosbesimtarėt mund t’ju sulmojnė. Padyshim mosbesimtarėt janė armiqtė tuaj tė flaktė.

Masa paraprake tė luftės

[4:102] Kur tė jesh me ta, dhe tė udhėheqėsh Lutjen e Kontaktit (Salat) pėr ta, le tė qėndrojnė disa prej jush roje; le t’i mbajnė armėt e tyre, dhe le tė qėndrojnė pas jush pėrderisa pėruleni. Pastaj, grupi tjetėr qė nuk ėshtė lutur le ta marrė radhėn tė luten me ty, pėrderisa tė tjerėt qėndrojnė roje dhe i mbajnė armėt e tyre. Ata qė nuk besojnė dėshirojnė tė ju shohin duke lėnė armėt dhe pajisjet pas dore, pėr t’ju sulmuar njė herė e pėrgjithmonė. Nuk bėni gabim, nėse pengoheni nga shiu ose ndonjė lėndim, dhe i lėshoni armėt tuaja, pėrderisa vazhdoni tė jeni nė gatishmėri. Zoti ka pėrgatitur pėr mosbesimtarėt ndėshkim tė turpshėm.

Lutjet e Kontaktit

[4:103] Kur ta kryeni Lutjen e Kontaktit (Salat), ta kujtoni Zotin ndėrsa jeni nė kėmbė, tė ulur, ose tė shtrirė.* Kur tė pėrfundojė lufta, t’i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat); Lutjet e Kontaktit (Salat) janė shpallur pėr besimtarėt nė kohė tė posaēme.

*4:103 Zoti yt ėshtė kushdo apo ēfarėdo qė ta preokupon mendjen shumicėn e kohės. Pėr t’i takuar mbretėrisė sė Zotit, dhe gėzuar mirėsinė dhe kujdesin e Tij, Kurani na nxit qė ta kujtojmė Zotin “gjithmonė” (2:152 & 200, 3:191, 33:41-42). Ky fakt i madh i shpjegon strofat e shumta qė pohojnė se “shumica” e atyre qė besojnė nė Zotin po shkojnė nė Ferr (12:106, 23:84-89, 29:61-63, 31:25, 39:38, 43:87). Shih Shėnimin Plotėsues tė 3:191 dhe Shtojcėn 27.

[4:104] Mos u luhatni pėr tė ndjekur armikun. Nėse ju vuani, ata gjithashtu vuajnė. Megjithatė, ju prisni nga Zoti ēka ata nuk presin. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.

[4:105] E kemi zbritur shkrimin te ti, me tė vėrtetė, pėr tė gjykuar mes njerėzve sipas asaj qė Zoti ta tregoi. Tė mos anosh nga tradhtarėt.

[4:106] T’i lutesh Zotit pėr falje. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

Mos mbroj shkelėsit

[4:107] Mos polemizoni nė emėr tė atyre qė mashtrojnė veten; Zoti nuk do tradhtarė, fajtorė.

[4:108] Ata fshihen prej njerėzve, dhe nuk mėrziten tė fshihen prej Zotit, edhe pse Ai ėshtė me ta pėrderisa ushqejnė ide qė nuk i pėlqejnė Atij. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēdo gjė qė bėjnė.

Nuk ju ndihmon duke qenė “i sjellshėm”

[4:109] Ja ku jeni duke polemizuar nė emėr tė tyre nė kėtė botė; kush do tė polemizojė me Zotin nė emėr tė tyre nė Ditėn e Ringjalljes? Kush do tė jetė mbrojtėsi i tyre?

[4:110] Kushdo qė bėn tė kėqija, ose mashtron veten, pastaj i lutet Zotit pėr falje, do e gjejė Zotin Falės, Mė tė Mėshirshmin.

[4:111] Kushdo qė mbledhė njė mėkat, e mbledhė nė dėm tė shpirtit tė vet. Zoti ėshtė i Gjithėdijshmi, Mė i Menēuri.

[4:112] Kushdo qė mbledhė njė mėkat, pastaj e akuzon njė person tė pafajshėm pėr tė, ka kryer blasfemi dhe krim tė tepėrt.

[4:113] Po tė mos ishte mirėsi e Zotit ndaj teje, dhe mėshira e Tij, disa prej tyre do tė kishin ēorientuar. Ata vetėm e ēorientojnė veten, dhe nuk mund tė tė dėmtojnė aspak. Zoti tė ka zbritur shkrimin dhe menēuri, dhe Ai tė ka mėsuar ēka nuk e ke ditur kurrė. Vėrtetė, bekimet e Zotit mbi ty kanė qenė shumė tė mėdha.

[4:114] Asgjė nuk i bėn tė mira konferencat e tyre private, pėrveē atyre qė pėrkrahin bamirėsinė, ose veprat e drejta, ose paqen nė mes tė njerėzve. Kushdo qė bėn kėtė, si reagim ndaj mėsimeve tė Zotit, do i dhurojmė njė shpėrblim shumė tė madh.

[4:115] Sa pėr atė qė e kundėrshton tė dėrguarin, pasi qė udhėzimi ėshtė bėrė i qartė pėr tė, dhe ndjekė rrugė pėrveē asaj tė besimtarit, do e lėmė kah drejtimi qė e ka zgjedhur, dhe e fusim nė Ferr; ēfarė fati i tmerrshėm!

Mėkati i pafalshėm

[4:116] Zoti nuk falė adhurimin e idhujve (nėse mbahet deri nė vdekje),* dhe Ai falė krime mė tė vogla pėr kėdo qė Ai do. Kushdo qė idhujtarizon ndonjė idhull pėrkrah Zotit ka humbur larg nė humbje.

*4:116 Definicion i thjeshtė i idhujtarisė: Tė besosh qė diēka pėrkrah Zotit mund tė tė ndihmojė.

[4:117] Ata madje adhurojnė perėndesha pėrveē Tij; nė realitet po adhurojnė vetėm djallin kryengritės.

[4:118] Qė e ka mallkuar Zoti, dhe qė tha, “Patjetėr do e rekrutoj njė pjesė tė caktuar tė adhuruesve Tėnd.*

*4:118 Shumica e besimtarėve nė Zot bien nė idhujtari (12:106).

[4:119] "Unė do i ēorientoj, do i joshė, do i urdhėroj tė (ndalojnė ngrėnien e mishrave tė caktuar duke) shėnuar veshėt e bagėtisė, dhe do i urdhėroj tė shtrembėrojnė krijesat e Zotit.” Kushdo qė e pranon djallin si zotėrues, nė vend tė Zotit, ka vetėshkaktuar humbje marramendėse.

[4:120] Ai u premton dhe i joshė ata; ēka premton djalli nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė iluzion.

[4:121] Tė tillėt kanė vetėshkaktuar Ferr si vendbanim pėrfundimtar, dhe nuk mund t’i shmangen kurrė.

[4:122] Sa pėr ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, do i pranojmė nė kopshte me prroje qė rrjedhin, ku jetojnė pėrgjithmonė. I tillė ėshtė premtimi i sinqertė i Zotit. Shprehjet e kujt janė mė tė vėrteta se tė Zotit?

[4:123] Nuk bėhet sipas dėshirave tuaja, apo dėshirave tė njerėzve tė shkrimit: kushdo qė bėn keq paguan pėr tė, dhe nuk do tė ketė asnjė ndihmues ose pėrkrahės kundėr Zotit.

[4:124] Sa pėr ata qė ēojnė jetė tė drejtė, qoftė mashkull apo femėr, pėrderisa besojnė, ata hyjnė nė Parajsė; pa as mė tė voglėn padrejtėsi.

Ibrahimi: I dėrguari i parė i Islamit*

[4:125] Kush ėshtė mė mirė i udhėzuar nė fenė e tij se ai qė i nėnshtrohet plotėsisht Zotit, ēon jetė tė drejtė, sipas kredos sė Ibrahimit: monoteizmit? Zoti e ka zgjedhur Ibrahimin si shok tė dashur.

*4:125 Tė gjithė tė dėrguarit qė nga Ademi kanė predikuar njė dhe tė njėjtėn fe. Ibrahimi ishte i dėrguari i parė i kredos sė quajtur “Islam” (22:78, Shtojca 26). “Islami” nuk ėshtė emėr, por pėrshkrim qė do tė thotė “Nėnshtrim.”

[4:126] Zotit i takon ēdo gjė nė qiej dhe tokė. Zoti i ka krejt gjėrat nė dorė.

[4:127] Konsultohen me ty rreth grave: thuaj, “Zoti ju kėshillon nė lidhje me to, siē ju recitohet nė shkrim. T’i riparoni tė drejtat e jetimeve tė cilave ju bėni hile nė pajėn e duhur kur dėshironi tė martoheni me to: Tė mos e keqpėrdorni rastin. Edhe tė drejtat e jetimave duhet gjithashtu tė mbrohen. T’i trajtoni jetimėt me barazi. Ēfarėdo tė mire qė bėni, Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė.”

Shkurorėzimi dekurajohet

[4:128] Nėse njė grua ndjenė shtypje ose braktisje nga bashkėshorti, ēifti tė provojė t’i pajtojė dallimet, se pajtimi ėshtė mė sė miri pėr ta. Tė qenit vetjak ėshtė tipar i njeriut, dhe nėse e ēoni mirė dhe ēoni jetė tė drejtė, Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėni.

Poligamia dekurajohet*

[4:129] Nuk mundeni kurrė tė silleni me barazi me mė shumė se njė bashkėshorte, pavarėsisht sa pėrpiqeni. Prandaj, mos u bėni aq tė njėanshėm sa qė ta lėni njėrėn pezull (as ta gėzojė martesėn, as tė lihet tė martohet me dikė tjetėr). Nėse e pėrmirėsoni kėtė situatė dhe mbani drejtėsinė, Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

*4:129 Shih Shtojcėn 30, tė titulluar “Poligamia.”

[4:130] Nėse ēifti duhet tė vendosė tė ndahet, Zoti do tė furnizojė secilin prej tyre nga dhuratat e Tij. Zoti ėshtė Bujar, Mė i Menēuri.

[4:131] E Zotit ėshtė ēdo gjė nė qiej dhe tokė, dhe i kemi porositur ata qė pranuan shkrimin para juve, dhe ju porositėm juve, qė t’ia keni dronė Zotit. Nėse nuk besoni, atėherė e Zotit ėshtė ēdo gjė nė qiej dhe nė tokė. Zoti nuk ka nevojė pėr asgjė, i Falėnderuar.

[4:132] E Zotit ėshtė gjithēka nė qiej dhe tokė, dhe Zoti ėshtė i vetmi Mbrojtės.

[4:133] Nėse Ai do, mundet t’ju asgjėsojė, o njerėz, dhe t’ju zėvendėsojė me tjerė. Zoti ėshtė padyshim i zoti ta bėjė kėtė.

[4:134] Kushdo qė kėrkon shpėrblimet e kėsaj bote le ta di se Zoti i posedon edhe shpėrblimet e kėsaj bote edhe tė Pėrjetėsisė. Zoti ėshtė Dėgjues, Pamės.

Mos dėshmoni rrejshėm

[4:135] O ju qė besoni, tė jeni absolutisht tė drejtė, dhe t’ia keni dronė Zotit, kur shėrbeni si dėshmitarė, madje edhe kundėr vetes, ose prindėrve, ose tė afėrmve. Pa marrė parasysh nėse i akuzuari ėshtė i pasur apo i varfėr, Zoti i trajton qė tė dy. Prandaj, mos jini tė njėanshėm nga dėshirat tuaja personale. Nėse devijoni ose shpėrfillni (kėtė urdhėr), atėherė Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėni.

[4:136] O ju qė besoni, tė besoni nė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij, dhe nė shkrimin qė ka shpallur nėpėrmjet tė dėrguarit tė Tij, dhe nė shkrimin qė ka shpallur para atij. Kushdo qė refuzon tė besojė nė Zotin, dhe engjėjt e Tij, dhe shkrimin e Tij, dhe tė dėrguarit e Tij, dhe Ditėn e Fundit, ka humbur vėrtetė larg nė humbje.

[4:137] Padyshim, ata qė besojnė, pastaj nuk besojnė, pastaj besojnė, pastaj nuk besojnė, pastaj futen mė thellė nė mosbesim, Zoti nuk do i falė, as nuk do i udhėzoj nė asnjė mėnyrė.

[4:138] Njoftoj hipokritėt se kanė vetėshkaktuar ndėshkim qė dhemb.

[4:139] Ata janė ata qė iu bashkohen mosbesimtarėve nė vend tė besimtarėve. A po kėrkojnė dinjitet me ta? I gjithė dinjiteti ėshtė me Zotin.

[4:140] Ai ju ka dėrguar fjalė nė shkrim qė: nėse dėgjoni pėrqeshje dhe tallje tė shpalljeve tė Zotit, tė mos uleni me ta, nė mos u futshin nė bisedė tjetėr. Pėrndryshe, do jeni po aq fajtorė sa ata. Zoti do i mbledhė hipokritėt dhe mosbesimtarėt sė bashku nė Ferr.

Hipokritėt

[4:141] Ata ju vėzhgojnė dhe presin; nėse arrini fitore nga Zoti, ju thonė, “A nuk ishim me ju?” Por nėse mosbesimtarėt kanė rastin, u thonė, “A nuk anuam kah ju, dhe ju mbrojtėm nga besimtarėt?” Zoti do tė gjykojė mes jush nė Ditėn e Ringjalljes. Zoti nuk do i lejojė mosbesimtarėt tė triumfojnė mbi besimtarėt.

[4:142] Hipokritėt mendojnė se po e mashtrojnė Zotin, por Ai ėshtė Ai qė i sillė. Kur ata ngriten pėr Lutjet e Kontaktit (Salat), ngriten me pėrtaci. Kjo ėshtė pėr shkak se ata vetėm po dėftohen para njerėzve, dhe rrallė ju bie nė mend Zoti.

[4:143] Luhaten nė mes, duke mos i takuar as kėtij grupi, as atij grupi. Kėdo qė Zoti e dėrgon nė humbje, nuk do tė gjeni mėnyrė pėr ta udhėzuar.

[4:144] O ju qė besoni, tė mos u bashkoheni mosbesimtarėve, nė vend tė besimtarėve. A dėshironi ta furnizoni Zotin me provė tė qartė kundėr jush?

Ata mendojnė qė janė besimtarė

[4:145] Hipokritėt do tė mbyllen nė nivelin mė tė ulėt tė Ferrit, dhe nuk do tė gjeni askėnd t’iu ndihmojė atyre.

[4:146] Vetėm ata qė pendohen, pėrmirėsohen, mbėshteten te Zoti, dhe ia kushtojnė fenė e tyre absolutisht vetėm Zotit, do tė numėrohen me besimtarėt. Zoti do i bekojė besimtarėt me shpėrblim shumė tė madh.

[4:147] Ēfarė do tė fitonte Zoti me ndėshkimin tuaj, po tė bėheshit mirėnjohės dhe tė besonit? Zoti ėshtė Mirėnjohės, i Gjithėdijshėm.

Pastroje fjalorin

[4:148] Zotit nuk i pėlqen shprehja e sharjeve, pėrveē atij qė trajtohet me padrejtėsi tė tepėrt. Zoti ėshtė Dėgjues, Njohės.

[4:149] Nėse punoni drejt – qoftė haptas apo fshehtė – ose falni njė shkelje, Zoti ėshtė Falės, i Gjithėfuqishėm.

Tė mos bėni asnjė dallim mes tė dėrguarve tė Zotit

[4:150] Ata qė nuk besojnė nė Zotin dhe tė dėrguarit e Tij, dhe kėrkojnė tė bėjnė dallim mes Zotit dhe tė dėrguarve tė Tij, dhe thonė, “Ne besojmė nė disa e i refuzojmė disa,” dhe dėshirojnė tė ndjekin njė rrugė tė ndėrmjetme;

[4:151] kėta janė mosbesimtarėt e vėrtetė. Kemi pėrgatitur pėr mosbesimtarėt ndėshkim tė tmerrshėm.

[4:152] Sa pėr ata qė besojnė nė Zotin dhe tė dėrguarit e Tij, dhe nuk bėjnė asnjė dallim mes tyre, Ai do t’ua dhurojė shpėrblimin e tyre. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

Mėsime nga Izraeli

[4:153] Njerėzit e shkrimit tė sfidojnė ty t’iu zbresėsh atyre njė libėr nga qielli! Ata kanė kėrkuar nga Moisiu edhe mė shumė, duke thėnė, “Na trego Zotin, fizikisht.” Rrjedhimisht, i goditi rrufeja, si pasojė e kokė-krisjes sė tyre. Veē kėsaj, ata e adhuruan viēin, pas tė gjitha mrekullive qė i kishin parė. Prapėseprapė, ua falėm. E pėrkrahėm Moisiun me mrekulli tė mėdha.

[4:154] Dhe e ngritėm Malin Sinai mbi ta, pėrderisa na dhanė besėn e tyre. Dhe u thamė, “Hyni te porta kokulur.” Dhe u thamė, “Mos e thyeni tė Shtunėn.” Prej tyre morėm besė solemne.

[4:155] (Vetėshkaktuan mallkim se) e shkelėn besėn e tyre, i refuzuan shpalljet e Zotit, i vranė profetėt padrejtėsisht, dhe thanė, “Mendjet tona janė tė kurdisura!” Nė tė vėrtetė, Zoti ėshtė Ai qė ua mbylli mendjet, pėr shkak tė mosbesimit tė tyre, dhe kjo ėshtė arsyeja pse ata nuk arrijnė tė besojnė, pėrveē rrallė.

[4:156] (Ata janė tė mallkuar) se nuk besuan dhe shprehėn njė rrenė tė tepėrt rreth Marisė.

Kryqėzimi i “trupit” tė Jezusit*

[4:157] Se pretenduan se e vranė Mesinė, Jezusin, tė birin e Marisė, tė dėrguarin e Zotit. Nė tė vėrtetė, nuk e vranė, nuk e kryqėzuan – u bėnė tė mendojnė se po. Tė gjitha grupet qė debatojnė pėr kėtė ēėshtje janė plot me dyshim sa i pėrket kėsaj ēėshtje. Nuk kanė njohuri; vetėm supozojnė. Njė gjė ėshtė e sigurt: nuk e vranė.*

*4:157-158 Jezusi, personi i vėrtetė, shpirti, u ngrit nė mėnyrėn e njėjtė si nė vdekjen e cilitdo person tė drejtė. Mė pas, armiqtė e tij e arrestuan, e torturuan, dhe e kryqėzuan trupin e tij tė gjallė, por tė zbrazėt. Shih Shtojcat 17 & 22.

[4:158] Po, Zoti e ngriti atė te Vetja; Zoti ėshtė i Plotfuqishėm, Mė i Menēuri.

[4:159] Nga tė gjithė mes njerėzve tė shkrimit lypsej tė besojnė nė tė para vdekjes sė tij. Nė Ditėn e Ringjalljes, ai do tė dėshmojė kundėr tyre.

[4:160] Pėr shkak tė shkeljeve tė tyre, ndaluam pėr Jahuditė ushqime tė mira qė dikur ishin tė ligjshme pėr ta; gjithashtu pėr shkak tė zmbrapsjeve tė vazhdueshme nga rruga e Zotit.

[4:161] Dhe ushtrimit tė fajdesė, e cila ishte e ndaluar, dhe konsumimit tė parave tė njerėzve nė mėnyrė tė paligjshme. Ne kemi pėrgatitur pėr mosbesimtarėt mes tyre ndėshkim qė dhemb.

[4:162] Sa pėr ata mes tyre qė janė tė bazuar mirė nė dituri, dhe besimtarėt, ata besojnė nė ēka t’u shpall ty, dhe nė ēka u shpall para teje. Janė zbatues tė Lutjeve tė Kontaktit (Salat), dhe dhėnės tė bamirėsisė sė obligueshme (Zeqat); janė besimtarė nė Zotin dhe nė Ditėn e Fundit. Kėtyre u dhurojmė shpėrblim shumė tė madh.

Tė dėrguarit e Zotit

[4:163] Tė frymėzuam ty, si e frymėzuam Nuhun dhe profetėt pas tij. Dhe e frymėzuam Ibrahimin, Ismailin, Isakun, Jakobin, Patriarkėt, Jezusin, Jobin, Jonan, Aronin, dhe Salomonin. Dhe i dhamė Davidit Psalmet.

[4:164] Tė dėrguarė pėr tė cilėt tė kemi treguar, dhe tė dėrguarė pėr tė cilėt nuk tė kemi treguar. Dhe Zoti i foli Moisiut drejtpėrdrejt.

[4:165] Tė dėrguarė pėr tė dhėnė lajme tė mira, si dhe paralajmėrime. Kėshtu njerėzit nuk do tė kenė asnjė arsyetim kur tė dalin para Zotit, pasi qė tė gjithė kėta tė dėrguarė kanė ardhur te ta. Zoti ėshtė i Plotfuqishėm, Mė i Menēuri.

[4:166] Por Zoti dėshmon nė lidhje me ēka tė ka shpallur ty; E ka shpallur me dijen e Tij. Dhe engjėjt dėshmojnė po ashtu, por Zoti mjafton si dėshmitar.

[4:167] Padyshim, ata qė nuk besojnė dhe kthejnė mbrapa nga rruga e Zotit kanė humbur larg nė humbje.

[4:168] Ata qė nuk besojnė dhe bėjnė shkelje, Zoti nuk do i falė, as nuk do i udhėzojė nė asnjė mėnyrė.

[4:169] pėrveē pėr nė Ferr, ku qėndrojnė pėrgjithmonė. Kjo ėshtė lehtė pėr Zotin.

[4:170] O njerėz, i dėrguari ju ka ardhur me tė vėrtetėn prej Zotėruesit tuaj. Prandaj, tė besoni pėr tė mirėn tuaj. Nėse nuk besoni, atėherė e Zotit ėshtė gjithēka nė qiej dhe tokė. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Urti.

Trinia: Doktrinė e rreme

[4:171] O njerėz tė shkrimit, mos i tejkaloni kufijtė e fesė suaj, dhe mos thoni pėr Zotin pėrveē tė vėrtetės. Mesia, Jezusi, i biri i Marisė, ishte i dėrguar i Zotit, dhe fjala e Tij qė Ai i kishte dėrguar Marisė, dhe shpallje prej Tij. Prandaj, tė besoni nė Zotin dhe tė dėrguarit e Tij. Tė mos thoni, “Trini.” Tė ndaloni sė bėri kėtė pėr tė mirėn tuaj. Zoti ėshtė vetėm njė zot. Qoftė i madhėruar; Ėshtė tepėr shumė i madhėruar pėr tė pasur djalė. E tij ėshtė gjithēka nė qiej dhe gjithēka nė tokė. Zoti mjafton si Zotėrues dhe Sundues.

[4:172] Mesia kurrė nuk do tė neveritej nga tė qenit shėrbėtor i Zotit, e as engjėjt mė tė afėrt. Ata qė neveriten nga adhurimi i Tij, dhe janė tepėr mendjemėdhenj pėr tu nėnshtruar, Ai do i mbledhė tė gjithė para Tij.

[4:173] Sa pėr ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, Ai do i shpėrblejė tėrėsisht dhe do tu derdhė pėrsipėr mirėsinė e Tij. E sa pėr ata qė neveriten dhe bėhen mendjemėdhenj, Ai do i mbyllė nė ndėshkim qė dhemb. Ata nuk do tė gjejnė asnjė zotėrues pėrkrah Zotit, as shpėtimtarė.

Kodi Matematikor i Kuranit: Provė materiale e pakundėrshtueshme

[4:174] O njerėz, njė provė ju ka ardhur prej Zotėruesit tuaj; e kemi zbritur te ju njė fener tė dukshėm.

[4:175] Ata qė besojnė nė Zotin, dhe mbėshteten nė Tė, Ai do i pranojė nė mėshirė prej Tij, dhe mirėsi, dhe do i udhėzojė pėr te Ai nė rrugė tė drejtė.

[4:176] Konsultohen me ty; thuaj, “Zoti ju kėshillon nė lidhje me personin beqar. Nėse dikush vdes dhe nuk lė fėmijė, dhe ka motėr, ajo e merr gjysmėn e trashėgimisė. Nėse ajo vdes e para, ai trashėgon prej saj, nėse ajo nuk ka lėnė fėmijė. Nėse janė dy motra, ato marrin dy tė tretat e trashėgimisė. Nėse janė vėllezėr e motra, mashkulli merr dy herė hise sa femra.” Zoti kėshtu ju kėshillon, qė tė mos humbni. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė gjitha gjėrat.